Selia qendrore e LDK-së në Prishtinë.
Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, LDK-ja po synon ta bashkojë të djathtën, por marrëveshja e Përparim Ramës me PDK-në në Prishtinë ka nxjerrë në pah tensione dhe mungesë koordinimi brenda partisë. A rrezikon kjo përplasje ta zbehë narrativin e unitetit që po përpiqet ta ndërtojë LDK-ja? Analistët thonë se dëmi më i madh nuk vjen nga koalicioni lokal.
“Bashkimi i së djathtës” në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), i paralajmëruar si synim i kësaj partie deri tash opozitare, po sfidohet në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Përderisa udhëheqësit e LDK-së po i finalizojnë bisedimet për një listë të përbashkët zgjedhore me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë – ku pushtetin lokal e drejton kjo parti – këtë javë u shfaqën mosmarrëveshje të brendshme.
Përparim Rama, i cili në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar u rikonfirmua në krye të Komunës së Prishtinës nën logon e LDK-së, gjatë kësaj jave lidhi marrëveshje për koalicion të qeverisjes lokale me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Pasuan largimet e drejtuesve të disa drejtorive komunale nga radhët e LDK-së, në vend të të cilëve u vendosën ata të PDK-së.
Reagimi i LDK-së, e cila Prishtinën e konsideron si bastion të saj elektoral, ishte i menjëhershëm përmes një komunikate për opinion: partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku tha se strukturat e saj nuk kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, dhe se ajo “nuk krijon obligime politike për LDK-në”.
A ka përplasje brenda LDK-së?
Rreth asaj se çfarë po ndodh në LDK e kemi pyetur nënkryetarin e partisë, Lutfi Haziri. Ja çfarë tha ai për Radion Evropa e Lirë (REL):
“Është një lloj moskoordinimi, një lloj tensionimi, por besoj që do të përballohet”.
Ai shtoi se, megjithatë, vendimi i Ramës për koalicion me PDK-në për qeverisje lokale “e ka prekur” nismën për bashkimin e së djathtës brenda LDK-së dhe të forcimit të saj para zgjedhjeve të parakohshme.
“Ia ka humbur shkëlqimin këtij procesi. Kështu do ta definoja, jo më tepër…”, u shpreh ai, duke shtuar se “për momentin, kjo është e tejkalueshme”.
Rama, ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, u shpreh “kundër çdo retorike përçarëse”, dhe e arsyetoi marrëveshjen me PDK-në si diçka të mirë në interes të qytetarëve, duke thënë se “qytetarët nuk jetojnë në parti”.

Si shihen këto zhvillime?
Politologu Dritëro Arifi konsideron se pretendimi i LDK-së për një bashkim të së djathtës në prag të zgjedhjeve të majit është ambicie me mjaft sfida, por jo e parealizueshme.
Sipas tij, praktikat e deritashme kanë treguar se partitë kundërshtare lidhin koalicione për bashkëqeverisje lokale në komuna të ndryshme.
Në këtë drejtim, ai konsideron se koalicioni i Ramës me PDK-në në kryeqytet nuk e dëmton më shumë LDK-në sesa shpërfaqja e mosmarrëveshjeve në publik.
“Kjo po e shpërfaq një tjetër anë negative të LDK-së – nuk ka koordinim të duhur… Nëse nuk arrijnë ta menaxhojnë më mirë [situatën] dhe e përshkallëzojnë situatën me këto deklarata të palogjikshme, atëherë dëmtohet më shumë lideri i partisë. Ia humb një lloj kredibiliteti, panevojshëm”, tha Arifi për REL-in.
Ai shtoi se mosmarrëveshjet brenda LDK-së reflektohen edhe në komunikatën e saj lidhur me vendimin e Ramës.
“Kjo e dëmton partinë edhe në nivel qendror, sepse po vërehet se partia nuk e ka kontrollin edhe mbi degët e veta”, tha Arifi.
Në sytë e analistit Ylli Hoxha, LDK-ja aktualisht është gjetur përballë interesave të saj për zgjedhjet në nivel qendror dhe interesave të Ramës për krijimin e një shumice për qeverisje bashkë me PDK-në në nivel lokal në Prishtinë.
Por, ai pret që udhëheqësit e LDK-së dhe Rama të jenë të kujdesshëm për të ruajtur një minimum të unitetit në parti, para zgjedhjeve parlamentare.
“Do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme që ta kthesh Vjosa Osmanin, dhe të pretendosh ta bashkosh të djathtën, ndërkaq ta humbësh kryetarin e komunës [së Prishtinës]. Besoj që do të ketë proces, i cili do ta parandalojë përshkallëzimin e mëtutjeshëm të kësaj krize”, tha Hoxha për REL-in.

Efekti në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare
LDK-ja e sheh si të menaxhueshme situatën e krijuar nga, siç e kanë quajtur në parti, “moskordinimi” me Ramën, dhe nuk pret që kjo situatë të ndikojë negativisht në rezultatin e partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Rama ka thënë se ashtu siç e ka “përkrahur pakusht LDK-në në zgjedhjet e kaluara, do ta përkrah edhe në këto zgjedhje”.
As politologu Arifi nuk pret që mosmarrëveshja e shpërfaqur ndërmjet LDK-së dhe Ramës të ndikojë në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.
“Nëse dinë ta menaxhojnë këtë çështje, po besoj që do të dalin pa u dëmtuar, dhe pa u vërejtur fare që ka pasur ndonjë jokomunikim ose keqkuptime të këtyre dy niveleve”, tha Arifi.
Edhe analisti Hoxha mendon që LDK-ja do të arrijë ta menaxhojë situatën. Në të kundërtën, sipas tij, përshkallëzimi eventual i përplasjes ndërmjet udhëheqjes së LDK-së dhe kryetarit të Prishtinës do të ndikonte negativisht në rezultatin zgjedhor të partisë.
“Konsideroj se të gjithë këta aktorë kanë një pjekuri minimale se [një situatë konflikti] do të bëjë dëm”, tha Hoxha.
Ai dhe Arifi besojnë se një stabilitet brenda LDK-së do të ndikojë në një rezultat zgjedhor më të mirë të kësaj partie, krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.
Në ato zgjedhje, LDK-ja doli si partia e tretë më e votuar, me 13.57 për qind të votave të fituara, që i siguroi 15 vende në Kuvendin e Kosovës.
Me minus 52 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, LDK ngeli me 5 vende më pak në Kuvend. REL













Von tpaska dal gjumi. Pse ske fole ateher kur i ke dit tgjitha kto.
Anonymos, shkrimi eshte botuar me 2002. Vetem dy fjalite e para jane te reja. Shkrimin e kam botuar edhe ne librin Endrra e madhe…
nuk eshte se me bejne shum pershtypje. Tani dihet boterisht qe te gjith elita me politikane,kryeministra,presidenta,gazetar dhe te pasur bashkpunojne ne dem te pupullit thjesht.
Boll kemi vujt prej tradhtarve , nji her e per gjithemon duhrt me e pastrue kombin nga ato raca te qelbura, por per fat te keq shumica e atyre njerzve qe ishin ne sherbim te organeve te dhundeshme te serbis sot e kesaj dite jan ne pushtet. une nuke e dij se a do te vie ndonjiher pranvera por njerz te paster kombetar.
Anonymos, shkrimi eshte botuar me 2002. Vetem dy fjalite e para jane te reja. Shkrimin e kam botuar edhe ne librin Endrra e madhe…
he more trima ky mut popull jemi ne mijra here eshte shkruar per batonin hashimin ramushin salen rammutin e tj me fakte akshiqare e ne si debila qe jemi veme e i votojme ja ky mut populli jemi ne malesore trima qe te qitem pushke pse me pe e pastaj si trima qe jemi fshihemi pas brekeve te grave ngujohemi si i thoni jy trimat e malcise
he more trima ky mut popull jemi ne mijra here eshte shkruar per batonin hashimin ramushin salen rammutin e tj me fakte akshiqare e ne si debila qe jemi veme e i votojme ja ky mut populli jemi ne malesore trima qe te qitem pushke pse me pe e pastaj si trima qe jemi fshihemi pas brekeve te grave ngujohemi si i thoni jy trimat e malcise
Ku mundem me e gjet gjirimin kur ka qen Baton Haxhiu si deshmitar i Sllobodan Millosheviqit ne Hag,e kam lyp ne googel dhe skam mujt me e gjet
Ket mut duhet me pushkatu ne prani te popullit, vdekje tradhtarve liri pergjithmon popullit Shiptar……
Batoni tha tek Çani qe nuk ka qene agjent. Ky e tipa te tille ne dy shtetet e te njejtit komb jana pykat qe nuk duan bashkimin. Jemi nje komb dhe vetem antishqipetaret nuk e duan bashkimin.
Ende ka te atill qe bashkpunojn naten me serb e neve diten na tregon pralla po mjer ky popull tasht dhe mjer ky popull dhe ateher qe gjitmon sherin e kemi pas prej tyre se ata qe luftuan ran per liri e keta qe jan gjall po e shesin ate gjak dhe ate liri qe e kan perjetu ne gruk te pushkes dhe te tankeve dhe te topit
Per qe asht ba yll ne shqipri spo cuditem ky fakt, shqipria ka qen gjithmon edhe asht me serbi.Mu pom qudit fakti pse ne Kosov ka kaq afirmitet,Kta dora djatht e serbie shqipria, e kan fut nepermjet TV Klanit edhe ne Kosov me udheheq emisione .Kta te shqiprijes jan te pa bes. historikisht na kan tradhetu.
Oh hoho kur jemi ik per shqiperi prej rugove ka qen me neve ky stanishiqi edhe pikrisht ne qaf te hajles o pyteni bre qysh ja kom dhon trenerkat e mija se plot mut i ka mushKur erdhen shkijet e deri 5 metra na u afruan ishim en bor te shtrir o mos gjuni kush thoshte pash zotin pyteni stanishiqin at bir k….i
Ai që shkroi artikullin tek gazeta atdhetare BOTA SOT ishte AGIM DOÇI. Titulli i shkrimit ishte menjëher mbasi mbaroi seanca në HAGË ku M. BAKALLI dhe B. Haxhiu u thirrën nga MBROJTJA e Sllobos tejet agrisiv: ” Shkove BAKALL e u ktheve BATALL!…”. Dëshmitar asht K/Redaktori i NDERUAR e ATDHETAR Prof. S. BUÇPAPA. Respekt për z. BUÇPAPA.
Ky batoni ësht pjell shkaut e kam prcjell në gjykim, ky u bë yll e prte yllit, deri sa nuk jau tregojm vendin nrapa grillave ktyre klyshve të sërrbis keq i kem punt, se ka shum dhe jan me ndikim në politik, kuse për bajallin ky na ka befasuar, se përpara gjat sistemit jugosllav thojshin se titen veq kardeli dhe bakalli mujn me zavensue, na shqiptart thoshim se i zoti shum, dhe aj u pa në hag se qa kish qen shpihun, deri sa të qlirohem prej ksaj fare të keqe kështu i kemi punt.