VOAL

VOAL

Zëri i Amerikës: Britania në prag të referendumit për qëndrim ose jo në BE

June 21, 2016
blank

Komentet

blank

Eksperti i sigurisë: Liridona u vra sepse ka ditur diçka të rëndë për jetën e Naim Murselit

Vrasja e Liridona Ademajt ka shkaktuar një debate në opinion publik në Shqipëri dhe Kosovë. Mënyra sesi është vrarë 30-vjeçarja, ku burri i saj është porositësi i këtij krimi të rëndë ngre shumë pikëpytje.

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa tha për Panorama TV, se Liridona ka ditur diçka shumë të rëndë për burrin e saj, Naim Murselin.

Po ashtu, Softa përjashton mundësinë e elementëve të psikopatisë, pasi sipas tij nëse përmendim këtë fakt e lehtësojmë atë nga akuza.

“Fakti që ajo mund të ketë ditur diçka shumë të rëndë në jetën e tij, ka zbuluar diçka të rendë që me shumë mundësi ai ka dashur ta eliminojë si person që di diçka rreth tij.

Ka disa aludime! Mund të jenë arsyer nëse do jetë një person i tretë që mund të jetë më e mundshme, sepse një divorc që mund të ndodhte mund të shkaktonte atë që themi përvetësimi i pasurisë imazhi që mund të krijonte etj.

Por fakti që ai ka paguar para për të bërë këtë ekzekutim…edhe elemente psikopatia nuk mendoj, ne e lehtësojmë po ta themi atë”, tha Softa.

blank

Duke u marrë me “punë të mëdha”, po harrojmë shqetësimet e fëmijëve tanë- Nga FRAN GJOKA

Është thënë vazhdimisht dhe gjithnjë do thuhet se “Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja e vendit”. Kjo nuk është formale, por një e vërtetë e padiskutueshme, të cilën e pranojmë të gjithë. Ndaj për
fëmijët shoqëria njerëzore është përherë më e ndjeshme, sikurse dhe institucionet e saj, veçanërisht ato të arsimit, kulturës, shkencës apo dhe fushave të tjera që kanë prioritet të vazhdueshëm ndaj fëmijëve dhe edukimit, pajisjes së tyre me njohur të gjëra dhe të sakta sociale, shkencore, kulturore, artistike, humane dhe të traditës, drejtime këto që e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë rrugëtimit të jetës.

Jo thjesht për të shuar kureshtjen, por si një obligim për fëmijët, për të ardhmen e afërt dhe të largët të tyre, në këtë artikull do të veçonim idenë se, trinomi shkollë – familje – komunitet mbetet gjithnjë faktor primar dhe që kërkon vlerësim të vazhdueshëm për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve. Në realitetin e sotëm, kur shkolla po integrohet gjithnjë e më tej drejt standardeve bashkëkohore evropiane, kur tekstet e programet po pasurohen dhe alternohen me përzgjedhje dhe cilësia e tyre vjen e rritet, pjesëmarrja e prindërve dhe ndihmesa e tyre në të mësuar po merr rëndësi të veçantë dhe po shfaq tipare e rrugë të reja në menaxhimin sa më racional të kohës, për t’u dhënë ndihmë sa më të kualifikuar dhe efektive fëmijëve tanë. Që të realizohet plotësisht dhe pa ekuivoke ky objektiv madhor, doemos që duhen investuar energji pune konkrete edhe nga prindërit, familja që është baza e shoqërisë dhe që përgatit fëmijën për t`u futur në rrugën e shkollimit, që ta përgatit atë si një lastar të freskët, të drejtë dhe pa cene e dëmtime fizike e biologjike. Kjo është një garanci e madhe që fëmija të integrohet sa më mirë dhe sa më natyrshëm në mjedisin shkollor dhe të ecë përpara drejt rritjes dhe zhvillimit të tij të vazhdueshëm si qytetar i shoqërisë moderne.

blank
Që të edukosh dhe të moralizosh, duhet të jesh vetë një shembull jete, pune dhe edukimi. Dhe, si i tillë, je në gjendje të ndihmosh fëmijën më shumë sesa me fjalën tënde, me veprën tënde, me të
qenit qytetar dhe njeri, me karakter të fortë dhe të palëkundur për të përkrahur të renë dhe përparimtaren, kërkesat e kohës dhe të zhvillimit. Kjo nuk do të thotë që të gjithë prindërit duhet
doemos të jenë në kulmin e shkollimit, që të jen në krye të shkencave dhe zhvillimeve, sepse këto janë raste që nuk i gjen me bollëk, por në radhë të parë kërkohet që të jesh njeri dhe qytetar i denjë, që të transmetosh në jetë dhe në punë vlera njerëzore. Kjo varet nga gjithkush, nuk ka të bëj as me përgatitjen shkencore dhe sociale, por me qëndrimin njerëzor ndaj jetës, punës, njeriut. Kjo ka shumë rëndësi në edukimin e njeriut dhe veçanërisht në edukimin e fëmijëve me vlera morale dhe humane, por edhe me përpjekje për të celur përpara fëmijëve horizonte tëreja, të zgjojnë kureshtjen e tyre si dhe dëshira dhe vendosmëri për të ecur në jetë dhe për të dhënë secili ndihmesën e tij në këtë shoqëri ku ne jetojmë sot.

Koha kërkon që anëtarët e familjes të jenë model në shfrytëzimin sa më racional të kohës për t`u marrë me edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve. Kjo do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në
përgatitjen psikologjike dhe formimin me aftësitë dhe shprehitë më të nevojshme dhe më elementare për t`u integruar sa më lehtë dhe sa më natyrshëm në shoqërinë e sotme demokratike. Në këtë kuadër, fëmijët t`i edukojmë të zbatojnë me rigorozitet një regjim ditor, që, është në përputhje me orientimet dhe këshillat e specialistëve, psikologëve dhe sociologëve, edukatorëve që
kanë përvojën e punës frytdhënëse e që garanton të ardhmen e sigurt të fëmijëve. Merr kjo përparësi kjo tani në kohën e pandemisë së COVID-19 kur, jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota është mbërthyer në një krizë të gjithanshme social-kulturore dhe ekonomike dhe përpiqet të gjejë rrugët më efektive dhe më jetësore që fëmijët, si edhe të rriturit, ta përballojnë suksesshëm këtë të
keqe që i kanoset jetës së njerëzve. Natyrisht që në këtë periudhë janë krijuar edhe përvoja, madje edhe efektive në edukimin e fëmijëve, por, gjithësesi, ata janë dhe duhet të mbeten kurdoherë të
veçantë dhe të trajtohen me përparësi nga familja, shoqëria, shteti dhe institucionet e tij të specializuara.

Dihet se fëmijët nuk janë të njëjtë për të gjithë, sepse secili ka përgatitje e aftësi të ndryshme për të kapur me shpejt ose më ngadalë fjala vjen nivelin përvetësues të dijeve që merren në shkolla. Nëse nxënësve me prirje të veçanta dhe të talentuar, u mbetet më shumë kohë e lirë që të mund ta shfrytëzojnë për zgjerimin e horizontit, për të mësuar gjuhët e huaja për zbavitje, pushim etj., nuk ndodh kjo me ata që janë disi më të ngadaltë dhe që u mungon pasioni dhe dëshira, apo që edukimi i tyre i lihet spontanitetit, në radhë të parë nga ata prindër që, ose nuk i kanë kushtet e duhura ekonomike dhe sociale dhe arsimore, apo ata që neglizhojnë me edukimin e fëmijëve, duke u kënaqur vetëm me faktin se i kanë shpurë fëmijët e tyre në shkollat më të mira, se u japin para çdo ditë për të plotësuar kërkesat e tyre etj. Një prind i tillë harron se, më shumë sesa biznesi i madh që drejton, më shumë sesa ato para që ai depoziton dhe shtonë përditë në bankë, investimi i tij më i madh është dhe mbetet në radhë të parë edukimi, mirërritja dhe shkollimi i fëmijës së tij, që ai të ndjek rrugën e drejtë të dijes për t`u bërë dikush në jetë dhe jo të mburret apo të jetojë me thërrimet apo emrin e babait të tij. Sigurisht që është e domosdoshme të hiqet dorë nga privimi i fëmijëve nga aktivitetet çlodhëse, që fatkeqësisht praktikohet nga disa prindër. Pushimet e çlodhjes duhet t’u kushtojnë po aq rëndësi sa edhe mësimit sepse ato shërbejnë për freskimin e sistemit mësimor, gjë që ndikon për mirë në përvetësimin e dijeve.

Psikologët e sotëm rekomandojnë që fëmijët t`i mësojnë e realizojnë herë pas here administrimin e kohës, ato kërkojnë që brenda ditës nxënësit të dijë se çdo të bëjë dhe çka bërë. Por fëmijët nuk e kanë të lehtë që të bëjnë këtë punë në rrugë krejtësisht të pavarur, ata kanë nevojë për ndihmën e prindit, që të ndërgjegjësohen se sa kohë kanë harxhuar për gjëra të parëndësishme në dëm të
problemeve mësimore.

Psikologu Alan në librin e tij që titullohet ” Si të arrini të kontrolloni kohën dhe jetën tuaj”, këtij problem i vë shumë rëndësi. Me pak fjalë ai thotë se njerëzit më të suksesshëm e dinë mirë se ç’do
të bëjnë ditë për ditë. Kur veprohet kështu , nxënësit do të mësohen ta shfrytëzojnë kohën me projekte produktive. Kjo ka rëndësi shumë të madhe jo vetëm për kohën e shkollës por edhe si përgatitje për jetën. Ka raste që fëmijëve ua marrin kohën edhe prindërit. Jo rrallë ndodh që ata t`i ngarkojnë kohë pa kohë me punë të dorës së dytë, ose në dimër kur nuk i krijojnë kushte për
studim dhe ata detyrohet ” të përgatiten” për të nesërmen duke qëndruar pranë televizorit apo kompjuterit në mes bisedave të anëtarëve të tjerë të familjes. Vetëm ata që merren me studimin e
këtij problem, mund ta dinë se si nxënësve u humbet koha që kanë në dispozicion për t’u përgatitur për mësime. Nxënësit nuk janë gjithnjë fajtor për të mësuarit me hope. Në këto kushte s`ka se si
ndodh ndryshe. Në radhë të parë janë mësuesit pastaj vijnë prindërit që nuk përpiqen ta harmonizojnë punën, që përfundimisht ta shërojnë këtë plagë që po shfaqet dukshëm në sistemin e
punës së nxënësve. Duke qëndruar indiferent, të dy palët nuk mund të nxjerrin kurrë rezultate nga puna që po bën mësuesi. Prandaj lufta kundër të mësuarit me hope të nxënësve në shtëpi mbetet
problem përfundimtar në rritjen e cilësisë së procesit mësimor. Edhe bota e jashtme akademike, këtij problem i kushtojnë një vëmendje të veçantë, aftësinë dhe dhuntinë natyrale të nxënësve të
sotëm nuk duhet ta lëmë të na firojnë gjatë periudhës shkollore është edhe një nga objektivat e reformës së sotme arsimore. Ndodh shpesh që të dëgjosh nga goja e mësuesve e prindërve akuza
të forta si më zemërim thonë: “Janë të zgjuar , por nuk mësojnë “.Kjo akuzë prindërore ndaj mësuesve lëshohet nga ata që bëjnë pak ose aspak punë për t’i ndihmuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj mësimit. Kjo kategori mësuesish e prindërish harrojnë se shoqëria e sotme shqiptare i ka thirrur pikërisht ata që t`i edukojnë edhe këta nxënës me shpirtin e disiplinës shkencore në mësim. Psiko – pedagogët kanë provuar se po të orientohen mirë edhe mjaft nga këta fëmijë bëjnë përpjekje për të kapërcyer vështirësitë. Mësuesit në bashkëpunim me prindërit duhet të punojnë për t`i kalitur vullnetin nxënësve , që të mund të përballojnë edhe vetë kryerjen e detyrave mësimore jetësore në rrugë të pavarur.

Kjo kërkesë vlerësohet si shumë e rëndësishme dhe bën pjesë në kulturën e re të të nxënit. E parë në këtë këndvështrim me keqardhje vërejmë aty këtu në shkolla, ku mjaftohen edhe me akuza (këta janë nxënës që nuk mësojnë). Dhe s’bëjnë asgjë konkrete për t’i ndihmuar . Është fatkeqësi e madhe kur fëmijët bien në duar të disa prindërve dhe mësuesve të tillë. Prindërit e mësuesit nuk
duhet të tërhiqen nga vështirësitë që paraqet puna më këtë kontigjent nxënësish, sepse po të punohet mirë vjen një ditë kur ata shpërthejnë. Mjafton të kujtojmë edhe Ajnshtajnin që deri në
moshën 9 – vjeçare nuk fliste normalisht. Në shpirtin e çdo mësuesi duhet të ç rrënjoset mendimi antipedagogjik që dëgjohet ” Shyqyr që ikën, shpëtuam prej tyre!”. Kjo mënyrë e të gjykuarit
ndeshet në disa shkolla të mesme sidomos tek mësuesit që punojnë me klasat e para dhe të dyta. Duhet të pranojmë se mbartësit e këtyre koncepteve nuk mund të quhen me edukatorë të vërtetë.
Jeta shkollore dhe ajo prindërore ka provuar se po të veprohet me kritere shkencore dhe me përkushtim, kjo masë nxënësish mund të përmirësohet dhe të integrohet në veprimtaritë mësimore
dhe edukative. Kontrolli i shfrytëzimit racional të kohës ka mjaft vlera konkrete, se parandalon shpërdorimin e saj që është shfaqja më e rëndë e keq administrimit të mundësive reale që ka secili
për të ecur përpara. Për këtë problem në kohën e tij ka folur dikur edhe Gjergj Fishta” Si ka me u rritë, siç e lyp arsyeja e detyra po qe se prindërit nuk janë të qytetënuar e përparuar. Prandaj për në daçim që shteti shqiptar të përparojë në udhë të qytetenisë së vërtetë, përpara çdo pune tjetër duhet pasë parasysh edukata e familjes shqiptare tue ba që prindët si dhe fëmija e tyne të jenë të
qytetnuem”.

blank

‘Droga shqiptare po mbërrin në Itali falë politikës’- Media italiane: ‘Toka e Shqiponjave’ duhet të përballet me korrupsionin, rasti i Saimir Tahirit…

HuffPost Italia i ka kushtuar një artikull trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt vendit apenin, duke rikutjuar rastet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe atë të trafikantit Klement Balili.

Në shkrimi ne saj media italiane shprehet se pjesa më e madhe e drogës shqiptare po mbërrin në Itali falë lidhjeve dhe ndërhyrjes së politikës dhe se askush nuk po e ndalon këtë fenomen.

Duke analizuar marrëdhëniet mes krimit të organizuar shqiptar dhe italian në lidhje me trafikun e drogës dhe marrëdhëniet me politikën, del në pah një fakt shqetësues. Falë këtyre lidhjeve një pjesë e madhe e drogës shqiptare mbërrin në Itali. Këtë e vërtetojnë konfiskimet gjithnjë e në rritje të lëndëve narkotike. Në Shqipëri ka ende plantacione kanabisi në ajër të hapur. Droga shqiptare mbërrin në Itali nëpërmjet brigjeve të Adriatikut, një pjesë mbetet në Itali dhe pjesa tjetër shkon drejt shumë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian shkruan HuffPost Italia.

Pozita gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar ndër vite zhvillimin e kanaleve të drejtpërdrejta midis grupeve kriminale italiane dhe shqiptare, me referencë të veçantë për furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e substancave narkotike. Ka pasur gjithmonë kontakte të vazhdueshme midis grupeve kriminale shqiptare me degë në Itali dhe grupeve kriminale puliane, duke iu referuar veçanërisht atyre që veprojnë në zonën e Foggia-s, në zonën e Barit dhe në zonën e Salentos me degëzime edhe në territorin shqiptar.

Është e vërtetë që në Shqipëri ka ndërlidhje mes trafikantëve të drogës dhe politikës. Fatkeqësisht, Toka e Shqiponjave duhet të përballet me shkallën e lartë të korrupsionit të pranishëm. Kjo ka ndodhur si me qeverinë e djathtë ashtu edhe me atë të majtë. Rasti më përfaqësues i marrëdhënies mes politikës së korruptuar dhe krimit të organizuar është dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me pesë vite burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Tahiri ishte ministër i Brendshëm në Shqipëri në qeverinë e dytë Rama, nga viti 2013 deri në vitin 2017, kur u detyrua të braktiste detyrën për shkak të akuzave për përfshirje në trafik droge, shkruan media italiane më tej.

Ndërlidhjet ekzistojnë edhe me mafiozët italianë. Hetimet e shumta nisin që nga hetimi nga Guardia di Finanza e Katanias, me operacionin e quajtur “Rosa dei Venti”, që çmontoi një rrjet kriminal italo-shqiptar të akuzuar për importimin e tonëve kanabis nga Shqipëria në Itali për mbi 20 milionë. euro. Që atëherë, në vitin 2018, deri më sot kapjet e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali janë shumëfishuar me shifra eksponenciale.

Në vitin 2023 në Brescia një sekuestrim i madh me vlerë mbi 3 milionë euro i dha një goditje të rëndë një organizate kriminale italo-shqiptare që importonte drogë në Itali. Në Treviso u sekuestruan gjithsej 420 kilogramë drogë me vlerë të shitjes me pakicë që vlerësohet në mbi 34 milionë euro. Në Romë tashmë qarkullon droga kryesisht shqiptare dhe mbizotërojnë kartelet “shqiptare”.

Ka edhe disa trafikantë shqiptarë droge me lidhje në Itali. Moisi dhe Florian Habilaj, të konsideruar si drejtues të kartelit të Vlorës dhe tashmë të njohur për autoritetet gjyqësore dhe policore italiane, rikujton HuffPost. Vëllezërit Habilaj trafikonin drogë drejt Italisë dhe Greqisë. Marrëveshja e fshehtë mes politikës dhe trafikantëve përfshinte edhe Italinë.

Për të kuptuar përfshirjen e politikës mund të marrim si shembull rastin e Klement Balilit të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge tashmë në vitin 2006. Pronar i hoteleve të shumta luksoze në bregdetin shqiptar, atij iu besua transporti në rajonin e Sarandës në vitin 2014 edhe pse ai ishte në kërkim për shkak se ndaj tij ishte lëshuar një flet-arrest ndërkombëtar. Sot është i dënuar pasi iu dorëzua drejtësisë shqiptare në këmbim të uljes së madhe të viteve të burgimit.

Fitimet nga trafiku dhe tregtia e drogës janë të mëdha dhe paratë e drogës janë gjithashtu joshëse për politikanët. Në Shqipëri, partitë politike dhe fushatat elektorale shpesh financohen me të ardhura nga trafiku i drogës. Krimi i organizuar, politika dhe ekonomia janë shpesh të ndërlidhura në një rrjet të ndërlikuar interesash të përbashkëta dhe një sërë përfitimesh reciproke, theksohet në artikull.

Ashtu siç ndodhi në Itali, edhe në Shqipëri, organizatat më të rëndësishme kriminale kanë arritur të hyjnë në politikë, ekonomi, financa, media dhe në aktivitete sociale e kulturore. Ata kontrollojnë territorin, krijojnë mirëqenie, prodhojnë investime dhe gjithashtu ndikojnë aktivisht në politikën shqiptare. Qeveria shqiptare duhet të zbatojë ndryshime serioze legjislative në të ardhmen e afërt, duke filluar nga Kodi i Procedurës Penale dhe Penale, për të forcuar masat represive ndaj anëtarëve të organizatave mafioze. Modeli për të frymëzuar është padyshim ai i luftës kundër mafies italiane.

Prandaj do të jetë e nevojshme të forcohet siguria e burgjeve; luftimi i krimit të organizuar dhe lidhjeve me politikën dhe botën ekonomike; të luftohet korrupsionin në mënyrë efektive; të përdoret izolimi total i të burgosurve të rrezikshëm për të parandaluar komunikimin e tyre të jashtëm me organizatat kriminale; dhe të konfiskohen pasuritë e mafias. Një tjetër nga problemet me të cilat do të përballet Shqipëria është sistemi i saj gjyqësor, i cili duhet të reformohet dhe të përmirësohet, duke e mbrojtur mbi të gjitha nga korrupsioni dhe ndërhyrjet politike që cenojnë besueshmërinë dhe efektivitetin e saj, përmbyll shkrimin media italiane./bw

blank

Skenari makabër i Naim Murselit për vrasjen e Liridonës pas darkës me fëmijët

Të mërkurën, Naim Murseli i kërkoi bashkëshortes që së bashku me fëmijët të dilnin në një darkë, e cila në fakt ishte një plan mizor për ta vrarë atë. Një përmbledhje rreth vrasjes makabre të 30-vjeçares.

Naim Murseli dje doli për herë të parë para gjykatës si i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt. Të mërkurën në mbrëmje ai e kishte marrë bashkëshorten e fëmijët dhe kishin shkuar për të darkuar në një restorant në Graçanicë. Për Liridonën, bashkëshorti i saj kishte përgatitur një skenar mizor për t’ia marrë jetën atë natë.

Ky personazh, i njohur kryesisht nga rrjetet sociale, ku postonte fotografi me ata që konsiderohen si “elitë” dhe VIP, kishte arritur të siguronte edhe një pozitë në Qeverinë e Kosovës, e cila i ishte besuar nga Behgjet Pacolli më 2017, asokohe Ministër i Jashtëm, natën kritike do të përgatiste shfaqjen më të shëmtuar të jetës së tij.

Grabitja. Ky ishte skenari. Naim Murseli kishte thënë të mërkurën në Polici se persona të maskuar ua kishin zënë pritën dhe i kishin plaçkitur. Hetuesve u kishte thënë se ata ua kishin marrë gjërat me vlerë si paratë dhe telefonat. Nga kjo situatë, ai kishte thënë se ishte detyruar t’i largonte fëmijët nga vetura dhe se aty kishte mbetur bashkëshortja e tij, Liridona Ademaj, e cila u vra me plumb në qafë në Bërnicë të Prishtinës.

Skenari i Murselit ka edhe sfondin e tij. Fillimisht ai e kishte bindur bashkëshorten Liridonën të ktheheshin nga Suedia për të jetuar në Kosovë. Plani i tij si duket ka nënkuptuar edhe blerjen e një shtëpie që do ta vendoste çiftin dhe fëmijët në Kosovë për të nisur jetën e re.

Pasi kishin marrë vesh për vrasjen, familjarët e Liridona Ademajt kishin kërkuar menjëherë që ta shohin atë. Ndërkohë që kishin shkuar nga Gjakova në Prishtinë, Naim Murseli po jepte deklaratë në Polici.

Gjykata Themelore e Prishtinës dje bëri të ditur “dyshimin e bazuar” për planin e vërtetë të Naim Murselit për ta privuar nga jeta “në mënyrë dinake” bashkëshorten e tij. Në marrëveshje me Naim Murselin, Gjykata thotë se Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë e qëlloi me plumb në qafë Liridona Ademajn, pasi bashkëshorti i saj dhe fëmijët u larguan “kinse për të ikur”. Dorasin, ai e kishte pajisur edhe me armën me të cilën ishte kryer krimi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Disa orë para vrasjes, Naim Murseli ishte takuar me Kushtrim Kokallën, djalin e dajës së tij, duke i thënë se “sot duhet të kryhet kjo punë”. Takimi kishte ndodhur në 9:30 në mëngjes, sipas dosjes së Prokurorisë.

Ky takim, sipas Prokurorisë, e pasonte një takim të rreth një jave para vrasjes, kur të dy kishin folur për “problemet bashkëshortore” dhe ku Kushtrim Kokalla i kishte thënë Naim Murselit “unë ta zgjidhi këtë punë”.

Sipas vendimit të gjykatës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin takuar në një pompë të derivateve, ku dorasi iu kishte treguar atyre se “merret me gjithçka”.

Të nesërmen, pas “grabitjes”

Pas policëve, Naim Murseli do t’ua përsëriste të nesërmen të njëjtin version edhe familjarëve të bashkëshortes, të cilët patjetër që kishin pyetje, shumë pyetje, ndoshta më shumë dhe më ndryshe prej policëve. Më kryesorja: si e la gruan të vetme në veturë duke u përballur me persona të maskuar e të armatosur?

“E kam pyet fort mirë. Naimi na kish pasë pre në besë neve. Kur e hetova unë më së pari… se kurrë njëherë një palë fjalë një yrnek këtu nuk m’i tha. Thashë Naim qysh ke puna që m’u vra çika, shpëtove ti e shpëtuan edhe dy fëmijët tjerë. Qysh ke puna, tregom pak diçka. Nisi të më tregonte. Tha ‘kemi qenë duke ecë rrugës dhe më ka dalë një njeri me pistoletë në dorë dhe më ka thënë gruaja ndale se hajnat’. Tha ‘e kam ndalë kerrin’. Thash a doli kah ana jote a kah ana e çikës. Jo tha, ‘kah ana jeme’. Thashë e qysh dole ti përjashta. Tha ‘po unë e çela derën teme, e i kam kapë edhe dy fëmijët’. Ani thashë a ta dhanë lejën për me i kapë ti edhe dy fëmijët tjerë me ikë teposhtë andej e me m’u vra çika në kerr, a qysh ke puna? ‘Edhe ika nja 5-600 metra a 1000 metra kam ecë veç me fëmijë’. Thashë a dëgjove farë krismash? Tha ‘po i kam ni dikur krismat’. Thashë e sa herë? ‘Nuk e di as vetë’. Po mirë thashë po të veti çikën qysh e le në kerr ti? Jo, tha ‘Liridonës ia lypën paret’. Ani thashë a ia dhatë? ‘Po do ia dhamë e Liridona nuk ia dha çantën e… Aty e kam hetu unë”, tha Hajdar Ademaj, babai i Liridonës, duke rrëfyer për bisedën e parë me Naimin pas krimit.

Edhe Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, tregoi për dyshimet e tyre të para të enjten.

“Më tha ‘unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra pas nuk ish kanë Liridona’. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku është nana? Dyshimet tona aty filluan”, tha ai.

Leonard Ademaj tha se Naim Murseli nuk i ishte përgjigjur në telefon ndërsa shoferi i tij i kishte treguar se kishte qenë në hotelin Sëiss Diamond “ulur, tu hangër e tu pi”.

“Ai nuk dëshironte me hi me pa”, tha Leonard Ademaj, duke treguar se si Naim Murseli nuk kishte dashur ta shihte trupin e pajetë të gruas së tij. “Aty filluan edhe dyshimet tjera”, tha vëllai i 30-vjeçares.

Dita e varrimit dhe e arrestimit të Naim Murselit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij

Naim Murseli e mbajti në dorë arkivolin e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt të premtën, kur ajo u varros në Cërmjan të Gjakovës.

Qindra njerëz e ngushëlluan atë ditë, para se Policia ta arrestonte. U arrestuan edhe Granit Plava, dorasi, dhe Kushtrim Kokalla, një ushtar i FSK-së, si i përfshirë në planin për vrasjen e Liridona Ademajt. Dorasi deklaroi në Polici se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për ta vrarë Liridona Ademajn. Edhe Naim Murseli fillimisht e pranoi në Polici se pagoi për vrasjen e gruas së tij.

Para Gjykatës

Naim Murseli të dielën doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij, Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

Naim Murseli i ndërroi fjalët dje, kur deklaroi në seancën dëgjimore se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe se kishte qenë i rrezikuar edhe vetë.

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, citohet të ketë thënë ai, sipas vendimit të gjykatës.

Avokati i tij, Ahmet Ahmeti tha se Naim Murseli “nuk është fare i involvuar” në këtë krim. Dorasi Granit Plava edhe avokati i tij Skender Gojani nuk e kundërshtuan caktimin e paraburgimit. Edhe Kushtrim Kokalla dhe avokati i tij Ndec Dodaj i quajtën “të përgjithësuara” dhe “të paargumentuara” kushtet për caktimin e paraburgimit.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Motivi?

Familjarët e Liridona Ademajt besojnë se përfitimi nga sigurimi i saj jetësor në Suedi mund të jetë motivi i vrasjes. “Unë vetëm e di se çika ka qenë e sigurume atje në Suedi. E kjo ka sigurim të madh, që me e gjetë gjë, merr pare të madhe. E unë veç qaty dyshoj, që e ka mbytë për me ia marrë q’atë sigurim. Kurrgjë tjetër”, tha Hajdar Ademaj, babai i saj. Po kështu mendon edhe Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, shkruan Gazetaexpress.

“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Mundet me qenë që ka mundur me mbetë pa pare, me pasë borxhe edhe me e privu nga jeta motrën tonë me ia marrë paret e sigurimit”, tha ai. Me kërkesë të familjarëve, trupi i Liridona Ademajt sot u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës dhe u varros në fshatin e saj të lindjes, Rracaj, pasi Prokuroria e miratoi këtë kërkesë të familarëve, të cilët thonë se besojnë në drejtësi.bw

blank

Meksikë, gazetarja e rrëmbyer dhe kërcënuar rikthehet në detyrë

VOA/Cristina Caicedo Smit

Gazetarja meksikane Maria Teresa Montaño u ka mbijetuar kërcënimeve me vdekje dhe një rrëmbimi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cristina Caicedo Smit nga Toluca në Meksikë, gazetarja nuk pranon të heqë dorë nga detyra e saj për të hetuar mbi korrupsionin dhe keqbërjen. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e ka nderuar atë me Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit

Këmbëngulja, kjo është fjala që përdor Maria Teresa Montanos kur u pyet se pse ajo ende vazhdon të punojë si gazetare investigative në Meksikë.

“Pavarësisht rreziqeve gjatë viteve të fundit, jam kthyer për të përfunduar misionin tim”, thotë për Zërin e Amerikës gazetarja María Teresa Montaño.

Me një eksperiencë 30-vjeçare, gazetarja mbulon çështjet e korrupsionit, qeverinë lokale dhe politikën për faqen e saj të lajmeve “The Observer” në qytetin Toluca. Por shkrimet e saj nuk mirëpriten nga të gjithë. Në gusht të vitit 2021 ajo u rrëmbye nga tre burra të armatosur.

Sulmuesit e kërcënuan gazetaren për tre orë, e detyruan të tërhiqte para në disa bankomat dhe i morën të gjitha pajisjet e saj. Ajo thotë se sulmuesit e paralajmëruan që të mos e raportonte rrëmbimin.

“M’u desh që të largohesha nga vendi sepse më kërcënuan se do të më vrisnin”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Në Meksikë rrëmbimi i gazetarëve është bërë diçka e zakonshme. Në muajin nëntor tre gazetarë u rrëmbyen në shtetin Guerro dhe u mbajtën për disa ditë.

Një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, Meksika regjistroi mbi 12 të vrarë nga radhët e shtypit vetëm gjatë vitit 2022, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, shkurtimisht CPJ.

“Vazhdojmë të shohim zyrtarë publikë që nuk e respektojnë lirinë e shtypit në vend. Në Meksikë, grupet e krimit të organizuar janë të gatshme të përdorin dhunë ekstreme për të mbrojtur interesat e tyre dhe për ta, gazetarët janë një objektiv legjitim”, thotë Jan-Albert Hootsen me Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Mungesa e drejtësisë i rrit rreziqet, thotë ai.

“Në Meksikë nuk ka asnjë të dënuar për më shumë se 95% të krimeve kundër gazetarëve, sipas të dhënave që kemi regjistruar”.

Rrëmbimi i gazetares Montano ende mbetet pa përgjigje edhe pse ajo e bëri denoncimin tek zyrtarët e shtetit dhe zyra e posaçme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe gazetarëve, të cilët i caktuan një truproje, për të paktën gjatë kohës në qytetin Toluca. Por gazetarja thotë se është e shqetësuar pavarësisht rojës për ta mbrojtur atë.

Pas rrëmbimit ajo i largoi fëmijët e saj nga Toluca dhe u largua nga Meksika për pak kohë.

“Më kapi një depresion i thellë dhe nuk mund të vazhdoja më. Kisha momente aq të rënda sa nuk mund të ngrihesha nga shtrati”.

Por ndjenja e profesionit dhe faqja e saj e re e lajmeve dhe verifikimit të fakteve, “The Observer” bënë që ajo ta merrte veten.

“Pas rrëmbimit, mendova se gazetaria kishte marr fund për mua, por pastaj e kuptova se ishte një thirrje. Shumë gjëra më prisnin. Një portal lajmesh dhe një ekip që prisnin kthimin tim dhe më duhej të kthehesha. Doja të kthehesha për të përfunduar atë që kisha filluar”.

Një tjetër motivim, përkushtimi i saj ndaj së vërtetës.

“Është e nevojshme të inkurajohet një shtyp i lirë që i bën publike çështjet që kanë rëndësi. Devijimin e politikanëve, çfarë gabimesh bëjnë dhe kush janë ata, në mënyrë që njerëzit të marrin vendimet e duhura”.

Disa javë më parë, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e nderoi atë me Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit me motivacionin për raportimin e saj të guximshëm.

blank

Policia angleze e alarmuar: 1700 kriminelë nga Shqipëria lëvizin të lirë në Britani! Kanë ardhur me gomone dhe kamionë

Policia angleze thotë se të paktën 1700 kriminelë nga Shqipëria po ecin të lirë në Britani.

Bosët e drogës, kontrabandistët e njerëzve, mashtruesit dhe trafikantët e seksit besohet të jenë në mesin e individëve aktualisht të arratisur, raporton Daily Mail.

Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri në një përpjekje për t’i vënë ata para drejtësisë.

Besohet se të gjithë të dyshuarit mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone dhe kamionë.

Shifra u bë publike ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla javën e kaluar për të diskutuar mbi trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, shkruan më tej gazeta britanike.

Një burim i brendshëm tha: ‘Policia e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë, të cilët policia shqiptare i furnizoi shumë shpejt. Policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shtetasit që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të fillojnë konfiskimin e fitimeve të paligjshme si prona, para, bizhuteri dhe automjete në Shqipëri.’

Në fillim të këtij viti, mbreti i drogës Denis Xhelili, 38 vjeç, një emigrant shqiptar, u burgos me dhjetë vjet pasi dyshohet për trafik kokaine dhe heroine në Britaninë e Madhe.

Zyra e Brendshme tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ishin të prirura të synonin ‘financat e paligjshme, korrupsionin, narkotikët dhe krimin e organizuar të imigracionit’.syri.net

Image

blank

“Mamin e harruam në veturë”- Vëllai i Liridonës zbulon çfarë i thanë dy fëmijët e motrës

Vrasja e Liridona Murselit (Ademajt) me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murselit, ka tronditur gjithë Kosovën dhe Shqipërinë.

 

Njëri nga vëllezërit e Liridonës, Leonard Ademaj ka folur për RTK-në, ku ka treguar fillimisht çka i ka thënë bashkëshorti i Liridonës, Naimi pasi ajo ishte vrarë.

Një ditë pas vrasjes, Leonardi thotë se Naim Murseli nuk e hapte telefonin.

Dyshimet e tjera, sipas vëllait të së ndjerës, lindën kur Naim Murseli hezitonte ta shikonte trupin e gruas së tij.

“Edhe Naimin e kem marrë edhe shkuam me pa. Po tha  mundësinë me pa Liriodnën veç nëse keni probleme shëndetësore mos e këqyrni. Thash jo more unë jam rritë me të, dua me pa. Ai nuk dëshironte  me hi me pa. Aty filluan edhe dyshimet tjera. I tha djali i mixhës ec Naim se s’bon kështu ke jetu 13 vjet me të”, theksoi ai.

Leonardi thotë se në ditën e varrimit e ka thirrur në të njëjtin numër, të cilin një ditë më herët Naimi i kishte thënë se ia ka vjedhur grabitësi.

blank

 

Dyshimi tjetër ishte te gjërat me vlerë që kishte Liridona, për të cilat atë natë ai kishte thënë se iu vodhën.

“Kur shkova në mjekësin Ligjore ne i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çka ka pas Liridona i ke brenda. Nëse hajnat e kanë vjedh, Liridona ka pasur ari shumë, ia kishin marrë arin. Por, jo arin  tha e ke këtu”, vazhdon rrëfimin për RTK-në, Leonardi.

Ai thotë se vrasja e motrës së tij ka ndodhur brenda makinës.

Por, cilat mund të jenë motivet e këtij akti mizor?

“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Ose mund me kon që ka mundur me mbet pa pare, me pas borxhe edhe me privuar nga jeta motrën tonë me ja marrë paret e sigurimit“, shpreh dyshimin e tij, Leonardi.

Familjarët e Liridonës kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj nga Cermjani dhe varrosjen e saj në fshatin Rracaj, aty ku edhe jetojnë familja e ngushtë.

Leonardi tregon se çfarë i kishin thënë fëmijët në momentin e vrasjes së inskenuar përmes grabitësve.

Mamin e harruam në veturë, i kishin thënë fëmijët, dajës së tyre.

“Atë ditë ka ndodhur krejt rasti. Djali e kish pas shtrënguar dorën shumë. Kur jam shkuar në polici mu ka ofruar më ka përqaf, dajë tha hajni mi ka lyp paret po unë s’ia kom dhënë e ka qel dorën i kish pas paret aty“, rrëfen ai.

Për këtë krim, tashmë bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, është arrestuar si i dyshuar që ka urdhëruar me pagesë autorin për t’a vrarë gruan.

Ndërkohë policia ka arrestuar edhe personin e tretë që dyshohet se është bashkëpjesëmarrës në këtë krim. Të tretë pritet të dalin para Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda të dielën (3 dhjetor).

blank

Krejt çfarë dihet për vrasjen e Liridonës

Protestë e mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave. Dhjetor 2022.

Krenare Cubolli

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin G.P dhe N.M, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Mediat lokale në Kosovë e kanë identifikuar bashkëshortin si Naim Murseli.

Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar, është edhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se seanca e parë për tre të dyshuarit është caktuar për 3 dhjetor, në orën 9:30.

“Murseli e ka porositur vrasjen”

Betimi për Drejtësi – medium i specializuar në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë – ka raportuar, bazuar në burime se, i dyshuari Naim Murseli e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen për bashkëshorten e tij.

“Burime të ‘Betimi për Drejtësi’ bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës”, është thënë në raportimin e këtij mediumi.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Policia e Kosovës ka thënë se ka kryer bastisje në Gjakovë dhe ka arritur të sekuestrojë armën, me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.

“Do ta zhvarrosim trupin”

Rasti i vrasjes së 30-vjeçares është dënuar rëndë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur vrasjen si “krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar”.

“Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.

“Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar që rasti të trajtohet me urgjencë.

Mllef, posaçërisht, ka nxitur fakti se Naim Murseli është parë duke marrë pjesë në varrimin e bashkëshortes.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se familjarë të Liridonës, synojnë ta zhvarrosin trupin e së ndjerës nga Gjakova, ku është varrosur, pas dyshimeve se bashkëshorti ka dorë në vrasjen e saj.

Liridona Ademaj, jo Murseli

Në reagime e sipër në rrjete sociale, disa kanë kërkuar që Liridona të njihet me mbiemrin e vajzërisë, Ademaj, dhe jo Murseli, të familjes së burrit.

blank

Disa janë shprehur të alarmuar me dhunën kundër grave, disa i kanë vënë fajin mendësisë patriarkale për raportimet sistematike për dhunë, dhe kanë kërkuar më shumë siguri për gratë.

Në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, më 3 dhjetor është thirrur një protestë pas vrasjes së Liridonës.

Në orën 11:30 është planifikuar të mbahet një marsh drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë, me thirrjet ndal femicidit.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë, UN Women, femicidi përkufizohet si vrasje e qëllimshme që lidhet me gjininë, që mund të jetë e nxitur nga rolet e stereotipizuara gjinore, diskriminimi ndaj grave dhe vajzave, raportet e pabarabarta të pushtetit midis grave dhe burrave, apo normave të dëmshme shoqërore.

Në periudhën janar-nëntor, në Kosovë janë raportuar rreth 2.000 raste të dhunës në familje. Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, 90 për qind e viktimave të kësaj dhune kanë qenë gratë dhe vajzat.

Në Kosovë, më 25 nëntor ka nisur fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me baza gjinore”.

Në aktivitetin e mbajtur më 27 nëntor, të titulluar “Ato janë ne”, Haxhiu tha se dhuna në familje është shndërruar në fenomen në Kosovë.

Vetëm në vitin 2022 në Kosovë janë vrarë tri gra – për të tria rastet, fajtorë ose të dyshuar kanë qenë bashkëshortët e tyre.

Në periudhën 2010-2022 në këtë shtet janë vrarë 50 gra.

Në Kosovë, rastet e dhunës në familje mund të raportohen në numrin 0800 19 999.

Linja telefonike e Mbrojtësve të Viktimave është 0800 11 112.

blank

VIDEO- Dreshaj: Shqipëria duhet të ngrihet në këmbë përpara se historia të na fshijë

Përshëndetje të gjithëve, unë jam Xhuljana Dreshaj, anëtare e Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike. Vitet e fundit jeta ime ka qenë e ndarë mes Greqisë ku kam lindur, rritur e studiuar dhe Shqipërisë, ku jam munduar gjithmonë ta mbaj fort lidhjen. Nje lidhje që vjen si thirrje e tokës amë për fëmijët e saj. Ajo ndjenja që ti i përket kësaj toke.

Sot në vendin tim nuk gjej me asnjë nga miqtë e fëmirisë, sepse të gjithë kanë ikur. Jeta i është bërë e pamujtur për shkak të padrejtesive dhe mungesës së meritokracisë. Diku janë tretur për të gjetur qetësinë që të jep një shtet serioz, ku sundon drejtesia e ku padrejtesitë nuk prekin deri shportën dhe jetën e perditshme. Truri shqiptar shndrit në katër anët e botês duke boshatis nje vend që Zoti e ka bekuar.

Po ikin te rinjtë dhe sipas sondazheve të fundit rreth 80% e saj dëshirojmë dhe planifikojnë të largohen.

Shqipëria po vdes!

Ikja e trurit të Shaipërisë nuk është një largim i zakonshëm sië shprehet qeveria, është më e larta në rajon dhe në të gjithë Europën.

Çfarë është zgjidhja jonë si parti politike për të kthyer këto njërëz të cilët janë lënë jetime në rrugët e botëve, pa shtet, pa atdhe?

Shumë e vështirë është t’i bindim shqiptarët kundër një propagandë të strukturuar dhe të paguar nga arka e shtetit. Mijëra rrogëtarë të administratë punojnë për të dekurajuar shqiptarët dhe për ti shtyrë ata të largohen.

Demokracia nuk është një e mirë që e merr një herë dhe e ke përherë. Kur demokracine e marrin peng, ka vetëm nje rrugë: AKSION!

Kur vendi boshatiset ka vetëm një zgjidhje: TË REAGOJMË.

Kur varfëria estreme dhe padrejësia rritet ka vetëm nje detyrë: TË NGRIHEMI!

Sot nuk zgjedhin ne shqiptarët, por bandat vendosin kryetarët e tyre të Bashkive. Ata emërojnë edhe drejtuesit e policisë e pse jo edhe ministra.

Sot shqiptarët votojnë e nuk zgjedhin sepse opozitës i mohohet çdo e drejtë kushtetuese. I vidhet emri, sigla, drejtuesi e megjithatë 600 mijë patriotë ja dolen ti numërohejj vota me 14 maj, pavarsisht të gjithave.

Imagjinoni sikur te numërohej çdo votë.

Sot brutaliteti i sulmeve ndaj opozitës janë unike për një vend që pretendon që është akoma demokratik. Demokratet janë lodhur keta 10 vite por gjithmonë kanë treguar, që janë në lartesinë që historia i ngarkon.

Hapat më të mëdhenj që janë bërë keto tre dekada, që nga rrezimi i regjimit kriminal, janë hedhur nga qeveritë demokrate.

Gjithmonë kanë qëndruar në këmbë perballeë çdo tiranie dhe persekutimi në emër të interesit kombëtar. Këtë duhet ta themi dhe te jemi krenar.

Vendi jonë ka nevojë te zgjohet nga giumi, ka nevojë për aksion.

Rinia, më moshuarit, diaspora duan aksion dhe Partia Demokratike duhet ti thërrasë në AKSION e saj për permbysien e ketii regimi ge nuk lodhet me as te fshehë natyrën e tij.

Shqipëria duhet të ngrihet në këmbë në emër të të tashmes, në emër të të ardhmes. Është detyrë që historia na ka ngarkuar e duhet t’i përgjigjemi para se historia te na fshijë.

blank

Sonja Biserko: Perëndimi e ka toleruar Beogradin! Rusia po shkakton tensione në rajon

Presidentja e Komitetit të Helsnikit në Serbi, Sonja Biserko, ishte e ftuara e Amela Ferkos në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në SYRI TV.

Ajo tha se Perëndimi e ka toleruar shumë Beogradin dhe ngjarjet në Banjskë ishin një sinjal se ka potencial për destabilitet në rajon.

“Ngjarja në Banjskë ishte një sinjal se ka potencial për të shkaktuar destabilitet në rajon. Grupi serb nuk e pranon realitetin dhe nuk e ka mbyllur këtë çështje. Veriu i Kosovës dhe jo vetëm, duket se është në një problematikë. Ajo që ndodhi ishte një sinjal alarmi për Perëndimin, sepse duket se e ka toleruar shumë Beogradin, duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur zhvillimeve në terren, sidomos armatosjes së Serbisë,” tha Biserko.

Sipas saj, Beogradi në vend që të pranonte situatën dhe të merrte masa, nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura. “Kjo tregon mungesën e dëshirës së Beogradit për të trajtuar këtë çështje,” tha ajo.

“Pas situatës në Ukrainë, Rusia duket se ka një tendencë për të nxitur aktorët, sidomos Serbinë, për të shkaktuar tensione dhe konflikte, në mënyrë që vëmendja të shkojë në Ballkan dhe të largohet nga Ukraina. Kjo është situata aktuale”, theksoi Biserko.

Sipas saj, Serbia nuk është gati për procesin e integrimit evropian, pasi nuk ka bërë progresin e nevojshëm për t’u reformuar.

Biserko tha se duket se Beogradi po ashtu nuk është gati të vërë në zbatim ndonjë pikë të Marrëveshjes së Ohrit dhe se dialogu që po zhvillohet vjen vetëm për shkak të presionit dhe jo sepse Serbia është gati të pranojë realitetin.

“Për mendimin është në interesin e nacionalistëve të Beogradit që të përshkallëzojë tensionet në rajon. Po ashtu është edhe në interes të Rusisë. Reagimi i Beogradit me mbështetjen e Rusisë është që të marrë një shpagim për atë që ndodhi në vitet ’90,” tha Biserko.

Ajo foli për një transformim rus të Serbisë. “Rusia perceptohet si mbrojtësi kryesor dhe kjo është e pavërtetë dhe as nuk përputhet me faktet historike,” shtoi Biserko.

blank

Çfarë parasheh draft-statuti për Asociacionin?

Sandra Cvetkoviq

Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në draft-statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili u hartua nga zyrtarët evropianë.

Në Qeverinë e Kosovës nuk deshën ta komentojnë atë, ndërsa burime të REL-it në Bruksel konfirmuan se është njëri nga draftet e fundit, i cili, megjithatë, mund të pësojë disa ndryshime të vogla.

Ky dokument për themelimin e Asociacionit duhet t’i ofrojë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit komunitetit serb në Kosovë.

Mes tjerash, ai parasheh qartë mundësinë e mbështetjes financiare të Asociacionit nga ana e Serbisë, si dhe “një kanal efikas dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale”.

Kompetencat e tij janë arsyet përse autoritetet në Kosovë kanë refuzuar, deri tash, ta formojnë Asociacionin.

Për të, Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshje në Bruksel, në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në Kosovë thonë se, si i tillë, Asociacioni mund ta kërcënojë funksionalitetin e brendshëm të shtetit, ashtu siç është rasti i Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se disa nga parimet e Marrëveshjes për Asociacionin nuk janë në vijë me Kushtetutën e vendit, por theksoi se ato mund të harmonizohen në përputhje me të.

Pas shumë vitesh të përpjekjeve të pasuksesshme të bashkësisë ndërkombëtare që Prishtina dhe Beogradi t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre për këtë çështje, BE-ja njoftoi në fund të tetorit se atyre u është dorëzuar një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit.

Vendet e tjera perëndimore – SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Italia – e mbështetën atë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha për herë të parë se draft-statuti për formimin e Asociacionit është “i pranueshëm”, sepse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Dokumenti u pranua edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Autoritetet serbe thanë publikisht se ai është në përputhje edhe me Kushtetutën e Serbisë dhe me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut me Kosovën.

Kompetencat dhe marrëdhëniet me autoritetet qendrore

Pjesa e draft-statutit të Asociacionit që u referohet kompetencave të tij, specifikon se ky organ ka të drejtë të miratojë vendime, rregullore, udhëzime dhe deklarata.

Gjithashtu ka kompetenca të plota mbi nivelin lokal, përkatësisht në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.

Në pjesën për marrëdhëniet me pushtetin qendror thuhet se Asociacioni nuk do t’i cenojë apo anashkalojë autoritetet kushtetuese dhe ligjore dhe kompetencat e tyre, si dhe nuk do t’i cenojë në asnjë mënyrë marrëdhëniet kushtetuese dhe juridike ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, gjatë përmbushjes së qëllimeve të tij.

Shtohet se marrëdhëniet me autoritetet qendrore do të bazohen në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e informacioneve në frymën e promovimit të demokracisë, multietnicitetit dhe shoqërisë së integruar, në përputhje me ligjet aktuale të Kosovës.

Po ashtu, Asociacioni ka të drejtë të iniciojë apo të jetë palë në procedurat para gjykatave, përfshirë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nëse vendimet apo veprimet e ndonjë institucioni ndikojnë në ushtrimin e kompetencave të tij në përputhje me statutin.

Struktura organizative dhe buxheti

Në bazë të draft-statutit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, përveç simboleve të tij, do të ketë edhe kuvendin, kryetarin dhe nënkryetarin, mekanizmin këshillëdhënës, administratën dhe zyrën për ankesa.

Organi kryesor i Asociacionit duhet të jetë kuvendi, i cili miraton propozime për ndryshime ose amendamente të statutit, miraton rregullore, vendime ose deklarata.

Gjithashtu, kuvendi i Asociacionit do të jetë ai që emëron dhe shkarkon kryetarin dhe nënkryetarin.

Përveç kryetarit, kuvendi duhet të ketë së paku dy nënkryetarë. Anëtarët e kuvendit zgjidhen nga anëtarët e kuvendeve komunale, të cilat janë anëtare të Asociacionit.

Selia e Asociacionit duhet të jetë në Mitrovicën e Veriut – njëra prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sa i përket financimit, parashikohet që Asociacioni ta ketë buxhetin e tij, të cilin do ta menaxhojë “me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente”.

Specifikohet, po ashtu, se Asociacioni duhet të ketë një llogari në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Asociacioni mund të financohet nga buxheti i tij, kontributet nga anëtarët e tij, institucionet qendrore, donacionet, si dhe nga mbështetja financiare e institucioneve të tjera vendase ose ndërkombëtare, përfshirë Serbinë.

Buxheti dhe shpenzimet duhet të jenë nën mbikëqyrjen e BE-së për një periudhë pesëvjeçare.

Asociacioni duhet të përbëhet nga komunat me shumicë serbe në Kosovë, të cilat aktualisht janë dhjetë: Graçanica, Shtërpca, Parteshi, Ranillugu, Kllokoti, Novobërda, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Megjithatë, çdo komunë tjetër në Kosovë mund t’i bashkohet atij nëse ajo dëshiron.

Çfarë është e re?

Përveçse thuhet se Asociacioni nuk do të jetë ndonjë nivel i tretë i qeverisjes, theksi vihet edhe te çështja e menaxhimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovë.

Këto institucione janë pothuajse të vetmet që nuk janë integruar asnjëherë në sistemin e Kosovës.

Të gjitha institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë veprojnë nën Ministrinë e Arsimit të Qeverisë së Serbisë.

Këtu bëjnë pjesë: institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme, si dhe universiteti me seli në Mitrovicën e Veriut.

Ndërkaq, për institucionet shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë, përgjegjëse është Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë.

Përveç shtëpive të shëndetit apo ambulancave lokale, ekziston edhe një qendër klinike spitalore në Graçanicë – afër Prishtinës – dhe në Mitrovicë të Veriut, si dhe një qendër shëndetësore në Partesh.

Draft-statuti parashikon që këto institucione të bëhen private, nën ombrellën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe që Serbia të japë “kontribut financiar”.

Sektori privat i arsimit dhe shëndetësisë

Specifikohet se institucionet arsimore dhe shëndetësore në Kosovë do ta kishin “statusin e institucioneve të huaja private” dhe se do të merrnin leje, përkatësisht licenca pune, në përputhje me ligjin aktual të Kosovës.

“Kurrikula është e rregulluar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në draft-statut.

Megjithatë, nuk është ende e qartë se si do të ishte plan-programi arsimor në këtë rast, marrë parasysh se Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme sa i përket historisë apo gjeografisë.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, dhe vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj.

Në draft-statut thuhet se institucionet arsimore dhe shëndetësore mund t’i shfrytëzojnë objektet që i ka financuar Serbia, por se kjo nuk do ta pengojë sistemin ekzistues arsimor dhe shëndetësor të Kosovës.

Thuhet, po ashtu, se Asociacioni do të ketë kompetenca të plota në lidhje me arsimin, që nënkupton bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve, prezantimin e politikave arsimore para autoriteteve qendrore, ofrimin e mbështetjes ligjore dhe financiare për anëtarët e tij, këshillimin e autoriteteve qendrore në lidhje me kurrikulat e Serbisë, ofrimin e këshillave për ndryshime dhe plotësime në ligjin për arsim, e kështu me radhë.

Diplomat do të lëshoheshin dy herë, si në sistemin e Kosovës ashtu edhe në atë serb, dhe do të njiheshin nga të dyja vendet.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do t’i ketë pothuajse të njëjtat kompetenca edhe në fushën e kujdesit shëndetësor, përkatësisht do ta lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve në lidhje me përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe dytësor, do ta prezantojë politikën shëndetësore dhe sociale para autoriteteve qendrore, do të financojë projekte të infrastrukturës, pajisjeve dhe materialeve të tjera mjekësore, do të financojë ose mbledhë fonde për asistencë sociale etj.

Kultura, zhvillimi ekonomik, planifikimi hapësinor, kthimi…

Sipas draft-statutit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet t’i promovojë dhe mbrojë të drejtat e anëtarëve të tij në fushën e kulturës, gjuhës dhe fesë.

Kjo nënkupton, mes tjerash, financimin e projekteve që lidhen me trashëgiminë kulturore brenda “kufijve administrativë” të Asociacionit, si dhe mirëmbajtjen, rehabilitimin apo ndërtimin e trashëgimisë kulturore.

Asociacioni, gjithashtu, duhet të ketë kompetenca të plota në nivel lokal kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik dhe duhet të ofrojë ndihmë financiare në këtë fushë.

Kompetenca të plota në nivelin lokal janë paraparë edhe për planifikimin hapësinor – urban dhe rural.

Draft-statuti përmend edhe kthimin në Kosovë në përputhje me Rregulloren për Kthimin e Personave të Zhvendosur, të vitit 2018, dhe ligjet aktuale.

Kjo rregullore është miratuar nga Qeveria e Ramush Haradinajt dhe ka të bëjë me krijimin e kushteve të nevojshme për arritjen e zgjidhjeve të përhershme për personat e zhvendosur brenda Kosovës dhe në rajon, në periudhën prej 28 shkurtit 1998 deri më 31 mars 2004.

Rregullorja parashikon ndërtimin e banesave për të kthyerit dhe për personat e zhvendosur brendapërbrenda, prona e të cilëve vlerësohet se ka dëme të konsiderueshme ose është dëmtuar plotësisht. Ata në kategorinë e rëndë marrin materiale ndërtimi dhe ndihmë punësimi, ndërsa atyre të kategorisë së mesme u ofrohen materiale ndërtimi ose paketa të pjesshme ndihme, varësisht numrit të anëtarëve.

Përgatiti: Valona Tela
blank

Prokuroria në Hagë: Thaçi, Vesli, Selimi kanë zbuluar identitetin e disa dëshmitarëve të mbrojtur gjatë vizitave që kanë pasur në qendrën e paraburgimit

Gentiana Kadrija

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është duke hetuar çështjet që ndërlidhen me kufizimin e komunikimeve për të akuzuarit pranë Gjykatës Speciale në Hagë. Në një përgjigje të shkurtër për Radion Evropa e Lirë, mbrojtja e Thaçit tha se do të dorëzojë vërejtjet relevante pas përfundimit të të gjitha hetimeve.

Nevenka Tromp, ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, thotë për Radion Evropa e Lirë se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, do të rikthejë në diskutim narrativën se “të gjitha gjykimet kundër shqiptarëve të Kosovës dështojnë për shkak të frikësimit të dëshmitarëve”.

Çfarë ndodhi?

Më 23 nëntor, trupi gjykues urdhëroi kufizimin e përkohshëm të kontakteve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, duke ndaluar çdo vizitë nga njerëz jo të privilegjuar. Aktualisht, vizitat lejohen vetëm për ekipin e mbrojtjes.

Vendimi pasoi kërkesën e Prokurorisë që t’i kufizojë vizitat për shkak të “përpjekjeve për të penguar procesin gjyqësor”.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë shkelur urdhrat e Trupit Gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose duke shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit”, tha kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, në parashtrimin drejtuar trupit gjykues.

“Regjistrimet tregojnë se Thaçi ka abuzuar vazhdimisht me vizita jo të privilegjuara, ka dhënë udhëzime se si dëshmitarët duhet të dëshmojnë dhe i ka udhëzuar vizitorët të kontaktojnë me dëshmitarët në emër të tij”, shtohet në parashtrimin e prokurorisë.

West kërkoi pezullim të komunikimeve jo të privilegjuara, përfshirë vizitat [personalisht apo me zoom], telefonatat, komunikimet me shkrim, si dhe kërkoi monitorim aktiv të të gjitha komunikimeve që mund t’i bëjnë të akuzuarit.

Sipas prokurorisë, tre të akuzuarit kanë zbuluar identitetin e disa dëshmitarëve të mbrojtur gjatë vizitave që kanë pasur në qendrën e paraburgimit.

Në dokumentin e prokurorisë thuhet në disa raste, të akuzuarit u kanë thënë vizitorëve që t’i udhëzojnë dëshmitarët e mundshëm se çfarë të thonë kur të dëshmojnë në sallën e gjyqit.

Çfarë tha Gjykata?

Gjykata Speciale, apo Dhomat e Specializuara, ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorisë, duke ndaluar çdo vizitë nga njerëz jo të privilegjuar.

Sipas vendimit të trupit gjykues, informacioni i vendosur para panelit sugjeron se ekziston rrezik real që informacionet konfidenciale të zbulohen nga individë që nuk kanë të drejtë t’i marrin ato.

“Zbulimi i paligjshëm i një informacioni të tillë mund të ndikojë negativisht në mbrojtjen efektive të viktimave dhe dëshmitarëve dhe integritetin e procedurave”, tha trupi gjykues në vendimin e përkohshëm.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë një takimi të mërkurën me shoqërinë civile dhe mediat në Prishtinë, tha se ky vendim nuk është marrë “pa arsye”.

“Gjykatësit janë duke i marrë shumë seriozisht përgjegjësitë e tyre. Unë nuk jam këtu që t’i mbroj ata, por, më duhet të them se nëse do të isha në vendin e tyre, do të veproja njësoj”, tha Trendafilova.

Ajo bëri të ditur se vendimi përfundimtar lidhur me kërkesën urgjente të ZPS-së për kufizim të komunikimit, do të merret pasi të dëgjohen të gjitha palët.

Sipas saj, vendimi i përkohshëm për kufizim të komunikimeve nuk përfshinë avokatët dhe disa nga familjarët tyre.

“Gjyqtarët do të vendosin se kush nga familjarët e afërt mund t’i vizitojë”, tha Trendafilova duke shtuar se “takimet e tyre [akuzuarve] me avokatët e tyre nuk mund të limitohen apo monitorohen”.

Selia e Gjykatës Speciale u vendos në Hagë në mënyrë specifike për shkak të drojës nga frikësimi i dëshmitarëve, “marrë parasysh që bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për shkak se të dyshuarit e mundshëm, nga pjesë të caktuara të shoqërisë së Kosovës mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, kishte deklaruar Qeveria e Holandës qysh në vitin 2016, kur mori vendimin e saj për ta vendosur këtë gjykatë në këtë shtet.

“Prokuroria do të përfitojë nga përgjimi i bisedave”

Nevenka Tromp, e cila për më shumë se një dekadë ka qenë hulumtuese në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, vlerëson se ekipet mbrojtëse të të tre të akuzuarve duhet t’i përgjigjen parashtresës dhe “të reagojnë ndaj të gjitha fakteve relevante dhe kërkesave të prokurorit”.

“Në parashtresën e ZPS-së është kërkuar gjithashtu që të pandehurit të ndahen nga njëri-tjetri në mënyrë që të mos ndajnë me njëri-tjetrin vizitorët dhe të mos diskutojnë mes tyre për dëshmitarët dhe provat. Ajo që kërkon ZPS-ja mund të kundërshtohet me alternativa nga avokatët mbrojtës, për shembull një minimizim më i mirë i vizitorëve – moslejimi i askujt që figuron në listën si dëshmitar i mbrojtur i ZPS-së të vizitojë; të shtohet në formularin për vizitorët nëse një vizitor do të kundërshtonte regjistrimin e vizitës së tij”, thotë Tromp.

Sipas saj, ZPS-ja do të përfitojë nga zbulimi i bisedave në qendrën e paraburgimit duke rikthyer kështu në diskutim narrativën se “të gjitha gjykimet kundër shqiptarëve të Kosovës dështojnë për shkak të frikësimit”.

“ZPS-ja ka shumë për të përfituar me zbulimin e numrit të përzgjedhur të bisedave të përgjuara: justifikon për botën e jashtme pse ZPS-ja refuzoi lirimin e përkohshëm të të pandehurit derisa pritej fillimi i gjykimit; rikthen diskutimin për narrativën se të gjitha gjykimet kundër shqiptarëve të Kosovës dështojnë për shkak të frikësimit dhe kërcënimit të dëshmitarëve; të përgatisë terrenin për çdo lirim të mundshëm – duke e justifikuar me vështirësinë për të gjetur dhe mbajtur dëshmitarët”.

“ZPS-ja ka, gjithashtu, një arsye legjitime për të mbrojtur integritetin e procesit ligjor dhe dëshmitarët që ndërhyjnë në të dyja palët duhet të sigurohen se pjesëmarrja e tyre në proces potencialisht nuk do të rrezikojë sigurinë e tyre apo të familjes së tyre. Do të jetë shumë interesante të lexohet se si ekipet e Mbrojtjes do t’i përgjigjen parashtrimit të ZPS-së”, thotë Tromp.

Autorja e librit “Gjykimi i papërfunduar i Millosheviqit”, thekson rëndësinë që palët të kenë parasysh respektimin e konfidencialitetit të procedurave.

“Është e një rëndësie të madhe që avokatët e mbrojtjes të shpjegojnë dhe mbrojnë linjat e tyre nga çdo shkelje aksidentale e konfidencialitetit në të ardhmen. Është krejt e pamundur të kuptohet përse u lejuan fare dëshmitarët e Mbrojtjes apo të Prokurorisë të vizitonin të pandehurit në qendrën e paraburgimit. Kjo situatë është dashur të parandalohet institucionalisht – nga sekretaria që koordinon vizitat, por edhe nga avokatët mbrojtës të cilët duhet t’i këshillojnë të pandehurit për çështjet që kanë të bëjnë me vizitorët”, thotë Tromp.

Më shumë se dy vjet në paraburgim

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi si dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

 

Gjykimi ndaj tyre ka filluar në prill të këtij viti dhe deri tani kanë dëshmuar 37 dëshmitarë të prokurorisë, ndërsa në total, ZPS-ja ka paralajmëruar mbi 300 dëshmitarë në këtë proces gjyqësor.

Prokuroria i akuzon ish-krerët e UÇK-së për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat.

Gjykata në Hagë u krijua pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante akuza për trafikim organesh.

Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020.

Në aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së nuk përfshihen akuzat për trafikim organesh.

Përveç gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, aktualisht në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet procesi kundër Pjetër Shalës, i akuzuar për krime të pretenduara të luftës.

Për krime të luftës deri tani Gjykata Speciale ka shpallur një aktgjykim të shkallës së parë kundër Salih Mustafës, i dënuar me 26 vjet burgim. Lidhur me këtë vendim, Apeli do të vendosë në mesin e dhjetorit të këtij viti.

Në këtë gjykatë po zhvillohen edhe procese kundër administrimit të drejtësisë, për çka deri tani janë shpallur dy vendime fajësie.

Gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit. ZPS-ja ka bërë të ditur se operacionet janë zhvilluar në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Operacionet, për të cilët nuk është dhënë detaje, janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Gjithashtu gjatë këtij viti, Specialja ka intervistuar disa persona në Prishtinë, të cilëve u kishte konfiskuar telefonat, në mesin e tyre edhe ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i cili kishte punuar si këshilltar i Thaçit.

Gjykata Speciale është kundërshtuar nga organizatat e dala nga lufta në Kosovë dhe individë të tjerë me kritikën se kjo gjykatë nuk po i ndjek krimet serbe.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë 13 mijë njerëz, shumica prej tyre shqiptarë, kurse rreth një milion shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Sipas të dhënave, më shumë se 1.600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

Fushata bombarduese e NATO-s kundër caqeve të forcave serbe, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Shteti i Kosovës ende nuk njihet nga Serbia, vend me të cilin, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është në negociata për normalizim të marrëdhënieve që prej vitit 2011.


Send this to a friend