Voal – Më 3 Shkurt u përurua në Zvicër një ekspozitë shumë e rrallë e Picasso-s.
Konsiderohet një ekspozitë e jashtëzakonshme e hapur nga Fondacionit Beyeler pranë Bazelit që tregon Picasso-n e ri në kërkim të identitetit të tij si piktor.
Ekspozita mban emrin “The young PICASSO – Blue and Rose Periods” – Pikaso i ri, Periudha Blu dhe Periudha Rozë.
Kjo është ekspozita më e përpunuar dhe e shtrenjtë e paraqitur ndonjëherë nga Fondacioni Bayeler e siguruar me një vlerë prej 4 trilion Euro.
Punimet nga vitet e hershme të piktorit janë edhe më përfaqësueset e penelit të Picasso-s që më vonë do të bëhej një nga artistët më e famshëm të shekullit të 20-të.
Kurrë më parë nuk janë bërë bashkë kaq shumë kryevepra të Picasso-sa, sikur tani në një ekspozitë të tillë të nivelit më të lartë botëror.
Të përfshira janë rreth 80 prej pikturave dhe skulpturave më të famshme, një pjesë e vogël e tyre huazuar nga muzetë e njohur në Evropë, SHBA, Kanada, Rusi, Kinë dhe Japoni. Vetë Fondacioni Beyeler ka në fondin e vet, një nga më të mëdhajat në botë, 30 punime nga koleksioni i Picasso-s.
Kuratori Raphaël Bouvier ka zgjedhur si kopertinë një autoportret të artistit të njohur me emrin “Yo Picasso” (I Picasso- Unë Picasso), në ngjyra të gjalla, që i mikpret duke u uruar mirëseardhjen vizitorëve të panumurt. Ky autoportret mban datën 1901. Në vitin 1981 është blerë nga Wendell Cherry për 5.8 milionë $, ndërsa në majin e May 1989, Cherry ia shiti një koleksionisti privat përmes Sotheby’s për 47.9 milionë $.
Që në moshën 20-vjeçare, Pablo Ruiz Picasso (1881-1973) që ëndërronte të bëhej artist u vu në kërkim të temave të reja dhe formave të reja të shprehjes.
Ky rrugëtimin i tij në kërkim të Pablo Picassos prej 1901 deri më 1906 është gjithashtu tema e ekspozitës, që shpërhapet në dhjetë salla në mënyrë kronologjike.
Lartë e poshtë Paris
Një autoportret me plot ngjyra të gjalla ndiqet nga pikturat në blu.
Kjo është “Periudha blu” e Picassos (1901-1904) e ndikuar nga hidhërimi për mikun e tij të ndjerë Casemaga, që kishte udhëtuar me të nga Barcelona në Paris. Artisti në këtë periudhë punonte subjekte melankolike dhe njerëzit në skajet e shoqërisë. Veprat e tij të kësaj periudhe dëshmojnë për vuajtjet dhe mjerimin e jetës të cilën e kishte përjetuar edhe ai vetë, i vetmuar dhe i varfër në një nga lagjet më skamnore të Parisit.
Rreth vitit 1905, i vendosur tashmë në Paris, Picasso filloi të ashtuquajturën “Periudhë Rosë” me ngjyra më të gëzuara dhe tema ku përshkruan shpresat dhe dëshirat e banorëve të cirkut – sikur janë xhonglerët, akrobatët dhe harlekinët.
Hapja e ekspozitës ishte një ngjarje e madhe, ku të pranishëm ishin disa qindra gazetarë e vizitorë të shumtë që mbushnin Fondacionin Beyeler.
Vizitor nderi ishte Claude Picasso, 71 vjeç, i biri i artistit. Ai tani është administrator i pasurisë së veprave të mëdha të babait të tij.
Kjo ekspozitë, e cila do të jetë e hapur deri më 26 maj, pa dyshim do të jetë një nga pikat kulmore të ngjarjeve kulturore të Europës për vitin 2019./ Elida Buçpapaj

Yo – Picasso,1901

Komentet