Në shkurt të vitit 1933, ndërsa ishte në një vizitë në Shtetet e Bashkuara, Ajnshtajni e kuptoi se nuk mund të kthehej në Gjermani me ardhjen në pushtet të nazistëve nën kancelarin e ri të Gjermanisë, Adolf Hitler.
Ndërsa ishte në universitetet amerikane në fillim të vitit 1933, ai pati udhëtimin e tretë dy-mujor vizitues në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni në Pasadena. Ai dhe gruaja e tij Elsa u kthyen në Evropë me anije në mars, dhe gjatë udhëtimit mësuan se Reichstagu gjerman miratoi Aktin e Mundësimit, i cili e shndërroi qeverinë e Hitlerit në një diktaturë de fakto ligjore dhe se ata nuk do të mund të shkonin në Berlin. Më vonë ata dëgjuan që vila e tyre u sulmua nga nazistët dhe varka e tij personale u konfiskua. Pas zbarkimit në Antwerp, Belgjikë më 28 Mars, ai menjëherë shkoi në konsullatën gjermane dhe dorëzoi pasaportën e tij, duke hequr dorë zyrtarisht nga shtetësia e tij gjermane. Nazistët më vonë shitën varkën e tij dhe e shndërruan vilën e tij në një kamp të Rinisë Hitleriane. Ai qëndroi disa ditë në Castle Cantecroy në Mortsel, një vilë e marrë me qira në De Haan në bregdetin belg për gjysmë viti. Më 9 shtator, ai, e shoqja Elsa, sekretarja Helene Dukas dhe ndihmësi i tij Walther Mayer morën tragetin për në Dover dhe arritën në Nju Jork, SHBA, më 17 tetor.
Ne vitin 1931, Albert Einstein mund të ketë kryer një vizitë të fshehtë në Shqipëri. Është pajisur me një pasaportë shqiptare, mbase edhe me emër të ndryshuar. Burimet e deritanishme dëshmojnë se këtë pasaportë e ka marrë në Pogradec. Mandej, pas një qëndrimi treditor, ka vijuar axhendën e tij përgjatë atyre viteve të mundimshme e të rrezikshme njëkohësisht, si për të, ashtu edhe për të gjithë hebrenjtë. Teza e guximshme e diskutuar edhe më parë në radhët e studiuesve e historianëve shqiptar, rikthehet me një analizë të re në librin e studiuesit Shaban Sinani, “Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi”. Mes shumë dëshmive e fakteve mjaft intriguese të këtij libri, historinë befasuese që lidhet me gjeniun e madh, studiuesi Sinani e trajton që në kapitullin e parë e të monografisë së tij. “Ka të dhëna se në vitin 1931, në Shqipëri mund të ketë zhvilluar një udhëtim incognito ,edhe shkencëtari i famshëm A. Einstein. Dokumentet provojnë se në fillimin e atij viti ai ka pasur një kontakt shkresor me konsullatën shqiptare në Leipzig”, – shkruan Sinani, ndërsa argumenton se, “kohët e fundit është shërbyer një burim shkresor nga Bashkia e Pogradecit, i pacertifikuar ende (sepse nuk është lëshuar nga shërbimi arkivor), sipas të cilit, në vitin 1931 kjo bashki ka lëshuar një certifikatë qytetarie (pasaportë) në emër të A.Einstein-it”. Sidoqoftë, pyetja: “A e ka vizituar Shqipërinë në fillimin e viteve 1930 shkencëtari nobelist me prejardhje hebreje, Albert Einstein?”, kërkon të tjera argumente për ta vërtetuar. Sipas studiuesit Sinani, studimi më i plotë për këtë argument mbetet ai i dr.Jovan Bashos, në të cilin janë sistemuar të dhëna të karakterit dokumentar dhe të tjera të karakterit memoaristik. Por, kërkimi i burimeve provuese autentike ka ndeshur në vështirësi. “Përgjithësisht, kërkimi i është përmbajtur tezës së një udhëtimi të fshehtë të Einstein-it në Shqipëri. Po të ndiqej një tezë tjetër, e një udhëtimi zyrtar, gjurma e kësaj vizite do të gjendej si në shtypin e kohës, ashtu dhe në burimet arkivore. Edhe për sa i përket mundësisë së pajisjes me pasaportë shqiptare nga qeveria mbretërore, është ndjekur i njëjti arsyetim: kjo pasaportë mund t’i jetë lëshuar në një emër tjetër. Në fakt, në kronografinë zyrtare të jetës së Einstein-it nuk gjendet asnjë e dhënë për një udhëtim të mundshëm të tij në Shqipëri dhe për zotërimin e një pasaporte shqiptare. Të gjitha këto të panjohura e vështirësojnë kërkimin, por nuk e pamundësojnë”, – argumenton Shaban Sinani.
Letërkëmbimi me Bernstein
Shaban Sinani argumenton më tej në monografinë e tij se, burimet e tërthorta, të ndërlidhura me ato memoaristike dhe të arsyetuara në një disiplinë të fortë mendimi, mund të çojnë në përfundime bindëse rreth kësaj enigme të madhe. “Marrin rëndësi në mënyrë të veçantë disa burime që përshkruhen në ‘Guide to the Papers of Herman Bernstein (1876-1935) 1899-1935’, RG 713 (Regest nr. 713). Sipas këtyre të dhënave, në arkivat e ministrit të atëhershëm fuqiplotë të SHBA në Tiranë, pikërisht në vitet 1930-1933, gjenden dokumente që përmbajnë nota diplomatike për veprime rutinore konsullore, ose për dhënie vizash apo lehtësim procedurash vistimi”, – shkruan Sinani. Por, sipas tij, mbi të gjitha e përforcon argumentin e mundësisë së një vizite të fshehtë të Einstein-it në Shqipëri letërkëmbimi i ambasadorit Bernstein personalisht me të dhe interesimi i shprehur zyrtarisht prej këtij të fundit për ardhjen e tij në Shqipëri, interesim i shprehur edhe për një tjetër personalitet amerikan me një rol historik në fushën e edukimit, Charles Telford Erickson.
Në foto së bashku
Fakti që Herman Bernstein dhe Albert Einstein dëshmohen në foto të përbashkëta prej vitit 1928 deri në vitin 1933, sipas të gjitha gjasave në Tiranë, merr një rëndësi parësore logjike dhe burimologjike, thotë studiuesi Shaban Sinani. Por, sidoqoftë kjo çështje mbetet e hapur për kërkime jo vetëm në arkivat e ambasadorit Bernstein, por sidomos në burimet shqiptare, në ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme (shërbimi konsullor në Leipzig dhe në Vjenë), në arkivat administrative dhe financiare të Bankës së Shqipërisë, në arkivat e portit detar të Durrësit dhe në arkiva të tjera. Sipas Sinanit, marrin një rëndësi parësore edhe disa fakte të tjera, që zbulohen pikërisht përmes arkivave të H.Bernstein. “Në koleksionin e fotove të periudhës së shërbimit të tij diplomatik në Shqipëri gjendet, krahas A. Enistein-it, ndër të tjera edhe një prej dy miqve të tij të tjerë shumë të rëndësishëm, jo vetëm për mbrojtjen e hebrenjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe në themelimin e shtetit të Izraelit: Judah Leon (Leib) Magnes dhe Chaim Weizmann”, – argumenton Sinani, ndërsa fokusohet pikërisht në arkivat e ambasadorit Bernstein, si një prej burimeve kyçe ku duhen vijuar hulumtimet. Nga ky arkiv, Sinani veçon regjistrin 713, ku shënjohen seria, nënseria, kutia, dosja dhe viti, të dhëna këto të mjaftueshme për të thelluar kërkimin. Në përshkrimet e të dhënave që ofron regjistri 713, emri i Albert Einstein-it figuron shpesh. Në nënserinë 16, që përmban foto, me vit më të hershëm 1928 dhe me vijueshmëri të papërcaktuar, por jo më vonë se viti 1934, kur Herman Bernstein ndahet nga jeta, pra pikërisht në periudhën kur ai shërbeu në Shqipëri si ambasador i SHBA, emri i Albert Einstein-it është i pari, argumenton studiuesi Sinani, duke lënë të hapur këtë tezë intriguese për të vijuar kërkime të mëvonshme, çka do të sillte fakte e dokumente shkencore që do të vërtetonin vizitën e fshehtë të fizikantit të madh në Shqipëri në vitin 1931.
Në janar 2018, Bujar Nishani, në fjalën që mbante në cilësinë e Presidentit të Republikës, në ceremoninë e vlerësimeve të 35 familjeve shqiptare, të cilat strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore., thotë se “Albert Ajnshtajni ndoshta shpëtoi me anë të një pasaporte shqiptare të lëshuar me zemërgjerësi nga autoritet shqiptare gjatë Mbretërisë së Ahmet Zogut”. Ndonëse nuk saktësohet qartësisht, teza mbizotërurese është se Ajnshtajni udhëtoi për në SHBA me pasaportë zvicerane.
Ai themeloi të parin kantier modern detar. Por historia e tij do të përfundonte tragjikisht. Pas një gjyqi të montuar nga Sigurimi i Shtetit, dënohet me vdekje së bashku me ekono . . .
Më datën 15.6.1990 u bë varrimi i 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi në Shkodër. Arkëmorti i tij u mbajt gjatë gjithë rrugës në krah duke mos u vënë në makinën e varrimit, shoqëruar nga t . . .
VOAL- Giovanni Brusca, xhelati i Cosa Nostra-s, i njohur për vrasjen e Giovanni Falcone-s, gruas së tij Francesca Morvillo dhe eskortës së tij, u lirua më në fund në fund të majit, ku . . .
Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2025
Revista norvegjeze “URD” ka botuar, me 13 qershor 1931, në faqet n°32 . . .
PROF. DR. ELMAS LECI/ Në misionin për të cilin ndodhej në Beograd Nako Spiro, në pranverën e vitit 1946, ishin dy marrëveshje të fshehta për t’u nënshkruar me Jugosllavinë, ajo për “S . . .
Më 10 qershor 1878, në qytetin simbolik të Prizrenit, u mblodhën përfaqësuesit më të shquar të krahinave shqiptare për të ngritur zërin kundër copëtimit të trojeve etnike nga traktate . . .
Nga Dashnor Kaloçi
Plot 48 vite më parë, më 31 maj të vitit 1977, diku në periferi të Tiranës, në një vend që dhe sot e kësaj dite ka mbetur i pazbuluar ende, një skuadër pushkati . . .
Ka qenë qershor i vitit 1975, kur, si telekronist i Televizionit Shqiptar, më binte çdo vit të ngjitesha në Qafën e Martës, në festën tradicionale të zonës, ku shumë ngjarje historike, . . .
Kardinali Mikel Koliqi ishte vëllai i Ernestit. Për hakmarrje ndaj vëllait që ishte një personalitet i emigracionit politik shqiptar, regjimi komunist e burgosi të përmendurin . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2025
“Die Transvaler” ka botuar, të hënën e 5 shkurtit 1979, në faqen n°2, një shkrim rreth ekzilit të mundshëm asokohe të familjes mbretërore . . .
Nga Uvil Zajmi
Në vijim të udhëtimit tonë me ekipin kombëtar të futbollit për Eliminatoret “Euro ’68”, dhe drejt sfidës historike të 17 dhjetorit ’67 ndaj Gjermanisë Federale në T . . .
AGIM JAZAJ/ Në kujtesën e kombit, me kujtesë, dhe në faqet e historisë, mbeten të gdhendur edhe 400 luftëtar që ranë për çlirimin e Vlorës, të vitin 1920, mbetur të përjetshëm, p . . .
Komentet