VOAL

VOAL

Zëri i Amerikës: 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

November 9, 2019

Komentet

Gazeta austriake: Shtohet presioni ndaj Ramës, opozita do protestojë sërish më 20 shkurt

Të martën në mbrëmje, në kryeqytetin shqiptar, ndodhën përplasje të rënda mes kundërshtarëve të qeverisë dhe policisë. Mijëra njerëz kërkonin në sheshin kryesor dorëheqjen e zëvendëskryeministres, e cila akuzohet për korrupsion. Presioni mbi kryeministrin Rama po rritet

KRONEN ZEITUNG

Demonstruesit hodhën koktej molotovi dhe gurë ndaj një ndërtese qeveritare, ndërsa policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës. Sipas policisë shqiptare, të paktën 16 punonjës të policisë u plagosën dhe 13 persona u arrestuan.

Përplasjet janë të fundit në një seri protestash të dhunshme që po rrezikojnë gjithnjë e më shumë sundimin e kryeministrit Edi Rama që nga viti 2013. Protestat nxiten nga udhëheqësi i opozitës, Sali Berisha. Ai është ish-kryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike me orientim të djathtë.

Tensionet politike u përshkallëzuan në dhjetor, pasi një Prokurori e Posaçme ngriti aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ajo akuzohet se ka ndërhyrë në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe ka favorizuar disa kompani të caktuara. Balluku i mohon akuzat.

Rama e quajti pezullimin e saj si një “ndërhyrje brutale në pavarësinë e ekzekutivit”.

Vetë Berisha gjithashtu akuzohet për dhënien e kontratave publike ndaj të afërmve të tij, por e mohon fuqishëm. Ai ka thirrur për protesta të tjera më 20 shkurt. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pengesa kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. SYRI.NET

France24: Shqipëria përfshihet nga një valë protestash, Rama refuzon të lëshojë Ballukun

Protestuesit antiqeveritarë u përplasën me policinë në kryeqytetin e Shqipërisë, të martën, më 10 shkurt në mbrëmje. Përplasjet ndodhën mes protestave që kërkojnë dorëheqjen e zv.kryeministres kontroverse, Belinda Balluku.

FRANCE24

Demonstruesit në kryeqytetin e Shqipërisë hodhën bomba ndezëse ndaj një ndërtese qeveritare, ndërsa policia u përgjigj me topa uji në protestën e fundit të një serie demonstratash të dhunshme që përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e mandatit të gjatë të kryeministrit Edi Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013.

Gjatë trazirave, katër efektivë policie u lënduan në përleshje, raportoi rrjeti lokal i lajmeve A2CNN.

Tensionet politike janë shtuar që nga dhjetori, pasi një njësi speciale e prokurorisë akuzoi zëvendësen e Ramës, Belinda Balluku, për ndërhyrje të supozuar në tenderat publikë për projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe favorizim të disa kompanive të caktuara, akuza që Balluku i mohon.

Balluku akuzohet për keqpërdorim të detyrës në një çështje të kontratave publike infrastrukturore, përfshirë pretendime se procedurat e prokurimit janë manipuluar për të favorizuar kompani të caktuara.

Të martën, disa persona hodhën koktej molotov dhe objekte të tjera, dhe policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji.

“Një grup zgjodhi forcën në vend të fjalëve, duke sulmuar dhe lënduar efektivë të policisë. Dhuna kurrë nuk mund të justifikohet,” tha ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Konflikti politik në Shqipëri përqendrohet tek pavarësia e drejtësisë dhe korrupsioni mes qeverisë, e udhëhequr nga kryeministri socialist Edi Rama, dhe opozitës konservatore.

Protesta e së martës nisi në qendër të Tiranës, kur mijëra mbështetës të Partisë Demokratike (PD) u mblodhën përpara institucioneve kryesore qeveritare.

Prokuroria e Tiranës e pezulloi Ballukun nga detyrat e saj, një masë juridike që u mbështet edhe nga Gjykata Kushtetuese e këtij vendi të vogël ballkanik. Megjithatë, Rama refuzon ta shkarkojë, duke argumentuar se duhet respektuar parimi i pafajësisë.

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, lideri i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për lidhje të thella me rrjete kriminale dhe korrupsion.

“Rama i ka shpallur luftë sistemit gjyqësor, dhe nëse vërtet duam të shpëtojmë Shqipërinë, duhet të largojmë Edi Ramën dhe ta shpallim armikun më të pamëshirshëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë,” tha konservatori, kryeministër nga 2005 deri në 2013.

Rama, i cili qeveris vendin që nga 2013, fitoi vitin e kaluar zgjedhjet parlamentare me shumicë absolute, duke siguruar një mandat të katërt radhazi.

6000 SHQIPTARË TË ZHDUKUR NGA DIKTATURA, PRESIN DREJTËSI ZOTI KRYEMINISTËR! Nga Besim Ndregjoni

 

Kryeministri i Shqipërisë Zoti Edi Rama në podcast e tij (se nuk i mjaftojnë mediat që i paguan vetëm për propogandën e tijë) me lot korkodili deklaroi se nuk prehen të qetë të vrarët e protestës 21 janarit, dhe kërkoi drejtësi për familjarët e tyre. Të kërkojsh drejtësi për një krim shtetror që kryhet ndaj atyre shqiptarve që kan mendim ndryshe, dhe nuk e duan një qeveri, është më se normale, dhe i jap të gjithë mbështetjen time morale qytetare dhe mbështetjen e gjithë ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, bashkëvuajtësve të mi! Por të kërkojsh drejtësi vetëm për ata që ti i ke militantë të partisë tënde, dhe të heshtësh ndaj atyre që ju u mor jeta nga ish partia që trashëgoni ju si Kryeministër, është racizëm politikë, që një Kryeministri nuk i lejohet, përkundrazi tregon urretje klasore ndaj kundërshtarve politikë, për të cilën diktatura i vrau dhe ju mori jetën mbi 6000 qytetarve shqiptarë nga gjithë krahinat e vendit.

Si forcë politike, të heshtësh për tre dekada, ndaj krimit të hidhur tragjik që i ka ndodhur kombit tënd me humbjet e jetëve njerzore të bashkombasve tuaj, është e pa pranueshme në një sistem ku jeta është shejtë, dhe të bën palë me xhelatët që i kryen këto krime.

Heshtja e juaj si Kryeministër, përball genocidit shtetrorë që kreu partia e punës Shqipërisë ndaj 6000 qytetarve shqiptarë që kundërshtonin diktaturën, është këmbanë alearmi për paqen në mes shqiptarve. Këto krime çnjerzore duhet të trondisin shtetin e ashtuquajtur demokratikë dhe duhet të ndërgjegjësojn jo vetëm Kryeministrin, Kryetarin e opozitës, por çdo shqiptar që flet shqip.

Kush ishin këta shqiptarë që u pushkatuan në kohë paqje dhe jo lufte? Ata i kishin dhënë kombit pamvarsinë, kishin ndërtuar shtetin e parë shqiptarë, ishin antifashistat e parë shqiptar ndaj pushtimit fashistë, Ata mbrojtën jetë njerzore Hebrejt, përballë makinerisë çfarosëse të nazizmit, duke rrezikuar jetët e familjeve të tyre. Me veprën e tyre humane e vendosën kombin shqiptarë në plejadën e nderit botërorë! Këta korifej të lirisë, dhe mendimit ndryshe, u vranë që Shqipëria të ishte pjesë e Europës, që vendi të kishte sistem demokratik, që qytetarët të kishin lirinë dhe pronën e tyre.

Këta martirë Zoti Kryeministër sot nuk kan një varr, dhe nuk dihet se ku i kan kufomat.

Jetët e tyre i vrau ideologjia staliniste e diktatorit më famkeq që ka njohtë Europa e pas luftës së dytë botërore krimineli Enver Hoxha. Ajo ideologji që europa e dënoi në vitin 1956, fatkeqësishte vetëm Shqipëria që sundohej nga një parti kriminele staliniste nuk e dënoi.

Dhe forca politike që doli në “90” jo vetëm nuk e dënoi këtë idologji çfarosëse por përkundrazi pranoi të kishte bashkëudhëtare, e sistemit pluralistë partinë që i kreu këto krime. Partia që drejtoni ju Zoti Kryeministër, ndrroi emrin në vitin 1991 dhe u vetquajt parti socialiste dhe që e drejtoni prej 20 vitesh! Këta familje që provuan plumbat, vuatjet dhe burgjet politike dhe dolën në liri në “90” falën që Shqipëria të mos kishte gjak, urretje, por ata kërkuan nga partia e juaj që ti dënoni këto krime. Ju si forcë politike ndoqët një rrugë të gabuar aspak ligjore dhe njerzore dhe që nuk i shërbente pajtimit kombëtar. Nën petkun e demokracisë zgjodhët të mbroni ideologjinë dhe diktaturën në rrugën e pluralizmit.

Ju sjellim në vëmendje para tre muajsh, proklamatën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në shërbim të paqes shpalli Javën antikomuniste në nëndor 2025 ku deklarohej : “Në 34 vitet që nga përfundimi i Luftës së ftohtë , bota ka dëshmuar si triumfin e demokracisë, ashtu dhe këmbguljen e tiranisë në forma të reja. Zërat e rinj përsërisin gënjeshtrat e vjetra, duke i veshur ato me gjuhën e “drejtsisë sociale” dhe “socializmit demokratik”, por mesazhi i tyre mbetët i njëtë: “hiqni dorë nga liria juaj, vendosni besimin tuaj tek pushteti i qeverisë dhe shkëmbeni premtimin e mirëqënjes me ngushëllimin e e zbrazët të kontrollit”. Amerika e refuzon këtë doktrinë të ligë.”

A refuzoi Shqipëria këtë doktrinë të ligë, Jo. Përkundrazi vazhdoi mbrotjen e diktaturës duke u fshehur mbas gënjeshtrave të pjesëmarrjes së komunistave në luftën e dytë botërore! Shqipëria heshti ndaj krimeve të diktaturës, Dy forcat politike PS dhe PD “formalisht” në 90 e shpallnin veten antidikaturë, por gjatë tre dekadave nuk e dënuan diktaturën me ligj.

Dhe zgjodhën heshtjen ndaj krimeve makabre të partisë së diktatorit Enver Hoxha.

Mbas 35 vitesh sot janë ndërtuar institucjone” formale”demokratike, por të komanduar nga partia shtet. Sot zgjedhjet janë monopol të partisë dhe jo të popullit. Nga një “shtet demokratik ku menduam në 90 të ndërtonim,” sot jemi kthyer në një shtet ideologjik partiak. Vlerat e indivitëve i përcaktoni Ju si Kryeministër, dhe jo kontributi i qytetarëve ndaj kombit. Nqs nuk i përket partisë tënde, dhe jetën ta japish për kombin nuk mund të quhesh atdhetar, por armik. Edhe diktatura Zoti Kryeministër, bënte zgjedhje “formale” me 99% votusish, e njëta gjë po ndodh tani në venditn tonë. Dy Parti kan kapur sistemin demokratikë, dhe e kan kthyer në një sistem partiak, dhe nuk e lënë as të jetoi as të vdesi.

Nqs nuk ke lidhje me diktaturën, kundërshtarit politikë nuk i lejohet të votohet, jo ma të drejtoj institucjone. Sot drejtsia është në kllapi të pushtetit ekzekutivë. Shoqëria civile, media, nqs nuk i shërbejnë pushtetit do të penalizohen. Sindikatat nuk ekzistojnë se nuk ka ekonomi tregu, por ekonomi formale dhe aspak kapital dhe bisnese që i shërbejnë zhvillimit të vendit.

Militantët që u vranë me 21 janarë , janë shqiptarë dhe duhet drejtësia të veproi!

Dhe ata djem që u vran në Vlorë në 97 nga forcat militante të partisë tuaj janë shqiptarë dhe ata duan drejtsi. Por partia e juaj Z.Kryeministër ata që vranë Besnik Hidrin, dhe Lekë Çokun që ishin të përndjekur politikë, vrasërit i banë deputetë!

Mbi 6000 shqiptarë të vrarë dhe zhdukur kufomat. 35 vite presin drejtsi Z. Kryeministër!

Sot mbas 35 vitesh 6000 qytetar bashkombas tuaj janë shqiptarë, nuk kan një varr për ti nderuar se këta martirë të lirisë nuk janë militantë politikë të forcës tënde politike!

6000 familje shqiptare, nuk kan një ditë kujtese siç e kan hebrejtë, për të i nderuar jetët e tyre. Mbi gjakun e pafajshëm të këtyre korifenjve ju politikanët e pas 90 nuk zgjodhët Kujtesen , por harresën. Këta 6000 shqiptarë kërkojnë drejtsi Zoti Rama dhe drejtuesi i opozitës Dr. Berisha. Heshtja e pozitës dhe opozitës ndaj krimit të zhdukjes së kufomave të mbi 6000 shqiptarve ju ban bashkëfajtor para shoqërisë dhe kombit shqiptar!

Të fshehur nën petkun e demokracisë luftuat për tre dekada të fshinit krimet kundra njerzimit! Dhe as nuk skuqeni, e as nuk zverdheni si shqiptar, por silli si sundues barbar, ndaj këtyre familjeve, vetëm se ato kundërshtuan diktaturën.

Familjarë e të zhdukurve skërkuan hakmarrje, por vetëm drejtsi! Sjellja e pushtetit ndaj këtyre familjeve, duke ju mohuar të drejtat më elementare të gjetjes së kufomës, është krim që sjell pasoja.

Të mendojsh se me anën e pushtetit mund të i fshish krimet dhe mund të friksojsh shqiptarët të bën bashkëfajtor me xhelatët e djeshëm që i ekzekutuan këto krime ndaj qytetarve që kërkonin Liri. Ku vemi Zoti Kryeministër? Pse hesht Dr. Berisha, ndaj krimit komunistë.

E verteta Zoti Kryeministër nuk mbulohet me pushtet as me dhunë, ajo është e hidhur por na ban qytetar të lirë të këtij vendi! Si mund ta keni ndërgjegjen të qetë kur mbi 6000 shqiptarë nuk kan mundësi të ndezin një qiri, apo të bëjnë një lutje për Gjyshin, babain, nënën, motrën , vëllain, dajën. A mund të ketë paqe Shqipëria ku ka 6000 shqiptarë janë të zhdukur.

Ku lotët e atyre familjeve nuk janë tharë, dhe Ju si drejtues të këtij vendi nuk nderonin jetët e tyre.

Sot publikishtë të bëj thirrje publike, Ju si Kryeministër, dhe Dr. Berishës si Kryetar i opozitës, në emër të të zhdukurve të komunizmit kërkoni falje publike, familjeve të 6000 të zhdukurve të partisë punës Shqipërisë. Mos pengoni ligjin për të denuar krimet e komunizmit! E kundërta që keni bërë deri tani, dhe ju kan njollosë para kombit për heshtjen tuaj. Gjaku nuk bëhet ujë thotë një fjalë e urtë shqiptare.

Drejtësi për të gjithë shqiptarët që i vrau politika enveriste për interesa të sajë!

Si katër të vrarët e 21 janarit, dhe 6000 të vrarët e të zhdukurit kufomat janë shqiptarë, bashkombasit tuaj dhe kërkoju falje dhe jepuni drejtsi! Drejtësia ndaj këtyre shqiptarve na fut në Europë, se këto ishin lajmëtarët e parë të europës në një kohe kur Shqipëria nuk mund të merrte frymë.

Kemi 35 vite që presim drejtësi për të zhdukurit, është detyra jote si Kryeministër, dhe e opozitës që drejtohet nga Dr. Berisha ta dënoni krimet e komunizmit, të kërkoni falje, dhe ta dërgoni shoqërinë drejt një pajtimi kombëtar. Kur drejtsia të veprojë e barabartë, Shqipëria do të ketë liri dhe paqe!

Besim Ndregjoni

 

 

´Shqiptarët duan ndryshim´, Burimi: Rama njëjtë si Vuçiçi e Putini, duhet datë e re zgjedhjesh!

Analisti Genc Burimi ka bërë një paralelizëm të fortë mes retorikës së përdorur nga qeveria shqiptare pas protestës së fundit dhe asaj të përdorur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme politike për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

I ftuar në emisionin ´Kafe Shqeto´ në Syri Tv, Burimi tha se populli është i vendosur për ndryshim, teksa pamjet e dhunës rrezikojnë të përsëriten nëse nuk ka një kthim në dialog.

Burimi kritikoi ashpër edhe gjuhën e përdorur nga zyrtarët qeveritarë, duke vënë në dukje se termat si “terroristë” dhe “barbarë”, të përdorur për protestuesit, janë pjesë e një fjalori identik me atë të përdorur nga Vuçiç ndaj protestuesve në Serbi dhe nga Putini. “Është ekzakt i njëjti fjalor,” theksoi Burimi, duke shtuar se kjo retorikë është “trashanike” dhe “qesharake”, pasi nuk do të arrijë të frenojë vendosmërinë e masave popullore.

Analisti i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i kthehet politikës dhe negociatave, duke sugjeruar se zgjidhja e vetme është një rikthim tek sovrani përmes zgjedhjeve të reja. “Kjo që pamë dje politikisht tregoi se këta njerëz janë sot të vendosur t’i shkojnë në fund këtij muhabeti,” u shpreh ai, duke nënvizuar se protestuesit kërkojnë një rikthim të legjitimitetit te populli.

Burimi paralajmëroi se protestat janë një element i pashmangshëm i demokracisë dhe do të vazhdojnë, pavarësisht se cila forcë politike është në pushtet. “Politikisht sot dhe njëherë, ky popull kërkon ndryshim,” përfundoi ai.

Është e rrallë të shohësh, të paktën në perëndim politikanë të zgjedhur populli që shkojnë atje ata dhe dhe rrezikojnë edhe jetën e tyre. Me këto pamje që shikon, rrezikon jetën dhe unë i bëj, me këtë rast thirrje Edi Ramës të bëjë kujdes sepse një moment duhet një zgjidhje politike, sa më shumë të vazhdojë kështu dhe kjo që pamë dje politikisht tregoi se këta njerëz janë sot të vendosur t’i shkojnë në fund.

Të ketë në Shqipëri një rikthim tek sovrani për zgjedhje të reja. Pra Edi Rama t’i kthehet politikës, negociatave, të fiksojë një datë të re për zgjedhje, për qeveri teknike, në mënyrë që këto pamje që pamë dje mos të ripërsëriten. Kjo që bën kjo qeveri janë gjëra që të thuash janë kaq gjëra të trashanike, që ju ka dalë boja.

Po të marrim parasysh fjalorin e përdorur dje nga ministrja e Brendshme apo dhe nga vetë kryetari i grupit parlamentar të PD të PS-së, Taulant Balla, dëgjuam fjalët terroristë, barbarë, fjalët edhe më keq akoma, për krahasim, është ekzakt i njëjti fjalor i përdorur nga Vuçiq në Serbinë fqinje, ndaj protestuesve në Serbi ku i trajtonte terroristë, të shitur tek të huajt. Në të njëjtin fjalor si tek Putini, si tek Vuçiqi, po që nuk do shkojnë më larg sepse sa më shumë t’i përdor këto fjalorë, aq më shumë masat popullore ndihen të vendosura për të shkuar dhe më larg.

Janë metoda qesharake sepse metoda e infiltrimit që sapo u tha e demonstruesve nga elementë të policisë, janë përdorur dhe te neve. Duhet një komision parlamentar që të rregullohen me ligj; sepse në demokraci protestat do jenë të vazhdueshme. Edhe nëse do fitojë PD-ja prapë pushtet, prapë do ketë protesta. Politikisht sot dhe njëherë ky popull kërkon ndryshim.

Ekathimerini: Përleshje në Tiranë gjatë protestës kundër korrupsionit

GREQI- Mediat greke i kanë kushtuar një artikull protestës së madhe të Opozitës në Tiranë. ‘Ekathimerini‘ shkruan se mijëra njerëz u mblodhën në protestë për shkak të korrupsionit në vend.

Gazeta greke ka raportuar se forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve, ndërkohë që mijëra përkrahës të Opozitës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë shqiptare.

Artikulli i Plotë:

Protestuesit antiqeveritarë u përleshën me policinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të martën vonë, ndërsa mijëra njerëz u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Demonstruesit hodhën bomba molotov drejt një ndërtese qeveritare dhe policia u përgjigj me topa uji, në një seri protestash të dhunshme që përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama, i cili ka ardhur në pushtet që në 2013.

Tensionet politike janë përshkallëzuar që nga dhjetori, pasi një njësi e prokurorisë speciale ngriti padi ndaj zëvendëses së Ramës, Belinda Balluku, për ndërhyrje të dyshuar në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara, akuza që Balluku i mohon.

Mijëra njerëz në sheshin kryesor në Tiranë mbanin flamuj dhe banderola dhe brohorisnin “Rama shko në shtëpi, kjo qeveri e korruptuar duhet të japë dorëheqjen.” Policia speciale me pajisje për trazira mbronte ndërtesën e qeverisë.

Zyra e Prokurorisë Speciale, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i ka kërkuar parlamentit të heqë imunitetin e Ballukut këtë javë për të mundësuar arrestimin e saj. Nuk është e qartë se kur pritet të votojë parlamenti, ku partia qeverisëse e Ramës mban shumicën, ose nëse nuk do ta votojë fare./Dosja.al

“Balluku e akuzuar për abuzime me tenderat”- “Al Jazeera” jehonë protestës së opozitës: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës pas skandaleve të mëdha të korrupsionit

Protesta e opozitës në Shqipëri ka marrë vëmendjen e shumë mediave të huaja. Al Jazeera shkruan se “Policia në Shqipëri ka qëlluar me ujë dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ndërsa demonstruesit kërkonin dorëheqjen e tij pas një skandali të madh korrupsioni.

 

“Protestuesit hodhën kokteje Molotov dhe fishekzjarrë ndaj policisë të martën në mbrëmje, e cila shpërndau turmën me uji dhe gaz lotsjellës. Përleshje ndodhën edhe pranë ndërtesës së parlamentit të Shqipërisë”, shkruan Al Jazeera.

Media raporton se më tej se “Pakënaqësia politike ka qenë në rritje që nga nëntori, kur prokurorët pretenduan se Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është gjithashtu ministre e energjisë dhe infrastrukturës e Shqipërisë, kishte ndërhyrë në prokurimin e kontratave të ndërtimit të qeverisë.

Protestuesit thonë se duan që si Rama ashtu edhe Balluku të largohen. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që parlamenti të pezullojë imunitetin e Ballukut në mënyrë që ajo të përballet me ndjekje penale”.

Më shumë se 1 300 policë u vendosën në demonstratën e së martës, vetëm dy javë pas një tjetër tubimi të dhunshëm në Tiranë. Të dyja protestat u thirrën nga Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë dhe ish-kryeministër, thuhet ne shkrimin e Al Jazeera. gsh

Media britanike jehonë protestës së opozitës: Gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve

Mediat britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull protestës së djeshme që mbajti opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në artikull ku përmendet dhe fakti që ndaj protestuesve u përdor gaz lotsjellës dhe ujë.

ARTIKULLI
Policia e rendit ndërhyri me gaz lotsjellës dhe topa uji mbrëmjen e së martës në Tiranë, pasi protesta e opozitës kundër qeverisë u shoqërua me incidente dhe përplasje. Sipas autoriteteve, një pjesë e demonstruesve hodhën kokteje Molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të sigurisë. Mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të kryeqytetit duke kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Pamjet nga protesta treguan momente tensioni, me flakë dhe mjete piroteknike të hedhura drejt kordonit policor.

Policia bëri të ditur se 16 protestues përfunduan në spital me djegie dhe lëndime të tjera, ndërsa 13 persona u arrestuan gjatë tubimit. Protesta vjen në një kohë kur qeveria përballet me akuza për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e akuzon atë për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik në favor të kompanive të caktuara dhe ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj parlamentar — një vendim që mund të merret vetëm me votim në Kuvend. Kryeministri Rama ka refuzuar thirrjet për shkarkimin e saj.

Kjo ishte protesta e tretë në muajt e fundit me kërkesë për dorëheqjen e Ramës. Mbi 1,300 efektivë policie ishin angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë. Edhe tubimet e mëparshme janë shoqëruar me incidente të ngjashme, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi protestën si një “kryengritje paqësore”, duke akuzuar kryeministrin se “i ka shpallur luftë sistemit të drejtësisë”. Ndërkohë, analisti politik Mentor Kikia u shpreh skeptik për efektin e protestave, duke theksuar se klima politike në vend mbetet e polarizuar dhe se qytetarët ndihen të zhgënjyer nga alternativa politike.
Shqipëria vijon procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe synon përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027, por organizatat ndërkombëtare theksojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat kryesore për vendin.bw

“Balluku u pezullua për korrupsion e shkelje të barazisë në tendera”, media greke: Molotovë, gaz lotsjellës dhe dhjetëra të plagosur! Ç’ndodhi në protestën e opozitës në Tiranë

Përleshje me policinë ndodhën në një demonstratë të re antiqeveritare në Tiranë, të organizuar nga opozita nën drejtimin e Sali Berishës, me dhjetëra të plagosur dhe të ndaluar, ndërsa klima politike në Shqipëri mbeti veçanërisht e tensionuar.

Kështu e ka nisur media greke Newsbomb.gr artikullin e saj në lidhje me atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin shqiptar, në protestën e opozitës që përfundoi me molotovë, gaz lotësjellës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

“Një demonstratë e re antiqeveritare, gjatë së cilës shpërthyen incidente midis protestuesve dhe policisë, u zhvillua të martën në mbrëmje në Tiranë. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, në ndërtesat qeveritare dhe Parlamentin e Shqipërisë u hodhën gurë dhe kokteje molotovi.

Policia njoftoi se të paktën 16 anëtarë të saj u plagosën, ndërsa 13 persona u arrestuan gjatë demonstratës, e cila u thirr nga ish-kryeministri i krahut të djathtë, një figurë dominuese e opozitës, Sali Berisha, një kundërshtar historik i socialistëve të kryeministrit aktual Edi Rama. Mbështetësit e Berishës kishin marrë pjesë në një demonstratë në fund të muajit të kaluar, të shtunën, më 24 janar. Edhe kjo demonstratë u shënua nga përleshje midis mbështetësve të tij dhe policisë.

Duke mbajtur pankarta me slogane të tilla si “Shqipëria, një vend me një parti”, apo pankarta me foto e Ramës dhe zëvendës kryeministres Belinda Balluku e cila akuzohet për korrupsion, mbështetësit e opozitës u mblodhën mbrëmë në qendër të kryeqytetit shqiptar.

Trazirat shpërthyen shpejt, ndërsa një pjesë e turmës hodhi kokteje Molotov, gurë dhe bomba tymi drejt ndërtesave të qeverisë dhe Parlamentit, të cilat ruheshin nga forca të forta policore.

Berisha raportoi mbrëmë se një deputet nga partia e tij u plagos dhe u shtrua në spital.

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu akuzoi protestuesit që shkaktuan incidentet se i përkisnin “krimit të organizuar”.

Jeta politike shqiptare është karakterizuar për dekada të tëra nga tensione, konflikte, madje edhe brenda Parlamentit, dhe akuza të ndërsjella midis dy partive në pushtet, qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë, për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

81-vjeçari Berisha është akuzuar personalisht për prokurim publik të paligjshëm, diçka që ai e ka mohuar kategorikisht.

Ndërkohë, qeveria e Ramës është e përfshirë nga skandalet. Të premten, Gjykata Kushtetuese konfirmoi shkarkimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një bashkëpunëtore e ngushtë e Kryeministrit Rama, për shkak të rolit të saj të dyshuar në një rast korrupsioni, i cili në këtë rast lidhet edhe me dhënien e tenderave.

Sali Berisha ka bërë thirrje për një tubim të ri më 20 shkurt”, thuhet në artikull. bw

“Opozita sërish në shesh në Tiranë, përplasje me policinë”- DW: Berisha bëri thirrje për vijimin e protestave deri në largimin e Belinda Ballukut

Fjalime politike, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, molotovë, mjete piroteknike, ujë dhe gaz lotsjellës. I njëjti skenar i protestave të mëparshme e riktheu opozitën në sheshin përpara Kryeministrisë.

 

Ndryshe nga protesta e 24 janarit, tensionet këtë herë ishin më të forta dhe rezistenca më e gjatë. Prej orës 17:00, mbështetësit e opozitës u grumbulluan përpara Kryeministrisë në pritje të fjalimeve dhe nisjes së protestes. Kulmi i saj u shënua me fjalën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha,i cili e cilësoi situatën politike si “momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit”. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij për vijimin e protestave deri në largimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.

“Për të votuar të lirë, të ngrihemi, të largojmë Ramën nga pushteti, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Berisha.

Fill pas fjalës së tij, drejt godinës së Kryeministrisë u hodhën molotovë dhe mjete piroteknike. Ndërsa Berisha valëviste flamurin kombëtar nga podiumi, protestuesit u përplasën me forcat e policisë, të cilat ndërhynë për të neutralizuar situatën.

Përplasjet u intensifikuan më pas pranë Kuvendit te Shqipërisë, ku përveç molotovëve dhe përplasjeve fizike u përdor edhe gaz lotsjellës si kundërpërgjigje nga forcat e policisë. Sipas autoriteteve, 16 efektivë policie mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, si pasojë e djegieve nga molotovët. Në Spitalin e Traumës përfundoi edhe deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, i cili u plagos gjatë përplasjeve.

Berisha: Protestat do të vijojnë
Pas shpërndarjes së protestuesve nga policia, kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi zhvillimin e një proteste të re më 20 shkurt. “20 shkurti është dita jonë, dita e fitores. Nderim protestuesve, fitore!”, deklaroi Berisha, duke sinjalizuar vijimin e aksionit opozitar.

Ky aksion i radhës i opozitës vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama dhe la në fuqi pezullimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për zëvendëskryeministren Belinda Balluku./DW

ANSA – Agjencia italiane e lajmeve jehone protestës së opozitës: Një deputet u dhunua, dhjetra protestues u arrestuan

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi Rama, pas protestave të opozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga ish-Kryeministri dhe Kreu i Shtetit Sali Berisha.

Përfundimi i fjalimit të tij ishte u shoqërua me tensione.

Ndërtesa qeveritare u godit gjithashtu nga fishekzjarre të fuqishme. Policia që ruante ndërtesën ndërhyri menjëherë. Thirrjet e përsëritura për qetësi, të drejtuara me anë të megafonit drejtuar protestuesve, u pasuan nga vendosja e topave me ujë, të cilët zbrazën sheshin përpara ndërtesës qeveritare. Disa minuta më vonë, disa qindra protestues u rikthyen, duke u përpjekur të thyenin kordonin e dendur të policisë të vendosur përpara ndërtesës. Një grup tjetër thuhet se u drejtua drejt ndërtesës së parlamentit.

Opozita po bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, duke e akuzuar atë si përgjegjës kryesor për “korrupsionin e përhapur”. Zëvendëskryetarja e qeverisë dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është hetuar për abuzime të dyshuara në të paktën tetë tendera me vlerë qindra miliona euro. Zyra e prokurorit ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra, si dhe autorizimin parlamentar për arrestimin e saj.

Më tej ANSA raporton edhe për dhunën e ushtruar ndaj deputetit të opozitës Beldion Nallbati, shoqërimin e dhjetra protestuesve në komisariate dhe lëndimet e disa efektivëve të policisë.

“Mijëra mbështetës të opozitës kërkuan dorëheqjen e qeverisë” – Washington Post: Zv kryeministres Balluku kërkohet t’i hiqet imuniteti! Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin për luftë ndaj drejtësisë

Mes mediave të huaja që kanë raportuar për protestën e opozitës mbrëmjen e kësaj të marte përpara kryeministrisë dhe parlamentit, është edhe Washington Post.

Media amerikane shkruan se mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në kryeqytet sot duke kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës, e cila akuzohet se i ka shpallur luftë drejtësisë me rastin e zëvendës kryeministres dhe ministres së pezulluar Belinda Balluku, nënë akuzë nga drejtësia.

Në artikull, thuhet se kryeministri është vënën nën kritika për faktin se nuk iu është “bindur” thirrjeve për ta shkarkuar nga detyra Ballukun, edhe pse është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera.

“Qeveria e kryeministrit Edi Rama është kritikuar ashpër për akuzat për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, por Rama i ka rezistuar thirrjeve për ta shkarkuar atë. Ka pasur kërkesa në rritje që ligjvënësit t’i heqin imunitetin Ballukut nga ndjekja penale, gjë që mund të bëhet vetëm me votim parlamentar. Prokurorët antikorrupsion e kanë akuzuar Ballukun, e cila është gjithashtu ministre e energjisë dhe infrastrukturës, për ndërhyrje në prokurimin publik për projektet e ndërtimit për të favorizuar kompani të caktuara dhe kanë kërkuar heqjen e imunitetit të saj.”, shkruan media amerikane.

Media përmend gjithashtu edhe akuzat e liderit të opozitës, Sali Berisha se shefi i qeverisë i ka shpallur luftë drejtësisë.

“Kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha, një ish-kryeministër i cili është përballur edhe vetë me akuza për korrupsion, e përshkroi protestën si një “kryengritje paqësore” në një moment kritik për Shqipërinë. Duke folur në protestë, ai akuzoi Ramën se “i ka shpallur luftë sistemit të drejtësisë”, shkruan Washington Post.

Më tej, thuhet në artikull, se Shqipëria shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe është nën monitorim të ngushtë nga blloku si pjesë e procesit të saj të pranimit, të cilin shpreson ta përfundojë deri në vitin 2027. Megjithatë, organet mbikëqyrëse ndërkombëtare thonë se vendi vazhdon të vuajë nga korrupsioni i përhapur.

Artikulli i plote:

Policia e trazirave qëlloi gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve që hidhnin kokteje Molotov dhe fishekzjarrë gjatë një demonstrate të martën në mbrëmje në qendër të Tiranës nga mijëra mbështetës të opozitës që kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Shqipërisë.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama është kritikuar ashpër për akuzat për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, por Rama i ka rezistuar thirrjeve për ta shkarkuar atë. Ka pasur kërkesa në rritje që ligjvënësit t’i heqin imunitetin Ballukut nga ndjekja penale, gjë që mund të bëhet vetëm me votim parlamentar.

Prokurorët antikorrupsion kanë akuzuar Ballukun, e cila është gjithashtu ministre e energjisë dhe infrastrukturës, për ndërhyrje në prokurimin publik për projekte ndërtimi për të favorizuar kompani të caktuara dhe kanë bërë thirrje për heqjen e imunitetit të saj.

Në protestën e së martës në mbrëmje në kryeqytetin e Shqipërisë morën pjesë mijëra njerëz. Ishte demonstrata e tretë e tillë në muajt e fundit që kërkonte dorëheqjen e Ramës. Më shumë se 1,300 oficerë policie ishin vendosur për të siguruar sigurinë. Protestat e mëparshme u bënë gjithashtu të dhunshme, me demonstrues që hidhnin kokteje Molotov dhe gurë drejt policisë dhe një ndërtese qeveritare, dhe me autoritetet që u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe topa uji. Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha, një ish-kryeministër i cili është përballur edhe vetë me akuza për korrupsion, e përshkroi protestën si një “kryengritje paqësore” në një moment kritik për Shqipërinë. Duke folur në protestë, ai akuzoi Ramën se “i ka shpallur luftë sistemit të drejtësisë”.

Analisti politik Mentor Kikia tha se nuk ka gjasa që ndonjë ndryshim i madh të rezultojë nga protestat. “Qytetarët janë mosbesues, pasi kanë votuar vazhdimisht për të keqen më të vogël për të larguar të keqen më të madhe nga pushteti”, tha ai.

“Perceptimi aktual është se nëse Rama largohet, Berisha do të kthehet. Njëri u largua nga pushteti për shkak të korrupsionit, tjetri duhet të largohet gjithashtu nga pushteti për shkak të korrupsionit”, tha Kikia.

Shqipëria shpreson të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe është nën monitorim të ngushtë nga blloku si pjesë e procesit të saj të pranimit, të cilin shpreson ta përfundojë deri në vitin 2027.

Megjithatë, mbikëqyrësit ndërkombëtarë thonë se vendi vazhdon të vuajë nga korrupsioni i përhapur. gsh

AA – Agjencia shtetërore turke e lajmeve: Mijëra njerëz protestojnë në Tiranë pas akuzave për korrupsion qeveritar

 

Mijëra njerëz protestojnë në Tiranë kundër akuzave për korrupsion, ndërsa shpërthejnë përleshje midis policisë dhe demonstruesve, duke lënë disa të plagosur dhe rrugë të mbyllura.

Një sulm me koktej molotovi u krye të martën në ndërtesën e Kryeministrisë gjatë protestave antiqeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë.

Mijëra njerëz u mblodhën para Kryeministrisë pas një thirrjeje nga Partia Demokratike (PD) kryesore e opozitës, e cila akuzoi qeverinë për korrupsion.

Protestuesit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hodhën kokteje molotovi, fishekzjarre, tymuese dhe sende të ndryshme drejt ndërtesës.

Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji. Përleshje shpërthyen gjithashtu midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë pranë ndërtesës së parlamentit.

Disa persona u plagosën gjatë protestave që zgjatën disa orë për shkak të efekteve të gazit lotsjellës dhe incidenteve të tjera.

Demonstruesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila u pezullua më 19 nëntor për akuza për korrupsion, por më vonë u rikthye në detyrë.

Qindra oficerë policie u dislokuan gjatë protestave dhe disa rrugë në Tiranë u mbyllën për trafikun.

Demonstrata antiqeveritare janë mbajtur në Shqipëri në muajt e fundit, me partitë e opozitës që janë zotuar të vazhdojnë protestat./AA


Send this to a friend