VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: U takuan në një rrugë të ngushtë goca dhe djali

By | May 18, 2017
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Bija e merr në telefon mamanë

Bija e merr në telefon mamanë:

– Mama, jam grindur me tim shoq dhe, për ta ndëshkuar… dua të vij tek shtëpia jote!

– Kjo nuk shërben asgjë, bija ime. Në qoftë se dëshiron ta ndëshkosh burrin tënd, atëherë vij unë tek shtëpia jote!!!- i përgjigjet mamaja.

blank

Këndi i humorit: Një fotograf do të bëjë një shërbim fotografik për zjarrfikësit në një revistë ndërkombëtare

Një fotograf do të bëjë një shërbim fotografik për zjarrfikësit në një revistë ndërkombëtare. Në një pyll shpërthen zjarri, ai rend atje për ta fotografuar, por vëren se tymi nuk e lejon të fotografojë.
Atëherë kërkon një aeroplan për ta fotografuar nga lart zjarrin në pyll. Kërkesa i miratohet dhe ai shkon në një aerport të afërt, ku aeroplani bëhet gati brenda pak minutave.
Shikon një person afër aeroplanit të cilit i thotë:
– Ja ku jam, mund të nisemi!
Piloti e ngre në fluturim aeroplanin dhe ata janë në qiell.
Fotografi i thotë pilotit:
– Fluturo ulët sipër pyllit, në mënyrë që unë të mund të bëj fotografi!
Piloti e pyet:
– Pse?
– Sepse jam fotograf dhe bëj foto… – i përgjigjet ai.

Piloti, pas një heshtjeje, i thotë:
– Domethënë ti nuk je instruktori i fluturimit!!!

blank

Këndi i humorit: Xhaxhai e dërgon Pjerinin të blejë verë në supermerkat

Xhaxhai e dërgon Pjerinin të blejë verë në supermerkat.

Pjerini shkon në supermerkat dhe kërkon verë.

– Do verë të bardhë apo verë të kuqe? – e pyet shitësja.

– Nuk ka rëndësi, – thotë Pjerini. Sepse xhaxhai im është i verbër!!!

blank

Këndi i humorit: Një ventrilok takon një fshatar me qenin, kalin dhe delen e tij

Një ventrilok takon një fshatar me qenin, kalin dhe delen e tij.
I thotë fshatarit:
– Sa qen i bukur! A mund t’i flas?
Fshatari thotë se qeni nuk flet, por ventriloku këmbëngul:
-Hej, qenush, si shkon?
– Mirë! – i thotë qeni.
Fshatari është i tronditur, ventriloku vazhdon:
– E si të trajton zotëria?
– Mirë! Më nxjerr në shetitje dhe më jep ushqime të mira!
Fshatari ka mbetur i nemitur. Ventriloku i kërkon të flasë edhe me kalin.
– Po ty si të trajton zotëria? – e pyet kalin.
– Më trajton mirë. Më kashait shpesh dhe më jep ushqim të mirë.
Fshatari tashmë është tejet i dërmuar. Ventriloku e pyet:
– Tashi a mund të flas me delen?
Fshatari e ka humbur durimin dhe bërtet me zë të lartë!
– Delja është një gënjeshtare e madhe!!!

blank

Këndi i humorit: Dy bashkëshortë po kalojnë mbrëmjen në shtëpi

Dy bashkëshortë po kalojnë mbrëmjen në shtëpi.

Ai po lexon në gazetë një artikull të gjatë që duket se i intereson shumë. Ajo po thur në një triko. Në një moment gruaja i drejtohet të shoqit:

-Të lutem, pusho e mos më thuaj pandërprerë “po, e dashur…”, “po, e dashur…”, “po, e dashur…”, sepse unë ka një orë që nuk kam nxjerrë asnjë fjalë nga goja.

blank

Këndi i humorit: Një të diel në mëngjes Leonardi takon mikun  e tij Pjetrin, peshkatar i pasionuar

Një të diel në mëngjes Leonardi takon mikun  e tij Pjetrin, peshkatar i pasionuar, të cilin e pyet:

– Pse nuk paske shkuar për peshk sot?

Pjetri:

– Sepse nuk do të kisha zënë asnjë peshk!

Leonardi:

– E nga e ditke ti?

Pjetri:

– E kam lexuar horoskopin që thoshte: “Ditë me fat për peshqit”!!!

blank

Këndi i humorit: E gjen mikun e tij shumë të shqetësuar

E gjen mikun e tij shumë të shqetësuar.

-Pse je i shqetësuar, miku im?

– Më ka ikur gruaja!

-Mos u shqetëso, miku im, ka edhe më keq!

-E ku mund të ketë më keq?

-Gruaja ime është rikthyer!!!

blank

Këndi i humorit: – E more vesh që në korrik do të bjerë borë deri në bel?

– E more vesh që në korrik do të bjerë borë deri në bel? – i thotë një polic shokut të tij.
– Jo, mer, sa keq! – ia kthen tjetri, – në korrik temperatura do të jetë 50 gradë celcius.
Nderhyri shefi: – Yyyyyyyy, kush e pastron gjithë atë borë në atë temperaturë!!!
blank

Këndi i humorit: – Mësuesi: A mund të më thoni çfarë ndodhi më 1405?

– Mësuesi: A mund të më thoni çfarë ndodhi më 1405?
– Fëmija: Lindi Skënderbeu!
– Mësuesja: Shumë mirë! Tani, a mund të më tregoni se çfarë ndodhi më 1412?
– Fëmija: Ka mbushur 7 vjeç!

blank

Këndi i humorit: Një gjysh vendos të shkojë për peshkim bashkë me nipin

Një gjysh vendos të shkojë për peshkim bashkë me nipin. Marrin me vete të gjitha pajisjet dhe shkojnë buzë detit.
Pa u bërë mesditë, nipi kthehet në shtëpi me një peshk të madh në thes. E ëma, sapo i shikon, i thotë:
– Ua, sa peshk i madh!!!
Fëmija ia kthen:
– Eh, ta kishe parë ti peshkaqenin që e hëngri gjyshin!!!

blank

Këndi i humorit: – E dashur, mes nesh ka marrë fund!

– E dashur, mes nesh ka marrë fund!
-Pse?
– Kam gjetur një më të mirë se ti.
-E ke fjalën për Trëndafilen?!
– ???
– Pse e njihke Trëndafilen?
– Është llogaria ime fallso!!!

blank

Këndi i humorit: Një ditë ariu bën listën e kafshëve që do të hajë gjatë stinës

Një ditë ariu bën listën e kafshëve që do të hajë gjatë stinës. Lajmi përhapet me shpejtës, e merr vesh edhe luani, i cili shkon te ariu dhe e pyet:
– Ari, a është e vërtetë se ke bërë një listë të kafshëve që do të hash gjatë muajve të ardhshëm?
Ariu shikon listën dhe i përgjigjet: Po, je!
– E si do të më hash?
– Kështu, – i thotë ariu dhe e ha.
E merr vesh lajmin tigri, shkon te ariu dhe e pyet:
– Ari, a është e vërtetë se ke bërë një listë të kafshëve që do të hash gjatë muajve të ardhshëm?
Ariu shikon listën dhe i përgjigjet: Po, je!
– E si do të më hash?
– Kështu, – i thotë ariu dhe e ha.
E merr vesh lajmin elefanti, shkon te ariu dhe e pyet:
– Ari, a është e vërtetë se ke bërë një listë të kafshëve që do të hash gjatë muajve të ardhshëm?
Ariu shikon listën dhe i përgjigjet: Po, je!
– E si do të më hash?
E merr vesh lajmin lepuri, shkon te ariu dhe e pyet:
– Ari, a është e vërtetë se ke bërë një listë të kafshëve që do të hash gjatë muajve të ardhshëm?
Ariu shikon listën dhe i përgjigjet: Po, je!
Atëherë lepuri i thotë:
– Të lutem, a mund të më heqësh mua nga lista?!
– Po, – i thotë ariu. Dhe e heq nga lista!


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend