Kaprollet luftojnë për të gjetur barishte dhe bimë të buta, të lehta për t’u tretur dhe me një përmbajtje të lartë energjie e proteine të domosdoshme për këlyshët që ushqejnë me gji.
VOAL – Pranverat e hershme falë ngrohjes globale krijojnë gjithnjë e më shumë probleme për popullsinë e kaprollëve në Zvicër, pasi periudha në të cilën kushtet ushqimore janë optimale dhe ato të lindjeve takohen më rrallë.
Sipas një studimi të Institutit Federal të Kërkimeve për Peizazhin e Pyjeve, Borës dhe WSL, zhvillimi i bimësisë është zhvendosur përpara 20 ditë për shkak të ndryshimit të klimës gjatë 45 viteve të fundit, ndërsa ushqyerja me gji është zhvendosur vetëm tri ditë. Një zhvillim pesë deri në shtatë herë më i ngadaltë.
Në të ardhmen ekziston rreziku që kaprolli të bëhet një specie gjithnjë e më e rrallë në pllajën zvicerane, sepse do të priret të kalojë në lartësi më të mëdha, ku zhvillimi vegjetativ fillon më vonë dhe prandaj korrespondon më mirë me periudhat e laktacionit.EB/RSI
Komentet