VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

1 Gushti: Kalendari historik

By | August 1, 2016
blank

Komentet

blank

XXXVIII – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa XXXVIII.)

 

MUZEU ATEIST  SHKODER 

I  VETMI  NË  BOTË…

 

blank

“Piknisja e çthurjes së trunit tek rinia Shqiptare n’komunizem, asht kenë dhe asht ateizmi.”

                                                                                (F.Radovani. 1991)

 

Me daten 29 Prill 1967, ora 17.00 At Meshkalla, u thirr në Institutin Pedagogjik në Shkoder, ku u arrestue…

Para se t’a arrestonin Ai ka ju thanë:

“Unë them se me këte luftë kundër fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni.” Asnjëherë nuk ka me kuptue Bota se, ku kishin mbërrijtë me e çue me format ma kriminale të shkretin Popullin tonë Shqiptar komunistët.

Premtimët, deklaratat solemne, propaganda e rreme dhe mbi të gjitha “liritë dhe të drejtat e garantueme me Kushtetutë”… (Të dokumentueme prej PPSh).

Ishin atëherë dhe janë edhe sot, dokumentët ma të sakta që vërtetojnë paturpësinë e pakufi bash t’ atyne komunistëve barbar, që nuk kishte cep pa e mbushë mbarë Shqipninë me hetuesi, burgje, kampe shfarosje, kampe interrnimi, qendra spijunazhi, ferma, miniera, vepra kanalizimesh, ndërtime repartesh, fabrikash e kombinatesh, aeroportesh, me të burgosun dhe të interrnuem, që shërbenin  për kalbëzimin e jetës së rinisë në ata vende të mnershme, e që të gjitha së bashku, thirrëshin me emnin e njohun nga Europa: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë”.

Ky ishte Shteti i parë në Botë: “Pa Fé”! Me Kushtetutë,

madje, tue kenë në zemer t’ Europës edhe anëtare e O.K.B.-së.., me datë 9 qershor 1973, në Shkodër hapet “Muzeu Ateist”…

Na duhej edhe ky turp: “I vetmi në gjithë Botën”.

Por, atë turp që diktatorët Ever Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi etj.., që dishronin me i lanë Shkodres, e morën me vete…

Një mësim per kohen e shkueme dhe t’ardhëshme…

R.P.S.SH. –ISHTE NJË BURG – SHTET- i rrethuem në çdo pëllambë në tela me ferra, mitraloza e zagar të Sigurimit komunist!  Ma mirë se gjithshka, sot flasin shifrat e PASHPALLUNA të të vramëve, burgosunve, t’ interrnuemve, të zhdukunve pa asnjë dokument, që vazhdojnë me u mbajtë të mëshefuna n’ arkiva…

A e dini se në rrashtat e atyne vrastarve dhe, mu në ballin e tyne, sejcili ka numrin e të vramëve prej tij?

Shikoni vetem dokumentat e firmueme nga njeni prej kriminelëve vrasës në Shkoder, Aranit Çela, dhe keni me gjetë mbi 2000 e sa dokumenta vetem dënimi me vdekje me firmen e tij. Po në gjithë Shqipninë sa vrau?

Paturpësi! Ashtusi ishte shpallja e Shqipnisë Ateiste…

Po Shkodres së Rozafës e Shqipnisë së Kastriotit, një ditë emni “ateiste”, do ti fshihej në Rrëmaji, prej të Madhit e të Pavdekshmit Martir Don Simon Jubanit!

E paharrueshme Vepra e Tij, me 11 Nandor 1990…

         Melbourne, 25 Shtator 2021.                 

blank

Historia tragjike e ruses në burgjet e Enverit: Inskenimet e Sigurimit me agjenten e tyre që e kishin vënë ngjitur me qelinë time

Taisa Pisha Batkina

Pjesa e pestë
Publikohet historia e panjohur e ruses Taisa Batkina (Pisha), me origjinë nga Tula e Rusisë, fëmija e tretë e një familje shumë të varfër fshatare, e cila mbeti jetim që në moshë fare të vogël, pasi i ati humbi jetën gjatë punës në një nga galeritë e qymyrgurit që ndodheshin në rrethinat e Tula-s, ku ai punonte si minator, (pak kohë pasi i kishte shpëtuar arrestimit, i akuzuar për “mbështetje të armiqve të popullit”) dhe ajo u rrit me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi qyteti i tyre vazhdonte të ishte nën bombardimin e forcave gjermane, që kishin arritur deri në afërsi të Kurskut. Diplomimi i Taisës në fakultetin e Kimisë, pranë Universitetit ‘Lomonosov’ të Moskës, ku ajo u njoh dhe u martua me studentin shqiptar, Gaqo Pisha, me origjinë nga qyteti i Korçës, i cili asokohe studionte në fakultetin e Filozofisë së Moskës dhe të dy së bashku në vitin 1957, u kthyen në Shqipëri, bashkë me djalin e vogël të porsalindur, Sasha, ku filluan jetën në qytetin e Tiranës, Taisa u emërua si pedagoge e Kimisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ndërsa Gaqo, në katedrën e marksizëm-leninizmit, ku ata punuan deri në vitin 1976, kur Sigurimi i Shtetit me akuza të montuara, e arrestoi Taisa Batkin, duke e akuzuar si “agjente të KGB-së sovjetike” dhe e dënoi me dhjetë vite burg politik, të cilat ajo i vuajti në “Burgun e grave” në Qytetin “Stalin”, nga ku u lirua në vitin 1986, ndërkohë që bashkëshorti, Gaqo Pisha, kishte ndëruar jetë në vitin 1983, nga një sëmundje e rëndë. Historia tragjike e Taisa Batkina (Pisha), nëpër kampet dhe burgjet çnjerëzore të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku ajo kaloi një dekadë të jetës së saj, së bashku me shumë bashkatdhetarë nga ish-Bashkimi Sovjetik, apo vende të tjera të Evropës Lindore, vjen nëpërmjet kujtimeve të saja, të botuara në një libër me titull “Shpresuam dhe mbijetuam”, kujtime të cilat, i biri i saj, Aleksandër Pisha, ia ka ofruar me dashamirësi për botim, në Memorie.al.

Ia kushtoj kujtimit të ndritshëm të bashkëshortit tim, GAQO PISHA
Ky është libër kujtimesh. Në të dua të rrëfej për jetën time dhe të shoqeve të mia, grave sovjetike, që provuan burgun për disa vite vetëm sepse morën guximin dhe u martuan e lidhën fatin e tyre me atë te studentëve shqiptarë. Burgu ishte pjesë e GULAG-ut të madh në vendin e vogël ballkanik, Shqipëri, ku për shumë vite sundoi regjimi gjakësor komunist i Enver Hoxhës, që ishte nxënës besnik i Stalinit dhe vazhdues i kauzës së tij.

Nëpërmjet këtij libri do të doja që çdokush të mësonte për provat çnjerëzore që përjetuam ne dhe për vitet e tmerrshme qe kaluam në burgjet shqiptare, vetëm sepse… dashuruam! Dhe që askush dhe kurrë të mos harrojë, ç’është totalitarizmi, despotizmi dhe ç’pasoja sjell me vete ky sistem.

VIJIM

Kjo botë ishte e huaj për mua; kurrë s’më kishte vajtur në mendje se një ditë do të hyja vetë aty dhe të afërmit do të vinin të qëndronin në pritje para portës…! Gjithçka ndodhi aq papritur dhe pa kuptuar, sa vetëdija ime nuk arriti të riorientohej, nuk arrita të kuptoja plotësisht se kaq ishte: midis meje dhe të gjithë njerëzve të tjerë, të gjithë botës qe ulur një perde e hekurt; se gjithçka qe çarë, qe shkelur me këmbë: edhe jeta ime, familja, burri im, fëmijët, interesat… gjithçka. “GAZ”-i ndaloi pranë portës së hekurt, e cila u hap me shpejtësi. Ne hymë, vazhduam edhe pak, edhe pak, ndaluam disa herë, u hapën dhe u mbyllën disa porta të mëdha, metalike, kërcitën dhe ushtuan llozet dhe shulat e rëndë. Më futën në një dhomë të vogël, ku gruaja që më shoqëroi në makinë, foli prerë: “Je e arrestuar”! “Për çfarë? Nuk kam bërë asgjë të jashtëligjshme…”! “Atje e dinë” – qe përgjigjja. Pastaj nisi kontrolli, një procedurë e rëndë, poshtëruese. Më hoqën çorapet, brezin, më morën çantën dhe më çuan diku nëpër shkallë dhe në një korridor të gjatë. Nuk mbajta mend gjë, as korridor, as shkallë, as dyer. Gardiania më shtyu brenda në një kamare të zbrazur me dysheme të zezë dërrase. Në cep qe flakur një dyshek i lerosur kashte dhe dy batanije të pista, të grisura. Në cepin pas derës ishte një kovë e ndyrë. Isha zbathur, këpucët më urdhëruan t’i lija në një komodinë në korridor; po aty i lashë edhe teshat e sipërme. E tmerruar dhe e hutuar u ula në qoshe të kamares. Dhe sërish nuk po mendoja dot.

 

U hap dera, gardiania thirri: “Çohu! Pas meje”! Nga një britmë e tillë, me të cilën nuk isha mësuar, u tremba edhe më shumë thellë në shpirt. Ajo më urdhëroi të vishja një palë pantofla dhe më tërhoqi nëpër korridore të gjatë, derisa hymë në një dhomë. Brenda ishte një burrë. Nuk i’a mbaja mend fytyrën, madje nuk e di, ishte hetuesi im apo dikush tjetër. Ai më zgjati një fletë: “Firmosni këtu, është urdhri i arrestit”. Arrita të lexoja: “Agjitacion dhe propagandë”. Sikur u lehtësova disi. Ama, prej kohësh e dija mirë, se organet e Sigurimit, çdo njeri të pafajshëm mund ta bënin spiun, terrorist, sabotator. Në vend kishte shumë njerëz, të cilët ende besonin se arrestonin vetëm fajtorët, armiqtë e vërtetë. Këtu dua të theksoj se shqiptarët janë njerëz të zgjuar, të arsyeshëm, nuk epen lehtë para sugjestionimeve apo propagandës shurdhuese. Shumica e tyre e kuptonte shumë mirë, e dinte, por shtirej, kinse besonte gjithçka, miratonte dhe mbështeste gjithçka. Besimi se isha veçse një mizë, e vockël, e vockël, që me mua dhe me familjen time ata mund të bënin ç’të donin, më paralizoi, më shtypi. E shihja, e dija se paligjshmëria prej kohësh kishte zënë vendin e ligjshmërisë, se drejtësia nuk ekzistonte prej kohësh. Madje nuk mendoja për këtë, kjo bindje kishte hyrë në gjak e në mish. Në qeli ku më kthyen ishte gjysmë terr. Diku lart ishte një dritare e vogël me hekura, pa xhama. Në mbrëmje ndezën dritën. Kisha frikë se do të vinte nata, do ta fiknin dritën dhe në errësirë do të ishte edhe më frikë. Atëherë nuk e dija se në burgje nuk i fikin dritat, që mbi kokën time për shumë e shumë net, do të bënte dritë një poç i vogël, duke ndriçuar muret e zhveshura, derën, katrorin e vogël të dritares. Kjo dritë është ankth, prej saj nuk mbrohesh dot.

Burgu, i ndërtuar dikur nga italianët, kishte tavane shumë të lartë… deri 5-6 metra. Teli elektrik ishte lart, të burgosurit nuk e arrinin dot, nëse në ndonjë çast dëshpërimi u shkonte në mendje dëshira për t’i dhënë fund jetës, ndërsa natën s’dije ku të futeshe nga drita, që nuk të linte të çlodheshe. Drita na torturonte edhe në kamp. Atje tavanet ishin të ulëta dhe vendet në shtretërit e sipërm, konsideroheshin më të mirë. Atje kishte më shumë ajër, veçse gjatë gjithë natës t’i vriste drita sytë, drita e ftohtë, e pashpirt, që depërtonte në çdo rrëzë. Më kujtohet se si digjej herë pas here, drita në kamp dhe ne i gëzoheshim errësirës, dilnim në oborr dhe soditnim yjet e ndritshëm të Jugut, të cilat zakonisht nuk dukeshin nga drita e fortë. Por të gjitha këto do të vinin më vonë, kurse tani unë rrija ulur në dyshemenë e pistë dhe nuk po e merrja dot veten. Dera u hap, mua më zgjatën një tas me lëtyrë të tmerrshme; hëngra dy lugë, jo se më hahej, por… sa për të zbatuar urdhrin, krejt mekanikisht. “Dil për në banjë, merr tasin dhe laje”! Tualet i ndyrë, gjithçka e vjetër, e thyer dhe padashur të shkonte mendja, te mijëra fatkeq, që kishin qenë aty. Atë natë dhe gjatë gjithë ditëve e netëve në vazhdim, më mundoi jo fatkeqësia, por diçka shumë më e keqe: pa besueshmëria dhe pa njohja e asaj që po ndodhte. Fatkeqësia është e frikshme, e tmerrshme, po ajo, gjithsesi, e ka një emër, kurse ajo që po ndodhte me ne, ishte krejtësisht e pakuptimtë. Ishte… makth, që në asnjë formë s’mund të përligjej. Pas tronditjes së parë, që ma hoqi mundësinë jo vetëm të gjykoja, por edhe thjesht të mendoja, mendimi më vajti në shtëpi, te njerëzit e mi më të dashur, më të afërt, më të shtrenjtë. Si janë… sepse ata e kanë aq të rëndë, sa vështirë ta përfytyrosh. Madje edhe tani, kur kanë kaluar më shumë se 20 vjet dhe unë nis e mendoj për të shkuarën, sytë më mbushen me lot dhe pena nuk pranon të shkruajë. Përfytyrova si i’a behën në shtëpi njerëz të huaj, kur aty ndodhej vetëm burri im i sëmurë rëndë dhe pasi i thanë se më kishin arrestuar, nisën të rrëmojnë kudo, të flakin andej-këndej gjithçka, të kontrollojnë gjithçka. Ç’kërkonin vallë? Me siguri ndonjë radio-transmetuese?! Në shtëpi kishim vetëm një radio të vjetër me llamba, me të cilën mund të dëgjoje vetëm Tiranën. Ata mblodhën në një thes të gjitha letrat dhe fotografitë e mia (e kisha bërë budallallëkun, i kisha ruajtur të gjitha letrat e ardhura nga shtëpia dhe miqtë), u grumbullua një deng i tërë, të cilin ma vunë përpara gjatë hetimit. Siç më treguan me vonë djemtë, sigurimsat u larguan, pasi mbyllën dhe vulosën dhomën e vogël, ku ishin raftet e bibliotekës sime të dashur, ku flinin dhe bënin mësimet djemtë e mi. Kosta, djali i vogël, u kthye nga shkolla dhe poshtë e priste një shok; ata do të shkonin në rrethin e shahut. Kosta hyri dhe ndeshi sytë e babait të përhumbur. Gaqoja i tha: “Arrestuan mamin”. Kosta gjeti forca për të dalë te shkallët, për t’i thënë shokut: “Unë nuk do të vij”! dhe për t’u kthyer në shtëpi. Pastaj erdhi nga universiteti Sasha. Vështirë të përshkruash gjendjen e tij.

Këtë janë vetëm në vija të përgjithshme, sepse edhe unë, edhe fëmijët e mi, nuk deshëm të rrëmonim në të shkuarën. Rrija e vrisja mendjen në qeli, se si do të jetonin ata pa mua. Gaqoja ishte shumë sëmurë, kishte nevojë për përkujdesje. Kosta ishte ende i vogël, vetëm 14 vjeç, nxënës i shkëlqyer, djalë gazmor, më i vogli, kanakari i familjes, i llastuar nga kujdesi dhe vëmendja e të gjithëve. Po Sasha! Ata do ta përndjekin, nuk do ta lënë të punojë. Nëna e Gaqos ishte shumë e moshuar, afër 90 vjeçe dhe nuk i ndihmonte dot. (Gjashtë muaj më vonë ajo vdiq, ndoshta pa e marre vesh se ç’ndodhi me mua). Që para se të më arrestonin, unë isha e dërrmuar nga frika. Tani vetëm për ta mendoja, vetëm për ta pyesja gjatë gjithë hetimit. Kisha frikë se mos i nxirrnin nga shtëpia, apo t’i dëbonin nga Tirana, t’i internonin. Në qeli, gjatë hetimeve, pashë një ëndërr të tillë: “Në shtëpinë tonë po presim mysafirë. Gjithçka është gati për ardhjen e tyre: në bufe janë radhitur tortat, byrekët, biskotat, çokollatat, nëpër shtëpi bredhin njerëzit e mi dhe presin te vinë miqtë. Kurse mysafirët, familja e vëllait të Gaqos dhe disa familje të tjera të njerëzve të afërt dhe të miqve tanë, sillen rrotull shtëpisë dhe nuk hyjnë dot… dhe nuk erdhën…”! Më habiti kjo ëndërr, kurse njëra nga shqiptaret, kur e dëgjoi, e interpretoi kështu: “Është fare e thjeshtë: shtëpia juaj është e mbushur me pikëllim, kurse të afërmit dhe miqtë nuk mund të vijnë dhe ta ndajnë me ju të keqen që ju zuri… duan, por nuk munden”. Po, ëndrra pasqyroi me vërtetësi atë çka po ndodhte.

Më vonë, në kamp, pasi kalova të gjithë rrathët e ferrit, hetimeve, gjyqeve, e kuptova dhe mendoj se kisha të drejtë: njerëzit tanë, tej hekurave e kishin më të vështirë se ne. Nëse ne këtu ishim të gjitha të barabarta, të gjitha njëlloj të vuajtura, njëlloj të poshtëruara, ata në liri ndiheshin shumë më keq. Ata papritur e pa kujtuar u bënë të deklasuar. Shumica ja kthyen krahët, u trembën, u shmangën. Kosta, nxënësi më i mirë i klasës së tij të 7-të, hokatar, pjesëmarrës në të gjitha veprimtaritë e shkollës, konkurset, mbrëmjet, aktivist, papritur u bë “djalë i armikut të popullit”! Merret me mend, se sa e mundonte kjo djalin. Megjithëse e mbaroi 8-vjeçaren me nota të shkëlqyera, Kostën, nuk e lejuan të hynte në Teknikum, ditën. Ai u regjistrua në gjimnaz, por për të marrë një profesion dhe nisi të punojë e të vazhdojë shkollën në Teknikum… natën. Sashën nuk e lejuan te vazhdonte Universitetin. U detyrua te punojë si punëtor i thjeshtë në fermë, pastaj e morën ushtar. Gjatë gjithë kësaj kohe, gjatë një viti e gjysmë që zgjati hetimi im, mua më gënjenin pa pikë turpi, më thoshin se në familjen time gjithçka shkonte për bukuri! Dhe unë u besoja… desha të besoja, dhe besova. Ne fakt, familja ishte në gjendje të vështirë dhe jetonte shumë ngushtë. Pasi morën Sashën ushtar, ata provuan edhe urinë, sepse me pensionin e vogël të burrit më ndihmonin mua, Sashën në ushtri, blinin ilaçe të shtrenjta për Gaqon e sëmurë, dhe rronin me thërrimet që mbeteshin. Gjendja tej hekurave ishte e tmerrshme. Arrestimet vazhdonin, njerëzit i internonin, i hiqnin nga puna, i dëbonin nga universiteti. Sigurimsat shpërndanin në të katër anët gjithfarë gjepurash për spiunë, sabotatorë, armiq. Atje flitej edhe për radio-transmetueset që gjoja kishin gjetur në shtëpitë tona.

Në revistën “Në shërbim të popullit”, organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, botoheshin shkrime për “çekistët” trima shqiptarë, të cilët qëndrojnë në roje të sigurisë së shtetit dhe shkulin me rrënjë rebelët. Gjithkush që komunikonte në ndonjë mënyrë me familjet tona dhe përpiqej t’i ndihmonte, rrezikonte të futej në rrethin e njerëzve të përndjekur. Këtej buronin frika dhe spiunimet, si mjete mbijetese, çekistët – forcat Sigurimit te Shtetit në Bashkimin Sovjetik, gjatë viteve të para të revolucionit, të njohur për egërsinë dhe represionet e atyre viteve (shënim i përkthyesit). Spiunimet i ndeshje kudo: në punë, në familje. Njerëzit i detyronin të spiunonin edhe të afërmit e tyre, ose, në rastin më të mirë, të mos komunikonin me ata që kishin rënë në hall. E gjithë koha e hetimit tim, gjyqit, kaloi me frikë për familjen time. Për shkak të kësaj frike, unë humba aftësinë për të menduar, arsyetuar dhe për të vlerësuar me gjakftohtësi gjendjen e krijuar. Në burg, gjatë hetimit, ditën e dytë pas arrestimit, llozi pas derës lëvizi me gërvimë të tmerrshme, u hap dera dhe gardiania thirri: “Merri plaçkat”! Nuk e mora vesh se çfarë plaçkash duhej të mblidhja. Ajo më shtyu me harbutëri, më tregoi me kokë dyshekun, batanijet dhe pagurin e ujit. Pasi i mblodha të gjitha, ajo më drejtoi nëpër korridor, ndaloi pranë një dere dhe më shtyu brenda. Aty pashë një grua rreth 35 vjeçe, nuk e mbaj mend si e quanin… kishte emër grek, a Parashqevi, a Polikseni… edhe fytyrën nuk i’a mbaj mend. Po ta takoja tani në po atë moshë, me siguri nuk do ta njihja. Ato ditë të para të hetimit, kur ende s’e kisha humbur aftësinë për të arsyetuar, e kuptova se ajo grua ishte spiune dhe s’kisha ç’të bisedoja me të. Kisha frikë, por nuk mendoja dot gjë tjetër, veç shtëpisë. Mendoja për burrin tim të sëmurë, për djemtë. Ata kishin mbetur vetëm, nuk kishin as pará. Ne jetonim me vështirësi, nga rroga ime deri te pensioni i tij… po tani, si do të rrojnë me atë pension të vogël… duhej të blinin edhe ilaçe të shtrenjta. Po Sasha? Si do të shkojë jeta e tij…?!

Unë mendoja vetëm për ata, flisja vetëm për ata. Për çfarëdo pyetje që më bënin gjatë hetimit, unë u flisja vetëm për shtëpinë. Që në marrjen në pyetje për herë të parë, kërkova të shkruaja një autorizim në emër të djalit, që të merrte rrogën time. E dija se në shtëpi nuk kishte pará. Sa përbindësh i egër, i pamëshirshëm duhet të ishte sistemi dhe organet e tij të Sigurimit të Shtetit, sa të më fusnin mua në burg, të më ndanin nga burri i sëmurë rëndë! Ata e dinin shumë mirë, se unë s’kisha bërë ASGJË të keqe, nuk kisha faj. Këtej mund të nxirrej përfundimi: ata mund të më bëjnë ç’të duan, të më padisin për gjithçka, të më japin çdo dënim. Pas disa ditëve, fqinja ime trokiti në mur dhe nisi të më tregojë për diçka, që gjoja i’a kishin dhënë nga qelia ngjitur. Unë i besova. As më vajti në mendje se gjithçka ishte e kurdisur. “Ua! – ia bëri fqinja, – atje është Nina Pumo”! “Ashtu? Trokit! Pyete si është”! – iu luta. Ajo trokiti dhe nisi të më tregojë për Ninën. Disa ditë më vonë, pas trokitjes së radhës, ajo më tha se Nina akuzohet për spiunazh, në grupin e saj bëjnë pjesë Nadja dhe Zoja. U pataksa. “Nadja?! Ç’hyn Nadja këtu? Nadja ka kohë që është dënuar 7 vjet për agjitacion”! Fqinja trokiti në mur dhe mori përgjigje që andej: “Nadjën e sollën nga kampi; tani e akuzojnë për spiunazh. Ato i kanë pranuar dhe firmosur të gjitha”. Vetëm më vonë, kur na çuan në kamp dhe takova Ninën, ajo më tha se nuk kishte qenë kurrë në qeli ngjitur me mua dhe nuk dinte të trokiste në mur, prandaj asnjëherë nuk ka trokitur, kurse fqinja ime vepronte për llogari të hetuesve. Ata donin të më trembnin dhe e arritën të vetën. Unë u binda se hetuesit mund të bënin me mua ç’të donin, të më akuzonin për gjithçka u tekej. Isha plotësisht e sigurt se asnjëra nga shoqet e mia nuk qe marrë ndonjëherë me spiunazh.

Ne qëndruam në Shqipëri, vetëm për hir të fëmijëve dhe familjeve tona. Specialistët dhe këshilltarët sovjetikë, deri para prishjes së marrëdhënieve, punonin në të gjitha fushat e jetës në Shqipëri, në Ushtri, në Industri, në financa… kudo. Ata kishin informacion të plotë për gjendjen në vend, ishin në gjendje të rekrutonin spiunë dhe agjentë të vërtetë, me vlerë, çka besoj se e kishin bërë. Për këto nuk kam ditur gjë as atëherë, as tani. Mirëpo këta spiunë duheshin kërkuar, duheshin gjetur, e kjo nuk ishte fort e lehtë. Kurse kështu… kap, arresto, frikëso, kërcëno, torturo dhe… mbaroi puna, rrjeti agjenturor u zbulua…! Dekorata dhe lavdi çekistëve trima shqiptarë, sigurimsave! Kurse për njerëzit e vegjël, për fëmijët e tyre, për burrat, as që do të dijë njeri. Njeriu është një… hiç…! Kaluan disa ditë. Fqinja sërish komunikoi gjatë me të trokitura në mur me qelinë nga e majta jonë, pastaj më tha: “U zhvillua gjyqi dhe Nadja u dënua me 18 vjet heqje lirie, Zoja me 15, kurse Nina me 14”. Nuk e tregoj dot tmerrin që më pushtoi. Edhe tani, kur kanë kaluar kaq vite, sa herë e kujtoj atë kohë, sërish më rrëmben një dallgë tmerri. Tani s’duhet të ketë më frikë, gjithçka mbeti pas, por tortura me frikën është e tmerrshme, gjurmët dhe hija e saj, mbetën për tërë jetën. E ndjeva veten si buburrec i pafuqishëm, mbi të cilin përplaset me rropamë, si bllok betoni, tirania komuniste. Pas disa ditësh fqinjën ma hoqën nga qelia, nisi kështu epopeja e burgimit fillikat, e cila zgjati gati një vit e gjysmë. Po t’i krijoje mundësi dikujt nga jashtë të hapte dritaren e qelisë sime dhe të hidhte sytë brenda, ai do të shihte një krijesë në gjysmë terr, midis katër mureve, ulur mbi një dyshek të pistë kashte dhe me një dritare aq lart, sa nuk do të mundeshe kurrë të vështroje jashtë dhe të shihje se ç’bëhesh atje; me një derë gjithë shula dhe me dryn, që hapej vetëm tri herë në ditë për nevoja vetjake dhe për marrjen e ushqimit. Ai, me siguri, do të mbetej i habitur, si është e mundur që i burgosuri ende është gjallë dhe nuk i ka dhënë vetë fund jetës.

Mirëpo ja që njeriu shumë shpesh mbijeton edhe në kushte të skajshme. Ditët kalojnë njëra pas tjetrës dhe ai mësohet me këtë jetë të tmerrshme. Qelia! Ajo ishte… një pus i gurtë, me sipërfaqe afër 5 metra katrorë dhe 6 metra lartësi. Pusi ishte bosh, me dysheme dërrase; aty flinim. Shumë lart nga dyshemeja një dritare e vogël katrore me hekura, pa kornizë dhe pa xhama. Prej andej ditën hynte pak dritë, kurse në ditët me diell nëpër murin përballë saj lëvizte njolla e dritës. Nisur nga pozicioni i saj, unë mësova të përcaktoj kohën pa gabime. Përpiqesha ta shfrytëzoja atë rreze të vogël dielli, lëvizja nëpër qeli dhe vija fytyrën para saj, thithja pikat e ajrit të freskët nga dritarja. Që andej në verë futej më shumë ajër i nxehtë, kurse në dimër i ftohtë acar. Por, gjithsesi, ishte ajër i freskët. Dita niste me zhurmë dhe rropamë. Në mëngjes me rrahje shuplakash, oficeri i shërbimit ndërronte turnin, pastaj zhurma e dyerve që hapeshin, kryerja e nevojave vetjake. Pinim çajin paksa të ngrohtë, pa sheqer dhe njomnim koren e bukës në të. Dhe niste kështu dita e gjatë e qetësisë mbytëse. Memorie.al

blank

Persekutimi i Vrionëve – Nga Evdal Nuri

 

Vrioni, është një nga familjet më të mëdha aristokrate shqiptare. Burime të shumta pohojnë se Vrionët janë pasardhës të dinastisë bizantine të Paleologëve, gjeneratë perandorësh të Bizantit, rreth mesit të shekullit XI. Kontributi patriotik i familjes Vrioni, pasurohet me figurën e Mehmet Ali Pashë Vrionit, i cili ka qenë anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptare në Komitetin e Janinës të Shoqërisë së Stambollit. Ai gjithashtu ka qenë edhe nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit, në vitin 1878, anëtar i së cilës ishte edhe Omer Pashë Vrioni. Më vonë Iliaz Bej Vrioni dhe Sami Bej Vrioni ishin ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar më 28 nëntor 1912. Në ditët e errëta të Luftës së Parë Botërore, ndërsa trojet shqiptare ishin të pushtuara nga të gjitha anët, Sami Bej Vrioni dhe Qemal Bej Vrioni, tentuan të gjenin shpëtim në Kongresin e Durrësit, në dhjetor të vitit 1918, duke u bërë delegatë përfaqësues të Beratit. Në vitin 1920, Iliaz Bej Vrioni, ish-kryetar i Shoqatës Bashkimi, udhëhoqi delegatët e Beratit për në Kongresin e Lushnjës, ku ishte pjesëmarrës edhe Hysen Bej Vrioni. Me ardhjen në pushtet të regjimit diktatorial, pas Luftës së Dytë Botërore, Vrionët u stigmatizuan nga ideologët e luftës së klasave, si simbole të tradhtisë ndaj kombit dhe si armiq të klasës.

Diktatura i shpronësoi dhe shtetëzoi të gjitha pronat e Vrionëve dhe shkatërroi gjithçka nga trashëgimia e tyre kulturore, duke përfshirë këtu edhe Sarajet historike të Beratit, në vitin 1947. Ka mbijetuar vetëm pavijoni ku u zhvillua Konferenca e Beratit, në maj të vitit 1944. Terrori i diktaturës ekzekutoi me varje dhe pushkatim, burgosi dhe internoi në kampe përqendrimi e kampe pune të gjithë anëtarët e kësaj familjeje, të cilët janë padyshim të shumtë. Në vitin 1946, eshtrat e Iliaz Bej Vrionit (tri mandate  kryeministër  dh pesë mandate ministër i Jashtëm ), nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, u zhvarrosën dhe u hodhën në lumin Osum. Në vitin 1947, Sami Bej Vrioni, nënshkruesi tjetër i Deklaratës së Pavarësisë, vdiq në trotuar. Qemal Bej Vrioni u ekzekutua në vitin 1950, ndërsa Izedin Bej Vrioni në vitin 1947.

Kahreman Pashë Vrioni vdiq në rrethana të panjohura në vitin 1955. Nermin Vrioni vdiq në gjendje te keqe e ndërkaq që Jusuf Vrioni, përkthyes i talentuar u dënua me 15 vjet burg. Por ky persekutim nuk mbaroi me kaq .Tri herë e futën në burg Irfan Vrionin, vetëm se fliste kundër  komunizmit. U dënua me burgim të përjetshëm  dhe vdiq në burg. Enver Vrioni, u dënua me 5 vjet burg. Ai ishte student në Torino dhe u kthye në vitin 1939, së bashku me Todi Naçon, për të luftuar fashizmin. Todi u lidh me PKSH-në, kurse Enveri me Ballin Kombëtar. Këtu u ndanë rrugët e dy shokëve të ngushtë. Pas çlirimit, Todi mori merita të mëdha dhe u bë gjeneral, ndërsa Enveri u fut në burg. Ai kaloi 30 vjet në ndërmarrjen “Rruga”, duke mbushur kamionët me rërë dhe duke ngritur bunkerë. Mirëpo, në vitin 1975, u “zbulua” grupi armiqësor në ushtri dhe Todi u internua në Berat, pikërisht në shtëpinë ku banonte më parë Enveri. “Këmbeheshim rrugës, por flisnim me sytë e zemrës. Një natë të errët, u gjendem përballë dhe u fshehëm që t’i shtrëngonim duart njëri-tjetrit”, tregonte Enveri. “Todi më tha: “E di që ke vuajtur shumë. Më beso, nuk të ndihmoja dot”. Siç tregon Enveri, Todi ishte mjaft i pikëlluar që nuk kishte mundur ta ndihmonte.

Persekutime të tjera të Vrionëve

-Hasan Vrioni , ishte Kryetar i KNACL-së për fshatrat Suk-Strum. Si i pasur dhe për bindje të ndryshme politike  në vitin 1946 u dënua me 5 vjet burg. Në vitin1960 u dënua përsëri, por këtë radhë me 10 vjet burg, duke bërë 8 vjet. Në vitin 1967, nga Berati u internua në Strum.

-Nesim (Neka) Vrioni, Anëtar i njësitit gueril në Kuçovë. Në qendër të Kuçovës ekzekutoi një nga spiunët italianë. Pas çlirimit, u shpall kundërshtar i regjimit. U dënua me 30 vjet burg. Bëri grevë urie deri sa vdiq. As varri nuk i dihet.

-Ali Vrioni u internua në Libofshë, pasi mendohet te ketë thënë se edhe mbreti Zog ishte i bukur.

-Shehafedin Vrioni, më 1 maj të ‘43 la shkollën dhe me 100 nxënës doli në mal partizan. Pas lufte u bë mësues  dhe në fund si i deklasuar përfundoi punëtor.

-Muharem Vrioni, partizan dhe më vonë u internua në Roskovec në një stallë lopësh .

-Faik Vrionin e pushuan nga arsimi edhe pse ishte mësues i shkëlqyer matematike. Po kështu, u persekutuan edhe Hadi Vrioni, Shkëlqim Vrioni, Sabaudin Vrioni.

-Eshref Vrioni, ishte fotograf mjaft i talentuar. Me fotografitë e tij u bë i njohur në Berat dhe më gjerë. Me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, u organizua një ekspozitë, në të cilën u publikuan edhe fotot e tij. Por atij ia kishin ndryshuar mbiemrin dhe ia kishin vënë Eshref Vrina. Kur kërkoi që t’i korrigjohej mbiemri, i thanë se ashtu ishte më mirë për të.

blank

Historia tragjike e ruses në burgjet e Enverit: Inskenimet e Sigurimit me agjenten e tyre që e kishin vënë ngjitur me qelinë time

Taisa Pisha Batkina

Pjesa e pestë
Publikohet historia e panjohur e ruses Taisa Batkina (Pisha), me origjinë nga Tula e Rusisë, fëmija e tretë e një familje shumë të varfër fshatare, e cila mbeti jetim që në moshë fare të vogël, pasi i ati humbi jetën gjatë punës në një nga galeritë e qymyrgurit që ndodheshin në rrethinat e Tula-s, ku ai punonte si minator, (pak kohë pasi i kishte shpëtuar arrestimit, i akuzuar për “mbështetje të armiqve të popullit”) dhe ajo u rrit me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi qyteti i tyre vazhdonte të ishte nën bombardimin e forcave gjermane, që kishin arritur deri në afërsi të Kurskut. Diplomimi i Taisës në fakultetin e Kimisë, pranë Universitetit ‘Lomonosov’ të Moskës, ku ajo u njoh dhe u martua me studentin shqiptar, Gaqo Pisha, me origjinë nga qyteti i Korçës, i cili asokohe studionte në fakultetin e Filozofisë së Moskës dhe të dy së bashku në vitin 1957, u kthyen në Shqipëri, bashkë me djalin e vogël të porsalindur, Sasha, ku filluan jetën në qytetin e Tiranës, Taisa u emërua si pedagoge e Kimisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ndërsa Gaqo, në katedrën e marksizëm-leninizmit, ku ata punuan deri në vitin 1976, kur Sigurimi i Shtetit me akuza të montuara, e arrestoi Taisa Batkin, duke e akuzuar si “agjente të KGB-së sovjetike” dhe e dënoi me dhjetë vite burg politik, të cilat ajo i vuajti në “Burgun e grave” në Qytetin “Stalin”, nga ku u lirua në vitin 1986, ndërkohë që bashkëshorti, Gaqo Pisha, kishte ndëruar jetë në vitin 1983, nga një sëmundje e rëndë. Historia tragjike e Taisa Batkina (Pisha), nëpër kampet dhe burgjet çnjerëzore të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku ajo kaloi një dekadë të jetës së saj, së bashku me shumë bashkatdhetarë nga ish-Bashkimi Sovjetik, apo vende të tjera të Evropës Lindore, vjen nëpërmjet kujtimeve të saja, të botuara në një libër me titull “Shpresuam dhe mbijetuam”, kujtime të cilat, i biri i saj, Aleksandër Pisha, ia ka ofruar me dashamirësi për botim, në Memorie.al.

Ia kushtoj kujtimit të ndritshëm të bashkëshortit tim, GAQO PISHA
Ky është libër kujtimesh. Në të dua të rrëfej për jetën time dhe të shoqeve të mia, grave sovjetike, që provuan burgun për disa vite vetëm sepse morën guximin dhe u martuan e lidhën fatin e tyre me atë te studentëve shqiptarë. Burgu ishte pjesë e GULAG-ut të madh në vendin e vogël ballkanik, Shqipëri, ku për shumë vite sundoi regjimi gjakësor komunist i Enver Hoxhës, që ishte nxënës besnik i Stalinit dhe vazhdues i kauzës së tij.

Nëpërmjet këtij libri do të doja që çdokush të mësonte për provat çnjerëzore që përjetuam ne dhe për vitet e tmerrshme qe kaluam në burgjet shqiptare, vetëm sepse… dashuruam! Dhe që askush dhe kurrë të mos harrojë, ç’është totalitarizmi, despotizmi dhe ç’pasoja sjell me vete ky sistem.

VIJIM

Kjo botë ishte e huaj për mua; kurrë s’më kishte vajtur në mendje se një ditë do të hyja vetë aty dhe të afërmit do të vinin të qëndronin në pritje para portës…! Gjithçka ndodhi aq papritur dhe pa kuptuar, sa vetëdija ime nuk arriti të riorientohej, nuk arrita të kuptoja plotësisht se kaq ishte: midis meje dhe të gjithë njerëzve të tjerë, të gjithë botës qe ulur një perde e hekurt; se gjithçka qe çarë, qe shkelur me këmbë: edhe jeta ime, familja, burri im, fëmijët, interesat… gjithçka. “GAZ”-i ndaloi pranë portës së hekurt, e cila u hap me shpejtësi. Ne hymë, vazhduam edhe pak, edhe pak, ndaluam disa herë, u hapën dhe u mbyllën disa porta të mëdha, metalike, kërcitën dhe ushtuan llozet dhe shulat e rëndë. Më futën në një dhomë të vogël, ku gruaja që më shoqëroi në makinë, foli prerë: “Je e arrestuar”! “Për çfarë? Nuk kam bërë asgjë të jashtëligjshme…”! “Atje e dinë” – qe përgjigjja. Pastaj nisi kontrolli, një procedurë e rëndë, poshtëruese. Më hoqën çorapet, brezin, më morën çantën dhe më çuan diku nëpër shkallë dhe në një korridor të gjatë. Nuk mbajta mend gjë, as korridor, as shkallë, as dyer. Gardiania më shtyu brenda në një kamare të zbrazur me dysheme të zezë dërrase. Në cep qe flakur një dyshek i lerosur kashte dhe dy batanije të pista, të grisura. Në cepin pas derës ishte një kovë e ndyrë. Isha zbathur, këpucët më urdhëruan t’i lija në një komodinë në korridor; po aty i lashë edhe teshat e sipërme. E tmerruar dhe e hutuar u ula në qoshe të kamares. Dhe sërish nuk po mendoja dot.

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

U hap dera, gardiania thirri: “Çohu! Pas meje”! Nga një britmë e tillë, me të cilën nuk isha mësuar, u tremba edhe më shumë thellë në shpirt. Ajo më urdhëroi të vishja një palë pantofla dhe më tërhoqi nëpër korridore të gjatë, derisa hymë në një dhomë. Brenda ishte një burrë. Nuk i’a mbaja mend fytyrën, madje nuk e di, ishte hetuesi im apo dikush tjetër. Ai më zgjati një fletë: “Firmosni këtu, është urdhri i arrestit”. Arrita të lexoja: “Agjitacion dhe propagandë”. Sikur u lehtësova disi. Ama, prej kohësh e dija mirë, se organet e Sigurimit, çdo njeri të pafajshëm mund ta bënin spiun, terrorist, sabotator. Në vend kishte shumë njerëz, të cilët ende besonin se arrestonin vetëm fajtorët, armiqtë e vërtetë. Këtu dua të theksoj se shqiptarët janë njerëz të zgjuar, të arsyeshëm, nuk epen lehtë para sugjestionimeve apo propagandës shurdhuese. Shumica e tyre e kuptonte shumë mirë, e dinte, por shtirej, kinse besonte gjithçka, miratonte dhe mbështeste gjithçka. Besimi se isha veçse një mizë, e vockël, e vockël, që me mua dhe me familjen time ata mund të bënin ç’të donin, më paralizoi, më shtypi. E shihja, e dija se paligjshmëria prej kohësh kishte zënë vendin e ligjshmërisë, se drejtësia nuk ekzistonte prej kohësh. Madje nuk mendoja për këtë, kjo bindje kishte hyrë në gjak e në mish. Në qeli ku më kthyen ishte gjysmë terr. Diku lart ishte një dritare e vogël me hekura, pa xhama. Në mbrëmje ndezën dritën. Kisha frikë se do të vinte nata, do ta fiknin dritën dhe në errësirë do të ishte edhe më frikë. Atëherë nuk e dija se në burgje nuk i fikin dritat, që mbi kokën time për shumë e shumë net, do të bënte dritë një poç i vogël, duke ndriçuar muret e zhveshura, derën, katrorin e vogël të dritares. Kjo dritë është ankth, prej saj nuk mbrohesh dot.

Burgu, i ndërtuar dikur nga italianët, kishte tavane shumë të lartë… deri 5-6 metra. Teli elektrik ishte lart, të burgosurit nuk e arrinin dot, nëse në ndonjë çast dëshpërimi u shkonte në mendje dëshira për t’i dhënë fund jetës, ndërsa natën s’dije ku të futeshe nga drita, që nuk të linte të çlodheshe. Drita na torturonte edhe në kamp. Atje tavanet ishin të ulëta dhe vendet në shtretërit e sipërm, konsideroheshin më të mirë. Atje kishte më shumë ajër, veçse gjatë gjithë natës t’i vriste drita sytë, drita e ftohtë, e pashpirt, që depërtonte në çdo rrëzë. Më kujtohet se si digjej herë pas here, drita në kamp dhe ne i gëzoheshim errësirës, dilnim në oborr dhe soditnim yjet e ndritshëm të Jugut, të cilat zakonisht nuk dukeshin nga drita e fortë. Por të gjitha këto do të vinin më vonë, kurse tani unë rrija ulur në dyshemenë e pistë dhe nuk po e merrja dot veten. Dera u hap, mua më zgjatën një tas me lëtyrë të tmerrshme; hëngra dy lugë, jo se më hahej, por… sa për të zbatuar urdhrin, krejt mekanikisht. “Dil për në banjë, merr tasin dhe laje”! Tualet i ndyrë, gjithçka e vjetër, e thyer dhe padashur të shkonte mendja, te mijëra fatkeq, që kishin qenë aty. Atë natë dhe gjatë gjithë ditëve e netëve në vazhdim, më mundoi jo fatkeqësia, por diçka shumë më e keqe: pa besueshmëria dhe pa njohja e asaj që po ndodhte. Fatkeqësia është e frikshme, e tmerrshme, po ajo, gjithsesi, e ka një emër, kurse ajo që po ndodhte me ne, ishte krejtësisht e pakuptimtë. Ishte… makth, që në asnjë formë s’mund të përligjej. Pas tronditjes së parë, që ma hoqi mundësinë jo vetëm të gjykoja, por edhe thjesht të mendoja, mendimi më vajti në shtëpi, te njerëzit e mi më të dashur, më të afërt, më të shtrenjtë. Si janë… sepse ata e kanë aq të rëndë, sa vështirë ta përfytyrosh. Madje edhe tani, kur kanë kaluar më shumë se 20 vjet dhe unë nis e mendoj për të shkuarën, sytë më mbushen me lot dhe pena nuk pranon të shkruajë. Përfytyrova si i’a behën në shtëpi njerëz të huaj, kur aty ndodhej vetëm burri im i sëmurë rëndë dhe pasi i thanë se më kishin arrestuar, nisën të rrëmojnë kudo, të flakin andej-këndej gjithçka, të kontrollojnë gjithçka. Ç’kërkonin vallë? Me siguri ndonjë radio-transmetuese?! Në shtëpi kishim vetëm një radio të vjetër me llamba, me të cilën mund të dëgjoje vetëm Tiranën. Ata mblodhën në një thes të gjitha letrat dhe fotografitë e mia (e kisha bërë budallallëkun, i kisha ruajtur të gjitha letrat e ardhura nga shtëpia dhe miqtë), u grumbullua një deng i tërë, të cilin ma vunë përpara gjatë hetimit. Siç më treguan me vonë djemtë, sigurimsat u larguan, pasi mbyllën dhe vulosën dhomën e vogël, ku ishin raftet e bibliotekës sime të dashur, ku flinin dhe bënin mësimet djemtë e mi. Kosta, djali i vogël, u kthye nga shkolla dhe poshtë e priste një shok; ata do të shkonin në rrethin e shahut. Kosta hyri dhe ndeshi sytë e babait të përhumbur. Gaqoja i tha: “Arrestuan mamin”. Kosta gjeti forca për të dalë te shkallët, për t’i thënë shokut: “Unë nuk do të vij”! dhe për t’u kthyer në shtëpi. Pastaj erdhi nga universiteti Sasha. Vështirë të përshkruash gjendjen e tij.

Këtë janë vetëm në vija të përgjithshme, sepse edhe unë, edhe fëmijët e mi, nuk deshëm të rrëmonim në të shkuarën. Rrija e vrisja mendjen në qeli, se si do të jetonin ata pa mua. Gaqoja ishte shumë sëmurë, kishte nevojë për përkujdesje. Kosta ishte ende i vogël, vetëm 14 vjeç, nxënës i shkëlqyer, djalë gazmor, më i vogli, kanakari i familjes, i llastuar nga kujdesi dhe vëmendja e të gjithëve. Po Sasha! Ata do ta përndjekin, nuk do ta lënë të punojë. Nëna e Gaqos ishte shumë e moshuar, afër 90 vjeçe dhe nuk i ndihmonte dot. (Gjashtë muaj më vonë ajo vdiq, ndoshta pa e marre vesh se ç’ndodhi me mua). Që para se të më arrestonin, unë isha e dërrmuar nga frika. Tani vetëm për ta mendoja, vetëm për ta pyesja gjatë gjithë hetimit. Kisha frikë se mos i nxirrnin nga shtëpia, apo t’i dëbonin nga Tirana, t’i internonin. Në qeli, gjatë hetimeve, pashë një ëndërr të tillë: “Në shtëpinë tonë po presim mysafirë. Gjithçka është gati për ardhjen e tyre: në bufe janë radhitur tortat, byrekët, biskotat, çokollatat, nëpër shtëpi bredhin njerëzit e mi dhe presin te vinë miqtë. Kurse mysafirët, familja e vëllait të Gaqos dhe disa familje të tjera të njerëzve të afërt dhe të miqve tanë, sillen rrotull shtëpisë dhe nuk hyjnë dot… dhe nuk erdhën…”! Më habiti kjo ëndërr, kurse njëra nga shqiptaret, kur e dëgjoi, e interpretoi kështu: “Është fare e thjeshtë: shtëpia juaj është e mbushur me pikëllim, kurse të afërmit dhe miqtë nuk mund të vijnë dhe ta ndajnë me ju të keqen që ju zuri… duan, por nuk munden”. Po, ëndrra pasqyroi me vërtetësi atë çka po ndodhte.

Më vonë, në kamp, pasi kalova të gjithë rrathët e ferrit, hetimeve, gjyqeve, e kuptova dhe mendoj se kisha të drejtë: njerëzit tanë, tej hekurave e kishin më të vështirë se ne. Nëse ne këtu ishim të gjitha të barabarta, të gjitha njëlloj të vuajtura, njëlloj të poshtëruara, ata në liri ndiheshin shumë më keq. Ata papritur e pa kujtuar u bënë të deklasuar. Shumica ja kthyen krahët, u trembën, u shmangën. Kosta, nxënësi më i mirë i klasës së tij të 7-të, hokatar, pjesëmarrës në të gjitha veprimtaritë e shkollës, konkurset, mbrëmjet, aktivist, papritur u bë “djalë i armikut të popullit”! Merret me mend, se sa e mundonte kjo djalin. Megjithëse e mbaroi 8-vjeçaren me nota të shkëlqyera, Kostën, nuk e lejuan të hynte në Teknikum, ditën. Ai u regjistrua në gjimnaz, por për të marrë një profesion dhe nisi të punojë e të vazhdojë shkollën në Teknikum… natën. Sashën nuk e lejuan te vazhdonte Universitetin. U detyrua te punojë si punëtor i thjeshtë në fermë, pastaj e morën ushtar. Gjatë gjithë kësaj kohe, gjatë një viti e gjysmë që zgjati hetimi im, mua më gënjenin pa pikë turpi, më thoshin se në familjen time gjithçka shkonte për bukuri! Dhe unë u besoja… desha të besoja, dhe besova. Ne fakt, familja ishte në gjendje të vështirë dhe jetonte shumë ngushtë. Pasi morën Sashën ushtar, ata provuan edhe urinë, sepse me pensionin e vogël të burrit më ndihmonin mua, Sashën në ushtri, blinin ilaçe të shtrenjta për Gaqon e sëmurë, dhe rronin me thërrimet që mbeteshin. Gjendja tej hekurave ishte e tmerrshme. Arrestimet vazhdonin, njerëzit i internonin, i hiqnin nga puna, i dëbonin nga universiteti. Sigurimsat shpërndanin në të katër anët gjithfarë gjepurash për spiunë, sabotatorë, armiq. Atje flitej edhe për radio-transmetueset që gjoja kishin gjetur në shtëpitë tona.

Në revistën “Në shërbim të popullit”, organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, botoheshin shkrime për “çekistët” trima shqiptarë, të cilët qëndrojnë në roje të sigurisë së shtetit dhe shkulin me rrënjë rebelët. Gjithkush që komunikonte në ndonjë mënyrë me familjet tona dhe përpiqej t’i ndihmonte, rrezikonte të futej në rrethin e njerëzve të përndjekur. Këtej buronin frika dhe spiunimet, si mjete mbijetese, çekistët – forcat Sigurimit te Shtetit në Bashkimin Sovjetik, gjatë viteve të para të revolucionit, të njohur për egërsinë dhe represionet e atyre viteve (shënim i përkthyesit). Spiunimet i ndeshje kudo: në punë, në familje. Njerëzit i detyronin të spiunonin edhe të afërmit e tyre, ose, në rastin më të mirë, të mos komunikonin me ata që kishin rënë në hall. E gjithë koha e hetimit tim, gjyqit, kaloi me frikë për familjen time. Për shkak të kësaj frike, unë humba aftësinë për të menduar, arsyetuar dhe për të vlerësuar me gjakftohtësi gjendjen e krijuar. Në burg, gjatë hetimit, ditën e dytë pas arrestimit, llozi pas derës lëvizi me gërvimë të tmerrshme, u hap dera dhe gardiania thirri: “Merri plaçkat”! Nuk e mora vesh se çfarë plaçkash duhej të mblidhja. Ajo më shtyu me harbutëri, më tregoi me kokë dyshekun, batanijet dhe pagurin e ujit. Pasi i mblodha të gjitha, ajo më drejtoi nëpër korridor, ndaloi pranë një dere dhe më shtyu brenda. Aty pashë një grua rreth 35 vjeçe, nuk e mbaj mend si e quanin… kishte emër grek, a Parashqevi, a Polikseni… edhe fytyrën nuk i’a mbaj mend. Po ta takoja tani në po atë moshë, me siguri nuk do ta njihja. Ato ditë të para të hetimit, kur ende s’e kisha humbur aftësinë për të arsyetuar, e kuptova se ajo grua ishte spiune dhe s’kisha ç’të bisedoja me të. Kisha frikë, por nuk mendoja dot gjë tjetër, veç shtëpisë. Mendoja për burrin tim të sëmurë, për djemtë. Ata kishin mbetur vetëm, nuk kishin as pará. Ne jetonim me vështirësi, nga rroga ime deri te pensioni i tij… po tani, si do të rrojnë me atë pension të vogël… duhej të blinin edhe ilaçe të shtrenjta. Po Sasha? Si do të shkojë jeta e tij…?!

Unë mendoja vetëm për ata, flisja vetëm për ata. Për çfarëdo pyetje që më bënin gjatë hetimit, unë u flisja vetëm për shtëpinë. Që në marrjen në pyetje për herë të parë, kërkova të shkruaja një autorizim në emër të djalit, që të merrte rrogën time. E dija se në shtëpi nuk kishte pará. Sa përbindësh i egër, i pamëshirshëm duhet të ishte sistemi dhe organet e tij të Sigurimit të Shtetit, sa të më fusnin mua në burg, të më ndanin nga burri i sëmurë rëndë! Ata e dinin shumë mirë, se unë s’kisha bërë ASGJË të keqe, nuk kisha faj. Këtej mund të nxirrej përfundimi: ata mund të më bëjnë ç’të duan, të më padisin për gjithçka, të më japin çdo dënim. Pas disa ditëve, fqinja ime trokiti në mur dhe nisi të më tregojë për diçka, që gjoja i’a kishin dhënë nga qelia ngjitur. Unë i besova. As më vajti në mendje se gjithçka ishte e kurdisur. “Ua! – ia bëri fqinja, – atje është Nina Pumo”! “Ashtu? Trokit! Pyete si është”! – iu luta. Ajo trokiti dhe nisi të më tregojë për Ninën. Disa ditë më vonë, pas trokitjes së radhës, ajo më tha se Nina akuzohet për spiunazh, në grupin e saj bëjnë pjesë Nadja dhe Zoja. U pataksa. “Nadja?! Ç’hyn Nadja këtu? Nadja ka kohë që është dënuar 7 vjet për agjitacion”! Fqinja trokiti në mur dhe mori përgjigje që andej: “Nadjën e sollën nga kampi; tani e akuzojnë për spiunazh. Ato i kanë pranuar dhe firmosur të gjitha”. Vetëm më vonë, kur na çuan në kamp dhe takova Ninën, ajo më tha se nuk kishte qenë kurrë në qeli ngjitur me mua dhe nuk dinte të trokiste në mur, prandaj asnjëherë nuk ka trokitur, kurse fqinja ime vepronte për llogari të hetuesve. Ata donin të më trembnin dhe e arritën të vetën. Unë u binda se hetuesit mund të bënin me mua ç’të donin, të më akuzonin për gjithçka u tekej. Isha plotësisht e sigurt se asnjëra nga shoqet e mia nuk qe marrë ndonjëherë me spiunazh.

Ne qëndruam në Shqipëri, vetëm për hir të fëmijëve dhe familjeve tona. Specialistët dhe këshilltarët sovjetikë, deri para prishjes së marrëdhënieve, punonin në të gjitha fushat e jetës në Shqipëri, në Ushtri, në Industri, në financa… kudo. Ata kishin informacion të plotë për gjendjen në vend, ishin në gjendje të rekrutonin spiunë dhe agjentë të vërtetë, me vlerë, çka besoj se e kishin bërë. Për këto nuk kam ditur gjë as atëherë, as tani. Mirëpo këta spiunë duheshin kërkuar, duheshin gjetur, e kjo nuk ishte fort e lehtë. Kurse kështu… kap, arresto, frikëso, kërcëno, torturo dhe… mbaroi puna, rrjeti agjenturor u zbulua…! Dekorata dhe lavdi çekistëve trima shqiptarë, sigurimsave! Kurse për njerëzit e vegjël, për fëmijët e tyre, për burrat, as që do të dijë njeri. Njeriu është një… hiç…! Kaluan disa ditë. Fqinja sërish komunikoi gjatë me të trokitura në mur me qelinë nga e majta jonë, pastaj më tha: “U zhvillua gjyqi dhe Nadja u dënua me 18 vjet heqje lirie, Zoja me 15, kurse Nina me 14”. Nuk e tregoj dot tmerrin që më pushtoi. Edhe tani, kur kanë kaluar kaq vite, sa herë e kujtoj atë kohë, sërish më rrëmben një dallgë tmerri. Tani s’duhet të ketë më frikë, gjithçka mbeti pas, por tortura me frikën është e tmerrshme, gjurmët dhe hija e saj, mbetën për tërë jetën. E ndjeva veten si buburrec i pafuqishëm, mbi të cilin përplaset me rropamë, si bllok betoni, tirania komuniste. Pas disa ditësh fqinjën ma hoqën nga qelia, nisi kështu epopeja e burgimit fillikat, e cila zgjati gati një vit e gjysmë. Po t’i krijoje mundësi dikujt nga jashtë të hapte dritaren e qelisë sime dhe të hidhte sytë brenda, ai do të shihte një krijesë në gjysmë terr, midis katër mureve, ulur mbi një dyshek të pistë kashte dhe me një dritare aq lart, sa nuk do të mundeshe kurrë të vështroje jashtë dhe të shihje se ç’bëhesh atje; me një derë gjithë shula dhe me dryn, që hapej vetëm tri herë në ditë për nevoja vetjake dhe për marrjen e ushqimit. Ai, me siguri, do të mbetej i habitur, si është e mundur që i burgosuri ende është gjallë dhe nuk i ka dhënë vetë fund jetës.

Mirëpo ja që njeriu shumë shpesh mbijeton edhe në kushte të skajshme. Ditët kalojnë njëra pas tjetrës dhe ai mësohet me këtë jetë të tmerrshme. Qelia! Ajo ishte… një pus i gurtë, me sipërfaqe afër 5 metra katrorë dhe 6 metra lartësi. Pusi ishte bosh, me dysheme dërrase; aty flinim. Shumë lart nga dyshemeja një dritare e vogël katrore me hekura, pa kornizë dhe pa xhama. Prej andej ditën hynte pak dritë, kurse në ditët me diell nëpër murin përballë saj lëvizte njolla e dritës. Nisur nga pozicioni i saj, unë mësova të përcaktoj kohën pa gabime. Përpiqesha ta shfrytëzoja atë rreze të vogël dielli, lëvizja nëpër qeli dhe vija fytyrën para saj, thithja pikat e ajrit të freskët nga dritarja. Që andej në verë futej më shumë ajër i nxehtë, kurse në dimër i ftohtë acar. Por, gjithsesi, ishte ajër i freskët. Dita niste me zhurmë dhe rropamë. Në mëngjes me rrahje shuplakash, oficeri i shërbimit ndërronte turnin, pastaj zhurma e dyerve që hapeshin, kryerja e nevojave vetjake. Pinim çajin paksa të ngrohtë, pa sheqer dhe njomnim koren e bukës në të. Dhe niste kështu dita e gjatë e qetësisë mbytëse. Memorie.al

blank

“Vrasja e Mustafa Gjinishit, duhej bërë…”, Bashkim Shehu zbulon dëshminë e Enverit: Isha pasqyrë e vijës terroriste të Miladin Popoviçit!

Dashnor Kaloçi

Ngritja dhe rënia e Liri Belishovës nuk ishte gjë tjetër, veçse vijim i frymës terroriste që kishte lindur dhe forcohej dita-ditës në Partinë Komuniste, që prej viteve të Luftës.

Në librin e tij “Liri Belishova dhe koha e saj”, botimet “UET Press”, Bashkim Shehu tregon pikërisht se si u rrit vala e terrorizmit në PKSH, çka e dëshmojnë edhe udhëheqësit kryesorë, që nga Enver Hoxha, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Tuk Jakova, Sejfulla Malëshova, Nako Spiru, në Plenumin II të Komitetit Qendror, mbajtur në Berat, 23-27 nëntor 1944.

Ai sjell në vëmendje edhe eliminimin e paprecedent të Mustafa Gjinishit, pas vrasjes së të cilit u shpallën edhe ditë zie.

BASHKIM SHEHU

Vitet e para të pushtetit të komunistëve në Shqipëri kanë qenë vite terrori policor. Fushatë e pandërprerë arrestimesh, përdorim sistematik i torturës, kulakë, pushkatime, varje. Valët e terrorit përfshijnë jo vetëm kolaboracionistët apo ata që konsiderohen të tillë: armiku ndodhet kudo, madje edhe në radhët e Partisë, madje edhe në udhëheqje. Ashtu si te helika e ADN-së, replikohet ajo dukuri që kish ndodhur në dheun mëmë të komunizmit, spastrimi, në rusisht çistka, fjalë me konotacion fetar, që nënkupton pastrimin ritual nga forcat e fshehta djallëzore.

Si e shihnin, vallë, ata të rinj idealistë që rrezikuan jetën për një shoqëri të lirë e të lumtur, që ëndërronin… “Holandën”? Ata që spastronin tani shokët e djeshëm të armëve, ose ata që spastroheshin prej shokëve të djeshëm të armëve, për të cilët kishin qenë të gatshëm të flijoheshin?

Liri Belishova1
Liri Belishova1

Gjatë një konference në Qendrën e Kulturës Kontemporane të Barcelonës, në vitin 2001, profesor Pere Vilanova e fillon ligjëratën e tij duke thënë se, në një debat politik, asnjëherë nuk ndodh që argumentet e tjetrit të bëjnë të ndryshosh mendim. Kjo është një e vërtetë e thjeshtë, por që nuk na bie në sy, çka do të thotë se, pa e kuptuar as vetë, e marrim si të mirëqenë.

Do ta plotësoja duke shtuar se ndryshimi i mendimeve për shkak të argumenteve të tjetrit edhe mund të ndodhë, por shumë ngadalë, aq ngadalë sa nuk e shohim, nuk na bie në sy, pasi debati pak nga pak zhvendoset brenda nesh dhe përsëritet e përsëritet si një rrahje mendimesh me veten. E njëjta gjë mund të thuhet edhe kur gjendemi përballë faktesh sado të qarta që u bien ndesh mendimeve tona, ose më mirë besimeve tona.

Është shumë e vështirë që ato të ndryshojnë. Një shembull domethënës është ai i së ashtuquajturës teori e Tokës së zbrazët apo e Tokës së zgavërt. Kjo teori shfaqet më së pari aty nga fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, në Shtetet e Bashkuara. Sipas versionit të saj të parë, planeti ynë është i zbrazët dhe i banueshëm në brendësinë e tij, ndërsa në të dyja polet është i hapur, me një gjerësi nga dymbëdhjetë gjer në gjashtëmbëdhjetë gradë.

Nga mesi i shekullit, kjo teori zhvillohet më tej me idenë se ne jetojmë të mbyllur brenda rruzullit dhe jo mbi të, se sipërfaqja mbi të cilën jetojmë nuk është konvekse, po përkundrazi, konkave, dhe se, ndryshe nga sa pandehim, ajo që shohim kur ngremë kokën, s’është qielli me rruzuj qiellorë, por një masë e gaztë me zona të shndritshme, kështu që dielli, hëna dhe yjet nuk janë gjë tjetër, veçse iluzione optike të shkaktuara nga fenomene të tjetërllojta.

Sejfulla Maleshova (1)
Sejfulla Maleshova (1)

Më 1926 dhe më përkatësisht piloti Riçard Bërd fluturoi mbi Polin e Veriut dhe mbi Polin e Jugut, por nuk pa ndonjë vrimë gjëkundi që të çonte në brendësinë e Tokës, e megjithatë lindi një literaturë mjaft e gjerë që u jep një kuptim të kundërt vrojtimeve të tij.

Dhe, siç thotë Umberto Eko në një ese me titull Forca e së rremes, teoria e Tokës së zbrazët apo e Tokës së zgavërt ka ithtarë të shumtë edhe sot e kësaj dite. Dhe këtu është fjala për diçka që u përket shkencave natyrore. Ku e ku më i vështirë është ndryshimi i mendimit në çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis njerëzve, sidomos në bindjet politike. Besimi si opium. Doktrina komuniste, utopia komuniste, premton shuarjen e shtetit, premtim që do të përmbushet në një të ardhme të largët. Kjo të kujton profecitë milenariste. Ose rikthimin e Krishtit në një të ardhme të largët. Dhe, njëherësh, Legjendën e Inkuizitorit të Madh, të Dostojevskit, ku objekt i Inkuizicionit është vetë Krishti. Me të vërtetë, zbatimi i doktrinës në praktikë sjell gjithherë të kundërtën e shuarjes së shtetit: “fundi i shtetit si e keqe shtyhet për një të ardhme të papërcaktuar, ndërsa problemi i vërtetë politik praktik është vënia e kufijve ndaj kësaj së keqeje në të tashmen; […] teza e shuarjes së shtetit në të ardhmen shërben si maskë dhe si përligjje e përjetësimit të terrorizmit; në sajë të një paradoksi të mynxyrshëm, teza e karakterit të përkohshëm të shtetit përbën përligjjen më të mirë për vazhdimësinë pa mbarim të diktaturës së proletariatit dhe vendos themelet e totalitarizmit” (Paul Ricoeur, “Histoire et Vérité”).

* * *

Mustafa Gjinishi
Mustafa Gjinishi

Ndërkaq, terrori ka filluar qysh përpara se të merrej pushteti, qysh në kohën kur komunistët luftonin për çlirimin e vendit, në mal dhe nëpër qytete. Nuk është thjesht një akuzë që vjen nga pala kundërshtare. Vetë udhëheqja komuniste e ka pohuar me të madhe në Plenumin e Dytë të Komitetit Qendror, mbajtur në Berat pak ditë para çlirimit, më 23-27 nëntor 1944, ku Liri Belishova, tetëmbëdhjetë vjeçe, zgjidhet kandidate e Komitetit Qendror. Po riprodhoj disa fragmente nga procesverbali i Plenumit.

Tuk Jakova: “Qysh në fillim, me lindjen e ushtrisë, lindi dhe shpirti i luftës, urrejtja për okupatorin dhe tradhtarët, si edhe dashuria për popullin. Por një gjë, që është ndër kryesoret, filloi të zhvillohet tendenca terroriste. Shumë njerëz janë vrarë pa gjyq dhe pa faj”.

Gogo Nushi: “Tuku tha se në ushtri ka tendenca terroriste. Jo vetëm në ushtri, por edhe në Parti, në udhëheqës bile. […] Këtë shpirt kriminaliteti e kemi parë ditët e fundit në Tiranë. Kjo tregon vijën tonë. Me hyrjen e forcave tona në Tiranë, janë vrarë 60 veta, e kemi dhe listën e tyre. Unë i njoh këta emra dhe asnjëri prej tyre s’meritonte të vritej. Kjo është konsekuencë e vijës sonë. Jemi të sigurt që do të ketë edhe të tjerë”.

Enver Hoxha Popovic Tito 2
Enver Hoxha Popovic Tito 2

Hysni Kapo: “Gjëja më e keqe ka qenë fryma terroriste si në organizatat, edhe në ushtri. […] Shpirti terrorist ekziston edhe sot, edhe te përgjegjësit”.

Kristo Themelko: “Rryma jonë terroriste ka lindur si vijë që erdhi duke u zgjeruar deri në ditët e sotme”.

Sejfulla Malëshova: “Me terror po i zgjidhim të gjitha punët. […] Unë jam çuditur kur kam dëgjuar të thuhet se, sa më brutal e terrorist të jetë një njeri, aq më komunist është, d.m.th. i masim shokët nga brutaliteti dhe kriminaliteti. […] Kështu, në Partinë tonë po duken simptomat e degjenerimit, nga një parti politike në një bandë kriminelësh. […] Kështu që shumë herë nuk di të dallosh ku është puna politike dhe ku është krimi. […] Terrori zë një vend mjaft të madh në punën tonë politike”.

Enver Hoxha
Enver Hoxha

Enver Hoxha: “Vija terroriste ishte më e theksuar te Dushani [Dushan Mugosha, i dërguar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë] dhe tek Aliu [pseudonim i Miladin Popoviçit, gjithashtu i dërguar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë] me Lirinë [Liri Gega, asokohe anëtare e Byrosë Politike]. Në këtë pikë, unë isha pasqyra e Aliut. Kur vinte ndonjë nga fronti, ku thuhej se ky apo ai po vepronte keq, vendosnim ta vrisnim”.

Rasti më famëkeq i terrorit në radhët e komunistëve shqiptarë gjatë luftës është ai i eliminimit fizik të Mustafa Gjinishit, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare në krijimin e tij.

Më 23 gusht 1944 vritet pabesisht nga shokët.

Me një urdhër dite të Enver Hoxhës, për Mustafa Gjinishin shpallen tri ditë zi në tërë Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Në fund të kësaj shkrese të firmosur nga Enver Hoxha, thuhet: “Lavdi heronjve të rënë në fushën e nderit”. Por njëkohësisht vrasja e tij konsiderohet si dënim ndaj një tradhtari, ndonëse kjo mbahet e fshehtë, ose gjysmë e fshehtë, dhe duhej të kalonin si ndonja pesëmbëdhjetë vjet që ai të shpallej armik. Afërsisht në të njëjtën kohë, gati 12.000 kilometra larg, në Buenos Aires, Borgesi shkruan tregimin “Tema e heroit dhe e tradhtarit”, që tingëllon si arketip i kësaj ngjarjeje, veçse realiteti shqiptar, së paku për nga egërsia, po edhe për nga cinizmi, ia kalon asaj çka rrëfehet në fiksionin borgesian. Dhe çështja e vrasjes së Mustafa Gjinishit del gjithashtu në Plenumin e Beratit.

Sejfulla Malëshova: “Për tendencat terroriste në Parti, ushtri dhe popull. Për herë të parë këtu unë mora vesh se si u vra Mustafa Gjinishi dhe nuk e kuptoj përse. Një nga të dyja: ose ai ka qenë tradhtar i Partisë dhe i popullit dhe, si i tillë, ai duhej të dënohej hapur, ose ai ka bërë vetëm gabime dhe për gabime nuk vriten njerëzit. Përveç kësaj, mënjanë ne e vrasim Mustafa Gjinishin, në anën tjetër e paraqesim atë si hero përpara popullit dhe Partisë”.

Enver Hoxha: “Sa për çështjen e Mustafa Gjinishit, kjo qëndron ndryshe. Ne mendojmë se kjo duhej bërë. Unë kam qenë ai që ka vendosur për këtë çështje. […] Si u bë puna e vrasjes së Mustafait, nuk e di. Ç’i ka thënë për këtë Miladini Lirisë [Liri Gegës], edhe këtë nuk e di. Vetëm di që më erdhi telegrami, ku lajmërohej se Mustafai u vra. Telegrami thoshte: ‘Puna doli me sukses’”.

Gogo Nushi: “Ai [Nako Spiru] më ka thënë se punët venin shumë keq. Pardje, Nakoja më ka thënë se e kishte konstatuar një gjë të tillë, por s’kishte thënë gjë, pse ka pasur frikë, se ka pasur edhe rrezik të kokës. Shikoni ku ka shkuar puna”.

Nako Spiru: “Në lidhje me këtë, i kam thënë atij [Gogo Nushit] se po të vazhdonim kështu, puna do mbaronte te Gjinishi”./panorama

blank

VIRUSI PYET PO KET A E DINI: KUSH ASHT KY… Kryekuq ME AMEBA? – Nga Fritz RADOVANI

Kryeminister me drita të kuqe ka vetem Shqipnia! Ai sheh vetem kuq!!

Thonin se ka pasë edhe parardhës të tij që shikonin vetem këte ngjyrë…

Duket dishka e pakuptueshme, por kjo nuk asht aspak e pabesueshme…

Edhe po kje se historia nuk e dishmon dishka kësi soji, e tregon kulltuku!

Edhe pse Ever Hoxhës i pat premtue Dushani “drejtimin e PKSh”, pak ma parë e vuni në kulltukun e kryeministrit, per me pa ngjyren si shikon, e kur u sigurue se Everi “shifte vetem kuq”.., i tha Tito: “Besoja PKSh”, që domethanë: “Besoja Partinë e Kuqaloshve Shqiptarë”… E, per me e vertetue këte, shikoni listat e kryeministrave, presidentave dhe pasuesit e Everit, e keni me kenë të bindun se të gjithë shikonin kuq, se ata ashtu kishin trunin e veshun me ameben e kuqe të Stalinit, që ai tru ushqehet vetem me gjak të freskët Atdhetarësh dhe intelektualë të vendit vet…

Kokat me tru të kuqe nuk i kanë mungue asnjëherë Popullit Shqiptar!

Edhe po të studjohet historia prej kohës së shpalljes së Pamvarsisë, edhe atëherë doli një “kryeminister” që kerkonte ngjyren e kuqe…Dhe realizoi vrasjen e Luigj Gurakuqit në 1925 në Bari t’ Italisë… Kush dreqi e di shka i kishte dhanë me hanger daja Esad Pashë Toptani, nipit vogel Zoglushit e, këtij (të shkretit) ia lypte syni ngjyren e kuqe, sa u kthye në Shqipni…

Disa thonë se kjo “ameba në tru” trashigohet, ata dishka dijnë se kot nuk e thonë këte. Nder kryeministra tjerë, mbas 1944, të gjithë kanë pa kuq… Mbas 1990 dishka ju kjartësue disave pamja… Kishin të drejtë ata që e shpresonin ndryshimin e pamjes së kuqe prej kryeministrave që vinin, por, se po e han dreqi Shqipninë, me “rilindjen kuqaloshe”, e po vrapon me hy nen mrrelen e Anadollit, e nder brakeshat e kuqaloshave serb, bash si t’ ishte nipçe i Ahmet zogolloviqit… Shka t’ ban “ameba kuqe”!!

Per disa asht e vështirë me e kuptue “ameben në tru”, kryesisht ndikimin që ka ajo në jeten e lirë, mbasi asnjëherë Shqipnisë së shkretë, nuk po ju hiqen rreziqet sllavoruse – anadollake, qysh se doli shtet në vedi…

Asnjëherë fotokopjo e Esat Pashës nuk ishte kaq prezent si sot në Tiranë!

Edhe vrasja e Avni Rrustemit ishte mallkim i madh per Shqiptarët!..

Nanë Tereze sigurisht lutet që “Zoti t’ ja heqin mallkimin Shqiptarve!..”

               Melbourne, 23 Shtator 2021.

blank

Dëshmia nga SHBA – E vërteta e konfliktit me ‘atentatorin e Enverit’, më ’75: S’isha i infiltruar nga Kadri Hazbiu, Banushin e godita tek kloni afër Hanit të Hotit, pasi…

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e Tom Mërnaçaj me origjinë nga Selca e Vermoshit dhe i lindur në Tuz të Malit të Zi, ku familja e babait të tij, Gjek Mërnaçaj, ishte vendosur që në vitin 1948, pasi ishin arratisur nga Shqipëria për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili e kishte shpallur familjen e tyre si ‘familje reaksionare’. Dëshmia e rrallë e 68-vjeçarit Tom Mërnaçaj, duke filluar me historinë e familjes së tij antikomuniste, rrethanat e njohjes me Avdul Banushin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ftesën e tij dhe arsyen përse ai pranoi të vinte me mision sekret në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, detyrat konkrete që do kryenin, itinerarin e udhëtimeve të tij me Banushin në shtete të ndryshme të Europës, incidentin me policinë kufitare në Portin e Dubrovnikut, ku atyre i’u sekuestruan materialin propagandistik të organizatës ‘Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare’, udhëtimin për në Greqi dhe qëndrimin e tyre në Igumenicë e Janinë, në vilat luksoze të Nikolla Plasotit dhe Lufter Guvelit, ku Banushi pritej me nderime dhe ishte si njeriu i shtëpisë, dështimin e misionit të parë për të hyrë në Shqipëri, në 28 nëntorin e ’74-ës, kthimin për në SHBA-ve dhe incidentin në tren në Shkup, ku policia jugosllave i’u sekuestroi çantat me armatime, misionin e dytë sekret për të ardhur përsëri në Shqipëri, konfliktin fizik më Banushin, në afërsi të klonit pranë Hanit të Hotit, arrestimin nga rojet kufitare shqiptare dhe dërgimin e tyre në Shkodër e më pas në Tiranë, procesin hetimor, dënimin me burg dhe më pas largimin përsëri nga Shqipëria, e deri tek peripecitë e mëdha duke u endur në shtete të ndryshme të Europës, për të mbërritur përsëri në SHBA, pas asaj aventure të çmendur?!

“Pasi mua dhe Avdul Banushit, na kishte dështuar një tentativë për të hyrë ilegalisht në Shqipëri në nëntorin e vitit 1974, “shokët atje lart” të organizatës “Front i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, vendosën që ne të shkonim përsëri në Shqipëri, në prillin e vitit 1975 dhe unë e pranova një gjë të tillë, duke menduar se ia kisha një borxh për t’ia shlyer atij. Pasi u nisëm me avion nga SHBA, mbërritëm në Greqi, ku dhe u furnizuam me armë nga zoti Lefter Guveli, që ishte mik i ngushtë i Avdul Banushit. Nga Igumenica ku banonte Lefter Guveli, shkuam në Athinë ku morëm trenin dhe vajtëm në Jugosllavi, nga ku më pas udhëtuam për në Podgoricë, atje banonte familja ime, babai, nëna dhe vëllai im. Në mbrëmjen e 6-7 prillit të vitit 1975, pasi fjetëm një natë në shtëpinë time, të nesërmen në mbrëmje vonë, kaluam Tuzin dhe jemi nisur për në drejtim të kufirit shqiptar, rreth dy-tre km. afër tij. Aty unë i thashë babait tim, Gjekës, që të kthehej në shtëpi, pasi pak a shumë unë e njihja vendin, me që aty ishim afër fshatit të dajave të mi, ku unë kisha kaluar fëmijërinë. Pasi u kthye babai, unë së bashku me Avdul Banushin, kemi kaluar kufirin dhe nën zhurmën e telave të tensionit të lartë, jemi ulur poshtë në drejtim të Hanit të Hotit. Pasi ecëm rreth dy-tre km., mbërritëm tek kloni. Kur pashë klonin, katër metra të lartë, harrova krenarinë për të cilën isha nisur dhe mua më hyri frika në palcë. Kuptohet se në atë kohë unë isha njëzet vjeç dhe përveç urrejtjes për komunizmin të trashëguar nga familja, unë nuk kisha asnjë arsye tjetër të futesha në Shqipëri. Aty i thashë Avdulit, që të ktheheshim siç ishim kthyer një vit më parë dhe ta mbanim sekret “hyrjen” dhe “daljen” tonë nga Shqipëria, sa të na kapnin rojet kufitare shqiptare dhe të na vrisnin. Në atë moment, Avdulit, u revoltua dhe më drejtoi grykën e pistoletës. Kur pashë grykën pistoletën të drejtuar nga unë, për një moment shtanga, por e mblodha veten dhe reagova duke…”!

blank

blank

Kështu e kujton në mes të tjerash atë ngjarje të largët dhe aventurën e çmendur të tij, 68-vjeçari Tom Mërnaçaj, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili rrëfen historinë e familjes dhe aventurës së tij të vitit 1975, kur ai u nis bashkë me Avdul Banushin, nga SHBA-ja, për të kaluar kufirin dhe për të hyrë ilegalisht në Shqipëri, me mision sekret, pas detyrës dhe udhëzimeve të rastit, që kishin marrë në komitetin e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” në New York.

Kush është Tom Mërnaçi, cila është e kaluara e familjes së tij dhe përse babai e xhaxhai i tij, u arratisën nga Shqipëria në vitin 1948 dhe u vendosën në Tuz të Malit të Zi? Cilat ishin arsyet e ikjes së tij nga Jugosllavia për në SHBA dhe si u njoh ai me Avdul Banushin? Përse pranoi Toma që të bashkëpunonte me Avdulin dhe cila është historia e udhëtimeve që ata bënë nga SHBA-ja për në Greqi, Itali dhe Jugosllavi? Si është e vërteta e udhëtimit të tyre të fundit në prillin e vitit 1975, kur ata u nisën nga SHBA-ve për të hyrë ilegalisht me mision sekret në Shqipëri. Cili ishte itinerari që përshkuan ata gjatë atij udhëtimi, kush ishin njerëzit që takuan në Greqi dhe ku u furnizuan me armatimet që do t’iu duheshin me vete kur të hynin në Shqipëri? Cili është vlersimi i Tom Mërnaçajt për Avdul Banushin dhe përse ai vendosi që të prononcohej publikisht, duke dhënë versionet e tij në këtë intervistë, që Memorie.al po e publikon?

Zoti Mërnaçaj, lexuesi shqiptar ju njeh vetëm në saj të një përshkrimi që ju ka bërë Zoti Avdul Banushi, në intervistën e tij, të botuar këto ditë në Memorie.al, a mund të na thoni diçka më tepër për jetën tuaj?

Unë quhem Tom Mërnaçaj dhe kam lindur në vitin 1953 në Tuz të Malit të Zi. Familja ime është me origjinë nga Selca e Vermoshit të rrethit të Shkodrës.

Ju nuk keni lindur në Shqipëri ashtu siç thuhet në intervistën e zotit Avdul Banushi?
Jo, jo, unë kam lindur në Tuz të Malit të Zi?

Kur është vendosur familja juaj në Tuz të Malit të Zi?
Babai im, Gjek Mërnaçaj, së bashku me vëllanë e tij dhe njëkohësisht xhaxhanë tim, Kol Mërnaçajn, në vitin 1948 u arratisën nga Shqipëria në drejtim të Jugosllavisë.

Cilat ishin arsyet që i detyruan ata të arratiseshin nga Shqipëria?
Arsyeja kryesore e arratisjes së tyre, ishte përndjekja nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili familjen tonë e kishte shpallur familje reaksionare dhe e kishte luftuar, në mënyrën më të ashpër, si familje antikomuniste. Nisur nga ky fakt, babai me xhaxhanë, vendosën të arratiseshin nga Shqipëria, sepse po të vazhdonin të qëndronin akoma në vendlindje, atyre u rrezikohej jeta seriozisht.

Ku ka banuar familja juaj gjatë periudhës që keni jetuar në Jugosllavi?
Familja e babait tim dhe unë bashkë me ta, gjatë periudhës që kemi jetuar në Jugosllavi, kemi banuar në Tuz, Podgoricë dhe në Ulqin?

Gjatë asaj kohe me çfarë jeni marrë?
Gjatë periudhës që ne kemi banuar në Tuz, unë kam qenë në moshën e fëmijërisë dhe në atë kohë kam mësuar në mënyrë autodidakte të shkruaj dhe të lexoj në gjuhën shqipe. Më pas, munda të regjistrohesha në shkollën e mesme të Ndërtimit në Ulqin, të cilën e përfundova në vitin 1972.

Ju keni qenë i martuar që gjatë kohës që jetonit në Jugosllavi ashtu siç thotë zoti Avdul Banushi?
Pas mbarimit të shkollës së mesme, në tetorin e vitit 1972, unë jam martuar në Tuz me bashkëshorten time, që kam edhe sot. Në marsin e vitit 1973, së bashku me të, kemi ikur në Itali, ku na ka lindur dhe djali në Romë. Më pas, në dhjetorin e vitit 1973, ne kemi ardhur si refugjatë në SHBA.

Cilat ishin arsyet që u detyruan të iknit nga Jugosllavia?
Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë të Jugosllavisë nga krahina e Trieshit, edhe ne emigruam për në drejtim të SHBA-ve për një jetë më të mirë.

A kishit lidhje me Kadri Hazbiun apo Sigurimin e Shtetit Shqiptar dhe a ju kanë ndihmuar ata për t’u larguar nga Jugosllavia për në Itali dhe SHBA-ve?
Në mënyrë absolute jo, sepse unë nuk kam jetuar asnjëherë në Shqipëri.

Kur dhe si u njohët me Avdul Banushin në SHBA dhe kush i’u prezantoi me të?
Në verën e vitit 1974, nëpërmjet disa shokëve të mi në SHBA-ve, jam njohur me zotin Avdul Banushi.

Si quhen ata shokë që të njohën me Avdul Banushin?
Mendoj se nuk kanë ndonjë rëndësi emrat e atyre shokëve të mi që më prezantuan me Avdul Banushin, pasi edhe po t’ua them, nuk përbën ndonjë gjë të re, sepse ata nuk janë njerëz publik.

Si ju a prezantuan ata Avdul Banushin dhe çfarë i’u thanë për të?
Që në takimin e pare, shokët e mi ma prezantuan Avdul Banushin, si një antikomunist të flaktë dhe luftëtar kundër regjimit të Enver Hoxhës. Në takimet e tjera, mësova dhe për bëmat e tij, si p.sh.: bombat që ai i kishte vënë në ambasadat shqiptare në Paris dhe në Romë.

Përveç atyre që u thanë shokët për Avdul Banushin, a mund të na thoni përshtypjet tuaja, si e keni njohur atë dhe ç’dini rreth personit të tij?
Zoti Avdul Banushi ishte një njeri shumë inteligjent, trim dhe dukej si patriot i flaktë. Për sa i përket të kaluarës së tij, asokohe unë nuk dija ndonjë gjë më shumë dhe nuk kisha informacione, pasi ai ishte shumë i rezervuar në hollësirat e jetës së tij.

Asgjë nuk dije për Banushin?
Unë dija që Avduli kishte bërë burg politik në Shqipëri dhe se ishte arratisur në Greqi, prej ku kishte ardhur në SHBA. Këto dija unë për Banushin, pastaj kur u njoha me të, mësova prej tij se ia kishte kushtuar jetën luftës kundër regjimit stalinist të Tiranës dhe ishte një nga personat, që kishin krijuar organizatën antikomuniste “Fronti i Rezistencës Antikomuniste. Sipas Avdul Banushit, Organizata “Fronti i Rezistencës” shtrihej jo vetëm në mesin e emigrantëve politikë shqiptarë në Botë, por edhe në Shqipëri. Ishte një gjë shumë e mahnitshme në atë kohë, kur dëgjonim ato që na thoshte Avduli, sepse lëvizja antikomuniste asokohe pothuaj ishte vyshkur fare dhe lajmet që vinin nga Shqipëria, ishin shumë të rralla. Zoti Banushi na fliste me hollësira për udhëtimet e tij sekrete në Shqipëri dhe unë me shokët e tjerë e dëgjonim me kureshtje e admirim dhe e besonim për ato që na thoshte./Memorie.al/

blank

Dëshmia e bujshme: Unë e qëllova Xhevdet Mustafën dhe e lashë të vdekur, pasi ai na hyri në shtëpi dhe na vrau…

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e ngjarjes së bujshme të ndodhur në 26 shtatorin e largët, të vitit 1982. Diku rreth mesditës, në rrugën nacionale Rrogozhinë-Lushnje, pasi kishte marrë me forcën e armëve një auto veturë ‘Taxi’, Xhevdet Mustafa, ndaloi në afërsi të fshatit Zhamë. Pasi u ngjit në një kodrinë, u fut në një nga shtëpitë e familjes Sula, ku dhe do të mbetej i rrethuar nga forcat e Policisë dhe ato të Ushtrisë. Këto forca ishin nën urdhrat e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Lushnjes dhe nën mbikëqyrjen e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, Ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, sekretares së Komitetit Qendror të PPSH-së, Lenka Çuko, etj, të cilët mbërritën menjëherë aty. Dëshmitë e rralla të Kurt Sulës, ish-mësuesit dhe agronomit të njohur të asaj zone, i cili tregon historinë e asaj ngjarje. Duke filluar që nga momenti kur Xhevdet Mustafa, u fut i armatosur në shtëpinë e vëllait të tij, Mersinit, ku ai me fëmijët e tij dhe të vëllezërve, po ndiqnin një film në TV. Si e vrau Xhevdeti, nënoficerin e Policisë Rrugore, Tomor Zyla dhe Mersin Sulën? Rrethimin e shtëpisë nga ana e forcave të Policisë dhe Ushtrisë, që ishin nën urdhrat e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Lushnjes? Ardhjen e ministrave Kadri Hazbiu, Hekuran Isai si dhe të Lenka Çukos, thirrjet e tyre që Xhevdeti, të dorëzohej dhe përgjigjet e tij, futjen e Kurtit në shtëpi ku Xhevdeti? Ai mbante peng gratë dhe fëmijët, bisedat midis tyre, momentin kur Kurti me “Belçikun” e tij, qëlloi dhe e la të vrarë Xhevdetin, futjen e autoblindës së Ushtrisë, që shembi shtëpinë? Marrjen e kufomave dhe varrimin e tyre të nesërmen me ceremoni, ku fjalën e rastit e mbajtën autoritetet më të larta të Komitetit të Partisë dhe atij Ekzekutiv, të rrethit të Lushnjes, Gjergj Velaj e Filip Ndoci. Shpallja “Dëshmor të Atdheut” të tyre në vitin 1986, si dhe takmi i Kurtit me familjarët e Xhevdet Mustafës, në vitin 1993, të cilët nuk i lejoi që të ngrinin aty një lapidar, etj.

“Unë e vrava Xhevdet Mustafën”. Deklarata e bujshme që bëhej për herë të parë, që nga 26 shtatori i vitit 1982,  39 vite nga ajo ngjarje e jashtëzakonshme, që tronditi krerët e lartë të shtetit komunist shqiptar, vjen nga goja e Kurt Sulës, një ish-mësuesi dhe agronomi të lartë nga fshati Zhamë, i Lushnjes. Thashethemnaja që u end nga ajo ditë e largët, të atij fund shatori të 1982-it, mes legjendës e realitetit, që: “një fshatar me Belçik, e kishte vrarë kontrabandën e famshëm Xhevdet Mustafa”, na detyroi të merrnim udhën drejt atij fshati, me mendimin për ta ndriçuar sadopak atë ngjarje, e ndoshta për “t’i vënë fre”, kufijve të një legjende. Fshati Zhamë, drejt të cilit udhëtuam, ndodhet në të majtë të rrugës nacionale, fare ngjitur me të, diku midis Rrogozhinës e Lushnjes.

“Shtëpitë e Sulajve, ja ku janë, ato atje mbi xhade, por familjen e Mersinit nuk e keni. Kanë shkuar të gjithë në Greqi, e i kanë vënë çelsin shtëpisë. Por atje keni vëllanë e tij Kurtin, ai mund t’ju flasë shumë, për atë ç’ka kërkoni ju. Kurti ka qenë vetë atë ditë brenda në shtëpi dhe është përleshur me Xhevdetin”.

blank

blank

blank

blank

Tregon Qemal Hekurani, një vendali që shiste perime të stinës, buzë rrugës automobilistike. Ndonëse shtëpia e Kurt Sulës nuk ndodhej më shumë se 500 metra nga aty, Qemali, në shenjë respekti na dha me vete dy djemtë e tij, për të na treguar rrugën.

“Kam qenë atë ditë aty, shkova i pari, porsa dëgjova krismat”, na thoshte ai, teksa ne po ecnim, e si për të na “kuriozuar”, se ndoshta u dukëm sikur nuk ja vumë veshin fjalëve të tij, ai shtoi: “Unë isha aty kur erdhën Kadri Hazbiu me Hekuran Isain, Hekurani i hipi vetë autoblindës dhe bëri prova tek ajo malorja atje”.

Kurt Sulën e gjetëm në shtëpinë e tij, që ndodhet në një kodrinë të vogël, në mënyrë simetrike, në një distancë të baraslarguar, në të dy anët e saj, nga lindja e perëndimi (afër 70-80 metra), ndodhen rruga nacionale dhe ajo hekurudhore. Ai doli menjëherë sa e njoftuan, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, të cilët ja behën të gjithë në oborr, pas prezantimit tonë se kush ishim, nga vinim e kush ishte qëllimi i vizitës sonë atje.

“Kurti, gjithmonë ka pas qef me fol me naj gazetar për kët punë oj nan, por s`ka mund”, na u drejtua zonja e Kurtit, një grua e zgjuar, që ndërhyrjen e saj me shumë takt e kishte më tepër për të shoqin e saj Kurtin, pasi vuri re tek ai, një farë mëdyshje, hezitimi a mosbesimi!

“Ju kini ardh pri larg or nan, e Kurti s’ka për t`ju kthy mbrapsht, pa fol noj i fjal. Ne s’kemi ç’me hum, e aj s’kthehet ma”, ndërhyri përsëri po me shumë takt, e shoqja e Kurtit, sikur donte t’i vinte vulën asaj që tha më parë, e duke na ftuar që të hyjmë në shtëpi, në një moment që i shoqi i saj na tregonte vendin, ku kishte mbetur i vrarë nga Xhevdeti, Mersini (vëllai i Kurtit).

Me një pamje fisnike, por dhe disi të lodhur nga jeta, ku ai kishte drejtuar si kryeagronom, ndërmarrje të mëdha bujqësore, si ajo e Çermës, për t’u kthyer më vonë në Institutin e Lushnjes, si bashkëpunëtor shkencor, e mësues në shkollën e mesme, të sektorit Dushk. Kurt Sula, vendos që të rrëfehet për ngjarjen e largët të 26 shtatorit të vitit 1982, e cila tronditi seriozisht regjimin komunist të Tiranës dhe personalisht Enver Hoxhën.

“Aq herë e kam treguar atë, sa jam bërë tamam si ciceron”, na thotë Kurt Sula, si për të na siguruar se është shumë i saktë, pas pyetjeve tona të parat: “Çfarë mund të kujtohet, ku ishit atë ditë dhe si e morët vesh ngjarjen”?

“Po, atë ditë, mos gaboj, ka qenë data 26 shtator dhe ishte ditë e diel. Unë me plakën time (bën me dorë nga e shoqja), dolëm nga shtëpia, aty nga ora 10 e paradites, e u nisëm me zbritë për te rruga e makinës, pasi do të shkonim në Berat, ku kishim djalin në shkollën e muzikës. Po nxitonim pak, pasi në orën 12.00, duhej të ishim në Berat. Duke ecur në xhade, në drejtim të sektorit qendrës, për të gjetur më shpejt ndonjë makinë, në drejtim tonë nga rruga që vjen nga Rrogozhina, po vinte me shpejtësi një “Fiat” taksi, ngjyrë qumështi, me targa të Durrësit. Unë i nxora dorën, siç bëjnë zakonisht pasagjerët dhe kur u afrua në drejtimin tim, pashë se brenda ishin dy vetë: shoferi dhe një tjetër mbrapa. Unë i fola se shkoja për në Berat, por makina jo vetëm që nuk ndaloi, por e shtoi shpejtësinë dhe pasi u largua pak, personi që ishte mbrapa shoferit, nxori kokën nga dritarja dhe më shikoi. Unë njëherë kujtova se mos ishte ndonjë i njohuri im, por prap ndërrova mendje se veprimi i tij m’u duk i çrregullt”.

A e njohe më pas personin që nxori kokën për të parë?

Personi që nxori kokën, ishte vetë Xhevdet Mustafa, njeriu që unë do ta shihja disa minuta më vonë. Nga sa morëm vesh, ai kishte dalë nga një restorant te stacioni i trenit në Rrogozhinë, pasi po e ndiqnin dhe në rrugën nacionale, kishte ndaluar atë “Fiat”-in taksi të Durrësit, duke i nxjerrë pistoletën. Pasi kishte zbritur dhëndrin me nusen e dasmorët, kishte detyruar shoferin, një djalë nga Durrësi, që të shkonte nga t’i thoshte ai.

Çfarë bëtë më pas?

Pasi u largua ajo makinë, unë së bashku me gruan, vazhduam rrugën drejt sektorit. Mbas pak, na doli përpara një fshatar, që quhet Idriz Sula dhe një tjetër që nuk ja mbaj mend emrin, pasi është larguar prej vitesh nga fshati jonë.

Çfarë u thanë ata?

Idrizi, tepër i tronditur na doli përpara dhe na tha, se kishin vrarë Riza Sulën, që ishte roja i objektit, te qendra e brigadës, ku ishin magazinat e sektorit. Pas kësaj, unë lashë gruan te dyqanet e Çermës dhe u ktheva mbrapsht për të parë, se çfarë kishte ndodhur. Idrizi thoshte se Riza Sulën e kishte vrarë një njeri, që ishte arratisur nga burgu, e bënte me dorë, duke treguar se ai person ishte larguar në drejtim të rrugës nga vreshtat. Ajo rrugë, që është paralel me hekurudhën, të sjell këtu prapa shtëpive tona. Ngaqë njerëzit tregonin me dorë në drejtim të shtëpive tona, (aty banojnë disa familje të fisit Sulaj), u ktheva të shihja se çfarë kishte ngjarë aty. Në këtë kohë, sa u futa rrugës anës vreshtave, pashë “Fiat”-in me targat e Durrësit, anës një kanali dhe vetëm shoferin që qëndronte brenda, me një pamje tepër të tronditur, e flokë të shpupuritura.

Komunikuat me të?

Ai sa më pa m’u drejtua: “Aman, kapeni atë njeriun atje, që është arratisur nga burgu”. Unë vazhdova të ngjitesha dhe kur dola sipër rrugës, që shikon nga shtëpitë tona, pashë një njeri që ecte mbrapsht, me kurriz nga shtëpitë tona dhe me një pistoletë në dorë. Nga ecja e tij, dukej se ai ruhej nga dikush që po e ndiqte.

Nga çfarë distance po e ndiqnit ju atë skenë?

Unë isha në një distancë, jo më shumë se 50 metra larg tij dhe ai po aq larg shtëpisë, ku banonin dy vëllezërit e mi, Ramadani e Mersini, me familjet e tyre. Unë në fillim kujtova se mos ai ishte ndonjë nga të Degës së Brendshme, i cili po ndiqte atë që thoshte Idrizi me shoferin e taksisë: “të arratisurin nga burgu”.

Si kishte ardhur Xhevdet Mustafa deri aty, pa e njohur atë vend?

Kam mësuar më pas, se deri në afërsi të shtëpive tona, Xhevdeti, ka ardhur me një makinë ushtarake. Ai pasi ka shkuar me taksinë e Durrësit, deri në një farë vendi, nuk ka mundur të ecë më tej dhe është afruar në këmbë për te reparti ushtarak, që ndodhej afër nesh, ku ka marrë një makinë “ZIS”, dhe është kthyer përsëri andej nga rruga ku kishte ardhur, duke e braktisur edhe makinën ushtarake.

Si kishte mundur ai të futej në një repart ushtarak, të rrëmbente një makinë dhe të ikte përsëri pa e ndjekur njeri?

Për rrëmbimin e makinës ushtarake, unë e kam me të dëgjuar. Po kështu u fol ato ditë, se ai donte të hynte në atë repart ushtarak për të marrë armë, pasi nuk kishte me vete veçse një pistoletë.

Të kthehemi tek momenti që ju po shikonit Xhevdetin me armë në dorë afër shtëpive të familjes Sula?

Atë moment, që unë po e shihja, as që nuk e dija, se ai njeri ishte Xhevdet Mustafa. Ai ishte i gjatë e i shëndoshë. Kishte veshur një fanellë të zezë me vija dhe një palë pantallona xhinse, me një palë atlete të bardha, të cilat kur ja pashë nga afër, (pas vrasjes së tij), kishin stampën USA. Unë kisha mbetur në këmbë, pa lëvizur e vetëm ndiqja lëvizjet e tija. Ai u tërhoq gjithë kohën me pistoletë në dorë dhe fare afër shtëpisë, m’u duk se vuri një tytë tjetër te pistoleta, që mbante në dorë, gati për të qëlluar.

Në ato momente, a po e ndiqte njeri Xhevdetin?

Po aty e pashë se atë po e ndiqte Tomorr Zyla, një kontroll i Policisë Rrugore të ushtrisë, i cili ishte i veshur me uniformë.

Çfarë ndodhi më pas?

Xhevdeti, kur u afrua afër shtëpisë, hyri brenda në korridorin ndarës, ku banonin familjet e dy vëllezërve të mi, Ramadanit e Mersinit. Pasi u fut në shtëpi, pa e parë asnjeri, ai është afruar te dhoma e dytë, pasi aty ka dëgjuar zërat e fëmijëve, që shikonin televizor dhe i ka rënë me shqelm derës e është futur brenda.

Sa veta kanë qenë në dhomën që u fut Xhevdeti?

Në atë moment aty kanë qenë shumë fëmijë, pasi ishte e diel dhe aty mblidheshin për të parë filmin shqiptar që jepte Tirana të dielave. Kështu ishin shtatë fëmijët e Mersinit, katër djem e tre vajza, e më i madhi 14 vjeç, së bashku me nënën e tyre, Shehjen. Ishin dhe djali e vajza ime, fëmijët e vëllait tjetër, Ramadanit, së bashku me nënën e tyre Shefikon.

Çfarë bëri Xhevdeti kur hyri brenda në dhomën që ishin fëmijët e kunatat tuaja?

Unë në atë kohë isha jashtë dhe po afrohesha në drejtim të shtëpisë. Nga kunatat e fëmijët, kam mësuar më pas, se ai, pasi ka shtyrë derën me shqelm, u është drejtuar atyre, duke i’u thënë: “Mos lëvizni, se kanë vrarë Enver Hoxhën dhe ne po ndjekim kriminelët”.

Si reaguan gratë dhe fëmijët pas asaj që u tha ai?

Të trembur kanë bërtitur, por nuk kanë lëvizur fare nga vendi. Nga dhoma tjetër ishte Mersini, vëllai im, i cili sa ishte kthyer në shtëpi e ishte ulur për të ngrënë. Ai e kuptoi nga të bërtiturat e fëmijëve, që dikush ishte futur brenda në shtëpi, e ndoshta pa dhe Tomorr Zylën, që po afrohej nga jashtë me pistoletë.

Çfarë bëri Mersini pas kësaj situate ku u ndodh?

Në këtë kohë Mersini mori një kosore, nga ato që ne i përdorim për të prerë dru, dhe u afrua afër derës së dhomës së televizorit, ku ishte futur Xhevdeti. Mersini në fillim bërtiti: “Dil jashtë mor qen, se po na tremb fëmijët”. Pas kësaj, ai rrinte pas dere me kosoren e ngritur gati për të goditur, personin që ishte futur. Mersini kishte veshur këpucë ushtarake dhe Xhevdeti nga brenda e pa, pasi dera nga poshtë kishte afër 5 cm. boshllëk mbi dysheme. Kështu, ai duke kujtuar nga këpucët se mos ishte Tomorr Zyla, që po e ndiqte, e qëlloi tre herë me pistoletë nga brenda derës së mbyllur, në drejtim të gjoksit dhe Mersini ra i vdekur në dysheme.

Po ju çfarë bëtë në atë moment, kur patë vëllanë tuaj që mbeti i vrarë?

Kur u afrova unë, aty e gjeta vëllanë të vdekur dhe si i xhindosur nga ajo skenë, u futa drejt e në shtëpi, brenda korridorit. Nuk shkova te dhoma e parë, ku ishte futur Xhevdeti, por për t’u mbrojtur nga ai, shkova te dhoma tjetër anash asaj. Nga aty dëgjoja fëmijët që bërtisnin: babi, babi. Te dhoma që isha, u afrova afër dritares, dhe pashë që jashtë saj, tre-katër metra Tomorr Zylën, që ishte i shembur përdhe, duke u përpëlitur.

Edhe atë e kishte vrarë Xhevdeti?

Po edhe atë. Ai nxirrte gjak nga goja e nga sytë, ku kishte marrë plumbat që e kishte goditur Xhevdeti, me pistoletë. Unë nuk kam dëgjuar krisma, as kur u vra vëllai im, Mersini, as kur u vra Tomorr Zyla. Siç duket Xhevdeti e kishte pistoletën e tij pa zhurmë, me silenciator. Pas kësaj Xhevdeti doli nga dhoma ku ishte dhe erdhi në dhomën ku po rrija unë, si i ngrirë dhe i shastisur pas vrasjes së Mersinit e Tomorrit. Ai me pistoletë në dorë, erdhi drejt meje, duke më vënë pistoletën në fyt dhe më tha: “Po ti”?! Unë e mblodha veten dhe i thashë: “Nuk kam gjë me ty, më kanë vrarë vëllanë”. Ai në atë çast e uli pistoletën dhe m’u përgjigj: “Vëllanë ta kanë vrarë komunistët, pisat e dreqit”. Unë i’u drejtova, duke i thënë: “Vëllanë ma ke vrarë ti, se te dera jote u vra. Këtu nuk ka njeri tjetër revole”. Pas kësaj ai i egërsuar m’u përgjigj: “Dil shpejt jashtë po të them, se po të hek qafe”.

Si vepruat pas kërcënimit të tij se do t’ju vriste?

Unë menjëherë dola jashtë nëpërmjet korridorit, që të nxirrte nga hyrja lindore e shtëpisë.

Kur dole nga shtëpia, a pe njerëz rreth saj?

Sapo dola, pashë rreth e rrotull shtëpisë, në një distancë afërsisht 50-60 metra, me dhjetëra njerëz: civilë të armatosur të çetave vullnetare, ushtarë, policë e fshatarë kureshtarë, që siç duket kishin ardhur, pasi kishin dëgjuar krismat. Aty afër ishte dhe një autoblindë, që siç mora vesh më vonë, kishte ardhur nga reparti ushtarak i Kolonjes (Lushnje). Me të dalë nga shtëpia, unë mbaj mend se u drejtova për nga porta kryesore e oborrit, ku ishin fshehur njerëzit kryesor të Degës së Punëve të Brendshme, e bërtisja duke kërkuar një armë, se më kishin vrarë vëllanë. /Memorie.al

blank

Çfarë i kërkuan Kadri Hazbiu me Hekuran Isain, Xhevdet Mustafës, gjatë kohës që ai ishte i rrethuar…

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Publikon historinë e panjohur të ngjarjes së bujshme të ndodhur në 26 shtatorin e largët, të vitit 1982. Diku rreth mesditës, në rrugën nacionale Rrogozhinë-Lushnje, pasi kishte marrë me forcën e armëve një auto veturë ‘Taxi’, Xhevdet Mustafa, ndaloi në afërsi të fshatit Zhamë. Pasi u ngjit në një kodrinë, u fut në një nga shtëpitë e familjes Sula, ku dhe do të mbetej i rrethuar nga forcat e Policisë dhe ato të Ushtrisë. Këto forca ishin nën urdhrat e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Lushnjes dhe nën mbikëqyrjen e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, Ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, sekretares së Komitetit Qendror të PPSH-së, Lenka Çuko, etj, të cilët mbërritën menjëherë aty. Dëshmitë e rralla të Kurt Sulës, ish-mësuesit dhe agronomit të njohur të asaj zone, i cili tregon historinë e asaj ngjarje, duke filluar që nga momenti kur Xhevdet Mustafa, u fut i armatosur në shtëpinë e vëllait të tij, Mersinit, ku ai me fëmijët e tij dhe të vëllezërve, po ndiqnin një film në TV. Si e vrau Xhevdeti, nënoficerin e Policisë Rrugore, Tomor Zyla dhe Mersin Sulën? Rrethimin e shtëpisë nga ana e forcave të Policisë dhe Ushtrisë, që ishin nën urdhrat e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Lushnjes? Ardhjen e ministrave Kadri Hazbiu, Hekuran Isai si dhe të Lenka Çukos, thirrjet e tyre që Xhevdeti, të dorëzohej dhe përgjigjet e tij, futjen e Kurtit në shtëpi ku Xhevdeti? Ai mbante peng gratë dhe fëmijët, bisedat midis tyre, momentin kur Kurti me “Belçikun” e tij, qëlloi dhe e la të vrarë Xhevdetin, futjen e autoblindës së Ushtrisë, që shembi shtëpinë? Marrjen e kufomave dhe varrimin e tyre të nesërmen me ceremoni, ku fjalën e rastit e mbajtën autoritetet më të larta të Komitetit të Partisë dhe atij Ekzekutiv, të rrethit të Lushnjes, Gjergj Velaj e Filip Ndoci. Shpallja “Dëshmor të Atdheut” të tyre në vitin 1986, si dhe takimi i Kurtit me familjarët e Xhevdet Mustafës, në vitin 1993, të cilët nuk i lejoi që të ngrinin aty një lapidar, etj.
Zoti Kurt, a ju dha njeri armë?

Ndërkohë unë pashë aty afër një nipin tim, Tajar Sulën, i cili kishte një armë me vete. Ajo ishte një “Belçik, “që ai e kishte marrë në ngarkim, si pjesëtar i çetave vullnetare. Ja kërkova atij armën, i cili ma dha menjëherë. Pasi e mora “Belçikun”, ata të Degës Brendshme dhe vetë kryetari nuk donin të më linin që unë të futesha brenda, por unë ju shmanga atyre dhe përsëri me armë në dorë, u nisa drejt shtëpisë, për t’u futur brenda, andej nga ai drejtim që kisha dalë, por qëndrova një çast, se dëgjoja ata të Degës së Punëve të Brendshme, që i bënin thirrje Xhevdetit, për t’u dorëzuar. Nga të katër anët dukeshin njerëzit që kishin zënë pozicione, kishte dhe shumë që rrinin në këmbë me armë në dorë. Aty komandonin ata të Degës së Brendshme dhe oficerët e ushtrisë, të cilët herë pas herë qëllonin në ajër dhe i bënin thirrje Xhevdetit për t’u dorëzuar.

Konkretisht, kush i bënte thirrje Xhevdetit për t’u dorëzuar?

Kryetari i Degës së Brendshme të Lushnjes i thirri në emër Xhevdetit, duke i thënë: “Dil jashtë e dorëzohu, se ta kemi falur jetën”.

A u përgjigj Xhevdeti thirrjeve të tij?

Xhevdeti nga brenda i’u përgjigj: “Or pisa, dilni njëherë këtej t’ju shoh fytyrën, e pastaj flasim”. Ata nuk qëllonin në drejtim të shtëpisë, pasi e dinin se aty ai kishte mbajtur peng gratë e fëmijët.

Është thënë se aty kanë ardhur vetë Kadri Hazbiu me Hekuran Isain, a i keni parë ju ata?

Po, kjo është e vërtetë. Aty rreth orës 14.30, pasi unë kisha dalë jashtë nga shtëpia, nga ana e prapme e shtëpisë, te porta e oborrit, pashë ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiun me Hekuran Isain dhe Lenka Çukon.

Vetëm ishin ata, apo me të tjerë?

Ata i shoqëronte kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Lushnjes dhe ishin të rrethuar edhe me disa policë, siç duket për mbrojtje. Ata kishin ardhur nga ana e pasme e shtëpisë, në një rrugë që vinte paralel me hekurudhën.

A mbani mend të ketë komunikuar Kadri Hazbiu me Xhevdet Mustafën?

Po patjetër, gjatë asaj kohe që siç thashë, unë kisha dalë nga shtëpia, e po qëndroja fare afër tyre, Kadri Hazbiu i tha. “Dorëzohu o Xhevdet Mustafa, se nuk të bëjmë gjë”.

A morri përgjigje Kadri Hazbiu pas atyre fjalëve?

Në atë moment nuk më kujtohet t’i jetë përgjigjur Xhevdeti.

Po përveç Kadri Hazbiut, a i bëri njeri tjetër thirrje Xhevdetit për t’u dorëzua?

Pas Kadri Hazbiut, atij foli dhe kryetari i Degës së Lushnjes, ose Hekuran Isai, nuk më kujtohet mirë, duke i thënë që të dorëzohej. Por mbaj mënd fjalët që ata i thane: “Ne i kemi falur jetën Kiço Ngjelës, edhe ty do ta falim”.

Po këtyre, i’u përgjigj Xhevdeti?

Pas këtyre thirrjeve, Xhevdeti u përgjigj: “Dilni t’ju shoh njëherë surratin, pastaj shohim e bëjmë”.

Po për të qëlluar, qëllonte me armë?

Përveç sharjeve që ai u bënte, herë pas here qëllonte dhe me pistoletë nga dritarja.

Po ndaj tij, a qëllohej me armë nga policia apo forcat e tjera që e kishin rrethuar?

Ndaj tij nuk qëllonte njeri, pasi kishin frikë mos vrisnin fëmijët. Gjatë gjithë kohës, forcat që kishin rrethuar shtëpinë qëllonin vetëm në ajër për ta trembur. Po kështu, mbaj mënd se edhe autoblinda qëlloi me topin e saj në ajër.

Çfarë bënë më pas Kadri Hazbiu me Hekuran Isain?

Nuk di të them se çfarë kanë bërë ata tjetër pas thirrjeve që i bënë për t’u dorëzua, sepse unë pak kohë i pashë.

Pse nuk qëndruan ata deri në fund, pra deri kur Xhevdeti mbeti i vrarë?

Kadri Hazbiu, Hekuran Isai dhe Lenka Çuko, mbaj mënd se janë larguar prej aty, rreth orës 17.00, të përcjellë nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Lushnjes.

Është thënë, se gjatë asaj periudhe kohe që Xhevdeti mbahej i rrethuar aty në shtëpinë e vëllait tuaj, Kadri Hazbiu me Hekuran Isain, nëpërmjet një automjeti ushtarak të Ndërlidhjes, me një radio marrëse-dhënëse, merrte urdhra e porosi nga Tirana. Ju dini gjë rreth kësaj?

Unë nuk kam parë gjë, por atë ditë, flitej se gjatë asaj kohe që ata erdhën aty, janë lidhur me radio a me telefon me Enver Hoxhën, i cili i kishte porositur që të kihej kujdes mos vritej populli.

Gjatë kësaj kohe, a liroi Xhevdeti ndonjë nga gratë a fëmijët që kishte mbajtur peng?

Po, rreth orës 15.00, Xhevdeti liroi gruan e Mersinit (Shehjen), nënën e shtatë fëmijëve që ishin peng aty brenda. Më pas ai liroi dhe një fëmijë disa muajsh, të cilin e nxorën nga penxherja dhe e mori në dorë nëna e tij, Shehja, që ishte liruar pak më parë.

Ju hytë përsëri në shtëpi?

Patjetër, rreth orës 17.30, pasi kishin ikur prej aty Kadri Hazbiu me Hekuran Isain e Lenka Çukon, unë tentova dhe u futa përsëri në shtëpi. Nuk mund të rrija më jashtë kur dëgjoja të thirrurat e fëmijëve që ishin aty, e sidomos të vajzës sime të vogël, Anitës, që thërriste: babi, babi’. Unë isha i bindur se Xhevdeti nuk donte të na vriste ne njerëzit e shtëpisë. Ai dhe Mersinin e vrau kot, se kujtoi se mos ishte Tomorr Zyla. Ai aty na kishte të gjithëve, po të donte na vriste.

Nuk pate ndonjë pengesë nga ata të Degës së Punëve të Brendshme, për t’u futur në shtëpi…?!

Jo vetëm që nuk më ndaluan, por përkundrazi, ata më nxitën që të hyja përsëri brenda!

Konkretisht, çfarë ju thanë?

Përpara se të futesha në shtëpi, njeri nga ata të Degës më tha: “Futu në shtëpi, se do të mbrojmë ne që nga jashtë”.

Si i’u përgjigjët ju?

Atij unë i thashë se e dija vetë atë gjë. Sapo hyra në shtëpi, u afrova te dhoma ku qëndronin Xhevdeti me njerëzit e shtëpisë. I rashë derës me shqelm dhe u largova mbrapa në korridor, në një kënd që ai nuk mund të më qëllonte. Dera u hap në një kënd afër 45 gradë.

Kush e hapi derën?

Faktikisht, derën e dhomës e ka hapur vajza ime, Anita 11-vjeçare, sepse asaj pas vrasjes Xhevdetit, ne i pamë një plagë plumbi në krah, që duhet të jetë qëlluar nga Xhevdeti, kur ajo ka tentuar të hapë derën. Nga Xhevdeti është plagosur dhe gruaja e Ramadanit, Shefikoja, e cila më pas u lirua nga ai, e doli jashtë shtëpisë. Nga ai kënd që formoi dera e hapur, unë shikoja brenda dhomës fëmijët të strukur në një cep të shtëpisë, ku Xhevdeti qëndronte mes tyre, e kishte vënë një dollap për t’u mbrojtur. Nga aq pamje sa shikoja, në një distancë katër-pesë metra, unë ngrita “Belçikun” dhe qëllova një herë në drejtim të tij, në lartësinë e kokës.

Nga plumbat që qëlluat ju në drejtim të tij, mbeti i vrarë Xhevdeti?

Them se plumbi im e ka kapur o në kokë, o në gjoks, sepse mbas kësaj, ai nuk reagoi të qëllonte më në drejtimin tim, nga i erdhi plumbi.

Çfarë bëre pas kësaj?

Pasi prita disa çaste, ashtu pa lëvizur, dola te dritarja e dhomës tjetër dhe ju thirra atyre qe ishin jashtë: Mos qëlloni, se e vrava.

Sa ishte ora në ato momente, ju kujtohet?

Në atë moment ora duhet të kishte kaluar 18.30. Pas kësaj në drejtim të shtëpisë u fut autoblinda, e cila u afrua nga ana veriore e shtëpisë, për te dhoma ku ishte Xhevdeti me fëmijët, dhe goditi murin, duke rrëzuar atë në një masë afër dy tre metra katrorë. Mbasi unë qëllova mbi Xhevdetin, fëmijët që ishin brenda, bërtitën: “U vra, u vra”. Pas kësaj në drejtim të shtëpisë u afruan shumë ushtarakë të armatosur, dhe një Operativ i Ushtrisë, hyri brenda në korridor, ku isha unë dhe u fut për te dhoma ku Xhevdeti ishte i rrëzuar përdhe.

Në ato momente, kishte shenja jete Xhevdeti?

Nuk mund të them a kishte vdekur apo jo, por Operativi u afrua sipër tij dhe i zbrazi një karikatorë pistolete, të gjithë mbi të, kryesisht në kokë.

Në ato momente që ai Operativi qëllonte mbi Xhevdetin, a kishte njeri tjetër nga familja në atë dhomë?

Në atë kohë që u vra Xhevdeti, brenda ndodheshin gjashtë fëmijë, e midis tyre, dy vajzat e plagosura, Anita me Violetën. Pasi qëlloi Xhevdetin, Operativi nxori dy vajzat e plagosura, të cilat u nisën për në spital. Pas Operativit, aty u fut dhe një person tjetër i quajtur A.I., i cili e goditi kufomën e Xhevdetit me bajonetë pushke, vetëm një here, pasi nuk e lanë.

Kush e ndaloi…?!

Dikush i bërtiti: “Mos ja prish fytyrën”. Në momentin që Xhevdeti është vrarë, ka qenë vetëm me pantallona pa fanellë, dhe trupin e kishte të lyer të gjithë me vaj.

Ç’ndodhi pas vrasjes së Xhevdetit?

Në atë kohë, unë u afrova te kufomat e vëllait tim Mersinit, e Tomorr Zylës, që qëndronin akoma deri në ato çaste aty, pasi nuk i prekte dot njeri, nga frika se mos qëlloheshin prej Xhevdetit, dhe ju hodha nga një çarçaf përsipër. Pas kësaj, së bashku me tre katër të tjerë të Degës së Brendshme, dy nga këmbët e dy nga krahët, kemi kapur kufomën e Xhevdetit dhe e kemi hipur në një makinë ushtarake, që ishte afruar aty pranë shtëpisë. Nuk kam parë njeri më të rëndë, them se ishte mbi 100 kg.

Po me kufomat e vëllait tuaj dhe Tomorr Zylës?

Po kështu, më pas kemi hipur po në një makinë ushtrie dhe kufomat e Mersinit e Tomorr Zylës, të cilat u nisën për në spitalin e Lushnjes. Gjatë kohës që po hipnim kufomën e Xhevdetit në makinë, unë i mora nga qafa e tij një tip hajmalie, të cilën e dorëzova të nesërmen në Degën e Lushnjes. Në ato momente, diku rreth orës 19.00, te shtëpia u mblodhën me qindra vetë. Unë nuk qëndrova aty, por u nisa në drejtim të spitalit në Lushnje, ku ishin kunata e dy fëmijët e plagosur dhe ata të tjerët të traumatizuar nga ajo ngjarje, ku qëndruan rreth shtatë orë peng.

Kur u bë varrimi i Mersinit, kush mori pjesë nga zyrtarët e lartë dhe çfarë u tha aty?

Të nesërmen e asaj dite u bë varrimi i Mersinit. Aty kishin ardhur me qindra vetë, njerëz tanët e bashkëfshatarë. Po ashtu kishin ardhur dhe nga Komiteti i Partisë rrethit dhe nga ai Ekzekutiv, shokët Gjergj Velaj e Filip Boci. Në fjalën që u lexua nga Filipi a nga Gjergji, (nuk më kujtohet mire), në mes të tjerave u tha: “Ishte një akt heroik i Mersin Baftjar Sulës, i lindur më 16 tetor 1944, i cili për të shpëtuar nderin e familjes, dha jetën duke u vrarë nga një agjent i quajtur Xhevdet Mustafa, autor i 700 krimeve në Itali, Amerikë, e vende të tjera. Qëllimi i këtij agjenti ishte që të vriste Sekretarin e Parë të PPSH-së, Enver Hoxhën, por ai këtu në Shqipëri, nga arma e Sigurimit dhe syri vigjilent i popullit, u vra para se të realizonte qëllimet e tija…”!

Si u trajtuat ju si familje nga shteti komunist pas kësaj ngjarjeje?

Nga ana e shtetit nuk patëm ndonjë ndihmë të veçantë. Për shtëpinë që u prish nga ndërhyrja e autoblindës, shteti i sistemoi familjen e Mersinit të vrarë, në një apartament në pallat (500 m. më larg nga aty), kurse Ramadanit, i bënë një shtëpi private tjetër. Kjo ishte e gjithë ndihma materiale.

Po familjen e Tomorr Zylës…?!

Në vitin 1986, unë takova vëllanë e Tomorr Zylës, Fatmirin, që ishte dhe ai ushtarak, i cili më tha të interesohesha se ai e kishte shpallur vëllanë e tij dëshmor. Kështu dhe unë bëra dokumentet dhe u shpallën dëshmor jo vetëm Mersini, por dhe të gjithë ata të tjerët, që u vranë nga Xhevdet Mustafa. Që nga ajo kohë, eshtrat e tyre u dërguan në Varrezat e Dëshmorëve të Lushnjes, ku janë edhe sot.

Po me familjen e Xhevdet Mustafës në Durrës, çfarë marrëdhëniesh keni?

Nuk kemi pasur asnjë problem me ta. Vetëm pas ardhjes së demokracisë, diku  nga viti 1992, ata erdhën këtu te ne dhe thanë se do t’i bënin një lapidar, pasi “Xhevdeti ishte një antikomunist dhe kishte dhënë jetën me qëllimin për të vrarë Enver Hoxhën”. Unë nuk i lejova ata, duke i’u thënë se nuk mund të bënin lapidar aty mbi gjakun e vëllait tim. Ata e kuptuan këtë gjë dhe u larguan. /Memorie.al

blank

Variety (1993)- Intervista ekskluzive me Bekim Fehmiun, yllin më të madh të filmit në Jugosllavi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Shtator 2021

“Variety” ka botuar, me 14 prill 1993, në faqen n°75, intervistën e Deborah Young me aktorin e famshëm shqiptar Bekim Fehmiun, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

blank

Humbur dhe gjetur

Emri: Bekim Fehmiu

Përshkrimi: Ylli më i madh i filmit në Jugosllavi

Parë për herë të fundit: Ballafaqimi me luftën

I vetmi superstar i vërtetë i prodhuar ndonjëherë nga Jugosllavia, aktori i filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu është i njohur më së shumti për karrierën e tij unike në Hollywood si playboy amerikano-jugor në “Aventurierët” e Paramount-it në 1970.

Ai dukej gati për një “crossover” të Hollivudit, pasi ishte bërë një yll ndërkombëtar në “Unë madje takova disa ciganë të lumtur”. Kjo pjesë i erdhi atij në momentin e fundit kur një aktor rus cigan i vërtetë u hoq (largua) disa ditë para xhirimeve.

Ndërsa dy dekada më parë Fehmiu vizitoi botën si një superstar i ardhshëm, ai tani përpiqet të mbijetojë në një Beograd të shkatërruar nga lufta, një shqiptar i izoluar dhe i rrethuar nga lufta.

Kur “Ciganët” morën një Çmim të Madh në Kanë, dhe morën një audiencë amerikane në galeritë e artit në 1968, Fehmiu papritmas kërkohej. Gruaja e Dino De Laurentis, Silvana Mangano donte që ai të luante me të në “Edipi Mbret”, por një angazhim i mëparshëm e prishi atë projekt. Ndërkohë, gruaja dhe djali i Lewis Gilbert panë “Ciganët”, dhe regjisori i dha atij rolin e vrasësit të zonjave Dax Xenos në “Aventurierët”.

Fatkeqësisht, kur gjithçka u tha dhe u bë, Fehmiu kaloi nga “Cigani i lumtur” në një kampist fatkeq. Filmi prej 15 milion dollarësh – një nga më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në atë kohë – dështoi, dhe Fehmiu mori përsipër një pjesë të madhe të fajit. Ai i shuajti shpresat e tij në Hollivud.

“Gabimi i madh i Gilbert ishte të qenit shumë besnik ndaj romanit Harold Robbins”, thotë Fehmiu, duke u kthyer prapa. “Ai e bëri atë sikur të ishte duke përshtatur ‘Lufta dhe Paqja’”.

57 vjeçar, Fehmiu tani jeton në kryeqytetin serb të Beogradit. Edhe pse ai luajti regullisht role dytësore në bashkëprodhime të huaja dhe ishte ylli më i madh i Jugosllavisë në vitet 1960 dhe 1970, një aksident i rëndë automobilistik e pengoi atë të interpretonte nga viti 1978 deri në 1981. Edhe pse herë pas here ka xhiruar filma ose seriale televizive jashtë vendit, mendja e tij tani është fiksuar në luftën që ka copëtuar vendin e tij.

“Nuk jam i interesuar të aktroj për momentin”, tha Fehmiu për Variety. “Jam shumë i shqetësuar për të gjithë situatën këtu”. Ai aktualisht mbështet shkollimin e katër të afërmve të tij pasi lufta shkaktoi mbylljen e disa shkollave. “Duhet të bësh pjesën tënde në çdo mënyrë që mundesh”.

Fehmiu pranon se jeta nuk është e lehtë për të si shqiptar në Serbi. Ai jeton me gruan e tij dhe dy djem, njëri prej të cilëve, Uliksi, është një aktor i ri në rritje. Por pavarësisht luftës dhe persekutimit të grupeve etnike, Fehmiu thotë se nuk do të largohet nga Beogradi. “Arratisja është gabimi më i madh. Ka serbë shumë progresistë, por shumica e intelektualëve janë larguar nga vendi. Unë do të qëndroj dhe do të vdes këtu nëse është e nevojshme”. – Deborah Young

blank

Historia e Ago Agajt, luftëtari dhe kronikani nga Vlora që ‘shkriu’ kufijtë etnikë

Nē emisionin Autokton të gazetares Anila Ahmataj u trajtua veprimtaria e Ago Agaj.

Ago Agaj shqiptari që me veprën e tij shkriu kufijt etnik

U largua nga atdheu atëherë kur u vendos diktatura Sllavo-komuniste dhe mbeti përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si një vlonjat pati fatin të jetë i pranishëm në ngritjen e flamurit më 1912, e ndërsa është luftëtar dhe kronikan për Luftën e Vlorës, atë të 1920-ës. Ashtu si Noli, Konica , Camaj dhe Koliqi edhe vlonjati Ago Agaj mbeti jashtë kufijve të atdheut.

Ago në dorëshkrimet e tij shkruante: Se sipas Eqerem Bej Vlorës, Gjin Leka ka jetuar rreth vitit 1570 dhe Leka rreth vitit 1550. Gruaja e parë e Emin Agos rrëfente se Agajt janë të ardhur prej fshatit “Mollë e Kuqe” Fshat të cilin nuk e kam gjetur në asnjë vend të Shqipërisë, të cilën e kam shëtitur anë e mbanë veçse në Mirditë thotë Ago…

Është fakt historik se Arbrit kanë filluar të shtrihen në shekullin e 13-të. Profesor “Stadmuller” këtë dyndje e përshkruan hollësisht.

Qëndra ose kryeqyteti Arbërisë ka qenë pranë Krujës.

Mirditë, Mat e të tjera për rreth duhet të kenë qenë nën juridiksionin e tij dhe të një fisi.
Banorët e Mollës së Kuqe janë shpërngulur 3 herë për shkak të fatkeqësive të pabërballueshme. Leka la si pasardhës Gjinin dhe Gjini pati tre djem të cilët krijuan fshatrat si Haskogjin, Memogjin dhe Matogjin. Matogjini e ruan ende edhe sot emrin e tij.
Vehib Runa thoshte se: Labëria e sotme ndahet në dy fise Arbër dhe Labër. Labërit janë autokton e ndërsa Arbërit të ardhur. Nivicë dhe Smokthinë ai i quante Arbër e ndërsa fshatat e rrëzes i quante Labër. Pikërisht edhe krushqitë midis tyre ishin të rralla
Emri Smokthinë rrjedh nga sllavishtja,një zonë me bukuri mahnitëse, ne te cilen rrjedh lumi i Smokthinës i cili është degë e Lumit të Vlorës për të cilin studiuesi E. Novak shkruan në vitin 1923: “Se Lugina e Lumit të Vlorës është një luginë me bukuri heroike”. Pikërisht kjo luginë është e lidhur ngushtë me veprimtari të shumta patëriotike të emrave më në zë.

Kush ishte Shero Emin Aga!?

Një ndër emrat është Shero Emin Agaj, agë i Smokthinës, familje besnike dhe qehaja të Oxhakut të Vlorajve spikat si patëriot dhe atdhetar i kohës, i cili u dallua në mbështetje të pavarsisë në ngritjen e flamurit.

Deri në vitin 1911 Vlora kishte marr pjesë në të gjitha lëvizjet kombëtare, sidomos pas asaj të nisur në Gjirokastër prej Çerçiz Topullit 1906-1908 kur vrau Bimbashin e Turqisë, Halil Bej Gusinjën,major i xhandarmarisë .“Hasan Dosti” thotë: Edhe lëvizja e drejtuar prej Namik Bej Delvinës në gusht të 1911-ës ka qenë e sygjeruar prej Ismail Qemalit. Në një mbledhje Ismail Qemali këshillon pjesmarrsit të organizojnë një lëvizje armate me një program të caktuar në 13 pika që u referuan në reforma administrative e në liri të mësimit të gjuhës shqipe.

Jeta dhe shkollimi i Ago Agaj

Ago Agaj një nga djemt e Shero Agaj , lindi në Smokthinë të Vlorës në laberi. Shkollën fillore e mbaroi në Vlorë (turqisht), shkollën e mesme e përfundoi në Vjenë dhe po atje, vazhdoi e përfundoi me sukses studimet universitare për inxhinieri agronomike. E ndërsa stazhin dhe specializimet i mbylli në Gjermani.

Ishte viti 1919-të kur Ago u bë pjesë e Kongresit të Lushnjës.

Më 1920 Ago merr pjesë në Luftën e Vlorës, në çetën e Shullërit me komandant Bajram Qamil Agajn e Ramicës. Atje, në fushat e betejës, kur ishte krah për krahu me heronjtë e luftës, me Kanan Mazen, Zigur Lelon dhe Kapedan Sali Vranishtin , grumbulloi të dhëna dhe fakte historike direkt, që më vonë i hodhi në një libër më vete, të titulluar “Lufta e Vlorës”

Ago shkruan shumë kujtime dhe ndodhi të gëzueshme dhe të dhimbshme nga ngjarjet e vitit 1920.

Komiteti Mbrojtja Kombtare me mandat të popullit të Vlorës e të gjithë Shqipërisë më 3-qershor të 1920-ës dërgoi ultimatum gjeneralit Piacentini ku shkruhej se deri në 4-qershor ti përgjigjej kërkesës së Komitetit para orës 19. E nesërmja e 4-qershorit solli përgjigjen negative të general Piacentinit e cila solli atë që më vonë u kurorzua “Lufta e Vlorës”

Gjatë viteve 1920 – 1923 Ago Agaj bashkëpunon me Prof. Dr. Ernst Nowak, të Universitetit të Kölnit (Gjermani), për hartimin e Kartës Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë, dhe më 1924 bën pjesë në Komisionin për caktimin definitiv të nomenklaturës së Hartës së Shqipërisë.

Punoi edhe dy vjet të tjera në Poloni e Moldavi dhe kur u kthye në Vlorë, emërohet agronom i zyrës së bujqësisë fillimisht dhe ngrihet dora dorës, deri në shkallët më të larta ministrore.

Në vitin 1924 është një nga përkrahësit dhe mbështetësit kryesor të “Revolucionit Fanolist”.
Ishte ndër nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonitë e zhvilluara pas vrasjes së Avni Rustemit.
Rreth vitit 1926 Ago bashkëpunon me shkencëtarin svicerian, Dr. Miller, në kërkimet e shtresave vajgurore të nëntokës shqiptare,dhe ka fatin të jetë prezent në hapjen e pusit të parë vajguror shqiptar. Në fund të vitit 1926 ai emërohet agronom në Shkodër.

Ishte viti 1937 kur Ago Agaj ndalohet për ngjarjet e Kryengritjes sè Delvinës, nga ku dhe dënohet me burgim të përjetshëm. 7 Prill 1939 kur Italia pushtoi Shqipërinë, Ago Agaj gjendet në burg.

Ago Agaj, caktohet prefekt në Mitrovicë

Pas vitit 1941 emërohet prefekt ne Mitrovicë, nga ku drejton organizimin e administratës shqiptare, atë të xhandarmërisë vendase dhe të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë organizon rezistencën kombëtare, i duhet të mbrohet edhe nga sulmet e çetnikëve të Drazha Mihajloviçit , me të cilët ndërmerr edhe përpjekje direkte, derisa edhe plagoset.

Në bashkëpunim me Vehbi Frashrin bën të mundur shpëtimin e jevgjeve të Mitrovicës nga “zgjidhja përfundimtare” naziste. Ago u shpjegoi gjermanëve se jevgjit ishin me origjinë egjiptiane, kurse ciganët ishin me prejardhje nga India dhe ishin nomadë, që nuk ngulen në asnjë vend. Ky shpjegim nuk mjaftoi dhe duheshin fakte të tjera. Me anën e Vehbi Frashrit u gjet libri i prof.E.Novack-ut, i cili ishte marrë me studimin e këtyre popujve. Kështu jevgjit shpëtuan…
Edhe hebrenjve, në saje të angazhimit të Ago Agajt e Xhafer Devës, ua shpëtuan jetën, madje i vendosën në mbrojtje në një ndërtesë të mirë. Pas largimit të Ago Agajt, Xhafer Deva gjeti mënyrën për t’i çuar këto familje në Shqipëri, ku gjetën strehim dhe mikpritje. Agaj ishte bërë shumë popullor në mes kosovarëve me të cilët ai bashkëpunoi aq mirë….
Më 1943 emërohet ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë Mitrovica .

Në qershor të vitit 1944, Ago Agaj mori pjesë në mbledhjen e Dytë të Lidhjes së Prizrenit, si dhe në Kongresin e Dytë të saj, që u mbajt më 15 janar 1944.

Vendosja e regjimit komunist detyroi Agon të largohet nga Shqipëria

Pas vendosjes së regjimit komunist në atdhe, Ago fillimisht largohet në Austri e Itali dhe më pas zhvendoset në Egjipt së bashku me familjen. Gjatë qëndrimit të tij 20-vjeçar punoi për administrimin e pasurisë së Aziz Izet Pashë Arnautit (Qiprilijve) dhe drejtoi sektorin «Vinicole e Viticole». Gjatë kësaj kohe të qëndrimit në Egjipt Ago Agaj, përgatiti dorëshkrimin e vëllimit «Lufta e Vlorës»Ago ishte aq i lidhur me Kosovën sa në një letër, disa muaj para se të ndërronte jetë shkruan:

Letra e Ago Agaj në shtratin e vdekjes

“Jam në shtratin e vdekjes…
Flas nga përvoja njëqindvjeçare e jetës sime. Kam pasur dhe kam bindjen se fati i Kombit Shqiptar do të vendoset në Kosovë. Nëse Kosova do të shpëtojë nga kthetrat e kuçedrës Serbe, atëherë do të kemi një komb tetë milionësh dhe askush nga fqinjët keqdashës nuk mund të arrijë atë që dëshiron. Në rast se Kosova, mos e dhëntë Zoti, mbetet nën pushtimin Serb, paraqitet rreziku edhe për Shqipërinë. Pra, unë kur përpiqem për Kosovën, përpiqem për Kombin, për Shqipërinë, për Vlorën… O sot, o kurrë, populli shqiptar duhet të bëjë përpjekje për shpëtimin e Kosovës. Kjo bindje i ka rrënjët te babai i kombit, Ismail Qemali, i cili, në mbledhjen e madhe me parinë e Vlorës, mori një telegram dhe, pasi e lexoi, filloi të qante. Ismail Aga Mezini, mik i tij, i tronditur i tha: “Mblidhe veten, na thuaj se ç’pësuan djemtë?” Ismail Qemali u përgjigj: “Jo, djemtë nuk pësuan gjë, po e pësoi atdheu ynë. Kosova mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë”. Kështu shkruante personalisht Ago Agaj dhe shtonte: “Shpresoj se lotët e babait të kombit do të bëhen armë e fortë për realizimin e ëndrrës së tij”.

Nga kjo dashuri pasionante për Kosovën, Ago Agajn, shpesh e kanë quajtur “Kosovari nga Vlora”.
Ai nderroi jetë, në dhjetor të vitit 1994 në SHBA….

Ago Shero Agaj ishte një veprimtar i palodhur për liri, pavarësi e zhvillim dhe se ai, meriton vlerësim pozitiv për gjithë jetën e tij të mundimshme dhe për sakrificat e tij sublime.

blank

Historia tragjike e ruses që braktisi Moskën për djalin nga Korça: Si vuajta 10 vite në burgjet e Enver Hoxhës, e akuzuar si agjente e KGB-së

Publikohet historia e panjohur e ruses Taisa Btkina (Pisha), me origjinë nga Tula e Rusisë, fëmija e tretë e një familje shumë të varfër fshatare, e cila mbeti jetim që në moshë fare të vogël, pasi i ati humbi jetën gjatë punës në një nga galeritë e qymyrgurit që ndodheshin në rrethinat e Tula-s, ku ai punonte si minator, (pak kohë pasi i kishte shpëtuar arrestimit, i akuzuar për “mbështetje të armiqve të popullit”)  dhe ajo u rrit me vështirësi të mëdha ekonomike, pasi qyteti i tyre vazhdonte të ishte nën bombardimin e forcave gjermane, që kishin arritur deri në afërsi të Kurskut. Diplomimi i Taisës në fakultetin e Kimisë, pranë Universitetit ‘Lomonosov’ të Moskës, ku ajo u njoh dhe u martua me studentin shqiptar, Gaqo Pisha, me origjinë nga qyteti i Korçës, i cili asokohe studionte në fakultetin e Filozofisë së Moskës dhe të dy së bashku në vitin 1957, u kthyen në Shqipëri, bashkë me djalin e vogël të porsalindur, Sasha, ku filluan jetën në qytetin e Tiranës, Taisa u emërua si pedagoge e Kimisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ndërsa Gaqo, në katedrën e marksizëm-leninizmit, ku ata punuan deri në vitin 1976, kur Sigurimi i Shtetit me akuza të montuara, e arrestoi Taisa Batkin, duke e akuzuar si “agjente të KGB-së sovjetike” dhe e dënoi me dhjetë vite burg politik, të cilat ajo i vuajti në “Burgun e grave” në Qytetin “Stalin”, nga ku u lirua në vitin 1986, ndërkohë që bashkëshorti, Gaqo Pisha, kishte ndëruar jetë në vitin 1983, nga një sëmundje e rëndë. Historia tragjike e Taisa Batkina (Pisha), nëpër kampet dhe burgjet çnjerëzore të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku ajo kaloi një dekadë të jetës së saj, së bashku me shumë bashkatdhetarë nga ish-Bashkimi Sovjetik, apo vende të tjera të Evropës Lindore, vjen nëpërmjet kujtimeve të saja, të botuara në një libër me titull “Shpresuam dhe mbijetuam”, kujtime të cilat, i biri i saj, Aleksandër Pisha, ia ka ofruar me dashamirësi për botim, Memorie.al

blank

                                                  Shpresuam dhe mbijetuam

 I’a kushtoj kujtimit të ndritshëm të bashkëshortit ti, GAQO PISHA

Ky është libër kujtimesh. Në të dua të rrëfej për jetën time dhe të shoqeve të mia, grave sovjetike, që provuan burgun për disa vite vetëm sepse morën guximin dhe u martuan e lidhën fatin e tyre me atë te studentëve shqiptarë. Burgu ishte pjesë e GULAG-ut të madh në vendin e vogël ballkanik, Shqipëri, ku për shumë vite sundoi regjimi gjakësor komunist i Enver Hoxhës, që ishte nxënës besnik i Stalinit dhe vazhdues i kauzës së tij.

Nëpërmjet këtij libri do të doja që çdokush të mësonte për provat çnjerëzore që përjetuam ne dhe për vitet e tmerrshme qe kaluam në burgjet shqiptare, vetëm sepse… dashuruam! Dhe që askush dhe kurrë të mos harrojë, ç’është totalitarizmi, despotizmi dhe ç’pasoja sjell me vete ky sistem.

            Pjesa e parë

  Jeta ime

U linda në Tula, me 1932, në një familje nëpunësi. Babai im punonte në industrinë minerare, kurse nëna ishte edukatore në një kopsht fëmijësh; megjithatë para luftës nuk punoi sepse ndejti në shtëpi që të rriste fëmijët. Familja jonë ishte pak a shumë e madhe: tre fëmijë, prindërit dhe gjyshja. Jeta që bënim nuk dallonte nga ajo e shumicës në vendin tonë. Kujtimet më të gjalla të fëmijërisë sime janë: shpërngulja dhe udhëtimi me tren nga qyteti Shahta, në qytetin Tula dhe lindja e vëllait dhe e motrës. Ende s’i kisha mbushur pesë vjeç, kur nëna më premtoi të më sillte një vëlla ose një motër. Unë i kërkova motër. Pak më vonë në shtëpi sollën dy bebe. Ata i vunë në dy shtretër të vegjël dhe unë vrapoja sa pranë njërit tek tjetri. Një ditë e pyeta mamin: “Më premtove motër, pse solle edhe një vëlla me vete?”

Shumë herët, që para se të shkoja në shkollë, mësova të lexoja; lexoja shumë, vjershat i mësoja lehtë përmendsh dhe më pëlqente shumë të dëgjoja radion. Në shtëpi kishim një qendër zëri të vogël, nga ku dëgjonim mjaft gjëra interesante. Ne, fëmijët, dëgjonim për Çkallovin me shokë të cilët i imitonim më vonë, tek luanim në oborr. Dëgjonim gjithashtu për luftën në Spanjë dhe merakoseshim për fëmijët spanjollë. Libri im i preferuar ishte “Spanjollët e vegjël”, në të cilin shkruhej për luftën në Spanjë dhe për fëmijët spanjollë të ardhur në Bashkimin Sovjetik. Babai im ishte shumë punëtor. Unë e kam dashur shumë dhe ai ma kthente me po atë monedhë. Çdo ditë, prisja me padurim të kthehej nga puna dhe të uleshim të gjithë për të drekuar. Babai bënte shaka, më pyeste për gjithçka, për punët dhe për lodrat e mia. Edhe vetë më tregonte për punën. E dëgjoja me vëmendje, edhe kur të rriturit flisnin mes tyre. Por papritur gjithçka ndryshoi. Babai vinte nga puna i zymtë, nuk bënte më shaka, më shpesh heshtte. Disa herë e dëgjova te përmendte ndonjë emër dhe t’i thoshte nënës: “E rrasën”. “Ku e rrasën?” – pyeta unë një ditë me kureshtje. “Në kamare!” – m’u përgjigj nëna, me të tillë ton sa unë nuk pyeta më.

Shumë vjet më vonë, midis letrave të babait gjeta një shkrim të gazetës së qarkut të Tulës “Komunari” të vitit 1937, ku babanë e fajësonin për miqësi me armiqtë e popullit, për mungesë vigjilence dhe për ca “mëkate” të tjera. Siç më shpjegoi nëna më vonë, babanë e shpëtoi nga arrestimi transferimi me punë në një minierë qymyrguri, në një pellg qymyrguror të largët të rrethinave të Moskës. Ai nisi punë larg qendrës dhe shumë shpejt ngjarja u harrua. Është e qartë që ne fëmijët nuk dinim dhe nuk kuptonim gjë. Në kopshtin e fëmijëve ku shkonim çdo ditë qe varur një pllakat: “Falënderojmë shokun Stalin, për fëmijërinë tonë të lumtur”!. Në krah të pllakatit ndodhej një portret i madh i Stalinit; prijësi mbante në krahë uzbekën e vogël, Mamlakat. Radioja fliste vetëm për gjëra të mira, ushtonin vetëm këngë entuziaste të cilat ne i dinim dhe i këndonim. Për fëmijët, jeta dukej e mrekullueshme. Ne nuk donim të dinim për hallet e të rriturve. Fatkeqësisht, fëmijëria e lumtur mori fund në qershor të 1941-it, kur mbi kokët tona ranë bombat e para gjermane që na detyruan të largohemi nga qyteti. Për tri javë udhëtuam me tren mallrash, ku flinim në shtretër dërrasash. Tri ditët e para hekurudha u bombardua pa pushim por ne mundëm ta kalonim pa humbje zonën e rrezikshme.

Më pas bombardimet u ndërprenë, por udhëtimi ynë vazhdonte të ishte shumë i ngadaltë; qëllonte të ndalonim me ditë në stepat e pafund sepse duhej t’u hapnim rrugë trenave të mbushur me të plagosur që shkonin në prapavijë ose me ushtarë dhe teknikë që shkonin në front. Kështu, ndonëse trenit i hipëm në vjeshtë, arritëm në Zllatoust, (në Ural) vetëm në dimër. U habitëm kur pamë që në qytet, nuk fikeshin dritat dhe ecnin tramvajet. Por kjo nuk vazhdoi gjatë. Shumë shpejt me energji elektrike nisën të furnizojnë vetëm ndërmarrjet, spitalet dhe shkollat. Në shtëpi mësimet i bënim nën dritën e bishtukut. Koha ishte shumë e ftohtë dhe gjithçka ishte e mbuluar nga bora. Edhe sot e kësaj dite, kur kujtoj Zllatoustin, shoh vetëm borë. Me ka mbetur në kujtesë, jo larg shtëpisë tonë një tramvaj i mbuluar nga bora. Jeta atje ishte shumë e vështirë, vuanim nga uria dhe të ftohtët, edhe drutë ishim të detyruar ti sillnim vetë nga pylli. Gjyshja ndizte sobën ruse dhe sillte ujë nga larg me dy kova varur në shtagën hedhur krahëve. Po të mos ishte gjyshja, nuk e di në do të mund të mbijetonim në ato vite të vështira sepse nëna sëmurej shpesh. Por sikur u lehtësuam disi kur në Zllatoust erdhi dhe na gjeti babai, të cilin e liruan nga ushtria për arsye shëndetësore.

Ai nisi punë në një uzinë ushtarake dhe atëkohë dita e punës nuk njihte normë. Ne gati nuk e shihnim njëri-tjetrin, por gjithmonë e ndjenim praninë e tij. Diku tutje buçiste lufta. Radio në shtëpi nuk kishim. Të rejat i mësonim në shkollë; mëngjeseve nxënësit ose mësuesit tregonin njoftimet e Byrosë së Informacionit. Edhe ne, nxënësit, përpiqeshim ta ndihmonim frontin me sa mundnim: shkonim në spitale, shkruanim letra për të plagosurit, organizonim koncerte. Një ditë, ndër të rrallat e lira, babai më çoi në qendrën e qytetit, ku në anë të sheshit qe varur një pllakat me skemën e rrethimit të trupave gjermane nga ushtria jonë në Stalingrad. Të dy u gëzuam pa masë nga suksesi i Ushtrisë së Kuqe. Pak më vonë babanë e thirrën në Tula, për të vënë në punë minierat e qymyrgurit të pellgut të rrethinave të Moskës. Ne mbetëm në Zllatoust, duke pritur që të na thërriste babai për t’u kthyer nga evakuimi. Pikërisht në këtë kohë nëna u sëmur shumë rëndë. Gati një javë foli përçart, me temperaturë të lartë, pa ndjenja. Ne nuk e ndihmonim dot sepse në Zllatoust nuk kishte as mjek as barna. Gjendja ishte vërtet kritike. Çdo ditë na vinte fqinja, edhe ajo e shpërngulur nga Kievi. Njëherë ajo erdhi në mbrëmje dhe pa u shpjeguar, më tha: “Vishu, dhe eja”!

Ecëm gjatë nëpër qytetin e errët të mbuluar nga bora dhe arritëm te një ndërtesë, që më vonë e mora vesh, se ishte spital. Atje kërkuam dhe folëm me një mjek, me të cilin fqinja jonë njihej që para luftës. Unë zura të qaja: “Doktor, po më vdes mamaja, ka disa ditë pa ndjenja, me temperaturë të lartë”. “Pritni këtu!” – na tha mjeku. Ne pritëm gjatë në korridorin e errët. Më në fund mjeku erdhi dhe u nisëm për në shtëpi duke marrë rrugën më të shkurtër, përmes një përroi të ngrirë dhe pirgjeve me borë. Mjeku e vizitoi nënën dhe e dëgjoi me vëmendje. Pastaj u ul tek tryeza dhe nën dritën e bishtukut, shkroi diçka në një copë letër. “Bija ime, – m’u drejtua ai, – me këtë pusullë do të shkosh… (dhe më shpjegoi, ku duhej të shkoja)… atje do të të shesin nje ilaç… 6 tableta. Duhen pirë 2 kokrra në ditë. Pará ke”? Kisha pak pará, që na i la babai para se të ikte. Ishte vonë, errësirë, frikë, vetëm bora lëshonte pakëz dritë, por unë u nisa. E gjeta ndërtesën e duhur, bleva barnat nga një grua e mbështjellë me shall të madh dhe nxitova për në shtëpi. Nëna piu tabletën e parë dhe po atë natë i ra temperatura. Të nesërmen erdhi në vete… Gjithçka sikur mori për mirë. Te copa e letrës lexova emërtimin e ilaçit: “Sulfidinë”. Më vonë mësova se ai ishte ndër preparatet e para sulfamide, të cilat në atëkohë vepronin në mënyrë të magjishme. Gjyshja u kujdesua për nënën, shkonte në thertore, mblidhte gjak, e piqte në tigan dhe ia jepte asaj. Te stacionet e karrocave mblidhte tagjinë e derdhur, e ziente dhe lëngun e pinte nëna kurse ne, të uriturit, thithnim mbeturinat e kokrrave.

Kur më në fund nëna mundi të dilte nga shtëpia, u bëmë gati dhe u nisëm për në Tula, qytetin, që ende bombardohej nga gjermanët, të cilët ishin ndalur në rrethinat e Kurskut. Babai filloi të punojë për rimëkëmbjen e minierave në zonat e çliruara ku edhe jetuam në atë periudhë. Një muaj e gjysmë pasi ishim kthyer, babai u vra në krye të detyrës. Nëna mbeti vetëm me tre fëmijë të vegjël dhe na rriti, si shumë nëna të tjera në atë kohë, duke punuar ditë e natë. Rronim të uritur, visheshim si mundnim, përpiqeshim ta ndihmonim mamanë, me sa fuqi kishim dhe më kryesorja, mësonim. Më 1950-n mbarova shkollën e mesme me medalje të artë dhe hyra në fakultetin e Kimisë, të universitetit “Lomonosov” të Moskës. Dita e pranimit në fakultet ishte ndër ditët më të lumtura të jetës sime. Vitet studenteske kanë qenë vitet më të mira të jetës për mua. Ishin vite jo fort të lehta, jeta qe e vështirë, banoja në konvikt, larg shtëpisë dhe vetëm me bursën. Mamaja s’mund të më ndihmonte, ajo kishte pagë të vogël dhe duhej të mbante edhe dy fëmijë të tjerë. Edhe mësimet s’ishin të lehta, kërkesat ishin shumë të larta, ngarkesa goxha e madhe: leksione, punë laboratori, kolekiume, por lëndët ishin interesante. Leksionet na i jepnin akademikët A. N. Njesmejanov, P. A. Rebinder, S. I. Volfkoviç, anëtarët me korrespondencë të Akademisë së Shkencave të B.S., V. I. Spicin, A.P. Terentjev dhe të tjerë profesorë të mrekullueshëm. Ata na mësuan të punonim të pavarur dhe të mendonim me logjikë. Këto dije më ndihmuan gjatë gjithë jetës në punën time. Universitetin dhe mësuesit e mi, gjithmonë i kam kujtuar me mirënjohje.

Por sa shumë gjëra interesante kishim veç mësimeve! Teatrot, muzetë, koncertet, mbrëmjet studentore, shëtitjet, ekskursionet. Ajo kohë vazhdimisht më vjen në mendje, si një ëndërr e mrekullueshme. Në Universitet u njoha me bashkëshortin tim të ardhshëm, Gaqo Pishën. Ai kishte ardhur nga Shqipëria për të studiuar në Fakultetin e Filozofisë. Para se të vinte në Moskë, qe marrë me punë partie. Në vitin 1955, u martuam dhe në 1956-n lindi djali ynë i madh, Sasha (Sandri). Pasi përfundova studimet, më mbajtën për të punuar në Universitet. Më 1957-n burri im përfundoi studimet dhe në muajin qershor, ne duhej të shkonim në Shqipëri. Por, meqë në muajin gusht të atij viti, do të zhvillohej Festivali i Rinisë dhe Studentëve në Moskë, shumica e studentëve shqiptarë, mes tyre edhe bashkëshorti im, u përfshinë në delegacionin e vendit të tyre. Kësisoj, nisja u shty për në fund të gushtit. Në prill u lirova nga puna në Universitet dhe bashkë me djalin, vajta në Tula, te nëna, për t’i dhënë mundësi tim shoqi, të përgatitej për mbrojtjen e diplomës dhe provimet e shtetit. Gjatë festivalit munda të shkëputesha një javë, vajta në Moskë dhe jetova në mjedisin e haresë, gëzimit, muzikës, gazit, koncerteve. Moskën e kam dashur gjithmonë, por Moska e ditëve të festivalit ishte vërtet madhështore.

Në ato kohë ndihesha për mrekulli: kisha një burrë dhe një djalë që i doja shumë, kurse në xhep mbaja diplomën e Universitetit Shtetëror të Moskës. Më bëhej se s’kisha ç’të kërkoja tjetër! Do të shkonim në Shqipëri! Ishte një vend vëllazëror, anëtar i kampit socialist. Së bashku do të punonim për të ndërtuar socializmin dhe gjithçka do të shkonte si s’ka më mirë. Po, ashtu ishim edukuar, besonim çdo fjalë, nuk dyshonim në asgjë. Ah sikur ta dinim ç’do të sillte jeta dhe të kishim pasur mundësi të ngrinim qoftë dhe fare pak siparin e të ardhmes! Por kjo ishte diçka e pamundur për tu parashikuar. Pati prindër që bënë gjithçka varej prej tyre për t’i ndërprerë lidhjet e fëmijëve te tyre me studente të huaj dhe për të mos lejuar që ato të përfundonin në martesë. Nëna ime nuk kish si të më pengonte; unë ndodhesha në Moskë, larg shtëpisë dhe e komandoja vetë fatin tim. Në fund të gushtit 1957, bashkë me studentët shqiptarë dhe delegacionin e rinisë shqiptare, i hipëm trenit për në Odesë, nga duhej të niseshim të nesërmen për në Shqipëri me tragetin “Beloostrov”. Në Moskë më përcollën shumë njerëz. Më kujtohet, nëna ime e gjorë që qante pa pushim. Nuk e di në se parandiente diçka, apo qante vetëm ngaqë vajza e madhe, mbështetja e saj, e arsimuar me aq vështirësi, po ikte, siç shprehej ajo “shtatë dete kaptuar”. Por ja që rinia është tejet e shkujdesur dhe egoiste dhe unë nuk e kuptoja shqetësimin e nënës. Jam optimiste nga natyra kështu që nuk qava. Më dukej se po shkoja drejt një jete të re, të krijoja vatrën time, për ç’ka ëndërron çdo vajzë.

Në Odesë qëndruam vetëm një ditë. Dolëm shëtitje, takova njerëzit e mi që banonin atje ndërsa bëhesha gati për të shkuar drejt jetës së re! Trageti i vogël “Beloostrovi”, me të cilin do udhëtonim, u mbush plot me të rinj. Kishte shumë pak kabina dhe njerëzit flinin në kuvertë dhe në hambarë. Ne bëmë përjashtim; kishim fëmijë të vogël dhe na vunë në një kabinë, me dy shtretër të ngushtë pranë motorëve të anijes, ku flinim me radhë në një vapë të tmerrshme. Anija gumëzhinte nga zhurma, këngët, hareja; në kuvertën e sipërme të rinjtë bënin banja dielli, kurse unë nuk e lëshoja nga duart, djalin tim dyvjeçar. Ishte fëmijë i shkathët, vraponte shpejt dhe unë kisha frikë se mos binte nga kuverta. Edhe në ndalesën e vetme në Bullgari nuk zbrita, sepse infermieri i tragetit, më tha se djali mund të merrte ndonjë infeksion në breg. Udhëtuam gjatë, 7 ditë, kaluam anash brigjeve të Greqisë dhe më në fund mbërritëm në Radën e portit shqiptar të Durrësit. Ishte vonë dhe anija duhej të ankorohej të nesërmen. Njerëzit rrinin të heshtur, me shikimin drejt dritave të Shqipërisë. Kishte studentë që prej 5 vjetësh s’kishin qenë në atdhe, teksa të tjerë, si puna ime, vrisnin mendjen se çfarë i priste në vendin e ri. Tani rri e vras mendjen: po të më afrohej dikush e të më thoshte se ç’do të ndodhte me mua në këtë vend, a do të zbritja vallë në breg, apo do të kthehesha nga vija? Nuk e di, mendoj se nuk do ta besoja, sepse gjithçka ndodhi më vonë me mua, atëherë do të më dukej absurde.

Në mëngjes u ankoruam. Gaqoja na zbriti mua dhe Sashën në breg, ku kërkuam me sy vëllanë e Gaqos, që duhej të na priste. Nuk e pamë! Çudi! Por duhej të dilnim kështu që u nisëm. Pará nuk kishim. Mua më la pa mend, vapa e tmerrshme dhe sheshi gjithë pluhur i portit para daljes. Qëndrova në një hije. Fëmija qante sepse ishte i lodhur. Aty pranë disa fëmijë luanin në pluhur. U ndjeva shumë keq, nuk po më kujtohej asnjë fjalë, nga ato pak që më kishte mësuar im shoq, por që nuk i kisha mësuar mirë; s’kisha kohë, nuk më linin diploma, provimet e shtetit, fëmija, puna. Desha ujë, por s’dija si thuhej në shqip. Më ndihmoi një grua shqiptare, që e njohëm gjatë udhëtimit e cila më solli ujë. Më në fund mbaruan të gjitha formalitetet, gjithçka u rregullua, dhe ne u nisëm me tren, për në Tiranë. Po errej. Vend në hotele nuk gjetëm dhe natën e kaluam tek të njohurit. Në mëngjes na gjeti vëllai i burrit. Ishte inxhinier ushtarak dhe nuk e kishin lejuar të vinte të na priste. Gaqoja, mori emërim si pedagog i filozofisë, në Universitetin e Tiranës dhe pas nja dy ditësh u nisëm për në Korçë, për të takuar familjen e tij dhe për të vizituar të afërmit. Rrugës e pashë që kisha ardhur në një vend lindor.

Në Shqipërinë e atyre viteve, por edhe shumë vite me pas, mund të shihje gra të veshura me çitjane dhe fytyra të mbuluara thuajse plotësisht. Gra me veshje të tilla karakteristike, burra me tespihe në duar dhe veshje kombëtare, pashë në Elbasan, kur zbritëm nga treni dhe hipëm në autobus. Te sheshi bënte vapë, kudo kishte pluhur dhe na pihej ujë. Midis njerëzve dredhonin disa burra, me ca enë të çuditshme në shpinë. Shisnin një lëng bimësh, që nuk e mora vesh se ç’ishte, të cilin e ofronin në gota të palara. Nuk pranova të pija, vendosa të duroja. Nga Tirana në Korçë, bëhen gati 250 kilometra, por treni ecte shumë ngadalë, kurse rruga e autobusit ishte malore dhe e ngushtë. Rrugës disa herë na kontrolluan dokumentet. Pritëm me orë të tëra. Nga Tirana dolëm në mëngjes herët, kurse në Korçë mbërritëm në mbrëmje vonë, kur qe errur. Shqipëria ishte vendi më i prapambetur në Europë. Vetëm në vitet ’30 – ‘50 nisi ndërtimi i rrugëve dhe i ndërmarrjeve. Në vitin 1948, u ndërtua hekurudha e parë Tiranë-Durrës. Korça më pëlqeu. Qytet i vogël, shumë i pastër, me shtëpi kryesisht njëkatëshe, plot gjelbërim dhe lule. Ishte njëri prej qyteteve më të kulturuara të Shqipërisë. Para luftës shumë qytetarë të Korçës, kishin emigruar jashtë shtetit. Qyteti mbante lidhje të qëndrueshme me Greqinë dhe kishte një lice francez me mësues nga Franca. Pasi mbaronin këtë lice, shumë të rinj vazhdonin studimet në Francë, Itali, Austri e gjetkë. Kjo frymë ende ndihej në qytet. Korça nuk ngjante si qytet oriental, njerëzit këtu bënin jetë europiane.

Nëna e Gaqos, Artemisa ose shkurt Arta, më priti shumë mirë. Ishte një grua e vockël, e dobët, e krehur me kujdes. Atëkohë ishte 69 vjeçe. Ishte grua shumë e mirë, e qetë dhe jashtëzakonisht punëtore. Nuk kishte shkollë, por mbetej grua e mençur e edukuar dhe fisnike. Ajo sillej shumë e përzemërt me mua dhe unë e doja shumë. Gaqoja mori lejen dyjavore dhe e kaloi me ne në Korçë. Këto ditë më mbetën në kujtesë si kaleidoskop shumëngjyrësh: vinin mysafirë, të afërm, të njohur. Unë duhej t’i gostitja të gjithë. Dilja me tabaka të mbushura me gota me liker dhe me ëmbëlsira të ndryshme. Kështu e donte zakoni, gostiste “nusja”. Për mua, që nuk e dija pothuajse fare shqipen, dhe që nuk kuptoja çfarë dhe si duhej të veproja, fillimisht ishte shumë e vështirë, por më pas u mësova. Pas dy javëve Gaqoja iku në Tiranë, për të filluar punë. Duhej të gjente punë për mua dhe shtëpi. Unë mbeta vetëm me vjehrrën, pa mundësi për të komunikuar në ndonjë gjuhë. Duhet të përmend me nderim ndihmën që më dhanë miqtë dhe të afërmit e burrit tim. Si ta harroj Erieta Konomin, e cila na vinte çdo ditë dhe më ndihmonte në gjithçka. Bashkë shkonim në pazar, i vetmi vend ku mund të blije ushqime. Pazari që në fillim, më la pa mend me bollëkun. S’kisha qenë ndonjëherë në jug dhe më habitën pirgjet e perimeve dhe frutave, me bukuri të pashembullt, koka e lakrës pesë kilëshe dhe mrekulli të tjera. Unë vetëm tregoja me gisht, kurse Erieta blinte. Bashkë komunikonim me ndihmën e fjalorëve Shqip-Rusisht dhe Rusisht-Shqip.

Atëkohë në Korçë kishte rënë epidemi gripi dhe të gjithë, tek unë dhe tek Erieta, zunë shtratin. Vetëm unë qëndroja në këmbë dhe kujdesesha për të gjithë. Dora-dorës nisa të kuptoja shqip sa kur erdhi Gaqoja për të na marrë pas një muaji e gjysmë u habit tek më dëgjoi të bisedoja me nënën e tij dhe me Erietën. Sasha, i cili në fillim nuk i afrohej gjyshes, sepse nuk e kuptonte, tani qe mësuar dhe bënte shumë pas saj. Në tetor 1957 u shpërngulëm në Tiranë, ku jetova gjithsej 18 vjet. Nisëm punë në Universitet, unë në katedrën e kimisë organike, kurse Gaqoja, në katedrën e marksizëm-leninizmit, të Universitetit të Tiranës të sapo hapur. Vitet e para të jetës në Shqipëri autoritetet shqiptare silleshin shumë mirë me ne. Pas gjashtë muajsh na dhanë apartament. Edhe puna në laborator, ishte interesante. Gjuhën po e mësoja shpejt dhe lehtë. Merresha shumë kohë me të; çdo ditë më lironin nga puna, dy orë përpara që të punoja vetëm me shqipen. Kudo më duhej të komunikoja në gjuhën shqipe dhe kjo ishte një praktikë e pa zëvendësueshme. Për të vajtur në punë dhe në fakultetin filologjik, ku mësoja shqipen, bëja çdo ditë disa kilometra rrugë në këmbë. Autobusët ishin ende shumë të paktë. Gjashtë muaj pas ardhjes në Tiranë, fillova të jap mësim, drejtoja punët laboratorike në biokimi dhe merresha me kompletimin e laboratorit të kimisë organike, sepse vitin e ardhshëm do të hapej dega e saj në universitetin e Tiranës. Në të njëjtën kohë bëja edhe punë shkencore.

Gjatë viteve të shkollës dhe të fakultetit kam qenë gjithmonë aktiviste e organizatës së rinisë, organizatore e veprimtarive të saj. Kur erdha në Shqipëri, gjeta shumë gra sovjetike të cilat ishin martuar me burra shqiptarë. Ato kishin themeluar komunitetin e tyre, organizonin leksione, mbledhje, mbrëmje. Kuptohet, shumë shpejt u përfshiva në punët dhe veprimtaritë e komunitetit. Qëllimi ynë kryesor ishte që të ruanim gjuhën, mënyrën tonë të jetesës “identitetin tonë”. Më vonë e kuptuam se kjo nuk u pëlqente autoriteteve. Nën fjalën “identitetin tonë” fshihej dëshira jonë për të mos humbur gjuhën amtare, kulturën me të cilën ishim rritur dhe na kishte ushqyer. Shumica e “grave sovjetike” ishin me arsim të lartë, i donin librat, teatrin. Nuk mund t’i humbnim aq lehtë këto tradita. Prandaj kishim nevojë për të komunikuar, për bisedat, për filmat tanë. Që atëherë kam menduar dhe ende mendoj se nëna duhet t’u drejtohet fëmijëve të saj, në gjuhën amtare nëse dëshiron të krijojë me ta marrëdhënie të ngrohta shpirtërore, dhe që të mund t’u kalojë atyre dijet, kulturën, zakonet, me të cilat është rritur vetë. Jam përpjekur shumë dhe kam djersitur mjaft, që për fëmijët e mi gjuha ruse, krahas shqipes, të bëhej amtare dhe mendoj se ja arrita këtij qëllimi. Kjo i ka ndihmuar shumë në jetë.

Dëshira për të ruajtur gjuhën dhe kulturën amtare nuk na pengoi të përfshiheshim në realitetin shqiptar. Ne mësonim gjuhën shqipe, shoqëroheshim me kolegët, me fqinjët, ruanim marrëdhënie të mira me të afërmit e bashkëshortëve tanë. Dua të them diçka edhe për qëndrimin e ambasadës sovjetike ndaj nesh. Ne u martuam me të huaj, pas vendimit të qeverisë sovjetike, të vitit 1954, i cili i lejonte qytetarët sovjetikë të martoheshin me të huaj. Megjithatë, kur po bëja dokumentet për regjistrimin e martesës, të gjithë punonjësit e administratës më quanin tradhtare dhe ishin gati të ma thoshin në sy. Kur erdhëm në Shqipëri, megjithëse ende ruanim nënshtetësinë sovjetike, ambasada na quante njerëz të cilësisë së dytë. /Memorie.al


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend