Pas eliminimit nga “Euro 2016” dhe pas atij supergoli në ndeshje me Polonin, mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri ka zgjedhur ti kalojë pushimet e verës në bregdetin e jugut.
Shaqiri pushimet e kësaj fundjave i kaloi në plazhet e jugut të Shqipërisë së bashku me familjen e tij dhe mesfushorin e Shqipërisë, dhe mikun e tij të ngushtë Amir Abrashi.
Në një nga fotot e postuara të instagram, ai ka dalë te “Shpella e Piratëve”, duke komentuar : Përshëndetjet më të mira nga pushimet e mia.
Mesfushori shqiptar ka zgjedhur një nga pikat turistike të jugut, e cila ndodhet në Dhërmi.
Komentet