VOAL

VOAL

Më 17 dhjetor 1932 lindi Tinka Kurti, një nga aktoret më të njohura shqiptare

December 17, 2018
blank

Komentet

blank

Dokufest, festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër në Prizren

VOA/Edlira Bllaca

Në Prizren po mbahet edicioni i 21-të i festivalit të filmit dokumentar, i njohur si “Dokufest”, në të cilin këtë vit shfaqen mbi 250 filma. Festivali, këtë vit kthehet plotësisht në formën klasike, pas dy edicioneve të kaluara që u kufizuan për shkak të pandemisë së Covid-19.

Yvonne Lumb, mësoi për festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër – Dokufest, në vitin 2014 derisa po punonte në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Sivjet, zonja Lumb tashmë e pensionuar, ka ardhur nga Austria në Prizren për të marrë pjesë për herë të gjashtë në këtë festival.

“Është një atmosferë shumë magjike, e shkëlqyeshme, ka kaq shumë kreativitet. Organizatorët përpiqen shumë që të sjellin një festival të tillë dhe për mua është një nga ngjarjet më të pëlqyera kulturore në mbarë botën”, tha zonja Lumb për Zërin e Amerikës.

Ajo thotë se Dokufesti i ofron një përvojë tërësisht të posaçme, e cila i kishte munguar dy vitet e kaluara për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Është thjeshtë një ndjenjë e mrekullueshme, të gjithë tregohen shumë zemërgjerë me kohën e tyre, mund të takosh regjisorë dhe filmbërës e të debatosh me ta rreth filmave, kjo është një përvojë vërtetë e veçantë. Në qendra më të mëdha botërore dhe festivale akoma më të mëdha ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë pra ta keni atë komunikim, atë afërsi”, thotë ajo.

Çdo vit, festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër – Dokufest, i cili po mbahet këto ditë në Prizren, mbledh vizitorë nga shumë vende të botës duke e shndërruar atë gjatë verës në kryeqendrën kulturore të Kosovës.

Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, në një bisedë me Zërin e Amerikës, tha se tema e ketij viti është “Hoë to survive” apo në shqip “Si të mbijetojmë”, temë kjo që lidhet me zhvillimet e fundit në botë siç është edhe lufta në Ukrainë.

“Një pjesë e asaj ose një shtytje ndaj kësaj teme natyrisht që ka qenë edhe ajo që po ndodh në Ukrainë, agresioni rus atje. Por jo vetëm ajo, ne kemi pasur disa shqetësime me aspekte ndoshta edhe më të mëdha se vetëm një luftë, edhe pse ajo luftë është e tmerrshme dhe po kushton me shumë jetëra, po ne jemi të shqetësuar edhe me atë se çfarë po ndodhë me ngrohjen globale, me një mosadresim ndaj kësaj çështjeje madhore”, tha zoti Nurkollari.

Ai tha se këtë vit kanë konkurruar rreth 3 mijë filma nga 120 shtete të ndryshme, ndërsa janë përzgjedhur mbi 250 filma për t’u shfaqur gjatë nëntë ditëve sa zgjat ky festival.

“Në kategoritë garuese që janë gjithsej 8 këtë vit, kemi diku mbi 100 filma, secila kategori natyrisht ka jurinë e vet dhe në fund do të ndahen shpërblimet. Në ato kategori garuese ka mjaft filma që janë cilësorë, fitues të çmimeve të ndryshme prej festivaleve prestigjioze. Por edhe në kategoritë që nuk janë garuese ka filma që vijnë direkt prej festivaleve kryesore si nga Cannes, Berlin e Sundance”, tha ai.

Drejtori i festivalit, Eroll Bilibani, thotë se përpos filmave, festivali sjell edhe numër të madh të punëtorive e debateve duke shënuar një rikthim të plotë të tij në formën e para pandemisë.

“Veçantia e tij është që këtë vit kthehemi me fuqi të plotë pas dy viteve tepër të vështira, pas një viti online e një tjetri hibrid, këtë vit kthehemi me programin siç e kemi pasur, me numër rekord të kinemave, dhjetë kinema”, thotë ai.

Pak pas përfundimit të luftës në Kosovë, festivali kishte filluar si një përpjekje për të funksionalizuar një kinema në qytetin e Prizrenit. Në atë kohë organizatorët thonë se mezi kishin mbledhur 20 filma të shkurtër dokumentar. Ndërsa përgjatë viteve festivali përveç shtimit të pjesëmarrjes, sipas organizatorëve, po luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në ringjalljen e jetës kulturore në Kosovë, por edhe në shkëmbimin kulturor me shumë vende gjithandej botës.

blank

Në Prishtinë ylli i muzikës botërore Dua Lipa ndez skenën, është mahnitëse

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa ka ndezur skenën një natë më parë në ‘Sunny Hill Festival’. Dua i dhuroi të pranishmëve një perfomancë të paharrueshme, ndërsa kishte zgjedhur për të kënduar këngët hit të saj.

Dua u ngjit në skenë në mesnatë, ndërsa në koncert morën pjesë mijëra të rinj. Ajo kishte zgjedhur të vishte një fund dhe një crop top rozë me xixa.

‘Sunny Hill Festival’ u hap dje në orën 14:00, ndërsa kanë performuar një sërë artistësh të njohur si Kida, Elvana Gjata, Ylli Limani. Festivali do të vijojë edhe për tre ditë të tjera, deri më 7 gusht ndërsa emrat më të njohur që do të ndezin atmosferën në Prishtinë janë yjet J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Burak Yeter, Mahmood, Dj Regard.

blank

“Babain s’do ta fal kurrë, në Itali gjeta shpëtim”- Ermal Meta flet për rënien e komunizmit: Shihje dhunë, krime e vdekje në rrugë

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta, në një intervistë për mediat italiane ka folur për rrugëtimin e tij, vështirësitë dhe sukseset në karrierën e tij artistike.

Kjo intervistë e tij vjen pas problemeve shëndetësore që këngëtari kishte, ku edhe iu desh që të anulonte aktivitetet e tij. Më herët Meta zbuloi se kishte ënjtje në fytyrë dhe në kokë, duke sqaruar publikun se i duhej që të bënte kontrolle.

Në një intervistë për “Oggi”, ai ka thënë: “Më është dashur të pezulloj disa aktivitete pune që të mund të hetoj shkaqet dhe më erdhi keq, por ishte e nevojshme. Për fat të mirë, me një trajtim të synuar dhe të papritur, gjithçka shkoi mirë. Në fund nuk ishte asgjë shqetësuese”,

Më tej ai është ndalur edhe problemet e familjare duke u shprehur se lumturia për të ishte një rrugëtim i vështirë.

Ermal Meta tregon edhe për marrëdhënien e vështirë me babain e tij: “Nuk do ta fal, që në ato vite të tmerrshme, me dhunë, krim, të vdekur rrugëve, na la vetëm”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka folur dhe për jetesën në Shqipëri, ku ai jetoi për 13 vite, kohë kur ishte regjimi komunist dhe rënia e komunizmit. “Çdo fjalë mund të lexohej si një pozicion përmbysës në lidhje me një ‘kod’ që duhej të intuitohej, të përvetësohej. Periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha mësuar. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme.”bw

blank

Këngëtarët që do të jenë në “Sunny Hill Festival”

Është kompletuar lista e të gjithë këngëtarëve pjesëmarrës këtë vit në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.

Normalisht, lista kryesohet nga Dua Lipa, e cila do t’i kthehet këtij festivali pas disa vitesh. Pas Duas, emrat më të njohur që do ta ndezin atmosferën në Prishtinë janë yjet J Balvin, Diplo, Skepta.

Pas tyre vjen edhe një seri artistësh të njohur, si: AJ Tracey, Mahmood, Regard dhe Burak Yeter. Festës më të madhe të muzikës në Ballkan, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht do t’i bashkohen edhe një sërë yjesh kosovarë e shqiptarë, si: Azet, Dhurata Dora, Elvana Gjata, Ghetto Geasy, Kida, Ledri Vula, Yll Limani etj.

Pas tyre vjen edhe një seri artistësh të njohur, si: AJ Tracey, Mahmood, Regard dhe Burak Yeter. Festës më të madhe të muzikës në Ballkan, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht do t’i bashkohen edhe një sërë yjesh kosovarë e shqiptarë, si: Azet, Dhurata Dora, Elvana Gjata, Ghetto Geasy, Kida, Ledri Vula, Yll Limani etj.

blank

Aktorja Tringa Shala i bashkohet kinematografisë turke, ja në cilin film do ta shohim

Një aktore nga Kosova është bërë pjesë e një filmi të ri turk, që pritet të ketë premierën në muajin shtator.

Bëhet fjalë për aktoren me prejardhje nga Peja, Tringa Shala (24-vjeçare), e cila është bërë pjesë e një filmi të zhanrit komedi-romancë të titulluar “Cunku”, që përfshin një sërë figurash të tjera ndërkombëtare.

Ajo luan rolin kryesor dhe pikërisht një shqiptare në këtë projekt.

E njëjta mes tjerash do të shfaqet përkrah aktores shumë të njohur e të dashur turke, Guler Okten.Express

blank

blank

Prapaskenat e këngës ”All you need is love” që u transmetua përpara 350 milionë shikuesve- INTERVISTA ME GAZMENT MULLAHIN

UVIL ZAJMI/ Ka qenë 6 qershor 1962 kur në “Abbey Road Studios”, Lenon-McCarteny do të ekzekutonin notat e para dhe grupi muzikor “Beatles” do të regjistronte këngën e parë të tij: “Love me do”.

Nga ai qershor i largët kanë kaluar 60 vite, por ajo datë mbetet e paharruar, dhe pikërisht në këtë periudhë, është kujtuar me shumë nostalgji në të gjithë botën. Pastaj, 25 qershor 1967, kur për herë të parë, pesë kontinente do të ndjekin emisionin që do të transmetohet për herë të parë në mondovizon, me protagonistë “Beatles”-at, këtë herë me “All you need is love”.

“LOVE ME DO”, E PARA HISTORIKE

“Love, love me do / You know I love you”, është një këngë e kompozuar nga P. McCarteny e J. Lennon, që bashkë me “P.S. I love you?” janë përfshirë në diskun 45 xhiro debutues të “Beatles”-ave, “Please, Please me” në vitin 1963. “Love me do” fillon me Lenon, që pasohet me strofën e kënduar bashkë MekarteniLenon.

“Love me do” është regjistruar nga “Beatles”-at tri herë: E para më 6 qershor 1962 nga EMI në “Abbey Road Studios” në Londër dhe në bateri është Pete Best. Në mesin e gushtit, Best zëvendësohet nga Ringo Star, pasi producenti Xhorxh Martin nuk e pëlqente stilin e tij dhe më 4 shtator do të realizohet një tjetër regjistrim gjithmonë në “Abbey Road Studios” të Londrës, ku “Beatles”-at bashkë me “Love me do”, provojnë dhe “How Do You Du, It?”, një këngë e kompozuar nga M. Murray, që për Xhorxh Martin duhet të ishte e para e “Beatles”-ave. Martin i pëlqente “Beatles”-at jo shumë për kompozimet, por më shumë për personalitetin dhe aftësitë individuale të tyre.

Në një mbrëmje, duke provuar këngët, Martin merr vendimin historik, duke zgjedhur “Love Me Do” si kënga e parë të “Beatles”-ave në albumin e tyre. Ajo që e bindi Martin ishte mbi të gjitha tingulli. Pas një jave, me 11 shtator, “Beatles”-at rikthehen sërish në studio, pasi Martin ishte i pakënaqur nga bateria e Ringo Starit dhe, për këtë, ai vendos një regjistrim të tretë, me bateristin Andy White dhe me Ringo Star në tambur. Para se të dilte si këngë, “Love me do” do të regjistrohej edhe 17 herë, derisa Martin më në fund ishte i kënaqur.

Kur doli në shitje në Angli, më 4 tetor 1962, kënga pati jehonë më shumë në Liverpul, por kjo nuk mjaftonte për të hyrë në paradat e hitit. Disku duhej të transmetohej në radio. Tifozët e “Beatles”-ave filluan t’i shkruajnë letra në mënyrë masive radiostacioneve të Anglisë, dhe ia arritën qëllimit. “Love me do” hyn fillimisht në vendin e 49-të, ngjitet në 27-tin dhe përfundimisht shkon në të 17-tin. Prezantuesit e diskut në radiostacionet e Anglisë nuk dinin si t’i përcaktonin “Beatles”-at.

Disa e krahasonin këngën “Love me do”, si këngë e një grupi roku, të tjerë si e një grupi të ri tuisti, një kërcim që më 1962 u përhap me shpejtësi në të gjithë botën. Pas kësaj, “Beatles”-at dhanë koncertin e parë në televizion, në një stacion rajonal të Anglisë së Veriut, kur Londra vazhdonte t’i injoronte djemtë 20-vjeçarë nga Liverpuli.

“ALL YOU NEEDS IS LOVE”, E PARA NË MONDOVIZION

Our World, në mbrëmjen e 25 qershorit 1967 në programin shtetëror, kur për herë të parë BBC do ta transmetojë në Mondovision dhe 26 shtete janë të lidhura njëkohësisht ndërmjet sateliti, 350 milion njerëz që ndjekin emisionin. Dhe në një event të tillë kaq të rëndësishëm historik, nuk mund të mungonin si të ftuar specialë “Beatles”-at.

Ishte vetë BBC që u kërkoi “Beatles”- ave në fillim që me këtë rast të kompozonin një këngë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Në dy javë, Xhon Lenon shkroi “All you need is love”, për të rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare, ky ishte qëllimi. Një kompozim ku përfshihet himni francez “La Marseillaise” dhe disa këngë të tjera, si dhe nga muzika e Bah.

Eksperimenti parë në Mondovisione i “Beatles”-ave u bë në studion 1, ku “Beatles”-at u paraqitën të veshur si hippy, një veshje tipke e kohës të ulur në disa stola. Rreth tyre ishin të ulur në tokë artistë të një kalibri botëror, si: Mik Xheker, Erik Klepton, Kith Ricard. Ky është edhe program i parë televiziv i transmetuar në historinë e Mondovizionit, i cili sot kujtohet mbi të gjitha sepse “Beatles”-at këndojnë për herë të parë “All you needs is love”. Ka ndodhur 55 vite më parë.

Pak histori, si u krijuan “Beatles”-at, cilët ishin katër liverpulasit e famshëm?

“Beatles” ishte një grup muzikor anglez, i themeluar në Liverpul më 1960-ën dhe aktivë deri në 1970-ën. Ai ishte i përbërë nga Xhon Lenon (1940-1980) kitarë, Pol Mekartneri (1942) kitarë bas, Xhorxh Herrison(1943-2001) kitarë, Ringo Star (1940) bateri. Të katër kompozitorë, këngëtarë. Historia e “Beatles”-ave nis në gushtin e 1957, në Liverpul, ku Xhon njihet me Mekartenin, dhe pak më vonë me to afrohet edhe Xhorxh Herrison.

Më 1958-ën, bërthama e parë e “Beatles”-ave të ardhshëm është gati. Fillimisht emri ishte “The Beetles” (brumbull), por nga një kombinim i fjalëve, një pasion ky i Xhon Lenon, me iluzionin për një “Beat Generation”, ai e ndryshon dhe më 1960-ën vendoset emri “Beatles”. Karriera e grupit do të nisë në Hamburg, me netët e gjata të lodhshme në lokalet gjermane, pastaj në “Caver Club” në Liverpul ku shkëlqejnë dhe muzika e tyre rok ishte eksituese, e këngët e tyre u mirëpritën për nga stili origjinal, jo imitues. Në gusht të ‘62-shit, më to bashkohet edhe Richard Starkey, i njohur si Ringo Star.

Disku i parë me të cilin ata dalin është “Love me do”, i Lenon-Mekartnei, më 1962-shin, që u transmetua nga BBC, për të shpërthyer me “Please me”, një vit më vonë. Gjatë një dekade, ata kënduan 214 këngë, nga të cilat 186 me bazë muzikore, nota nga dy liderat e grupit, 73 të kompozuara nga Lenon, 69 nga McCartnei, Harison 12, e Lenon & McCartenie 17 këngë. Lenon si solist ka kënduar 72 këngë, Mekartnei 66, Harrison 28. Ndërsa bashkë, Lenon-Mekarteni, 24 këngë.

Pol kishte rolin kryesor në fillim e në fazën finale të këngëve, por shumë i rëndësishëm ishte edhe Lenon, pa të cilin këngët e “Beatles”-ave do të ishin diçka tjetër. Këngët, muzika e “Beatles”- ave, ishte një mënyrë për të mos u ndier të “plakur në shpirt, jo të vetmuar”, ajo zgjonte pasionin e të rinjve, me grumbullime në mjedise argëtuese, me lëvizje, dhe ritmi shoqërohej me britma, një liri e drejtpërdrejtë rreth së cilës bashkoheshin të gjitha shtresat sociale.

Ata kanë shitur mbi një miliard kopje, me numrin më të madh në SHBA. “Beatles”-at mbeten kuarteri më i famshëm i të gjithë kohërave dhe me formën e komunikimit “Fenomeni Beatles” shënoi një epokë ndryshe, me përmasa globale. Revolucionarizuan muzikën, veshjet, shoqërinë, filozofinë, mënyrën e sjelljes, edhe të besimeve fetare. Një mënyrë origjinale, që influencoi edhe te muzikantë, kompozitorë të tjerë në stil e formim. Edhe në sport, kur Xhorxh Best, sulmuesi me famë i Mancester United, “Topi i Artë”, që ka ardhur në Tiranë me Irlandën e Veriut më 1965-ën, ka qenë futbollisti i parë në botë që ka imituar “Beatles”-at me flokët e gjata.

Ndërkohë, edhe pas kaq vitesh, suksesi artistik i tyre, me të ashtuquajturën “Beatlemania”, është objekt studimi nga universitete, psikologë e për to kanë shkruar, muzikologë, historian, sociologë, filozofë, njerëz të fesë; janë botuar libra, realizuar filma etj., duke vijuar të kenë ende një ndikim të madh social në të gjithë botën, si inspirues për shumë grupe të muzikës pop, e jo vetëm.

Pastaj ndarja. Ka qenë prill i vitit 1970, kur Pol Mekartnei do të deklaronte se largohet nga “Beatles”-at që shënon edhe fundin zyrtar të tyre, ndonëse në maj do të publikohej disku i fundit, me këngën “Let it Be”. Nga ajo kohë, ka kaluar një gjysmë shekulli, kur një botë e muzikës, miliona njerëz, të çmendur pas tyre, do të ndaheshin me to, ndonëse beatlemiania do të vijonte në vite. Nuk jetojnë Xhon Lenon, i vrarë më 8 dhjetor 1980, në New York nga maniaku David Champan, dhe Xhorxh Herrison, i ndarë nga jeta në nëntor të 2001-shit.

Dy të tjerët janë aktivë, madje pas ndarjes Pol, konsiderohet ish-bitëllsi më i suksesshëm. “Beatles”-at janë nderuar nga Mbretëresha Elisabet II me “Medaljen e Anëtarit të Perandorisë Britanike”. E famshme është studioja muze e regjistrimit “Abbey Road” dhe “Cavern Club”, ku “Beatles”-at kënduan për herë të parë live në Liverpul.

Po në Shqipëri?

Si e kanë përjetuar brezat e viteve ‘60-‘70 “Fenomenin Beatles”, dëshirën e madhe për të kënduar e vallëzuar me “She loves you, Lady Madona e Let it be”? Mbrëmjet me orkestrat në lokalet e frekuentuara të Tiranës, në pistat, restorantet në plazh, te “Vollga” apo “Adrikatiku” i të huajve. Nga “Matura ’72 – Bitëllsat e parë shqiptarë”, “Pranverë 72”, “The Motives”, grupi “Rock & Roll” i arkitektit Dasmen Musaraj dhe ai ILA i Osman Mulës, të gjithë në ndjekje dhe imitim të katër liverpulasve.

Si e rikthejnë kohën kur me veshin te radio, dëgjonin muzikën e “Beatles”-ave, shkruanin tekstet, fantazonin, krijonin. Kompozitori i njohur Gazmend Mullahi thotë: “Ëndërronim të ishim pakës Beatles, brezi im ishte moshatarë me ta”. Ndërsa Sherif Merdani, këngëtari simbol i muzikës së lehtë, në një bisedë pak kohë para se të ndahej nga jeta, duke kujtuar ato vite, do të më tregonte: “Fat për ne që kemi jetuar kohën e Kadaresë e të ‘Beatles’-ave”.

INTERVISTA ME GAZMENT MULLAHIN

Me Gazmend Mullahin është kënaqësi të bisedosh jo vetëm për muzikën, artin. Me të ruaj një miqësi të veçantë, kur për disa vite kemi punuar bashkë: një artist në jetë, në sjellje, në komunikim, stil e formim. Kompozitori i ëmbël i këngëve simbol i dashurisë, jetës, rinisë, “Ti mbetesh pranverë”, “Dashuria”, “Ca fjalë qiellit”, “Jetës fali zemrën”, “Le të duhemi”, e ndërsa prej vitesh bashkë me familjen, jeton në San Diego-Kaliforni, për “Panoramën” kujton: “Ishte koha kur kudo vallëzohej edhe me meloditë e këngëve të tyre”.

Z Mullhai, 60 vite nga kënga e parë “Love” e “Beatles”- ave, si do t’i riktheheshit atij momenti?

Kënga “Love me do” u dëgjua në Shqipëri pak më vonë, pasi ata u bënë të njohur. E kujtoj shumë mirë, këngë e veçantë, por më shumë si të parën e “Beatles”-ave. Ishin mesvitet ‘60, në aspektin artistik, ka tendenca për muzikë moderne, kjo e ndikuar edhe nga shpërthimi i fenomenit “Beatles”.

Ndikimi i tyre edhe në Shqipëri?

Ishte e pamundur që djemtë simpatikë të Liverpulit të mos depërtonin edhe në Shqipërinë e atyre viteve. Aktiviteti i tyre, tingujt muzikorë, interpretimi virtuoz, tematikat që ato përcillnin dhe së fundi performaca që sollën, paraqitja e jashtme e pazakonte e atyre djemve në moshë te re, me flokët e gjatë “i cappeli lunghi”, u bënë ushqimi kryesor në kulturën muzikore të rinisë, kryesisht në qytetet e mëdha, sidomos në Tiranë.

Viti 1965 është edhe bumi i madh social, shoqëror, një Europë që ndryshon?

Ajo periudhe duke nisur që nga vitet ‘60 e në vazhdim, situatat ishin si “fizarmonika” që herë hapeshin dhe herë mbylleshin, gjithmonë nën një kontroll e vëmendje të kujdesshme shtetërore. Kjo atmosferë jo vetëm për rinjtë, por dhe në qendrat e punës, shkolla, universitete. Vihej re një farë “liberalizimi” që mendoj për të “maskuar” gjendjen e vërtetë të situatës sociale, ekonomike në vend. Viti 1965, bashkë me kulmin e tyre, shoqërohet me një transformim epokal në jetën sociale, veshje, modë, muzikë, dashuri, të paktën në Europë. U shfaqën minifundet, dhe ai vit konsiderohet edhe kulmi i suksesit të tyre. E kemi përjetuar edhe në Shqipëri.

Mullhai, një botë që rend pas beatlemani-së?

Muzika e tyre, tematika, u bë si ajri dhe flladi që na mbushte. Atëherë unë çdo vit shkoja në Kampin e Rinisë, e kujtoj se qendrat e zërit transmetonin muzikë të huaj, shpesh edhe të “Beatles”-ave. Madje edhe Radio Tirana me “dorë të lirë”, sipas rekomandimeve nga lart për një “lëshim të lehtë se rinia ka nevojë të dëfrehet”, transmetonte edhe këngët e tyre, që spikerja nganjëherë e prezantonte duke thënë: “Dhe tani kënga ‘Let it bee’ (me ‘e’ të shqipes)”.

Me muzikën, këngët e “Beatles”-ave valëzohen, kërcehen në lokale, pista, në plazh, kudo?

Spikaste “Taverna e Dajtit”, “Bar Sahati”, “Vollga” apo darkave me orkestrat në lokalet e frekuentuara të Tiranës, ku kishte edhe pista vallëzimi e dëfrehej familjarisht ose në çift. Apo në lulishtet në fundjavë, lokale të njohura me flukse frekuentuesish, por më shumë në restorantet, pistat në plazh, te “Vollga”, “Adriatiku”, aty ku kishte turistë e të huaj. Vallëzimet shoqëroheshin me melodi, ku shpesh zinte vend muzika e huaj dhe sigurisht me këngët e “Beatles”-ave.

Vite të arta për rininë e asaj periudhë?

Unë bëja pjesë te 15-16-vjetarët dhe mund të them se ka qenë një nga periudhat e bukura të jetës sime. Pa ditur shumë se si ishte situata ekonomike, mahniteshim te ndiqnim San Remon, kryesisht në Radio, sepse TV ishin tepër të rralla. Organizatave të Rinisë në shkolla iu dha si direktivë që “Rinia të argëtohet”. U lejuan pothuajse çdo javë që të organizoheshin “Mbrëmje vallëzimi”, pas ca kohësh “Mbrëmje argëtimi” dhe pak më vonë “Mbrëmje tematiko-dëfrimi”, edhe me muzikë të huaj, me këngët e “Beatles”-ave kryesisht. U stimuluan atmosfera artificiale gëzimesh, festash, dëfrimesh etj. Kujtoj se në shkolla u vendosën gjuhët e huaja perëndimore, si frëngjisht, anglisht, italisht dhe jo vetëm ajo ruse.

Nga e merrnit informacionin asokohe për “Beatles”, si i dëgjonit këngët e tyre?

Ndiqja me një interesim të veçantë emisionet muzikore nga radiot italiane. Ishin disa për rininë si “Për voi Giovanni”, “Hit Parade”, “Radio Mantecarlo”, apo “Radio Luxembourg”, që niste në mesnate deri në mëngjes. Vetëm me muzikë, me këngëtarët e kohës, anglezë, amerikanë, nga Bob Dilan, Elvis Presli, Xho Koker, Klif Ricard, Tom Xhons, grupet, Cridens, Rolingstones, midis tyre edhe “Beatles”. Por edhe në Radion tonë jepej muzikë moderne, ku mund të dëgjoje Ob-la-di, Ob-la-da, Lady Madona, “Please mi” kryesisht nga altoparlantët te hekurudha në plazh.

Më 1965, “Beatles” erdhën në Itali, shumë afër Shqipërisë?

Po më kujtohet shumë mirë, qershor ka qenë. Nga radioja dëgjonim se ata dhanë koncerte, në disa qytete. Por italianët ende nuk ishin adaptuar me revolucionin muzikor të “Beatles” që ata kishin përcjellë në botë dhe pritja i zhgënjeu, atmosferë e ftohtë, ata u ndoqën nga pak publik. Më tepër i trajtonin, për nga veshja, kostumet se sa si muzikantë. Vetëm këngëtari Pepino di Kapri i shoqëronte. Viti 1965 është edhe bumi i madh social, shoqëror, një Europë që ndryshon, me një transformim në jetën sociale, ekonomi, muzikë, dashuri, liri. Në modë pa dyshim, kur u shfaqen minifundet. Ai vit konsiderohet edhe kulmi i suksesit të “Beatles”-ave.

Nga Sherif Merdani kam dëgjuar se ju pëlqente “Ebony and Ivory”. Pse, cili është motivi?

Kujtoj në bisedat miq, kolegë, drejtues orkestre, dirigjentë, muzikantë, këngëtarët etj., lidhur me meloditë, tekste të këngëve tona, sigurisht që diskutonim edhe muzikën, këngët, ato italiane, franceze e të “Beatles”-ave. Ishte e pamundur ta evitoje. Mua më pëlqente kënga “Ebony and Ivory” që Makarteni e këndoi me Stivi Wonder. Teksti në veçanti, ku flitet që njerëzit, duhet të jetojnë në harmoni duke i krahasuar me tastierat bardhezi të pianos. Edhe si kompozitor, me pianon, tastierën e pandarë.

Realisht çfarë ishte e përfaqësonte muzika e “Beatles”?

Këngët e tyre ishin befasuese, spontane e të thjeshta, harmonike, bazuar edhe tek ajo klasike, si kënga “Roll Bethoven”, te folklori, kauntri, rok, bluz, ajo melodioze etj. Me tekste jetësore, tema dashurie e jo dhunë, për të qenë më të pavarur, jo këngë politike, përjashto “Revolution” të Lenon. Edhe te ne në atë periudhë i këndohej dashurisë, jetës, rinisë, detit etj. Pol kompozonte këngë më të qeta, ndërsa Xhon më të ashpra, duke anuar nga roku. Një repertor me këngë të bukura, por “She loves you”, disku i parë i artë i tyre, apo “Michelle”, “My sweet lord”, “Yesterday”, “Hej Jude” me mbylljen fantastike dhe padyshim e fundit e tyre, “Let it be”, mbeten të veçanta. Kombinimi i zërave Lenon-McKarteni ishte fantastik. Këngët e “Beatles”-ave dëgjohen, se kanë edhe nostalgjinë, anën emocionale brenda kur sheh koncertet e Mekartenit me Klepton, çfarë efekti kanë sot me aplikimin e teknologjisë moderne.

Nga “Beatles”-at tek Albano, jeni ndër të parët që keni takuar, shoqëruar këngëtarin italian?

Takimi me Albanon, qëndrimi me të mbeten ndër momentet më të bukura për mua. Ka qenë viti 1989, kur ai erdhi për herë të parë në Shqipëri, qëndroi vetëm pak orë në Tiranë, ishte me prindërit, pati një takim me studentët e ILA dhe u larguar sërish për në Sarandë. Mendoni impaktin, emocionet, një artist, këngët e tij me të cilat ishte e lidhur rinia jonë, krejt papritur të ishe me të. E kujtoj edhe sot me shumë nostalgji. Janë vitet kur Shqipëria është ende e mbyllur, ndonëse shenja drite kanë filluar të duken.

Sherif Merdani: “Patëm fat që jetuam në kohën e Kadaresë e të ‘Beatles”-ave’”

Më shumë se askush tjetër ai dhe brezi i këngëtarëve, instrumentistëve, kompozitorëve, rinisë të asaj periudhe, e kanë përjetuar fenomenin “Beatles” edhe në Shqipëri. “Na pëlqente të dëgjonim, këndonim edhe muzikë të huaj, midis tyre edhe këngët e grupit të famshëm, të visheshim si ato. Deri më 1972, Festivali 11, pas të cilat as mund të flitej, këndohej, e të imitoheshin, Gjithçka u ndalua bashkë me “Let it be”, që mbeti e pakënduar pasi diktatura nuk më lejoi. E kam interpretuar vite më vonë në demokraci”, ishte një ndër bisedat e zhvilluara miqësisht me të paharruarin, këngëtarin simbol të muzikës shqiptare, Sherf Merdanin, të cilën më jepet rasti ta sjell për lexuesit e “Panorama”, kur fatkeqësisht ai ka pak kohë që është ndarë nga jeta.

Merdani, jemi në vitet ‘60-‘70, ka një tolerancë për të qenë i lirë?

Ekzistonte një lloj lirie jo vetëm në rrethe artistësh, por edhe mjedise publike. Pastaj në grupe miqësie, shokë, festa, mbrëmje vallëzimi në shkolla, ato studentore, apo përvjetorë ditëlindje. Gjithashtu, në pistat e famshme të plazheve, si te “Iliria”, “Hekurudha”, krahas orkestrës, kërcimet shoqëroheshin edhe me melodi e këngë të huaja, midis tyre edhe të “Beatles”-ave. “Beatles”-at jo vetëm kënduan, por rreth tyre, këngëve të tyre, ata bashkuan gjithë botën.

Po fjalët, notat, linjën muzikore si i merrnit?

Këngët e reja të tyre i prisnim me veshin te radioja. Shfrytëzonim ndonjë magnetofon me shirit apo kasetofon ku regjistronim dhe i dëgjonim me dhjetëra herë për të marrë fjalët, notat, vijën melodike. Mjaftonte një kitarë, disa akorde, një bateri, improvizime, për të kënduar sa më shpejt “Ob-la-di Ob-la-da”, “Oh Darling” etj. Na ndihmonte dhe gjuha angleze që kishim filluar ta praktikonim. Kujtoj në bisedat me këngëtarë, Kastriot Gjinin, për këngë, tekste që vihej re një tendencë e lehtë e stilit “Beatles”. Të tilla diskutime kishte edhe me drejtuesit e orkestrave, dirigjentë, muzikantë, këngëtarët etj.

Edhe në modë, ata imitoheshin, nga artistë, aktorë deri edhe sportistë?

Revolucioni “Beatles”, kështu quhet, pasi ata bënin për vetë rininë në çdo qytet, shtet ku shkonin dhe ethet “Beatles” pushtuan globin. Edhe në modë, me veshje elegante në skenë, një nga aktorë, artistë deri edhe sportistë i imitonin. Ata ishin model i harmonisë, kur dilnin në skenë, kur zbrisnin nga avioni, kishin stilin e tyre. Sigurisht edhe në Shqipëri, me mundësitë që ishin, shfaqeshin tendenca për një stil jete, e veshje “alla bitëlls”. Rrobaqepësit, deri berberët, që na njihnin, na pyesnin, si e doni modelin e kostumeve, apo t’ju qeth si “Beatles”-at? Kapexhiu në Festivalin e 11-të doli në skenë në mënyrë surprizë, me një kostum elegant, tipik si të “Beatles”-ave.

Edhe në Shqipëri shpërthen mania e komplekseve, për të imituar “Beatles”-at?

Janë vitet e një rivaliteti muzikor midis Beatles, Rolingstones, Creedens, Bich-Boys etj. Në Itali, dalin grupet Kamaleonti, Dik Dik, Roket, Nomadi. Fundvitet ‘60 patën ndikim edhe në Shqipëri. Në Festivalin e 11-të u shprehën qartë preferencat për liri, muzikë, tekste të bukura për dashurinë etj. U shfaqën komplekset e para si “Matura ‘72″, ai i Liqenit, “Pranvera ‘72″ në Shkodër, ai “Rock&Roll” i arkitektit Dasmen Musarai, i Liceut Artistik i Osman Mulës. Të rinj, këngëtarë, instrumentistë të shkolluar, të talentuar, pasionantë që i kthenin bodrumet në stadio. Kujtoj kantautorin Francesk Radin, kitaristin Genc Dashi, Edison Xhani, etj. Për herë të parë në një festival të këngës, në të 11-tin, këndoi edhe një grup, si ai Alfons Ballicit.

Duke ëndërruar si “Beatles”, vallëzohej nën ritmin e “She loves you”?

Kjo ishte periudha që ata u futën edhe te ne, pa pasur frikë ëndërronim të ishim pakës “Beatles”-a. Pak a shumë, brezi im ishte moshatarë me ta. Ëndërronim të ishim atje ku ata jetonin, të ndjeheshim, të shijonim lirinë, një tendencë kjo që përfshiu si një “pandemi” gjithë rininë e kohës, kryesisht atë shkollore, studentore. Një brez i talentuar, pasion i madh, e që u binin disa veglave. Për të gjithë, “Beatles”-at ishin një pikë referimi më shumë. Sigurisht këngët që ishin më të dëgjuarat, që i jepnin gjallëri mjedisit, vallëzimeve, si: “She loves you”, “Ob la di ob la da”, “Hey Jude”, “Yellou Submarine”, “Love me do”, “Panny Lane”, “Help”, “Ticket to Ride”, “Come together”, “Oh-Darling”, “Lady Madona”, “Get back”, “While my guitar”…, me përmbajtje ritmike, që njiheshin dhe ishin të pëlqyera nga rinia, djem e vajza, gjimnazistë, student, të huaj.

Festivali i 11-të, nga shpresa e madhe te rrënimi fatal?

Deri në janar të ‘73-shit. Dhe post Festivali i 11 është dëshmia më e gjallë e kësaj kohe, me plenumin vrasës, me grupet e Rinisë, që të ndalonin, të ndëshkonin për shfaqet e huaja, modën bashkë me fletërrufetë, një kritikë publike që i bëhej individit. Te kapnin rrugës, të qethnin flokët, të shqyenin pantallonat se kishin modelin e qepjes si të huajt, pavarësisht se ishte dok kombinati. Në muzikë u bë katrahurë. Radio transmetonte këngë me tematika pune, fare pak lirike, por dhe kjo e lidhur me kooperativistin, njohjet, dashuritë në aksion. Tekstet e bukura shqiptare të dashurive, u zëvendësuan me ato me partinë, socializmin etj. E ndërsa muzika e “Beatles”-ave dëgjohej në gjithë botën, këtu as që mund të flitej. Vetëm në rrethe të ngushta, fshehurazi mund të këndohej e t’i bije disa akordeve në kitarë e piano të disa prej këngëve të tyre.

Pas shumë vitesh ndodheni në Amerikë, këndoni “Girl”?

Në kohën time nuk kishte këngë të “Beatles”-ave që nuk e kemi kënduar. Unë personalisht i kam rënë fizarmonikës, me të gjithë repertorin e tyre. Kam një kujtim, kur isha në Amerikë, në një lokal, u ula në piano e nis atë këndoj “Girl”, në do maxhor. Kur mbarova, dëgjoj duartrokitje. Ndjeva një kënaqësi të madhe. Por mua më e preferuara ka qenë e mbetet kënga e tyre “Lady Madona”.

Pas një gjysmë shekulli, Merdani shfaqet me “Let it be”- në e tij?

Brezi im, ne patëm fatin që jetuam në kohën e Kadaresë e të “Beatles”-ave. Edhe në burg, letërsia e Kadaresë na jepte shpresë, ishte një underground i madh, bashkë me këngët e “Beatles”-ave që i këndoja në heshtje. Ndërsa “se kënduam ‘Let it be’”, është një këngë e Luan Zhegut, shumë e bukur, një farë mënyre si vetë jeta ime. Një këngë përfaqësuese për brezin, miqtë e mi, dashurinë, njerëzit të ardhmen, jetën, gjithçka. Nuk pata mundësinë ta këndoja atëherë, se ma ndaluan, më dënuan, më hoqën, ma mohuan lirinë.

blank

Alida Hisku, edhe njëherë mes njerëzve

Erdha sot mes njerëzve të këndoj me dashuri… Ishte ky varg që ngjiti menjëherë në veshët e publikut, që ndiqnin koncertin e Dekadës së Majit e që e lanë sallën duke përsëritur lajtmotivin e këngës.

Sallën e la edhe ajo, këngëtarja, pa e ditur se do të qe e fundit herë dhe se do ta priste një e ardhme tragjike. Vargjet e Agim Doçit tingëllonin thuajse një profeci…Me zërin tim të gjithë njerëzi i përqafoj, këndonte Alida Hisku.

Por profecia nuk u përmbush e gjitha, në ata vite të errët, për fat. Ashtu si në vargjet e saj, kënga e fton edhe njëherë duke i thënë “Eja, mirësevjen”, duke e sjellë pas shumë viteve Alida Hiskun në një koncert recital, mes njerëzve, ashtu siç titullohej ajo këngë e fundit që interpretoi mes viteve ’80, kompozuar nga Avni Mula.

Deti i këngës nuk ka mbaruar për të dhe ajo rikthehet këtë të shtunë, në kërkim të një zemre më shumë, për të prekur me vokalin e saj.

Është Gjergj Leka që e ngjit edhe njëherë në skenë, si një lloj shpagimi për padrejtësitë njerëzore dhe artistike, në koncertin recital “Dëgjoni Këngën time”.

blank

Akuzat për agjitacion dhe propaganda, që ia ngjitën si pusullë pa asnjë bazë dhe etiketimi si armike e partisë nuk e shuan yllin e Alida Hiskut. Këngët e interpretuara prej saj mbetën të ngulitura ndër shqiptarë e madje u kënduan edhe nga brezat e më vonë. Mjafton kënga “Vajzat e fshatit tim”, që njerëzit ta kujtojnë këngëtaren.

E kompozuar nga Enver Shëngjergji dhe e shkruar nga Zhuliana Jorganxhi, kënga u bë e Alidës, pavarësisht se kush e interpretoi më vonë…E solli edhe njëherë me rastin e koncertit për nder të 52 vjetorit të karrierës së Enver Shëngjergjit. Por këtë të shtunë në mbrëmje  ajo vjen në kanalin “News 24” dhe “Radio24”, me një koncert dhe rrëfim intim, intervistuar nga Gjergj Leka.

Disa prej sukseseve të saj të padiskutueshme, që janë sot pasuri e muzikës së lehtë shqiptare, por Alida Hisku ka zgjedhur më shumë se kaq.

Rikthimi i saj, mes publikut të dashur vjen me dy këngë të reja, në një bashkëpunim me poeten, mikeshën e vjetër Zhuliana Jorganxhi dhe kompozitorin Leonard Sojli. Sjell me vete edhe përvojën gjermane, vendi që e mirëpriti për tridhjetë vite, me një këngë në gjermanisht.

blank

Një këngë, një ndalesë në jetën e Alida Hiskut. Por ky recital është një festë dhe krahas vështirësive dhe asaj që e ka cilësuar si tragjedi rinore, ajo ndan me publikun ëndrrat e saj.

Dikur, në një intervistë nga shtëpia e saj në Gjermani rrëfente ëndrrat për një musical me këngët më të dashura dhe ngjarjet e jetës. Ëndërr që e realizon përmes këtij recitali. Ëndërr që e ka ujitur gjatë këtyre viteve, siç thotë vetë ajo se “ëndrrat duhen ujitur”.

Portret heroine

Nëse do të kishte një titull kënge, nga ato që interpretoi, do të qe “Portret Heroine”, i kompozitorit Agim Krajka, që ia besoi krijimin e tij 13-vjeçares Alida Hisku. Ylli i saj në skenë ishte i destinuar të shkëlqente. Fëmija i talentuar, e nderuar në Festivalet e Pionierit me 3 medalje ari, garonte me këngëtarët e mëdhenj të skenës shqiptare, në Festivalin e Këngës në Radio dhe Televizion. Ishte viti 1971 dhe për 13 vite, Alida Hisku ishte e parapëlqyera e kompozitorëve.

E dëbuan nga skena, në kulmin e karrierës. Ishte viti 1983, ajo kryente studimet Politike edhe madje  ishte zgjedhur në Komitetin e Qendror të Rinisë.

Ishte  madje edhe prej gjashtë vitesh anëtare e Partisë. Por asnjë nga këto nuk qe siguri përballë akuzave që i ngritën. Pretekst u bë një ditar vajzëror i saj, të cilin ia vodhën tre shoqe, me të cilat bënte praktikën në Konispol.

Shkrimet në ditar, Partia ia interpretoi si deshi. I hoqën teserën dhe e akuzuan për agjitacion e propagandë, duke e internuar dhe larguar nga muzika. Ditarin e pa vetëm një vite më vonë, gjatë procesit gjyqësor.  Ajo që e plagosi ishte ndarja me publikun, më shumë sesa largimi nga skena. Dikur e ëma i thoshte se po të shkonte deri në natën e tretë të festivalit, do të thoshte se i qe ngulitur publikut në veshë e në zemra.

blank

E dëbuan përdhunshëm nga skena në moshën 23 -vjeçare, kur do të duhej të ishte në kulmin e karrierës dhe të suksesit.

Dramën e jetës  vendosi ta hidhte në një libër biografik, shkruar në gjuhën gjermane, edhe për të shuar thashethemnajën e veshur me mistere për dënimin e saj, në Tiranë.

Vendosi të niste një jetë të re në Gjermani, duke e lënë Shqipërinë më 1990-n. U largua nga skena, por jo nga kënga. Improvizoi një studio në kopshtin e shtëpisë së saj. Kënga ishte e vetmja që nga Shqipëria nuk lidhej me kujtime të trishtueshme.

Nga Festivali i IX e deri tek ai i XX, mori pesë Çmime të para, shumë të dyta e të treta. Shumë të tjerë në Festivalin Studenti apo atë të Ushtarit, Dekadat e Majit dhe Festivalin e Këngës Popullore. Megjithatë suksesi nuk ndikoi tek e reja, që mbetej me këmbët në tokë dhe për profesion kishte tipografinë, në shtypshkronjën “Mihal Duri”, punë që e bëri për 19 vite, duke ndjekur gjurmët e të atit.

Por, po ashtu pasioni e bënte të ecte në gjurmët e së ëmës. Ajo ishte pjesë e filarmonisë së Teatrit të Operës dhe Baletit, po ashtu edhe e motra Arjana  dhe i vëllai, Artani, bas-bariton.

Këngën që e bëri të paharrueshme për publikun “Vajzat e Fshatit tim” e këndoi në Festivalin e XV të Këngës në RTSh, duke marrë çmim të parë. Dhurata për interpretuesen më të mirë të atij viti, do të kujtonte më vonë ajo ishte një termos dhe një orë tryeze, me mbishkrimin “Made in China”.

Vajzat e fshatit tim

Këngën “Vajzat e Fshatit tim”, i a caktoi një komision, që siç ishte procedura  e zakoni ato kohë në festivalet e këngës, interpretuesi nuk zgjidhte. Atij apo asaj i caktohej një këngë, edhe sikur të mos e pëlqente. Me kompozitorin Enver Shëngjergji pat bashkëpunuar edhe në Festivalin Studenti dhe me përgjegjësi mori përsipër të bënte interpretim të patëmetë. Kur u ngjit në skenë, mbylli sytë, u zhyt në botën e saj dhe mrekulloi me zërin. Prej asaj kohe njihej si këngëtarja që këndon me sytë mbyllur. Rrëfente më vonë se megjithëse ia kishin vënë në dukje e kritikuar kolegët, nuk arriti dot ta korrigjonte. Por ishte detaji që e bënte edhe më të veccantë. “Vajzat e Fshatit tim” iu bë shoqëruese në çastet më dramatike të jetës. Kujtonte se në qelitë e Brrakës, e zbuste trishtimin duke kënduar nën zë këngën e po njësoj edhe në dy muajt që e çuan në spitalin psikiatrik. Vuajtjet nuk ia përkulën karakterin. I njëjtë, i hekurt edhe sot.

blank

Shqipërisë iu largua dhe vendosi të mos merrte pjesë në festivalet pas viteve ’90. E ruajti këngën me mënyrën e saj, në kopshtin e shtëpisë në pyll.  Ndërtoi familjen në Gjermani, ndërsa Tiranës i kthehej sa herë kishte ftesa që e transportonin edhe njëherë në ato kohë të largëta  e të dashura.

Rrëfente se sa herë gjendej në Tiranë, sytë i shkonin kah radio Tirana. Që fëmijë kish marr pjesë në Anketat Muzikore.  Të paharrueshme mbeten këngët e Alidës, qysh prej vitit 1969, kur këndoi “Vjelësit e Portokalleve” në Festivalin e Pionierit. Më pas erdhën  “Portret heroine”, “Shqipëria përshëndet”, “Si agim i kuq” “Vajzat e fshatit tim” “Buka e duarve tona” 1975, “Këngët e rinisë”, “Kasollja e Galigatit”, “Nëntori i lirisë” e shumë të tjera, që këngëtarja i sjell për publikun, në mbrëmjen e së shtunës, edhe me një prekje orkestrale nga kompozitori dhe producenti Gjergj Leka, i cili ka ruajtur gjithnjë një vend të veçantë në veprimtaritë e tij muzikore për këngëtaren.  Albumin e saj të parë, të  botuar disa vjet të shkuar e titulloi “Kthimi”. Një rikthim pas dy dekadash në një rrëfim të jetës, me 12 këngë, të kompozuara nga Leonard Sojli dhe shkuar nga Zhuliana Jorganxhi. Me recitalin të shtunën mbrëma, ajo rikthehet mes njerëzve, me sytë e mbyllur dhe zërin e ngrohtë, duke bashkuar dy kohë…

 

blank

Filmi i parë shqiptar “Tana” rishfaqet i restauruar, Tinka Kurti: Në xhirime nuk e dija ç’bëja, ishte fat që u zgjodha

Është shfaqur në arkivin qendror shtetëror premiera e filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”, tashmë i restauruar. I xhiruar më 1957 me regji të Kristaq Dhamos, roli kryesor, ai i Tanës, interpretohet nga Tinka Kurti, e cila e kujton kështu më se 60 vjet më vonë njohjen me regjisorin Dhamo.

“Puna e filmit është rastësi. Unë isha ulur në një tavolinë me një koleg dhe shoh disa veta që e rrethonin Kristaq Dhamon. Ju them, kush është ai, Shuberti? Më thonë është një artist që ka mbaruar studimet në Budapest. Kristaqi erdhi te unë dhe më tha me ty do xhiroj filmin e parë shqiptar dhe e mbajti fjalën. Po kanë qenë shumë travaje. Më e mira nuk isha sepse kishte femra të bukura shumë, që kishte mundësi t’i merrte se në film kishte aktor të mëdhenj si Naim Frashëri, Kadri Roshi”, thotë aktorja.

 

Gjithaq, ajo kujton edhe rinisë e saj.
“Tanën e kam luajtur pa e ditur mirë se çfarë po bëj. Isha vajzë e re, mbase edhe jo aq e re se e kisha një fëmijë. Por shkova atje dhe ishte një arë e madhe. E korra arën dhe më pas, më vunë në gomar dhe luajta rolin”, thotë Tinka Kurti.

Përtej historisë së dashurisë që pengohet nga xhelozia dhe mentaliteti apo lojës aktoriale, filmi ka konotacionin e fortë të kohës me jetën e kooperativës e rolin e partisë që vijnë të idealizuara. Tinka vjen në rolin e një vajze magjepsëse dhe të emancipuar që sfidon realitetin. Përtej propaganda, arkivi i sheh si trashëgimi.

“Puna jone themelore si arkiv është të ruajmë trashëgiminë kulturore dhe pas 64 vitesh filmi merr formën e tij më të mirë të mundshme, që është restaurimi”, tha Marinela Ndria, Drejtore e AQSHF.

Figura e Tanës në film tashmë mund të shihet nga ballina e arkivit. Procesi i restaurimit u mundësua nga bashkëpunimi mes AQSHF, Cinegrell Zvicër dhe PostFactory Gjermani. Regjisori Dhamo që gjendet në spital ka kërkuar që filmi të shfaqet në Korçë ku është xhiruar./ BW

blank

Më 11 korrik 1989 u nda nga jeta Laurence Olivier, një nga aktorët më të mirë dramatikë të të gjitha kohërave

VOAL – Laurence Kerr Olivier lindi më 22 maj 1907 në Dorking, Angli. Edhe sot ai mbahet mend si një nga aktorët më të mirë dramatikë të të gjitha kohërave. Eleganca e saj e ka bërë shkollën. I pajisur me një personalitet magnetik dhe një sharm romantik, edhe në jetë Laurence Olivier  (Lorenc Olivier) u njoh si aktori më i madh i kohës së tij: të paharrueshme dhe emblematike janë rolet e tij shekspiriane që kërkonin praninë fizike, energjinë dhe aftësinë për të konkurruar me demonët e tij.

Djali i një pastori anglikan me origjinë huguenote, ai vuri në pah talentet e tij që në fëmijëri: ishte në Jul Cezarin e Shekspirit, në pjesën e Brutusit, kur ishte ende nxënës shkolle dhe ra në sy nga aktorja e madhe Ellen Terry. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, pasi kishte vjedhur disa truke nga Elsie Fogerty, ai luan rolin e Katharine, në “Zbutja e mendjemprehtës”.

Ai bëri debutimin e tij në Londër në 1925, në teatër, në Birmingham Repertory Company nga viti 1926 deri në 1928. Më 1930 dhe 1931 ai vuri në skenë “Jetët private” të Noel Coward, në Londër dhe jashtë shtetit, në Nju Jork. Pasioni i tij për paraqitjet e veprave të Uilliam Shekspirit filloi në vitin 1935: e gjithë karriera e tij do të mbetet e lidhur me autorin anglez.

Nga viti 1937 deri në vitin 1938 ai iu bashkua kompanisë shekspiriane të Old Vic në Londër, duke u bërë drejtor artistik i saj nga 1944 deri më 1949.

Në këtë pikë të karrierës së tij, Laurence Olivier është një aktor i aftë të mbulojë një repertor të gjerë që varion nga tragjedia greke te komeditë, nga teatri i Restaurimit te dramat e autorëve bashkëkohorë.

Filmi i tij i parë madhor daton në vitin 1939, “Wuthering heights”, bazuar në romanin me të njëjtin emër të Emily Bronte. Në vitin 1944, versioni i ekranit të madh të “Henry V” të Shekspirit, të cilin ai e prodhoi, drejtoi dhe interpretoi, fitoi një Oskar të veçantë për rolin e tij të trefishtë: filmi u bë një klasik i kinemasë botërore. Në vitin 1948 ai drejtoi dhe interpretoi përshtatjen filmike të “Hamletit”: filmi fitoi katër Oscar (aktori më i mirë, filmi më i mirë, skenografi dhe kostumet) dhe Luani i Artë në Festivalin e Filmit në Venecia; ndjekur nga “Rikardi III” (1956) dhe “Otello” (1965).

Filma të tjerë përfshijnë “Rebecca, gruaja e parë” (1940, me regji nga mjeshtri Alfred Hitchcock, nga romani i Daphne du Maurier), “Princi dhe kërcimtari” (1957, me Marilyn Monroe), “Të zhvendosurit” (1960) , “Të padyshueshmit” (1972), “Maratona e vogël” (1976, me Dustin Hoffman), “Jezusi i Nazaretit” (nga Franco Zeffirelli, 1977, në rolin e Nikodemit).

Në vitin 1947 u bë kalorës dhe në vitin 1960 baronet. Në vitin 1962 Olivier u bë drejtor i Teatrit Kombëtar të Britanisë së Madhe, detyrë që do ta mbajë deri në vitin 1973. Në vitin 1976 ai mori Oskarin për Arritje të Përjetshme.

Laurence Olivier ishte i martuar me tre aktore: Jill Esmond (nga 1930 në 1940), një martesë katastrofike nga e cila lindi djali i tyre Tarquinio; Vivien Leigh (nga viti 1940 deri në 1960), e famshme për interpretimin e saj të Rossellës në “Gone with the Wind”, me të cilën ajo luajti edhe në ekran dhe në teatër; martesa e tij e tretë ishte me Joan Plowright, në vitin 1961, e cila i lindi tre fëmijë, duke qëndruar pranë tij deri në vdekjen e tij më 11 korrik 1989 në Steyning, Sussex.

Fraza nga Laurence Olivier

Kur më pyesin se cili është sekreti më i madh i suksesit të një aktori, unë përgjigjem: sinqeriteti.

Ndonjëherë e gjej veten në kontakt me njerëz të trishtuar që më pyesin se për çfarë jetoj dhe cila është arsyeja për të jetuar. Përgjigja ‘Puna’ nuk është gjithmonë e mirë. Dhe pastaj unë përgjigjem menjëherë, qoftë edhe pak me ndjeshmëri: ‘Bëhu i dobishëm’. Sikur të mund të besoni në këtë ideal, nëse të gjithë do të mundnin, atëherë askush, nga mbretëresha deri te punëtori më i përulur, nuk do të kishte kurrë ndjenjën se po jetonte për asgjë.

Realizëm nuk do të thotë ta kthesh artin në realitet. Do të thotë të mbartësh realitetin në art; jo vetëm pranoni ngjarjet e jetës, por i lartësoni ato.

Shekspiri, gjëja e vdekshme më afër syve të Zotit.

Nuk ka role të mëdha. Disa janë vetëm pak më të gjata se të tjerët, kjo është e gjitha.

Në thellësi të zemrës sime di vetëm se nuk e kuptoj kur veproj e kur jo ose më mirë të jem edhe më i sinqertë, kur gënjej dhe kur jo.

Çfarë është të vepruarit përveç gënjeshtra dhe çfarë është aktrimi i mirë, por gënjeshtra bindëse?

Njerëzit shpesh më pyesin se cilat janë hobi im, çfarë bëj për argëtim. Unë kurrë nuk mund të mendoj për asgjë. Ndjej shumë faj për idenë për të bërë pushime; dhe ndihem shumë e pakëndshme nëse jam duke bërë diçka që nuk është puna ime. Puna është jetë për mua, është e vetmja arsye për të jetuar; plus kam gjithashtu besimin pothuajse fetar se të jesh i dobishëm është gjithçka./Elida Buçpapaj

blank

(Video) “Fuck Putin”, Maneskin e përsërit thirrjen e bujshme kundër liderit rus në koncertin me 70 mijë fansa

Një thirrje kundër agresionit rus, e shprehur në një koncert të grupit fitues të Eurovisionit, “Maneskin”, ka shpërthyer në turmën prej 70 mijë personash që ishin pjesëmarrës në koncert.

Solisti kryesor i grupit, Damiano ka shprehur të gjithë revoltën e tij kundër luftës dhe shkatërrimit që ajo sjell duke thërritur: “Fuck Putin”.

“Ne vazhdojmë ta themi këtë edhe nëse dikush shqetësohet: “Në dreq Putin, në dreq lufta, në dreq shkofshin diktatorët. Dhe për ata që nuk janë dakord me ne, “në dreq edhe ju”.

“Britma” goditëse e Damianos dhe Maneskinëve rikthehet sërish pas thirrjes së lëshuar në festivalin e njohur Coachella që bëri xhiron e botës, jo pa polemika.

Thirrja e kreut të grupit italian u bë nga skena e Circus Maximus, teksa këndonte muzikën e titulluar “Benzina”, ndërsa u duartrokit nga 70 mijë persona që kishin paguar biletat për të ndjekur koncertin. bw

 

«Ne vazhdojmë ta themi atë edhe nëse dikush shqetësohet: Fuck Putin, Fuck luftës, Fuck diktatorëve. Dhe për ata që nuk pajtohen: Fuck ». Kështu, gjatë performancës së Benzinë,  Damiano Dei Manesk u kthye për të përsëritur Fuck Putinit për pushtimin rus në Ukrainë. Tashmë në skenën e Coachella ai ulëriti të njëjtat fjalë, duke e shoqëruar atë nga fjalimi i Charlie Chaplin për filmin The Great Dictator. Në koncert ishte edhe Aktorja Angelina Jolie me të bijën Shiloh, që ishte në qytet për filmimin e filmit bazuar në romanin e shkrimtarit italian Alessandro Baricco. Ndër të tjerë ishte edhe Russell Crowe e Gabriele Muccino.

blank

blank

Më 7 korrik 1901 lindi Vittorio De Sica, një nga regjisorët më të mëdhenj në historinë e kinemasë

VOAL- Vittorio De Sica lindi në Terra di Lavoro (një provincë që atëherë i përkiste Campania-s), afër Frosinone, më 7 korrik 1901. De Sica ishte padyshim një nga regjisorët më të mëdhenj në historinë e kinemasë, idhulluar gjithashtu nga përbindëshat e shenjtë nga jashtë, citohet pa ndryshim si një shembull sublim i një artisti. Besnike ndaj thënies “nemo profeta in patria”, Italia e vuajtur nga ksenofilia, nuk ka mundur ta vlerësojë kurrë, duke lënë pas dore, siç ndodh ndonjëherë, personazhet e saj të mëdhenj.

I lindur në një familje me origjinë modeste, Vittorio De Sica studioi në Napoli deri në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare; filloi punë si djalë dhe më pas u transferua në Romë me familjen e tij ku u diplomua për kontabilist. Tashmë si student fillon të frekuentojë ambientin teatror dhe të konkurrojë si aktor. Në vitin 1926 debutoi në kinema, ku luan dhe afirmohet. Në këto vite janë filmat “Burrat që mashtrojnë!” (1932) dhe “Dyqane” (1939).

Një personazh shumë i dalluar, pavarësisht prejardhjes së tij modeste, i talentuar me talent të madh edhe në aktrim, De Sica ishte, së bashku me Roberto Rossellini, kreu i lëvizjes filmike të neorealizmit, periudhë në të cilën “I bambini watch us” (1942). “Sciuscià” (1946, portret i fëmijërisë së braktisur) dhe, dy vjet më vonë, “Ladri Di Biciclette”, mbi gjendjen e trishtuar të të papunëve pas luftës. Për këto dy titujt e fundit regjisori i madh fiton Oscar.

Më vonë, gjithnjë në vazhdën e poetikës neorealiste, ai xhiron “Mrekullia në Milano” dhe melankolikun “Umberto D.”, një film i hidhur që nga shumëkush konsiderohet kryevepra e tij e vërtetë.

Më vonë, pasi kishte braktisur rrymën neorealiste, Vittorio De Sica iu përkushtua filmave më të paangazhuar por për këtë arsye jo më pak të mbushur me ndjeshmëri dhe sqimë, siç është filmi i jashtëzakonshëm “L’Oro di Napoli”. Midis tyre kujtojmë edhe “La Ciociara” (1961), “Dje, sot dhe nesër” (1964), “Matrimonio All’Italiana” (1964), “Il giardino dei Finzi Contini” (me të cilën fitoi një tjetër Oskar në 1971. ).

Filmi i fundit i realizuar është “Udhëtimi”, i vitit 1974.

Më 13 nëntor të po këtij viti regjisori vdiq në Paris në moshën 72-vjeçare./Elida Buçpapaj

blank

Festivali Sunny Hill do të mbahet te Parku i Gërmisë

RFE/RL

Festivali i muzikës Sunny Hill pritet të mbahet në fillim të muajit gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Për lokacionin e festivalit që deri tani nuk dihej, ka njoftuar të shtunën kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai tha se janë siguruar lejet e nevojshme për mbajtjen e festivalit në këtë park më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

“Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali”, shkroi Rama në Facebook.

Ai ka shtuar se Sunny Hill Festival është zotuar se e gjithë hapësira e parkut që do të merret në shfrytëzim do të përdoret me kujdes të shtuar, dhe se pastrimi dhe rigjenerimi i parkut “do të bëhet në afat rekord, edhe me investimet e nevojshme nga ana e Sunny Hill Festival”.

Informacioni mbi lokacionin e festivalit vie disa ditë pasi u bë e ditur se festivali do të mbahet përfundimisht në Prishtinë, pas një vendimi fillestar që festivali të largohej nga Kosova.

Më 14 qershor, themeluesi dhe organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, pati bërë të ditur që Sunny Hill do të zhvendoset në Tiranë, “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.

Palët kanë qenë në diskutim të dhënies në shfrytëzim të një parcele prej 17 hektarësh për 99 vite në fshatin Bërnicë e Poshtme.

Mirëpo sipas deklaratës së 20 qershorit, palët kanë shprehur gatishmëri “ që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme”.

Aty po ashtu është bërë e ditur që një edicion i veçantë me këngëtarë tjerë do të mbahet në Tiranë më 26,27 dhe 28 gusht.

Festivali është themeluar nga Fondacioni Sunny Hill, i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa dhe edicioni i parë është mbajtur më 2018.

Edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Send this to a friend