Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz – në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Europës.
Në fjalimin e tij, Kurti bëri thirrje që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës këtë vit. Ai përmendi edhe zotimet e Kosovës që të plotësojë kërkesat që i janë bërë për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.
“Që kjo të ndodhë duhet të ndodhin dy gjëra”, tha Kurti, raporton Gazeta Express.
Njëra prej tyre është Asociacioni për komunitetin serb dhe tjetra lejimi i bashkimit civil mes gjinive të njëjta – që nuk ka gjetur përkrahje në Kuvendin e Kosovës deri tani.
Ai tha se për këtë personalisht do ta krijojë shumicën parlamentare, duke i bërë thirrje edhe opozitës.
“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”.
Kurti tha se kjo do të bëhet edhe për shkak që e kërkon që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut derisa kërkesa për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Europës është në proces.
“Ne e bëjmë këtë sepse është një e drejtë, sepse është një e drejtë, sepse është në kushtetutën tonë dhe sepse e dimë që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nxjerrë aktgjykime duke kërkuar që kjo të bëhet. Ne e dimë se ka vende në Këshillin e Europës për një kohë të gjatë që e kanë injoruar gjykatën për këtë. Kosova do të jetë ndryshe. Në këtë mënyrë duam të frymëzojmë të tjerët”, tha Kurti.
Ai foli edhe për minoritetet në Kosovë, duke thënë se do t’i zgjidhë “çështjet e pazgjidhura” me komunitetin serb si prioritet.
“Ne gjithashtu do t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me të cilat ballafaqohen pakicat tona, të drejtat dhe nevojat e tyre, duke përfshirë minoritetin serb të Kosovës, si prioritet. Edhe për këtë, ne po punojmë me anëtarët gjermanë të Bundestagut për të përshkruar nisma të reja dhe të mëdha. Takimet e mia këtu në Berlin për këtë kanë qenë shumë inkurajuese”.
Urimet më të mira për poetët, shkrimtarët dhe gazetarët e shquar Elida e Skender, për familjen shembullore BUÇPAPAJ.
Mik i nderuar Zeqir Lushaj,
Shumë flm prej nesh.
Shumë të fala me shumë respekt.
Elida dhe Skënderi Buçpapaj
Urimet me te sinqerta nga bashkemoshatari e nga Tplani Agim Doci
Mik i nderuar Agim Doçi,
Ju flm shumë.
Te fala nga Skënderi dhe une.
Elida Buçpapaj
Urime Lida e Skender per vletesimin e punes tuaj.
Hiqmeti
I dashur Hiqmet,
Shume flm dhe shume perqafime nga ne per ty, Mozen dhe gjithe Familjen.
Elida
Urime pa fund për Eliden dhe Skënderin. Një vlerësim, që siç ndodh rëndom për elitaret e Kombit, vijnë se jashtmi…dhe mëmëdheu, , kujtohet vonë.
Ju flm shume.
Ju pershendesim
Elida dhe Skënderi
Urime, e dashur Elida! Jeni dhe mbeteni komisare e dritës e kohëve moderne!
Me respekt dhe mirënjohje
Nexhmije Mehmetaj
Shume e dashur Nexhmije,
Te flm shume me mirenjohje.
Shume te fala dhe perqafimet e mia per ty.
Elida Buçpapaj
Urime, e dashur Elida! Jeni dhe mbeteni komisare e dritës e kohëve moderne!
Me respekt dhe mirënjohje
Nexhmije Mehmetaj
Shumë e dashur Nexhmije,
Shumë flm dhe mirenjohje per vleredimin dhe bashkepunimin qe kemi.
Ju perqafoj
Elida
Ndjehem mirë nga ky vlerësim të një krijuese disaplanesh. I uroj suksese si Poete ,publiciste e përkthyese!
Mik i nderuar Perparim Hysi,
Ju flm shume.
Shumë të fala prej nesh
Elida Buçpapaj
Urime zonja Elida, marci dhe cmime te tjere. Puna dhe vepra juaj meritojne vleresime te larte. Natyrisht te tille vleresime ua jep bota e jashtme se Shqiperia nuk ka kohe te merret me te tilla “vogelsira”, atje punohet per ndertimin e neokomunizmit…
Mik i nderuar Thani,
Ju flm shume. Po mjerisht ai vend i bukur eshte ne duar shume te keqia.
Te falat tona
Elida Buçpapaj
URIME TE PERZEMERTA NGA NGA NE FAMILJARISHT PER ELIDA BUCPAPAJ.KONTRIBUTI JUAJ BASHK EDHE ME BASHKSHORTIN TIAJ NE GAZETARI E GJINI TJERA LETRARE ESHTE I NJE CILESIE E LARTESIE ME VLERA TE RENDESISHME KOMBETARE.JU UROJME SUKSESE NE VAZHDIM.JU JENI KRENARI JO VETEM E ATYRE QE JU KAN DICKA .RESPEKTE.
Mik i nderuar Mustaf Danaj,
Ju flm shume bashkë me Skënderin, duke ju derguar te falat tona dhe duke ju uruar gjizhecte mirat per ju dhe Familjen e nderuar.
Me respekt
Elida
Pergezime per nderimin e merituar nga Bashkia e Bronksit. Ti per ne je shembull i gruas se suksesshme shqiptare.
Shumë e dashur Ela,
Te falenderoj nga zemra.
Ju perqafojme fort, sipas hierarkisë, duke nisur nga Xhaxhi Naumi e Teta Rina.
Elida
Gezohem shume per vlersimin e merituem.Jam i bindun qe ky vlersim i Bashkise se Bronx ka me kene nji shtyse e forte per ciftin Bucpapaj ne gazetari e ne promovimin e vlerave patriotike e demokratike te shqiptart.Ju uroj suksese e Ju perqafoj vllaznisht
Mik i respektuar Pjerin Ndreka,
Të flm shumë.
Ti na ke mbeshtetur kur jane hapur debate që përçanin kombin. Pra e ke provu veten.
Te urojme edhe per krijimet e bukura poetike dhe te ftojme te bashkepunosh me voal.ch.
Me respekt e te fala prej nesh
Elida