25 qershor 2017, votime për Shqipërinë, jo për partinë…! – Nga SAMI REPISHTI

Në atë fjalim, Molotovi, si një komunist-fashist i rangut të lartë, shfreu tërë urrejtjen e vet kundër një vendi fqinj, të cilin, Bashkimi Sovjetik, në bashkëpunim të ngushtë me Hitlerin, kërkonte ta zhdukte krejtësisht nga harta e Evropës. Prandaj ai pati deklaruar: “Rezultoi e mjaftueshme një goditje e shkurtër kundër Polonisë, fillimisht nga ana e ushtrisë gjermane, mandej nga ana e ushtrisë së kuqe, në mënyrë që të shfarosej kjo pjellë e shëmtuar e traktatit të Versajës” (po aty).
Agresioni fashist kundër Finlandës, për tre muaj e gjysmë (30 nëntor 1939-12 mars 1940), Bashkimit Sovjetik i kushtoi 127 mijë ushtarë dhe oficerë të vrarë, të sakatuar, të zhdukur pa lënë gjurmë dhe të vdekur nga të ftohtit.
Pra, dashuria e popullit rus për diktatorët është tradicionale, sepse, sipas formimit të tij psikologjik, gjatë sundimit të tyre ka dalë shumë në pah “madhështia” e Rusisë. Kjo “madhështi” ka rënë tepër në sy gjatë sundimit të Stalinit, sidomos pas sulmit të ushtrisë gjermane kundër Bashkimit Sovjetik më 22 qershor 1941. Por disfatat e ushtrisë së kuqe në vitin 1941, propaganda sovjetike i pati kaluar në heshtje, duke parapëlqyer mistifikimet heroike për ato ngjarje, mistifikime që kanë vazhduar dhe vazhdojnë edhe tani në Rusinë putiniste. Historiani rus dhe gjerman, Aleksandër Gogun, i Universitetit të Berlinit me frekuentim të lirë, është autor i librit me titull “Gabimi i vitit 1941”. Ai shkruan: “Statistika e thjeshtë dëshmon se Ushtria e Kuqe, në vitin 1941, nuk u shfaros në luftë, ajo pranoi të binte rob e Vermahtit. Numri i ushtarëve të rënë rob kapte shifrën afërsisht prej 3,5 milionë, ndërkohë që ushtria efektive në qershorin e atij viti arrinte në 5,5 milionë ushtarë dhe oficerë, ¾ e të cilëve ishin përqendruar në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik. Pa prekur karakteristikat konkrete të luftimit,.. lidhur me armatën e blinduar staliniane në gjysmën e dytë të vitit 1941, po japim një përshkrim të qartë, deri në notat e groteskut, të atyre ngjarjeve, përshkrim që e ka përcjellë një dëshmitar i drejtpërdrejtë – Taras Boroveci, komandant i një çete partizane antisovjetike: “Që nga deti Balltik deri në detin e Zi, po shpaloset një pamje e paparë në historinë e njerëzimit… Divizione, korpuse, ushtri, fronte të tëra tërhiqen me duart lart””. (Citohet sipas: Aleksandër Gogun. “Arsyet e disfatave të ushtrisë së kuqe në vitin 1941. Faqja e internetit “cripo.com.ua”. 06 korrik 2021).
1. “… në planin operativ të ushtrisë së kuqe është një shënim i zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit Nikollaj Vatutin (1901-1944): “sulmi të fillojë më 12 qershor”. Faktikisht, nuk arritën t’i grumbullojnë trupat, t’i përqendrojnë forcat dhe prandaj datën e shtynë për një afat paksa më vonë”” ( Citohet sipas: Aleksandër Gogun. “Arsyet e disfatave të ushtrisë së kuqe në vitin
milionë vajzave dhe grave gjermane, nga mosha 8 deri në 80 vjeçe, një turp ky i pashlyeshëm kurrë ndonjëherë në historinë e mbarë njerëzimit. Me sa duket, sipas gjeneralëve dhe komandantëve të Ushtrisë së Kuqe, të të gjitha niveleve, “fajtore” për sulmin e 22 qershorit paskëshin qenë vajzat dhe gratë gjermane! Dhe kundër tyre “duhej kryer” hakmarrja në mënyrën më të poshtër, më shtazërore.
Ndikimi domethënës i konceptit në zhvillimin e shoqërisë dhe të sistemit të saj mbrojtës buron nga qëndrimet e tij themelore dhe manifestohet në të gjitha çështjet e mbrojtjes publike dhe bërjes së luftës.
Është një kërkesë vendimtare e konceptit për të kundërshtuar agresionin me të gjitha forcat, mjetet, veprimtaritë dhe tiparet e rezistencës në dispozicion, para së gjithash luftën e armatosur si formë dominuese dhe kryesore e rezistencës ndaj agresionit.
Forca më e madhe e konceptimit tonë është se ai bazohet në supozimin se njeriu ka një rol dominues në shoqëri dhe në rezistencën kombëtare gjithëpërfshirëse ndaj agresionit. Marrëdhënia krijuese dhe aktive e njeriut në luftën e armatosur dhe në përballjen me agresorin është një forcë e pazëvendësueshme e mbrojtjes sonë që duhet zhvilluar dhe ushqyer.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në datën 18 shtator 2023, pas bisedimeve në Bruksel me presidentin e Serbisë Vuçiç, të ndërmjetësuara nga i dërguari i posaçëm i BE Lajçak, deklaroi në konferencë shtypi se “Më 14 shtator pati njё pozicionim tё qartё tё ndërmjetësit kundër Kosovës nё përgjithësi dhe kundër Marrëveshjes Bazike në veçanti. Kështu, ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës. Në situatën në të cilën jemi, vlerësoj që nuk mund të shtrembërohem në gjykimin tim me asnjë hedhje e hirit syve. Ose do e zbatojmë Marrëveshjen Bazike në tërësinë, në plotninë e saj, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia. Andaj, kjo duhet diskutuar me Bashkimin Evropian për emisarin evropian. Kjo mënyrë aspak neutrale dhe korrekte e ndërmjetësimit”.
Kemi një qëndrim zyrtar të kryeministrit të Republikës së Kosovës, i cili refuzon zyrtarisht veprimet e njëanëshme dhe të papranueshme të ndërmjetësuesit ndërkombëtar Lajcak, i cili jo vetëm favorizon Serbinë në dialog, por edhe arrin deri në atë gradë të filoserbizmit sa që shtrembëron dokumenta dhe fakte diplomatike, sikur të ishte anëtar i delegacionit zyrtar të Serbisë. Ky deformacion konkret i Lajçakut, në shkelje të mandatit të BE dhe të OKB për ndërmjetësimin në dialogun Kosovë-Serbi, e nxjerrë atë automatikisht jashtë loje si arbitër dhe ndërmjetësues ndërkombëtar. Manipulimet banale të Lajçakur për të paraqitur në bisedimet propozimet e vjetra rivendikuese serbe dhe interesat e Serbisë si propozime të BE janë një intrigë diplomatike bizantine, që fyen misionin ndërmjetësues të BE, si dhe vetë emrin e BE. Skualifikimi zyrtar i arbitrit të BE nga njera palë e ndeshjes do të mjaftonte që ndërmjetësuesi ndërkombëtar Lajçak të tërhiqej menjëherë nga posti i tij dhe të jepte dorëheqjen e parevokueshme, nëse dëshiron të jetë në përputhje me normat, rregullat dhe praktikën ndërkombëtare të ndërmjetësimit, dhe nëse ka vërtet integritet diplomatik, profesional dhe moral. Logjika më e thjeshtë kërkon dorëheqjen nga ai post, kur nuk gëzon besimin e të dy palëve, sepse kokë ngjeshja për të ndejtur në atë post don të thotë se ai ndërmjetës punon për dështimin e bisedimeve midis dy palëve.
Të gjitha manualet diplomatike ndërkombëtare për procesin e ndërmjetësimit ndërkombëtar paraqesin si kusht “sine qua non” besimin që duhet të gëzojë ndërmjetësi ndërkombëtar te të dy palët në konflikt dhe i referohen thënies së poetit skocez George Macdonalds, që theksonte “të jesh i besuar është kompliment më i madh se sa të jesh i dashuruar”. Manuali i njohur diplomatik “Udhëzime të etikës për ndërmjetësuesit” nënvizon se “Një ndërmjetësues duhet të dorëhiqet nga procesi i ndërmjetësimit nëse nuk është i aftë të mbetet i paanëshëm”. Edhe manuai i OKB i viti 2010 “Manual për ndërmjetësuesit: Këshilla nga përfaqësuesit dhe të dërguarit e posaçëm të OKB” thekson kushtin e paanshmërisë së ndërmjetësuesit dhe detyrën e tij për dorëheqje nëse nuk e ruan atë paanshmëri. Historia dhe kronika diplomatike janë të mbushura me shembuj të shumtë që tregojnë se ndërmjetësues ndërkombëtarë janë tërhequr menjëherë nga posti, kur njera palë e konfliktit ka shprehur mosbesim dhe refuzim ndaj ndërmjetësuesit. Ka ndodhur shpesh sidomos me diplomacinë e nivelit të lartë të OKB, e cila ka një praktikë të gjatë dhe të pasur të ndërmjetësimit ndërkombëtar.
Në vitin 2015 i dërguari i posaçëm i OKB për Liqenet e Mëdha në Afrikë dhe ndërmjetësues i OKB për konfliktin politik në Burundi, diplomati Said Djinnit, dha dorëheqjen kur njera palë e konfliktit e akuzoi atë për paragjykime dhe anshmëri në favor të palës tjetër Të japësh dorëheqjen nga posti i ndërmjetësuesit, kur të refuzon njëra ose tjetra palë e konfliktit, do të thotë në radhë të parë të kesh integritet diplomatik, profesional dhe moral. Duket se këto cilësi ekzistenciale i mungojnë ndërmjetësuesit të BE Lajçak, përderisa jo vetëm nuk po dorëhiqet, por po nxjerr edhe bashkëqytetarin e vet sllovak Stano të sulmojë kryeministrin e Prishtinës. Kemi një mentalitet tipik komunist të stilit sovjetik, të cilin duket Laçakut ia ka mësuar shkolla diplomatike ruse, ku e lauruan dhe e graduan. Nuk mendoj se është i drejtë nxitimi i disa përfaqësuesve të diplomacisë europiane dhe atlantike për të marrë në mbrojtje apriori Lajçakun për rastin në fjalë, sepse nuk është as diplomatike, as jurdike dhe as morale të merret në mbrojtje një arbitwr, që e ka shitur ndeshjen diplomatike, pavarësisht se ai është treguar “i palodhur” duke vrapuar nëpër fushë.
Apologjetët e Lajçakut mund edhe ta marrin atë në drejtimin e ministrive të tyre të jashtme, por nuk e justifikojnë dot që një arbitër i komprometuar të vazhdojë të jetë ndërmjetësues ndërkombëtar. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është brenda së drejtës së ti të ankimit, të cilën e njeh edhe e drejta ndërkombëtare për procesin e ndërmjetësimit ndërkombëtar. Nëse njëra palë e konfliktit konstaton se në procesin e bisedimeve ndërmjetësuesi nuk po ruan paanëshmërinë e domosdoshme dhe po favorizon palën tjetër, ai ushtron të drejtën juridike të ankimit dhe të refuzimit të ndërmjetësit përkatës. Lobet serbe në PrishtInë dhe në Tiranë, që me profanizëm diplomatik shpërthyen në fushata histerike kundër së drejtës juridike të kryeministrit të Kosovës për ankim zyrtar ndaj ndërmjetësuesit të gabuar, jo vetëm nuk kuptojnë realitetet diplomatike, por nxituan të dalin në funksionin e ngarkuar nga sponsorizimet serbe dhe ruse.
Në një situatë të tillë të stanjacionit dhe të keqësimit të kurbës së dialogut për faj të ndërmjetësuesit, së pari ndërmjetësuesi ndërkombëtar në bisedimet e Brukselit Kosovë-Serbi, Lajçak, duhet të dorëhiqet, sepse ka humbur kredibilitetin diplomatik dhe politik të njerës palë të konfliktit. Së dyti, vetë organi ndërkombëtar, që ka emëruar atë ndërmjetës të pabesueshëm, duhet ta marrë në shqyrtim menjëherë situatën në fjalë dhe ta tërheqë diplomatin sllovak në fjalë. Me të drejtë dhe pa kompleksin i inferioritetit, (sëmundje kronike e diplomacisë shqiptare), kryeministri i Kosovës bëri të ditur në konferencën e tij të shtypit se qeveria e tij do ta shtrojë me BE çeshtjen e emisarit ndërmjetësues. Duhet theksuar se qeveria e Kosovës është treguar mjaft e duruar me sjelljen filoserbe të ndërmjetësuesit Lajçak, i cili qysh në fillim kur u emërua në atë post në vitin 2020 e deri tani punoi për Serbinë dhe vetëm i ka sorollatur bisedimet Serbi-Kosovë në rrotullimin në vend pa zgjidhje dhe të përshtatjes vetem me qëllimet dhe planet e Serbisë.
Performanca e tij skandaloze diplomatike pro serbe në procesin e ndërmjetësimit më ka detyruar që qysh në 24 shkurt të vitit 2021, një vit pas emërimit të Lajçakut dhe në prag të riemërimit të tij nga BE në mars 2021, t’i drejtohem me thirrje publike Prishtinës dhe Tiranës që të kërkojnë nga BE largimin e tij nga posti i ndërmjetësit për shkak të paaftësisë së tij për të ruajtur paanshmërinë e detyrueshme të ndërmjetësimit të bisedimeve. As Prishtina dhe as Tirana nuk e vlerësuan si duhet dhe nuk bënë perçapjet e nevojshme diplomatike dhe Lajçak e thelloi kursin e tij proserb në bisedimet, derisa u arrit në situatën e tanishme të padurueshme të manipulimit të tij diplomatik proserb dhe kur zyrtarisht qeveria e Kosovës e denoncoi ndërmjetësimin e tij. Në fakt Lajçak ishte person i papërshtatshëm qysh kur emërua, sepse ai njihej si një filorus konseguent dhe i cili jo rastësisht zhvillonte konsultime me ambasadorët e Rusisë për bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, ku lëshonte herë pas here tezat ruse. Është për t’u habitur se si nuk reflektoi BE as në 15 shkurt 2023 kur Ministria e Jashtëme e Polonisë përjashtoi nga shërbimi diplomatik të gjithë diplomatët e saj, që ishin diplomuar në institutin e marrëdhënieve ndërkombëtare të MPJ të Rusisë, MGIMO, që dihet se drejtohet nga shërbimi sekret rus.
Nëse Polonia, një shtet i madh dhe i rëndësishëm i BE dhe i NATO-s, i largon me shpejtësi diplomatët e saj të MGIMO-s, si e mban BE në një post aq të lartë diplomatik si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Lajcakun e lauruar dhe madje doktor honoris causa i MGIMO-s? Në BE duhet ta dinë se kur Lajçak ishte ministër i jashtëm i Sllovakisë në vitin 2014 të agresionit të parë ushtarak rus në Ukrainë, ai në mënyrë sfiduese ndaj BE bëri vizitë zyrtare në Moskë në maj 2014, dy muaj pasi Rusia kishte pushtuar dhe aneksuar Krimenë. A e dinë në BE që Lajçak deri tani nuk e ka dënuar asnjëherë agresionin e dytë ushtarak të Rusisë në Ukrainë të vitit 2022 dhe nuk e ka dënuar asnjëherë me emër presidentin agresor Putin të shtetit agresor rus. Në rast se Lajçak nuk dorëhiqet dhe nëse BE nuk e tërheq atë nga posti i ndërmjetësit të diskredituar, atëherë vijmë në konkluzionin e dhimbshëm se BE po ndjek ndaj Kosovës konceptin arrogant të “diplomacisë së maces së ngordhur” për të detyruar Kosovën të pranojë ndaj Serbisë lëshimet e sovranitetit dhe të integritetit të saj territorial. Nëse vazhdohet me këtë skenar me protagonist Lajçakun, është e natyrshme që të mendohet se ndikimi i lobit rus në nivelet më të larta të diplomacisë së BE është shumë i fortë.
Në diplomaci asgjë nuk është e rastësishme dhe nuk ishte e tillë as caktimi i përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtëme të BE Borrell dhe i përfaqësuesit të posaçëm të BE për Ballkanin Lajçak nga dy shtete të BE, që nuk e njohin Kosovën. Dikush nga shtetet vendimmarrëse në BE ishte interesuar që filoserbizimi i atyre dy shteteve të intononte edhe bisedimet Serbi-Kosovë. Paradoksi i filoserbizmit të Lajçakut në bisedimet e 14 shtatorit arriti kulmin, kur ai harron dhe injoron zbatimin e planit franko-gjerman të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe shkel me dy këmbët marrëveshjet e BE të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe të Ohrit të 18 marsit 2023, duke vendosur si kusht në tryezë vetëm zbatimin e kërkesave serbe. Kemi një shembull të paprecedent në historinë e diplomacisë evropiane, ku përfaqësues të lartë të saj po prodhojnë një rast juridik dhe diplomatik sui generis, duke deformuar rolin, misionin dhe kodin diplomatik dhe etik të procesit të ndërmjetësimit ndërkombëtar. Në këtë situatë kur diplomacia e BE dhe vetë BE janë vënë në pozitë të vështirë, është e nevojshme dhe urgjente që vetë ndërmjetësuesi ndërkombëtar Lajçak, nëse i ka mbetur ndonjë fije integriteti diplomatik, profesional dhe moral, duhet të japë dorëheqjen nga posti i tij.
Të ndërpritet menjëherë mbrojtja e veprave kriminale terroriste të agresorit serb dhe të fajësohet viktima e Dardanisë shqiptare, apo të barazohet “faji” i viktimës me atë të agresorit terroristë.
të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara: Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3 momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i kam marrë nga ditari i
Vojvodina. Fëmijët shqiptarë, shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982)
Për në Amerikë do t`u ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia – Information and facts”. Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e
ate/
Eksperti i njohur Janusz Bugajski rreth precipitimit të ngjarjeve në veri të Kosovës reagon në Twitter si më poshtë:
“Nëse Serbia nuk mund ta njohë realitetin,
atëherë BE dhe SHBA duhet të ndërpresin ndihmën financiare,
të vendosin trupat e NATO-s në kufi dhe
të konfiskojnë të gjitha armët nga separatistët serbë.
Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë.”
If Serbia cannot recognize reality then EU and US must cut off financial aid, emplace NATO troops on the border, and confiscate all weapons from Serb separatists. Moscow’s proxy Vucic is trying to manufacture a Donbas scenario in Kosova. https://t.co/VFYBQZ6Y3N
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) September 24, 2023
Institucionet e Kosovës nuk duhet të hezitojnë edhe më tej, Parlamenti i Kosovës duhet të përgatitë dhe të miratojë një deklaratë, pse jo edhe një rezolutë lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve për Krahinën e mbetur nënë administrimin e Serbisë. Shqiptarët nga kjo pjesë me të drejtë presin që Kosova të ngrit zërin, shtrojë dhe mbrojë të drejtat tona që na takojnë si ato individuale dhe ato kolektive.
Kjo pjesë nuk duhet dhe nuk mundë të jetë një monedhë dhe çmim që Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe të sakrifikohen shqiptarët nga tri komunat. Shqiptarët nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës janë një kartë e fortë për Kosovën nëse dihet të shfrytëzohet mirë, duhet të jenë një balansues në masën e kandarit politik dhe diplomatik me serbët lokal të Kosovës.
Prishtina së bashku me Tiranën, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ta ngritin çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Çështja e shqiptarëve nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet të jetë edhe në agjendën, fjalorin dhe temën e bisedave në të gjitha nivelet për të gjithë, veçmas nga Presidenti, Kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Për diplomacinë e Tiranës dhe politikën e Prishtinës, hapësira e tri komunave ende është-temë tabu, prandaj duhet sa më parë të ,,shkrihet” , kjo temë lidhur me qëndrimin që kanë mbajtur dhe ende janë duke mbajtur institucionet e dy shteteve ndaj shqiptarëve në këto tri komuna.
Është momenti i fundit që diplomacia e Tiranës në bashkëpunim me politikbërsit e Prishtinës të thonë të vërtetën për shqiptarët. Është për të ardhur keq që asnjëherë deri tani në vija institucionale të dy shtetet, Kosova e Shqipëria, nuk kanë debatuar në parlamentet e tyre me ndonjë pikë të rendit të punës rreth gjendjes së shqiptarëve.Është gabim politik dhe diplomatik nëse mendohet që Kosova i ka,,duart e lidhura” që ta mbrojë çështjen e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të kësaj ane.
Edhe në bisedimet, në mesë të Prishtinës dhe Beogradit duhet të përqendrohen edhe rreth RECIPROCITETIT, sukcesionin e mbetur nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi dhe çështjet tjera si të pagjeturit, etj. Kosova veçmas pas 17 shkurti 2008, nuk mund të arsyetohet pse çështjen e shqiptarëve nga kjo pjese nuk e ka shtruar për ta debatuar.
Me të drejtë ne popullata shqiptare nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jemi duke pritur nga Tirana, veçanërisht nga Prishtina, që ta ngritin zërin, mbrojnë dhe përfaqësojnë edhe interesat tona në këtë hapësirë etnike shqiptare. Kjo krahinë është mbetur në harresë, nën mëshirën e kohës. Ne shqiptarët e ish-Jugosllavisë si qendër të shkollës dhe dijës, e kemi patur Prishtinën, e kemi patur ,,busull e orientimit”.
Minoriteti serbë në Kosovë i gëzon të gjitha të drejtat, bile më shumë se ç’ju takojnë edhe me çdo të drejtë ndërkombëtare. Janë të përfaqësuar me 10 n ulëse në parlament të Kosovës, i udhëheqin dy ministri.Shqiptarët nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës janë të privuar nga të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive.
Rajoni i kësaj krahine gjendet në jug të Serbisë, përgjatë vijës administrative me Kosovën, në një sipërfaqe tokësore prej 1249 km2, me 138 vendbanime, 85 bashkësi lokale dhe 17 zyre të vendit. Sipas vlerësimit të regjistrimit të vitit 1991 në tri komunat me shumicë shqiptare, jetojnë 101.549 banorë. Edhe pse kanë këtë numër përafërsisht sa janë serbët lokal të Kosovës, shqiptarët sot nga tri komuna, nga Serbia vazhdimisht injorohen, përbuzen dhe shkelen të drejtat e tyre, nuk ka media dhe ka ngulfatje të informimit në gjuhën shqipe, mungon përkujdesja shëndetësore, nuk ka ndonjë Spital regjional, por shqiptarët bredhin për shërim herë në Prishtinë, Nish, Shkup e Beograd. |
Nuk u bë pagimi i dëmeve të luftës dhe nuk i investuar për kthimin e të dëbuarve dhe kategorisë së të zhvendosurve shqiptarë. Nuk ka ende amnisti për luftëtarët e UÇPMB-së, përkundrazi arrestimet nuk kanë të ndalur. Përdorimi i flamurit dhe gjuhës shqipe nëpër institucione shtetërore ende është çështje e pazgjidhur në tri komunat e cekura.Asnjëherë nuk u
Kjo Krahinë është shndërruar në një karantinë militarizimi të forcave paramilitare me shumë baza ushtarake të ushtrisë Serbe, ku janë vendosur pjesëtarët e xhandarmërisë dhe forcave elite speciale që krijojnë frikë dhe mbjellin një psikozë të pasigurisë. Në tri Komunat e cekur më lartë mungon liria e lëvizjes veçmas në komunën e Medvegjës, Karadakë të Preshevës dhe Malësinë e Bujanocit. Institucionet e Kosovës duhet të na japin instruksione të menduara mirë dhe shumë të qarta për çështjen e Këshillit Nacional, marrëveshjes së Konçulit, pjesëmarrjes apo jo të neve shqiptarëve për parlament të Serbisë etj.
Mediat tona shqiptare duhet të njoftojnë, sensibilizojnë dhe alarmojnë opinionin e gjerë, të shfaqin interesim më të madh për zhvillimet që po rrjedhin brenda Serbisë dhe qëndrimin e saj ndaj shqiptarëve në këtë republikë.
Përfundimisht të hapet ,,kutia e pandorës” lidhur me ndërtimin e reciprocitetit Kosovë-Serbi, duke e shtruar në tavolinë edhe çështjen e kësaj Krahine dhe pasurit e shqiptarëve nëpër qytete të Serbisë.Institucionet e Kosovës të formojnë një qëndrim, platformë a strategji afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë, se çfarë dhe si t’i artikulojnë kërkesat shqiptarët nga kjo pjesë. Në Kosovë jetojnë mbi 50 mijë banorë të ardhur si të dëbuar, zhvendosur nga konflikti dhe lufta e armatosur që nga qershori 1999, por asnjë shtëpi nuk është ndërtuar për këtë kategori.
Kërkojmë dhe ju bëjmë apel bartësve të institucioneve të Kosovës se nuk duhet të kenë hezitim dhe ta thonë troç: Të drejtat që gëzojnë minoriteti serbë në Kosovë, nuk mund t’iu mohohen me kurrfarë konventash ndërkombëtare as shqiptarëve që jetojnë në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Faktori ndërkombëtar për serbët lokal që jetojnë në Kosovë ka kërkuar garanci dhe janë duke i realizuar, por edhe i monitorojnë vazhdimisht plotësimin e këtyre të drejtave.
Angazhime duhet të ketë edhe nga ky faktor për realizimin e po atyre të drejtave edhe për shqiptarët nga kjo pjesë, veçmas nuk guxon të mungoj përpjekja nga Prishtina.Është pa përgjegjësi totale, sjellja jo adekuate ndaj shqiptarëve të asaj pjese, kur Kosova deri më tani nuk ka caktuar as edhe një zyrtarë, Koordinator apo departament që do merret me problematikën e kësaj krahine!?.
Politika e shtetit të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me dy Akademitë tona dhe diplomacinë e shtetit Shqiptarë duhet të hartojnë një strategji veprimi dhe duhet të ngrihet në të gjitha instancat relevante ndërkombëtare. Reciprociteti luan rol dominues në ndërtimin e të gjitha marrëdhënieve në mesë të dy shteteve fqinje për shtetasit e njëri-tjetrit.
Nuk duhet të pritet dhe të mbesim,,duke e pritur godon”, a thua kur Serbia do ta njoh Kosovën si shtet. Republika e Kosovës duhet të kërkojë të drejtat e shqiptarëve në Serbi nëse dëshirojmë ndërtimin e raporteve të shëndosha në mesë të dy popujve më të mëdhenj të kësaj pjese të Ballkanit.
Kjo duhet të jetë formulë e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete që pretendojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
*Autori, ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si:Reciprocitetin, për Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë etj
American interests. He seems very concerned about the rights of the Serbian minority in Kosovo, which in reality have not been violated by Kosovo but by Serbia. He is not at all upset about the rights of the Albanians in the Presheva Valley and in Sanxhak. Serbia’s goal is clear. Deceiving Western diplomats and delaying the dialogue in the hope that Putin will win the war against Ukraine, while Trump will win the American elections. Serbian-American voters are determined to vote for Trump, for whom they voted last time and lost. Albanian-American voters, although disappointed by the State Department, are open to voting for you regardless of party affiliation. This will have a significant impact on the voting results, especially in the “swing” states of America.
vodhën edhe buqeta të shtruara në varrezat për të nderuar kujtimin e heronjve të kombit. Në përpjekje për ta bërë veten të dukshëm, ata treguan mungesën e edukimit, mungesën e karakterit dhe marrëzinë e tyre. Ata pretendojnë se kujdesen për demokracinë, por nuk e dinë
Veprimet e pushtetarëve aktualë të politikës sonë dhe të “opozitës” politike janë qesharake. Por me siguri verbimi i tyre ndaj domosdoshmërisë së tyre është aq i fortë, i mpirë, i qetë dhe i pakundërshtueshëm, saqë ata vetë nuk janë të vetëdijshëm për sjelljen qesharake, pjesë teatrale të
kampi i kundërt. Nuk u intereson shkaku, kujdesen vetëm për veten dhe vendin e tyre në diell. Njëra palë thotë plus A, tjetra menjëherë minus A. Të dyja palët vetëm gënjejnë kinse janë përgjegjës ndaj votuesve të tyre, etj.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet