VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Emisioni ‘Okruzenje’ – Rama dhe Vuçiç, duet televiziv më 27 gusht

By | August 8, 2015

Komentet

Raporti i CIA-s për Shqipërinë, reagon Ministria e Brendshme: I pasaktë, ja e vërteta

Ministria e Brendshme sqaron se lajmi i dalë në media në lidhje me publikimin e një raporti të ri të CIA-s mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, është i pasaktë dhe keq-orientues për publikun.

Sipas ministrisë: raporti është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007-2016 dhe jo aktual.

 

“Sqarojmë se nuk ka ndonjë raport specifik të kësaj organizate të publikuar në ditët e fundit në lidhje me situatën në Shqipëri.

‘The World Factbook’, është i publikuar në faqen zyrtare të CIA-s. Ky është një produkt i kësaj organizate që përditësohet në mënyrë të përjavshme dhe përmbajtja është lehtësisht e aksesueshme online. Pra, megjithëse përditësimi i fundit është i datës 14 gusht 2018, theksojmë se ky është një përditësim i ‘Factbook’ si i tërë dhe jo i të dhënave specifike për Shqipërinë.

Aktualisht për Shqipërinë, ‘Factbook’ ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007-2016. Bashkëlidhur me këtë njoftim përcjellim edhe fotot ‘print-screen’ të faqeve përkatëse të ‘Factbook’ sipas viteve.

WhatsApp Image 2018-08-20 at 6.42.11 PM

Spekulimet politike për të prodhuar me çdo kusht lajme negative njollosin dhe cënojnë drejtpërdrejt punën dhe sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

WhatsApp Image 2018-08-20 at 6.42.10 PM

Ministria e Brendshme ka qenë dhe mbetet e hapur dhe transparente me median duke informuar me korrektesë për ngjarje që kanë të bëjnë me luftën kundër paligjshmërisë e kriminalitetit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

Tiranë: Dosjet e Sigurimit trazojnë ndjenjat e të dënuarve politikë

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit hapi sot në Tiranë ekspozitën dokumentare “Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës”.

Në të u shfaqën për herë të parë dhjetëra dosje e dokumenta që provojnë përndjekjen e ish-Sigurimit famëkeq të Shtetit ndaj asaj krahine, ashtu si edhe në gjithë vendin.

Uran Kostreci, një nga të dënuarit politikë më të vjetër, shprehu protestën e tij se si edhe sot komunistët shqiptarë propagandojnë shpifjet e tyre dhe mohojnë e fshehin krimet e diktaturës.

“Atje janë vrarë fëmijë, e nëse quhet Aushvic apo Buchenvald, apo kamp komunist, që ishte më i tmerrshëm se i gjermanëve, kjo nuk ka rëndësi. Por puna është këtu: po bëhet një propagandë nga komunistët për të amortizuar dhe për fashitur atë dëm, atë krim që ata kanë bërë atëherë. Ky institucion për hapjen e dosjeve po bën aq sa mundet dhe me ato dosje që kanë ngelur” – tha zoti Kostreci.

Ekspozita përmban dokumentet mbi përndjekjen e drejtuesve fetarë të krahinës, shkrimarë dhe figura të tjera të njohura të krahinës si Trifon Xhagjika, Selahudin Toto, Zenel Shehu, Naim Pasha e dhjetëra të tjerë, që morën pjesë në kryengritjen e Zhapokikës, apo që vuajtën nga Sigurimi i shtetit në kampin e internimit të Bënçës.

“Këto veprimtari janë shumë të rëndësishme për të zbardhur të shkuarën, por janë shumë më të rëndësishme për të ardhmen. Kjo është një mënyrë që brezat e rinj, e që nuk dinë ngjarjet, të shohin të keqen, të distancohen nga ajo dhe të mos e lejojnë të përsëritet” – tha Nebil Çika, përfaqësues i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë.

Nga ana tjetër, zoti Kostreci theksoi me dëshpërim se mos-hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit në afro 3 dekada e vonoi drejtësinë dhe e vështirësoi më shumë ndricimin e krimeve të panumërta të komunistëve gjatë diktaturës.

“Dosjet u duheshin hapur një herë atyre që i vranë njerëzit, atyre që masakruan fëmijët në Tepelenë, atyre që dënuan me gjyqe apo gjyqe. Ne kemi qenë të burgosur e nuk kemi dhënë asnjë shenjë në 27 vjet se jemi hakmarrës. Ky është ndryshimi mes nacionalistëve me komunistët. Por nevojitej një demaskim publik i këtyre autorëve, që të merrte vesh populli krimet e tyre, e të mos na bëjnë më llam llam llam nëpër gazeta” – tha zoti Kostreci.

Përfaqësuesi i shoqatave të përndjekurve politikë, Nebil Çika tha se propaganda e sotme e komunistëve po mundohet të fajësojë edhe tepelenasit si bashkautorë të krimeve të diktaturës, por kjo u provua me dokumenta, që nuk është aspak e vërtetë.

“Tepelena ka aq përgjegjësi për kampin aq sa matjanët për Burrelin, mirditorët për Spaçin. Dokumentat e dala sot tregojnë se tepelenasit janë poa q të ndëshkuar gjatë diktaturës sa edhe gjithë krahinat e tjera. Njerëzit e Tepelenës ishin internuar larg vendlindjes si bëhej edhe në krahinat e tjera” – tha zoti Çika.

Në tubimin kushtuar përkujtimit të viktimave dhe personave të mbijetuar nga regjimi totalitar komunist morën pjesë familjarë, studiues, përfaqësues të shoqatave të ish-të përndjekurve, të cilët po këmbëngulin te rehabilitimi me dinjitet i viktimave të diktaturës komuniste./Zëri i Amerikës

CIA publikon raportin e ri për Ballkanin: Shqipëria burim kryesor për kanabisin

Agjencia e Inteligjencës Amerikane ka publikuar një raport për Ballkanin, ku në analizë bën pjesë dhe Shqipëria.

Sipas CIA-s Shqipëria vijon të jetë një burim kryesor për prodhimin e kanabisit si dhe një pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.

Më tej në raport shihet se përshkrimi që i bëhet Shqipërisë në lidhje me drogat e paligjshme, duke e evidentuar sërish si një vend problematik. Por kështu thuhet se ka organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.

 

Për CIA-n, vendi është i dobët karshi pastrimit të parave që lidhet këto aktivitete kriminale.

“- Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.
– Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore.
– Burim kryesor për prodhimin e kanabisit
– Organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.
– Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore”, thuhet në prezantimin e Shqipërisë në faqen e CIA-s.

Në vendet e rajonit përgatitje për Kurban Bajramin

SHKUP/TIRANË/PRISHTINË – Në prag të festës së Kurban Bajramit besimtarët myslimanë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në vendet e tjera të rajonit, vazhdojnë përgatitjet për pritjen e festës.

Besimtarët kujdesen për blerjen e produkteve ushqimore, por edhe për përgatitjen e kurbanit, simbolit të festës, ndërsa kujdesen edhe për xhamitë në vendet e tyre për faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Festën e Kurban Bajramit në Maqedoni edhe këtë vit e shoqëron organizimi tradicional i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të këtij vendi, e cila bën grumbullimin dhe prerjen e kurbanit si dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit.

BFI thotë se shuma të cilën një besimtar duhet ta ndajë për një kurban është 120 euro, mishi i të cilit mund të merret ose t’i dhurohet BFI-së, me të cilin ajo mirëmban institucionet edukativo arsimore të saj, pesë Medresetë dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

Siç thonë nga institucioni më i lartë fetar në Maqedoni, atyre për çdo vit u tepron nga mishi, prandaj në ditën e tretë të Kurban Bajramit, tepricën e shpërndajnë tek nevojtarët dhe jetimët përmes bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile dhe këshillat e xhamive.

Paralelisht me këtë, tashmë për disa ditë në Shkup është i hapur tregu i improvizuar i bagëtive, në të cilin besimtarët myslimanë mund të vijnë për të blerë një kurban.

Tregtarët në këtë treg të improvizuar ankohen se këtë vit interesimi është jashtëzakonisht i ulët, ndoshta edhe nga çmimi i bagëtive që duket më i lartë nga çmimi të cilin e ofrojnë shitësit tjerë përmes organizatave të shumta islame.

Më saktësisht, çmimi në tregun e bagëtive në Shkup është 120-150 euro për një dele, 230-250 për një dash, ndërkohë që çmimi i bagëtive të mëdha varion mes 550-600 dhe 650 euro.

Po ashtu edhe në Shqipëri kanë filluar përgatitjet për Kurban Bajramin, ku përfshihet edhe blerja e produkteve, si dhe përgatitjet për kurbanin në të gjitha qytetet e vendit.

Tregu “Pazari i Ri” në kryeqytetin e vendit, në prag të festës së Kurban Bajramit është më i frekuentuar nga qytetarët, të cilët blejnë produktet nga më të ndryshmet, mirëpo edhe tregjet në qytete e tjera të vendit presin besimtarët që janë më të shumtë në numër se ditët e tjera.

Përgatitje besimtarët kanë bërë edhe për therjen e kurbaneve, ku prej ditësh bëhen përgatitjet për blerjen e kurbanit. Çmimi i përcaktuar i kurbanit për këtë vit është 140 euro për bagëtitë e imëta.

Edhe këtë vit, institucione dhe organizata të ndryshme brenda vendit, por edhe nga Turqia do të shpërndajnë mish kurbani për mijëra familje në nevojë. Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajnë kurbane për mijëra familje në nevojë, në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

– Bashkësia Islame e Kosovës pret mbi 7.000 porosi për therje të kurbanit

Besimtarët myslimanë të Kosovës këtë vit në emër të kurbanit mund të paguajnë paratë Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), e cila për Kurban Bajram mishin do t’ua ndajë kryesisht familjeve të varfra. Nga BIK-u për AA thonë se ky institucion fetar tashmë ka një traditë të mirë të organizimit dhe zbatimit të aksionit të therjes së kurbaneve për Kurban Bajram.

Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi, ka theksuar se në Kosovë besimtarët pagesat për kurban mund t’i bëjnë në mbarë Kosovën në zyrat e Bashkësisë Islame, ndërsa kosovarët nga diaspora pagesën mund ta bëjnë vetëm në selinë qendrore të BIK-ut në Prishtinë.

“Ne angazhohemi që edhe këtë vit të ketë më shumë se 1.000 krerë gjedhe të mëdha, lopë, që janë mbi 7.000 porosi për therje të kurbanit”, thotë Rexhepi për AA.

Ai sqaron se blerjen dhe therjen e kurbaneve do ta kryejë një kompani nga Hungaria, e cila është përcaktuar me anë të një tenderi të publikuar nga BIK-u në muajin maj, kurse vlera e pagesës të një kurbani është 120 euro.

Sipas tij, therja e kurbanit për besimtarin, për anëtarët e familjes, i cili ka kushte optimale për jetë, është një detyrim dhe mishin e kurbanit duhet ta ndajë në tri pjesë.

Besimtarët në Kosovë mund të blejnë edhe vetë kurbanet, kryesisht dele, lopë apo dhi, në tregjet e kafshëve.

Simboli i festës së Kurban Bajramit është prerja e kurbanit, në përputhjeve me rregullat islame. Mishi i kurbanit u ndahet të varfërve, fqinjëve dhe familjes.

Rituali i kësaj feste fillon me faljen e namazit të Bajramit herët në xhami, pastaj vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi, duke përfunduar me vizitat tek të afërmit, fqinjët, shokët dhe miqtë.

Romeo Gurakuqi: Territori nga Tamara në Vermosh dhe nga Tamara në Vukël, i harruar dhe i braktisur nga Qeveria Rama

VOAL – Deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, i cili këto ditë ndodhet në skajin më verior të Republikës së Shqipërisë, sjell në faqen e tij në facebook edhe këtë status ku shpreh shqetësimin për këtë zonë që jeton vetëm nga emigracioni dhe që është braktisur krejtësisht nga Qeveria Rama, ku nuk ka energji elektrike, nuk ka sinjal për telefoninë mobile, ku mungonë edhe shërbimet më të thjeshta e më jetike.

Më poshtë po sjellim statusin e plotë:

 

Perballe Bjeshkeve te Namuna, aty ku kelmendasit, mes privacionesh qe nuk rrefehen ne nje dite, jetojne te harruem nga qeverisja njekrahinore e Kryeministrit te 100 fshatrave socialiste.
I gjithe brezi i ri i larguar ne emigracion, kryesisht ne SHBA. Ne Kelmend kthehen vetem prinderit: nga muaji maj deri ne muajin tetor, brezi i trete kthehet ne trojet stergjyshore, ne nje “ritual” te pervitshem te mbajtjes gjalle te jetes, emrit, krenarise malesore dhe pasurise se trashegueme prej kohesh qe nuk mbahen mend. Askush nuk di cfare do ndodhe pas disa vitesh. Ne te gjithe Lepushen kane mbetur vetem tre te rinj, edhe ata ne pritje te gjetjes se menyres se emigrimit ne Token e Premtuar, qe prej dekadash ka hapur dyert e mikpritjes per malesoret, kendej dhe andej kufirit. Duket sikur nje politike e kamufluar dhe e koordinuar e komunisteve shqiptare ne Tirane me pushtetin malazez ne Podgorice, vijon t’ia ngushtoje qarkun e mbijeteses Malesise Shqiptare: izolim, privim te kushteve te jetes, papunesi, mungese investimesh dhe sherbimesh, diskriminim politik.
Edhe pse pjese e Shqipnise, territori nga Tamara ne Vermosh dhe nga Tamara ne Vukel, vazhdon te mos furnizohet me energji elektrike, nderkohe qe perfaqesuesit e OSSH vazhdojne faturojne panderprerje familjaret nga zyrat e tyre qendrore me shifra te larta, pa denjuar te verifikojne aparatet mates dhe pa respekt te fakteve te vendndodhjes se tyre. Nje veper penale qe askush nuk e ndeshkon. Te drejta civile qe askush nuk i mbron.
Kompanite celulare, pavaresisht detyrimit te mbulimit te te gjithe territorit te Shqipnise, Kelmendin e kane “harruar”.
Skemat e sundimit komunist dhe persekutimit punist te Tiranes zyrtare, ne periferine me te larget te Veriut, ne Kelmend, jane “perkthyer” ne nje perjashtim te te gjithe josocialisteve nga skemat e asistences sociale. Dhe duke qene se behet fjale per nje krahine qe historikisht ka rezistuar ndaj Sundimit te Bllokut, privimi nga mbeshtetja financiare dhe shendetesore e shtetit eshte gati total.
Dere me dere dje banoret me kane bere vetem nje pyetje:
SI ESHTE E MUNDUR QE VENDIN E DREJTON NJE KRYEMINISTER QE BEN TE KUNDERTEN E TE MIRES SE POPULLIT QE QEVERIS?!
Ka vetem nje pergjigje: eshte papergjegjshmeria e nje qenie politike, te perqendruar ne nje levizje te vetme me helikopter, nga Surreli ne Vlore, qe kujton se Shqiperia dhe lumturia e saj, duhet te programohet vetem ne nje kah dhe vetem per familjen e tij biologjike dhe politike.

Romeo Gurakuqi: Ministria e DAMIAN GJIKNURIT: e vendosur të shkatërrojë pasuritë natyrore të Tamarës dhe Selcës në Kelmend

VOAL – Deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, i cili ndodhet këto ditë në këndin më verior të Republikës së Shqipërisë, poston këtë status ku shpreh shqetësimin ndaj shkatërrimit që po sjell politika e qeverisë Rama dhe ku përgjegjëse e drejtpërdejtë është ministria që drejton Damian Gjiknuri. Më poshtë po e botojmë statusin e plotë dhe fotot me të cilat shoqërohet:

Ministria e DAMIAN GJIKNURIT: e vendosur te shkaterroje pasurite natyrore te Tamares dhe Selces ne Kelmend.
Derrmim total i lugines se Cemit te Selces;
zaptim i prones private te banoreve te Kelmendit.
Prishje e plote e bazamentit te rruges nacionale qe lidhe Shkodren me Vermoshin;
Kush duhet ta ndale masakren mjedisore, te nje prej perlave natyrore te Shqiperise?!
Kush duhet ta mbroje pronen private te banoreve te Kelmendit, pasurine komunitare te nipave dhe sternipave te Prek Calit dhe te deshmoreve te tjere te rezistences ndaj agresionit te brigadave komuniste, nga vershimi i pronareve te rinj socialisteve ne Malesi?
Jo vetem Teatri Kombetar po shkaterrohet me PPP, por edhe luginat e Alpeve te Shqiperise. “Dora e zeze” e cunave te Bllokut po hyn gradualisht drejt “Amfiteatrit te Bjeshkeve te Namuna”, per ta shkaterruar.

Më 19 gusht 1928 lindi atdhetari i shquar Metush Krasniqi, kryetar i Organizatës “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi”

Metush Krasniqi lindi më 19 gusht 1928 në fshatin Dajkoc të Komunës së Kamenicës (Dardanës). Shkollën fillore respektivisht katër klasat e para i kreu në gjuhën serbe në fshatin Hodanoc, ndërsa katër klasët tjera gjatë viteve 1942-1946 i kreu në Gjilan në gjuhën shqipe.

 

  • Gjatë viteve 1947-1949 kreu një kurs pedagogjik në Pejë dhe Gjakovë, ndërsa në vitin 1950 diplomoi në Shkollën Normale të Gjakovës. Në vitin 1950-1951 filloi punën si mësues në shkollën fillore në Shipashnicë të Epërme. I frymëzuar nga veprimtarët e LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet themeloi organizatën ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”. Autoritetet e arsimit vetëm një vit më vonë Metush Krasniqin e transferojnë në shkollën fillore të Strezovcit fshat ky në komunë të Dardanës. Aty punoi një vit dhe u transferua në Hogosht, ku e gjeti arsimtarin e gjuhës shqipe Ndue Nekajn dhe Hogoshti e mirëpriti ngrohtësisht ardhjen e tij. Pas një viti Metush Krasniqin e transferuan në shkollën fillore të Muçivërcit dhe në vitin shkollor 1955/1956 me vendimin e organeve arsimore të Rrethit të Dardanes (ish-Kamenicë), shkolla 8 klasëshe e Muçivërcit me gjithë arsimtarët dhe mjetet mësimore bartet në Roganë dhe për çudi po me atë vendim Metush Krasniqin e emëruan drejtor të shkollës në këtë fshat shkollë kjo e cila sot mban emrin e këtij atdhetari të denjë.
  • Në vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Atje krahas punës në arsim me një përkushtim të veçantë vepron në organizatën “Partia Revolucionare…” Në nëntor të vitit 1958 Metush Krasniqin do ta burgosin dhe e dënuan me 18 vjet burg të rëndë prej të cilave i mbanë vetëm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vite në fshatin e lindjes në Dajkoc. I entuziazmuar nga hovi që kishte marrë shkollimi, Metush Krasniqi më pas do të regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dhe në vitin 1970 u punësua në shkollën e mesme teknike “19 nëntori” në Prishtinë. Mirëpo, xhaxha Metushin as këtu nuk e lanë të punoj qetë. Me një vendim të Dushan Ristiqit – Kryetar i KK të LKJ të Prishtinës dhe të kryeudbashit në Gjilan Aleksandar Cana Periq, Metush Krasniqin e larguan nga procesi edukativo-arsimor.
  • Meqë atdhetari ynë Metush Krasniqi gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore dhe universitare në Kosovë e në Maqedoni, ai kishte formuar një rreth të gjerë shokësh besnikë, ishin ata si : Hasan Dermaku, Rexhep Mala e Skënder Kastrati, Njazi Korça nga Gëmica, Kadri Zeka nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit ; Rexhep Elmazi e Rafet Bajrami nga Gjilani ; Jusuf Gërvalla, Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë, Shefqet Jasharin e shumë të tjerë.
  • Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” LNÇKVSHJ. Gjatë atyre viteve bënë përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale në një organizatë të fuqishme. Metush Krasniqi gjatë viteve të 80-ta punoi në ilegalitet të thellë, por megjithatë UDB-a përmes informatoreve shqiptar, dinte për aktivitetin e Metushit dhe më 4 nëntor 1981 sërish burgoset, torturohet rëndë nga udbashi i Anamoravës Selim Brosha e shume të tjerë. Pas katër muaj lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
  • Më 4 nëntor 1985 Metush Krasniqi sërish burgoset dhe gjatë shtatë muaj e pesëmbëdhjetë ditëve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e të Mitrovicës, rrahet e torturohet në mënyrat më mizore. Pasi ishte i dërmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm duke mos pasur shërim ndërroi jetë. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.

PËRKUJTOHEN BJESHKËTARËT E PËRJETSHËM TË PAVARËSISË SHQIPTARE

Nga Shkëlzen Ujeza & Valdet Ermali

Ata, të tre, kanë 100 vjet që rrijnë aty te Kungji i Armëve në rreth 2.000 m. lartësi alpine, në bjeshkën e Markofçës, prej ditës së 18 shkurtit 2018 ku u vranë në pritë e përpjekje trimnore me forcat austro-hungareze. Te tre janë bjeshktarë të përjetshëm.

Te tre: Zeqir Halil Mulosmanaj (1853-1918) dhe, siç njihen në popull, “Dy Bajramat”: Bajram Niman Osmanaj i Margegajt (1878-1918) e Bajram Man Mulosmanaj i Fangut të Bujanit (1875-1918) janë nga Krasniqja e Malësisë së Gjakovës, nga familje e kulla malësore nga ma të shquarat e Dardanisë së sotme.

Të tre kanë marrë pjesë në kuvende e luftëra historike, kanë luftuar me otomanët, me serbët, me malazezët e, së fundit, me austro-hungarezët.

Të tre janë figura të shquara si luftëtarë të Lirisë e Pavarësisë Kombëtare Shqiptare., të cilët luftuan në treva etnike shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni për një Shqipëri të vetme, për një Komb Shqiptar të Bashkuar.

Te tre janë të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Të tre, sivjet, janë vlerësuar ‘Qytetar Nderi” të Tropojës.

Në nderim e vlerësim të emrit, jetës e veprimtarisë së tyre atdhetare, në 100 vjetorin e rënies së tyre te Kungji i Armëve në Markofçe, u organizua një Përkujtimore solemne e festive nga Bashkia e Tropojës, Komiteti i Veteranëve të Luftës të Tropojës dhe Familjet Mulosmanaj e Osmanaj.

Në emër të Bashkisë të Tropojës, këtë Takim Përkujtimor, pjesmarësit e atyshëm, i përshendeti nënkryetari i saj, Astrit Margjeka, i cili vlerësoi kontributet atdhetare të Malësisë së Gjakovës, të tre Dëshmorëve të Atdheut dhe përcolli mesazhet e tij zyrtare për përcjelljen e traditave e shembujve ma të mirë të historisë e kulturës tonë tek brezat e rinj të kohës së sotme.
Në këtë Takim Përkujtimor përshendeti dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, akademik Jusuf Bajraktari, i cili kishte ardhur nga Prishtina sëbashku me miq të tij nga Kosova për ta nderuar e përkujtuar këtë Ditë jubilare dhe tre Martirët e saj.

Nënprefekti i Qarkut të Kukësit, Granit Kurmeka, përshendeti në emër të këtij Qarku (që përshin bashkitë Tropojë, Has e Kukës) duke vlerësuar figurat e kontributet e tre Dëshmorëve të Atdheut dhe organizatorët e këtij Takimi Përkujtimor Jubilar.
Nga Zvicra e kishte çue një Përshendetje të mirëpritune dhe studiuesi i historisë, Gani Qarri prej Kosove, i cili ka shkrue disa artikuj studimorë enkas për figura të shquara të kullave të Bajrakut të Krasniqes së Malësisë së Gjakovës,për Mulosmanajt e Fangut të Bujanit, si për personalitetet e shquara, për secilin prej tyre: Binak Alia (Mulosmanaj), Mic Sokoli (Mulsomanaj), Shaban Binaku (Mulsomanaj) dhe për Zeqir Halili (Mulosmanaj) si dhe në këtë të fundit flet dhe për “Dy Bajramat”, për Bajram Man Mulosmanaj e Bajram Niman Osmanajn.

Nga Komiteti i Veteranëve të Luftës të Tropojës e morën fjalën e folën aty kryetari Rexhep Shpati dhe sekretari Zeqir Hasanpapaj, duke vlerësuar këta burra të historisë, kullat e tyre historike, për luftrat e kontributet e tyre deri në dhanien e jetës për një Shqipëri të vetme, të bashkuar, të zhvilluar. Ata iu dhuruan familjeve të tre dëshmorëve të Atdheut dhe një foto të secilit prej dëshmorëve, të kornizuar bukur, për t’i pasë si një kujtim tjetër në shtëpitë e tyre.

Në emër të Familjeve të dëshmorëve të Atdheut, personaliteti kulturor Lirim Mulosmani, një nga burrat e mirë të kësaj treve të Malësisë së Gjakovës, i përshendeti të pranishmit dhe shprehu vlerësime e mirënjohje për Bashkinë e Tropojës, për Komitetin e Veteranëve të Luftës të Tropojës, për Qarkun e Kukësit, për Akademinë e Shkencave e Arteve të Kosovës, për nderimet që i banë kësaj Dite, këtij Takimi Përkujtimor, tri figurave të shquara historike jo vetëm të Tropojës.

Në fund, për të pranishmit, në këtë jubile përkujtimor të 100-vjetorit të rënies të këtyre tre Dëshmorëve të Atdheut e, tashti, dhe “Qytetar Nderi” të Tropojës, Bashkia e Tropojës, në organizimin e të palodhurit e kudondodhurit për mirë në këso raste eventesh – Hasan Tahiraj (Cani), u dha një koncert artistik festiv nga artistë të Pallatit të Kulturës “Dardania”, ku u dalluan kangtari Ibrahim Muçaj me këngët për Zeqir Halilin (Mulosmanaj), Shaban Binakun e Krasniqes e Abdulla Hoxhën e Gashit, etj. si dhe Grupi i talentuar i Valleve.

Për të pranishmit, Familjet e Dëshmorëve tëAtdheut, shtrun një drekë bjeshktare në ato lartësi alpine, tek bjeshkët që maten me qiellin et ëduket sikur atje flasim me vet Zotin.

Në mbyllje të Takimit Përkujtimor ikën të ftuarit e mirëseardhun për nderimin e vlerësime, për të folur e ba homazhe, etj. dhe, aty, mebetën vetëm ata të tre, martirët e Kombit, Dëshmorët e Atdheut, luftëtari e prijësi Zeqir Halil Mulosmanaj, Bajram Niman osmanaj dhe Bajram Man Mulosmanaj, mbetën aty së bashku me bjeshktarë stinorë të verimit, mbetën aty si bjeshktarë të përjetshëm, gjithnjë në shërbim të të një Shqipërie të Vetme e të Bashkuar në kohërat euro-atlantike e globale të shek. XXI.

Ermonela Jaho dhe Placido Domingo mahnisin publikun spanjoll me “Thais”

Tenori i njohur Placido Domingo dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho kanë magjepsur publikun e Festivalit Castell de Peralada (Girona) me operën me intensitet të fuqishëm emocional, ‘Thais’ nga Jules Massenet, shkruan gazeta spanjolle ”El Pais”.

Në shtjellimin e kësaj vepre operistike, artistët e njohur kanë magjepsur publikun me zërat e tyre të fuqishëm, nën dirigjimin e korit të Teatrit Real të Madridit.

Në këtë vepër operistike murgu të ri, Athanael-it, në rolin e të cilit performon maestro Placido Domingo përpiqet të shpëtojë nga mëkatet dhe jeta e shthurur kurtizanen Thais, të interpretuar nga sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho.

Pas përpjekjeve për të kthyer Thais-in në rrugën e drejtë të Zotit e krishtërimit, murgu rrëmbehet plotësisht nga ndjenjat më të forta për të, duke kapërcyer çdo vlerë, normë e besim të predikuar me këmbëngulje më parë.

“Thais” është një ngjarje që të bën të reflektosh thellë mbi vlerat e shoqërisë, ku ndërthuren emocionet e forta shpërthyese, por edhe natyra medituese e karaktereve që e bëjnë këtë një vepër paksa ndryshe nga operat e Puçini-t apo Verdi-t. Prandaj Jaho e Domingo kanë krijuar me këto role një duet fantastik ku buron prej të dyve pasioni dhe energjia e madhe muzikore.

Ermonela Jaho tashmë njihet për role të mëdha dhe të rëndësishme, sikurse është edhe roli i kësaj shfaqjeje, ku Jaho u prezantua në rolin e Thais. Ajo deri më sot është prezantuar në teatrot më prestigjioze të botës, duke u shpërblyer shumë herë edhe me çmime të rëndësishme. Njëkohësisht Domingo është një zë i rrallë që ka fituar zemrat e spektatorëve në të gjithë botën.

”Thais” u vu për herë të parë në skenë në Operën “Garnier” të Parisit, në 16 Mars të vitit 1894.Atsh.

Alarmi i Berishës: Vuçiçi gati të bëjë gjithçka për tjetërsimin e Kosovës! Si po shitet ideja dhe kush fshihet pas…

Ish-kryeministri Sali Berisha, priti në një takim kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasditen e djeshme. Në një deklaratë pas takimit, ish-kryeministri Berisha u shpreh se Presidenti i Serbisë ka marrë përsipër të bëjë gjithçka për tjetërsimin e Kosovës “në interes së Serbisë së Madhe”.

“Këto kohë kur në projektin e Serbisë së madhe Aleksandër Vuçic ka marrë përsipër të bëjë gjithçka për tjetërsimin e Kosovës, tjetërsimin e territorit të saj në interes së Serbisë së madhe, kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, është i shqetësuar dhe kjo ishte një nga çështjet kryesore që diskutuan bashkë. Jemi të mendimit se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, është i shenjtë për çdo shqiptar dhe se Kosova ka të gjitha potencialet për të garantuar liritë e të drejtat e qytetareve shqiptare e minoriteteve në territorin e saj. Ideja e Serbisë së madhe është ideja qendrore e gjithë kësaj që po zhvillohet e po ndodh sot”, tha Berisha.

“Por mjerimi më i madh se këtë ide apo këtë flamur, Beogradi sot po e shet me argatët e tij albanofonë në Prishtinë. Përveç Vuçiç, Daçiç dhe serbomëdhenjve të tjerë s’ka njeri që mund të mendojë se në territorin e Kosovës ka qoftë dhe 1 m2 tokë serbe, s’ka njeri që mund të mendojë se kufijtë e Kosovës të njohura ndërkombëtarësh, të sanksionuar në rezolutat në organizatës së OKB-së, në projektin Ahtisari, në aktin e Pavarësisë, në marrëveshjen e Kumanovës, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga 115 shtete nga të cilat 95 përqind e tërë botës së lirë mund të vihen në diskutim në një anashkalim, në një shkelmim të institucioneve të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës për qëllime të mirëfillta serbomavie. Agim Bahtiri gjykon se Mitrovica e Veriut është pjesë e bandave të telekomanduara siç është e vërteta dhe se shumica e serbëve duan të jetojnë në paqe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë, Mitrovicën e Veriut e kudo që ndodhen”, shtoi ish-Kryeministri.

Kryetari Bahtiri theksoi se përkundrejt këtyre zhvillimeve, përpjekjet e Beogradit për aneksimin e Mitrovicës dhe copëtimin e Kosovës janë një kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Mali i Zi dërgon trupa ushtarake në kufi me Shqipërinë

Mali i Zi ka dërguar trupat ushtarake në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.

“Trupat malazeze do të përdoren nga e enjtja për të kontrolluar rajonin kufitar dhe kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë pranë pikës doganore të Bozhaj. Siguria kufitare do të sigurohet nga patrulla të përbashkëta të policisë dhe Forcave të Armatosura që do të parandalojnë kalimet e paligjshme drejt Malit të Zi, si dhe veprimtari të tjera të paligjshme në rajonin kufitar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë malazeze të Mbrojtjes.

Në muajin maj, autoritetet malazeze paralajmëruan se do të ndërtonin një gardh në kufirin me Shqipërinë, pikërisht për të parandaluar kalimin e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme. Por ndërtimi i gardhit u anashkalua si opsion dhe u vendos dërgimi në kufi i trupave ushtarake.

Në korrik, Kryeministri hungarez Victor Orban i ofroi homologut të tij malazez ndihmë për të përballuar krizën e emigracionit. Sipas Orban, Mali i Zi në këtë mënyrë do të mbrojë jo vetëm territorin e vet, por edhe të Hungarisë dhe të gjithë Bashkimit Europian. Refugjatët e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, për të shkuar drejt vendeve perëndimore të BE-së, kanë gjetur një rrugë të re, duke kaluar përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të numrit të emigrantëve në Mal të Zi. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 2113 persona të ardhur nga Siria , Pakistani, Algjeria dhe Maroku, shifër kjo që është gati dhjetë herë më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mali i Zi i ka përgatitur edhe dy vendstrehime për emigrantët e mundshëm nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika. Ata janë dy ish baza të ish Ushtrisë Jugosllave në Bozhaj, pranë kufirit me Shqipërinë dhe në Zogaj të Ulqinit.

Lekë Pervizi sjell si dëshmitar në pikturë dëshmi rrëqethëse të Kampit të Vdekjes të Tepelenës

Njëri prej këtyre dëshmitarëve që i shpëtoi vdekjes në kampin e Tepelenës është edhe Lekë Pervizi.

Për veten dhe bashkëvuajtësit e tij në kampet komuniste të Enver Hoxhës, Z, Previzi ka shkruar se, “Jemi dëshmitarë përjetues të asaj shfarosjeje sistematike e të planifikueme me gjakftohtësi të madhe nën diktatin e të huejve: jugosllavë, rusë e kinezë, për t’i zhdukun të gjithë tiparet shqiptare, si burrëninë, besën e traditat, ashtu edhe historinë, gjuhën e kulturën. Këto iu nënshtruen falsifikimit e manipulimit, sipas strategjisë së ideologjisë marksiste të zhdukjes totale të trashigimisë sonë mijravjeçare”. Dëshmitari i gjallë i këtyre vuajtjeve e terrori, sidomos në kampin e Tepelenës, ku ai vetë ka kaluar dënimin si i pa dëshiruar i regjimit komunist, Lekë Pervizi vazhdon, për më shumë se një çerek shekulli pas shembjes së komunizmit, të “rrnojë” dhe të “tregojë”, për vuajtjet e veta e të familjes së tij të ngushtë si dhe të bashkëvuajtësve të tij si vëllezër e motra shqiptare, kundërshtarë politikë të regjimit enverist. Z. Pervizi e ka dokumentuar me shkrime dhe si rrallë kush tjetër, për të mos thënë, ndoshta si askush tjetër para tij që vuanin në ish-burgjet dhe kampet komuniste të Evropës Lindore – edhe me vizatime në copa letrash — përshkroi jetën e përditshme në kampin e Tepelenës dhe vuajtjet e tmerret që ai dhe të tjerët kanë pësuar në kampin famëkeq aty.”