Vaksina: dritë jeshile për dozën përforcuese
Konfederata kishte porositur 5.3 milionë doza të vaksinës
Berna e rekomandon dozën etretë për të gjithë popullsinë që nga mosha 16 vjeç për të luftuar valën e re të Covid-19
Zyra Federale e Shëndetit Publik dhe Komisioni Federal për Vaksinimet vendosën sot, të premten, të rekomandojnë zyrtarisht dozën përforcuese të vaksinës Covid-19 për të gjithë popullatën nga 16 vjeç e lart. Deri më tani rekomandimi ishte i vlefshëm për ata mbi 65 vjeç.
“Në këtë mënyrë – thuhet në një deklaratë të përbashkët për shtyp – ne synojmë të forcojmë mbrojtjen individuale nga infeksioni dhe për këtë arsye të ndalojmë transmetimin dhe përhapjen e virusit në situatën aktuale epidemike”. Vaksinimi përforcues u është administruar më shumë se 350,000 njerëzve mbi moshën 65 vjeç dhe individëve më të rinj, veçanërisht në rrezik, të cilët kanë një rrezik shumë të lartë për t’u sëmurë rëndë. Këto kategori “duhet të vazhdojnë të kenë akses prioritar ndaj vaksinimit përforcues”, shton shënimi nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Doza e tretë e vaksinës Moderna është miratuar për moshat 18 vjeç e lart
Po sot, e premte, Swissmedic autorizoi dozën përforcuese të vaksinës Moderna, duke filluar nga mosha 18 vjeç dhe gjithmonë gjashtë muaj pas dozës së dytë. Për “përforcuesin” Moderna indikohet administrimi i gjysmë doze krahasuar me dy të parat.
Efektet e padëshiruara: 10.386 raste të dyshuara të regjistruara
Nga ekzaminimi i kryer deri më tani nga Swissmedic për efektet e padëshiruara të vaksinave kundër Covid-19, janë shfaqur 10.386 raste të dyshuara të reaksioneve anësore. Shumica e njoftimeve, ose 6765 (65%) nuk janë klasifikuar si serioze, ndërsa 3650 (35%) janë deklaruar serioze, thekson në një shënim Instituti Zviceran për Produkte Terapeutike. Të prekurit janë mesatarisht 52.1 vjeç; në rastet e klasifikuara si serioze, mosha mesatare ishte 54.8 vjeç.
Në 159 raste të rënda, njerëzit vdiqën në intervale të ndryshme pas vaksinimit. Mosha mesatare është 79.7 vjeç. Pavarësisht një lidhjeje të përkohshme me vaksinimin, “në asnjë rast nuk ka asnjë provë konkrete që vaksinimi ishte shkaku i vdekjes”, specifikon Swissmedic.
Në Zvicër, deri më tani janë administruar 11.7 milionë doza të vaksinës./rsi.ch/eb
Komentet