Gerhard “Gerd” Müller (Gjermanisht[ˈɡɛrt ˈmʏlɐ]; lindur më 3 Nëntor 1945) është një ish futbollist gjerman. Një sulmues me profil të lartë Goli, më se shumti të shënuar në zonën e penalltisë, ai është cilësuar si një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave.
Në nivel ndërkombëtarë me Gjermaninë Perëndimore ai ka shënuar 68 Gola në 62 paraqitje, kurse në nivel klubesh ka shpenzuar 15 vite karrierë te Bayern Munich ku ka shënuar shifrën rekord të 365 Golave në 427 ndeshje në Bundesligë dhe një shifër rekord Golash në kompedicionet europiane 66 në 74 ndeshje [2]. Me më shumë Gola se sa ndeshje me Gjermaninë Perëndimore, Müller është i 11-ti në listën e në listën me më shumë Gola ndërkombëtarë pavarësisht se ka luajtur më pak ndeshje se 25 futbollistët e parë. Në listë e golashënuesve më të mirë vetëm Poul Nielsen dhe Sándor Kocsis kanë mesatare më të mirë se ai.
Komentet