VOAL

VOAL

Zbardhet pasuria e ministrave të Ramës, pronat dhe llogaritë bankare që shtuan gjatë vitit 2016

May 12, 2017
blank

Komentet

blank

Berisha: E drejtë e Kosovës të vendosë ligjin, autoritetet të bashkërendohen me SHBA dhe BE

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas situatës së shkaktuar në veri të Kosovës. 

Berisha deklaron se Kosova është në të drejtën e saj të vendosë ligjin në të gjithë territorin e vendit, ndërsa bën thirrje që të shmanget rritja e tensioneve.

Lideri i opozitës thekson se autoritetet e Prishtinës duhet të ndërmarrin hapat e duhura për shtensionimin e situatës në bashkërendim me SHBA, BE dhe NATO-n.

Reagimi
Tensione të forta në Veri të Kosovës.
Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale. Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon. #sb

blank

“Nuk erdhi as avokati, as paditësi- Gjykata e Posaçme pushon padinë e Bashës për shpifje ndaj Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme pushon padinë për shpifje të bërë nga Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur as ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe as avokatët e tij.

Basha kishte paditur Veliajn për “deklarata të rreme” që sipas ish-kreut të PD, kryebashkiaku i Tiranës ka bërë për pasurinë, shtëpinë dhe rezidencat.

blank

Eksperti i Përmbarimit Privat, Kodra: Shqipëria rrezikon të humbë në arbitrazh 740 milionë euro!

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte nënkryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësore Privat, Besmir Kodra.

Kodra është shprehur se shteti shqiptar për shkak të shkeljeve që ka kryer me kompani të shumta në vend rrezikon që të paguajë gjoba që tejkalojnë shifrat e 740 milionë euro.

“Ajo që kam dëgjuar mediatikisht se nga vetë diskricioni që ka si proces Gjykata e Arbitrazhit nuk mund të nxjerrim publikisht as datën e seancave dhe as qëndrimin e palëve, edhe kur del vendimi palët detyrohen që mos ta bëjnë publik këtë pjesë. Kemi pasur rastin e kompanisë që ka bërë rrugën Tiranë-Elbasan që të gjitha këto kompani kanë pretendime 20-30 milionë që po t’i mbledhim të gjitha këto shkojnë deri në 740 milionë euro.

Rama ka dalë në muajin mars dhe ka ngritur pretendime, këtë pretendim nuk e ka ngritur për këtë vendim që po flasim në  kundërshtimin e veprimit përmbarimor në Belgjikë por e ka ngritur në bazë të vendimit penal që është marrë ndaj Bechetti ku ka kërkuar që të rihapë çështjen dhe është vendosur që kjo çështje të mos hapej. Nëse Rama ose parlamenti të vendosë që të dalë nga kjo konventë gjithçka mund të ndodhi pastaj, por ky veprim është shumë i rrëzikshëm për vendin dhe subjektet do të vlerësojnë situatën në Shqipëri dhe mund të largohen pasi nuk ka asnjë garanci”, tha ai.

blank

Lirohen ‘spiunët’ rusë të kapur në Gramsh

Janë lënë të lirë, dy rusët dhe ukrainasi, të arrestuar për spiunazh nga policia, në lidhje me disa pamje, foto e video të bëra në uzinën e Gramshit.

Lajmi është dhënë nga prokuroria.

Dy rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë të lirë nga gjykata 9 muaj pas arrestimit.

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga paraburgimi dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të akuzuar për incidentin në uzinën e armëve në Gramsh vitin e kaluar.

Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi I afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk I ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022. syri.net

blank

Berisha: Votat që mori PD-ja e vulës janë të Sali Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se votat që Partia Demokratike mori në 14 maj janë vota të vetë atij dhe jo të Bashës apo Alibeajt.

Berisha u shpreh se atij iu mor logoja në mënyrë të padrejtë, ndërsa theksoi se Basha nuk bëri fushatë më 14 maj.

Pyetje: Në zgjedhjet e 14 majit, Logoja e PD mori 103 mijë vota…?

Berisha: Ato janë vota të Sali Berishës sic e din ti. Është logoja që ju mor Berishës dhe janë vota të PD, ato nuk janë vota të…bëri ndonjë fushatë Basha. Kur e bëri fushatën?! Nuk bëri fushatë, ato i mori…ajo është historia e kalit të Timurit.gsh

blank

Hapen kutitë e këshillit bashkiak në Pukë, PSD dhe PDIU i kanë marrë dhjetra vota fiktivisht partive të tjera. PR më e “masakruara”

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) konstatoi të mërkurën parregullsitë e para të procesit zgjedhor të 14 majit pas rinumërimit të  fletët e votimit në 5 kuti për këshillin e bashkisë Pukë, ku u gjetën vota fiktive për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Pas rinumërimit të një kutie, që i përkiste Qendrës së Votimit  0425/0, u konstatua se 64 vota që i përkisnin subjektit zgjedhor Partia Republikane ishin llogaritur si vota për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në fund të rinumërimit doli me zero vota.

Ndërkohë në Qendrën e Votimit 0415/01 PSD-ja e drejtuar nga Tom Doshi doli me 72 vota fiktive tepër, pasi nga 190 vota që figuronin në tabelën përmbledhëse të miratuar nga KZAZ, në kuti u gjetën vetëm 118 vota për këtë subjekt.

KAS mori vendim për të rihapur këto kuti pas kërkesave ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe Partisë Aleanca Progresiste LZHK.

Të dy partitë kundërshtonin vendimin e KZAZ  07 në Bashkinë Pukë, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme dhe ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të Këshillit Bashkiak Pukë, sipas rezultatit të rinumërimit.

KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese, ku u shfaqen pamjet filmike të numërimit të votave, që tregonin në disa raste votat për Partinë Republikane edhe pse në tabelën përfundimtare ky subjekt figuronte me zero vota.

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultuan dhe disa diferenca të vogla me 1-2 vota që u përkisnin subjekteve të tjera zgjedhore.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit  për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit.

Pavarësisht korigjimit PSD e Doshit, vijon të jetë parti e parë në Pukë sa i takon Këshillit Bashkiak. Ajo ka tani 1025 vota dhe 4 këshilltarë, kundrejt 3 këshilltarëve që kanë sëbashku koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Socialiste. Rezultati surprizë, siç del në këtë rast, duket se është ndikuar edhe nga numërimi i pasaktë apo pasqyrimi i votave fiktive në procesverbale.

Partia e Doshit, i sanksionuar nga SHBA për ‘përfshirje në korrupsion madhor’, u rendit e katërta për numrin e votave në këshilla në shkallë vendi, duke e bërë atë me shumë gjasa një nga politikanët më të fuqishëm të vendit.

Gjithshtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë  që kundërshtonte tabelën përmblëdhese të rezultateve për zgjedhjet e Këshillit të Bashkisë Përmet, por vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së. BIRN

blank

Lefter Maliqi: KAS pranoi ankimin, shumë shpejt në Kuçovë do të hapen kutitë!

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi ka mbledhur mbrëmë shtabin e tij elektoral.

Pasi i ka falenderuar për punën e mirë të gjithsecilit në zgjedhjet e 14 Majit, ai u ka komunikuar edhe vendimarrjen e KAS pasditen e sotme për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Maliqi për masakrën elektorale të kryer në KZAZ 64 në Kuçovë gjatë numërimit të votave.

Lefter Maliqi ka deklaruar se beteja e tij po vijon në KAS, Kolegjin Zgjedhor, KQZ-në e SPAK, ku ai ka depozituar të gjitha kallëzimet në lidhje me vjedhjet e votave në Kuçovë.

“Unë jam i bindur se me hapjen e kutive gjithçka do të ndryshojë dhe vota do t’i kthehet fituesit të vërtetë, që është populli i Kuçovës. Sado pak drejtësi të ketë, unë besoj se shumë shpejt bashkia e Kuçovës do t’i kthehet qytetarëve.

Shumë shpejt do të hapen kutitë, pavlefshmëria do të zbulohet, faktet dhe provat për vjedhjen e votave janë të shumta. Krimi elektoral që ka ndodhur në KZAZ 64 në Kuçovë do të zbardhet në hapjen e kutive në KQZ”, ka thënë Maliqi.

blank

Zgjedhjet e 14 majit- “Bashkë Fitojmë” ankimim në KQZ, ja bashkitë që opozita kërkon rinumërim të votave

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur një sërë kërkesash ankimore sa i përket procesit zgjedhor të 14 majit.

Gazetari Ergys Gjençaj tha për “BalkanWeb” se një numër të lartë kërkesash janë bërë nga opozita.

“BF” ka kërkuar rinumërim në të gjitha kutitë e votimit në Bashkinë Rrogozhinë, për kryetarin por edhe për këshillat bashkiake.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon për manipulim të votave.

“BF” ka bërë kërkesë ankimore edhe për Bashkinë e Kamzës. Ka pretendime se në këtë bashki ka pasur një numër të lartë parregullsish që kanë bërë që procesi i numërimit të votave të mos jetë bërë i rregullt”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

Ndër të tjera koalicioni Bashkë Fitojmë është këqyrja e kamerave të qendrave të votimit.

Kërkesa për rinumërim të votave është edhe për Bashkinë e Kuçovës, dhe gjithashtu ka kërkua pavlefshmëri në disa qendra votimi për Bashkinë e Krujës, për Bashkinë Belsh është kërkuar rinumërimi i kutive të votimit.

Sakaq pritet të shihet se kush të jetë vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

blank

Berisha: Nuk e pranojmë rezultatin! Analiza e zgjedhjeve do bëhet me dy faza, statuti do zbatohet pikë për pikë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar të PD, se nuk do njohin këtë rezultat zgjedhor.

“Ne po ndjekim dhe do ndjekim gjer në fund, për të vërtetuar çdo shkelje ligji, dhunim vote në këtë proces zgjedhor.

Nuk mund të njohim ne kurrë rezultatin e zgjedhjeve të dominuar nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit. Aty ky Edi Rama ka vendosur komisionerë në kundërshtim me ligjin, që të gjitha, sado të jenë ato, 1000 apo 2000, do kundërshtohen dhe nuk do njihet rezultati i tyre.

Kjo përbën shkeljen më masive, më flagrante të rezultatit. Nuk mund të pranohet asnjë rezultat nën terror.

Nuk do mund të pranojmë një proces në të cilin 870 mijë votues morën direkt apo në potencial, bonus me para. Që këtu kjo është një piramidë mashtrimi, një piramidë blerje vote.

Degët, kandidatët dhe kryetarët kanë dorëzuar këto ditë me qindra e qindra dokumente, filmime, deklarata, fotografi dhe të tjera. Një raport serioz do hartohet pas analizës teknike të gjithanshme të procesit zgjedhor. 

Me përfundimin e kësaj faze, do nisë faza e dytë, mendoj unë. Faza e dytë do jetë analiza e të gjithë veprimtarisë sonë. Një analizë me përgjegjësinë më të madhe, transparencën më të madhe.

Një analizë siç u takon ta bëjnë atyre që janë në një mision shumë të vështirë, por pa këtë analizë ata hapa të sigurt në misionin e tyre nuk bëjnë dot.

Kjo analizë do përfshijë PD-në në të gjitha nivelet dhe do zbatohet në statutin e partisë që do zbatohet pikë për pikë, siç e keni votuar.

Këtu nuk mund të kemi ekuivoke. Por është e domosdoshme që të bëjmë gjithçka për të dokumentuar çdo faktor, çdo ndërhyrje, çdo ngjarje që ka ndikuar në këtë proces, në këtë megafarsë, të cilën Edi Rama pasi e kreu krimin, shpërndau miliona euro për propagandën për të shpifur në historinë e këtij vendi.

Po cila ishte pjesëmarrja, më thoni ju? Nëse 1.3 milion qytetarëve iu ndërrua qendra e votimit dhe votuesve socialistë iu dha patronazhistit dhe aktivistit se ku është qendra, këtu u godit elektorati ynë.

Keni parë të flitet për Doshin në studiot televizive këto ditë? Asnjëherë se ua ka blerë gjuhën siç ka blerë votat. Se nuk është Doshi, është Rama. Është një rreth vicioz. Nuk flet kush as për këtë, as për 1.3 milionë zgjedhës që ua ndryshuan qendrat me skemën e vitit 2001. Skemë e mirënjohur për të përjashtuar politikisht zgjedhësit nga zgjedhjet,” tha Berisha. syri.net

blank

Rezultati i zgjedhjeve lokale, Berisha mbledh sot Kryesinë dhe grupin parlamentar, ja çfarë pritet

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë sot Kryesinë dhe grupin parlamentar. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb “nga gazetari Osman Stafa.

Mbledhja do të nisë në orën 12:00. Mësohet se fokusi i diskutimit do të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Si rend dite është njoftuar “Maskarada zgjedhore e 14 Majit, problematikat e hasura para, gjatë dhe pas procesit”.

Kujtojmë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi vetëm 6 bashki në zgjedhjet lokale.bw

blank

‘Votëbesim dhe Kuvend të jashtëzakonshëm’, Murrizi: Ja si PD e mund pushtetin e parave të pista

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi shprehet se një strukturë e fortë partiake e PD-së, e mund pushtetin e parave të pista. 

 “Çim Peka Live”, Murrizi tha se duhet të shkojnë në votëbesim kryetari i PD, Sali Berisha dhe drejtuesit e strukturave.

Ai theksoi se Berisha duhet të mbledhë Kuvendin e jashtëzakonshëm për të analizuar zgjedhjet e 14 majit, nga ku sipas tij duhet të nisë korrigjimi i vetes për t’u përballur me pushtetin në vijim.

“Edhe Sali Berisha duhet të shkojë në votëbesim te anëtarësia, por së pari duheë të kemi anëtarësi reale. Ne nuk i kemi aktivë 35 mijë anëtarë. Një sektor organizimi dizaster. Edhe dështimet e fjalimeve në Tiranë, për mua kanë qenë defekt i organizimit. Nuk mund të flasin 61 kandidatë dhe në fund lideri. Nëse kemi ardhur në Tiranë kemi ardhur të dëgjojmë mesazhet politike të liderit. E para kjo. Ka ardhur paketë me gjithë Kryesinë e Lulit. Në fjalimin tim të qershorit të kaluar kam thënë: “Nëse paskemi menduar se i gjithë dëmi i PD-së qenka Luli dhe Gaz Bardhi në e kemi gabim”. Nuk ke nevojë të vish paketë me të gjithë këta që nuk ngjitën dhe nuk bëjnë atje, i more dhe i prure këtu. Berisha është peng i fjalës së dhënë dhe i burrërisë më tepër tek njerëz që nuk kanë as burrëri dhe as stof politik. ‘Mqs më qëndruan në ditë të vështira unë nuk i shes’. Nuk është shitje. Mund të jesh shumë teknicien i mirë, por nuk ngjit. Një njeri i thatë që sa herë del i heq PD-së 5 mijë vota, nuk ka nevojë të jetë anëtar kryesie. Nepotizëm në Kryesi, 25 veta, 3 kushërinj të parë. Tre votues, tre anëtarë Kryesie, njerëz të thatë. Duhet ta shkulim me themel dhe të shohim shtrirjen. Jugu ka më shumë vota se Veriu. 4 preferektura këtej kanë 27 deputetë, 4 këtej kanë 43 deputetë. Nuk mund të jesh vetëm me Luan Baccin anëtar Kryesie në të gjithë jugun.

“Duhet të korrigjojë veten, nuk duhet t’i trembet votës, duhet të hyjë në votëbesim jo vetëm Berisha. Të mbledhë Kuvendin e jashtëzakonshëm, të analizojë zgjedhjet, të ngrejë grup pune dhe të bëjë strukturat. Kemi defekte edhe në primare, jo të gjitha shkuan ashtu siç i mendonim. Kishim kandidatë mercenarë në bashki bastione të PD që duhet t’i fitonim. Kur fryma dhe urrejtja, dhe kur struktura është solide e mundin pushtetin edhe me para të pista. Ke rastin e Fisnikut, Mylyshit, ke rastin e Shkodrës në 6 mars, ke rastin e 97-ës kur në ato zona që qëndruam, tre deputetë morëm në Lushnje, nuk morëm në Tiranë asnjë. Pra, duhet të shikojmë veten, pa shpallur armikun”, u shpreh Murrizi.

blank

“Djalit i janë thyer këmbët”, familjarët e Jani Rustemit protestë para Ministrisë së Drejtësisë: U dhunua nga policia, të zbardhet e vërteta

Familjarët e Jani Rustemit i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe ndërroi jetë në ambientet e spitalit të QSUT, ku u transportua pasi u ndje keq, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Familjarët pretendojnë se i riu është dhunuar nga policia dhe kanë kërkuar që të zbardhet e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se familjarët kanë thënë se provat do t’i dërgojnë në Prokurori pasi janë të bindur se është dhunuar.

“Jani Rustemi u arrestua për një vjedhje, por është ndier keq dhe më pas është dërguar në spital. Dyshohet se i është dhënë një dozë e lartë metadoni”, ka raportuar gazetari Igli Çelmeta.

“I kanë thyer këmbët djalit me dru”, ka thënë një prej familjarëve të të riut.bw


Send this to a friend