” Koha fluturonte dhe vajzën që po rritej, e shoqëronte dilema: Përse s’mund t’a kishte ajo jetën që kishte patur më parë? Kur do përfundonte ai mall për të jatin?
Po sytë e nënës, sytë e saj, kështu do ishin përherë; kaq të trishtë?
Vitet e para të shkollës, do të ishin të rrethuara nga një hije brenge për Rushenin, që rrinte përherë e strukur tek ajo por sigurisht që vajza nuk mundej të dilte krejtësisht nga profili i një fëmijë 10 vjeç. Brenga e të jatit tashmë ishte mishëruar e bërë pjesë organike e saj me të cilën ajo gjaë ditës sillej shkujdesur për tju përkushtuar e lëshuar veten tek ajo, mbrëmjeve kur shkonte në shtrat. I jepej pa kuptuar asaj ndjenje aq sa dukej sikur pa të nuk do të bënte dot e ishin dy pellgje loti në sytë e saj, prova e vërtetësisë së kësaj brenge,
Shkolla ishte vendi ku Rusheni ëndërronte një ditë të bënte mësuesen por ishte edhe një vend tjetër ku ajo harrohej me orë e ky ishte kopshti prapa shtëpisë. Pas viteve të para të vështira, familja e saj u transferua në Durrësin bregdetar.
Shtëpia ku nisën të banonin kishte në hyrje një oborr trëndafilash i cili përfundonte pas shtëpisë me një kopësht të cilin vajza e njihte me pëllëmbë. Një vend që do e kishte zili çdo fëmijë! Përmasat e kopshtit, i zmadhonte edhe fakti i të qënurit fëmijë. Me pemë e shkurre, vogëlushja me shpirtin plot imagjinatë, gjente atje jo vetëm shkujdesjen e moshës por edhe shoqërinë me kafshët e shtëpisë.
Lidhja e saj me to ishte ndryshe nga i vëllai e motra. Ajo nuk mërzitej kurrë me kafshët e shtëpisë. Me orë i përkëdhelte duke menduar se ato ja kuptonin shenjat e fjalët që ajo ju thoshte. Shtrihej mbi bar e priste që ato t’i kërcenin rrotull e vinin putrat e tyre mbi trup dhe Rusheni ishte në gjendje t’i përshkruante sytë e tyre aq sa ti të mbeteshe pa fjalë për atë lidhje mes tyre.
– Po qan, e pyeti një ditë verë axha i cili ju afrua pa zhurmë në kopësht ndërkohë që vajza e ulur mbi bar po shihte plot përqëndrim një breshkë që ajo mendonte se ishte e sëmurë……
-Nuk nuk po qaj, po gati jam! – ju përgjigj Rusheni Shihe sa shumë po vuan breshka ime -ja ktheu ajo plot seriozitet.
Axha vështroi kafshëzën ashtu siç me bisht të syrit vështroi edhe të mbesën.
-Ti s’e din axhë sa keq më vjeni kur e shoh… ajo duket shumë e sëmurë. Shihe se sa e ngathët që është, as as të hajë nuk don…!
Axha s’e mbajti dot të qeshurën!
-Kush breshka? Hahahahaa pse ke parë ndonjëhërë breshk të shkathët ti Rusheni im?
-Jo s’janë të shpejta por unë kam dy ditë që po e shoh me vemendje, e kjo më siguri është duke ngrodhur o axhë…., dhe pasi e ktheu përmbys kafshën, e afroi aq shumë pranë fytyrës së saj duke e parë me sytë që i lëviznin majtas e djathtas plot kërshërinë e vogëlushes… Dukej sikur kafshëza vërtet priste ndihmë prej saj…
-Sikur të kishim patur një mjek për kafshët që mund t’ma shpëtonte brenshkën time! ufffffffff………..
-Mjekët e kafshëve mbesa ime, nuk lodhen me këto-por ti mos u mërzit: Mbase kur të rritesh, e meqënëse i ke kaq për zemër -sa kam frikë mos i don më tepër se mua -, na bëhesh ti veterinere vogëlushe e pastaj, pastaj as breshkat e askush nga kafshët e tua s’do mund të sëmuren…i pat thënë ai ….
Rusheni pas një shikimi të ngulur gjatë diku, ngriti menjëherë kokën dhe e vështroi axhën e në atë konvergim sysh përmes rrezeve të diellit të cilat u duk se ja ndriçuan mendimin, ajo arriti të dallojë se si mendja e tij qe zhytur në imagjinatë.
-Veterinere? …çfarë është veterinere?
-Pse të mos bëhesh Rushen? Ty të pëlqejnë librat e aty mëson se si ti ndihmosh ato…Tani mund të na duket çudi po kur ti të rritesh…, nuk i dihet, e me një fije bari në buzë Axha foli më tepër me veten se sa më të mbesën.
– pse jo -i tha, ti mund bëhesh mjeke për kafshët, Kujton ti se nuk të kam parë pak javë më parë sesi e shihje si ishte i ndërtuar trupi i një hardhuce të ngordhur? Mua më duket se ti je e prerë për këtë gjë, unë e ndjej këtë i tha – e më tepër se sa për ti hequr vajzës mërzinë por për të shijuar atë çka ai sapo kishte menduar, u ngrit e kapi Rushenin nga duart e pa ja lëshuar nisi t’a rrotullojë në mes të kopshtit nën të qeshurën e saj kumbuese.
– Axhë- pyeti vajza gjatë atij rrotullimi marramëndës duke u përpjekur të mbante ekuilibrin kur ndaluan………pa ma spjego edhe një herë si bëhesh veterinere?
– Mjeke për kafshët Rushen-i tha ai duke u munduar t’i mbante ekuilibrin…Mjeke me bluzë të bardhë e me nja çantë mjekësore që shkon shtëpi më shtëpi për të shëruar kafshët e sëmura. A të kujtohet kur na u sëmur qeni ynë që mezi e shpëtuam? Shpëtoi vetëm se veterineri pra ai mjeku i kafshëve, erdhi në kohë bukuroshja ime…
Mjekë për kafshët? – belbëzoi vajza e cila u përqëndrua në atë çka po mendonte dhe pas pak sekondash heshtjeje mes të dyve tha:
-Axhë, po sikur…..sikur ….
-Sikur çfarë Sheni im!!
-Po sikur të bëhem mjeke Axhë, domethënë mjeke jo vetëm për kafshët, por mjeke që të shëroj edhe njerëzit???
………………………………………….
……………………………………………….
– Axhë a po më dëgjon? ty a do të të pëlqente të shëronja njerëzit????
Axha ktheu menjëhërë kokën dhe i hodhi një vështrim sa 1000 fjalë! Për të parën herë, dëshira e tij e madhe për të mbesën u përputh me atë çka ajo sapo i tha! Mbase ajo copëz aq indiferente bisede aty në atë kopshtin magjik prapa shtëpisë po e vinte ushtarakun e karrierrës jo pak në mendime për fatin për të cilin vogëlushja ishte e destinuar. Ai puliti sytë e nga serioziteti jo i zakonshëm në fytyrën e tij, vajza kuptoi përshtypjen që kishin lënë fjalët e saj.
– Të lutem Rushen, mos më bëj të ëndërroj me sy hapur…Mos më detyro të mos pres dot sa të ikin vitet e të të shoh ty me bluzën e bardhë…Vërtet të pëlqen të bëhesh mjeke?? -e pyeti ndërsa u ul në gjunjë duke e mbajtur Rushenin e tij nga krahët…Ajo i pohoi pa zë e habitur jo pak nga ai ngazëllimi Axhës së saj .
Rusheni im mjeke!!! Zot mos më lër të pres! – e u ngrit duke i thënë:
-Ngreu mbesa ime, hajde se do të na “shajnë” ata të shtëpisë se u vonuam gjatë! Mua më dërguan të të marr, por u harrova këtu me çfarë sapo dëgjova. Ata në shtëpi, nuk e dijnë se çfarë ne sapo kemi vendosur e këtë do e mbajmë sekret.
Mes nesh! A m’a premton? -i tha e të dy, u futën në shtëpi.”
Komentet