VOAL

VOAL

Leli apo Deromemaj? – Vlora ka nevojë për një menaxher transformimi Nga Laureta Petoshati

June 10, 2015

Komentet

UGSHPD: “EFEKTI I PASQYRËS MBI BULEVARDIN E FLAMINGOVE”

(Besa, Aneksi-Rilindja 2.0 dhe Arbri…)


Për sa kohë Rama po përpiqet t’i mbushë mendjen në GPS jo vetëm 83 deputetëve (54 prej të cilëve emra gati të panjohur në këtë sesion të dytë parlamentar), por edhe opinionit të gjerë se është ende i aftë për ndryshime të shprehesh se:- 
Unë vetë, në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre”, pra Rilindja 2.0 kjo do të thotë se në rradhë të parë po tallesh me veten. Të tjerët për rreth nuk kanë nevojë dhe u duhet të lexojnë dhe të nënshkruajnë traktatet e “Besës”, të instruktohen përmes Aneksit që të jenë edhe më pafjalë në zbatimin e në nënshtrimin e urdhrave personal pa çka se përfytyrojnë se po bëjnë jetë politike.

Si sot një vit më parë pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025, ishte Rama ai që i vuri veç të vjetërve deputetë “Pasqyrën e Mazhorancës” dhe “Pasqyrën e Parti-Shtetit”. 
Një pasqyrë me dy faqe. 
Frikën nga realiteti se kush je dhe në anën tjetër atë se si zmadhohesh nga korrupsioni. Plot 12 muaj përmes formimit në Akademinë Politike Socialiste verbërinë e kartonit në Kuvendin e Shqipërisë, humbjen e pluralizmit dhe arrogancën, Rama arriti t’i

Të gjithë socialistëve ju ndryshoi “look-u”. Nga paraqitja, veshja e deri sa  rënia e peshës dhe u bënë të pranishëm në ekranet TV.

Gjendja se Rama tani ndodhet përpara pasqyrës në ditën e 55 të protestës qytetare na jep të kuptojmë thelbin brenda tij, “Efekti i pasqyrës”.
Do të ishte një listë e gjatë armiqësore verbale, gjestesh dhe aktrimi bullizues, tallje dhe fyerje në 55 ditë. 
Madje e bëri bluzë në Apoloni dhe logo njohëse për veten në rrjetet sociale.
Pra ky individ, kryeministër dhe kryetar i shumë organizimeve e njeh të bukurën fatkeqësisht. Dhe kur i afrohet asaj do ta gllabërojë. 
 Pra cili është  “Efekti i pasqyrës” përtej ‘Bulevardit të Flamingove’.
Fakti është se në 55 ditë kjo protestë qytetare është ndërkombëtarizuar dhe nuk mundi të përvetësohej.
Në psikologji “efekti i pasqyrës” njihet. Është një sjellje e pavetëdijshme ku imitimi i të folurës, i gjesteve etj. kthehet pas e shumëfishuar si pëlqyeshmëri e cila ishte në 83 ulëset të parlamentit fillimisht. 
Kush e kupton, mund të shtegtojë.
Kush shtegton, do të shpëtojë.
Kush i kundërvihet, do të nderohet një ditë për integritet dhe nuk do ta pësojë.
Ky takim i Ramës kishte si qëllim shtrëngimin e radhëve dhe goditjen e protestës. Mesazhet e tij u përcollën gabuar. Të indoktrinuara deri në atë shkallë kur nuk kuptohet as edhe vet kërkesa e qartë.
Kur Rama thotë se:-Bulevardi i flamingove është prova më shembullore se shqiptarët nuk e krahasojnë më Shqipërinë me vendin e mungesave, nga ku ne të gjithë së bashku u nisëm me bekimin e tyre, po me vendin e mundësive ku ata mezi presin të mbërrijnë.”, këtu mund ta pyesim atë për pangopësinë dhe gllabërimin e së bukurës së shqiptarëve edhe në këtë rast pas korrupsionit dhe krimit 13-14 vjeçar.
Çfarë është Besa?
A nuk e quajtën besëlidhje protestuesit bashkimin e tyre si dikur Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit (10 -17 Qershor, 1878)?
Dhe Rama i bëri armiq.
-A ka më “Besë” ky?
A nuk është Rilindja 2.0 pas 13-14 vitesh një provë e dështimit në çdo fushë vetëm prej korrupsionit dhe kriminalizimit të ekonomisë dhe shpopullimit të vendit?
Për cilin Arbër (emrin që zgjedh rastësisht) e ka fjalën kur sjell një individ me luhatjet e tij  rreth protestës qytetare?
A nuk ishin bijtë e arbërit ata që edhe pas 500 vitesh hodhën poshtë një sundim të dhunshëm e të sofistikuar po kaq plaçkitës, fe-ndërrues e shpërbërës se sa ky regjim i sotmi
Kur vetë në veshje dhe në sjellje vepron si një sulltan me dhunën, shtirjen dhe shterpësinë e ideve që po ja ushqen ndjekësve.
 Efekti i pasqyrës në”… bulevardit të flamingove pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre”, por është fundi i plotësimit të thirrjeve “Dorëheqje!”.
Mashtrimi i ri se “…Besa është për ta kthyer protestën e flamingove si një test pjekuri për demokracinë”, kjo shkon në neveritje të asaj që po ndodh me atë se çfarë dhune ushtrohet dhe çfarë alarmi kanë ngritur ndërkombëtarët.
Nuk paske parë asgjë pas pasqyrës, o kryeministër.
Janë mbledhur shqiptarët në besëlidhjet e tyre edhe më parë sa pa hyrë komunizmi si frymë. Në 1444, në 1788, në 1912, në 1990 edhe në 1999 për të no u shuar nga genocidi ashtu siç janë mbledhur edhe sot në 2026-ën?
Nuk mund t’ua thyesh dhe as nuk mund ta gllabërosh virtytin e besës që ja kanë dhënë njëri tjetrit për një Shqipëri të Lirë.
“Koha jote ka mbaru!”
24 Korrik, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Qytetarët i thonë “Jo” ‘Besës’ së Ramës: Ke prerë në besë shqiptarët! Sot dita e 56 e revoltës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 56-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimet e përditshme.

Në protestën e zhvilluar një ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se “besa” nuk mund të kërkohet pas 55 ditësh protesta dhe se qeveria, sipas tyre, ka humbur besimin e qytetarëve.

Gjatë fjalimeve, aktivistët akuzuan kryeministrin se po përpiqet të zbusë reagimin qytetar me iniciativa të reja, ndërsa këmbëngulën se protesta nuk ka ndryshuar objektiv.

Ata deklaruan se nuk kërkojnë platforma, premtime apo dokumente të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. Në fjalimet e mbajtura para protestuesve u theksua se pas dorëheqjes duhet të ketë edhe përballje me drejtësinë, si dhe krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas tyre, do të garantojë zgjedhje të lira.

Në përfundim të fjalimeve, qytetarët zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke brohoritur “Rama ik”, “Dorëheqje” dhe “Shqipëria nuk dorëzohet”.
Edhe sot në mbrëmje, protestuesit pritet të rikthehen para Kryeministrisë për ditën e 56-të radhazi, duke përsëritur se nuk do t’i ndalin tubimet derisa të realizohet kërkesa e tyre kryesore: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. bw

Në protestën popullore të 55-të në bulevard protestuesit mbushën rrugët me marshim: Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi!

U mbyll mbrëmë rreth orës 23:00 protesta popullore ku ra në sy pjesëmarrja masive e mijëra qytetarëve që mbushën edhe rrugët e Tiranës gjatë marshimit tradicional, në kërkim të rrëzimit të qeverisë dhe ndryshimit të sistemit politik.

Protesta e 55-të kundër qeverisë vijon me një marshim të gjatë në rrugët kryesore të Tiranës, ku mijëra qytetarë ecën nga bulevardi përpara Kryeministrisë drejt disa prej akseve më të frekuentuara të kryeqytetit.

Kolona e protestuesve u drejtua fillimisht nga zona e Shallvareve, për të vijuar më pas përgjatë bulevardit në drejtim të Pallateve Agimi. Më tej, marshimi kaloi përgjatë segmentit pranë Lanës, duke përshkuar zonat e “Sami Frashërit”, ish-Ekspozitës dhe “Vasil Shantos”, sheshit “Uillson”, “Libri Universitar” për t’u rikthyer në bulevard, aty ku dhe u mbyll.

Gjatë gjithë itinerarit, pjesëmarrësit brohoritën slogane kundër qeverisë dhe kërkuan ndryshim politik. Mes thirrjeve më të dëgjuara ishin:

“Ndryshim sistemi”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria kërkon revolucion” si dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”.

Protestuesit lanë mesazhin gjigand në Bulevard: Nuk na përfaqësoni! Pankarta me 140 “krimba”

Një tjetër mesazh simbolik është shfaqur gjatë protestës së qytetarëve në Tiranë, ku protestuesit kanë shkruar në bulevard një shkrim gjigand me mbishkrimin “Nuk na përfaqësoni!”.

Po ashtu ndër pankartat që ra në sy në protestë, ishte edhe një shkrim i lënë në tokë ku shkruhej numri 140 dhe mbi të ishin vendosur krimba.

Me këtë simbolikë të përdorur, protestuesit i janë referuar 140 deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Edhe me këtë instalacion protestuesit kanë përcjellë mesazhin e tyre ndaj përfaqësuesve politikë se ata nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

Pankarta u vendos në hapësirën ku prej 55 ditësh zhvillohen protestat kundër qeverisë dhe ku kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. gsh

 

UGSHPD: Dhuna ndaj protestuesve dhe gazetarëve në ditën e 54 tregon se përgjegjësia  nuk është vetëm operative; ajo është edhe politike, morale dhe institucionale

REAGIM I UNIONIT TË GAZETARËVE SHQIPTARË PROFESIONISTË TË DIASPORËS 
 
 
Pamjet e ditës së 54-t të protestës qytetare Revolucionit Flamingo janë ndër më tronditëset që opinioni publik ka parë në vitet e fundit. 
Dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve, aktivistëve, të moshuarve, personave me probleme shëndetësore dhe gazetarëve përfaqëson një cenim të rëndë të lirive themelore dhe standardeve të një shteti demokratik.
 
UGSHPD e dënon me forcë përdorimin e dhunës dhe të substancave irrituese hedhur ndaj protestuesve, pasojat e së cilës u panë në trupat e qytetarëve të plagosur. Asnjë pretendim për ruajtjen e rendit publik nuk mund të justifikojë forcën disproporcionale ndaj qytetarëve që ushtrojnë një të drejtë të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga Konventat Ndërkombëtare.
 
Qeveria Shqiptare nuk mund të fshihet pas deklaratave politike dhe as të shmangë përgjegjësinë për atë që ndodhi. 
Kur dhuna bëhet përgjigje ndaj protestës qytetare, kemi të bëjmë me një dështim të rëndë të institucioneve të cilat kanë detyrimin të mbrojnë, e jo të godasin qytetarët. Përgjegjësia nuk është vetëm operative; ajo është edhe politike, morale dhe institucionale.
 
Po aq i rëndë është edhe fakti që gazetarët dhe operatorët e medias u penguan dhe u ekspozuan ndaj dhunës ndërsa dokumentonin ngjarjet. Sulmi ndaj gazetarëve nuk është vetëm sulm ndaj individëve që ushtrojnë profesionin e tyre; ai është një përpjekje për të kufizuar transparencën dhe për t’i mohuar publikut të drejtën për t’u informuar. Prej këtu mund të nxjerrim konkluzionin se
duna e ushtruar bën që nuk mund të flitet për demokraci, por për diktaturë
 
Uniforma e policisë së shtetit në dy rastet e rrethimit të parlamentit ka goditur dhe vepruar në mënyrë jo proporcionale. 
Civilë të paidentifikuar janë vënë re gjatë dhe pas protestës  se kanë ndaluar me forcë, shantazhuar dhe rrëmbyer persona duke vepruar me tiparet e një narkoshteti, diktaturë e mafias. Protesta rreth Kuvendit të Shqipërisë dhe kjo mënyrë sjellje dhe reagim i policisë  tregon jo vetëm se ky institucion nuk po përfaqëson as protestuesit dhe as as shqiptarët. Niveli i përgjegjësive të 140 deputetëve për zgjedhësit dhe përpara sovranitetit të vendit ka rënë dhe parësore për ligjbërësit në Kuvendin e Shqipërisë nuk janë kërkesat e protestës që arritën në ditën e 54-rt.
UGSHPD drejton vëmendjen dhe kërkon një hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe transparent për çdo akt dhune të ushtruar gjatë protestës, identifikimin e të gjithë përgjegjësve, në çdo nivel të zinxhirit komandues, dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Mosndëshkimi i dhunës shtetërore krijon precedent të rrezikshëm.
 
UGSHPD shpreh solidaritetin e plotë me qytetarët e lënduar, aktivistët dhe kolegët gazetarë që u përballën me dhunë gjatë ushtrimit të të drejtave dhe detyrës së tyre.
 
Dita e 54-t e protestës do të mbetet një njollë e rëndë për institucionet shqiptare, nëse përgjegjësit nuk mbajnë llogari. Demokracia nuk mbrohet me shkopinj, gazra irrituese apo represion. Ajo mbrohet duke respektuar ligjin, lirinë e shprehjes, të drejtën për protestë dhe dinjitetin e çdo qytetari. 
Heshtja përballë kësaj dhune nuk është neutralitet; është dështim institucional.
 
 
23 Korrik, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
—–
——
UGSHPD ose Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (në gjermanisht Verband albanischer Berufsjournalisten der Diaspora oder VABD) – është një Shoqatë e Pavarur Gazetarësh Profesionistë Shqiptarë që veprojnë në Diasporë e që mban qendrime ndaj zhvillimeve në Shqipëri, trevat shqiptare e jashtë tyre ku shtrihet Mërgata. Është e regjistruar në Zvicër.

UGSHPD shpreh indinjatën për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit kundër protestuesve, qytetarëve e gazetarëve dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve

UGSHPD ndoqi dje me shumë vëmendje e me indinjatë të thellë dhunën e ashpër policore që Policia e Shtetit ushtroi ndaj qytetarëve, protestuesve e gazetarëve. Kjo përkundër faktit se organizatorët e protestës një ditë më parë i kishin kërkuar Policisë së Shtetit që «të mos i provokonte, se protesta do të ishte paqësore dhe se ata do të përdornin vetëm vezë e domate ndaj deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.»

Por Policia e Shtetit e bëri veshin shurdh e syrin qorr dhe shkeli detyrimin kushtetues për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së të drejtës legjitime të qytetarëve për të protestuar. Pa nisur ende protesta, bllokoi me gardhe hekuri gjithë perimetrin rreth Parlamentit duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe, kur protesta startoi, nisi të hidhte pa pushim shira me ujë me piper e gazlotsellës, një sulm disproporcional dhune, që i bie ndesh shtetit të së drejtës dhe lirive themelore të njeriut ku qytetarët janë të lirë të protestojnë, që prekën jo vetëm protestuesit, por edhe qytetarët dhe gazetarët, të cilët u penguan në ushtrimin e detyrës së tyre. Shirat me ujë me piper e gazlotësjellës prekën edhe një nënë me një fëmijë me aftësi ndryshe, i cili u terrorizua nga frika, ndërsa Uniformat Blu tërhoqën zvarrë një zonjë të moshuar.

Policia e Shtetit nuk u mjaftua me kaq, por vuri në lëvizje persona pa uniformë për t’i ndjekur e ndaluar protestuesit e gazetarët si në një vend tipik autokratiko-diktatorial. Kështu gazetarja e Citizens.al Vjolanda Peca u shoqërua në Komisariatin Nr.1 dhe u privua nga liria; u ndalua aktivisti Edison Lika ndërsa po e denonconte dhunën policore direkt tek News24; u ndalua dhe u dërgua në Komisariatin Nr. 3 antropologia amerikane Carrie Ann Morgan dhe artistja Elsa Paja; po ashtu u ndaluan dhe u çuan në këto komisariate edhe plot vajza e djem protestues.

Policia e Shtetit u bë palë me deputetët e PS, të cilët si mazhorancë miratuan në Kuvend financimin prej 4.3 milionë Euro për koncertin e Kanye West, një shkelje flagrante ligjore e procedurave.

Ndërsa qëllimi i protestës, në të kundërt, ishte që të ndalen votimet e ligjeve që mazhoranca e PS bën me urdhër të Edi Ramës, por që nuk kanë miratimin e shqiptarëve, sepse janë ligje antishqiptare.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë se këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa doli botërisht me një deklaratë që u bë lajm për të gjitha mediat e botës se “qeveria shqiptare ndryshon ligjin pa konsultim publik”, dmth pa pyetur popullin e pronarët legjitimë të tokës.

Prandaj protestuesit dje dolën në Kuvend që të ndalen ligjet me votën e pushtetarëve shumicë që iu bien ndesh interesave kombëtare dhe interesave të individit, kur prona, e cila ka vlerë të shenjtë, zhvlerësohet duke humbur integritetin e sovranitetin.

Mbrotja e pronës publike dhe e asaj private është një veprim i detyrueshëm për çdo qytetar, kur qeveria e sulmon me fuqinë e shumicës PS, direkt nën urdhërat e Edi Ramës.

Prandaj u protestua dje përpara Parlamentit, por protesta u pengua arbitrarisht nga dhuna policore e Policisë së Shtetit, e cila e humbi rolin aq të rëndësishëm të autorizuar nga Kushtetuta dhe u vu në shërbim të Edi Ramës, duke i dhënë përparësi absolute shtypjes së protestës paqësore dhe duke u bërë përgjegjëse e prishjes së rendit dhe qetësisë publike në kryeqytetin e Shqipërisë.

UGSHPD po ashtu vuri re e indinjuar se Nr.2 i PS pas Edi Ramës, Taulant Balla u përpoq që ta njollosë protestën, por fatmirësisht gjithçka është e faktuar edhe nga prania e agjencive kryesore botërore të lajmeve si Reuters, Associated Press etj.

Prandaj UGSHPD i bën thirrje Policisë së Shtetit të lirojë me njëherë të gjithë protestuesit e ndalur nëpër Komisariate dhe të mos pranojë kurrë më të shkelë Kushtetutën e Shqipërisë e të bëhet vegël e kryeministrit, të cilit protestuesit, prej ditës së parë të Revolucionit Flamingo, i kërkojnë dorëheqjen dhe, po ashtu, kërkojnë shpërbërjen e Parlamentit të Shqipërisë, pasi ata deputetë nuk i përfaqësojnë më as protestuesit, as interesat kombëtare të Atdheut, Shqipërisë e shqiptarëve.

Policia e Shtetit është e Qytetarëve jo e pushtetarëve!

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
——
UGSHPD ose Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (në gjermanisht Verband albanischer Berufsjournalisten der Diaspora oder VABD) – është një Shoqatë e Pavarur Gazetarësh Profesionistë Shqiptarë që veprojnë në Diasporë e që mban qendrime ndaj zhvillimeve në Shqipëri, trevat shqiptare e jashtë tyre ku shtrihet Mërgata. Është e regjistruar në Zvicër.

55 ditë revoltë! Dhuna dhe arrestimet nuk e ndalin revoltën, qytetarët sërish sot në shesh për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët do të mblidhen sërish këtë mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 55-të të protestës antiqeveritare, duke përsëritur se nuk do të ndalen deri në, sipas tyre, “rrëzimin e kësaj kaste politike”.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t’i bashkohen protestës, duke deklaruar se presioni ndaj qeverisë do të vijojë çdo ditë deri në arritjen e objektivave të tyre politike. Ata akuzojnë qeverinë për korrupsion, kapje të shtetit dhe shpërfillje të kërkesave të qytetarëve.

Një ditë më parë, paraditen, protesta u zhvendos para Kuvendit, ku pati tensione të forta me forcat e policisë. Protestuesit goditën me vezë automjetet që transportonin deputetët, ndërsa efektivët ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe spraj djegës për të shpërndarë turmën dhe për të krijuar korridor për hyrjen dhe daljen e parlamentarëve.

Gjatë incidenteve pati edhe përplasje fizike, ndërsa disa protestues u shoqëruan nga policia.

Në mbrëmje, protesta vijoi përpara Kryeministrisë, ku qytetarët marshuan më pas në rrugët e Tiranës, duke brohoritur vazhdimisht “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”. Organizatorët deklaruan se protesta nuk është më vetëm kundër qeverisë, por kundër gjithë klasës politike që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin prej vitesh.

Edhe sot pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme në tubimin e radhës, ndërsa organizatorët kanë përsëritur se protestat do të vijojnë pa ndërprerje deri në largimin e qeverisë dhe, sipas tyre, në nisjen e një ndryshimi të ri politik në vend. bw

VIDEO/ Agjencia më e madhe e lajmeve në botë transmeton LIVE protestën përpara Kuvendit

Agjencia më e madhe e lajmeve në botë, Associated Press po transmeton live protestën përpara Kuvendit.

AP po transmeton LIVE edhe në kanalin e saj në YouTube, me më shumë se 4.5 milionë ndjekës.

Kjo nuk është hera e parë që kjo media e rëndësishme transmeton LIVE protestat masive kundër Edi Ramës.

Agjencia thekson se kjo është dita e 54 e protestave të Revolucionit Flamingo.

Policia iu hodhi ujë dhe spraj me piper, protestuesit nuk tërhiqen dhe afrohen sërish para Parlamentit

Teksa Policia tentoi që t’i largojë duke iu hedhur ujë me presion dhe spraj me piper, qytetarët nuk janë tërhequr dhe janë afruar sërish përpara Parlamentit, ndërsa pritet të nisë edhe seanca plenare.


Ata përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa parlamentin e cilësojnë si të krimit.

Shumë qytetarë patën me spraji me piper, ndërsa një i ri shihet teksa mban edhe një fashë te pjesa e syve për shkak të djegies.

Më herët, protestuesit u afruan pranë Kuvendit pasi arritën që të hiqnin dy nga gardhet metalike të vendosura nga efektivët e Policisë. gsh

Revoltë para Parlamentit, protestuesit përplasen me policinë. Forcat e rendit hedhin ujë me presion dhe spraj djegës (VIDEO)

Situata është përshkallëzuar gjatë protestës para Kuvendit, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me piper në drejtim të turmës, ndërsa sipas raportimeve, nuk janë kursyer as gazetarët dhe operatorët që po ndiqnin zhvillimet nga afër.

Protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa tensionet vijojnë përpara godinës së Parlamentit. gsh

“Rama, SPAK you!” – Qytetarët thirrje drejtësisë nga protesta para Parlamentit: Arrestoni kryeministrin

Nga përpara godinës së Parlamentit, ku po mbahet protesta, qytetarët i kanë bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë ndaj kryeministrit Edi Rama. 

“Arrestoni Ramën”, Rama SPAK you”, janë disa nga thirrjet e tyre.

Thirrjet për hetimin dhe arrestimin e kryeministrit kanë qenë ‘jehonë’ e protestës qytetare, e cila sot është në ditën e 54-të. Panorama

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës- Sot seanca e fundit plenare, protestuesit “rrethojnë” Kuvendin: Nuk na përfaqëson Parlamenti i krimit!

Ndërkohë që protesta hyn sot në ditën e saj të 54-t, qytetarët mblidhen sot në orën 08:30 para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që mbahet seanca e fundit plenare.

Kërkesa e panegociueshme e qytetarëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë deklaruar se qëllimi i protestës është që t’u përcillet deputetëve mesazhi se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nga parlamenti aktual dhe kërkojnë reagim ndaj shqetësimeve të tyre.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur sloganin “Nuk na përfaqësoni!”, ndërsa kanë kërkuar ndryshime politike.
“T’i tregojmë parlamentit që nuk na përfaqësojnë dhe që nuk jemi të kënaqur me punën që ata bëjnë. Në ditët e ardhshme kemi përgatitur disa gjëra interesante”, kanë deklaruar aktivistët.

Të martën, qytetarët protestuan para Kuvendit, duke brohoritur slogane si “Parlamenti i krimit”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”. gsh


Send this to a friend