VOAL -Div nga të gjitha pikëpamjet, qoftë për tipin e filmave që ka xhiruar dhe për dashuritë që e kanë pasur protagonist (pothuajse të gjitha flirtet e tij kanë qenë aktore yll të kinematografisë), Walter Bruce Willis ka lindur më 19 mars 1955 në Gjermaninë Perëndimore, dhe është rritur në Penns Grove, New Jersey. Ai është bir i gjermanes Marlene dhe i ushtarit amerikan David Willis.
Ai është gjerësisht i njohur për rolin e John McClane në Die Hard series, të cilat ishin suksese kritike dhe financiare. Ai ka luajtur në mbi gjashtëdhjetë filma, përfshirë filat tejet fitimprurës si Pulp Fiction, Sin City, 12 Monkeys, The Fifth Element, Armageddon, dhe The Sixth Sense.
Filmat artistikë ku ka luajtur Willis kanë arkëtuar rreth 3 miliardë dollarë në kinematë e Amerikës së Veriut (SHBA dhe Kanada), duke e bërë atë aktorin e shtatë më fitimprurës në histori. Ai ka fituar dy Emmy Award, një Golden Globe dhe katër kandidatura për Saturn Award.
Pak i prirur për t’u arsimuar, nëntëmbëdhjetëvjeçari Bruce, pasi kishte punuar kamionist për një periudhë të shkurtër, vendos t’i përkushtohet teatrit, në fillim në formën e një eksperimenti personal, pastaj gjithnjë e më seriozisht dhe i bindur në talentin e tij. Për fatin e tij, jeton në New Yorkun aq nxitës, ku rastet dhe iniciativat për t’u bërë diçka në këtë botë nuk mungojnë kurrsesi.
Sidoqoftë kohët e para nuk janë aspak të lehta: për plot shtatë vjet do të detyrohej të banonte në një apartament të përbashkët me të tjerë persona, të merrej me punë nga më të rëndomtat (kamarier, barista e të tjera) e njëkohësisht të studionte për aktor në Montclair State College. Kronikat thonë se në atë periudhë ishte aq i dëshpëruar saqë alkooli do t’i bënte jo rallë shoqëri.
Karakteri i Bruce Willis është gjithnjë thelbësisht luftarak dhe i shquar nga temeramenti tejet i vrullshëm që e ka bërë nganjëherë të kapërcejë çdo masë. Nuk janë të rralla rastet kur ai është përfshirë në zënie dhe në grindje, pikërisht nga shkaku i natyrës së tij jo nën vetëkontroll. Por gjithsesi kjo bën pjesë në të kaluarën, kur nuk arrinte ta shfrynte dufin e tij, agresivitetin e tij nëpër filma të mbushur plot me ritme aksionesh, ata që e kanë bërë në thelb të famshëm dhe që e përfaqësojnë më mirë si ikonë e Hollywood-it.
Momenti vendimtar i kthesës së karrierës së tij vjen nëpërmjet roleve të vogla nëpër filmat televizivë (sidomos në seritë fatsjellëse “Miami Vice”), por suksesi i vërtetë i mirëfilltë do të arrinte në vitin 1985 me “Moonlighting” ku, duke interpretuar detektivin Addison, i gatshëm për të hyrë në veprime, gjen miratimin e menjëhershëm të publikut.
Karriera kinematografike nuk vonon të hapë rrugët: suoi primi film “The Sunset” e “Die Hard”, shënojnë rekord fitimprurës prej 160 milionë dollarësh në kinematë e gjithë botës. Pas këtij vazhdojnë edhe dy filma të tjerë nën serialin e “Die Hard”: “Die Hard 2: Look Who’s Talking Too” dhe “Die Hard with e Vengeance”.
Nga këtu nis karriera e tij në cilësinë e aktorit të famshëm që është tani e tuje gjithnjë ndër më të paguarit në Hollywood.
Xhiron plot “action-movie” të tjerë. Ia arrin për mrekullie edhe në filma me përmbajtje humoristike “Death Becomes Her Beautiful”, “Pulp Fiction”, “Armageddon” e tjerë.
I etur për t’u rritur si aktor dhe të mbetet i lidhur pas klisheve të cilët do të rrezikonin ta ngujonin në role stereotipe, Bruce Willis ka dhuruar në këto vite edhe interpretime krejt larg asaj çka pritej prej tij, interpretim të thella dhe deri në skajime melankolike, si në filmat
“The Sixth Sense” e “Unbreakable”.
Më 1987 martohet me aktoren e famshme Demi Moore, nga e cila ka tri vajza (Rumer, Scout Larue e Tallulah Belle). Ata u njohën në premierën e filmiat Stakeout. Në atë kohë Demi Moore ishte e dashuruar me aktorin Emilio Estevez. U divorcuan më 18 tetor 2000. Nuk dhanë ndonjë shpjegim publik. Willis më vonë deklaroi: “E ndjeva se dështova si burrë dhe si baba.” Ai u përpoq të ketë ndërmjetës aktorin Will Smith për t’u ribashkuar. Disa herë u përhapën zëra se do të rimartohen, derisa Moore u martua me aktorin Ashton Kutcher, pesëmbëdhjetë vjet më i ri.
Pas divorcit ai ka pasur lidhje me modelet Maria Bravo Rosado dhe Emily Sandberg; është fejuar me Brooke Burns derisa u ndanë më 2004. U martua me Emma Heming me 21 mars, 2009; ndër dasmorët ishin edhe tri vajzat, Moore, dhe Kutcher. Prej saj ka një vajzë dhe një djalë.
Willis do të luante rolin e Terry Benedict në Ocean’s Eleven (2001), film ku luan elita e Hollywoodit. Luan po ashtu në Ocean’s Twelve (2004) në rolin e vetvetes. Më 2007, në Planet Terror do të luante rolin e një ushtari të lig. Ky do të ishte bashkëpunimi i dytë i tij me regjisorin Robert Rodriguez, pas filmit Sin City.
Më 2007 ai do të luante në trillerin Perfect Stranger, përballë aktores Halle Berry, pastaj në filmin krimi dramë Alpha Dog, përballë Sharon Stone, dhe bënte një rikthim në rolin e John McClane në Live Free or Die Hard. Rolet e tij nga më të fundit janë në filmat What Just Happened dhe Surrogates.
Willis realizon disa projekte në vitin 2010. Me yjet e aksionit Sylvester Stallone e Arnold Schwarzenegger do të ketë filmin The Expendables. Filmi shkruar e drejtuar nga Stallone, do t’i bashkojë tre yjet e aksionit në një film për herë të parë. Treshja i filmoi skenat në një kishë të braktisur më 24 tetor 2009.
Më 2010, luan në videon musicale Stylo, nga albumi Plastic Beach i grupit Gorillaz.
Merr pjesë në vazhdimin e serisë Merceneris 2 më 2012. Më 2013 Mercenaries 3.
/Elida BUÇPAPAJ
Komentet