Dritare.net ka botuar një editorial jashtë çdo etike profesionale, me gjuhën e koduar të Zërit të Popullit që i kërcënon protestuesit paqsorë duke ua kujtuar vitet e mbrapshta 1991, 1997 dhe 21 Janarin 2011.
Dritare.net si trashëgimtare biologjikë e ish hetuesave të Sigurimit famëkeq e të zi të Shtetit nuk ka hequr dorë nga stili i vjetër i etërve.
Dritare.net kërcënon me 1991, 1997 dhe 21 Janarin 2011 megjithëse gjithë bota mbarë e sheh se protestat kanë një kontekst festiv, që i ka bashkuar shqiptarët.
I them Dritare.net të ketë kujdes, t’i marrë mbrapsht kodet ndjellakeqe kundër protestuesave ! Koha e Sigurimit që i dekompozonte shqiptarët ka marrë fund!
Normalisht nëse në Shqipëri do të funksiononte drejtësia dhe shtypi i pavarur, datat e mësipërme do ishin sqaruar në bazë të fakteve, autorëve me emrat e njollosur dhe Dritare.net nuk do t’i merrte shembuj si gogolë për të kërcënuar Rininë Shqiptare e cila i jep jetë dhe kauzë Revolucionit Flamingo, unik, i bukur, paqsor, demokratik, ku policia nuk gjen si shkak molotovët apo fishekzjarret që pastaj ta shpërndajë atë det të bukur si Joni dhe Adriatiku me zorra uji me presion dhe gaz lotsjellës për arinj, duke shkelur gjithë juridiksionet e shteteve demokratike.
Po i kujtoj Dritare.net:
Kjo protestë është kundër çdo lloj diktature, duke nisur nga diktatura komuniste shqiptare që i bënte fëmijët shqiptarë të vdisnin urie në Kampin e Tepelenës apo të lindnin e rriteshin nëpër internime pa kryer asnjë faj;
Kjo protestë s’ka lidhje me vitin e mbrapshtë 1991, kur diktatura në theqafje e ktheu Shqipërinë në Tokë të Djegur, me qëllimin që të rikthehej përsëri;
Kjo protestë e pastër si drita s’ka asnjë ngjashmëri me luftën civile të 1997, Revolucionin e Vonuar, me simbol Zani Çaushin, një kriminel burgjesh që pozonte me Romano Prodin!
Aq më pak me 21 janarin 2011, kur Edi Rama udhëhiqte një protestë të dhunëshme si Pranverë Arabe, pa çarë krye se Shqipëria ishte pjesë e Aleancës Verio-Atlantike me pretekst Ilir Metën, me të cilin muaj më vonë do të bënte marrëveshje tek Krododili, duke e zgjedhur kryeparlamentar dhe president të Republikës.
Ky është morali pa moral i Dritare.net i papranueshëm për standartin e mediave dhe shtypin e lirë e të pavarur në një shtet të së drejtës por që i mungon Shqipërisë.
E prandaj po protestohet! Për një shtet demokratik, ku pushtetet të jenë të pavarura, ku mediat të jenë të lira, ku policia të sigurojë rendin publik për qytetarin, ku shteti social të jetë human për shtresat vulnerabël, ku drejtësia t’i thotë “ndal” pandëshkueshmërisë, ku meritokracia t’i thotë “jo” injorancës, favoritizmave për patronazhistët!
Protestuesit e Revolucionit Flamingo janë kryesisht nga Gjenerata Z, janë trashëgimtarët e asaj Gjenerate që mori pjesë aktive në ndryshimin e sistemit në 1992, por që dështoi, u mashtrua.
Gjenerata Z merr me vete në protestë fëmijët, bebe e vogëlushë që aty fillojnë e vizatojnë me lapsa me ngjyra habitate të lumtura flamingosh, ndërsa prindërit e tyre nuk lodhen me sloganët tashmë që i kemi mësuar të gjithë përmendësh, ku kërkohet në mënyrë paqsore dhe të panegociueshme dorëheqja e Edi Ramës me gjithë kupolën politike të këtyre 36 viteve!
Revolucioni paqsor Flamingo është i paprekshëm! Ky është mesazhi në të gjitha algoritmat, që duhet ta vari vëth në vesh Dritare.net me gjithë bossin e saj!
Editoriali i Dritare.net i stilit të hetuesave të ish Sigurimit është një fantazëm e mjerë e përlyer që guxon të kërcënojë Rininë Shqiptare të kthyer në shtëpi, të cilën regjimi i Edi Ramës e dëboi nga Atdheu.
Rinia e Revolucionit Flamingo nuk kërkon lluks si rrjeti klientelist i mediave të rekrutuara të Edi Ramës,
por treg të lirë konkurence,
Rinia e Revolucionit Flamingo nuk proteston për të përfituar privilegje si Dritare.net që është pjesë e enturazhit servitor i Edi Ramës,
por jetë me dinjitet, me punë të ndershme e meritokraci si vend anëtar i NATO-s.
Kjo është logjika e Rinisë në Revolucionin Flamingo,
që ka marrë vemendjen e gjithë botës Perëndimore,
duke e kthyer besimin tek qytetarët, për një Shqipëri demokratike për Shqiptarët, që deri tani kanë mbetur të braktisur, nëpërkëmbur, shtypur e dëbuar nga ky regjim i dështuar që ka instaluar një shtet hibrid kartelesh oligarkësh me media si Dritare.net e kompani.
Revolucioni Flamingo është për Shqipërinë e Re, për shtetin e së drejtës, që e kthen Rininë në shtëpi