Tërmeti i sotëm në Shqipëri sipas Institutit Gjeologjik Amerikan.
Klikoni linkun e mëposhtëm për të parë hartën interaktive të Institutit Gjeologjik Amerikan.
Qytetarët kanë njoftuar se sot në orën 10:00 do të mblidhen para SPAK ku do të dorëzohet libri “Albanian Files” i firmosur nga protestuesit dje në shesh.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.
Ndërsa në orën 19:00 do të mbahet protesta e cila organizohet çdo ditën në Tiranë, kundër Ramës. Kjo është protesta e 32 , e cila vijon pandalur nga shqiptarët me një mesazh të qartë, largimin e Ramës. bw
Eurodeputetja italiane e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Cristina Guarda, e cila mori pjesë në protestën e 30-të qytetare të zhvilluar në Tiranë, vlerësoi mobilizimin e qytetarëve, duke e cilësuar atë një mesazh të fortë në mbrojtje të natyrës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
Në një intervistë për News24, Guarda tha se vizita e saj në Shqipëri kishte për qëllim njohjen nga afër të situatës në vend dhe zhvillimin e takimeve me qytetarë, shoqërinë civile dhe aktorët politikë.
“Si grup i Gjelbër në Parlamentin Europian, ne ndiheshim shumë afër protestave, meqenëse ato filluan nga çështjet mjedisore. Por, nga perspektiva jonë, ne padyshim vumë re se po ndodhte diçka më shumë. Dhe donim të shihnim jo vetëm vendet, por edhe të flisnim drejtpërdrejt me njerëzit, të flisnim me shoqërinë civile, të flisnim edhe me politikanët, në mënyrë që të kuptonim më mirë se çfarë po ndodh këtu në Shqipëri”, u shpreh eurodeputetja.
E pyetur nga gazetari i News24, Erion Kaçorri, se si e vlerëson mobilizimin qytetar dhe mesazhin që ai përcjell, Guarda u shpreh se ishte e impresionuar nga pjesëmarrja dhe karakteri paqësor i protestës.
“U ndjeva shumë krenare për ju, sepse ndjeva se ky mobilizim po i thërret njerëzit nga histori të ndryshme, të moshuar, të rinj, fëmijë, familje së bashku në një mënyrë paqësore, dhe ndjeva një mesazh vërtet të fuqishëm. Që sot e kësaj dite shohim edhe në Evropë që ndoshta nuk e vlerësojmë aq shumë atë që kemi, ligjet dhe mundësinë që kemi, dhe duke parë njerëz që po ngrihen për t’u dëgjuar, për të mbrojtur natyrën dhe të drejtat e njeriut, e ndjeva mesazhin shumë të fuqishëm”, deklaroi ajo.
Grupi i protestuesve kanë lënë Policinë e Tiranës menjëherë sapo mësuan se të arrestuarit para parlamentit ishin dërguar në Komisariatin nr. 1.
Një numër i madh i tyre kanë marshuar të organizuar nëpër rrugë, duke krijuar edhe një atmosferë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” apo “Lironi çunat tanë”.
Ky marshim ka krijuar edhe një trafik mjetesh, ku drejtuesit e tyre janë sensibilizuar me protestuesit duke ndaluar makinat apo përshëndetur me rënie të borive.
Ndërkohë që në Komisariatin nr. 1 ka pasur një tjetër grup protestuesish e qytetarësh që janë solidarizuar me 6 të arrestuarit që mbahen të izoluar. Panorama
Gjashtë protestuesit e arrestuar pas protestave te Kuvendi, janë dërguar te Komisariati i Policisë Nr.1. Avokati i tyre Gentian Serjani ka deklaruar se nuk është ngritur ende asnjë akuzë ndaj tyre sepse nuk ka shkelje.
Ai ka thënë se nuk është lejuar të takohet me klientët e tij.
“Gjashtë të shoqëruarit janë tek Komisariati Nr.1.
Deri tani policia nuk ka ngritur akoma një akuzë për ta sepse nuk ka asnjë shkelje ligjore.
As ne avokatët nuk po na lënë t’i takojmë të shoqëruarit e protestës. Nuk ka ende një justifikim për arsyen, janë lejuar vetëm Avokati i Popullit dhe deputetët.
Do të qëndrojmë këtu sepse po mbahen në mënyrë të padrejtë deklaroi Serjani. bw
Qytetarët, të cilët janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e protestuesve që u shoqëruan më herët për shkak te tensioneve para Kuvendit, theksuan se protesta e orës 19:00 ka filluar.
Ata iu bënë thirrje shqiptarëve që t’iu bashkohen përpara Policisë.
“I bëjmë thirrje çdo qytetari të bashkohet në protestë, se protesta e thirrur në orën 19:00 ka filluar. Një ngjarje e paprecendentë ka ndodhur, protestuesit paqësore janë arrestuar para parlamentit dhe e gjithë Shqipëria duhet të vijë këtu.”, tha njëri nga protestuesit.
Ndërsa një tjetër theksoi se nëse nuk lirojnë protestuesit e shoqëruar, do të kalojnë në mosbindje civile.
“I bëj thirrje çdo shqiptari që të na bashkohen. Ishte policia që na provokoi, ne do të jemi në mosbindje civile ose do të lirojnë shokët tanë që po protestojnë paqësisht, ose do të jemi në mosbindje civile. Le ta marrin veshtë gjithë iu bëj thirrje me shpirt e zemër që të na bashkohen.”, tha ai. gsh
Prej më shumë se tre orësh qindra protestues janë grumbulluar para Parlamentit duke e rrethuar, teksa brenda ambienteve zhvillohej seanca plenare.
Përveç thirrjeve dhe parullave për dorëheqjen e qeverisë dhe burgosjen e politikanëve të korruptuar, nuk munguan edhe mesazhet drjet ligjvënësve dhe Kuvendit.
Disa prej tyre vendosën që të shkruanin parullat edhe në rrugë, kryesisht në hyrje të Kuvendit, mbi pllaka.
“Parlament i krimit” ishte një prej tyre, e shkruajtur me spraj me ngjyrë të kuqe, teksa në distancë ishin edhe efektivët e Policisë.
Protesta ka pasur edhe tensione, teksa Policia i largoi me forcë, kurse qytetarët sulmuan me vezë makinat e deputetëve dhe hodhën thirrjet “Hajdutë” dhe “Parlament analfabet”.
Mes parullave të tjera ishin edhe “Revolucion”, “Rama f*ck you”, “Arresto Ballukun”, “Rama dorëhiqu” apo “Nuk na përfaqësoni”. Panorama
Protesta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka hyrë në muajin e dytë. Edhe sot protestuesit si çdo natë do të grumbullohen në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë.
Organizatorët theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Ata kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e 31-të, e cila përkon edhe me një muaj nga nisja e këtij mobilizimi.
Shqiptarët prej një muaji kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të hënën u mbajt edhe protesta e 30-të. Protesta u zhvendos edhe tek Universiteti Politeknik i Tiranës.
Shkak u bë një banderolë që protestuesit kanë dashur të shpalosin në ballkon, ku shkruhej “Ju erdhi fundi”.
Zhvillimin e kësaj proteste e ka pasqyruar edhe Deutsche Welle, e cila shkruan se kjo protestë ka vijuar me qëndrueshmëri.
Ndërkohë Policia e Tiranës tentoi ta ndalonte, duke shkaktuar acarimin e protestuesve. Pas disa tentativave, banderola u shpalos në ballkonin e Universitetit, mes brohorimave: “Studentët”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”.
Teksa kanë kaluar 1 muaji nga protesta e fuqishme qytetare kundër Edi Ramës, pjesë e protestës së 30-të ishin dhe një grup eurodeputetësh europianë nga PE.
Ata mbajtën fjalime në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, ndërkohë që më pas u bashkuan me qytetarë të shumtë të cilët marshuan rrugëve të Tiranës.
Eurodeputetët premtuan se do ta ndiqnin çështjen në Bruksel për të ngritur zërin e drejtë të protestës shqiptare. gsh
Kryeministri Rama i ka kushtuar rreth 10 minuta shpjegime librit ‘The Albanian Files’, në programin javor ‘Flasim’. Një botim të cilin ai e solli vetë në qendër të vëmendjes rreth 20 ditë më parë në një mjedis me gazetarë të BE-së sikurse edhe tani kur po e pohon se ka shkruar vetëm parathënien në të.
A mund të jetë kaq e thjeshtë kjo tërheqje vëmendje?!
Protesta ka shkuar sa kaq në ditën e tridhjetë. Ndaj mund të vlerësohet se përpjekja për vëmendje me anë të kësaj mënyre sikurse edhe mundësia e gjetjes së pikave të dobëta në protestë ka një kërkim të vazhdueshëm nga ana e tij. Nuk është vetëm etiketimi dhe gjetja së personazheve në të, por edhe ushqimi me fakte të reja si tek ‘The Albanian Files’ që po e bën atë. Reagimet mund të sjellin një ashpërsim qëndrimeve dhe i sjelljes së qytetarëve në protestë pasi Rama po ndjek një mënyrë vetë ofrimi “për të marrë goditje”.
Në këtë fragment të bisedës së Ramës në ‘Flasim’ del edhe një detaj tjetër që shpreh një marrëdhënie më të ngushtë mes kryeministrit dhe armatës së arkitektëve:-“…armatë arkitektësh dhe profesionistësh të jashtëzakonshëm të cilët janë pedagogë në universitetet më të mira të botës,…” Këtë vlerësim lidhjeje e jep më tej edhe shprehja e kryeministrit Rama:-“Unë besimplotë dhe i vendosur në fuqinë e arkitekturës”, dhënë për ‘The Observer’ në një artikull me titull ‘The man behind Albania’s architectural revolution’. Autori Rowan Moore kritik i arkitekturës shtron pyetjen :-“Edi Rama, kryeministri i një vendi ish komunist, po transformon mjedisin duke ndërtuar në vendit të tij me ndihmën e një “Armate Shigjetarësh”, por kush po e paguan faturën?
Kjo dhe të tjera afera apo projekte pa transparencë janë ato që lidhen me qëndresën një mujore të protestës qytetare. Media po i bën të dallueshme, por ka një rol të madh në kërkimin e informacionit dhe të fakteve. Pas Ditës së 29, qëndrimet pro dhe kundër për zhvillimet më tej nuk tregojnë se po jepen shenja të kthimit pas veç asaj të forcimit të kërkesës për; “Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit!”.
Është mbajtur protesta e 29 kundër kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet e tyre Rama jepe dorëheqjen ka vijuar edhe tubimi i mbrëmshëm. Në fjalën e tij, një protestues ka bërë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa theksoi se më 4 korrik mbahet protesta mbarëkombëtare. Gjithashtu nënvizoi se në protestën e nesërme do të jenë të pranishëm edhe 5 europarlamentarë.
“4 korriku, ditë e shtunë protestë mbarëkombëtare. Data 4 korrik është edhe dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë më të madh. Ne i përgjigjemi Ramës, “Rama jepe dorëheqjen”. Nesër këtu do jenë 5 europarlamentarë që do flasin”, tha ai. bw
Sot do të mbahet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.
Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 30-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave. bw
Albanian Files: Reinier de Graaf: Pas mandatit tuaj të pestë radhazi si kryeministër, thjesht do të vazhdonit si president i përjetshëm – ose ndoshta edhe si mbret.
Gazetarja e CNN Isa Soares publikon mesazhet e qytetarëve shqiptarë kundër Ramës: Ka dështuar si kryeministër! Korrupsion masiv, largim i të rinjve dhe varfëri
UGSHPD: VIDEO- Flamingo 🦩 VS Rama 4 – Refren ritmik për protestën: Jepe, jepe, o jepe, jepe, jepe dorëheqjen !
HOROSKOPI I JAVËS 29 QERSHOR- 5 KORRIK 2026
Qeveria e shpalli “non-grata”- Ikballe Huduti i përgjigjet Ramës: Dal në protestë kundër padrejtësive, pozitat janë amanet dhe përgjegjësi
Kreu i SPAK Klodian Braho: Në emrin e Gent Prognit nuk rezulton të jetë jetë regjistruar ndonjë procedim penal
Më 1 korrik 2024 ndërron jetë shkrimtari i madh Ismail Kadare
Dokument: Media austriake: Parlamentarja e BE-së Jutta Paulus ngre akuza: Letër nga Taulant Balla dhe Bora Muzhaqi synon të ndikojë në votim
“Rama jep dorëheqjen” Sot në orën 10:00 protestuesit mblidhen para SPAK: Do të dorëzohet libri “Albanian Files”
Këndi i humorit: Dy gra po flasin për macet e tyre
Aforizmi i ditës – 1 korrik 2026
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet