Iku nga kjo jetë një artist i madh, që me artin e tij na mbajti gjallë në një kohë që e qeshura ishte e ideologjizuar.
Kur ai dilte në skenë, ne ndienim se diçka ndryshe do ndodhte, do kishte befasi, art grotesk, por mbi të gjitha, do kishte kurajo për më shumë liri, për më shumë të vërtetë, për më shumë vetvetja…
Zefi u krijua si artist nga mençuria shkodrane, nga humori i hollë i atij populli, por pati fatin që të rritej artistikisht në gjirin e disa plejadave të artistëve të mëdhenj shkodranë.
Gjithçka ndryshe tek ai ishte se Zefi lindi si Zef dhe mbeti po ai, pra, arti i tij ishte ai vetë, pa ndonjë ndikim nga dikush tjetër…
E trishtë kjo ditë nëntori…!
Arti ynë u zbraz sot…
Një shoqeri pa të qeshurën, është jo e sigurt në fatin e saj. Tragjeditë na kujtojnë vdekjen dhe vdekatarët, komeditë na mësojnë që të përqeshim të keqen dhe të grajmë kah gëzimit…
Po, po, Zef Deda na ka dhuruar aq shumë gëzim gjithherë.
Të jemi në borxh , mjeshtër…!
Nga sot, qielli do qeshë më shumë e kështu , gjithë ata që do takosh asaj bote, do u sjellësh gëzimin e do të duartrokasin…
Dua të jem në këto çaste me skenë tënde, Zef i dashur…
Jemi në skeçin “ Kunati i shokut Xhemal…!
Lamtumirë…!
P.Kabo. 24 nëntor, 2023.