Disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) u depozitua një kallëzim i ri për ish zëvendëskryeministren dhe ish ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, krye-bashkiakun e Fierit, Armando Subashi dhe drejtorin e Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj. Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme, avokatja Adriana Kalaja foli për skemën e përdorur për ngritjen e parqeve fotovoltaike përmes kompanive fiktive, ku janë të përfshirë Belinda Balluku dhe vartësit e saj Maksim Ethemaj dhe motra e këtij të fundit, Eva Kajer.
Skandali
Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, e por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përket mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut ajror. Por përvoja e Et’hemajt, falë lidhjeve të forta me Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standardit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të ‘Shefe Belës’ shpërblehen me licensa po me firmë të saj.
Investigimi i Plug
Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania “GREEN PLUS ENERGY” me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise elektrike, fotovoltaike, dhe gjithë llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmese në gjithë territorin e Shqipërisë. Pra aktiviteti që ka zgjedhur zonja që jeton jashtë Shqipërie e me profesion shef kuzhine është prodhimi i energjisë nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Eva Kjaer, kuzhinierja, me ambicie për investime në energjetikë, rezulton të jetë motra e Drejtorit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj.
Të dhëna të mjaftueshme këto që në datë 28 prill të vitit 2023 Ministria e Infrastrukturës dhënies së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku është ende drejtuese politike e kësaj zone.
Leja
Në një kohë rekord, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Belinda Balluku, merr edhe vulën e KKT, -që i miraton lejen zhvillimore. Pra , gjithë kjo urgjencë për të miratuar e këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompani që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi.
Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shesë 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M -në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin e ndryshe. Në bilançin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve.
Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Për vitet 2021, 2022 kjo e vlerë qëndron në llogari bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqyrohet dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashkisë – Fier për marrjen me qera të tokës.
Specifikisht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë. Një vlerë qesharake qeraje 120 euro në muaj për 30.000 m2 tokë sipas përcaktimeve në studimin e paraqitur pranë -KKT. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësish me në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.
SPAK të hetojë
Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drejtorit i lind dëshira t’i futet biznesit energjitik në Shqipëri dhe pse dekada në emigracion dhe me profesion kuzhiniere. Për të realizuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garanci në ndihmë i vjen kompania bujare 4 A-M dhe Bashkia Fier. Njëra bamirëse me para dhe tjetra bamirëse me toka shtet. Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A-M tregohej bamirëse me kompaninë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 tendera në vlerën 500 mijë euro. Konkretisht në vitin 2018, në mes ANTA-s dhe 4 A-M lidhet kontrata për “Blerje AC specifik sipas nevojave te Teknikes” me vlerë 2.5 milionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një tendera pa garë dhe flamur të kuq, 4 A-M merr 29.3 milionë lekë për Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në Administratë”. Dhe në fund të vitit 2021 merr tenderin tjetër me vlerë 20.5 milionë lekë pa garë e me flamur të kuq. Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 A-M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në v periudhën kur Drejtori Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai për i Eva Kjaer shtetasi Maksim Et’hemaj. Nuk duam të akuzojmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK kush të hetojë. Një tjetër problem i rreth konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të një Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë Superfuqi Energjetike.
Emri i Et’hemajt në dosjen “Balluku”
Nga hetimi i SPAK rezulton se njësitë e banimit në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, kanë filluar t’u dorëzohen personave të interesuar për banim në muajin qershor të vitit 2019. Që nga momenti i marrjes në dorëzim të vilës, ajo rezulton të jetë përdorur në mënyrë të rregullt nga Belinda Balluku. Ndërkohë nga kqyrja e aktit të ekspertimit Nr.203 të datës 8 Tetor 2024, të aparatit celular “Blackberry”, sekuestruar Viola Haxhiademi, rezulton se në 21 qershor 2019, në aplikacionin “Whats App”, Belinda Balluku, e cila ka përdorur numrin e celularit “069604XXXx”ka krijuar grupin e titulluar “Dhërmi”. Në këtë grup bëjnë pjesë Belinda Balluku, Viola Haxhiademi, Matilda Kërçaku, Maksim Et’hemaj dhe Alketa Pano. Ka rezultuar se personat komunikues të futur në grup nga Belinda Balluku, zyrtarët Viola Haxhiademi, Matilda Kërçaku, Maksim Ethemaj dhe Alketa Pano, kanë njësi banimi në kompleksin “White Rocks”, 1 në Dhërmi. Emri i grupit është titulluar “Dhërmi”, për shkak të vendndodhjes së këtyre njësive e të banimit, ky grup është krijuar që zyrtarët e mësipërm të koordinoheshin me njëri-tjetrin, gjatë kohës që ndodheshin në kompleks. Dyshohet se dhe Et’hemaj ka një vilë në këtë kompleks të përfituar nga korrupsioni në bashkëpunim me Ballukun./ Gazetasot