Mark Elliot Zuckerberg (White Plains, 14 maggio 1984) është një informatikan dhe sipërmarrës amerikan, i njohur si një prej themeluesve të rrjetit social Facebook. Nga prlli 2013 ështe president dhe drejtues i i Facebook Inc.
Në prill të vitit 2017 është njeriu i 5-të më i pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar me 61,4 miliardë dollarë.
Si student i Harvardit, Mark Zuckerberg krijoi uebsajtin social online Facebook, një uebsajt tejet popullor mes studentëve në mbarë botën. Atë e krijoi me kolegë studentë, njohës të mirë të shkencës së kompjuterit dhe me shokët e dhomës. Zuckerberg shërben si president i kompanisë Facebook. Ai ka qenë vazhdimisht në qendër të kundërthënieve për prejardhjen e biznesit dhe të pasurisë së tij.
Revista amerikane Time e renditi Zuckerberg si një nga The World’s Most Influential People of 2008 (Njerëzit Më me Ndikim të Botës të vitit 2008). Zuckerberg përfshihej në kategorinë Scientists & Thinkers (Shkencëtarë dhe Mendimtarë) për web-in e tij fenomenon, Facebook, dhe renditej i 52-ti në 101 veta.
Jeta e hershme
Zuckerberg u rrit në Dobbs Ferry, Nju Jork, nga prindërit e tij hebrej, Edward dhe Karen Zuckerberg. Babai i tij Edward është dentist në Dobbs Ferry, dhe mamaja e tij është mjeke. Ai filloi programimin në kompjuter kur ishte në shkollën e mesme. Zuckerberg fillimisht kënaqej me zhvillimin e programeve kompjuterike, sidomos ato për komunikim dhe ato për lojëra. Kur vazhdonte Philips Exter Acadeym, ai ndërtoi një program për t’i ndihmuar puonjësit në zyrën e babait të tij që të komunikojnë; ai gjithashtu ndërtoi një version të lojës Risk, dhe një program muzike të quajtur Synapse i cili përdorte inteligjencën artificiale për të mësuar zakonet e dëgjimit tek përdoruesi i programit. Kompanitë Microsoft dhe AOL u përpoqën tëa blejnë Synapse dhe për ta marrë në punë Zuckerberg, por ai vendosi më mirë t’i vazhdojë studimt në Universitetin e Harvardit.
Themelimi
Zuckerberg lëshoi në punë programin Facebook nga dhoma e tij e konviktit në Harvard, më 4 shkurt 2004. Programi filloi si një “Gjë-Harvardi” (“Harvard-Thing”) derisa Zuckerberg pastaj do të vendosta ta përhapte Facebook në shkolla të tjera. Programi fillimisht u përhap në Stanford, Dartmouth, Columba, Cornell dhe Yale, pastaj në shkolla të tjera në lidhje sociale me Harvardin. Nga fillimi I verës programi ishte përhapur në së paku 45 shkolla dhe në qindra mijë njerëz që e përdornin atë. Zuckerberg, duke qenë ende në Harvard, ishte anëtar i vëllezërisë Alpha Epsilon Pi.
Zhvendosja në Kaliforni
Zuckerberg u zhvendos në Palo Alto, Kaliforni, me disa miq të ti. Ata morën një ndërtesë të vogël për ta pasur për zyrat. Në verë Zuckerberg u takua me Peter Thiel, i cili investoi për kompaninë. Ata kishin zyrat e tyre që në verën e vitit 2004. Sipas thënieve të Zuckerberg, grupi planifikoi të kthehet në Harvard, por më në fund vendosi të mbetet në Kaliforni.
News Feed
Në shtator 2006, Facebook lëshoi në punë News Feed, një produkt për të treguar se çfarë janë duke bërë miqtë e tu në uebsajt. Zuckerberg qe kritikuar, teksa disa e shikonin News Feed si të panevojshëm dhe si një mekanizëm për cybertalking (të biseduarit kibernetik).
PlatformaFacebook
Më 24 maj 2007, Zuckerberg shpalli një Facebook Platform, një platform zhvillimi për programuesit që të krijojnë aplikime sociale brenda Facebook. Kjo shpallje ngjalli një interesim të madh për bashkësinë e zhvilluesve programorë. Brneda javësh, shumë aplikime u ndërtuan dhe disa kishin tashmë miliona përdorues. Sot janë më shumë se 400 000 zhvillues programorë në mbarë botën që ndërtojnë aplikime për Facebook Platform. Vetëm më 23 korrik 2008, Zuckerberg shpalli Facebook Connect, një version të Facebook Platform për ndërtimin e aplikimeve sociale në website të tjera.
Facebook Beacon
Më 6 nëntor 2007, Zuckerberg shpali një sistem tjetër reklamues social, që u pa si një ngjarje në Los Anxhelos. Një pjesë e programit të ri, quajtur Beacon, ua bënte të mundur njerëzve të ndajnë informacion me miqtë e tyre të Facebook bazuar një veprimtaritë e tyre qëmtuese në uebsajte të tjera. Një shitës eBay, për shembull, mund të bëjë që miqtë automatikisht të vënë në shitje nëpërmjet Facebook, sistemit news feed, gjithçka që ata duan të shesin.
Programi pati shqetësime të mëdha të privatësisë nga ana e grupeve që merren me mbrojtjen e jetës private të qytetarëve, por edhe nga individë përdorues. Zuckerberg dhe Facebook nuk arritën t’i përgjigjen shpejt këtij shqetësimi, dhe më 5 dhjetor 2007, Zuckerberg më në fund shkroi një blog post në Facebook, ku merrte përgjegjësinë për çështjet me programin Beacon dhe ku iu ofronte një mënyrë më të lehtë përdoruesve për të përfituar nga shërbimet.
ConnectU Controversy
Shokët e klasës të Zuckerberg në Harvard, Divya Narendra, Cameron Winklevoss, e Tyler Winklevoss, mëtuan se ai ua vodhi idenë të cilën kishin për uebsajtin e tyre, ConnectU. Një akuzë u ngrit më 2004, por u hodh poshtë më 28 mars 2007. Akuza u përsërit në rajonin e Bostonit dhe seanca paradëgjimore ishte më 25 korrik 2007. Në seancën dëgjimore gjykatësi iu tha akuzuesve se akuza ishte e paplotë. Më 25 qershor 2008, rasti u gjykua dhe Facebook pranoi t’iu paguajë akuzuesve $65 milionë.
Një pjesë e dosjes së akuzës, në nëntor 2007, dokumente konfiedenciale gjyqësore ishin postuar në uebsajtin e ish studentëve të Harvardit 02138. Ato përfshinin numrin e sigurisë sociale të Zuckerberg, adresën e shtëpisë së prindërve dhe të të fejuarës. Facebook ngriti padinë kundër revistës, por gjyqi vendosi në favor të 02138.
Forbes
Më 2008, revista Forbes e rendit Zuckerberg si njeriun e 321-të më të pasur të SHBA, me pasuri $1.5 miliardë. Ai është më i riu që renditet në Forbes 400. Më 2009 raportohej se pasuria e Zuckerberg ka rënë nën $1 miliard.
Investimi i Microsoft në Facebook
Më 24 tetor 2007, Facebook Inc. shiti 1.6% të aksioneve tek Microsoft Copr. për $240 milionë, duke mos pranuar një ofertë konkuruese nga lideri i kërkimeve në Internet, Google Inc. Kjo tregon se Facebook kishte një vlerë tregu $15 miliardë në kohën e bërjes së kësaj shitjeje.
Më 2007, kur ishte 23 vjeç, Zuckerberg bëhet miliarder falë suksesit të Facebook. Më 2012, në të gjithë botën, numri i përdoruesve të Facebookut arrin miliardin.
Nga viti 2010 revista Time e rendit Zuckerbergun mes 100 njerëzve më të pasur dhe më me ndikim të botës. Më 2011 ai renditet i pari nga “Hebrejtë më me ndikim në botë”, realizuar nga Jerusalem Post dhe prej atëherë është gjithnjë në vendet e para në klasifikim. Në filmin e vitit 2010 The Social Network që tregon lindjen e Facebookut, është personifikuar nga aktori Jesse Eisenberg.
Në maj 2011 bleu një shtëpi 450 metra katrorë, me 5 banjo, 5 dhoma gjumie, një kuzhinë të madhe, pishinë e tjerë për 7 milionë dollarë. Në dhjetor 2012 bleu kështjellën e Lavezzole për 8 milionë euro dhe katër shtëpi të tjera me vlerë të përgjithshme 30 milionë dollarë. Në teor 2014 bleu 2 883 metra katrorë të ishullit Kauai, në arqipelagun Hawaii për 100 milionë dollarë. Në shtator 2015 bleu një shtë në qendër të Manhataneit për 22,3 milionë dollarë. Ka automjetet Acura TSX, Golf GT, Honda Fit e një Pagani Huayra blerë për 1,3 milionë dollarë më 2014, si dhe një avion privart që e ka blerë për 700 mijë dollarë më 2012.
Më 2012 u martua me Priscilla Chan e më 1 dhjetor bëhet baba i vajzës Maxima inoltre . Zuckerberg ka 16 truproja për sigurinë e tij./Elida BUÇPAPAJ
Komentet