VOAL – Peshku i vitit 2018 është ngjala, kështu e shpalli të martën (sot) Federata Zvicerane e Peshkut.
Ngjala, e cila një kohë ishte ndër banorët kryesorë të ujërave të Konfederatës, është tashmë gjithnjë më e rrallë në lumenjtë Tiçino, Rin e Rodan. Federata ka kërkuar ndërtimin e udhëkalimeve të ngjalës në rrjedhat e lumenjve.
Ngjala kërkon kushte të veçanta, prandaj Unioni Ndërkombëtar i Ruajtjes së Natyrës e ka vënë në listën e specieve të rrezikuara, ku përfshihen speciet në prag të shfarosjes së plotë.
Komentet