S`DUA TA BESOJ KËSHTU…
QAZIM D.SHEHU
Nga syri i qiellit pikoi shiu,
Lot i tij s`duhej të ish,
Përderisa nën erëra ngriu,
Bredhin në skaj dhe një pishë.
Po çfarë ishte ky shi,
Një rrëkajë lotësh duhej të qe,
Ec e veri emrin e saj
Një shfryrje nga qindra re…
Ky shi që qan pa përmallim
Dhe derdhet rrëmbimit të verbër
Është shi a është trillim
I një urrejtje të tepërt?
S`dua ta besoj kështu,
Rënien e tij me rrëmbim,
Po si shtamba që mbushën krojeve
Nuset që i derdhën pastaj me trishtim,
Për të pritur të dashurit në vonim…
SEGMENT
Trillet e poetëve na thonë
Se jeta është një segment i kaltër,
Zgjatet ajo sa dëshira ke,
Shkurtohet dhe bëhet krande
Që mund ta hedhësh tek flakët
E ferrit aligerian.
Nganjëherë këtë segment e bën shkop
Drejtvizor pranë gjurit,
Nganjëherë e vë në hipotenuza
Llogarishë të murrme,
Cfarë do mund të bësh me këtë segment
Herë si një fill argjend,
Herë si një përvijim vetëtime
Tek e zhvoshk dhe e kthen fije bari
Ku gjelbërojnë ëndrrat intime…
Sidoqoftë jeta është një segment,
Nis dhe mbaron në dy pika,
Aty ku nata të nis me mend
Kufirin e saj ku thithet dita…
TRISHTIM I POETIT
Trishtim i poetit nuk i duhet kësaj bote
Ajo që i ka hipur anës së tepëruar
Të bëmave të saj.
Po kujt i duhet trishtim I poetit
Mos një lulje në maj?
Mos i duhet një ngjyre të netëve
Që shpalohet dhe pak e vënë re,
Mos i duhet romantikës së goditur
Nga moderniteti i pafre.
Pluhurit të miteve,kubikëve të memecërive
Që ngrenë murin e ndarjes.
Apo luleve plot shafran që presin ujin
Të shpëtojnë prej tharjes,
Veçese poeti nga supet e vargjeve shkund hapësirat
Që rëndojnë mbi Të,kaq të largta,
Improvizuese dhe delirante,
Trishtimi i poetit I ngjet gjithnjë botës
Që kaq paudhësi mbi vete s`duhej të mbante…
VENDET E MIA
Guna e kohrave gjithnjë ra
Mbi vendet e mia,
Ish kaq e rëndë dhe kaq e lashtë
Kaq e bukur dhe dramatikisht e dhimbshme.
Ra mbi shkrepa, pyje, ara të pakta
Mbi zallishte dhe kodra të ngrira
Gunë e kohrave ra,
Për ta mbrojtur nga stuhitë e stërvitura
Prej të huajsh vërshuar,
Prej aq zulmave të çakërritura
Nga armiq të tmerruar,
Që e hoqën atë ngadalë
Për të parë supet tona lakuriq
Me plagë.
E kjo gunë e kohrave, gunë harrimi
Gunë e dhirtë dhe e thurur
Nga avlëmendi i durimit tonë
Me fije të shpirtit të bukur
Për të veshur ëndrrën e qëndresës,
Me fyellin e ashtit na lidhi,
Pas jetës…
LIRI E SWERVIRUR
Liria shpallet si nevojë për të hequr maskën
Edhe pse maska e ka shëmtuar,
Liri,kurorë revoluvcionesh në duar
Idealistësh të hutuar.
Që e vënë në dyer institucionesh,
Për t`ia vjedhur floririn
Në medalje bronxesh,
Në dekorim horrash.
Që lirinë na servirin….
EDHE TOKA
Edhe toka mund të hynte në det
Për t`u shpërndarë në mijëra ishuj,
Kur mendoj që një shtet s`duhej ta kishte pranë një shet
Që i rrëmbente lirinë e pritur…
Edhe toka mund të bënte diçka,
Ndonëse është krijuar pa kufij,
Që kur këmba e njeriut mbi të ra,
Ëndrrën e ishujve mban në gji…
GJËMIMI
Daullet e inatit janë vënë në hapësirë
Me shkopinj vështrimesh i godet,
Ah,ato gjëmime i ndiej mirë,
Në lëkurë timbresh ndjej si ulëret,
Çjerrja apokaliptike e mëkatit të mosdashurisë.
Prangat e delirit të vetullave,
Më lidhin zemrën,
Lotët e afshit mëkatnor
Zbukurojnë femrën…
SHTËPIA
Malli njeriun e vonon
Para se të hyjë në shtëpinë e tij,
Nga pas ,dytësi pasion
Mbet afër nëpër shi…
Aty zhvishet i tëri,
Si të hynte në tempull,
Veçse i ik zëri,
Veçse si rregulll….
GJENDJE
Në hapësirën e poezisë së dashurisë
Dhe të dashurisë për poezinë,
Vjen ajo: që është midisëse,
Dhe të shtyn mes dy kaheve,
Si një mjelmë që s`rri dot në ujë
Dhe as u beson krahëve…
SHKËRBIM…
Jetoj në një apartament të madh
Kërrusur në kolibe të vetmisë,
Një vajtjeardhje nuk merr shkas
Nga nocion i gjinisë.
Mendja më thotë të ble një qen,
Pse jo një kanarinë,
zogjtë vetëm hapësirash i gjen,
Shih përdridhet qen I komshisë.
Të ble një qen mbase më dëfren
Ose me veveten më shkërben,
Në kolibe të vetmisë,në apartament…
EMRI JOT MË MBËRTHEN…
Është për t`u dashuruar emri jot,
Si cipë qielli pa brendësi,
Si ar i vjedhur në një vend
Ku femrat quheshin perri.
Është për t`u dashuruar emri jot
Vetëm me ty,po edhe pa ty,
Siç derdh hëna pak argjent
Në natën që zërave u vë dry.
Kur je dhe s`je kur vjen dhe s`vjen,
Midis sa e sa hamendjesh,
Të paktën emri jot më mbërthen,
Si e therur e zemrës pas rendjes…
ISHTE NJË MBRËMJE E PËRJETSHME
Ishte një mbrëmje e përjetshme
Të kujtesës emocionale,
Duar na dukeshin disa gjethe
Që përkëdhelnin barin.
Një xixëlloj në kast fikndizej
Nga përmallimi fije e barit rritej…
Tani ajo mbrëmje si asnjë mbrëmje
Skajohet dhe fsheh trupin e saj,
Në errësirën e harresës ku feks një dhembje
Vetëm drithërimën i mbaj…
DALLËNDYSHET
Këtë vit nuk erdhën dallëndyshet
Diçka në zemër më shtrydhet
Një shami reje si krahu i tyre
Fshin herë pas here psherëtimat e mia
Hapësirës…
DIKTATI SOLIST…
Kori i zërave tanë
U shkri në një zë,
Të cili na e mori diktati solist.
Nëpër kordat e fytit na shkanë nëpër të,
Siç shirat fshikin lëkurën në lis.
E humbën sakaq zërin tonë,
Dhe mbetemi pa të,
Dhe kohës s`i bëhet vonë
As për përthithësinsolist që mbeti pa zë…
NDODHITË E VOGLA
Triumfon dita mbi ndodhitë e vogla
Që ecin në fantazi reshë,
Po shpesh ato bëhen gremça apo gogla
Dhe hapësirën e rrokullisjes së tyre
S`mundesh ta gjesh…
Dita prapë ka triumfin e saj,
Mbi ndodhitë e vogla pa peshë,
Sidoqoftë ato i falen asaj
Që mbi gremçat e tyre var
Një shkalafitje resh..
THESI I DRITËS
Thesi i ditës shqep shqepur me penj ëndrrash,
U mbush me dritë.
Do shkoj ta depozitoj në një depo
Lavdish.
Qorrshkundan
Teknefez,
Të më japë aq shpresë sa përditë
Ditës t`i them:Mirëmëngjes…
NËSE SHIHNI NJË NJERI…
Nga qielli me parashutë rreziku
Zbritën ëndrrat dhe ngecën mbi pemë.
Shtëpitë e tyre në qiell digjeshin,
Dhe bashkë me ta vështrimi im
Përmes një malli të rëndë.
Dhe s`sështë aspak fantaksje,
Kur shihni një njeri pranë pemë, supevënë,
Dashuria atë e ka zbrazur
Dhe pema e mban në këmbë…
ASTEROID
Si të ishte asteroid ky gur arkeologjik
Më bën një gropë në mendjen time,
Nëse vërtet do binte ndonjë asteroid
Së pari duhet të qëllojë themelet e kësaj vile,
Të çlirojë nga muret e saj gurin e çmuar
Që ndryhet nën suva e gëlqere,
Të kthehet në kohën e vet gjuhëshkurtuar,
Ajo që s`ia braktis pamjen prej vlere…
ËNDËRR PËR SKËNDERBEUN…
Ka zbritur kaq vjet nëpër krahun tënd
Vështrimi im me mund,
Po ti shpatën s`po e tund.
Mbi vjedhësit e lirisë,çimkat e hajnisë,
T`u bjerë mbi kokë pëmidis…
Komentet