Xhim (Jim) Xhema mysliman dhuroi 100 mijë $ për Katedralen e Nënë Terezës

(Dje na kane quajt shqiptare me bisht….e Sot jemi bere shqiptar me gisht…)
Nje shqetesim I madh per shqiptaret dhe atdhetaret e vertete….
Media dhe politika shqiptare jane bere mjerane dhe kombin tone po e rrenojne.
Në media e rrjetet sociale po bucet vetem antishqiptarizmi…mburrja deri në neveri, ndasia deri në palce, nderime e dekorime pa fund, televizione kudo e botime e ribotime “pa buke “ e pa vlere e kenge e valle e zhurme sikur te ishim njerezit me te arrire te planetit dhe kombi e Shqiperia zvogelohet e varferohet cdo dite.
“Baballaret” e perjetshem te tribunave e te rreshtave te pare krekosen si brigadjeret e arava si atje ne dheun tone por edhe në mbare diasporen shqiptare.
Nuk ka lidhje organike e respekt me njerezit e mire…Ata nuk i degjon me njeri e po behen “jashte kohe” nga “vrapi “ antiShqiptar.
Per nje Komb te vogel pergjegjesia qytetare duhet te jete shume e madhe.
Kjo eshte tjetersuar me nje indiferentizem te marre me “eshte koha”…?!
Jo, jo nuk eshte koha por njerezit qe shkatrrojne…dhe ja :
Shqiptaret dje me bisht e sot me gisht…
Kjo nga vete shqiptaret ?!
Albanistan…tani po na quajne ne Londer ?!
Mafioze…te korruptuar, kriminele…ne Europe e Amerike ….?!
Pse pak te tille ka rus , kinez, indiane a spanjoll neper bote…?
Ka plot por vendet e tyre jane te medha e shume te medha…
Në jemi te vegjelit e planetit qe I prishim pune vehtes me imazhin e keq…nga jeteSjellja jone e papergjegjshme me dyfytyresine tone qe na eshte ngjite si epidemi nga mutPushtetPolitika shekullore !
E kohës
Joe DioGuardi, kryetar i LQSHA-së(NEW YORK)tashmë ka hyrë në historinë më të re të Republikës së Kosovës.Tridhjetë vjet në krah të lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovësdhe për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.
Dëshmitar në Hagë për krimet e Serbisë fashiste të kryekriminelit Slobodan Millosheviq deri në shkallë të gjenocidit.Edhe sot aktiv në ballë të veprimtarisë kombëtare në Kongres dhe Senat dhe me administratën aktuale të presidetit Bajden për të përmbyllur çështjen e pavarësisë dhe të shtetndërtimit të Kosovës me një marrëveshje obligative të shtetit të Kosovës me Serbinë.
Propozojmë që ndonjëra nga rrugët e kryeqyytetit të Prishtinës të mbajë emrin e arbëreshit dhe kryetarit të LQSHA-së në NEW YORK,
JOE DIOGUARDI!
Çikago,më 31 janar 2023
Respekt dhe vlerësim, për fisin e nderuar VELAJ, nga Kanina e Vlorës
Në orët e fundit, kur anëtarët nacionalistë të Ballit Kombëtar, në të cilin bënte pjesë edhe Petriti, do të largoheshin përkohësisht nga atdheu, për t’i shpëtuar hakmarrjes së komunistëve, Petrit Velaj niset me një mision udhëtimi për në Tiranë. Qellimi i atij udhëtimi, ishte një letër e Mit’hat Frashërit për të motrën dhe një letër tjetër e Dom Zef Shestanit për Patër Anton Arapin…
Por, për fatin e tij të hidhur dhe të familjes së tij, atë e kapi çeta komuniste e Hysni Kapos, në Mamurras afër Tiranës. Këtu nisi kalvari i gjatë dhe i dhimbshëm i vuajtjes së Petritit…
Hulusi Velaj, vëllai i madh i Familjes Velaj, i cili, në atë kohë ishte nëndrejtor i Bankës Kombëtare në Vlorë, u akuzua nga ai rregjim si bashkpunëtor ose kolaboratorist me amerikanët. Komunstët shqiptarë e dënuan pa gjyq; e pushkatuan në moshën e tij 38- vjeçare…
Vëllai i Petrit dhe i Hulusi Velaj, Dr. Selahedin Velaj, e pati ndryshe fatin nga të vëllezërit, për t’i shpëtuar kthetrave të komunistëve.
Dr. Selahedin Velaj
Si anëtar i Ballit Kombëtar dhe si korrier, që banonte me vëllanë, Petritin, në shtëpinë e familjes Roi, vendosi të largohet përkohësisht nga Shqipëria derisa të sqarohej situata e pasluftës.
Ai u largua nga atdheu. Pas shumë vuajtjesh si emigrant politik në Evropë dhe Kanada, Dr. Velaj u vendos në Sh.B.A.
Tashmë njihet nga të gjithë Dr. Selahedin Velaj, si një intelektual i shquar, përkrahës dhe aktivist i flaktë i çështjes shqiptare, një ndër emigrantët e hershëm politikë i ardhur në SH.B.A., ku regjimi komunist shqiptar, i shuajti, pothuajse gjithe familjen e tij në Shqipëri.
Duke qenë një aktivist antikomunist i njohur në Komunitetin Shqiptar të Amerikës, bashkë me atdhetarë të shumtë, si pjesëtar në demostrata të ndryshme për mbrojtjen e çështjes shqiptare, rrënien e komunizmit në Shqipëri dhe pavarësinë e Kosovës, Dr. S. Velaj ka patur takime edhe me senatorë, duke shkuar edhe në Departamentin e Shtetit.
Përmend këtu, takimin me ish Senatorin e Shtetit të Connecticut, L. Weicker, ku edhe banon Dr. Velaj.
Senatori, L. Weicker në atë kohë i priti në zyrën e tij Dr. Velaj-n, i shoqëruar nga Kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare, Rev. Arthur Liolin, i cili, menjëherë, iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij, si edhe gazetari i mirënjohur Xhevat Kallajxhi.
Shqetësimin e tij dhe të gjithë bashkatdhetarëve shqiptarë në emigracion, senatori e dëgjoi me vëmendje, por u emocionua dhe u shqetësua shumë, kur mësoi, se si 2 milion shqiptarët në Kosovë trajtohen si kriminela.
Menjëherë lëshoi një “Pres Lease”, e cila u botua në Gazetën Zyrtare të Partisë Republikane në Hartford, kryeqytet i Connecticut.
Senatori, për herë të parë mësoi për vuajtjet e popullit shqiptar nga barbarët serbë, i cili e kishte mundësinë që të nxiste edhe kolegët e tij në Senat.
Në të njëjtën kohë senatori i telefonoi Departamentit të Shtetit për një vizitë atje.
Edhe në Departamentin e Shtetit i pritën mirë…
Kohët e fundit kemi mësuar edhe, kur Dr. Selahedin Velaj shkoi në Japoninë e largët, me një mision tepër të rëndësishëm, fisnik, për të mbajtur një referat, për çështjen më të rëndësishme të Kombit Shqiptar – Pavarësia e Kosovës, në Universitetin e KYUSU në FUKUOKA ku edhe u nënshkrua një Rezolutë për Pavarësinë e Kosovës nga mbi 135 intelektualë të ndryshëm japonezë, duke u bërë një ambasador i Shqipërisë, i pa akredituar nga shteti shqiptar.
“Dardha, bie nën dardhë!” “Bëmë baba, të të ngjajë!”
Këto shprehje të urta popullore, duket se kanë zënë vend edhe në Familjen e Dr. Selahedin Velaj-t.
I martuar me një grua të huaj, italiane, antikomunizmin dhe dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët, Dr. Velaj ka ditur t’a brumosë edhe tek bashkeshortja e tij, Rina, një grua intelektuale dhe me kulturë të lartë si vetë bashkeshorti i saj, si dhe dy djemtë e tij, Leka dhe Drini.
Edhe pse me nënë jo shqiptare, ka qenë disi e vështirë që djemtë e tij të mësonin gjuhën shqipe, por dëshira dhe insistimi i Dr. Selahedinit si prind, bëri të mundur që ata ta flasin bukur gjuhën atërore; të njohin kulturën shqiptare, traditat, atdhedashurinë.
Jo vetëm për fëmijtë e tij, por Dr. Velaj, ka qenë i preokupuar edhe për fëmijët e tjerë shqiptarë që jetonin në Nju Jork, të mësonin dhe të shkruanin gjuhën shqipe.
Kështu, me inisiativën e Dr. Selahedin Velaj-t dhe në bashkëpunim me disa miq e shokë, në vitin 1967, në Nju Jork, Manhattan, u hap shkolla shqipe, e cila kishte më se 100 nxënës nga të gjitha krahinat shqiptare.
Shkolla Shqipe e New Yorkut vazhdoi për katër vjetë rresht, por jetën e pati të shkurtër.
Mbyllja e shkollës nuk u ndikua nga nxënësit shqiptarë, sepse ata me plot dëshirë prisnin të vinte dita e shtunë për t’iu bashkuar vëllezërve të tyre, por nga mosinteresimi i prindërve të tyre.
Edhe pse qyteti i New Yorkut ua kishte dhënë dorovisht një shkollë fillore, por shpenzimet e tjera shkollore, si: vizitat nëpër muzetë e ndryshme të qytetit, shfaqjet teatrale në New York dhe Boston, librat, transportimi i fëmijëve vajtje ardhje në shkollë dhe shpenzime të tjera në lidhje me këto shkolla, fondet po pakësoheshin, megjithëse mësuesit ishin vullnetarë, pa pagesë.
Sidoqoftë, pas katër vjetëve, rezultati ishte i mrekullueshëm. Nxënësit në atë kohë, nuk mësuan vetëm gjuhën shqipe ta shkruajnë dhe ta lexojnë, por ata mësuan edhe gjeografinë e vendit tonë, kush ishin atdhetarët tanë që bënë të mundur shpëtimin e atdheut tonë, sidomos, ata që bënë të mundur mësimin e gjuhës shqipe si: Papa Kristo Negovani, Motrat Qiriazi dhe Noli i madh që lindi në Turqi, u edukua në Greqi dhe doli pionieri i parë në mbrojtje të atdheut dhe gjuhës shqipe.
Edhe sot, pas shumë vitesh të shkuara, Dr. Selahedin Velaj, kujton me respekt dhe i vlerëson mësuesët vullnetarë, që punuan dhe bënë të mundur vazhdimin e shkollës shqipe në New York për katër vjetë: Dr. Anesti Andrea, motra e Dr. Anna Kohen zonja Juka, Lec Shllaku, Petraq Ktones, Hajdar Tonuzi, Zef Pashko Deda, Sami Çaushi etj.
Pas rrënies së Komunizmit në Shqipëri në fillimvitet 90-të, kur ekonomia, mjekësia…shqiptare ishte tepër e ulët, Dr. Velaj, së bashku me djalin e tij, Drini, shkuan në Shqipëri me një mision humanitar, të ndihmojnë popullin dhe vendin e tyre të vuajtur me ato ndihma që ia lejonte mundësia financiare dhe, ia arritën qellimit. Ndihmat kapnin shumën e dhjetëra mijë dollarëve, mes atij korrupsioni dhe varfërisë që kalonte vendi ynë në ato vite edhe pse ato ndihma u shpërdoruan.
Të njëjtën ndihmë, Drini Velaj e dërgoi edhe në Tiranë për popullin kosovar.
Drini Velaj
Nuk është shumë e rëndësishme për të, nëse morrën apo jo falenderime, por ajo që e shqetësojnë më tepër, është, kur u dëgjuan zëra të liq, se, disa mjekë të papërgjegjshëm, përfituan nga ato ndihma, duke marrë një sasi të konsiderueshme ilaçes, e për t’i shitur pastaj për interesin e tyre…
Drini Velaj, pasi mbaroi studimet me rezultate të shkëlqyera, edhe pse u pranua për të vazhduar studimet në shtatë universitete të mjekësisë me emër në Amerikë, përfshirë edhe Universitetin Mountain Sinai, preferoi të vazhdojë studimet për mjekësi në Universitetin “DUKE”.
Pas doktoraturës, Drini Velaj kreu 10-të vjetë studime pasuniversitare në Harward, si i treti shqiptar, pas Fan Nolit dhe Faik Konicës, studentë në atë Universitet famozë.
Drini Velaj mban titullin: “Akademik Doktor Mjekësie” i specializuar si Neuro Radiolog në Universitetin e Harward-it.
Leka Velaj, djali i madh i Dr. Selahedin Velaj, ka kryer studimet në universitetin PACE të Nju Jorkut dhe është diplomuar për goverment, qeverisje për çështjet qeveritare.
Leka Velaj
Aktualisht Leka Velaj është drejtor i një organizate shkollore amerikane.
Si i tillë, ai ka të drejtën të emërojë studentët amerikanë për të vizituar të gjitha shtetet e botës. (Bëhet fjalë për studentët e shkëlqyer)
Vëmendja e Leka Velaj-t, sigurisht, është e përqendruar edhe tek gjaku i tij, studentët shqiptarë, për t’i përkrahur; jo vetëm studentët shqiptarë që studjojnë dhe jetojnë në Sh.B.A. por edhe studentëtë e tjerë në shtete të ndryshme të Evropës, për të qënë edhe ata pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet bashkë me studentët amerikanë.
Kështu ndodhi edhe këto kohët e fundit. Në vizitën që bënë në Kinë, midis studentëve të tjerë të huaj, Leka Velaj përzgjodhi edhe tre studentë shqiptarë, Luart dhe Keven Dilja, djemtë e ish ambasadorit të Shqipërisë pranë OKB-së, të ndjerit Ljublin Dilja dhe studenten tjetër, Gerca Plangarica, vajza e profesorit në universitetin e Parist, Tomor Plangarica.
Studentët shqiptarë bashkë me drejtorin Leka Velaj u pritën në selinë e Ambasadës Shqiptare në Pekin, nga ambasadori N. Peka.
Pritja nga ambasadori Peka, ishte mbresëlënëse, që do të kujtohet gjatë nga pjesëmarrësit.
Të gjitha shpenzimet financiare u mbuluan nga organizata në fjalë, që drejtohet nga Leka Velaj.
Përveç Kinës, studentët kanë vizituar edhe shtete të tjera, Austrinë, Francën, Hungarinë, Çekinë dhe shtete të tjera.
Një tjetër pinjoll i fisit Velaj është edhe piktori i mirënjohur Fatmir Velaj, piktori, që Austria e ka shpallur ” Nderi i Republikës”, ndërsa Sanremo e nderoi me Medaljen e Artë.
Fatmir Velaj
Fatmir Velaj është edhe përfaqësues i Europës multikulturore…
Kush është Dr. Selahedin Velaj!
Dr. Selahedin Velaj ka lindur në qytetin e bukur dhe bregdetar të Vlorës. Edhe pse ai ka vizituar shumë qytete dhe vende të botës, për të, Vlora mbetet qyteti më i bukur dhe më i dashur.
Ai vjen nga një familje me tradita patriotike dhe atdhetare. Në familjen e tyre, ata ishin katër vellezër dhe një moter.
Në Vlorë ka kaluar fëmijërinë dhe rininë. Atje ka kryer shkollën fillore, deri në përfundim të shkollës se mesme me rezultate të shkëlqyera.
Duke iu bashkuar grupit të të rinjve së bashku me Mit’hat Frashërin, në fundin e nëntorit 1944 anëtarët e KQ të Ballit e bashkë me nacionalistë të tjerë u nisën, në Itali. Pas disa vitesh, Selahedin Velaj emigroi në Kanada dhe në vitin 1954, në SHBA.
E gjithë familja dhe fisi i tij ka qenë në “shënjestrën” e regjimit komunist.
Në vitin 1957 Dr. Selahedin Velaj mbrojti titullin: “Bachelor Cum Laude” në New York City College.
Në vitin 1966 mori titullin C.L.U. nga American Life Underwites, që kishte lidhje me profesionin e tij.
Në vitin 1973 mori titullin: “Akademik, Doktor Suma Curn Lode” në Universitetin e napolit, Itali, në gjuhët romane dhe shqipe.
Veçse një doktor, akademik dhe atdhetar i flaktë, Selahedin Velaj është autor i shumë shkrimeve nëpër gazeta të ndryshme në Amerikë. Që në vitet e hershme ka shkruar artikuj të ndryshëm në “DIELLI”, në “Shqiptari i Lirë”, në fletushkat që nxirrte Balli dhe tani në vitet e fundit në Gazetën Shqiptaro-Amerikane “ILLYRIA”.
Ka shkruar një libër të vogël mbi të drejtat që u takojnë shqiptarëve në SHBA, prej sistemit ekonomik shoqëror “Social Security”, duke u ardhur shqiptarëve në ndihmë për të patur njohuri më të gjera në sistemin ekonomik shoqëror.
Botim tjetër është edhe broshura “Testamenti”, duke sjellë njohuri me ligjet federale dhe shtetërore amerikane në lidhje me testamentin. Ai libër, u mirëprit shumë mirë nga Diaspora Shqiptare dhe për të shkruajti edhe gazeta “Illyria” në Nju Jork. Gjithashtu, është edhe një libër tjetër prej 100 faqesh, i cili u vjen në ndihmë të rinjve që nderojnë profesionin. Libri stërvitës është shkruar në shqip, i cili mund të përdoret në Prishtinë dhe në Tiranë. Ndërkaq, Velaj ka shkruar edhe një libër tjetër humoristik dhe sarkastik me titull: “The Plastic Tongue”. Ky botim flet për pjesën më të madhe të amerikaneve, si njerëz pa kurrfare shije për ushqimin. Libri tregon se çdo gjë ka përparuar në Amerikë, me përjashtim të artit kulinar, sepse për shumicën e amerikanëve çdo ushqim është “delicious”, pasi gjuha e tyre “plastike” nuk e dallon shijen e mirë dhe të keqe të ushqimit.
Një tjetër botim i rëndësishëm është edhe rasti i albanologut të ri japonez, Prof.Dr. Kazuhiko Yamatos. Ky njeri i nderuar e autorizoi dr. Velajn që të përkthente veprën e tij mbi kanunin, që është i një rëndësie të madhe.
Megjithëse pati pak lodhje në përkthimin e këtij libri, sepse i duhej të “shtrydhte” më se gjashtëqind mijë fjalë në gjuhën angleze në gjashtëdhjetë mijë fjalë në gjuhën shqipe, Selahedin Velaj ia ka dalë mbanë. Libri i përkhyer “Struktura Etike e Kanunit dhe nënkuptimi i saj Kulturor”, doli nga shtypi në muajt e parë të vitit 2005. Meqënëse ky libër ka vlera të larta, ai ka menduar që ta përkthejë edhe në gjuhën italiane. Një libër tjetër është edhe një vepër e shkrimtarit të njohur spanjoll Pio Baroja. Ky autor përshkruan aventurat e një të riu, Vaskes dhe titullohet: “Zalacain El Aventureco”.
Të gjithë librat e tij, Dr. Velaj i ka shpërndarë falas gjithë shqiptarëve, shoqatave bamirëse (jo fitimprurëse) dhe institucioneve fetare në SHBA. Selahedin Velaj nuk është vetëm babai i dy djemve, ai është njeriu i dashur dhe i nderuar për gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. Ai është biri i shtrenjtë i shqiptarisë, sepse gjithë jetën e tij në emigracion nuk ka pushuar asnjëherë së shkruari, së punuari dhe së ndihmuari për çështjet e mëdha të kombit tonë. Dr. Velaj është simboli i diasporës shqiptare në SHBA.
Meritojnë respekt dhe vlerësim njerëz të tillë, pasi, çdo sukses i tyre është edhe suksesi i çdo bashkatdhetari.
Falenderime dhe vlerësime, fisi i nderuar VELAJ nga Kanina e Vlorës.
Gjate aktivitetit do te prezantohet libri “Lulja e Vlores” ( “Flower of Vlora”) i Dr. Anna Kohen dhe do te shfaqet filmi Dokumentar “Fluturat”.
Ne kete dokumentar regjisori Bujar Alimani paraqet historite tronditese te 21 grave shqiptare te rritura ne internim gjate periudhe se diktatures.
Gjithashtu kush deshiron mund te marre autograf ne liber nga Dr. Anna Kohen.
Sponsore te aktivitetit jane Kosloski Family Foundation dhe AAWO-Fl. Chapter.
Takimi do te zhvillohet ne Countriside Library ne Clearwater, Florida me 28 Janar 2023 ne oren 12:00 pm fix.
Per pjesmaresit do te kete edhe nje koktej me ushqime dhe pije freskuese.
Numri i pjesmaresve eshte i kufizuar, prandaj konfirmoni pjesmarjen tuaj sa me pare.
Më 14 maj të këtij viti e la këtë botë Dr.Gjon Buçaj, ish Kryetari i Vatrës, një veprimtar i shquar i diasporës Shqiptaro-Amerikane që i kushtoi gjithë jetën shqiptarizmës, çështjese kombëtare, që sa jetoi mbolli ndjenja të nalta njerzëzore, ku dashunine për familje, për komb dhe për besimin në Zot.
Voal.ch po i sjell lexuesit promovimet e librit të Dr.Gjon Buçajt “Vatra ne kapercyell te shekujve”. Dr.Buçaj e mori në dorë dhe e pa botimin e librit të tij, ndërsa promovimet u bënë postum. Por fryma dhe vepra e Dr.Buçajt do të jetojë gjithmonë.
Historia perseritet në Ballkan…
Në kohen e Titos e te Enver Hoxhes, ( pas çlirimit siç kane deshire ta quajne titistet dhe enveristet e rilindasit sot) burgosen, pushkatohen e shperngulen shqiptare kryesisht në Turqi nga ish Jugosllavia, nga Kosova, Maqedonia, nga Sanxhaku e Presheva e Bujanovci aq sa nuk kishte ndodhur kurr në historine e shqiptareve…
Kosova duhej pergjysmuar sipas Akademise famekeqe te Çubrolloviqit …
Duhej nje terror i Zi e nje Rankoviç në Serbi dhe nje Enver e Koci Xoxe në Tirane, qe platforma ogurzeze e shfarosjes se shqiptareve në tokat e tyre te lashta te behej realitet….
Ata qe kundershtonin Jugosllavine e re te “çliruar”duhej te largoheshin nga harta e re e Jugosllavise dhe ne Shqiperi duhej te provonin terror te tmerrshem me rrahje, me burgje e pushkatime edhe pa gjyq…si kjo qe ka ndodhur me Sali Berishen..?!
Kete histori e ka provuar dhe gjyshi im duke u lidhur kembe e duar në burgun e Kukesit duke prite pushkatimin…Por fale zotit e papergjegjshmerise se organeve te reja me kriminele te vertete, ne vend te gjyshit tim pushkatohet nje tjeter shqiptar me emer te njejte.Shpejtesia e Krimit dhe Ekzekutimi ishte i rendesishem per ata proXoxiste.
Prandaj edhe sot kush kundershton Ballkanin e Hapur a Jugosllavine e Re do te provojne nje terror…me largim nga Shqiperia ( gati me nje qytet sa Pogradeci zvoglohet çdo vit Atdheu yne )me shkatërrim prone e tregu, me rrahje e burgosje e ekzekutime…
Keshtu si fytyra e Sali Berishes do te jete çdo fytyre shqiptari qe i del perballe serbizimit te Ballkanit…
Kete sulm do ta provoj edhe çdo kontrollor shqiptar në portet e aeroportet shqiptare, çdo polic e doganjer shqiptar, çdo prokuror e gjykates shqiptar e çdo zyrtar shqiptar qe do guxojne ti thone “Ndal” serbizimit te Shqiperise.
Me 26 nandor 2022 u festue Dita e Flamurit apo “28 nandori”, në qytetin Baltimore.
Tubimi ishte organizue nga dy atdhetarë—Liridon Shabani edhe Ari Gjaci.
Ata e morën përsipër nismën vullnetarisht vetëm që të festohet dita e shejtë për shqiptarët në rrethin e kryeqytetit të Amerikës, Washington DC, zona që quhet DMV, ashtu si në vendet tjera në Diasporë.
Kangëtartët të shkëlqyeshëm e argëtuen popullin me kangë e valle nga të gjitha viset etnike, ashtu tue pasqyrue edhe përmbajtjen e mysafirëve—ishin çamë, korçarë, kosovarë, labë, malësorë, shkodranë, tetovarë, tiranas, etj…
Kristina Marku, Greta Tafa, Argjend Lloga, edhe Paulin Gega i kënaqën të gjithë me muzikë që të prekë në zemër.
Nga New York-u erdhi kryetari i VATRËS në Staten Island, Dr. Elton Mara me gruen, djalin edhe me të amën, po ashtu vatrane e njoftun dr. Hilmije Mara.
Ata ndan nji tryezë me familjen e ish kryetarit të VATRËS, dr. Gjon Buçaj, i cili, nji ditë para se të ndërronte jetë, kishte botue librin e tij, VATRA në kapërcyell të shekujve, që shitej në sallën e festës së flamurit.
Me 28 nëntor u zhvillua një takim akademik dhe ndërfetarë me rastin e krijimit të qendrës ndërkombtare për hulumtime, bashkëpunim, dhe bashkëjetesë ndërfetare. Kjo qendër do të shërbejë si labarator për kërkime, trajnime, dhe bashkpunim ndërfetarë dhe ka si qëllim eleminimin e formave që mbjellin urrejtje fetare, racore, apo përkatësi etnike. Me anë të kësaj qendre do të krijohen hapësira arsimore dhe edukative për dialog ndërfetar, dhe kjo qendër do të drejtohet nga prof. Amra Sabic-El-Rayess.
Qendra u themelua me ndihmën financiare të shkëlqësisë së tij, Dr. Mohammad bin Abdulkerim Al-Issa, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Muslimane, dhe u mbështet nga Dr. Thomas Bailey, President i Teachers College, Dr. Samuel Sia, nën president i Columbia University, Dr. Ian Rottenberg, dekan pranë universitetit Columbia. Të ftuarit që filluan dialogun ndërfetar me rastin e inagurimit të qendrës ishin sekretari i lidhjes botërore muslimane, Dr. Mohammad Al-Issa; eminenca e tij, kardinali Timothy Dolan, i cili është Kryepeshkop i New Yorkut; rabini i famëshëm , Arthur Schneier, i cili është i njohur ndërkombëtarisht për aktivitetin e tij mbi pesë dekada në mbrotje e lirisë fetare dhe të të drejtave njerëzore.
Ndër shqiptarët që ishin të ftuar në këtë ceremoni, ishte Dr. Mithat Gashi, aktivist në komunitetin shqiptarë në New York. Gjatë bisedës me rabinin Schneier, Dr. Gashi shprehu falenderimet ndaj Schneier për mirënjohjen e tij që ka treguar ndaj shqiptarëve për rolin e tyre në mbrojtjen e hebrejve gjatë luftes se dyte botërore. Dr. Gashi theksoi që shqiptarët e kanë quajtur si obligim pritjen dhe mbrojtjen e mysafirëve hebre. “Dhe për këtë arsye kjo çashtje fillimisht është publikuar nga hebrejtë dhe jo nga shqiptarët,” theksoi Dr. Gashi. Rabin Schneier tregoi që ka punuar shumë për të informuar publikin mbi rolin heorik të shqiptarëve, dhe që ende ka mbresa të mira mbi vizitën e tij në Tiranë.
Shkëlqesia e tij, Dr. Al-Issa diskutoi mbi vlerat e përbashkëta të njerëzve në mbarë botën dhe theksoi nevojën për të refuzuar stereotipet e dëmshme dhe që liderët të ndërhyjnë kur shfaqet ekstremizmi. Dr. Al-Issa në vitin 2019, mblodhi rreth 1000 dijetarë dhe udhëheqës islamikë për të krijuar plane solide për parandalimin e ekstremizmit brenda komuniteteve muslimane. Tij Dr. Al-Issa e vazhdon aktivitetin me Faith for Our Planet, një koalicion global ndërfetar i ambientalistëve, udhëheqësve fetarë, studiuesve dhe politikëbërësve për të mobilizuar udhëheqësit fetarë për të trajtuar krizën mjedisore.
Rabini Schneier tha se koncepti i vlerave të përbashkëta anembanë globit është gjithashtu i vërtetë – ai citoi vërejtjet e Dhiatës së Vjetër për ata që janë të ndryshëm nga vetja: “Duaje të huajin si veten”.
Në fjalën e tij, Kardinali Dolan theksoi që New Yorku është shëmbull ku përkatësi të ndryshme fetare, racore, dhe etnike bashkojetojnë në harmoni dhe ndihmojnë njëri tjetrin. “Dioqeza e New Yorkut,” tha kardinali Dolan, “është ndër më të varfërat”, “por kur ishte çështja për të mbledhur fonde për Ukraninën, banorët e New Yorkut kanë kontribuar dy herë me miliona dollarë.” Kardinali vuri në dukje që në Ukrainë ka ortodoks, muslimanë, dhe hebrej, por New Yorkasit u treguan solidarë, megjithse nuk janë të pasur. Një shembull tjetër që kardinali Dolan përmendi ishte angazhimi në sport i grupeve të ndryshme fetare. Ai tha, “Në Staten Island të New Yorkut është një qendër myslimane shqiptare, dhe katoliket me origjinë irlandeze, të cilët bëjnë pjesë në skuadra fubolli me shqiptarët myslimane, mesojnë, bashkpunojnë, dhe bashkjetojnë.
—-Raportoi E.R.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet