VOAL

VOAL

20 MINUTEN – GJENERATA E DYTË E SHQIPTARËVE SYNOJNË PARLAMENTIN E ZVICRËS

June 16, 2015
blank

Komentet

blank

SHKOLLA E MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NJË PASURI E PAMOHUSHME PËR FËMIJËT NË MËRGIM  Nga Nexhmije Mehmetaj

Një e veçantë e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër është  Shkolla e Mësimit Plotësues të gjuhës shqipe organizuara nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashëri” e cila ka një traditë mbi 30 vjeçare.

Qëllimi i shkollës ishte dhe mbetet që breznitë të ruajnë identitetin e tyre, sidomos gjuhën shqipe dhe trashëgiminë etno-kulturore.

Gjatë gjithë viteve mësim plotësues shqip pati luhatjet e veta. Këto luhatje janë ndikuar nga shumë faktor e kryesisht nga mos vijueshmëria e mësimit prej një numri të konsiderueshëm fëmijësh.

Gjuha shqipe dhe të folurit shqip, njëkohësisht është edhe një mjet i identitetit kombëtar. Një fëmijë në moshën shkollore, që di shqip, kur është në mërgim e ruan edhe identitetin. Nëse nuk e njeh gjuhën shqipe, si mund të quhet shqiptar? Pra identitetin ia kanë humbur prindërit, që nuk flasin shqip me fëmijë dhe nuk i çojnë ata në mësimin plotësues shqip. Bashkë me gjuhën i kanë humbur fëmijës edhe mundësitë për të mësuar më mirë në shkollën e vendit pritës.

Në kushtet e mërgimit roli i mësimit të gjuhës amtare në shkollë për zhvillimin gjuhësor të një fëmije dhe për suksesin shkollor është mjaftë i njohur.

Realisht fëmijët në mërgim jetojnë me dy gjuhë. Shqip në shtëpi dhe gjermanisht apo frëngjisht . ..në shkollë.  Fëmijët përvojën e parë gjuhësore të shqipes të mësuar nga prindërit me të hyrë në shkollën publike në një farë mënyre ndërpritet sepse fillojnë mësimin e një gjuhe tjetër të vendit pritës. Është me rëndësi që fëmijët të shkojnë në shkollën plotësues të gjuhës shqipe sepse aty përkrahet më tej zhvillimi i gjuhës amtare. Në asnjë mënyrë mësimi plotësues nuk është pengesë dhe nuk duhet të ndërpritet sepse ka pasoja, jo vetëm për zotërimin e gjuhës amtare por edhe për mësimin e të nxënit e gjuhës së dytë. Fëmijët përjetojnë dygjuhësinë duhet të zhvillohen e pasurohen të dyja gjuhët. Disa fëmijë e përballojnë lehtë këtë thyerje gjuhësore por tek disa lindin probleme gjuhësore.

Lidhur me mësimin plotësues në gjuhën shqipe duhet të kihet parasysh rëndësia e saj për:

1.Zhvillimin e kompetencës gjuhësor dhe aftësitë kognitive : Në shkollë bëhet përvetësimi i gjuhës amtare, si në strukturën gramatikore, të fjalorit dhe drejtshkrimit.

Të folurit e fëmijëve bëhet më i kuptueshëm si me prindër dhe me rrethin familjar. Ata arrijnë aftësi të mira në shkrim dhe lexim. Gjuha e fëmijëve një gjuhë e folur nga prindërit arrin të bëhet një gjuhë e shkruar. Gjuha dialektore e folur në shtëpi, kalon në procesin e ngritjes në gjuhë standarde, fëmijët arrijnë të lexojnë tekste në gjuhën letrare dhe të dallojnë nga dialekti. Njohuritë e mira të shqipes dhe një gjuhe tjetër krijohet dygjuhësia.

2. Zhvillimin e vetëdijes për rrënjët dhe identitetin kombëtar: Mësimi plotësues i gjuhës shqipe ndihmon fëmijët të ndjehen të lidhur me origjinën dhe trashëgiminë e tyre. Kjo lidhje me rrënjët mund të ndihmojë në krijimin e një identiteti të fortë social e kulturor.

3.Zhvillimin e dygjuhësisë (bilinguizmi):  

Kur një nxënës di gjuhën shqipe për të komunikuar e shkruar dhe njëkohësisht ka mësuar gjuhën e shkollës, kjo dukuri është bilinguizëm. Fëmijët identifikohen si dygjuhësh, me dy gjuhë dhe dy kultura. Ata zhvillojnë dhe përdorin dy gjuhë të ndryshme në komunikimin e tyre të përditshëm. Shqip në mjedisin familjar dhe jashtë shprehin në gjuhën e shkollës. Këto dy gjuhë mund të jenë të ndryshme në nivelin fonologjik, leksikor, gramatikor dhe pragmatik por fëmijët i identifikojnë dhe ndajnë gjuhët. Ata zhvillojnë kompetenca në të dyja gjuhët në mënyrë të ngjashme me fëmijët që flasin vetëm një gjuhë. 

4.Zhvillimin e mundësisë për karrierë:

Në një treg pune ndërkombëtar dhe të ndërthurur, njohja e më shumë se një gjuhe është një avantazh. Ndonëse shqipja nuk është një gjuhë globale, njohja e saj mund të hapë mundësi në fusha të ndryshme si diplomacia, tregtia, turizmi, arsimi dhe shumë fusha të tjera ku njohja e kulturave dhe gjuhëve të ndryshme është një pasuri.

5.Zhvillimin dhe pasurimin kulturor. Njohja e gjuhës shqipe do të lejojë fëmijët të shijojnë letërsinë, muzikën, kinemanë dhe artin shqiptar në gjuhën origjinale. Kjo është një mundësi për të thelluar njohuritë dhe për të shijuar bukuritë e kulturës shqiptare.

6.Rritja e lidhjeve familjare: Nëse brezi i vjetër i familjes flasin shqip, mësimi i gjuhës do të ndihmojë fëmijët të komunikojnë më lehtësisht me gjyshër, halla, xhaxha dhe të afërmit e tjerë. Kjo ndihmon në forcimin e lidhjeve familjare dhe ruajtjen e traditave.

7.Pasuri sociale dhe emocionale: Mësimi i gjuhës së parë ndihmon fëmijët të ndjehen pjesë e një komuniteti më të madh dhe të ndjehen krenarë për origjinën e tyre. Kjo mund të ndihmojë në zhvillimin e vetëvlerësimit dhe ndjenjave pozitive ndaj vetvetes.

Bazuar në përvojat e hidhura, sjelljen indiferente ndaj gjuhës shqipe, nënvlerësimin,  mosinteresimin për kultivimin e saj, mos ndjekjen e mësimit në shkollat shqipe nga shumica e nxënësve shqiptar, mund të thuhet se pjesa dërmuese e bashkatdhetarëve tanë nuk janë sa duhet të  vetëdijshëm për pasojat e moskujdesit të tyre ndaj gjuhës amtare dhe ndaj zhvillimit të natyrshëm të personalitetit të fëmijëve të tyre.

Gjuha si pasuri e pakontestueshme duhet të kuptohet e të pranohet si e tillë prej të gjithë shqiptarëve, dhe si e tillë t’u lihet trashëgim atyre që i duam më shumë, atyre që i vlerësojmë si pasurinë tonë më të madhe, pra fëmijëve.

Qëllimi i këtij artikull është ngritja e zërit kundër lënies pas dore dhe përbuzjes së gjuhës amtare shqipe prej vet shqiptarëve në mërgim.

 

Gjenevë, 19.11. 2023                             Nexhmije Mehmetaj

blank

Mbrëmje speciale, quajeni Xhaka i rekordeve, gati të hyjë në historinë e futbollit të Zvicrës me numrin e paraqitjeve

Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Izraelit dhe Zvicrës nuk do jetë thjeshtë një takim futbolli për një lojtar. Bëhet fjalë për mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili është gati për të shkruar historinë në fletoren e rekordeve në tokën zvicerane.

Me prezencën në Pancho Arena (Felcsút), Xhaka regjistron sfidën e 119-të me fanellën helvete. Një shifër e jashtëzakonshme, e natyrisht historike… 31-vjeçari numëron deri tani 118 ndeshje me këtë përfaqësuese, ku ka shënuar 14 gola. Më parë, Xhaka ka luajtur për të rinjtë.

Kontributi i dhënë gjatë këtyre viteve ka qenë i madh. Vlen të theksohet se pavarësisht situatës, ndërrimit të trajnerëve, Xhaka mbetet një futbollist, vendi titullar i të cilit nuk diskutohet asnjëherë.bw

blank

Zvicër, policët tronditen: Një gjarpër mbi 2 metra në makinën e dy shqiptarëve

Gjatë një kontrolli të policisë zvicerane gjatë natës, patrulla e urgjencës ka mbetur të habitur. Në bagazhin e një makine kishte një piton tigër 2.5 metra të gjatë në një kuti polisteroli.

Skena e krimit në Oberwil: Një patrullë policie vëren një automjet të dyshimtë. Është mëngjesi i së enjtes, pak para orës 3 të natës, shkruan Zuger Zeitung.

Makina, e cila u pikas në kantonin Zug, u ndalua dhe u kontrolluan pasagjerët.

Sipas policisë së Zug-ut, në makinë ndodheshin katër persona: një kosovar 27-vjeçar, një kosovar 31-vjeçar, një francez 18-vjeçar dhe një zviceran 20-vjeçar.

Policia ka kontrolluar automjetin. Një sasi e vogël lënde narkotike u gjet dhe një kuti e madhe e mbyllur në bagazh.

Brenda: Një gjarpër i madh. Më saktësisht: një piton tigër që është afërsisht 2.5 metra i gjatë dhe peshonte rreth 15 kilogramë.

Gjarpri është mirë

Zvarraniku u ekzaminua më pas nga një ekspert gjarpërinjsh në zyrat e policisë së Zugut dhe u çua në vend të sigurt.

Sipas policisë së Zugut, të katër personat kanë bërë deklarata të ndryshme për origjinën e gjarprit. Megjithatë, duke qenë se zotërimi i tij kërkon leje dhe një leje e tillë nuk disponohej, zvarraniku u transportua në një klinikë të specializuar për kafshë të tilla.

Sipas ekzaminimeve fillestare, gjarpri ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se njëri prej burrave kishte me vete dy dokumente të rreme dhe tashmë 31-vjeçari do të mbajë përgjegjësi për këtë./SYRI.NET

ImageImage

blank

Familja shqiptare një burim thelbësor në ruajtjen e gjuhës shqipe në mërgim Nga Nexhmije Mehmetaj

Gjatë gjithë këtyre viteve në mërgatën shqiptare në Zvicër familja është burim mësimi apo mos mësimi i gjuhës shqipe tek fëmijët e tyre.

Për kundër faktit se në shumë kantone të Zvicrës janë hapur Shkolla shqipe me mësim plotësues të gjuhës shqipe, vihet re se pjesëmarrja e fëmijëve shqiptarë është e ulët. Pjesa dërrmuese e fëmijëve tanë nuk flasin shqip. Pa asnjë arsye shumë prindër flasin frëngjisht apo gjermanisht me fëmijët e tyre.

Roli i familjes emigrante në ruajtjen e gjuhës amtare është thelbësor dhe shpesh vendimtar. Familja është njësia e parë dhe më e rëndësishme sociale ku fëmijët mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre të parë të komunikimit. Si të tillë, familjet emigrante kanë disa përgjegjësi dhe mundësi të veçanta për të mbajtur gjallë gjuhën amtare si:

1.

Komunikimi në shtëpi:

Prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes duhet të inkurajojnë dhe praktikojnë përdorimin e gjuhës amtare në shtëpi. Kjo përfshin bisedat e përditshme, leximin e përrallave, tregimin e historive të familjes dhe diskutimet për ngjarjet e ditës.

2.

Shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe:

Prindërit duhet të i dërgojnë fëmijët në shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ku përvetësohen të katër shprehitë komunikuese gjuhësore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit.
Padyshim suksesi është më i dukshëm kur fëmijët fillojnë të përdorin elemente të gjuhës së shkruar dhe të lexojnë e zgjerojnë thesarin e tyre leksikor, zhvillojnë aftësitë e të shprehurit dhe nxënë gradualisht gjuhën shqipe e cila bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, si në shkollë, ashtu edhe jashtë saj. Në mënyrë të theksuar forcohet edhe kompetenca e orientimit mes gjuhës standarde dhe dialektit. Gjithashtu mësimi shqip, frenon ndikimin e tepruar të huazimeve nga gjuhët e vendit pritës.

3.

Traditat dhe festat kulturore:

Festat dhe traditat janë një mënyrë e shkëlqyer për të lidhur gjuhën me aspekte të tjera të kulturës. Përgatitja e ushqimeve tradicionale, kremtimet e festave dhe ritualet e veçanta janë momente kur gjuha dhe kultura ndërthuren, duke i dhënë fëmijëve kujtime dhe përvoja të pasura.

4.

Librat dhe multimedial:

Prindërit duhet të sigurojnë libra, revista, filma dhe muzikë në gjuhën shqipe. Kjo i ekspozon fëmijët ndaj gjuhës në kontekste të ndryshme dhe i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi të leximit dhe të dëgjimit.

5.

Teknologjia dhe mediat sociale:

Përdorimi i teknologjisë dhe mediave sociale mund të jetë një mjet i fuqishëm për të ruajtur gjuhën. Komunikimi me familjen dhe miqtë përmes telefonatave, aplikacioneve të mesazheve dhe platformave sociale ndihmon në praktikën e gjuhës në një mënyrë të natyrshme dhe të përditshme.

6.

Vlerësimi dhe përkrahja:

Është e rëndësishme që prindërit të vlerësojnë dhe të përkrahin përpjekjet e fëmijëve të tyre në mësimin dhe përdorimin e gjuhës. Përkrahja emocionale dhe motivimi mund të bëjnë një ndryshim të madh në suksesin e fëmijës.

Përfundimisht, familjet shqiptare janë burimi kryesor dhe mbështetësit më të mëdhenj në ruajtjen e gjuhës amtare. Ato krijojnë një bazë të fortë për trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore që do të kultivojnë tek brezi i ri.

Nexhmije Mehmetaj

blank

Mësimi fetar që iu imponohet fëmijëve shqiptarë në Zvicër Nga Nexhmije Mehmetaj

Mësimi fetar që iu imponohet fëmijëve ​

Mësimi fetar që iu imponohet fëmijëve shqiptarë nga hoxhallarët në Zvicër Shqiptarët e diasporës shqiptare në Zvicër kanë qenë kurdoherë në ballin e lëvizjeve përparimtare të atdheut. Kur u çlirua Kosova kjo përvojë i shërbeu atyre si dëshmi për integrim në shoqërinë zvicerane ku vendosen të punojnë dhe të jetojnë.

Krahas gjuhëve të vendit pritës shqiptarët vijojnë të mbajnë e ta përdorin edhe gjuhën shqipe, mbeten të lidhur me etnitetin e krenarinë shqiptare tradicionale dhe ngre zërin për njohjen e fisnikërisë dhe të vlerave të saj kulturore dhe gjuhësore.

Për brezin e dytë të mërgimtarëve qysh në vitet ’90 -të u hapën Shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Pas disa vitesh një pjesë tjetër e emigracionit pranoj edhe aspektet negative të jetës së vendlindjes. Në vend që të hapin qendra për kulturën amtare shqiptare të dhënë pas fesë kanë themeluar po thuajse në çdo cep të Zvicrës të ashtuquajtura; Qendra islame shqiptare, Xhami islame shqiptare, Bashkësi islame shqiptare, duke u mbyllur nga të tjerët.

Nuk po hyjë se kush i themeloj, kush i trajnon hoxhallarët, kush i paguan?

Në këto xhami pa asnjë pengesë organizojnë edhe “mësime fetare” për fëmijët dhe rininë tonë!!

Mësimi bëhet në të shumtën e rasteve në stilin ndarës sipas gjinisë. Vogëlushet e gjora qe në moshën më të njomë fëmijërisë janë të detyruara të mbulojnë kokën me mbulesë. Siç shihet fëmijët përjetojnë disa rregulla që nuk ekzistojnë në shoqërinë ku jetojnë. Se çfarë përjetimesh ndiejnë ata në ketë mjedis e proces ndëshkues e të imponuar nga hoxhallarët.

Fëmijët gjatë ditëve të javës përjetojnë lirinë në shkollat demokratike zvicerane kurse gjatë fundjavës, prindërit i dërgojnë nëpër xhami për të mësuar lutje arabisht.

Në këto xhami nuk mësohet për kulturën shqiptare, nuk mësohet si duhet dashur atdheu, si shkruhet e lexohet në gjuhën e nënës në gjuhën shqipe.

Dërgimi i fëmijëve nëpër xhami për edukatë fetare bëhet nga prindërit dhe nuk i kuptoj pse i ndëshkojnë fëmijët dhe veten me humbje kohe për një kulturë të huaj e të largët që nuk është e jona.

Derisa në Zvicër mbrohen me ligj të drejtat e fëmijëve, të drejtat e fëmijëve tanë shkelen nga kleri islam.

Shikojeni këto fotografi. Nuk e besoni se janë shkrepur në Zvicër. Po. Janë fëmijët shqiptarë në xhaminë e Aarburgut (Argau), në vend që të ulen në bankat e klasës plotësuese për të përvetësuar gjermanishten gjuhën e vendit ku jetojnë sa më mirë sepse është nevojë për suksesin shkollor ose për të mësuar germat e bukura të gjuhës shqipe… Gishtat e vegjël ndjekin germat e arabishtes krejtësisht e parëndësishme për jetën e tyre. Sa turp!

Për këto xhami që flasin e luten arabisht që as vet ata nuk dinë çfarë thonë, kujdeset më së shumti Bashkësia Islame e Kosovës e cila zhvillon edhe aktivitet nëpër Zvicër.

Vetëm gjatë vitit 2023 këto xhami u vizituan mbi dhjetëra herë nga delegacione të BIK, ndërsa Shkollat shqipe të mësimit plotësues nuk u vizituan asnjëherë nga askush, as nga Ministria e Diasporës e as nga Ministria e Arsimit të Republikës e Kosovës.

Shkëpusim nga aktiviteti i tyre: “Më 11 shkurt 2023, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, qëndroi në Zvicër, ku mori pjesë në tribunën fetare, të organizuar nga Bashkësia Islame “El-Hidaje” në St. Gallen, me moton “Të gjithë për një xhami të re, për breza të tërë!”. Në manifestim morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, imamë, kryetarë, anëtarë e …” https://bislame.net

Presim me padurim ditën kur prindërit do të ndërgjegjësohen dhe më asnjë fëmijë shqiptar mos të shkel pragun e këtyre xhamive, ku zhvillohet kultura shkombëtarizuese.

Nisma e “Lëvizjes të braktisim islamin “, mbajtur në Deçan më 24 tetor 2023, është jo vetëm një kërkesë e argumentuar shkencërisht, por, edhe një nevojë e ngutshme kombëtare vështruar metodat shkombëtarizuese të klerit islam politik që me aktivitetin mjeran përmes xhamive çdo ditë e më shumë rrënon kulturën e kombit tonë shqiptar si në atdhe ashtu edhe në diasporë.

Ne shqiptarët si një popull i lashtë evropian nuk duhet të kërkojmë tjetër gjë përpos të realizojmë porosinë e Rilindësit të shquar Pashko Vasa se “ Feja e shqiptarit është shqiptaria”!

blank blank blank blank blank blank

Gjenevë, 31.10.2023 Nexhmije Mehmetaj

blank

Bislimi dhe Zeqiri përfshihen në Kombëtaren zvicerane

Vargas dhe Okafor u detyruan të tërhiqen nga Bjellorusia për shkak të problemeve fizike

 

VOAL- Pas shtyrjes së ndeshjes në Izrael, Zvicra nis sot zyrtarisht kampin e saj stërvitor në përgatitje për ndeshjen me Bjellorusinë. Në vend të Vargas dhe Okafor, trajneri Murat Yakin thirri mesfushorin e Luganos, Uran Bislimi dhe sulmuesin Andi Zeqiri. rsi-eb

blank

Xherdan Shaqiri shkëlqen me dopjetë kundër skuadrës së Messit

Inter Miami kthehet në skuadër e zakonshme kur nuk luan Lionel Messi.

Skuadra nga Florida pësoi humbjen e 16-të sezonale në MLS dhe sheh t’i shuhen shpresat për pjesëmarrjen në “play-off” pas përfundimit të kohës së rregullt.

Disfata 4-1 erdhi në fushën e Chicago Fire, ku shkëlqeu me dygolësh Xherdan Shaqiri.

Pesë gola dhe pesë asiste për futbollistin shqiptar, që fatkeqësisht nuk pati mundësinë të kishte përballë në fushë “yllin” argjentinas, që vazhdon të qëndrojë në infermieri për arsye dëmtimi.

Shaqiri e zhbllokoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë, me një goditje të saktë brenda zonës, ku u ndodh krejtësisht i lirë.

Vetëm katër minuta më vonë, Martinez i Inter Miamit ktheu baraspeshën në rezultatit, por ky finalizim vlejti vetëm për statistikë, pasi vendësit shënuan edhe tre gola të tjerë me Haile-Selassie dhe Shaqirin, që e mbyllën sfidën me nga një dygolësh.

 

Chicago Fire, me 40 pikë të grumbulluara, ndodhet në zonën “play-off”, por edhe një sforcim në takimet e fundit të sezonit të rregullt për ta ruajtur këtë pozicion.

blank

Zvicër-Kosovë do të luhet në stadiumin me 38 mijë tifozë, pritet dyndje shqiptarësh

Kosova rikthehet në fushë gjatë muajit tetor, me dy përballjet e eliminatoreve të Euro 2024: kundër Andorrës në transfertë (12) dhe Izraelit në “Fadil Vokrri” (15).

“Dardanët” në Grupin I renditen në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 takime.

Kosova i mbyll eliminatoret me dy sfidat e muajit nëntor ndaj Zvicrës jashtë fushe dhe me Bjellorusinë në kryeqytet, Prishtinë.

Dueli emocionues kundër kombëtares helvete do të zhvillohet në qytetin e Bazelit (18 nëntor) sipas njoftimit të FFK-së (Federata e Futbollit të Kosovës).

Saktësisht në stadiumin “St. Jakob-Park”, që ka një kapacitet prej 38.512 tifozësh.

Aty ku skuadra e Primoz Glihas do të mbështetet nga shumë shqiptarë.

Ndeshja Zvicër-Kosovë, është programuar të zhvillohet në datën 18 nëntor, duke nisur prej orës 20:45.

Shitja e biletave do të fillojë prej datës 20 tetor.

blank

Firmoset marrëveshja me Zvicrën: Nga 1 tetori qytetarët gëzojnë përfitim të plotë të kontributeve në të dyja vendet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 1 tetori do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa Rama shprehet se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve.

Ai shtoi se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë. Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë u miratua nga parlamenti zviceran më 8 dhjetor 2022.bw

blank

Rënia e rreshterit Afrim Bunjaku, sa sjell dhembje aq ngjall shpresë dhe besim që Policia e Kosovës, do të jetë në hap me policitë më të përgatitura të Perëndimit

Vrasja e policit të Republikës së Kosovës, z. AFRIM BUNJAKU, nga banda terroriste të Serbisë dhe plagosja e kolegut të tij Alban Rashiti, është pritur me zemërim e dhembje edhe në mbarë Diasporën shqiptare.
Kjo vepër kriminale me kryeprotagonistin e saj Aleksandër Vuçiq, është vepër e kulluar terroriste dhe e përgatitur në kancelaritë e Beogradit dhe Moskës.
Rusia e ka aneksuar Ukrainën me shpresë që do ta nënshtrojë shpejt e përgjithmonë . Mirëpo, këtu ajo gaboi rëndë . Burra e gra të Ukrainës duke luftuar dhëmbë me dhëmbë me rusët po u japin atyre leksione duke u shkaktuar humbje në njerëz e material.
Ushtarët rusë në Ushtrinë e tyre mobilizohen vetëm nën ndikim të alkoolit dhe drogave. Prandaj ata nuk e kanë idenë as ku shkojnë e as si veprojnë.
Rusët të“ ngopur”me luftëra me të gjitha mjetet po mundohen që flakët e kësaj lufte t ‘i bartin në Ballkan, nëpërmjet aleates së tyre Serbisë.
Aleksandër Vuçiq që në rrethana normale s’ ka merituar të udhëheq as edhe një fermë derrash e dosash, me kompetenca të pakufizuara si President i Serbisë po përpiqet që prapë t’ia vë flakën
Ballkanit.
Ai këtë s’ do ta arrinte sikur që Bashkësia Ndërkombëtare të kishte qasje më serioze ndaj trazirave të shkaktuara nga serbët në Mitrovicën e Veriut.
Radojçiq me radojçiqët tjerë sa herë është ndërsyer nga Vuçiq ka shkaktuar kaos në Mitrovicën e Veriut dhe ka lozur me kolonët serbë të Kosovës, si macja me miun.
Kohë më parë nga kriminelë e bredhacakë rrugësh të Serbisë u zhdëpën dajak e shufra hekuri ushtarët hungarezë dhe italianë, që vepronin në kuadër të KFOR-it, misioni në Kosovë.
Njërit prej policëve të rrahur hungarez është raportuar s’e i është amputuar këmba nga lëndimet e pësuara.
Në anën tjetër brenda territorit të Kosovës njësiti që merr shuma të majme parash nga Vuçiq, për ta mbajtur në tension të përhershëm këtë pjesë të vendit tonë, kidnapoi tre policë shqiptarë që
gjendeshin ato çaste në detyrë.
Kapo i këtyre vrasjeve dhe trazirave të njëpasnjëshme është Aleksandër Vuçiq, mbetje e kabinetit të kryekriminelit Millosheviq.
Vendet e Perëndimit me peshë në vendimmarrje si Franca, që paraqitet me shumë fytyra e di që edhe pas përfundimit të Luftës, qindra shqiptarë të Mitrovicës dhe fshatrave të saj, janë vrarë dhe
terrorizuar nga kriminelët serbë përpara syve të ushtarëve të saj.
Aleksandër Vuçiq nxënës i krykasapit Sllobodan Millosheviq, i dënuar për krime lufte hapur ka kërkuar shfarosjen e boshnjakëve në Bosnje e Hercegovinë.
Pala kosovare me trashëgimtarë të Millosheviqit si Vuçiq, Daçiq etj, që i kanë të zhytura duart deri në bërryla me gjak s’ është dashur në asnjë mënyrë të pranojë bisedime.
Vuçiq është ai që nga Mitrovica e Veriut i ka dëbuar qindra shqiptarë nga shtëpitë e tyre shekullore.
Ai ka ndërtuar me dhjetëra shtëpi të reja për të gjithë ata që pranojnë të vinë nga Serbia për të jetuar në Mitrovicë të Veriut.
Këtë praktikë fashiste Vuçiq e ka trashëguar nga paraardhësit e tij . Serbë lokal të komunës së Zveçanit disa herë kanë deklaruar që kërkesat e tyre për t’u vendosur në ato shtëpi janë refuzuar nga Beogradi.
Vuçiq ëndërron që me këto metoda sioniste ta rikolonizojë prapë Kosovën. Pas këtyre veprave që në të gjitha gjuhët e botës njihen si sulm diversant, terrorist, krim apo përpjekje për ripushtim të një vendi fqinjë siç është Kosova, Bashkësia Ndërkombëtare u shtor dhe po shtiret sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ajo ndërmjetësues në bisedime me Serbinë ka caktuar Lajçak-un e Borell-in, vendet e të cilëve as që kanë në plan njohjen e Kosovës.
Ata që kanë sy e vesh, shohin që këta dy emisarë të caktuar nga Bashkësia Ndërkombëtare për ndërmjetësim në bisedime, jo që e dënojnë krimin serbë, por i mbajnë anën aktorit Vuçiq, që
vazhdimisht është në rolin e viktimës.
Ai mbrëmë me prononcimin e tij në Media na kujtoi serbin Gjorgje Martinoviq, kur me 1 maj të vitit 1985, i pati futur vetes në prapanicë shishen e vendosur në një hu.
Pas kësaj vepre të ndyrë dhe të padëgjuar pagrimë faji u rrahën dhe arrestuan qindra shqiptarë të komunës së Gjilanit.
Vuçiq duke qenë i përkëdhelur nga Borell e Lajçak dhe duke mos parë ndëshkimin e krimit prapë del në krye të valles ,ashtu siç doli pardje, kur terroristë serbë vranë rreshterin, Afrim Bunjaku dhe plagosën kolegun e tij Alban Rashiti.
Njohës të rrjedhave historike në Ballkan thonë që Kisha Ortodokse Serbe, në të gjitha periudhat e përkrahur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ka qenë shkaktare e shpërthimit të
konflikteve dhe luftërave në Ballkan.
Ky konstatim i tyre është i saktë sepse akademikët si : Vasa Çubrilloviq, Jovan Cvejiq, Ivo Andriq e Dobrica Qosiq, janë baballarë të fashizmit që ndër serbë është shndërruar në sëmundje kronike.
Strategji të njëjtë me ta po zbaton edhe Vuçiq i cili Manastirin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës, e ka kthyer në çerdhe terroristësh serbë. Ai u ka varë në qafë daullen lugetëve të kishave serbe dhe kur t’i teket ua rrah si të dojë.
Vuçiqit për krime të reja në Kosovë është motivuar edhe nga loja dhe turpërimi i ushtarëve hungarezë e italianë, të rrahur brutalisht nga bandat serbe në qershor të këtij viti.
Çuditërisht vendet e të keqtrajtuarve qëndruan si pulat klloçkë mbi vezët, pa bërë as reagimin më të vogël ndaj Serbisë.
Rënia në detyrë e rreshterit, Afrim Bunjaku dhe plagosja e kolegut të tij Alban Rashiti, sa kanë lënduar zemrat tona aq edhe kanë kthyer besimin dhe shpresën që tani e tutje do të jemi zot të vetvetes.
Varri i rreshterit,AFRIM BUNJAKU , le të na shërbejë si vend ku mësohet Atdhedashuria dhe ruhet Identiteti ynë i mileniumeve me rrënjë pellazgo–dardane !
Lavdi jetës dhe veprës së rreshterit, AFRIM BUNJAKU !
ARIF EJUPI
blank

Një mesazh nga mësuesja e shqipes në mërgim Mimoza Qarreti-Elshani Nga Nexhmije Mehmetaj

Në ngulimet shqiptare në Zvicër « Lidhja e Arsimtareve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» prej tri dekadash kaformuar rrjetin e shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe ka në shumë kantone të Zvicrës.
Synimi i këtyre shkollave është që brezi i ri shqiptar të zotërojë  mirë gjuhën amtare në të folur, të lexuar, të shkruar, të njoh në
vija të përgjithshme letërsinë shqipe, historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë, Kosovës e mbarë trojeve kombëtare, pasurinë shpirtërore e kulturore të trashëguar brez pas brezi.
Funksionimi dhe efektiviteti i këtyre shkollave merr një rendësi të madhe për shqiptarët e diasporës, krahas integrimit në
shoqërinë pritëse ata do të ruajnë dhe identitetin kombëtar për mes gjuhës shqipe.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor biseduam me Mimoza Qarreti-Elshani, mësuese e gjuhës shqipe për fëmijët
mërgimtarë në Llugano të Zvicrës.
1.
Mimoza ku i ka themelet e të parëve?
Mimoza Qarreti-Elshani: Unë kam lindur dhe rritur në Kosovë, kam përfunduar studimet në shkallën Master në gjeografi. Prej disa vitesh
jetoj dhe punoj në Zvicër.
2.
Në ç ‘vend mbahet mësimi shqip dhe a mendoni se prindërit po bëjnë ç ‘mos që fëmijët e tyre ta mësojnë gjuhën amtare shqipe?
Mimoza Qarreti-Elshan: Mësimi mbahet nê Scuola Media në Massagno dhe në Scuola media 1 në Bellinzona. Fatkeqësisht jo të gjithë prindërit e kuptojnë që zotërimi i gjuhës shqipe është i rëndësishëm për fëmijët e tyre. Kam rastisur në prindër për të cilët të folurit pastër shqip  nuk është aq i rëndësishëm, edhe nëse fëmijët e tyre nuk dinë ta dallojnë gjininë mashkullore dhe femërore ka pak rëndësi. Për disa prej tyre ka rëndësi që fëmijët e tyre të dinë mjaftueshëm vetëm të folurit në gjuhën shqipe duke mos llogaritur shprehitë tjera siç është të shkruarit dhe të
lexuarit. Fatmirësisht ka edhe të tillë të cilët bëjnë sakrifica dhe i mbështesin fëmijët e tyre.
Aktualisht kam të bëjë me prindër të mrekullueshëm dhe nxënës të shkëlqyer.
3.
Si e përjetuat ditën e parë të mësimit shqip? Cila është e veçanta e kësaj dite?
Mimoza Qarreti-Elshani: Është ndjenjë të cilën nuk mund ta përshkruaj me fjalë, por thjesht mund të them shumë e gëzuar dhe e plotësuar. Unë jap mësim dhe në shkollat zvicerane dhe pothuajse gjithmonë kam takuar nxënës me origjinë shqiptare. Pyetja e parë e cila më është bëre ka qenë: profesoreshë a mund të bisedoni në gjuhën shqipe dhe të na tregoni diçka për vendin tonë.
Unë e lumtur u tregoja shumë gjëra për atdheun tonë, dhe në ndërkohë që po bisedoja e mendoja: një ditë do të mësoj nxënësit shqiptarë, dhe fatmirësisht kjo ëndërr më është realizuar, prandaj jam e lumtur që tani e kam mundësinë të ua mësoj fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë
gjuhën e ëmbël shqipe.
4.
Cilat janë sfidat e shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Lugano?
Mimoza Qarreti-Elshani: Shkolla jonë ka sfida të ndryshme, por me vullnetin dhe dëshirën jemi duke korrur sukses. Numri i nxënëseve dukshëm është rritur, por për hir të korrektësisë, duhet cekur që nuk kemi mbështetje financiare nga institucionet shtetërore, dhe kjo është një ndër sfidat me të cilat jemi duke u ballafaquar.
5.
Çfarë do t’i porositni prindërit shqiptarë?
Mimoza Qarreti-Elshani: Prindërit të përpiqen që fëmijët e tyre të dërgojnë në shkollën shqipe se shkolla për ta është hapur, për ta ruajtur dhe trashëguar gjuhën vendi i duhur është sidomos shkolla.  Mbi të gjitha mësimin e gjuhës shqipe e ka detyrim kombëtar çdo fëmijë shqiptar.
Gjenevë 19. 09.2023 Nexhmije Mehmetaj
blank

Në Lucernë të Zvicrës me rastin e 80-vjetorit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që me ngulm mbrojti qenien shqiptare u mbajt Akademi solemne

Dje pasdite në amfiteatrin e Misionit Katolik Shqiptar në Lucernë të Zvicrës, janë tubuar veprimtarë dhe krijues fushash të ndryshme nga Zvicra dhe Gjermania.
Ata me këtë rast nëpërmjet një simpoziumi shkencor kanë përkujtuar 80- vjetorin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Në kuadër të këtij sesioni është bërë edhe promovimi i librit në dy vëllime i autorit Mr.sc. Nue Oroshi “Masakrat dhe Krimet Serbe, Malazeze dhe të Tjerëve në Trojet Shqiptare 1912- 1944 dhe 1945 – 1999”
Tubimi u hap me intonimin e himnit tonë kombëtar, nën tingujt e të cilit ata që ishin prezentë nderuan të gjithë të rënët në mbrojtje të
tokave tona Arbërore, që nga periudha e Gjergj – Kastriotit Skënderbeut e deri në ditët e sotme.
Pastaj, përmbajtjen e programit me emrat e ligjërueseve e shpalosi poetja dhe solistja e mirënjohur Fatime Hoti Kalimashi, të cilës organizatorët ia besuan udhëheqjen e këtij simpoziumi historik dhe kulturor.
Me një kumtesë të përmbledhur në katër faqe mbi Lidhen e Dytë të Prizrenit, si organizatë Atdhetare që punoi për Shqipërinë Natyrale u
prezantua Mr.sc. Nue Oroshi, publicist dhe kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbërit”. Ai këtë ngjarje e cilësoi si një ngjarje madhore dhe luftë përpjekjesh serioze për çlirim kombëtar nga sundimi i barbarëve serbo-sllavë. Z.Nue Oroshi të gjithë përfaqësuesit e kësaj Lidhjeje, vazhdimësi e të Parës, po ashtu të mbajtur në Prizren, i vlerëson si mbrojtës të vërtetë të ruajtjes së rrënjëve tona puro iliro-dardane. Sipas,z. Oroshi ,që kohë të gjatë ka hulumtuar në Arkiva për zbardhjen e kësaj ngjarje sheshazi shihet që historianë oborrtarë të sistemit komunist si në Jugosllavi, ashtu dhe në Shqipëri, janë munduar me çdo kusht që ndër shqiptarë ideologët dhe përfaqësuesit e kësaj Lidhjeje duke filluar nga Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Bedri Pejani, Rexhep Krasniqi, Kolë Margjini, Musa Shehzade, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca, kolonel Qazim Komoni, Aqif
Blyta, Ibrahim Lutfiu, kolonel Fuad Dibra, Bedri Gjinaj, Qerim Begolli, Jahja Fusha, Asllan Boletini, hoxhë Nuredin Haliti, Shaqir Curri, Esat
Berisha, Faik Okllapi, Shemsi Ferri, Sali Rama, Halim Spahija, Adem Gllavica , Adem Voca, Sali Vala – Siçani, Is’han Taniku, Luan Gashi,
Masar Sopoti nga Tirana me gazetën “Kosova“, Abdyl Henci, Shasivar Aliu, Fuat Muharremi e shumë e shumë të tjerë t’i nxjerrë si
bashkëpunëtorë të fashizmit.
Në emër të këtij etiketimi të sajuar me shpifje nga më të ulëtat nga komunistët kosovarë dhe jugosllavë më 1944 në Taukbahçe të Prishtinës, u ekzekutuan mbi 300 (treqind) Atdhetarë të njohur shqiptarë, në mesin e tyre edhe Jahja Fusha, së bashku me bashkëshorten e tij shtatzënë Lucia Geo- Fusha, minoritare gjermane nga Vojvodina, me të cilën Fusha, ishte njohur në Shkup, në periudhën kur po studionte Filozofinë dhe Jurisprudencën. Gjakpirësit serbo-sllavë të përkrahur edhe nga disa komunistë shqiptarë në Kosovë e Shqipëri ditën kur Jahja Fusha e kishte
ditëlindjen e tij të 25 e pushkatojnë dhe trupin e tij e tretin pa lënë asnjë gjurmë.
Z.Oroshi apelon që këto figura të ndritura të kombit tonë të ekzekutuara nga komunizmi dhe të anatemuara tash e 80-vite, t’i kthehen sa më parë popullit për të cilin u flijuan.
Këtë ngjarje të rëndësishme historike nëpërmjet një trajtese të bazuar në fakte e shtjelloi edhe z,Abas Fejzullahu, veteran i Arsimit
në Kosovë dhe Diasporë, njëherit edhe kryetar i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Zvicër. Fejzullahu kureshtar për të ardhur deri tek e vërteta e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, përveç studimeve të publikuara në gjuhën shqipe ka gjurmuar edhe shkrime të kronistëve të huaj sidomos të atyre kroatë e boshnjakë. Po ashtu ka botuar edhe një seri artikujsh në shtypin tonë mbi krimet serbe e malazeze që nga vitet 1877 e deri më 1999 , të kryera ndaj shqiptarëve.
Fejzullahu gjatë diskutimit mbi këtë temë ka kritikuar edhe mosunitetin ndër shqiptarë, përballë armiqve duke e ilustruar edhe me thëniet e popullit “Lisin e qanë vetëm pyka e vet “ S’ është fajtore sëpata që e sakatoi pyllin por pylli që i dha bishtin”. Fejzullahu në prag të 80- tave, pjesëmarrës dhe përjetues i shumë ngjarjeve dramatike aludon në grupe dhe klane të ndryshme që për interesa personale prishën shumë marrëveshje dhe thyen unitetin e arritur në popull në fillim të viteve të 90-ta.
Sipas Fejzullahut po të mbretëronte harmonia dhe bashkëpunimi i pa hile në radhët e shqiptarëve, serbo-sllavët dhe aleatët e tyre as në të kaluarën e as sot nuk do të turreshin si bisha të egra ndaj tyre. Ai si një plagë që ende dhemb kujton edhe Masakrën e Kabashit të Prizrenit ,kur në pranverën e vitit 1913 në Manastirin e Shën Markut, u vranë dhe masakruan 90-shqiptarë. Dyshohet se në këtë krim të llahtarshëm morën pjesë edhe disa shqiptarë të serbizuar të fisit Bytyçi. Fejzullahu në fund të diskutimit të tij e përgëzoi shoqatën “ Trojet e Arbrit” për punën e mirë. Kjo shoqatë jofitimprurëse ka organizuar sesione të shumta dhe tryeza ku kanë marrë pjesë mbi 300 (treqind) studiues dhe janë botuar rreth 30 vepra me temë nga historia jonë e lavdishme.
Në skenë me vargjet e shkruara të Ernest Koliqit, kushtuar kapedan Mark Gjon Markut, sërish doli zonja, Fatime Hoti Kalimashi. Ajo me një leximi origjinal dhe të artikuluar bëri që këto vargje të përjetohen nga të gjithë të pranishmit.
Ndërkaq, Z.Nue Zalli, kryetar, i shoqatës bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër në studimin e tij të shkurtër por përmbajtjesor konstaton që Ballkani përherë ka qenë vatër trazirash, sepse sllavët si ardhacak në këto vise kanë synuar nëpër shekuj asgjësimin e shqiptarëve. Zalli një humanist i madh dhe adhurues i zjarrtë i veprës së Nënë Terezës, popullin shqiptar e vlerëson si një popull me vetëdije të lartë dhe shumë aktiv. Ai thotë” përveç shqiptarëve stuhive të njëpasnjëshme të pushtuesve popujt tjerë s’do t’u kishin rezistuar. Ata do të ishin shkrirë dhe do ta kishin humbur njëherë e përgjithmonë përkatësinë e tyre”
Pjesa tematike e kësaj Akademie u mbyll me fjalën e z. Saim Tahiraj, bashkëveprimtar i ngushtë i heroit Sali Çeku,dhe kryetar i shoqatës
Atdhetare me të njëjtin emër. Tahiraj mendon që kjo temë e një rëndësie të veçantë duhet të trajtohet edhe nga ekspertë të historisë që veprojnë brenda Akademive të Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut. Kurse bashkëpunimin me shoqatën“ Trojet e Arbrit “ e quan si bashkëpunim në mes vëllezërish të mbarë.
Në mënyrë që të interesuarit mbi fatet e popullit tonë ta kenë një pasqyrë sa më reale mbi Lidhjen e Dytë të Prizrenit u shfaq edhe një

dokumentar kushtuar kësaj ngjarje dhe bartëseve të saj. Në këtë manifestim filloi edhe konkretizimi i nismës që në Shkodër të vendoset shtatorja e Kapedan, Mark Gjon Markut,i cili ra heroikisht në luftë me forcat pushtuese serbo- malazeze. Ideator i kësaj nisme është z.Nue Oroshi, dhe anëtarësia e shoqatës “Trojet e Arbrit”- Nisma shpresohet se do të realizohet me sukses ngase brenda gjysmë ore nga njerëz humanistë e Atdhedashës u realizua shuma prej 2- 3 mijë CHF, të Zvicrës. Aksioni do të vazhdojë deri në plotësimin e kuotës së nevojshme.

Vullnetmirët dhe të interesuarit për të ndihmuar jetësimin e kësaj vepre me vlerë kombëtare mund ta kontaktojnë në çdo kohë z.Nue Oroshi, kryetar i shoqatës “ Trojet e Arbrit”
Para përfundimit të kësaj Akademie për të gjitha ata që kanë ndihmuar në botim librash dhe promovim shtatoresh, si në atë të kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u ndanë mirënjohje të shoqëruara me fjalë miradije .
Tubimin me pjesëmarrjen e tij e nderoi edhe Dr.Nikë Gjeloshi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, gjatë viteve të ‘90-ta.
ARIF EJUPI

Send this to a friend