E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu,
dëgjova direkt prej jush lajmin që dhatë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës,
kur populli i Kosovës ishte shprehur qartë me votën e tij mbi 51% duke i dhënë legjitimitet krijimit të institucioneve të shtetit.
Ju e shpërndatë Kuvendin për të shkuar Kosova rishtas në zgjedhje të jashtëzakonshme,
tre palë zgjedhje brënda pak më shumë se një viti,
a është kjo në interes të Kosovës,
kur zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë pak më tepër se dy muaj që janë mbajtur,
ndërsa institucionet nuk kanë mbushur as një muaj që nga dita e konstituimit,
me një verdikt të Sovranit shprehur shumë qartë.
Ai verdikt është kushtetutes, është suprem.
Ndërsa zgjedhja e presidentit kërkonte kuorumin, pra kërkonte pjesmarrjen e opozitës,
pasi maxhoranca i kishte 66 vota ta votonte presidentin!
Presidenti nuk u votua për mospërgjegjshmëri kushtetuese të opozitës.
Por po ndalem tek momenti kur ju dje shpallët amandamentet e miratuara nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2011, ndërsa sot e justifikuat veprimin tuaj që nuk lidhet me të tashmen, por me të ardhmen pra nuk ishte në interesin tuaj personal .
Meqë ju po ju shqetëson interesi kombëtar i vendit, kur keni pesë vjet në postin e kreut të shtetit,
e përse u kujtuat dje, dhe mbëmë u pa se i gjithë spektri politik shqiptar përfshi pakicën jo serbe e mbështesnin votimin popullor, e nuk u kujtuat pesë vjet më parë, që opozita natën e djeshme vonë të mos kishte mundësi të shkelte legjitimitetin e votës së Sovranit me fuqinë e kuorumit!
Përse ju znj.Presidente ato amandamente që i shpallët dje, nuk i shpallët pesë vite më parë që opozita të mos kishte shans të vepronte me destruktivizmin e saj tashmë të ditur.
Pyetja tjetër, përse nuk kandiduat edhe ju,
ju thoni se e mbështesni Glauk Konjufcën, i cili nuk pati mundësi kuorumi,
po ju përse nuk e provuat, ju keni krijuar kontakte tashmë me PDK, keni marrë edhe mbështetjen e Edi Ramës.
Por nëse sot nuk keni shans të garoni me votim popullor për vendin e presidentes,
kjo është direkt për fajin tuaj dhe për mungesën e përgjegjshmërisë nga ana juaj.
Ju jap një këshillë, calm down, ju jeni në atë vend e zgjedhur nga kjo shumicë!