VOAL

VOAL

Z.Sergio Bitiçi: Elmi Berishës, kryetarit të Vatrës: Asht koha të përpilosh Exit Strategy, tue u dorëheq për hir të demokracisë!

November 4, 2022
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    Ne komunitet eshte hapur fjala qe Elmi Berisha erdhi ne krye te Vatres me mbeshtetjen e Dritan Misjtos dhe te vellaut tend Zabit Bytyçi.

Komentet

Gazetaret femra shqiptare në SHBA dhe Diasporë, sakrilegj i vetvetes, për fjalën e lirë… Shkruar nga Raimonda Moisiu-Sade

Diaspora shqiptare vazhdon përpjekjet për të njehsuar identitetin kombëtar në formë e përmbajtje me barasvlerën e vlerave kombëtare mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në shoqërinë demokratike amerikane -multikulturore. Nevoja për zërat e kulturave të ndryshme është bindëse dhe domsodoshmëri e komunikimit të tyre, si shprehi të humanizmit thelbësor dhe pikëpamjes teorike se raca, kultura, etnia në shoqërinë demokratike nuk janë variabla të jashtme, por më tepër tipare të qenësishme në procesin e vazhdueshëm të integrimit të tyre dhe pjesëmarrjes në jetën social-kulturore dhe diskursit politik. Me këtë rast dua të sjell pasqyrën freskuese dhe  zërin e shpirtit femëror, intektual e krijues, vetëdijen e cilësive shpirtërore të gruas shqiptaro-amerikane me vizionin, pozitën dhe historinë e saj, -dhe jo vetëm kaq-por e bukur dhe unike. Veçmas arritjeve të ndjeshme, të prekëshme e të realizueshme, domethënies kulturore nga koha në kohë dhe ndryshimin brenda konteksteve social-ekonomike-kulturore dhe politike në ambientin e tolerancës për diversitet, për të qenë e barabartë mes të barabartëve dhe për të arritur qëllimin e përbashkët, – dinjitet e mundësi të barabarta me diversitetin e pasur multikulturor dhe pluralist. Si kurrë më parë gruaja shqiptaro-amerikane ka më shumë hapësirë mes zërave të ndryshëm multicanionalë, si ajo të arrijë ëndrrën dhe shpresën ende e papërmbushur me vlerën e diversitetit, për të ndërtuar urat e mundësitë falë punës dhe kontributit të saj krijues, qytetar e intelektual, që nënkupton të vërtetën e madhe se brenda forcës së krahëve e duarve, mendjes e dijes, ka perspektiva të ndryshme nga perspektivat e shumicës. Sot Diaspora Shqiptare ndjehet krenare që ka në gjirin e saj gra intelektuale tashmë të afirmuar; shkrimtare e poete, publiciste e politikane, piktore e pedagoge, artiste me emër e famë, veprimtare dhe aktiviste të çështjes kombëtare, patriote e adhuruese të artit në përgjithësi, që i shërbejnë qëllimit të universit së të drejtave të komunitetit shqiptar në një status të barabartë me botën e qytetëruar amerikane, vazhdimësisë e përjetësimit të traditës, kulturës, gjuhës shqipe, historisë, letrave shqipe, ashtu sikundër kanë bërë paraardhësit, në ecje me kohën e kanë dëshmuar potencialin e tyre intelektual, dijet, aftësitë krijuese, talentin e mrekullueshëm, vlerat dhe virtytet e tyre. Ato janë heroinat e heshtura me penë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika, ato përballen me vështirësitë që hasen në emigracion dhe kontributi i tyre është më tepër angazhim vullnetar ekstra prej punës e obligimeve të ndryshme familjare e ekonomike. Ato i shërbejnë, jo vetëm pretendimit legjitim për dinjitet e mundësi të barabarta mes kulturave të tjera në tokën amerikane, në Diasporë, por edhe atdheut tonë e gjithë trevave shqiptare të Shqipërisë etnike, -kombit shqiptar. Kjo është ndjenjë atdhetarie dhe qytetarie e veçantë, për t’ju lënë brezave të ardhshëm, koloritin e çmuar të vlerave kombëtare për të bërë historinë. Dhe nuk ka gjë më të madhërishme se t’i shërbesh çështjes kombëtare, të integrosh kulturën dhe artin, emrin e mirë të shqiptarit, identitetin kombëtar, në tokën e huaj, ta bësh pjesë të kulturave të ndryshme në Amerikën multikulturore dhe në botë. Fusha e komunikimit në gazetarinë shqiptaro-amerikane në kohët e hershme ka qënë e dominuar nga zërat mashkullorë. Sipas disa hulumtimeve zbulova disa të dhëna të vakëta, por domethënëse, rreth tre vajzave shqiptaro -amerikane, që së bashku me Sevasti Qiriazin, kanë shkruar disa poezi e shkrime publicistike në dekadat e para të shekullit të XX-të, përkatësisht në revistat “Përparimi”, 1917-ë dhe “Kalendar i Botës” e vitit 1938-të, rubrika kulturë e aktualitet. Njëra prej tyre është Vasiliqi Elia, e bija e Thoma Kondit nga Korça e lindur në Athinë dhe e emigruar në SHBA-ës, që fëmijë. Ajo ka shkruar në greqisht dhe anglisht. Tjetra është një vajzë nga Vithkuqi i Korcës-e quajtur Bara e rrëmbyer nga një grek dhe e shitur në Boston një tregëtari me origjinë greke, i cili e mbajti grua që në moshën 13 vjeçe dhe kur ajo u bë 18 vjeçe, e divorcoi. Me ndihmën e Sevasti Qiriazit fitoi gjyqin duke i marrë edhe pjesën e pasurisë. Pas kësaj Bara nisi të shkruajë në revistën “Përparimi” për jetën e saj. E treta është shqiptarja Antoneta Limoni, e bija e Tasi dhe Thomaidha Limoni nga Shën Mërtiri. Do të më duhet të sjell në kujtesë edhe amerikanen Sara Panariti, gruaja e botuesit të gazetës më të vjetër shqiptare në Amerikë dhe botën shqiptare, “Dielli”, -Qerim Panaritit.

Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë edhe profili i gazetares, publicistes dhe intelektuales së shquar shqiptare, -Nexhmije Zajmi, -e cila bëri emër në median amerikane. Shumë personalitete të njohura të medias amerikane e përmendin herë pas here kontributin e reporteres e gazetares shqiptare, që për asnjë çast nuk u tërhoq nga rruga e saj, nga angazhimi në shërbim të çështjes shqiptare dhe shqiptarizmës. Ndër kujtimet, shkrimet e artikujt e shkruar prej saj, që ruhen nga i biri, fakte tejet domethënëse dhe me shumë vlerë, përvec mbresave dhe kujtimeve, ajo vecon konsideratat që senatorë e kongresmenë amerikanë shfaqnin hapur për kulturën, aftësitë diplomatike dhe inteligjencën e diplomatit shqiptar, Faik Konica. Ajo është ndër personalitet shqiptare që ka marrë me dhjetëra dekorata nga institucionet ndërkombëtare, nga shoqëria amerikane e veteranëve të luftës “American Legion”, titullin e nderit “Komandante e Kryqit Italian”, “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti i SHBA-së, Franklin Delano Rusvelt.

Ajo ka qënë zv/presidente e Vatrës në mes-vitet ’80, kryetare për degët e NYork & NJersey. Është autore e librit “Daughter of the Eagel” (Bija e Shqipes”.)

Në mesin e komunitetit të gazetareve shqiptaro-amerikane të njohura dhe me influencë tashmë në median amerikane, ndërkombëtare, dhe kombëtare, janë gazetaret e institucionit të transmetimit, një nga pesë transmetuesit ndërkombëtarë që operon në 43 gjuhë të botës, – Zëri i Amerikës. Ato janë; Isabela Cocoli, Zamira Edwards, Laura Konda, Mirela Milori, Rudina Dervishi, Ardita Dunellari, Keida Kostreci, Klementina Cenkollari, Ilva Tare, etj, -të cilat nëpërmjet programeve në gjuhën shqipe promovojnë lirinë dhe vlerat e demokracisë amerikane, mbajnë audiencën shqiptaro-amerikane, botën shqiptare ngado, të mirëinformuar me ndryshimet social –ekonomike, politike e kulturore, proceset demokratike, ngjarjet historike e aktuale, brenda e jashtë trojeve shqiptare. Zëri i Amerikës në shqip, sikundër atëhere dhe sot, vazhdon të luajë një rol jetik për t’u sjellë shqiptarëve informacione të paanashme, të sakta dhe objektive, mbi zhvillimet në vendet e tyre, në botë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Shkrimtarja Rozi Theohari, e cila është ndarë nga jete më 13 dhjetor e vitit 2014-ë. Rozi ishte një gazetare profesioniste dhe publiciste mjaft prodhimtare dhe e spikatur në gazetarinë e hershme shqiptare, me një karrierë brilante në shtypin shqiptar, më pas e deri më sot në Diasporë. Krijimtaria e saj karakterizohet nga një gjuhë e pastër, rëndësia, përkushtimi që ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave historike, për të cilat vendos të shkruajë, përshkrimin me ndjenjë e profesionalizëm, janë disa nga pikat e forta në publicistikën e saj. Pena e saj publicistike mjaft e njohur me editoriale, reportazhe, esse, opinione e kolumnat e saj në shtypin shqiptar në Shqipëri, në gazetën Dielli, Iliria, revista “Kuvendi, në SHBA-ës, Fjala e Lirë, Londër, paraqesin Amerikën në dy plane, si -Vendi i Lirisë e i demokracisë i mbështetur në ligje të palëkundëshme dhe vendi i mijëra emigrantëve shqiptarë. Në vazhdën e traditës Rozi Theohari, në raport me vitet dhe me epokën, nuk rreshti së shkruari, duke sjellë të gjalla ëndrrat, shpresat, kontributin, veprat, idetë e shqiptarëve të parë të vendosur në Boston – e quajtur ndryshe-Rilindja Kombëtare- të Nolit e Konicës, Qerim Panaritit e Sotir Pecit, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi dhe Kol Tromara, Anthony Athanas, Kristaq Trebicka e At Arthur Liolini, Kosovës e Camërisë, të shqiptarëve të vjetër e të rinj që jetojnë e punojnë në Boston. Rozi Theohari manifeston talent, energji, vullnet dhe ndjenja thellësisht humane. Shkrimtarja e publicistja Rozi Theohari, autore e dhjetra librave në publicistikë, prozë e poezi, e përkthyer në gjuhën angleze dhe e vlerësuar me cmime kombëtare e ndërkombëtare si Pena e Artë dhe çmimi ndërkombëtar i nderit “Naji Naaman Literary Award”.

Publicistja, mësonjësja dhe shkrimtarja Eglandina Mandia, e cila është ndarë nga jeta në dhjetor të vitit 2022, me banim në Windsor, Ontario të Kanadasë. Në të tre aspektet e jetës së saj si mësuese, familjare dhe krijuese ajo u shqua për përkushtim profesional, rregull dhe pastërti morale. Pas skicave e tregimeve të para ajo kaloi në hartim veprash të mëdha si novela, drama dhe biografi të letrarizuara. Seria e botimeve të saj ka arritur në 11 libra, dy prej të cilave janë botuar dy herë. Vecmas librat publicistik,”Në çdo pëllëmbë të Tokës sime”.“Lisat e mëdhenj”me temë heroizmin e gjysmës tjetër të ndarë të Kombit, Kosovën, me gratë më trime se burrat, si Shota Galica, dhe gruaja e Bajram Currit, dhe familja e Isa Boletini, frymëzuar nga intervista me bashkëluftëtarë dhe pinjollët e tyre, si Rahime Radisheva, mbesa e Azem Galicës, të shpërngulur në Shqipëri, nga masakrat Serbe, në vitet 20 të shekullit të kaluar.

Albana Mëlyshi -Lifschin, një nga pioneret e para të gazetarisë shqiptare –femra. Diplomohet në vitin 1973, në Universitetin e Tiranës. Fillimisht punoi tek gazeta “Zëri i Rinisë” dhe në vitin 1977-ë, në (TVSH) punoi si gazetare dhe përgjegjëse e redaksisë për moshat shkollore, deri në vitin 1992, para largimit në New Jork. Në vitin 2001, Albana mbaron studimet në Universitetin prestigjoz të Nju Jorkut (NYU). Është bashkëpunëtorja më e vjetër e gazetës shqiptaro-aemerikane “Iliria”, e ka filluar bashkëpunimin me këtë gazetë që në dhjetor të vitit 1992, me reportazhe, opinione, esse, këndvështrime letrare dhe shkrimeve publicistike. Ka disa dekada që mban rubrikën e përjavëshme në ndihmë të emigrantëve;“Cështje të emigracionit”. E vlerësuar nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave në New York, për kontributin e saj si gazetare e karrierës  me “Certificate of Achivement”, dhe Shoqata e grave shqiptaro-amerikane e mirënjohur “Motrat Qiriazi” e ka vlerësuar si “Gruaja e Vitit”. Shkrimtarja dhe gazetarja Albana Lifschin, ka shkruar librin dokumentar në anglisht dhe shqip “Children of Kosova –stories of horror”(Fëmijët e Kosovës-histori tmerri) për ngjarjet e vitit 1999, genocidit të popullsisë kosovare nga regjimi i Milosheviçit. Libri u vlerësua nga Bordi i Arsimit i New Jorkut, si tekst shkollor për studimet sociale. Gjithashtu libri i është dhuruar edhe ish presidentit Bill Klinton, në një takim që Albana pati me të. Është autore e dhjetra librave në poezi, prozë e publicistikë, në shqip e gjuhën angleze, e vlerësuar me cmime dhe me audiencë të admirueshme lexuesish në botën amerikane e shqiptare.

Poetja dhe publicistja Merita Bajraktari –McCormack-arritjet dhe eksperiencat e saj studimore, akademike dhe profesionale janë të nivelit të admirueshëm. Kontribuese në shtypin shqiptar të Diasporës, veçmas te gazeta “Dielli”, dhe në Shqipëri, Itali, dhe Kroaci, me artikuj, kolona, analiza letrare e sociale dhe shkrime publicistike. Merita është shkrimtarja e zgjedhur dhe e vetmja nga mëmëdheu ynë, mes 130 e ca kombeve që marrin pjesë nga Lewis Carroll Society of North America, për të kërkuar e shkruar mbi historinë 150 vjeçare të librave “Liza në botën e cudirave” me rastin e botimit të vëllimit të parë nga Lewis Caroll. Ajo është edhe një aktiviste e shquar e çështjes kombëtare. Presidente e Degës së Vatrës për zonën e Washington DC dhe shteteve përreth. Dega e Vatrës në këtë zonë u krijua për herë të parë në historinë shekullore të Vatrës dhe shënoi rigjallërimin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës. Kontaktet e para janë rivendosur me Institucionet qeveritare amerikane dhe organizata të ndryshme që kanë të bëjnë me Kombin Shqiptar. Në bibliotekën e Kongresit Amerikan krijimi i seksionit shqiptar dhe ndarja nga seksioni sllavik i atribuohet kontributit të Degës dhe Meritës, për këmbënguljen sistematike e profesionale dhe veprimtarive të shumta në divizionin Europian. Objektivat e Degës janë vendosja e statujës së Nënë Terezës dhe Skënderbeut në kryeqytetin amerikan dhe mbështetja e brezit të ri shqiptaro-amerikan për të vazhduar misionin urëlidhës mes dy kombeve. Është autore e disa librave me poezi, tregime dhe publicistikë në shqip e gjuhën e angleze, pena krijuese e saj dallon mes letrave shqipe e çështjes kombëtare.

Elida Buçpapaj, Zvicër – Në prag të rrëzimit të diktaturës, korrespondentja e parë grua nga Tirana që do të informonte nëpërmjet Radios “Zëri i Amerikës”, do të ishte poetja, publicistja, analistja dhe përkthyesja Elida Buçpapaj -bija e vetme e poetit e publicistit të njohur dhe të persekutuar nga regjimi –të shquarit e të paharruarit Vehbi Skënderi. Elida Bucpapaj është diplomuar në universitetin e Tiranës për Gjuhë –Letërsi, shkrimet e para filloi t’i botojë në shtypin e postdiktaturës, si te gazetat Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike. Gazetare profesioniste me aktivitet për mbi tre dekada në Diasporë dhe në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan. Korrespondente, redaktore, editore, freelancer, autore, kolumniste – tek Zëri i Amerikës, tek Rilindja Demokratike, Zëri i Rinisë, Republika, Revista RTSH. Prej 1998 deri në 2008 ka kontribuar si redaktore kolumniste në  gazetën e përditëshme Bota Sot me një tirazh asaj kohe prej mbi 200 mijë kopje dhe me shpërndarje në vendet e Bashkimit Europian, SHBA, Kosovë dhe një kohë edhe në Maqedoninë e Veriut, duke mbuluar rubrikën e politikës, aktualitetin dhe kulturën. Prej vitesh së bashku me bashkëshortin e saj publicistin dhe shkrimtarin e njohur, Skënder Bucpapaj, janë editorë të portalit Voice of Albania – Voal.ch. Po ashtu Elida është bashkëpunëtore e rregullt me gazetën më të vjetër në Amerikë, Dielli -dhe gazetat e platformat në Diasporë. Ka të botuara mijra faqe publicistikë në gazetarinë shqiptare dhe atë shqiptaro-amerikane. Elida Buçpapaj ka lëvruar e vazhdon të lëvrojë me sukses pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga kronika, reportazhi, përshkrimi e deri tek analizat, komentet, replikat etj.  Autore prodhimtare dhe njohëse në mënyrë perfekte e katër gjuhëve të huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, duke përkthyer në shqip majat e poezisë botërore. Autore e nëntë librave në zhanret e poezisë dhe publicistikës. Ajo është anëtare aktive e IFJ (International Federation of Journalists) me qendër në Bruksel, anëtare aktive e APES – Asosacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lichtenshtejn (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me qendër në Gjenevë; është e regjistruar në regjistrin e gazetarëve profesionistë në Zvicër dhe sindikatën zvicerane të mediave SSM – si dhe anëtare aktive e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) me qendër në Zvicër.

Poetja dhe publicistja Iliriana Sulkuqi me urtësinë e mençurinë, madhështinë që e karakterizon  për nga krijimtaria dhe personaliteti i saj, jeton midis New York-ut dhe Shqipërisë, mes poezisë e gazetarisë, ajo nuk ndalet, por vargu dhe pena e saj poetike e gazetareske vërshon vrullshëm kudo, në shtypin shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Ballkan, Amerikë, kudo në trojet shqiptare. Gjithkush që lexon publicistikën e Iliriana Sulkuqit befasohet nga forca dhe e vërteta e fjalës së saj, nga ‘vrapimi” i saj për të shkruar e krijuar me mesazhin i virtytit të mirësisë e një shportë sa qielli me dashuri, që e karakterizon këtë perlë të letrave shqipe. Kryredaktore e revistës tremujore “Pelegrini”, në bashkëpunim me botuesin e saj Nase Jani, bashkëpunëtore e korespondente e gazetave në shtypin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Diasporë e SHBA-ës, në gazeta “Iliria”, Dielli, Fjala e Lirë, Londër etj. Ka qenë për dy mandate nën/kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Autore e dhjetra librave në poezi e publicistikë, e vlerësuar me cmime kombëtare e ndërkombëtare dhe e nominuar si Ambasadaore e Paqes.

Marjana Bulku Zeneli, -Gazetare, shkrimtare, moderatore opinioniste dhe filologe, një krijuese origjinale dhe e mirëfilltë letrare. Ajo i dha një tjetër jetë televizionit Kultura Shqiptare në këto 10 vjet me “Një Jetë, Disa Histori.” Një tjetër vizion intervistimi me pyetje spontane, duke ju permbajtur origjinalitetit të jetës së personazhit. Botimi më i ri i saj me titull “Një Jetë, Disa Histori” është një provë jetësore, me intervista, profile shqiptaro-amerikane, esse dhe refleksione letraro-gazetareske. Marjana ka dashur të zbardhë në letër atë experiencën e bukur të ekranit, po tashmë të parë në një tjetër këndvështrim: personazhet e intervistuara, është një transkriptim virtuoz i fjalëve të thëna prej të intervistuarve në intervistat televizive dhe online. Si filologe Marjan Zeneli Bulku shkruan në një stil krejt të veçantë nga librat e tjerë të këtij zhanrri, duke sjellë bashkë individualitete shqiptare të cilat udhëve të integrimit kalojnë, përvoja dhe sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët sot dhe nesër.

Eva Dori, përveç punëve të tjera që ajo kryhen në Filadelfia, nuk ka hequr dorë kurrë nga pasioni i saj për gazetarinë. Eva Dori është gazetarja e njohur në Shqipëri, por edhe në Amerikë, është vlerësuar me një certifikatë mirënjohje nga Shoqata Atdhetare Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia, për pasqyrimin dhe publikimin e veprimtarive të shoqatës dhe Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia, në rrjetet sociale dhe media televizive në Shqipëri. Misioni për ruajtjen e gjuhës shqipe, promovimit të vlerave dhe traditave kulturore është një mision sa moral, njerëzor, detyrues, por aq edhe hyjnor, për Evën. Ajo qëndron në ballë të projekteve, misioneve dhe aktiviteteve, që kanë në thelb gjuhën shqipe dhe traditat shqiptare. Ajo është e palodhur, plot pasion dhe dëshirë për t’i dhënë dritë shqipes, kësaj gjuhe hyjnore që duket akoma më e bukur kur flitet edhe nga fëmijë që kanë lindur jashtë atdheut. Kur puna e palodhur dhe fisnike vlerësohet, dëshira dhe pasioni bëhet akoma edhe më i pashtershëm!

Aida Dismondy-i, e diplomuar Bachelor për gjuhën gjermane në Shqipëri dhe Masterin 2 vjecar në SHBA-ës, ke diplomuar me doktoratën në Jurisprudencë, ajo ka ravijëzuar profilin e saj në Diasporën shqiptare për kontributin, angazhmin shoqëror dhe atë të artit në vecanti, si poete, pikturiste, kritike letrare, publiciste, esseiste, bashkëpunëtore në shtypin shqiptaro-amerikan, përkatësisht te revista “Kuvendi”, Gazeta Iliria, Dielli, Fjala e Lirë, Londër, etj. Shkrimet e saj publicistikë kanë paraqitjen e dukëshme e të ndjeshme që prekin tema sociale: mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet seksuale dhe dhuna ndaj femrave. Në dokumentarin me temë sociale cfaqur në New York para disa viteve Aida Dismondy-i bëri një ekspoze të gjendjes; se ku ndodhet gruaja sot, dhunës ndaj saj, ç’po bëhet e ç’duhet bërë, rëndësia e pjesëmarrjes së gruas në jetën aktive, politike e sociale për të garantuar që të drejtat e saj të vazhdojnë të mbrohen. Aida Dismondy-i si shumë gra krijuese në mërgim, larg atdheut, rrezaton shkëlqimin e vet të brendshëm, veçmas si gazetare e temave sociale.

Elmira Muja, gazetare profesioniste, jeton prej vitesh në West New York, New Jersey, USA. Që në moshë fare të re angazhohet në Radio-Kukësi e më pas në Radio –Tirana, gazetare dhe spikere e RTSH, deri në ditën që emigroi. Në Amerikë ajo tashmë është gazetare e medias së shkruar e vizive në shtypin shqiptaro-amerikan, përkatësisht në gazeta Iliria, Dielli, Revista Kuvendi , në TV- Albanian Culture i Adem Belliut, në Telegraf, etj., me artikuj të temave të ndryshme nga jeta social –ekonomike- kulturore e politike, analiza, reportazhe, mbulon rubrikën aktualitet dhe të kulturës në Diasporë. Dallohet në vecanti për pasqyrimin në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan të historikut, aktivitetit dhe kontributit  të Organizatës të Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”.

Mimoza Dajci, gazetare profesioniste dhe aktiviste e mirënjohur në komunitetin shqiptaro-amerikan. Me artikuj të ndryshëm, shkrime, analiza, opinione, kolumna reportazhe dhe dossier, emrin e saj e has në shtypin shqiptar dhe Diasporë, në gazeta Iliria, Dielli, Kuvendi, në SHBA-ës, e Republika, Rilindja Demokratike në atdhe, Fjala e Lirë Londër etj. Rrëfimet e Mimozës për komunizmin çnjerëzor në Shqipëri janë të vërtetat drithëruese. Mimoza Dajçi, si përfaqësuese e asaj shtrese të popullsisë së persekutuar më egër nga diktatura, që s’donte të dinte se i përkiste një familje patriotësh me lidhje në trungun mes Isa Buletinit dhe Cerciz Topullit, është konseguente deri në fund në luftën e saj, shprehje e humanizmit njerëzor dhe respektit për viktimat e diktaturës, të cilat ajo i sjell nëpërmjet rubrikës dossier.

Shkrimtarja dhe publicistja, Dr.Yllka Filipi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, e specializuar në Degën e Letërsisë dhe ka mbrojtur Master-in dhe Doktoraturën. Shkruan kritikë, publicistikë, poezi, prozë dhe esse. Ka botuar në periodikë të ndryshëm brenda e jashtë Shqipërisë, dhe e vlerësuar nga kritika kombëtare dhe ndërkombëtare si një zë unikal në letërsinë modern shqiptare. Ka vite që është bërë pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe e letrave shqipe në Diasporë. Aktualisht është Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro-Amerikanë. Jeton dhe punon në New York, ku bashkëpunon midis të tjerash, me gazetën Illyria, Dielli në New York dhe Revistën Kuvendi në Michigan, Tirana Observer, Shqipëri. Është autore e dhjetra vëllimeve me poezi, publicistikë, studimorë dhe prozë, disa prej tyre në gjuhën spanjolle.

Arjeta Kotrri (Ferlushkaj- gazetare, kolumniste, esseiste dhe shkrimtare, nën/Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ka studiuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në degën Gjuhë-Letërsi. Për një kohë të shkurtër ka punuar në median lokale të qytetit të Shkodrës, në atë audio-vizive si dhe në atë të shkruar. Në Universitetin e Tiranës ka kryer studimet Master në profilin “Studime Letrare”. Nga viti 2006-2016 ka punuar në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës në pozicionin e përgjegjëses së Fondit të Librit Shqip si dhe ka mbuluar sektorin e aktiviteteve me organizimin dhe koordinimin takimeve/bashkëpunimeve promovuese dhe studimore pranë kësaj biblioteke. Ka mbajtur ligjërata si e ftuar në disa aktivitete letrare, kryesisht në Shkodër, si dhe në Tiranë, në Kosovë, në komunitetin shqiptar në Mal të Zi, New York, Stamford CT USA etj. Ka qenë anëtare e Institutit Alb-Shkenca nga 2009-2016 dhe ka marrë pjesë në seminare e konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botuar artikuj publicistikë dhe studimorë në gazeta Dielli dhe Illyria, SHBA, revista e buletine shkencore brenda e jashtë Shqipërisë.

Në vitin 2008, ka marrë titullin “Mirënjohje” nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini” në Shkodër. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Mirënjohje” nga Federata Pan-Shqiptare “VATRA”. Në vitin 2021 është vlerësuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me çmimin “Arshi Pipa”. Në vitin 2024 u vlerësua me një çmim mirënjohjeje nga shoqata “Albanian-American Dual Language and Culture” (AADLC) dhe një Proklamatë nderuese nga Bordi i Legjislatorëve të ëesychester County. Gjithashtu, në prill të vitit 2024 u vlerësua me çmim mirënjohjeje nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Është anëtare e Bordit Drejtues (Board of Directors) pranë shoqatës “Albanian-American Dual Language and Culture” (AADLC) në Neë York. Ka qenë anëtare e Bordit Drejtues të Pan-Federatës “Vatra” në New York. Si studiuese ka botuar studimin “Pasqyrat e postmodernitetit”, “Elemente të poetikës postmoderne në romanet e Ridvan Dibrës” në vitin 2012 nga shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë si dhe përmbledhjen me ese e studime letrare “The Old Bridge-Ura e vjetër”, New York 2020.

Elinda Marku, gruaja krijuese në mërgim, e angazhuar si editore në revistën periodike Kuvendi, së bashku me bashkëshortin e saj, botuesin e kësaj reviste shkrimtari e publicisti i njohur Pjetër Jaku. Poete dhe publiciste Elinda e thotë fjalën e saj të guximëshme, të thuktë e kryenece, nëpërmjet opinioneve, analiza, replika, komente, por edhe si krijimtari letraro-artistike. Shkruan vazhdimisht në revistën Kuvendi, Fjala e Lirë Londër, Tirana Observer, Shqipëri, Iliria e Dielli, Gazeta Kritika, -Amerikë. Është autore e disa vëllimeve me poezi dhe publicistika e saj botohet kryesisht te Revista Kuvendi, SHBA.

Me revistën Kuvendi bashkëpunon gjithashtu në rubrikat aktualitet e kulturë, edhe gazetarja Alma Prifti.

Publicistja e poetja Julia Gjika-Naci me emigrimin në SHBA-ës, natyrisht në vendin e lirisë e të fjalës, shpalosi talentin krijues përvecse në poezi edhe në publicistikë. Brenda disa dekada në Amerikë, ajo na ka dhënë shumëfishin e asaj c’ka krijuar më herët në Shqipëri. Është bashkëpunëtore dhe korrespodente në organet e shtypit shqiptaro-amerikan të Diasporës, si në gazetën Dielli, Iliria, gjithashtu në atdhe, Gazeta Shqip, Korca, etj, në shumë forume, web-site, gazeta dhe lista bashkëatdhetarësh online, duke sjellë potrete, reportazhe nga jeta e emigrantëve në Amerikë e më gjerë, tema sociale, kolumniste dhe opinione të ndryshme nga aktualiteti e kultura. Autore e disa vëllimeve me poezi e përkthyer në anglisht, rumanisht dhe polonisht, vëllime në prozë e publicistikë.

Shpresa Vrana- shkrimtare, esseiste dhe publiciste. Aktualisht jeton e punon në Boston, të SHBA-ës, Bashkëpunëtore dinjitoze me organet e shtypit në Diasporë, si në gazeta Iliria, Dielli, revista Kuvendi, Fjala e Lirë, Londër e në shumë website e lista internetike e gazeta të ndryshme në Shqipëri, vecmas në gazetat e Vlorës, që ka edhe origjinën. Autore e librit publicistik “Saga e një Gruaje”, -alegoria e një figuracioni të plotë që udhëton mes rreth treqind faqeve të librit. Autore e disa librave me publicistikë, prozë dhe e qindra- qindra rreshtave esseistike në shtyp.

Këze-Kozeta Zylo, gazetare e shkrimtare, bashkëpunëtore dhe korrespodente në periodikë të ndryshëm të Diasporës, median e shkruar dhe vizive, mbulon rubrikën aktualitet dhe kulturë, me artikuj, shkrime e reportazhe, në gazetat on line, gazeta Iliria, Dielli, Fjala e Lirë Londër, web-site e lista internetike, dhe operon në rubrikën intervista nëpërmjet TV lokal Albalife në State Island. Këze Kozeta Zylo është autore e disa librave me poezi dhe publicistike, bashkëthemeluese e TV AlbaLIfe dhe themeluese e disa shkollave në gjuhën shqipe në State Island të SHBA-ës.

Flutura Zavalina, -Presidente e Organizatës Jofitimprurëse “New Life”, (Jeta e Re) AACO, NY, SHBA. Editore e gazetës “Our words”, që lindi si domosdoshmëri e kohës dhe është e përjavëshme. Me anë të shkrimeve, komenteve, ngjarjeve historike reportazheve dhe profile historike, qytetare e intelektuale, Flutura sjell nëpërmjet gazetës, jetën e komunitetit shqiptar në Amerikë, Shqipëri, Londër e të shqiptarëve jashtë trungut amë.

Valentina Vila, gazetare televizive e Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës, nën logon ALBTVUSA, Detroit, Michigan, në Departamentin e Informacionit dhe përgatitjes së lajmit, spikere e lajmeve qendrore në këtë televizion. Në stafin e ALBTVUSA, bashkëpunojnë edhe dy gazetare të reja në moshë Blerina Lumaj dhe Manjola Tërshana.

Makfire Maqedonci Canolli, adhuruese e gazetarisë, e ka bërë atë që të jetë bashkëpunëtore dhe moderatore e Radio-Diaspora, në rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, dhe -drejtuese e rubrikës “Me krijuesit shqiptarë në Diasporë”, e Radio Projektit e shqiptarëve të Danimarkës, -që operon në New York.

Ermira Babamusta, -editore e portalit mediatik online, Prishtina 24 orë, shkruan editorialë në rubrika të ndryshme; politikë, speciale, aktualitet, reportazhe, kulturë, intervista, analiza, koment, replika në gjuhën shqipe dhe angleze. Autore dhe experte në shkencat politike dhe marrëdhëniet me jashtë. Mbështetëse e fortë e fushtës së presidentit amerikan Barak Obama fizikisht dhe me penën e saj publicistike.

Nastila Mano, – gazetare profesioniste e Radio –Korca e Radio ABC, që përcillte me zë nëpërmjet mikrofonit emisionet dhe lajmet, kryesisht në radiofoninë modern, jeton e punon aktualisht në Florida. Është e para gazetare femër që pergatiste dhe drejtonte emisionin sportiv në TV KORCA, “Energy Sport”, dhe emisionin për rininë “Studio Kontakt”, vendlindje. Por gazetarja simpatike korcare nuk e ka ndërprerë pasionin e saj për gazetarinë edhe në mërgim. Është bashkëpunëtore e gazetës Tirana Observer, Fjala e lirë, Londër, Iliria, Kuvendi, SHBA-ës, në gazetat online, website e forume bashkëatdhetarësh, me një penë gazetarie profesionale, intensive, të sukseshme dhe të admirueshme. Gjithashtu shkrimet e saj në gazetari e publicistikë mund t’i gjeni në rrjetin social Facebook, nën profilin -Nastila’s Page.

Dr.Ruki Kondaj, -korrespodente dhe bashkëpunëtore e gazetës Iliria, Dielli, revista Kuvendi, në SHBA-ës, -Fjala e Lirë Londër, Zemra Shqiptare-Europë etj, nëpërmjet opinioneve, komenteve, reportazheve, kryesisht në rubrikat kulturë dhe aktualitet, sjell mbresa dhe moment nga jeta në komunitet. Aktualisht jeton e punon në Kanada, është Presidente e Shoqatës Shqiptaro-kanadeze dhe autore e disa librave studimorë e shkencorë.

Raimonda Moisiu -Sade është një autore shqiptaro-amerikane, poete, romanciere, tregimtare, eseiste, përkthyese, gazetare e pavarur dhe një aktiviste për të drejtat e grave në egzil dhe një publiciste e njohur bashkëkohore, sociale dhe realiste.

Mbas përfundimit të studimeve për Gjuhë Angleze dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës, Albania, ajo punoi si mësuese e gjuhës angleze për disa vite në rrethinat dhe qytetin e Korcës, vendlindjen e saj.

Raimonda Moisiu -Sade njihet si “një nga autoret më të lexuara dhe më me ndikim në komunitetin shqiptaro-amerikan, në rrjetet sociale dhe në mërgim, letrat shqipe dhe letërsinë shqipe të Diasporës.

Raimonda Moisiu-Sade ka qenë për dy mandate Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë. Me ardhjen e saj në krye të saj, Shoqata pësoi një ngritje përmes aktiviteteve të shumta promovuese. Ajo hodhi idenë e mbajtjes së një simpoziumi shkencor për letërsinë dhe ishte ajo që zhvilloi për herë të parë simpoziumin e titulluar; “Letërsia dhe roli i saj në Diasporë”, një organizim që promovoi dhjetra e dhjetra shkrimtarë e poetë të njohur kombëtarisht dhe në egzil. Janë të njohura dhe të publikuara në median shqiptare dhe atë shqiptaro-amerikane dhe të Diasporës shqiptare kudo që gjendet, eventet madhështore të emërtuara, “Audiencë me shkrimtarë e poetë”, ku në qendër ishin profile krijuese të njohur të Letrave Shqipe dhe në Letërsinë e Diasporës. Si Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Raimonda afroi shkrimtarët me akademikët, intelektualët me pedagogë të njohur amerikanë dhe shqiptarë në fusha të ndryshme, pasi shumë prej këtyre veprimtarive letrare, shkencore dhe atdhetare, zhvilloheshin në mjediset e universitetit Monroe, Bronx, New Jork USA, dhe i shëndrroi auditorët e kolegjit Monro, të flitej shqip, dhe të dëgjohej shkrimtaria dhe letërsia shqipe, për orë të tëra. Raimonda Moisiu e shtriu poezinë dhe Letërsinë e Diasporës edhe përtej New Jorku-t te Ditët e letërsisë shqipe në Miçigan, organizuar nga publicisti dhe botuesi i njohur i Revistës “Kuvendi” Pjetër Jaku. Ku Raimonda Moisiu do të merrte pjesë për vite me rradhë dhe do të përvetësonte krijimtarinë poetike dhe letraro-artistike, e cila është vlerësuar denjësisht me cmime kombëtare e ndërkombëtare. Do ta kujtoj gjithmonë si krijuesen modeste që krijimtarinë e saj e pa gjithmonë si proçes integrues i shkrimtarëve shqiptarë në mërgatë pa vënë kurrë në qendër veten e saj, por duke sjellë gjithmonë bashkë krijuesit dhe lëvruesit e letrave shqipe.

Dashamirësia për artin dhe letërsinë e kanë bërë një autore shumë prodhimtare, me dhjetra botime në publicistikë, proza letrare, vëllime me poezi, përkthime, esse, opinione, kritika letrare, ngjarje të jetuara, intervista, etj.

Kryesisht prej disa dekada vazhdon të merret me krijimtari në lëvrimin e të trejave zhanreve; poezi, publicistikë, prozë, esse dhe kritika letrare. Për kontributin qytetar e intelektual është vlerësuar nga Bashkia e qytetit të Hartfordit CT USA, ku jetoi për 17-ë vjet  me Official Citation si: ”Gruaja e Vitit në komunitet”, dhe që prej vitit 2005 aderoj në Partinë Demokratike Amerikane. Është bashkëpunëtore e rregullt me statusin e Freelancer (gazetare e pavarur) e gazetës Fjala.Al, Americaneye.al alias Tirana Observer dhe Albanian Daily News që del në gjuhën angleze, në Shqipëri, Fjala e Lirë, Albanianews, Londër, Iliria, Dielli, revista Kuvendi, në SHBA-ës, dhe korrespodente në organe periodikë të ndryshme të shypit shqiptar online, website dhe lista internetike, në atdhe, Kosovë, Greqi, Kroaci, me shkrime profil, opinione me tema sociale vecmas asaj për dhunën ndaj gruas e fëmijëve, këndvështrime e kritikë letrare, reportazhe, rubrikën aktualitet, kulturë dhe intervista,

Edhe unë Raimonda Moisiu, si autorja e këtij shkrimi dhe pjesë e komunitetit të gazetareve femra në Diasporë, -si shkrimtare dhe publiciste, gazetare e pavarur, më lejoni të shtoj disa rreshta: “Jam vlerësuar nga kolegë, institucione të ndryshme të medias e shtypit shqiptar e dashamirës të artit e letërsisë, që më kanë dhënë forcë e kurajo të vazhdoj dhe të ndjehem e motivuar për të shkruar në vazhdimësi. Falë angazhimit tim në publicistikë kam mundur e pasur nderin të njoh e të bashkëpunoj me shumë njerës me prirje të forta qytetarie e intelektuale dhe të jem e privilegjuar të përfaqësoj gruan publiciste në Diasporë.

Vetë puna dhe shëmbulli i këtyre grave, janë dëshmi e gjallë e aftësive, kontributit e inteligjencës, sakrilegjit të vetvetes për lirinë e shtypit që mbartin në vetvete ato, -gazetaret që në emër të lirisë së shtypit sakrifikojnë lirinë e tyre dhe përcjellin pjalmin e jetës.

Jemi forcë e madhe!

Shkruar nga Raimonda Moisiu-Sade

Jacksonville Florida USA

*Shkrimi “Gazetaret femra shqiptare në SHBA dhe Diasporë, -sakrilegj i vetvetes, për fjalën e lirë…”-është botuar për herë të parë në shtypin shqiptar dhe atë shqiptaro-amerikan në vitin 2014.

Kësaj here shkrimi vjen i rishkruar nga vetë autorja.

DELEGACIONI I LQSHA NË KONGRESIN AMERIKAN- Nga Agim Aliçkaj

Asociacioni serb si parakusht para marrëveshjes përfundimtare, është përpjekje për të imponuar kontrollin e Serbisë mbi Kosovën dhe zhdukjen e saj si shtet.

Një delegacion i LQSHA i udhëhequr nga legjendat kombëtare Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi qëndroi javën e kaluar në Washington për të lobuar për Kosovën dhe çështjen kombëtare.
Takimi me kongresmenin Jerry Nadler, nënkryetar i Komitetit për Drejtësi ishte i përzemërt dhe kuptimplotë. Vëmendje e veçantë iu kushtua shkeljes së të drejtave të popullit shqiptar në Serbinë jugore (Lugina e Preshevës dhe Sanxhak) nga Serbia diktatoriale shoviniste dhe mundësia e mbajtjes së një seance dëgjimore në Kongres kushtuar këtij problemi.
Në kabinetin e senatorit ChrisVan Hollen, bisedë me këshilltarët Francesca Eremeeva dhe Jonathan Nellis.
Takimi vjetor i FMC- shoqatës së ish kongresmenëve të Kongresit Amerikan në Washington, ku senatorët dhe kongresmenët aktualë takohen me ish-kongresmenë dhe shkëmbejnë mendime mbi zhvillimin dhe forcimin e demokracisë dhe shtetit amerikan si dhe politikës së jashtme amerikane kishte shumë porosi, gjetja e një gjuhe të përbashkët, civilizimi dhe respekti, lidershipi, dhe ndërtimi i demokracisë në mbarë botën.
Biseda të shkurtra me senatorët dhe kongresmenë demokratë dhe republikanë, të cilët morën çmimin “Statesmanship Award”, Sen. Tammy Duckworth (D-IL), Sen. Dan Sullivan (R-AK), Rep. Don Bacon (R-NE) dhe Rep. Chrissy Houlahan (D-PA).
Në Capitol Hill Club, takim i përzemërt me kongresmenët Dan Bishop (R-NC) dhe Pete Stauber (R-MN).
Në të gjitha takimet u vlerësuan lartë arritjet dhe sukseset e Kosovës në zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit, demokracisë, ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Është konstatuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KeE. Marrëveshja e Ohrit, e propozuar nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz, e negociuar me pjesëmarrjen e të dyja palëve, paraqet kompromisin e fundit të bërë nga Kosova për hir të paqes në Evropë.
Presioni ndaj Kosovës nga ndërmjetësuesit dhe diplomatët perëndimorë për lëshime shtesë për të kënaqur orekset hegjemoniste serbe është i padrejtë dhe vetëm sa e përkeqëson problemin. Asociacioni serb si parakusht para marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së Kosovës nga Serbia, është një përpjekje për të imponuar kontrollin e Serbisë mbi Kosovën dhe në një afat më të gjatë zhdukjen e saj si shtet. Serbia, e cila nuk e ka nënshkruar dhe refuzon haptazi zbatimin e Marrëveshjes, duhet të vihet nën presion diplomatik dhe ekonomik.
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbështet fuqishëm qëndrimet dhe veprimet konstruktive të qeverisë Kurti në bashkëpunim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe kundërshtimit ndaj agresionit serb, i cili po rrezikon hapur paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe Evropë.

AACL DELEGATION TO THE AMERICAN CONGRESS- From Agim Aliçkaj

 

– The Serbian association as a precondition before the final agreement is an attempt to impose Serbia’s control over Kosova and its disappearance as a state.

 

An AACL delegation, led by national legends Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi stayed last week in Washington to lobby for Kosova and the national cause.

The meeting with Congressman Jerry Nadler, ranking member of the Judiciary Committee was cordial and meaningful. Special attention was paid to the violation of the rights of the Albanian people in south Serbia (Presheva Valley and Sanxhak) by dictatorial chauvinist Serbia and the possibility of holding a hearing in Congress dedicated to this problem.

In Senator Chris Van Hollen’s office, conversation with advisers Francesca Eremeeva and Jonathan Nellis.

Annual meeting of the FMC- in Washington, where current Senators and Congressmen meet with former Congressmen and exchange opinions on the development and strengthening of democracy and the American state as well as American foreign policy. There was a lot of advice, finding a common ground, civility and respect, leadership, and building democracy around the world.

Brief conversations with Democratic and Republican senators and congressmen, who received the “Statesmanship Award”, Sen. Tammy Duckworth (D-IL), Sen. Dan Sullivan (R-AK), Rep. Don Bacon (R-NE) and Rep. Chrissy Houlahan (D-PA).

At the Capitol Hill Club, cordial meeting with Congressmen Dan Bishop (R-NC) and Pete Stauber (R-MN).

In all the meetings, the achievements and successes of Kosova in the development and building of the state, democracy, legality and respect for human rights were highly appreciated. It was concluded that Kosova has met all the conditions for membership in the CoE. The Ohrid Agreement, proposed by President Macron and Chancellor Scholz, negotiated with the participation of both parties, represents the last compromise made by Kosova for the sake of peace in Europe.

Pressure on Kosova by Western mediators and diplomats for additional concessions to satisfy Serbian hegemonic appetites is unfair and only exacerbates the problem. Serbian association as a precondition before the final agreement and recognition of Kosova by Serbia, is an attempt to impose Serbia’s control over Kosova and in the longer term its disappearance as a state. Serbia, which has not signed and openly refuses to implement the Agreement, should be put under diplomatic and economic pressure.

The Albanian-American Civic League strongly supports the positions and constructive actions of the Kurti government in cooperation with President Vjosa Osmani and Speaker Glauk Konjufca towards the international community and opposition to Serbian aggression, which is openly endangering peace and security in the Balkans and Europe.

Intervista- Dr. Mimoza Dushi: Shqiptarët e mërguar janë integruar në shoqërinë amerikane më mirë se në Evropë

Artan Haraqija

Një studiuese e Universitetit të Prishtinës, ka shtatë muaj që bën një hulumtim me shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Hulumtimi, që është në përfundim e sipër, bëhet për të parë se sa janë integruar ata në shoqërinë amerikane dhe sa kanë arritur t’i realizojnë qëllimet e tyre. Profesorja Mimoza Dushi, eksperte në lëvizjet e popullatës, gjatë intervistës me kolegun Artan Haraqija thotë se të dhënat e mbledhura prej saj tregojnë për një komunitet që ka shfrytëzuar shumë mirë sidomos mundësitë për arsimim. Ajo thotë se ata janë integruar më mirë në shoqërinë amerikane se sa shqiptarët që kanë emigruar në Evropë. Profesorja Dushi, para disa vitesh, ka kryer një hulumtim të ngjashëm në Gjermani dhe Zvicër ku jetojnë një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë në Evropë.

Zëri i Amerikës: Ju po qëndroni në Shtetet e Bashkuara për të kryer një hulumtim mbi emigracionin e shqiptarëve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara. Mund të na flisni pak për të?

Dr. Mimoza Dushi: Unë kam ardhur me bursën Fullbright dhe jam në Universitetin George Washington, aty ku realizoj hulumtimin. Kam zhvilluar intervista me një numër të konsiderueshëm emigrantësh në vende të ndryshme të Amerikës. Qëllimi i hulumtimit është për të parë se sa ndihet i integruar komuniteti shqiptar i Kosovës këtu, sa i kanë arritur qëllimet për të cilat ka ardhur dhe cilat janë përfitimet nga qëndrimi në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu për të parë se cilat janë nevojat që ka diaspora shqiptare që të njoftoj qeverinë dhe ligjvënësit në lidhje me to. Kam realizuar më herët një hulumtim të ngjashëm, ka qenë një projekt tjetër me shqiptarët në Evropë. Projekti ka qenë i përqëndruar në Zvicër dhe Gjermani, si dy vende ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve.

Projekti i parë që është realizuar në Evropë ka përfshirë shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Projekti në Amerikë ka të bëjë vetëm me shqiptarët e Kosovës, është bursë që jepet nga Ambasada Amerikane në Kosovë prandaj është i përqëndruar vetëm tek shqiptarët e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Cilat janë gjetjet kryesore, nga puna që keni kryer deri tani në Shtetet e Bashkuara?

Dr. Mimoza Dushi: Anëtarët e komunitetit shqiptar në Amerikë janë të arsimuar. Ata kanë shfrytëzuar mundësitë e shkollimit dhe avancimit në profesionin e tyre. Në aspektin ekonomik, nga popullsia vendase konsiderohen punëtorë. Ata janë të aftë në profesionet e tyre e kanë pozita të mira në ato profesione. Janë njerëz të besueshëm për bashkëpunime. Mirëpo, në aspektin shoqëror edhe pse ndihen të pranuar nga komuniteti vendas, ai amerikan, gjithësesi vazhdojnë të jenë të lidhur me komunitetin shqiptar.

Zëri i Amerikës: A është kjo e ngjashme edhe me gjetjet e dala nga hulumtimi që keni bërë me shqiptarët në Evropë?

Dr. Mimoza Dushi: Ata që jetojnë këtu (SHBA), janë më shumë të integruar, sesa ata që jetojnë në Evropë. Ndoshta është afërsia më e madhe me Kosovën që ndikon ose arsyet për të cilat ata kanë emigruar. Ata që kanë emigruar në Evropë e kanë bërë me qëllimin që të qëndrojnë aty përkohësisht dhe në momentin që Kosova, do të fitonte pavarësinë, të ktheheshin. Por me kalimin e kohës ata kanë vendosur të shndërrohen në emigrantë të përhershëm, ndërsa në Amerikë, që në fillim kanë ardhur me synimin për të qëndruar gjatë.

Zëri i Amerikës: Para se të flasim mbi detajet, ju thatë se keni kryer intervista me shqiptarët e Kosovës që jetojnë në disa shtete amerikane. Mund të thoni se për cilat shtete bëhet fjalë?

Dr. Mimoza Dushi: Intervistat i kam kryer në dy forma. Në formën ballë për ballë dhe përmes internetit. Ato ballë për ballë i kam realizuar në tri shtete, në kryeqytet, në Uashington, në Nju Jork dhe në Çikago, ku ka më shumë shqiptarë. Intervistat përmes internetit i kam bërë me shqiptarë në Karolinën e Veriut, në Viskonsin, Arkansa, Dallas, Teksas, Nju Xhersi, në Virxhinia e në shtete të tjera.

Zëri i Amerikës: Keni vërejtur dallime mes shqiptarëve që jetojnë në zona të ndryshme të Amerikës, për shembull mes të atyre që jetojnë në Çikago dhe atyre që ta jetojnë për shembull në Teksas?

Dr. Mimoza Dushi: Nga bisedat konsideroj që shqiptarët që jetojnë në Çikago janë shumë më të lidhur me komunitetin. Në Nju Jork për shembull numri i shqiptarëve është më i madh dhe kjo ka bërë që ata të kenë disa forma të lidhjes mes tyre.

Zëri i Amerikës: Hulumtimin tuaj e keni ndarë në tri pjesë, mund të na flisni pak për këtë?

Dr. Mimoza Dushi: Jam përqëndruar tek nevojat që ata kanë në raport me vendin e origjinës, Kosovën. Pra ajo që kam bërë është të mbart zërin e migrantëve, në formën e rekomandimeve për ata që bëjnë politikat në Kosovë. I kam dërguar tashmë këto rekomandime, të cilat janë ndarë në tre grupe. Ndarja është bërë sipas rëndësisë që i kanë dhënë vetë ata.

E para që ata kërkojnë është mundësia të ofrojnë përvojën dhe ekspertizën e tyre për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës. Ka rrjete të profesionistëve që komuniteti këtu i ka krijuar vetë. Unë kam hasur në tri rrjete, rrjeti i mjekëve, i sipërmarrësve edhe artistëve. Që këto ekspertiza të shrytëzohen nga shteti prej nga vijnë, qeveritë atje duhet të themelojnë rrjete të profesionistëve vetë, me raste edhe t’i financojnë dhe t’i menaxhojnë. Ambasadat dhe konsulatat luajnë rol të rëndësishëm këtu pasi krijojnë bazën e të dhënave me profesionistët që i kanë të shpërndarë në vendet ku janë. Ato luajnë rolin të dyfishtë, pasi në të njejtën kohë transmetojnë nevojat që ka qeveria e Kosovës te komuniteti dhe nga ana tjetër, për qeverinë gjejnë profesionistë të caktuar. Qeveria e Kosovës tanimë e ka krijuar një program me emirn “Citizen Diplomacy Fellowship” dhe kërkon nga të rinjtë që kanë dy vjet përvojë pune në një shtet tjetër të ndihmojnë me përvojën e tyre në Kosovë. Kjo është kundërshtuar nga emigrantët këtu me arsyetimin se kërkojnë t’u jepet mundësia menjëherë pas diplomimit. Ata thonë se pas dy vitesh pune, krijojnë stabilitet dhe është vështirë të kthehen.

Kërkesa e dytë është mundësia e votimit në ambasada dhe konsulata, duke shkuar fizikisht atje. Ne e dimë që deri tani janë ofruar dy mundësi, dërgimi i fletvotimit me postë, apo duke shkuar në Kosovë. Ata kërkojnë që ambasadat të marrin rolin e mbledhjes së votave. Duke e pasur parasysh se sa e madhe është Amerika, emigrantët kërkojnë ruajtjen e mundësisë për dërgimin e fletvotimit me postë, por jo në Kosovë, por në ambasadë, pra që ambasada të jetë pikë mbledhëse.

E treta janë investimet kapitale, kryesisht në fushën e Teknologjisë Informative.

Zëri i Amerikës: Sa për sqarim, duan që këta të investojnë në Kosovë?

Dr. Mimoza Dushi: Po, që këta të investojnë në Kosovë. Para se t’i bëjnë investimet, ata kërkojnë që të krijohen kushte të favorshme. Ata duan siguri financiare, sigurinë e bizneseve, konkurencën e drejtë në treg dhe kërkojnë informacione të sakta në lidhje me mundësitë e investimeve. Me këtë ata kuptojnë që të krijohen kushtet që investimet e tyre të jenë të sukseshme dhe të njejtën kohë shteti të përmbushë nevojat që i ka në lidhje me investimet ekonomike. Ambasadat dhe konsulatat prap këtu mund të luajnë rol të rëndësishëm duke shpërndarë informatat në lidhje me mundësitë e investimeve te sipërmarrësit e diasporës.

Zëri i Amerikës: Ju thatë që keni vërejtur që shqiptarët e Kosovës në Shtetet e Bashkuara janë kryesisht me arsimim, të larta. Është fjala për personat që kanë ardhur me kualifikime universitare apo që kanë ardhur këtu për atë qëllim?

Dr. Mimoza Dushi: Nga intervistat që kam kryer, 60 % e të intervistuarve kanë dalë me shkollim të lartë nga Kosova. Prej tyre, 46% kanë vazhduar shkollimin edhe në Amerikë. Pra, ata ardhur me qëllim shkollimi ose kanë shfrytëzuar mundësitë për vazhdimin e shkollimit për ngritjen në profesion.

Zëri i Amerikës: Ju pyeta për këtë sepse nëse ata janë ofruar të ndajnë ekspertizën me Kosovën, fjala është për njerëz që kanë arsimim të lartë…?

Dr. Mimoza Dushi: Po, janë individë me arsimi të lartë. Ata kanë pozita shumë të mira në profesionet e tyre. Punojnë në Bankën Botërore, punojnë në qeveri, punojnë në Thesarin e Shtetit, punojnë në çështje juridike, ka shumë mjekë.

Zëri i Amerikës: Cilat janë dallimet kryesore që kanë dalë nga të dyja hulumtimet, ai në Evropë dhe ky në Shtetet e Bashkuara?

Dr. Mimoza Dushi: Afërsia me Kosovën ka krijuar mundësinë që ata në Evropë të kenë kontakte më të afërta me Kosovën. Në Evropë kanë filluar të emigrojnë më herët se këtu. Atje kanë filluar të dalin në fillim të viteve të ’60, ndërsa këtu e kemi fundin e viteve të ’60. Këtu kanë ardhur jo pak për qëllime shkollimi kurse në Evropë për qëllime shkollimi janë shumë të vonshëm. Atje kanë shkuar kryesisht për qëllime pune, e kanë konsideruar vetën që janë të përkohshëm. Prandaj, ndjenja e të përkohshmes i ka penguar që të integrohen dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë

Zëri i Amerikës: Në hulumtimin tuaj ju keni përmendur edhe dallimin tjetër që gjenerata e dytë e emigrantëve shqiptarë të Kosovës në Shtetet e Bashkuara fillojnë të zëvendësojnë shqipen me anglishten?

Dr. Mimoza Dushi: Në Evropë edhe gjenerata e tretë e flasin gjuhën shqipe, por atje i kanë edukuar edhe fëmijët e tyre me bindjen që një ditë do të kthehen. Ndërsa këtu, (në Amerikë) gjenerata e dytë pak e flet gjuhën shqipe. Më lehtësisht shprehën në gjuhën angleze. Mirëpo, gjenerata e dytë e shqiptarëve të Kosovës në Amerikë, ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit kombëtar e ka shumë të fortë. Është kënaqësi të bisedosh me ta dhe janë shumë aktiv në komunitet me veprimet e tyre.

Zëri i Amerikës: Një pyetje që nuk ka pasur asnjëherë përgjigje është numri i shqiptarëve në përgjithësi apo të paktën i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë hulumtimit që keni bërë, mund të thoni se e keni një numër?

Dr. Mimoza Dushi: Sa më shumë numra që gjejmë aq më shumë lëmsh bëhemi. Unë kam gjetur shumë burime. Kosova vetë vlerëson që ka përafërsisht 860 mijë qytetarë të saj jashtë vendit, në përgjithësi në të gjithë botën. Prej tyre, 4.9 % janë në Amerikë. Mirëpo, në burimet që i kam gjetur këtu, është një autore me emrin Maria Cuinova e cila në botimin e saj në vitin 2010 thotë se në Amerikë jetojnë 250 mijë shiptarë të Kosovës. Ajo e përcakton që bëhet fjalë për shqiptarë të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Në bazë të cilit hulumtim ka ardhur ajo deri te kjo shifër?

Dr. Mimoza Dushi: Ajo ka burime të ndryshme, por të gjitha këto janë vlerësime. Në regjistrimin e popullsisë së Amerikës, sipas Zyrës së Regjistrimit të Popullsisë, në vitin 2020 janë regjistruar mbi 230 mijë shqiptarë të të gjitha vendeve të Ballkanit dhe prej tyre përafërsisht 4700 janë shqiptarë të Kosovës. Në fakt fjala është për kosovarë. Kjo duhet të jetë një shifër e pas pavarësimit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Sepse nga atëherë kanë filluar të mbajnë shënime për banorët e Kosovës?

Dr. Mimoza Dushi: Po, sepse ka shumë që kanë ardhur edhe përpara, por janë identifikuar edhe si jugosllavë sepse në pasaportat tona nuk ka shënuar prej cilës Republikë apo cilës Krahinë ke ardhur. Ka edhe raporte të tjera që i kanë bërë shoqatat hulumtuese ose institucionet hulumtuese amerikane, për nevojat e shoqatave shqiptare. Në bazë të këtyre raporteve në Amerikë jetojnë 500 mijë shqiptarë të të gjitha vendeve të Ballkanit.

Zëri i Amerikës: Pra, në përgjithësi mund të themi se fjala është për një shifër që shkon nga një çerek millioni deri në gjysëm milioni shqiptarë?

Dr. Mimoza Dushi: Po, por mendoj se është një numër paksa i fryrë

Zëri i Amerikës: Besoni se regjistrimi i popullësisë që bëhet tani nga Kosova mund të ndihmojë pasi ju ka ofruar mundësinë e regjistrimit edhe atyre që jetojnë jashtë vendit?

Dr. Mimoza Dushi: Po, është mundësi shumë e mirë për diasporën. Ndoshta është mundësia e fundit për shkak se rregullat e regjistrimit pothuajse çdo herë ndryshojnë. Kjo mundësi është dhënë, mirëpo kam rezerva për rezultatet që do të dalin.

Zëri i Amerikës: Për çfarë arsye keni rezerva?

Dr. Mimoza Dushi: Për arsye se me të njëjtin standard është kërkuar të regjistrohet popullsia brënda dhe jashtë Kosovës. Ai standard është numri i letërnjoftimit. Ne e dimë që ata që jetojnë jashtë jo domosdoshmërisht ta kenë atë numër. Gjatë punës sime në terren kam hasur në shumë shqiptarë që kanë treguar gatishmëri që të regjistrohen, por që nuk kanë mundur ta finalizojnë procesin e regjistrimit përmes internetit për shkak të kësaj kërkese, pra të numrit të ID-së.

Mjekë & intelektualë të fushës së shëndetësisë-Si ekspert i MADM nga 11 marsi 2020 insistoj: s’kemi të bëjmë me një sëmundje natyrale, por me një sulm me armë biologjike Nga Asllan Bushati

 

Shpresoj se edhe ju do të keni konstatuar se kohët e fundit po vërdalloset një i ashtuquajtur “grip”.

Ai dukshëm ka kohzgjatje e simtoma më të rënda se kalimet sezonale të këtyre dekadave të fundit. Ju si profesionistë dini shumë më shumë se unë në këtë fushë dhe takoheni cdo ditë me pacientët tuaj të moshave të ndryshme dhe të reagimeve të ndryshme ndaj këtij “gripi”.

Por unë si qytetarë i thjeshë, e si intelektual i fushës së mbrojtjes nga armët e dëmtimit në masë (MADM), do të sjellë disa fakte të cilat i kam mbledhur nga 1 deri 21 maj 2024. Jam i bindur se ju keni fakte e argumenta shumë herë më tepër se këto që do të them më poshtë.

“Gripin” po e kaloj edhe unë dhe shumë familjarë e të afërm të familjes time.

Kam vënë re se ai nis me një zënie të hundëve, rrjedje (sekrecion) të madh të tyre, acarim i grykës e mushkërive, kollë e fortë me gëlbazë, kalimi në sinozite, bllokimi i veshëve me ulje dëgjimi.

Infektim i fortë i syve shoqëruar me ulje të shikimit, temperaturë nga 37.8 deri 38.3, dhimbje të forta të kokës, dobësim i tërë organizmit dhe ulje e oreksit e sistemit imunitar.

Por kulmorja është se në këtë tri javësh unë kam marrë dijeni edhe për 10 humbje jetësh ku 5 nga trompoza në mushkëri, një emoragji celebrale dhe 4 sulme në zemër. Nga këto të 10 rezulton se mosha e tyre ishte: 83, 78, dhe të tjerët 37 deri 66 vjec.

Të nderuar mjekë dhe intelektualë të fushës shëndetsisë, sinqerisht kam një respekt shumë të vecantë për ju dhe punën tuaj në shërbim të interesit publik e kombëtar. Por paralelisht me këtë më mundon dicka që do të ju a bëj publikisht: a keni menduar ndonjë herë se kjo nuk është situatë e një gripi të zakonshëm por vazhdim i pandemisë së koronaviruesit?

Unë që nga 11 marsi 2020 insistoi në masmedia, se nuk kemi të bëjmë me një sëmundje natyrale, por me një sulm me armë biologjike.

Në se ju jeni kundër, ju lutem më kundërshtoni publikisht, por në se mendoni si unë, ju pyes pse heshtëni?

Ju e dini se pandemija u deklaru e mbyllur kur kishin dalë në veprim 542- 545 mutacone, por teorikisht kjo armë biologjike mundësonte 2700 mutacine.

A mendoni se jemi pikërisht në hapsirën midis 546 deri 2700 me simptomat e “gripit “ të ri?

Në se po, pse heshtëni? Po heshtët ju, nuk do të bëhen studime e hulumtime për të mbrojtur shëndetin publik.

As ndërkombëtarët nuk do të lëvizin në drejtimin e duhur po nuk morën informacione e shtysa nga ne “shqiptarët e vegjel”.

Po nuk folët në masmedia, me miqt tuaj të profesionit në vendet e tjera e në forumet shkencore ndërkombëtare, nuk do të lëvizin financat dhe studimet. Do të ketë shumë herë më tepër trompoza në mushkëri, emoragji në kokë e sulme në zemër, pra më shumë jetë njerzish të humbura.

Fjala juaj stimulon e inspiron opinionin dhe ky i fundit shtynë politikën për veprime konkrete.

Të nderuar miq, nuk kam asnjë mendim keqdashës për të shinjestruar profesionin tuaj shumë të nderuar, aq më pak për fyerje. Jo. Përkundrazi, dua vetëm të sesibilizoj opinionin për një qasje më të mirë ndaj kësaj dhimbjeje të gjërë që po vuajmë këto ditë e ndoshta edhe në të ardhmen.

ASLLAN BUSHATI

Maji i revoltave – Më 24 Maj 1984 në Revoltën e Qafë Barit, të burgosurit sfiduan kriminelët Edmond Caja, Lekë Ymeri, Zylyftar Ramizi – Nga Lek Mirakaj

Rastesija e solli qe ndoshta ngjarjet qe kane lene gjurme te forta ne historine e popullit tone kane ndodhur pikerisht ne muajin e Majit.

Muaj i luleve, i pranveres, shpresave, por qe disa here eshte shoqeruar me ngjarje tragjike.

Eshte kthyer ne ritual te pervitshem perkujtimi edhe ne periudhen e post diktatures,te vrasjes me ‘tradheti’ose te vetevrasjes te Qemal Stafes, nje i ri besoj idealist, qe vdiq pa e ditur se perse po sakrifikonte dhe nuk mund ta dinte sa sa here do mallkohesh per kontributin qe dha , ne te ashtuquajturen fitore te komunizmit perbindesh.

Po me vetedije te trasheguar nga indoktrinimi komunist, harrojme te kujtojme dy ngjarje te. permasave historike,ne harkun kohor te aplikimit te diktaturs me shnjerezore, me anti kombetare, me te turpeshme te historise tone, qe na bejne sot te ndjehemi te zhgenjyer e te turperuar para historise e brezave qe do vijne.

Heshtja eshte mohim dhe mohimi eshte paradhoma e perseritjes te krimeve komuniste.

Me te drejte thuhet qe popujt qe nuk luftojne, nuk e meritojne lirine.

Eshte bere nje propogande e permasave te jashtezakoneshme per te kriju idene se tek ne nuk pati desidence. Një genjeshter e madhe e gatuar ne guzhinen e mbeturinave te ish diktatures komunistedhe trumbetuar nga proferuce dhe media te kapura.

Do mjaftonte vetemkujtimi i dy revoltave te burgosurve politikete 21 Majit 1973 ne Spaq dhe e 22Majit 1984 ne QafeBarit,per te thene me bindje se ne Shqiperi jo vetem qe ka pas nje desidence te vazhdueshme,po edhe revolte te mirefillta politike.

Eshte fakt se shkaku i dukshem i revoltave ishte dhuna shnjerezore e autoriteteve te burgut, por kjo nuk zbeh faktin qe ne ato revolta publikisht, me ze te larte u hodhen parrulla politike, ndoshta per here te pare u ndigju ajo parulle qe do behesh lejtmotiv i studenteve vite me vone, e duem Shqiperine si gjithë Evropa.

Sot mbushen 40 vjet nga dita kur te burgosurit e Qafe Barit , per disa ore e kthyen ferrin qe kishin kriju komunistet ne nje teritor te lire, ku ushtoj thirrja poshte komunizmi .

Ne kete dite te burgosurit i bene te vegjel kriminelet Edmond Caja,Leke Ymeri,Zylyftar Ramizi.

Eshte dita ku u ngriten madherishem dhe u ngjiten ne pedestalij e pavdekesise martiret Sokol Sokoli,Tom Ndoja,Sander Sokoli e gjith ato djem te guximshem qe e paguen me vite te gjata burgu dhe tortura herozmin e tyre.

22Maji i 1984 dhe21Maji i 11973 duhet te bejne krenar te gjith shqitaret pa dallim dhe duhet te turperojne politikanet tane qe jo vetem nuk i jane pergjigjur te vertetes historike ,po edhe so mbas 40 vjetesh,ti japin vleresimin qe meritojne heronjve,qe u ngriten ne revolte.

Turp dhe faj,qe edhe sot ligjerisht i konsiderojne terroriste,turp e faqja e zese ,per klasen politike,qe as sot ,nuk kane kurajon te demakojne krimin komunist.

Kanë kalu 40 vjet nga revolta e Qafe Barit dhe 51 vjet nga rvolta e Spaqit dhe eshte koha qe heronjve te revoltave ti ngrihet nje monument qe do sherbentejo vetem si akt mirenjohje per sakrificen e tyre,po do sherbente si akt frymezimi per brezat qe do vijne.Me veprime te ketilla do deshmoheshse po behet nje akt i duhur drejt pajtimit shoqeror.

Herojtë e Qafe Barit, Sokol Sokoli, Tom Ndoja, Sander Sokoli na obligojne te jemi vigjilent,na kerkojne te respektojme e te vleresojme aktin e tyre hreoike dhe na kujtojne se pergjegjesit diretk te dhunes ,as sot nuk jane vene para pergjegjesise.

Te kujtojme e te mos harrojme.

Mekshiqi: Rama po mundohet të joshë faktorë me ndikim në komunitetin shqiptar në Amerikë

Aktivisti i shoqërisë civile, Ardit Mekshiqi gjatë bisedës me Adi Krastën në ‘A Show’ në SYRI TV, ka treguar se si Edi Rama dhe enturazhi i tij, po tenton që të joshë persona me ndikim në komunitetin shqiptar në Amerikë.

I riu, që më herët në Shqipëri është ndaluar nga policia për pjesëmarrjen në protestat kundër qeverisë Rama, u shpreh se Rama dhe PS po kërkojnë që të rrisin influencën e tyre në emigracion.

‘Unë po e ndjej diçka se vërtetë do të jetë e mundur shpejt mundësia e votës së shqiptarëve në emigracion.

Shoh konjunkturat e rilindjes që po mundohen të kapin faktorët shqiptarë që kanë ndikim në komunitetin shqiptar në Amerikë dhe besoj edhe në shtete të tjera.

Janë disa shqiptarë që merren me aktivitete, janë joshur nga qeveria Rama, kanë bërë disa investime në Shqipëri dhe këta persona kanë ndryshuar qëndrim.

Rama ka bërë që ata të ndryshojnë dhe duket se janë shitur tek djalli.

Kjo është fatkeqësi sepse po mundohen të rrisin influencën e PS në emigracion. Nuk besoj se është shumë e lehtë që të rrisin influencën sepse shumica e shqiptarëve kanë ikur nga kjo qeverisje’, tha Ardit Mekshiqi në SYRI TV.

“Një Jetë… disa Histori” e Marjana Bulkut, një dëshmi e mirëfilltë e mjaftë individualiteteve të diasporës në Amerikë Nga Agim Rexhaj

Të nderuar miq, motra e vëllezër,

Ndjehem mirë që jemi mbledhë sot për një tjetër libër  e për një tjetër festë tonën.

Sepse, gjithnji puna dhe vepra e autores  Marjana Bulku na ka përbashkuar në kaq shumë histori, mbasi prej kohësh flitet e shkruhet për personalitete, kontribute dhe vlera! Ju jemi mirënjohës dhe shpreh bindjen se shumë prej nesh këtu ndjehemi vërtet të nderuar për kujdesin prej vitesh që kultura dhe vlerat shqiptare të mos mungojnë në Vatrat dhe Familjet tona.

Në të vërtetë, të tillë e kam njohur zonjën Bulku qysh në momentet e para kur ajo u afrua në Vatër, më shumë se një dekadë të shkuar. Gjithnji dinjitoze dhe e papërtuar, gjithmonë përbashkuese, vlerësuese dhe kontribuese, duke u përpjekë sistematikisht me na përcjellë më të mirën e gruas dhe intelektuales shqiptare.

Librat e saj, puna edhe qëndrimi i saj si te Vatra, si te Dielli, si te Albanian Culture po edhe në shumë aktivitete janë në sinkron me frymën e korrektesës gazetareske, me kulturën e gjerë që ajo zotëron dhe me shpalosjet dinjitoze në qendrime antikonformiste, prej të cilave ne si komunitet shqiptar i Amerikës, zgjerojmë jo vetëm frymën e komunikimit të ndërsjelltë, po edhe mbijetojmë përmes këtyre modeleve, vlerave dhe personaliteteve.

Me kurajo mund ta them, se prej kualiteteve të tilla edhe Vatra u lartësua, e kjo mund të vërehet më së miri e më së qarti edhe në faqet e librit që kemi në duar, “Një Jetë… disa Histori”, një dëshmi e mirfilltë, ku rrëfimet përmes intervistave apo portretet në pak rreshta të mjaft individualiteteve të spikatura të diasporës Amerikane e më gjerë, na shfaqen si një manual orientues për të sotmen dhe për nesërmen tonë të përbashkët.

Libri më i fundit i Marjana Bulkut, simbas leximit tim, mbetet një dëshmi konkrete e veprimtarisë së palodhur së kësaj zonje, e cila na ka nderue me praninë dhe punën e saj, në gjitha mjediset shoqnore dhe intelektuale, ku ndikimi e saj po lë gjurmë të padiskutueshme e ku unë si aktivist i kahershëm, mundem veç ta vlerësoj kontributin e saj në fushën e mediave dhe në edukimit patriotik e gjuhësor, si në Federatën tonë Vatra dhe gazetën Dielli, ku për shumë vite ajo ishte në krah të përkushtimit dhe kontributeve të zotit Dalip Greca, po edhe kollonë mbështetëse e televizionit Albanian Culture, pa harruar këtu edhe botimet e njëpasnjëshme që ajo na ka sjellë në këto vite.

Jam i bindur, edhe pse në momentet që po kalojmë, do vlera tona janë zvetënuar disi, duke ia cënuar vetvetes do shtylla të patriotizmit dhe bashkëpunimit, por më besoni se kjo do të jetë diçka e përkohshme dhe kalimtare, sepse gjithkush do të vlerësohet për punët e mira dhe kontributet e ndershme dhe jo për fyerjet e paskrupullta dhe prapaskenat e errta.

Ndaj në mbyllje të kësaj fjale mundem me thanë se përtej përmbajtjes, figurave intelektuale që trajton dhe kulturës me të cilën është shkruar ky libër, zonja Marjana Bulku na përcjell mesazhe përbashkimi e uniteti, të cilat i ka pasur të përhershme, e mund të them se janë në ADN-në e saj, ndaj kudo ku ajo ndërvepron dhe lufton e thotë fuqishëm dhe pa asnjë ekuivok fjalën e saj.

Edhe njiherë, ju falenderoj nga zemra zonja Marjana, dhe ju uroj shumë suksese e të tjera, shumë vepra si kjo e sotmja, ku ju vazhdoni me na përcjellë frymën e vazhdimësisë e të përbashkimit.

Agim Rexhaj  18 Maj 2024

(Video – Foto) Marjana Bulku, prezantoi në Nju Jork, librin e saj “Një jetë disa histori” Nga Beqir SINA

Kolazh me fotografi : Promovimi i librit “Një Jetë Disa Histori” – “Producers Club Theatres” Manhattan

NEW YORK – Gazetarja Marjana Bulku-Zeneli, prezantoi të shtunën(18 maj 2024) në qytetin e New York-ut, The Producers Club Theater, librin e saj “Një jetë disa histori”, një botim ky që është një përmbledhje me intervista, profile shqiptaro-amerikane, esse dhe refleksione letraro-gazetareske. Libri i Bulkut, ka si qëllim të sjellë bashkë individualitete shqiptare të cilat udhëve të integrimit kalojnë sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët sot dhe nesër.

Gazetarja Marjana Bulku-Zeneli, vet/organizatore e këtij aktiviteti, së bashku me familjen në fjalën hapse, tha se e shkroi këtë libër pas ardhjes në Nju Jork, dhe se libri i saj është një botim dhe përmbledhje e një pune disa vjeçare e gazetaris dhe publicitikës së saj.

“Libri “Një jetë disa histori”, është produkt i njohjeve dhe komunikimeve të drejtpërdrejta në studion e televizionit Albanian Culture TV në New York, si dhe i mjaft veprimtarive pranë institucioneve të tjera si Federata Panshqiptare Vatra, Albanian American Dual Language & Culture, Dita Botërore e Librit, etj. Libri i Marjanës është një stil i veçantë shkrimi ku alternohen pyetjet e shumta argumentuese me përgjigje analitike, evokime veprash dhe vlerësime mbi individë, akte e veprimtari të cilat me rritjen e emigracionit e kanë intensifikuar sasinë por edhe cilësinë: “Komunikimi përmes intervistave, përgjithësimeve, reflektimeve dhe krijimeve letrare sjell në një volum të vetëm një galeri të gjërë plot me informacion historik, kulturor dhe intelektual duke krijuar kështu një kulturë përbashkuese të shqiptarëve që jetojnë jasht territoreve shqiptare dhe që Shqipërinë e kanë gjithmonë me vete”.

Marjana Bulku foli po ashtu në idenë e librit : “Unë vendosa” ta ndërtoj “ këtë “ Muzeum” në këto faqe libri përmes përshkrimeve dhe analizave të mia, intervistave dhe konkluzioneve përtej pyetjeve pasi në fare pak vite të jetës time në Nju Jork, SHBA pata fatin të njoh disa prej tyre, falë komunikimeve të drejtpërdrejta ku njoha historitë, preka veprimtaritë, ndjeva përpjekjet e pandalshme që shqiptarët punëtorë e fisnikë të Amerikës bëjnë për të mbajtur gjallë lidhjet me vendin amë: Shqipërinë, Kosovën,Maqedoninë, Malin e Zi. Jeta e çdo njërit prej tyre mbart kaq shumë histori shumë prej të cilave nuk duhen harruar, ka nga ato që janë frymëzuese dhe burim krenarie, prandaj dhe vendosa t’i përjetësoj përmes faqeve të një libri.”

Televizioni Albanian Culture TV në New York, me kete rast shfaqi një video/screen ku prezantonte në formën e një slideshow, punës së saj pesmbëdhjet vjeçare, video e cila ngjalli kërshëri tek të pranishmit

Kurse, kolegeja e saj, Mimoza Belliu, në fjalën e saj tha se ishte mjaft e nderuar që sot marr pjesë me zemër në këtë aktivitet të mikeshës sime të mrekullueshme Marjana Bulku: “ Në këtë ditë të shënuar për Marjanën, por edhe për ne, Familjen Belliu dhe Televizioni Kultura Shqiptare, unë, për arsye shëndetsore, nuk munda të isha e pranishme për të hapur këtë eveniment letrar e historik. Falenderoj Marjanën që e përqafoi kerkesen që këtë shkrim ta lexojë Vera, bashkëpunëtore e Marjanës në rubrikën “Një Jetë, Disa Histori”.

Në fjalën e saj zonja Belliu tha se si lindi ideja për rubrikën televizive “Një Jetë, Disa Histori” të Marjana Bulkut, e cila tha ajo, dallohet për origjinalitetin në krijimtarine e saj, duke mos dal nga vetvetja në këtë vështrim kroniko-historik të punës sonë të përbashkët.

“Shumë kush mund ta bej pyetjen: Si e njohëm ne (familja Belliu) Marjanën? Shkak i njohjes sonë është miku ynë i përbashkët, Ambasadori Mal Berisha. Qëllimi ynë si televizion ka qënë të jemi në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në ekran të projektojmë jetën e perditshme të tij. Televizioni Kultura Shqiptare ka qënë gjithmonë me dyer të hapura për këdo që ka pasur dëshirën për të krijuar rubrika televizive. Dhe kështu duke qënë në kërkim të vazhdueshëm të talentit moderator e krijues për rubrika realiste që të pasqyronin jetën e shqiptaro-amerikanëve, më në fund bëmë “BINGO”!

Znj. Belliu tregojë se për të filluar një bashkëpunim simbiolik që do të kthehej më vonë edhe në miqësi të ngushtë familjare, në fillimet e bashkëpunimit, se ajo ishte e mendimit që Marjana të krijonte një rubrikë ku do të sillte para ekranit, jetën e përditshme të shqiptaro-amerikanit, qoftë ai apo ajo me tituj shkencore, apo një njeri i thjeshtë që kontribon në mënyrë të thjeshtë në jetën tonë të përditshme.

“Unë personalisht, kam dashur që ekrani i televizionit Kultura Shqiptare të jet kuptimplot e domethënës, i popullit dhe për popullin, jo jeta fallso, por realiteti ynë i përditshëm. Këtë ide kishte edhe Marjana. Mendimet e idetë tona u puqën plotësisht për të krijuar një rubrikë ku do të intervistoheshin shqiptaro-amerikanë që me mënyrën e tyre kishin kontribuar në kultivimin e ruajtjen e identitetit kombëtar, por në të njejtën kohë edhe ishin integruar në jetën e perditshme të vëndit ku jetojmë”.

Por si do të titullohej kjo rubrikë?

Këtu zonja Belliu, thotë kjo ishte një tjetër dilemë që kërkonte zgjidhje: “Që të tre, Ademi, unë e Marjana, gjatë bisedës po kontribonim me shëmbuj titujsh, ca të gjatë e ca të shkurtër, por më në fund Marjana me cilesinë kreative të saj tha individi që intervistohet tregon jetën e tij, gjatë secilës ka shumë histori. Kështu lindi titulli “Një Jetë, Disa Histori” i rubrikës me moderatore Marjana Bulku.”

Shumë kush mund ta adresojë Marjanën si gazetare apo moderatore.

“Por jo, Marjana Bulku eshte një krijuese origjinale dhe e mirëfilltë letrare. Ajo i dha një tjetër jetë televizionit Kultura Shqiptare në këto 10 vjet me “Një Jetë, Disa Histori.” Një tjetër vizion intervistimi me pyetje spontane, duke ju permbajtur origjinalitetit të jetës së personazhit. Është e pamundur për Marjanën të ndali hapin e saj krijues. Dhe botimi më i ri i saj me titull “Një Jetë, Disa Histori” është një provë jetësore. Marjana deshte të zbardhte në letër këtë experiencë të bukur të ekranit, po tashmë të parë në një tjetër këndvështrim: personazhet e intervistuara më parë me pyetsor të ri, dhe një pasurim me personazhe të reja”, tha Mimoza Belliu.

Presidenti i nderit i Vatrës z.Agim Rexhaj në fjalën e tij midis të tjerave tha se “Libri më i fundit i Marjana Bulkut, simbas leximit tim, mbetet një dëshmi konkrete e veprimtarisë së palodhur së kësaj zonje, e cila na ka nderue me praninë dhe punën e saj, në gjitha mjediset shoqnore dhe intelektuale, ku ndikimi e saj po lë gjurmë të padiskutueshme e ku unë si aktivist i kahershëm, mundem veç ta vlerësoj kontributin e saj në fushën e mediave dhe në edukimit patriotik e gjuhësor, si në Federatën tonë Vatra dhe gazetën Dielli, ku për shumë vite ajo ishte në krah të përkushtimit dhe kontributeve të zotit Dalip Greca, po edhe kollonë mbështetëse e televizionit Albanian Culture, pa harruar këtu edhe botimet e njëpasnjëshme që ajo na ka sjellë në këto vite.”

Publiçisti dhe ish Ambasadori i Shqipërisë në Britani Mal Berisha, në fjalën e tij tha se, “është më se e natyrshme që Marjana Bulku, gazetare e televizionit Albanian Culture TV në New York, dhe disa mediave të shkruara, përfshirë gazetën Dielli, mediat elektronike, të prezantonte librin e saj , “Një jetë disa histori”, këtu ku edhe e nisi gazetarinë në Nju Jork, me shqiptarët e Amerikës.

Ai tha se promovimi i një libri përbën gjithmonë një moment emocional, jo vetëm për atë që e shkruan por edhe për ata që e kanë lexuar ose do ta lexojnë atë, dhe që gjejnë brenda faqeve të tij jo vetëm jetën e dikujt tjetër, por shumëçka edhe nga vetvetja.

“Libri që po promovojmë sot “Një jetë disa histori” i autores Marjana Bulku, për mendimin tim është pikërisht libri ku të gjithë ne dhe qindra mijëra shqiptaro – amerikanë e gjejme vetveten në një mënyrë ose në një tjetër. Arësyea është e thjeshtë: Të gjithë kanë kaluar nëpër një kalvar mundimesh për të ardhur në këtë vend dhe për t’u përshtatur me atdheun e dytë, Amerikën duke marrë me vete mallin, dhimbjen, shqetësimin dhe dashurinë për atdheun që kanë lënë pas.”

Mal Berisha vazhdoi më tutje dhe tha se  mbasi e kishte lexuar librin e Marjanës, dua të them me plot gojën se ky libër është një transkriptim virtuoz i fjalëve të thëna prej të intervistuarve në intervistat televizive. Mendimi i autores që nëpërmjet të këtyre intervistave të sillte historitë individuale të secilit, në fakt na ka sjellë një imazh kolektiv të bashkësisë Shqiptaro – Amerikane në periudhën në fjalë. Në këtë aspekt më duket sikur kur mbaron së lexuari ke biseduar përpara një kamere me të gjithë shqiptarët e Amerikës të përmbledhur në një individ i cili ka këto cilësi:
· Dashurinë për atdheun
· Patriotizmin,
· Virtytet më të mira shqiptare
· Përpjekjte titanike për tu përshtatur në vendin e ri në Botën e Re.
· Respekti për vendin ku kemi ardhur,
· Progresin ekonomik dhe edukimin e klasit të parë botëror.
· Organizimin shoqëror dhe kontributin kombëtar.”

Ky libër është një haraç nderi për arritjet e shqiptarëve i ofruar nga autorja, tha Berisha.

Më pas e përshëndeten autoren e librit “Një jetë disa histori”, pedagogja Mjaftime Brataj, studiuesi Idriz Lamaj, Agim Rexhaj – Presidenti Nderi i Vatrës, altivistja Lumi Hadri,shkrimtari Orhan Sakiqi, Adem Belliu, dhe u lexua përshëndetja e ish-Drejtorit i VOA-s për EuroAzinë, Frank Shkreli mesimdhënsja Znj. Drita Gjongecaj, e cila prej shumë vitesh i është përkushtuar mësimit të gjuhës shqipe në SHBA, tha se si e ka njohur dhe ka bashkëpunuar me autoren e librit “Një Jetë, Disa Histori”, në shumë aktivitete.

Folësit po ashtu thanë se libri i Marjana Bulkut, “Një jetë disa histori” i cili është një botim publicistik me intervista, profile shqiptaro-amerikanësh, esse dhe refleksione letraro-gazetareske të autores është një libër që ka publikime, të këtyre 15 vjeteve të saj të ardhjes në Nju Jork.

Ata thanë se ajo shkruan në një stil krejt të veçantë nga librat e tjerë të këtij zhanrri, duke sjellë bashkë individualitete shqiptare të cilat udhëve të integrimit kalojnë, përvoja dhe sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët sot dhe nesër.

“Marjana e ka shkuar këtë libër me një stil të veçantë larg shkrimeve dhe librave mediokër dhe librat ose shkrimet e vet/lavderimeve, promovimit të vetvetes, ose hyrje me dhunë si me thënë dhe duan të vet/bëjnë protagonistin në komunitet, çdo ditë në mediat sociale duke u vetquajtur gazetar , shkrimtar, poet e intelektual politikan, e sa e sa tituj i japin vetvetes”.

Prezantimi të shtunën(18 maj 2024) në qytetin e New York-ut, The Producers Club Theater, i librit “Një jetë disa histori”, u mbyll me monolugun “30 Gonxhe të Vyshkura” interpretuar nga aktorja Vilma Hodo, me libret te Marjana Bulkut, realizuar Olsi Beci, dhe një koktejl : https://youtu.be/92NJXu8UETY?si=K4P8F4Af1adoxGT0

 

 

“NJË JETË DISA HISTORI” i autores Marjana Bulku- Nga Mal Berisha

 

Fjala në Promovimin e Librit

Të nderuar pjesmarrës!

E nderuar zonja Marjana Bulku dhe antarë të familjes Bulku, zoti Ilir, zonja Belina, Genti, Deny, Henry…

I nderuar z. Agim Rexhaj, Presidenti i Nderit i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”

Të dashur pjesmarrës!

Promovimi i një libri përbën gjithmonë një moment emocional, jo vetëm për atë që e shkruan por edhe për ata që e kanë lexuar ose do ta lexojnë atë, dhe që gjejnë brenda faqeve të tij jo vetëm jetën e dikujt tjetër, por shumëçka edhe nga vetvetja.

Libri që po promovojmë sot “NJË JETË DISA HISTORI” i autores Marjana Bulku, për mendimin tim është pikërisht libri ku të gjithë ne dhe qindra mijëra shqiptaro – amerikanë e gjejme vetveten në një mënyrë ose në një tjetër. Arësyea është e thjeshtë:

Të gjithë kanë kaluar nëpër një kalvar mundimesh për të ardhur në këtë vend dhe për t’u përshtatur me atdheun e dytë, Amerikën duke marrë me vete mallin, dhimbjen, shqetësimin dhe dashurinë për atdheun që kanë lënë pas,

Dua të them me plot gojën se ky libër është një transkriptim virtuoz i fjalëve të thëna prej të intervistuarve në intervistat televizive. Mendimi i autores që nëpërmjet të këtyre intervistave të sillte historitë individuale të secilit, në fakt na ka sjellë një imazh kolektiv të bashkësisë Shqiptaro – Amerikane në periudhën në fjalë. Në këtë aspekt më duket sikur kur mbaron së lexuari ke biseduar përpara një kamere me të gjithë shqiptarët e Amerikës të përmbledhur në një individ i cili ka këto cilësi:

Dashurinë për atdheun
Patriotizmin,
Virtytet më të mira shqiptare
Përpjekjte titanike për tu përshtatur në vendin e ri në Botën e Re.
Respekti për vendin ku kemi ardhur,
Progresin ekonomik dhe edukimin e klasit të parë botëror.
Organizimin shoqëror dhe kontributin kombëtar.

Ky libër është një haraç nderi për arritjet e shqiptarëve i ofruar nga autorja.
Marjana Bulku e hap siparin me këto fjalë të cilat na shoqërojnë në idenë e tyre deri në faqen e fundit:

“Unë vendosa” ta ndërtoj “  këtë “ Muzeum” në këto faqe libri përmes përshkrimeve dhe analizave të mia, intervistave dhe konkluzioneve përtej pyetjeve pasi në fare pak vite të jetës time në Nju Jork, SHBA pata fatin të njoh disa prej tyre, falë komunikimeve të drejtpërdrejta ku njoha historitë, preka veprimtaritë, ndjeva përpjekjet e pandalshme që shqiptarët punëtorë e fisnikë të Amerikës bëjnë për të mbajtur gjallë lidhjet me vendin amë: Shqipërinë, Kosovën,Maqedoninë, Malin e  Zi.
Jeta e çdo njërit prej tyre mbart kaq shumë histori shumë prej të cilave nuk duhen harruar, ka nga ato  që janë frymëzuese dhe burim krenarie, prandaj dhe vendosa t’i përjetësoj përmes faqeve të një libri.”

Libri fillon me një rrëfim rrënqethës për historinë e një intelektuali shqiptar i cili pasi u edukua në Francë, e pa demokracinë aty, dhe u kthye në atdhe, përfundoi në pranga dhe fati i tij mori atë drejtim tragjik vetëm se kishte thënë se mendonte dhe besonte se:

“NJË DITË DO TË NDRYSHOJË KJO PUNË”. Ai është Astrit Rama.

Pastaj vinë fjalët e zonjës, LUMI HADRI

E bija e patriotit të madh Ali Hadri dhe një aktiviste e njohur e bashkësisë shqiptaro – Amerikane:

Ajo na sjell një rrëfim të trshtueshëm për vëllain e humbur për lirinë e Kosovës por edhe filozifinë e babait të saj nën terrorin e UDB së Jugosllave. Ajo na sjell edhe atë që është më e rëndësishmja në jetën e njeriut: DINJITETI, kur thotë se babai i saj Profesori i nderuar Ali Hadri i mësonte fëmijët e tij se:

“Unë kam qenë zot i të kaluarës time,
jam zot i të tashmes dhe i të ardhmes time,
sepse unë i di rrjedhojat e qëndrimeve të mia.”

Një mësim shumë i madh ky për njeriun e sotëm. Si një aktiviste e njohur e cështjes së Kosovës, ajo shpreh edhe shqetësimin e ligjshëm për mbarëvajtjen e shtetit të Kosovës kur thotë:

“Pas   shpalljes   së   Pavarësisë   së   Kosovës   u   hapën ambasadat dhe si rezultat diaspora nuk vazhdoi të luajë rolin   proaktiv në aspekin  e lobimit.  Fokusi u vu më  tepër në  investime.  Përse   kjo   ngjau   dhe   kush   e   shkaktoi   shkyçjen   e diasporës  të SHBA-së është e debatueshme. Pasi që shteti i Kosovës edhe pas 20 -viteve akoma nuk është konsoliduar është evidente që ekziston një vakuum dhe   që  përsëri diaspora  duhet  të  mobilizohet  për  të ndihmuar në përmbylljen e këtij proçesi me përkrahjen e Administratës Amerikane. Përsa i përket prosperitetit përpjekjet tona nuk kanë ndaluar asnjëherë.

ADEM BELLIU, një aktivist i njohur i Bashkësisë tonë Shqiptaro – Amerikane thotë në intervistën e tij:

Duke jetuar në Demokraci e në liri  qytetari nuk duhet të presë  vetëm nga shteti apo nga tjetri. Duhet qe të kërkojë shumë më shumë nga vetja në drejtim të punës, të ekonomisë personale e  të gjejë forma e  mënyra për të punuar privatisht.

 

IDRIZ LAMAJ ish gazetar i VOA i përgjigjet kështu autores kur ajo dëshiron të dijë më shumë për rolin e shtypit të lirë në Amerikë:

 

“Zëri i Amerikës” është një institucion i veçantë, ashtu siç janë të gjitha institucionet e Qeverisë Federale Amerikane, serioze në mbilartësi ndërkombëtare.  Si gazetar shumë- vjeçar në seksionin e gjuhës shqipe kam mësuar shumë gjëra:
Të  përqendrohesh  në thelbin e çështjes.
Të shkruash për subjektin që ke para sa më shkurt.
Në secilin shkrim i rëndësishëm ose i parëndësishëm,  të mbështetesh të paktën  në dy-tre burime të ndryshme.

Ndërsa sa i takon vendlinjes ai thotë:

“Unë jam malësor  i thjeshtë, i rritur dhe plakur tashmë rrugëve të mërgimit.  Atdheu im i lindjes nxën vend tek unë, aq sa nxën vend nderi  dhe dinjiteti im.  Çfarë vendi nxën atdheu, te secili mërgimtar?! Kjo gjëndet më së miri  në poezinë e Ernest Koliqit “ Shqipnin e mora me vete”.

 

FRANK SHKRELI, po ashtu gazetar shumë i njohur i VOA dhe analist politik jep këtë mesazh:

 

Mesazhi im është i thjeshtë: Të thuhet dhe të shkruhet e vërteta!
Nuk është aspak e rastit se në një botë si sot, ku “informacioni nuk njeh limit dhe ku e vërteta dhe mashtrimi janë sa larg po aq edhe pranë për shkak të disinformimit” – që liria e shtypit, gazetaria e lirë në pëgjithësi, është sot më e kërcënuar se kurrë.
Prandaj, sot është më e rëndësishme se kurrë që të mbrohet, të promovohet dhe të fuqizohet shtypi i lirë, në interes të publikut dhe në interes të demokracisë së vërtetë.

 

IRIS HALILI na jep këto tre alternativa nëse vjen në Amerikë:

 

Emigrimi të le mundësinë të zgjedhësh një nga tri rrugë:

Ose do të asimilohesh,
Ose do të margjinalizosh,
Ose do të integrohesh.

 

DESHIRA AHMETI KËRLIU, kangëtarja lirike me një  një vokal gurgullues porsi burimet e kulluara e ajri i pastër nga ajo vjen DIBRA na thotë:

 

Personalisht mendoj  se ka shumë rëndësi ambijenti ku rritesh, qyteti, natyra që të rrethon, ajri që thith  dhe uji që pin. Pastaj është me shumë rëndësi familja, edukata familjare dhe ajo sociale, kultura e atij qyteti, qytetaret, mësuesit që të edukojnë  në shkollen fillore deri te momenti kur merr valixhet dhe me të gjitha këto brenda shkon në studime për të arritur të bëhesh një profesionist dhe ta zhvillosh më tejtalentin që posedon.

 

MJAFTIME BRATI DUSHOLLARI

 

Largimi i çdo njeriu nga vendi i lindjes është i vështirë dhe i dhimbshëm, pavarësisht nga arsyet që e diktojnë.  Dhe sa më i rritur të largohesh, aq më e dhimbshme bëhet sepse lë pas vendin që të lindi e të rriti, të afërmit, kujtimet, kulturën e vendit tënd, shoqërinë… etj.  Unë personalisht jam ndjerë sikur lashë pas një pjesë të vetes time.

 

DR PASHKO CAMAJ

 

Një nga gjërat shumë frymëzuese ka qenë të shohësh se si shqiptarët përpiqen të ndjekin arsimimin e tyre, pavarësisht nëse janë shqiptarët që kanë emigruar këtu kohët e fundit, ose pasardhësit e tyre ata duan të ndërtojnë një bazë të mirë e të qëndrueshme arsimore për të ardhmen.

 

LORETA STAMO, shëmbulli i aftësive të shqiptarëve për progresin e jashtëzakonshëm teknollogjik në të cilën shqiptarët janë përfshirë dhe përshtatur në këtë vend thotë:

 

Ndjehem mire, si në ‘shtëpinë   time! Fusha e Inteligjencës  artificiale (Artificial Inteligjence) dhe e kompjuterave të mësuar  (Machine Learning) po hyn në çdo drejtim.  Makinat pa shofer, bankieri robot që të identifikon në varësi  të sinjalit zanor, doktori robot që të dikton direkt  gjithë opsionet ekzistuese në varesi të analizave dhe ankesave, shahisti robot që mund edhe vet kampionet e shahut, edhe ata që e kanë programuar etj, etj…duken të frikshme për brezat më të vjetër, por s’ka asnjë mister aty tanimë.  Në bazë  të të gjithave është mendja e njeriut por që edhe mendja vet ‘dorezohet’ para fuqisë  dhe shpejtësisë  llogaritese të super-kompjuterave të sotëm.

 

AZETA ZHABJAKU KOLA  flet për mallin për vendlindjen:

 

Kushdo që le vendin e lindjes dhe emigron në një vend të huaj ka një histori për të treguar.  Secila histori është personale dhe mbresëlënëse.  Unë u bëra qytetare e vendit të adoptuar në të cilin jap kontributin e duhur në shoqëri.

 

DRITA GJONGECAJ themeluesja dhe drejtuesja e Shkollës “Sons of the Eagle” na thotë:

 

Mësuesia mbetet një profesion i dashur për mua. Përvoja ime si mësuese dhe drejtuese shkolle në Shqipëri më dha një pikënisje të fuqishme në zgjedhjen e kahjes së karrierës këtu në vendin e ri.
Me rëndësinë që po merr dy-gjuhësia në përgjithësi dhe përfitimet në nivelin personal por edhe atë të identitetit kombëtar, unë e shoh me optimizëm të ardhmen e përdorimit të shqipes.  Më shumë se asnjëherë tjetër shohim organizata dhe shkolla shqipe si dhe bashkëpunim në shërbim të ruajtjes së gjuhës e traditës.

 

MIRJANA LUKIC na jep këtë mesazh për fëmijët shqipëtarë:

 

Mesazhi im për fëmijët shqiptarë është se ne si kulturë duhet të jemi krenarë për paraardhësit tanë dhe brezat para nesh.  Ne jemi duke jetuar jetën që kemi sot sepse brezat para nesh bënë sakrifica për të siguruar të ardhmen tonë.  Unë i adhuroj prindërit e mi që rrezikuan për të hyrë në të panjohurën me aq shumë rreziqe të paparashikuara. Por ata e kishin guxim në zemrat e tyre dhe ëndrrat për një jetë më të mirë për familjen e tyre.

 

GJON BUCAJ, ish drejtues u VATRËS dhe zonja e tij NIKOLETA BUCAJ, na japin këtë mesazh prekës për për VATRËN tonë të dashur:

 

“Vatrës” do të doja t’i kisha dhanë ma shumë, por kohën dhe përpjekjet për t’a ndimue, ia kam kushtue me dashuni, i motivuem kryesisht nga idealizmi atdhetar i para-ardhësavet tanë.  Kam pasë fatin të kem bashkëpuntorë të përkushtuem për arritjet sado modeste që mund të jenë”

Autorja na jep edhe një listë profilesh të cilët do ti gjeni në faqët përmbyllëse të këtij libri por mua më pëlqen të citoj tre prej tyre që i kam patur dhe i kam miq dhe njerëz të dashur e të respektuar: Ata janë:

 

I ndjeri DALIP GRECA, ish editori i DIELLIT për te cilin autorja thotë:

 

Nuk është e lehtë që ta ruash profilin e intelektualit në emigrim, do të duhet jo pak investim nga koha personale dhe ajo e familjes përmes  angazhimit sistematik në komunitetin shqiptaro-amerikan, reflektimit të matur e të barazpeshuar, gjykimit të mprehtë me  pendë e mendim dhe bashkëpunimit të ngrohtë e miqësor me kolegët përtej çdo rivaliteti dhe oponence qëndrimesh.

 

FADIL BERISHA fotografi tashmë botnisht i njohur:

 

Ai është një emër i njohur në botën amerikane dhe atë shqiptare pasi ka një profil ku shkrihet profesionalizmi dhe humanizmi.  Përmes fokusit fotografik syri i tij sjell tek ne bukurinë njerëzore; natyralen, provokativen, pozanten, të pastrën, të kultivuarën, të retushuarën, atë para të cilës gjithkush kthen kokën dhe thotë Uau! Sa e bukur!

 

RIAD YMERI, tenor:

 

Artisti  që i ngjan aq shumë vendit të tij. Potent në skenë, me një zë të thellë sikur del prej mijëra vitesh e kërkon të thotë atë çka nuk u tha, i brishtë dhe human në jetë, Riad Ymeri  ndriçon në çdo skenë dhe podium ku interpreton.

 

DR.  DHIMITÊR BENO, mjeku i palodhur dhe njëriu humanist, babai i Elizabeth Benos, e cila drejton Shoqatën Motrat Qiriazi. Ai na thotë:

 

“Gjëja më ë rëndësishme është të qënit njeri.

Dike shpresuar se po kalojmë ca çaste të bukura të cilat unë i quaj QUALITY TIME, zonjës Bulku i Uroj shumë suksese, mbarësi dhe krijimtari të bollshme edhe në të ardhmen.

Ju falenderoj për vemëndjen!
Me respekt
Mal Berisha

REFLEKSIONE NGA KONFERENCA PËRKUJTIMORE E 112-VJETORIT TË THEMELIMIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, ORGANIZUAR NGA VATRA BOSTON Nga Artur Vrekaj

Me konferencën përkujtimore të 28 Prillit 2024 ne vatranët e Boston rikthyem veprimtaritë kombëtare me emrin e Vatrës në vëndlindjen e Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra në Boston me Vatra Boston.

Boston për ne vatranët dhe Shqiptarët e Amerikës është Vlora e Shqiptarisë për trashëgiminë historike dhe muzeale të Kishës nënë, kisha e Shën Gjergjit e PHD Theofan Stiljan Nolit, e para kishë Shqiptare në botë dhe të Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra. Duke qënë një organizim energjik Vatra Boston është edhe një siguri për veprimtari të tilla akademike si konferenca përkujtimore e 28 Prillit 2024 në Boston, që ruajnë e pasurojnë trashëgiminë e themeltarëve të Vatrës. Megjithëse organizatorët e kësaj veprimtarie u bënë thirrje gjithë degëve të Vatrës të ishin prezente, pa u mjaftuar vetëm me një përshëndetje me shkrim duhet që në të ardhmen degët e Vatrës ta planëzojnë për ta kthyer në traditë përkujtimin e themelimit të Vatrës në Boston, në vëndlindjen e saj.

Kjo traditë e përkujtimit të ditëlindjes së Vatrës do të shërbejë më pas edhe për takime të degëve të Vatrës për bashkërendim të kalendarit kombëtar të veprimtarive në shërbim të Identitetit kombëtar e të vetë Federatës Vatra.

Ne nuk do të mjaftohemi thjesht me përcjelljen e përshëndetjeve zyrtare, por në kryesi të Vatra Boston do të vendosim çfarë mund të bëjmë së bashku me degët e Federatës.

Kështu, do të fokusohemi për të fuqizuar shkollat Shqipe të komunitetit ku jemi, por edhe të përgjithësojmē e pasurojmë programet e ruatjes së Identitetit kombëtar përmes këngëve dhe valleve Shqiptare ndër degët e Federatës PanShqiptare Vatra bazuar në çfarë do të bëjmë më mirë për ardhmërinë. Vatra Boston ka një fillim premtues me synimin për ta bërë komunitetin tonë të Shqiptarëve të Masaçusets më të gjallëruar dhe më të përfaqësuar në qytetin dhe shtetin ku jetojmë e punojmë përmes emrit Vatra të pagëzuar nga themeltarët e kësaj Federate mbarëshqiptare. Lobimi për çështjen Shqiptare do të jetë një nga aksionet tona qytetare të Vatra Boston në Kongresin Amerikan apo dhe këtu në Masaçusets ku kanë zyrat përfaqësuesit tanë. Motua e Shqiptarëve të Masaçusets që u bashkuan me Vatrën që nga vitet 2000, sot e në vazhdim është gjithëpërfshirja vullnetare dhe pa dallime çfarëdo qofshin për të ruajtur e pasuruar trashëgiminë historike të Vatrës. Ajo çfarë e bën më frymëzuese veprimtarinë tonë kombëtare për degët e tjera të Federatës PanShqiptare Vatra është pasqyrimi real në gazetën Dielli, si dhe në mediat vizive të Albanian Culture TV të z.Adem Belliu; AlbTv USA të z.Gani Vila; Noli show program të z.Nazmi Salihut dhe arkivës së veprimtarive të bashkësisë shqiptare të Usterit me Ardian Murraj, gazetar i lirë dhe freelance videographer.

Ne duam dhe po provojmë se tashmë kemi me Vatra Boston një organizim Shqiptar me frymë Noliane dhe Koniciane ku dëgjohet zëri i anëtarit aktiv, sepse Vatra nga vetë emri përndjell ngrohtësi dhe dashuri nga anëtarësia. Veprimtaritë komunitare dhe atdhetare që bëjmë ne nuk janë dhurata nga të tjerë. Ato janë fryt i një punë bashkërenduese të disa prej veprimtarëve me anëtarë të kryesisë dhe përfundimisht me miratimin e kryetarit të degës. Këto veprimtari janë përkushtim i të gjithë komunitetit për të gjithë ne. Ne sot këtu në Amerikë na bashkon Shqiptaria dhe emrat e Nolit, Konicës dhe Vatrës. Rëndësi ka që ne së bashku me organizatat Shqiptare të Masaçusets si me Kishën e Nolit, Albanians Fighting Cancer, Labëria, Harvard Students Association, Çunat e Boston që ishin të pranishme, si dhe Massbesa me të cilën bashkëkomunikojmë do të bëjmë më të mirën e mundshme që të përbashkohemi me veprimtari duke gjallëruar organizatat tona dhe komunitetin Shqiptar në Masaçusets. Në këtë frymë bashkëpunimi në komunitetin tonë Dr.Agim Aliaj, anëtar i bordit të Albanian Fighting Cancer theksoi se, të gjithë ne, duhet të ndjekim rrugën e patriotëve tanë para nesh për të mbajtur gjallë kulturën dhe traditat tona.

Konferenca përkujtimore e 112-vjetorit të Vatrës në Boston u bë prova e bashkimit dhe konsolidimit të këtij bashkëpunimi. Kjo veprimtari u bë një bukuri Shqiptare që foli përmes Vatranëve me rishfaqjen e ngrohtë të saj në fundprillin e 2024-ës.

Fakti që ne kemi një komunikim të pandërprerë dhe bashkëpunim në vazhdimësi me Kishën e Shën Gjergjit, kisha nënē e kishave Shqiptare që hapi Noli në Amerikë flet për siguri të mbështetjes dhe realizimit të projektit të dixhitalizimit të Bibliotekës së Nolit nga Vatra Boston dhe komuniteti. Zonja Neka Doko mori kështu më 28 Prill një përkrahje më të hapur dhe të sinqertë për projektin e dixhitalizimit. Krenari të dëgjonim së bashku në konferencën e 28 Prillit aty ku lindi Vatra audion e Nolit të Madh ku përmblidhte punën kombëtare të Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra se si e bëri me shtet dhe anëtare të Lidhjes së Kombeve, Shqipërinē. Ne do të punojmë së bashku të inkurajojmë dhe mbështetim aq sa të mundemi talentet e reja në komunitetin tonë në çdo fushë ku ata kanë prirje. Vatra Boston duhet ta kthejë në traditë një takim prezantues me studentët që mbarojnë shkollën e mesme, si dhe ata që përfundojnë studimet e larta. Kryetari Mentor Maksutaj vuri në dukje punën që duhet të bëjmë në Vatra Boston dhe organizatat e tjera për dhënien e bursave studentëve në nevojë. Organizatat Shqiptare të Boston, por në veçanti Vatra Boston do të përkujdeset më shumë për sensibilizimin e komunitetit që më shumë studentë Shqiptarë të aplikojnë të studjojnë në Harvard University dhe MIT, këshillë kjo e ligjëruesit në Harvard University z.Faton Limani, që u mirëprit në konferencën përkujtimore.

Kështu ne vlerësojmë edhe familjet edhe të afërmit e tyre, që rritin dhe edukojnë këtë brez Amerikanësh të Rinj me tradita Shqiptare. Ne kemi shumë punë për të bërë për ta bërë sa më masiv organizimin tonë, me qëllim që të jemi më të plotë dhe kështu së bashku ti japim më shumë ardhmëri Identetit tonë kombëtar me shkollat Shqipe të komunitetit, por edhe me Gjuhën Shqipe si lëndë përzgjedhëse tashmë në Harvard University. 110 anëtarët aktivë të Vatra Boston sot janë prova më e mirë e një organizimi dinamik që pothuaj u dyfishua në katër muaj. Anëtarësimi në Vatra Boston vazhdon. Shumë domethënës ishte anëtarësimi i nipit Vasil Pani që mban emrin e gjyshit, kryetarit të Vatrës Vasil Pani. Ndërlidhja e brezave Vatranë është tashmë realitet edhe me Vatra Boston. Fjala e një pasardhëse të familjes vatrane, 94 vjeçares Mary Thomas shërbeu si një kujtesë historike e gjallë se çfarë bënte Vatra në Boston pas luftës së Dytë Botërore e deri në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Ne jemi duke krijuar ura bashkëpunimi së pari me degët e Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, si dhe me shoqata atdhetare në Kosovë siç është Kosova për Sanxhakun me kryetarin z.Ismet Azizi. Ne do të përgjithësojmë suksesin e punës së çdo Shqiptari që rrezaton krenari kombëtare me diturinë dhe profesionalizmin e tij në Masaçusets kudo dhe kushdo qofshin këta Shqiptarë në biznes, industri, kujdesin shëndetësor, ndërtimtari, arte, edukim, sport a kudo. Ne do të punojmë së bashku të mbajmë traditat e bukura Shqiptare të foklorit, valleve tradicionale, këngëve popullore, kostumeve kombëtare, si dhe mësimin e instrumenteve muzikorë me qëllim që ti trashëgojmë edhe këtu. Një nga këto nisma është edhe projekti i Grupit Labëria të Boston, anëtarë të të cilit janë edhe anëtarë të Vatra Boston.

Pra, kushdo që do të marrë përsipër këto kurse duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë e mbarëvajtjes së çdo programi jashtëshkollor në bashkëpunim me Vatra Boston dhe prindërit.

Kjo ide mbetet për tu parë e planëzuar në vijim. Kushdo që do marrë përsipër kurse për trashëgiminë e kulturës Shqiptare ne do ti mbështetim që ti jetësojmë ato.

Çfarë na frymëzon ne vatranëve të Boston?

Nderi i kombit Fan Noli lindi në mërgim dhe u bë një nga shtyllat kombëtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe kombit me kishën Shqiptare të Amerikës dhe bashkëthemelimin e Federatës Vatra. Konica, Dako, Kirka, Çekrezi, Panët, Athanas, Pipa e shumë të tjerë që vunë mbi gjithçka Çështjen Shqiptare në shërbim të kombit e shtetbërjes. Një shëmbull tjetër është lobisti i Çështjes Shqiptare Joseph DioGuardi, i lindur në Amerikë, por kur dëgjoi të folurit Shqip në ditëlindjen e tij nga Shqiptarë të Kosovës në New York gjaku i kujtoi se kjo ishte gjuha e babait Arbëresh. Ndaj DioGuardi me Shqiptarët kontribues u bë lobisti më i madh i tre dekadave, lajmëtari i parë me rezolutat në Kongresin Amerikan për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, si i pari Kongresman Arbëresh. Me dhjetra Vatranë i janë bashkuar misionit të tij.

Vijmë tek brezi mē i ri. Edona Kosovic studente në Harvard University bëri kërkesën për mësimin e Gjuhës Shqipe një vit më parë. Një fat i madh ky për ne Shqiptarët e Amerikës.

Faton Lumani tashmë është bërë jo vetëm ligjërues i Gjuhës Shqipe, por edhe Shqiptari më i dashur i Harvardit sot për sot që hap dyert për Shqiptarët e Boston, të Shqipërisë dhe Kosovës etj. Shembuj të tillë ka me mijëra. Edhe kur në Boston nuk vepronte më Federata apo Vatra e Boston, prapëseprapë shpirti vatran ishte këtu. Shumë prej vatranëve këtu sot janë veprimtarë të komunitetit të Masaçusets për disa dekada. Thjesht. Ne në Vatra Boston do të ndjekim shembullin e organizimit të një qyteti Amerikan që të fton vullnetarisht të shërbesh në bord apo në komisionin e qytetit ku banon, apo me kandidaturë vullnetare votohesh për kryetar apo këshilltar i bashkisë. Ky është modeli strukturor që Konica paraqiti më 14 Prill 1912 në programin e mbledhjeve të bashkimit në Federatën Vatra kur edhe votuan për kanunoren e parë. Pikërisht ne duhet të pranojmë vullnetarizmin nga njerëz që e kanë pasion Shqiptarinë dhe punën me komunitetin, nga njerëz që e kuptojnë se organizimet qytetare si kjo e Vatra Boston duan sakrificën e kohës e më shumë. Pikërisht, kjo ngjau edhe me nismën për zhvillimin e konferencës përkujtimore nga anëtarët e Vatrës, z. Subi Çako dhe Artur Vrekaj, por me miratimin nga kryetari i Vatra Boston z. Mentor Maksutaj.

Fakti që ne jemi sot këtu të Riorganizuar në Vatra Boston pas 112 vjetësh të themelimit të Federatës PanShqiptare Vatra flet më shumë. Një risi e kësaj veprimtarie është bashkëpunimi me biznesmenët Shqiptarë të Çunave të Boston për sallën ku u zhvillua dhe Neviol Shukullit me Boxford House Pica që u vlerësua për ndihmesën e tij. Konferenca përkujtimore e 112-vjetorit të themelimit të Vatrës organizuar nga Vatra Boston po shërben tashmë edhe si një frymëzim për të vazhduar me veprimtari të tjera kombëtare.

Nga Artur Vrekaj
veprimtar i bashkësisë shiptare
Shrewsbury Massachusetts.
28 Prill, 2024

Video nga Ard Murraj

(Video dhe foto) U PËRKUJTUA NGA VATRA BOSTON 112 VJETORI I KRIJIMIT TË FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS

 

Fuat Memelli/

Organizatore e veprimtarisë ishte dega e Vatrës në Boston.

U quajt konferencë shkencore pasi me atë seriozitet ishte përgatitur, por kjo veprimtari e shqiptarëve të Bostonit, i ngjante një feste. Dukej e tillë që ne veshjen e bukur të 100 ca pjesëmarrësve, në sallën e qëndisur te një mjedis shqiptarësh në qytetin Pipëdi ku u mbajt konferenca, në fotot dhe dokumentat që u paraqitën e mbi të gjitha në frymën patriotike që rezatonte në fjalët e të gjithëve, në dëshirën për të thënë disa fjalë edhe persona të tjerë që nuk ishin në programin e konferencës, që si të thuash e “thyen protokollin ” por e zbukuruan atë.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i degës së Vatrës në Boston, z.Mentor Maksutaj. Ai falenderoi të gjithë ata që kontribuan për organizimin e kësaj veprimtarie dhe veçanërisht dy nismëtarët e saj, Artur Vrekaj dhe Subi Cako, djemtë që kanë krijuar shoqërinë “Çunat e Bostonit”, etj.

Pastaj u dëgjuan dy himnet ai i Amerikës dhe i Shqipërisë. Në nderim të kryetarit të parë të Vatrës për Bostonin, Kristo Kirka, që ndrroi jetë në burgun famëkeq të Burelit në vitin 1955, dënuar nga diktatura komuniste, u mbajt një minutë heshtje.

Në vazhdim e kishte rradhën dëgjimi i në audio i një fjalimi të Fan Nolit, mbajtur në vitin 1962, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij. Kjo vidjokasetë i ishte dhuruar Bibliotekës Noliane nga vatrani, Thanas Laska. Duke folur për kontributin e tij dhe të Vatrës ndër të tjera, Noli theksoi themelimin e Kishës Autoqefale Shiptare, kontributin e Vatrës për mos coptimin e trojeve shqiptare, duke e çuar zërin e saj të presidenti amerikan, Willson dhe fuqitë e mëdha të kohës, pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, botimin e gazetës Dielli, etj.

E mori pastaj fjalën përgjegjësja e Bibliotekës Noliane, Neka Doko. Duke punuar vullnetarisht për disa vjet me këtë punë, ajo është një arkiv i gjallë për kontributin e Fan Nolit, të Faik Konicës, për kishën e Shën Gjergjit dhe gazetën Dielli, etj.

Ajo paraqiti edhe dy kanunoret e vjetra të Vatrës. Ka kohë që po punon edhe për dixhitalizimin e materialeve të kësaj biblioteke si dhe të materialeve të tjera me vlerë.

Për historikun e Vatrës foli veprimtari Artur Vrekaj. Ndër të tjera ai theksoi për disa takime që janë bërë nga grupi i bashkimit, siç ishte ai i 31 mrsit 1912, i përbërë nga Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konica dhe Paskal Aleksi si dhe delegatët pjesëmarrës: Ilia Tromara, Llambi Çikozi, Kristo Kirka, Kosta Vasili dhe Kosta Kota. Bashkimi në Vatër edhe i Shoqërisë “Besa-besë” më 28 prill 1912, shënon themelimin përfundimtar të Federatës Vatra. Kjo mbeti edhe data zyrtare e themelimit të saj.

Andrea Pani, pasardhës i vatranëve të shquar, Josif e Vasil Pani, foli për kontributin e tyre. Të dy ishin miq të ngushtë të Nolit e Konicës. Vasili ka qënë 15 vjet kryetar i Vatrës dhe ka kontribuar financairisht për të. Andrea kishte sjellë edhe materiale dokumentare siç ishte një flamur i vjetër shqiptar që e kishte ruajtur Vasili në Dardhë dhe e solli në Amerikë i jati i Andreas, Sotir Pani, kishte sjellë edhe fotografi e dokumenta me vlerë,etj. (Një fotografi me shumë vlerë të Vatrës kishte sjellë edhe Petrit Alibej e cila kishte përfunduar e hedhur në një kosh plerash në qytetin Cape Cod, ku shihen rreth 300 pjesëmarrës. Fotua tregon piknikun e parë organizuar nga Vatra në Marlbord, më 2 gusht të vitit 1931.)

Me duartrokitje u prit fjala e 94 vjeçares, Mery Thomas, e cila ka njohur nga afër shumë vatranë të vjetër, foli për kontributin e familjes saj në Vatwr për 40 vjet me rradhë, etj. Autori i këtij shkrimi foli për figurën e biznesmenit të shquar, vatranit të përkushtuar dhe filantropistit të madh, Antoni Athanas.

Vatrani Faton Limani, ligjërues i gjuhës shqipe në Universitetin e Havardit, foli për studentët shqiptarë që mësojnë aty, për çeljen e gjuhës shqipe dhe domosdoshmërinë e mësimit të saj nga fëmijët e lindur e ritur në Amerikë.

Mentor Maksutaj foli për punët e bëra nga dega e Vatrës së Bostonit nga dita e rikrijimit të saj më 17 dhjetor të vitit 2023 e deri sot, ku veçoi shtimin e rradhëve të saj duke aritur në 108 anëtarë, veprimtarinë për ditën e çlirimit të Kosovës, takimin me shoqata të tjera shqiptare në Boston, atë me një ish këshilltar të presidentit Klinton, tjetrin për holokaustin e hebrenjve, etj.

Në fund ndal dhe në disa objektiva që ka dega për vitin në vazhdim.

Në emër të grupimit “Çunat e bostonit” foli Artian Rëza, ndërsa në emër të degës së Shoqatës Labëria e krijuar kohët e fundit, foli kryetarja e saj, Rudina Bardhi. Veprimtari Subi Cako, lexoi përshëndetjet e ardhura nga degë të Vatrës si dhe individë të ndryshëm. Përshëndetjen e kryetarit të Vatrës, Elmi Berisha, e lexoi sekretari i degës, Flamur Vezaj. Jashtë protokollit por që morën duartrokitjet e të parishmëve folën edhe i moshuari Sami Hajdini, historiani Aristotel Mici, poetja Lata Hajdini Musabelliu dhe Vasil Pani, pasardhës tjetër i kësaj familje. Në ditën e themelimit të Vatrës u bënë edhe tre pranime të reja. Me një foto kolektive u mbyll kjo veprimtari e bukur.


Send this to a friend