VOAL- Alain Berset largohet nga Këshilli Federal. Një vendim padyshim befasues, të cilin personi në fjalë sapo e ka komunikuar gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Bernë mesditën e sotme, të mërkurën.
Komunikimi i Presidentit të Konfederatës ka habitur mjaft gazetarët. Aq më tepër që më 8 qershor të vitit të kaluar, në margjinat e Forumit Ekonomik Zviceran në Interlaken, ai deklaroi se synonte rikonfirmimin në qeveri pas zgjedhjeve federale.
Kreu i Departamentit Federal të Punëve të Brendshme tashmë e ka zyrtarizuar se do të largohet në fund të vitit. Kështu përfundoi një militantizëm i gjatë në Këshillin Federal: kandidat zyrtar i PS për të pasuar Micheline Calmy-Rey, tashmë 51-vjeçari nga Friburgu, u zgjodh në qeveri më 14 dhjetor 2011.
Pas 12 vitesh në Ekzekutiv, “momenti është i duhuri për t’u larguar”, tha Berset gjatë konferencës për shtyp, duke shtuar se beson se “ka arritur sa ishte e mundur” dhe “ka dhënë më të mirën”. rsi-eb