Jam shqiptar e jam Dibran/ Në thelb të zemrës unë ju kam/ Gjuha Shqipe më jep nurin/ Në mes të Nju Jorkut ngre Flamurin/ Jam Shqiptar e bir Dibrani/ Sjellë Flamurin nga vatani/ Eshtë i gjyshërve atdhetarë/ I Ismail Qemalit zemërzjarr!
Ditën e shenjtë të Flamurit, këtë ditë të bekuar prej Perëndie miliona shqiptarë anë e mbanë botës e festojnë dhe e presin me madhështi kudo ku ka frymë e jetë shqiptari.
Në një nga lagjet e Nju Jorkut në Staten island, një ishull i bukur plot dritë, ujë dhe diell në restorantin lluksoz Vanderbilt, buzë Oqeanit “Atlantik” u mblodhën si bletët punëtore rreth kosheres Dibranët në Amerikë të cilët përqëndrimin më të madh e kanë në ketë ishull.
Ata vinin kuqe e zi në grupe së bashku përshëndeteshin dhe uronin gjithë mirësi dhe dashuri njeri tjetrin në këtë ditë të shenjtë. Brenda sallës të rregulluar plot shije dukej sikur dhe Hëna me rrezet e saj që të lëbyrte sytë reflektonte magjishëm nga oqeani mbuluar me një mëndafsh blu të thellë Hëne… Eshtë i thellë oqeani, është e madhe Hëna ashtu si zemra dhe dituria e dibranëve, çka më jep krenari të ligjshme dhe na e lehtëson akoma më shumë punën si media “Alba Life” për të pasqyruar më lehtë dhe më shpejt aktivitetet e tyre patriotike në shërbim të Kombit.
Në hyrje të sallës pjesëmarrësit i përshëndeste z.Dashnor Miftari njëherazi dhe kryetar i shoqatës atdhetare “Dibra” së bashku me ekipin e tij si: Arbër Kuka/ Ardita Torozi/ Besar Dika/ Bekim Pacuku/ Bekim Papraniku/ Bekim Kosovrasti/ Gazmend Kërkuti/ Ibrahim Rexha/ Nderim Marke/ Zarife Kolari djem dhe vajza plot kulturë dhe energji pozitive për Atdheun.
Të gjithë pjesëmarrësit shpërthyen ne duartrokitje kur në podium u ngjit moderatori i kësaj mbrëmje madhështore, tenori Bledar Maqellara i cili premton për një ardhme të shkëlqyer në karierën e tij profesionale.
Maqellara ftoi të gjithë pjesëmarrësit të çoheshin në këmbë për të kënduar së bashku dy Hymnet kombëtare shqiptare dhe amerikane. Hymni amerikan është interpretuar plot vitalitet nga Klementina Morina, ndërsa hymni shqiptar nga Bledar Maqellara.
Pas hymneve në skenë janë ftuar nxënëit e shkollës shqipe “Alba Life” të cilët shfaqën një program të pasur artistik. Ata hynë në sallë duke mbajtur në dorë Flamurin Kombëtar shqiptar dhe Flamurin kombëtar Amerikan.
Flamurtarët Perparim Neziri dhe Aylin Veli të shoqëruar nga të gjithë nxënësit hynë duke u pëshëndetur me duartrokitje dhe brohoritje.
Prezantuesi për programin artistik ishte Arsi Muda një nxënës i talentuar dhe plot të ardhme. Muda tha se sot ne nxënësit kemi nderin t’ju pershendesim me një program të bukur artistik në Ditën e Flamurit ku Plaku i urtë Ismail Qemali së bashku me Is Boletinin ngritën Flamurin në Vlorën heroike.
Programi u hap me këngën: Ty Flamur të duam shumë, kënduar nga kori i shkollës shqipe “Alba Life” nën interpretimin e nxënëseve Dea Watkins dhe Dea Kërliu.
Ka vazhduar me Këngën e abetares këngë që duket sikur sjellë pranë dëgjuesve diellin në dritare…
Dea Kërliu ka recituar plot pasion poezinë Skënderbeu. Nxënësit e përgatitur plot përkushtim nga mësuese Entela Muda kanë sjellë inerpretimet e tyre, ata ishin: Jayden Doci, Flamuri, Elira Xhemali e cila recitoi per Nënë Terezën shenjtoren e botës, Dea Watkins: “zogu dhe abetarja”
Dy vajza ishin të ulura në karrige duke qëndisur Flamurin si Loriana Thaqi dhe Arijana Dema të cilat reictuan vjershën e Marigosë.
Nxenesja Eliza Karpuzi recitoi për Atdheun dhe Lisa Pilku të cilat befasojnë me të folurën shqip recitoi: Gjuha Shqipe Gjuha jonë, Aldin Ramovic : Gjuha Shqipe
Në emër tëshkollës Shqipe në Brooklyn përshëndetën nxënësit e shkëlqyer Oriana Lopari me poezinë “Atdheu” dhe Arion Mazdar përgatitur plot dashuri nga mësueset Adelina Laçaj dhe Raimonda Hysolli.
Nxënësja e talentuar Jana Boljevic ka recituar poezinë “Mëmëdheu” nga Çajupi, më vonë ajo prezantoi Arsi Mudën për të interpretuar poezinë shkruar nga K.Z. “ “Jam shqiptar e bir Dibrani/ Në thelb të zemrës unë ju kam/ GJuha Shqipe më jep nurin, Në mes të Nju Jorkut ngre Flamurin”!…
Muda vazhdoi me poemën kombëtare shkruar nga Gjergj Fishta “Gjuha Shqype”. Programi plot zjarr dashurie për Flamurin, Dibrën dhe Kombin u mbyll me hymnin e shkollës shqipe “Gjuha jonë”. me kompozim nga Petrika Melo dhe orkestracion Tom Lleshaj.
Pas programit artistik që ngjalli plot emocione Maqellara ka ftuar z.Qemal Zylo themelues i Shkollës Shqipe “Alba Life” i cili iu uroi gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen “Gëzuar Festën e Flamurit” , përshëndeti shoqatën atdhetare “Dibra” që kishte dhe 20 vjetorin e saj dhe vazhdoi se ftesës që i kishte bërë kryetari i saj z.Dashnor Miftari për të marrë pjesë së bashku me nxënësit e mirëpriti me shumë kënaqësi. Bashkëpunimi midis nesh gjithmonë do te sjellë frute dhe përparim, sepse të bashkëpunosh me nxënësit do të thotë të kesh vizion për të ardhmen.
Pas debutimit artistik nga nxënësit në podium është ngjitur kryetari i shoqatës atdhetare “Dibra” z. Dashnor Miftari një i ri plot vizion dhe përkushtim per Atdheun. Z.Miftari ndërmjet të tjerash tha:
Të nderuar bashkatdhetarë, Zonja dhe zotërinj urimet më të mira per ju nga Bordi drejtues po ashtu edhe nga unë personalisht.
Urimet më të mira per këtë ditë të bukur, ditën më të rëndësishme të Kombit tonë , ditën e Flamurit , të ketij Flamuri që me gjenerata është derdhur gjak për ta mbajtur kaq të bukur, Flamuri që do akoma të valëvitet në çdo vend ku ka shqiptar, Flamur që do të valevitet në shekuj.
Të nderuar pjesëmarrës të komunitetit jemi në vitin 2016 dhe pikërisht në ketë vit ne po ashtu kremtojmë 20- vjetorin e themelimit dhe krijimit të SHAD-it, dhe kemi nderin që këtu sonte midis nesh kemi ish- kryetarët e SHAD-it ku ne ato do t’i vlerësojmë me një miënjohje për punen dhe kontributin e tyre dhënë në drejtimin e kësaj shoqate, që padyshim ata kanë punuar dhe janë përpjekur vullnetarisht të punojnë shumë për komunitetin.
Kryetari i shoqatës atdhetare “Dibra” falënderoi Grupin “Fisnikët” ne New York, Dritan Jashari, Evzi Kaja , Agron Maqella, të cilët këtë mbrëmje e kanë dhënë me zbritje çmimi.
Ai falënderoi gjithashtu Qemal dhe Kozeta Zylo nga TV “ALBA LIFE”, Beqir Sinën nga “BOTA SOT” , Përparim Papranikun “DIBRA TV”, Bledar Maqellarën dhe Valentina Papraniku Marken per ndihmën vullnetare rreth kësaj mbremje.
Ç mimet e mirënjohjes për dy luftëtarë të U Ç K-s dhe ish kryetarët e shoqatës
Z.Miftari ftoi moderatorin e programit për të ndarë çmimet e mirënjohjes.
Bledar Maqellara ftoi në skenë ata që do të nderoheshin me çmime nga shoqata. Të nderuarit me çmime mirënjohje ishin ish kryetarë të shoqatës “Dibra” që në ditët e para të themelimit të saj. Ata që u nderuan ishin:
Emin Civuli/ Lavdërim Cami/ Muharem Shehu/ Xheladin Pjeca/ Ibrahim Kolari/ Ilirjan Rusi/ Musa Pacuku.
Me shumë emocion dhe duatrokitje të nxehta u mirëpritën dy përfaqësuesit e familjeve Egriu dhe Begu djemtë e të cilëve luftuan me armë në dorë për Lirinë e Kosovës.
Z.Miftari ftoi të gjithë pjesëmarrësit për të mbajtur një minutë heshtje në nderim të dy luftërarëve të UCK-s nga familja Egriu dhe Begu. Luftëtarët trima ishin Naxhi Egriu dhe Fatmir Abdullai Begu nga Batalioni “Atllantiku” që u nisën me armë në dorë nga Amerika.
Fjala e ish kandidatit për në Kongresin Amerikan z.Emin Egriu rrëmbeu gjithë zemrat e pjesëmarrësve ku ndërmjet të tjerash ai tha se: “Ndonëse ne këta trima i shohim në portret ata do të jenë të gjallë përherë midis nesh”. Po me kaq emocion u mirëprit dhe fjala e të birit të Fatmirit i cili falënderoi shoqatën atdhetare “Dibra” për këtë mirënjohje që po i ndante familjes së tij, ndërkohë për një moment me lot në sy ndërpreu fjalën nga dhimbja e madhe që e pushtoi për të Atin që iku para kohe, por gjithë salla ushtoi nga duartrokitjet për kujtimin e lavdishëm të tyre.
Z.Emin Egriu i dhuroi shoqates dhuratën me Dibrën ku ishin simbolet e Skënderbeut dhe të Flamurit. Ndërsa familja Begu solli dhuratën me simbolin e UCK-s dhe batalionin “Atllantiku”.
Në fund z.Miftari ftoi të gjithë pjesëmarrësit për regjistrimin e Dibranëve këtu në SHBA. Ai tha se kemi të dhena nga burime të sigurta që në SI me numrin postal Zip code 10305 (122 pricing) është përqindja më e madhe shqiptare në USA, prandaj ju lutem regjistrohuni sepse kjo është eshte shumë e rëndësishme.
Ju lutemi bëni regjistrimin sa më parë , fletë regjistrimet i keni nëpër tavolinat e tuaja, por gjithashtu mund të regjistroheni ne online për vetëm dy minuta në adresen: www.dibra.org ose në faqen e FB-ut.
Jemi komuniteti më dinjitoz dhe i më i madh këtu në Saten Island dhe dijeni mirë që në të ardhmen do të luajmë nji rol të rëndësishëm për nje mirëqënje më të mië si dhe mbarëvajtje shumë të organizuar se kemi pasur deri tani, por ne do ta shpalosim planin më gjerësisht kur të mbajë mbledhjen e komunitetit në një vjetorin tonë si drejtues të SHAD-it.
Vlen të theksohet si shembull, se kemi të dhëna nga burime të sigurta që në SI me numrin postal Zip code 10305 (122 pricing) është perqindja më e madhe Shqiptare në USA, pra u lutemi bëni regjistrimin sa ma para se eshtë shumë e rëndësishme.
Emocione te plota ka sjellë Sopranoja e mirënjohur dhe tejet e dashur për pjesëmarrësit Dëshira Ahmeti Kerliu e cila ka interpretuar këngë të ndryshme si: “O ku ka si ti, o Shqipëria ime/o fisnikja përmbi gur/ Rrjedh në këngë e ligjërime/ ballëlarta me flamur! Disa këngë i interpretoi së bashku me bashkëshortin e saj një artist tjetër i dashur për shqiptarët Arian Kerliu i cili solli hare ndër vallëzuesit e shumtë.
Pjesëmarrësit e shumtë u argëtuan me këngë dhe valle të ndryshme ku interpretuan mjeshterisht dhe plot emocion artistët e mirënjohur Agron Maqellara, Dritan Jashari, Bledar Maqellara, Evzi Kaja Xiu, Klementin Morina.
Zëri i tyre gjëmoi dhe solli Atdheun tonë që na mungon aq shumë, solli gjithë trevat shqiptare, solli Bashkimin e Kombit.
Dibranët nën udhëheqjen e shoqatës atdhetare “Dibra” me kryetar z.Dashnor Miftari u mblodhën në 20 vjetorin e themelimit të shoqates si bletët punënetore rreth kosheres, u mblodhën të bashkuar rreth Flamurit Kombëtar.
26 Nentor, 2016
Staten Island, New York





Komentet