VOAL- Presidenti ukrainas iu drejtohet zviceranëve që dolën në rrugë të shtunën për të demonstruar kundër luftës: “Do të doja që ukrainasit të jetonin si zviceranët” – i pranishëm edhe Ignazio Cassis.
Presidenti i Konfederatës Ignazio Cassis mori pjesë të shtunën, së bashku me një mijë njerëz, në demonstratën e solidaritetit me Ukrainën e mbajtur në Bernë, në të cilën praktikisht foli presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Cassis iu drejtua drejtpërdrejt Zelenskit duke i kujtuar atij se populli ukrainas nuk është i vetëm. “Ju mirëpresim dhe na bën përshtypje guximi me të cilin luftoni për demokraci, liri dhe paqe, të cilat janë edhe vlerat tona thelbësore”.
Zelensky filloi duke përmendur traditën e gjatë të neutralitetit zviceran, “Unë kam qenë shpesh në vendin tuaj dhe e di se si jetoni; doja t’i sjell Ukrainës të njëjtat standarde paqeje dhe lirie që keni … kjo është një ëndërr për të gjithë ne, që të mund të jetojmë si në Zvicër, me mirëqenie, paqe dhe liri. Për ju është normale, ne duhet të luftojmë për ta arritur këtë. Ne ishim duke ndjekur këtë rrugë, kur më 24 shkurt ndryshoi gjithçka, jo vetëm për ne ukrainasit por edhe për të gjithë Evropën”.
Cassis përfundoi lidhjen me Kievin duke theksuar se i kishte bërë shumë përshtypje gatishmëria e presidentit ukrainas për të vazhduar luftën. Tiçinasi më pas njoftoi se do të udhëtojë në Poloni, në kufirin me Ukrainën, për t’u njohur me kushtet në vend. Presidenti i Konfederatës më pas thirri sloganin “Ne jemi një”, të shqiptuar në fillim të demonstratës nga ambasadori ukrainas dhe që bëri jehonë në turmë gjatë demonstratës. rsi-eb

Komentet