VOAL

VOAL

Xhemile Fetaji, kandidate e SP për këshilltare kantonale në Thurgau në partin SP shpreson të fitojë Nga Hava Kurti Krasniqi

February 15, 2020

Komentet

NË KAMPIONATIN E SIVJETMË TË ZVICRËS, VETËM FC.SERVETTE I GJENEVËS, PA FUTBOLLISTË ME RRËNJË SHQIPTARE- Nga ARIF EJUPI

Kampionati i sivjetmë i Superligës së Zvicrës,do të dominohet nga futbollistët me rrënjë shqiptare. Në 12-të,skudra të këtij vendi që nga viti në vit po rritet cilësia dhe po shtohet konkurrenca do të luajnë rreth 25 të rinj, kryesisht me origjinë nga Republika e Kosovës.

FC. Basel, ku hapat e parë i nisën yjet e futbollit Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, gjatë këtij Kampionati do të luajnë, Taulant Xhaka; Albian Ajeti, Benjamin Kololli dhe Leon Abdullahu.

Berner Sport Club Young Boys, kampion aktual i Zvicrës, ka ruajtur në gjirin e vet mesfushorët Kastriot Imeri dhe Donat Rrudhani, ky i fundit i rikthyer në skuadër nga FC .Lausanne e kantonit Vaud.

Në ekipin e parë ka kaluar edhe Ardian Bajrami 20 vjeç, i formuar si portier në Akademinë e ekipit Berner Sport Club Young Boys të Bernës.

Në këtë ekip vite me radhë pati shkëlqyer deçanasi Florent Hadergjonaj,reprezentuesi i Kosovës dhe lojtar standard i FC.Alanyaspor të Turqisë.

FC Lugano, nënkampion dhe fituese e Kupës së Zvicrës, kohëve të fundit ka qenë çerdhe e të rinjve me origjinë shqiptare. Tiçinezët të stabilizuar së voni në Supërligën e Zvicrës edhe sivjet llogarisin në portierin Amir Shaipi, qendërmbrojtësin Albian Hajdari, i ftuar edhe nga selektori Murat Yakin në ekipin A-të Zvicrës.

Hajdari ka të ngjarë që të kalojë në Italinë, fqinje, ngase për te janë të interesuara seriozisht dy-tri skuadra të serisë A. Zvarritja dhe neglizhenca e italianëve u krijon favore udhëheqësve të FC Augsburg të Bavarisë, të cilët janë në negociata me Albian Hajdarin.

Në sulmin e FC. Lugano po ashtu luajnë edhe Uran Bislimi dhe Shkëlqim Vladi. Me tiçinezët javën që shkoi është përshëndetur mbrojtësi Kreshnik Hajrizi,i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën polake të kategorisë së parë Widzew Lodz.

FC. Luzern që ka dhënë emra të njohur futbollistësh si Ardon Jashari, që këtë vit do të luajë në FC. Burgge të Belgjikës, kësaj radhe pret kontributin e mbrojtësit solid Ismail Beka.

Me siguri udhëheqësit e FC. Luzern-it, i kanë bërë matjet e forcave të veta ngase pa ndonjë problem e kanë lejuar kalimin e sulmuesit të njohur Kemal Ademi në FC. Osijek të Kroacisë.

Nga ajo që shohim vimë në përfundim që FC Luzern, ka ruajtur strukturën e skuadrës, sepse ka angazhuar tre- katër futbollistë cilësorë, e po ashtu i ka rikthyer në radhët e veta tre lojtarë të huazuar më herët në ekipe të ndryshme të Zvicrës.

FC. Saint-Gall 1879 me përvojë të gjatë në Superligën e Zvicrës e po ashtu që dijë t’ua prish hesapet klubeve si FC Berner Sport Club Young Boys dhe FC Basel, liderë në këtë Ligë, në 11-shin e parë për momentin do t’i ketë mbrojtësin Albert Vallçi dhe mesfushorin Bastien Toma. Në këtë klub luan edhe Betim Fazliji, që për shkak të një lëndimi do të mungojë në dy-tri ndeshjet e para.

FC. Zurich me numrin më të madh të mërgimtarëve shqiptarë që përherë në radhët e veta ka pasur talent të shumtë në formacionin e parë gjatë këtij Kampionati, do t’i angazhojë futbollistët në formë të shkëlqyer Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi.

Ndërkaq,skuadrës tjetër të kantonit të Zurch-it,FC. Grasshopper edhe këtë kampionat i ka qëndruar besnik 34 vjeçari, Amir Abrashi, njëherit edhe lojtar i kombëtares së Shqipërisë.

Abrashit mund ti bashkangjitën edhe juniorët Elvir Zukaj dhe Florian Hoxha, që me FC. Grasshopper, kanë nënshkruar kontratë si profesionistë. Kurse moshatarët e tyre Valon Zuberi dhe Dion Kameri në marrëveshje me klubin kanë kaluar në Hamburg SV, përkatësisht në FC. Salzburg të Austrisë.

FC Sion me rënie dhe ngritje të pa parashikueshme është rikthyer në shoqëri me më të mirët e Zvicrës, e të njëjtën kohë e ka rikthyer në ekip Kevin Halabakun, të huazuar në FC. Schaffhouse.

FC.Lausanne-Sport, që dikur vlonte nga lojtarët me origjinë shqiptare këtë Kampionat e ka në ekip vetëm sulmuesin Alban Ajdini, i cili kampionatin e kaluar luajti tek skuadra rivale e të njëjtit qytet FC. Stade Lausanne-Ouchy.

FC.Winterthur skuadër e re në elitën e futbollit zviceran do ua japë rastin që dijet e tyre t’i manifestojnë futbollistët Granit Lekaj, mbrojtës dhe Albin Krasniqi, sulmues. Nëse kërkohet nevoja fare lehtë trajneri Ognjen Zariq, mund të llogarisë edhe në talentin e ri Ledijan Sahitaj.

FC. Yverdon me një përvojë vetëm njëvjeçare në Superligën e Zvicrës, por me simpatizues të zjarrtë e ka sjellë në skuadër nga FC. Basel, Dion Kacurin, të vlerësuar si djaloshi i shpresave që Yverdon-it, do t’ia vazhdojë jetën në shoqërinë elitare të Zvicrës.

Përveç, Kacacurit me skuadrën e Zvicrës frankofone, FC. Yverdon, gjuhë mirëkuptimi ka gjetur dhe Rejan Thaçi, mbrojtës i deridjeshëm i Stade Lausanne-Ouchy.

Pavarësisht vlerësimeve të tifozërisë si Thaçi,ashtu edhe Kacuri në ekipin e ri duhet të angazhohen maksimalisht, sepse Yverdon ,do të jetë në grupin e skuadrave që do të luftojnë për mbijetuar në shoqërinë elitare të futbollit zviceranë.

FC. Servette i Gjenevës me aksionarë jo serioz dhe donacione të pamjaftueshme është i vetmi klub i Superligës së Zvicrës, që nuk ka angazhuar asnjë të rinj me prejardhje shqiptare.

Jemi të bindur që nuk kemi të bëjmë me paragjykime e as urrejtje por i gjithë problemi qëndron tek mjetet materiale.

Gjatë viteve të kaluara FC. Servette, dy-tri herë është tërhequr nga Superliga e Zvicrës, në mungesë të buxhetit.

Të rinjtë tanë të lindur apo të natyralizuar në Zvicër, janë vërtetë të pasionuar pas futbollit, ngase edhe në të ashtuquajturën “Challenge Legaue” që përbëhet nga 10-ekipe, dhe që për nga cilësia nuk mbetet larg Superligës së Zvicrës, gjatë vitit 2024 dhe 2025, do të luajnë të paktën 30 futbollistë me gjenezë shqiptare.

Meritat në këtë sukses të këtyre të rinjve i takojnë veçanërisht shtetit të Zvicrës, që punëtorit dhe të mirit çdoherë i ofron mundësinë për t’u treguar.

ARIF EJUPI

KRESHNIK HAJRIZI, JULJAN SHEHU DHE LIRIM KASTRATI DO TË JENË NË MESIN E FUTBOLLISTËVE MË TË RESPEKTUAR TË SKUDRËS POLAKE WIDZEV LODZ

 

Kreshnik Hajrizi mbrojtës i FC.Lugano ,nënkampion i Superligës së Zvicrës dhe Finalist i Kupës së këtij vendi, në periudhën e ardhme dyvjeçare do të vishet me fanellën e skuadrës polake “ Widzev Lodz.
Hajrizi karrierën e ka filluar më 2016, me skuadrën juniore të BSC Young Boys të Bernës. Kurse më 2019 ka kaluar në ekipin tiçinez FC Chiasso, anëtare e të ashtuquajturës Challenge League të Zvicrës.
Paraqitjet e tij të mira në këtë skuadër u kanë rënë në sy aksionarëve fqinj të FC.Lugano dhe më 2021,kanë rënë në ujdi që Kreshnik Hajrizi , të luajnë në këtë ekip të Superligës së Zvicrës me mjaft sukses deri para pak ditëve.
Hajrizi me FC Lugano, ka zhvilluar 49 ndeshje. Ai falë formës së mirë ndërkohë është ftuar edhe në kombëtaren e Republikës së Kosovës.
Perspektivë dhe me të ardhme premtuese është Lirim Kastrati i cili e ka një karrierë goxha të pasur
Ai ka filluar të shfaqet për herë të para përpara publikut me skuadrën FC. Kika të Hogoshtit të Dardanës (ish-Kamenica) e Kosovës. Gjatë viteve 2014-2017, Kastrati ka luajtur në FC Shkëndija të Tiranës.
Përsosmëria dhe loja atraktive Kastratin e çojnë në skuadrat e njohura të Kroacisë FC Lokomativa dhe FC Dinamo të Zagrebit.
Kroacia me Ligën e futbollit më të fortë në rajon e kompleton edhe më tepër Kastatin, i cili më 2021 kalon në Legia Varsovi të Polonisë. Ai këtu luan 24 ndeshje dhe shënon dy gola.
Lirim Kastrati prej vitit 2022 e deri më sot kur ka nënshkruar me polakët ka luajtur në ekipin hungarez Ferhevar. Ai fanellën kaltër e kuq e ka veshur 42 herë ,duke qenë edhe në listën e shënuesve me 8 gola.
Lirim Kastrati është edhe lojtar i kombëtares së Kosovës. Ai përpara dardanëve është prezantuar në 20 ndeshje.
Katrati me një përvojë13 vjeçare në klube dhe fusha të ndryshme sërish është rikthyer në Kampionatin polak. Ai kësaj radhe do të luajë në Vidzev Lodz, skuadër elitare e Polonisë.
Në skuadrën polake Widzew Lodz, më 2022 nga Laçi i prefekturës së Lezhës së Shqipërisë, pati kaluar edhe Juljan Shehu,i cili të shumtën e kohës luan në pozitën e mesfushorit. Shehu 25 vjeç prirjet e tij prej futbollisti me të ardhme të ndritur i ka treguar edhe në klubet shqiptare FC Partizani dhe FC Internacional të Tiranës.
Juljan Shehu një Kampionat të plotë ka qenë edhe futbollist i Kastriotit të Krujës. Ai në këtë ekip ka luajtur 31 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.
Gjatë kësaj periudhe Shehu ka luajtur edhe në Kombëtaren e Shqipërisë, në kategorinë U-21 e njohur si grupi i së ardhmes. Shehu një vit luajti edhe tek skuadra greke Paniliakos.
Tre çunat shqiptarë shpresojmë se do ta bëjnë më të pasur dhe më joshës kampionatin e sivjetmë të Polonisë.
ARIF EJUPI

Jetmir Krasniqi, futbollist i dalluar dhe poliglot i vërtetë- Nga ARIF EJUPI

Jetmir Krasniqi 29 vjeç i rritur në Nyon të Zvicrës, qysh si nxënës i ciklit fillor bie në sy me lojën e tij të bukur.

Ai nga dëshira që të përparojë në këtë fushë regjistrohet në klubin futbollistik FC “Nyon” kategoria e pionierëve. Talenti i paparë dhe puna sistematike bëjnë që Jetmiri shumë shpejt të jetë i kërkuar nga Klubi fqinj FC Lausanne, të shumtën e kohës anëtar i “Superligaue“ të Zvicrës.

Krasniqi ambicioz dhe përherë i disponuar për lojë në fanellën e voduazve luajti 31 ndeshje.

Shkëlqimi i tij në fushat e futbollit në pozitën e mbrojtësit bëri që përzgjedhësi i shpresave U-20, i Zvicrës, z.Gerard Castella, njëherit edhe analist i rregullt i futbollit në Radio Televizionin e Zvicrës, romane ta ketë në listën e tij, më 2014, edhe Jetmir Krasniqin, atëherë vetëm 19 vjeç, me origjinë nga Drenoci i Klinës së Kosovës.

Krasniqi në repartin e mbrojtjes që në start me shpresat U-20-të, të Zvicrës, kënaq të gjithë me lojën e tij të mrekullueshme.

Pierluigi Tami në atë periudhë përzgjedhës i shpresave U-21, në marrëveshje me kolegun e tij, Castella e fton  në 11-shin e parë edhe Krasniqin.

Jetmiri së bashku me bashkëmoshatarët tij, Shani Tarashaj dhe Florent Hadergjonaj, ka luajtur me shpresat e Zvicrës, 22 ndeshje dhe ka shënuar një euro-gol, nga një distancë bukur e largët.
Ai çdoherë në kërkim të suksesit krahas lojës dallohet edhe në mësime. Me nota të shkëlqyeshme e përfundon edhe të ashtuquajturën Maturë profesionale në lëmin e ekonomisë.

Megjithatë, përkushtimi dhe dashuria për futbollin e çojnë më 2016, në skuadrën tjetër të qytetit të Lozanës FC “Le Mont” anëtare e “Challenge Legau”, e përafërt në cilësi me Super Ligën e Zvicrës.

Jetmiri në këtë klub ku kishte shokë të shumtë, i luan me mjaft sukses 28 ndeshje. Nga pasioni për gjuhët e huaja ai më 2017, i përgjigjet pozitivisht ftesës së skuadrës FC “Chiasso” të Zvicrës tiçineze, në rang të njëjtë të garave.

Me të përfunduar kampionati Krasniqin e sjell në radhët e veta FC “Lugano” anëtare  e elitës së futbollit zviceran.

Gjatë kësaj periudhe Krasniqi ftohet edhe në kombëtaren e Kosovës, ftesës së cilës i pati dhënë përparësi në raport me atë të seleksionit të Zvicrës.

Murat Yakin, aktualisht përzgjedhës i Zvicrës i përqendruar që FC Schaffhausen-in, ta kthejë  në shoqërinë e më të mirëve, ku  edhe ishte vite të tëra e angazhon në këtë skuadër si përforcim kryesor Jetmir Krasniqin.

Krasniqi me skuadrën e orëtarëve të Zvicrës, luajti 63 ndeshje. Edhe pse në rolin e mbrojtësit shënoi për Schaffhausen-in, tre gola, me çfarë bëri të ditur se me mjaft sukses mund të luajë edhe në pozitën e sulmuesit të djathtë apo të majtë.

Gjatë këtyre ditëve Krasniqi është ndarë me kujtime nga më të mirat me këtë skuadër, që dha emra të njohur futbollistësh dhe trajnerësh.

Krasniqi një sezon pati luajtur edhe në FC Voluntari të Rumanisë. Sikurse në çdo sport tjetër edhe në futboll lëndimet janë të mundshme. Krasniqi pati pësuar një lëndim të rëndë në momentin kur seleksioni A- i Zvicrës, llogariste  në kontributin e tij.

Përveç sukseseve në futboll Jetmir Krasniqi, njihet edhe si poliglot i vërtetë . Ai i flet dhe shkruan gjuhët: frëngjisht, shqip, italisht, gjermanisht, anglisht e pjesërisht edhe gjuhën rumune.
Nga biseda e djeshme telefonike me Jetmirin, mësuan që klube të shumta brenda dhe jashtë Zvicrës, kanë shprehur interesim të madh për te. Mirëpo, derisa ai është në negociata dhe analizim të ofertave nuk përmendi asnjë nga emrat e ekipeve.

Sidoqoftë, Krasniqit,me një karrierë të gjatë në klubet e Zvicrës, i urojmë suksese edhe në rrugëtimin e ardhshëm!
ARIF  EJUPI

Faruk Osmani përgjatë tri dekadave ishte aty ku e kërkonte nevoja- Nga ARIF EJUPI

 

Të shkruash me zemër e shpirt të lënduar mbi vdekjen e papritur të një shoku dhe miku është  rëndë tepër rëndë. Mbrëmë vonë mora lajmin thikë në kraharor mbi vdekjen e hershme dhe të papritur  të mikut tim të çmuar Faruk Osmani.

Më 5 korrik në ora 20:00 e 24 minuta, gjejë në sekretarinë telefonike porosinë  “Arif, jam Faruk Osmani, desha të takohemi për një kafe, nesër do të shkoj në Kosovë“ Ndër të tjera Faruku, kishte thënë “Zvicra bëri lojë të bukur, por fati ishte në anën  e anglezëve“

Meqë kishim planifikuar që së bashku me Farukun t’u bënim një vizitë surprizë në Prishtinë, miqve tanë të përbashkët Ibrahim Makolli dhe Selman Kllokoqi, s’ desha ta bezdisja me thirrje, sepse e dija që dy – tri ditët  e para i ka të rezervuara për vajzën e të vëllait Ilirijanën, të cilën e  donte aq sa vajzën e vet Xhevrien.

Arbnori, djali im me të kthyer nga sheshi Planpalais i Gjenevës, ku në ekranin e madh televiziv kishte përcjellë ndeshjen e futbollit ndërmjet Spanjës dhe Francës, që luhej në kuadër të Evropianit “ Gjermania 2024” me lot në sy më thotë “Babi a ke dëgjuar që kishte vdekur axha Faruk?!.. Përnjëherë  më kaploi një angështi dhe pikëllim i pa përshkruar. Ofshava  thellë dhe nisa të qaja…

Me Farukun kishim shumë të përbashkëta . Ishte serioz dhe i fjalës. Ishim njohur  katër- pesë ditë përpara demonstratës së madhe të 25 shtatorit të vitit 1995, që u mbajt përpara selisë së  OKB- së, në Gjenevë.

Që nga ajo periudhë bashkëpunimi dhe miqësia jonë u shumëfishua. Takoheshim shpesh në Shoqatën “Ikballe Prishtina“ e më vonë në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës .
Gjatë vikendit ishim shikues të rregullt të FC. Kosova të Gjenevës, që bënte gara në Ligën e Dytë Regjionale të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, ku në pozitën e qendërsulmuesit luante me mjaft sukses Albani, çuni i madh i Farukut.

Faruk Osmani me njerëzit që kishin shqetësime me shëndetin tregonte interesim të jashtëzakonshëm.  Ai në qershor të vitit 2018, së bashku me bashkëshorten e tij, Atifeten më pati vizituar në Qendrën e rehabilitimit  në Crans Montana të Vales. Me fjalën e tij të ëmbël dhe këshillat e sinqerta t’i ngjallte shpresat për të ardhmen.

Faruku që ciklin 8-vjeçar dhe atë të Mesëm  të shkollimit i kishte përfunduar  në Viti, për të vazhduar me studime në Shkollën e Lartë Teknike të Ferizajt, kishte njohuri të shumta nga historia e lavdishme  e kombit tonë.

Meqenëse  kishte përfunduar  studimet në një fazë kur çdonjëri e kishte jetën në rrezik nga pushtuesit serbo- sllavë, ia dinte vlerën  gjuhës së nënës dhe traditave tona. Ai  gjatë qëndrimit prej tri deceniesh në Gjenevë, u përkushtua me tërë qenien  në të gjitha  aktivitetet që pikësynim kishin çlirimin e Kosovës.

Faruku ndihmesë të madhe dha në Shoqatën humanitare “Nënë Tereza“ të Gjenevës, ku së bashku me veprimtarët si: Elfi Agushi, Miftar Abdullahu, Rrahim Jahiu, Adem Qerkini, Nexhmedin Ilazi etj, ndihmuan me veshmbathje, barëra dhe ushqime shumë familje të varfra të Kosovës.

Si dashamirës  i flaktë i ruajtjes së gjuhës shqipe të krijuar me gjak Faruku, ndihmoi pa u kursyer edhe në mbarëvajtjen e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në kantonin e Gjenevës.

Faruku ishte i angazhuar  edhe në jetën politike të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

Ai në dy mandate me shumë sukses e kreu edhe detyrën e këshilltarit në komunën Meyrin. Në kontakte me personalitete publike të Gjenevës e pasqyroi  me argumente  terrorin serbë mbi shqiptarët.

Pas përfundimit  të Luftës në Kosovë z. Osmani e kreu edhe funksionin e Këshilltarit në Ministrinë e Diasporës  së Republikës  së Kosovës.

Angazhimi i tij ishte i gjithanshëm,  prandaj është  vështirë  të zbërthehet veç e veç puna e tij në shoqata, klube  e institucione të ndryshme të Gjenevës dhe Kosovës.

Me vdekjen e Farukut, Diaspora humbi një veprimtar shembullor, e unë një mik familje të pakompensueshëm.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës , pa të cilën  veten e ndjente të  parealizuar !

ARIF EJUPI

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PËRURIMIN E LIBRIT JETËSHKRIMOR: SALIH ÇEKAJ VEPRIMTARIA POLITIKE DHE USHTARAKE Nga Autori Frashër Demaj

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PËRURIMIN E LIBRIT JETËSHKRIMOR: SALIH ÇEKAJ VEPRIMTARIA POLITIKE DHE USHTARAKE.
Nga Autori
Frashër Demaj

Xhaka i drejtëpërdrejtë: Nuk e di nëse është Zvicra më e bukur ndonjëherë, kjo skuadër ka energji

Granit Xhaka u shpreh i lumtur pas suksesit 2-0 të Zvicrës ndaj Italisë në Europian.

“Nuk më pëlqen të krahasoj skuadrat e ndryshme. Nuk e di nëse është Zvicra më e bukur ndonjëherë. Por kjo kombëtare kishte energji, ne ishim pozitivë dhe jam krenar që luaj një tjetër çerekfinale me këtë ekip”.

“Por ne duam më shumë. Unë kam një rol të madh, por nuk bëj gjithçka vetëm, ka drejtues të tjerë si Rodriguez, i cili është kapiten në klubin e tij. Unë kam nevojë për të gjithë sepse nuk ka mbaruar ende”- tha ai.bw

Zvicra, Xhaka: Jam i kënaqur me paraqitjet e skuadrës, mund të shkojmë larg

Mesfushori shqiptar i Zvcrës, Granit Xhaka u shpreh i kënaqur nga paraqitjet e skuadrës, deri tani në Europian.

“Sinqerisht mendoj se Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes ndaj Gjermanisë. Mendoj që festimi i çmendur i gjermanëve për golin e barazimit e tregon këtë.

Edhe pse nuk u arrit vendi i parë, Xhaka shprehet se është plotësisht i kënaqur: “Ne e mbyllim grupin të pamposhtur dhe me një ndeshje që nxori në pah të gjithë karakterin tonë. Ndaj Skocisë, kur ishim në disavantazh, reaguam në mënyrë të shkëlqyer. Në Frankfurt, , ne pamë gjithashtu urinë e madhe të ekipit, le të shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një ekip me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm dhe me vullnet të jashtëzakonshëm.

(BalkanWeb)

SHKOI HYSENI, ERDHI ARLIND BATATINA, SULMUES I DALLUAR I SKUADRËS JUNIORE FC KONIZ TË BERNËS- Nga ARIF EJUPI

 

Zyrtarë të lartë të Klubit Futbollistik “Llapi” të Podujevës,ditë më parë kanë konfirmuar kalimin e sulmuesit më të mirë të skuadrës së tyre dhe të Super Ligës së Kosovës, Muhamet Hyseni në AC Horsens të Danimarkës.

Shkuarja e Hysenit në klubin danez ka lënë boshllëk të madh në ekipin e Llapit, ngase ai aftësitë e tij prej futbollisti të talentuar dhe golashënuesi të spikatur i dëshmoi edhe në reprezentacionin e Kosovës. Andaj me të drejtë është menduar zëvendësimi i tij, me ndonjë talent të rinj.

Pakush ka menduar që Arlind Batatina 18 vjeç i lindur në Bernë të Zvicrës,me gjasa të mëdha që një të ardhme të afërt të luajë në “Young Boys” të Bernës ose të paktën me me grupmoshat e juniorve të Zvicës,pa imponim e kërkim kushtesh shfaqi dëshirë që të luajë në Llapin e Podujevës, nga është edhe etnogjeneza e familjes së tij.

Batatina ende i njomë posedon aftësi të jashtëzakonshme në zotërimin e topit. Ai po ashtu ka shpejtësi të duhur dhe është driblues i shkëlqyeshëm. Një element tjetër që nuk e kanë të gjithë sulmuesit janë edhe shkëputjet e tij impresionuese në ajër dhe gjuajtjet sikur prej katapulti me kokë. Arlindi ishte golashënuesi më i mirë në skuadrën juniore të FC. Koniz të Bernës.

Ai para disa ditëve ka mbushur moshën madhore dhe menjëherë në adresë të tij, kanë shkuar oferta të shumta nga Klube të njohura të Turqisë dhe Skocisë, si dhe thirrje speciale për t’u testuar edhe në klube të njohura të Brazilit.

Mirëpo, Batatina një talent i rrallë i futbollit edhe pse i vërshuar prej ofertash nga skuadra të Evropës, Azisë dhe Amerikës latine, në asnjë mënyrë nuk ka mundur t’i thotë – jo FC. Llapit, djep i futbollit shqiptar.

I pyetur se a mund ta përballojë sistemin e lojës në Super Ligën e Kosovës dhe a druan nga ndonjë lëndim i mundshëm thotë “Mendoj që edhe në Kosovë, kanë ndërruar gjërat për të mirë” Dihet që futbolli luhet për t’u dhuruar kënaqësi futbolldashësve dhe vetvetes, andaj duhet treguar cilësi e jo brutalitet dhe ndërhyje të ashpra, me çfarë mund ta kthejmë fare lehtë futbollin në rugbi apo xhudo dhe ta lëndojmë lojtarin kundërshtar “Kuptohet që lëndimet janë të mundshme por në asnjë mënyrë ato s’ bënë të jenë të qëllimshme”

Arlindi përshtatjen në rrethin e rinj nuk e sheh si problem. Ai qysh si fëmijë e ka vizituar së paku katër- pesë herë gjatë vitit vendlindjen e tij.

Si familja e të atit Bejtës, ashtu edhe ajo e së ëmës Linditës, janë familje me numër të madh të rinjsh, ku Arlindi, ka bashkëmoshatarë të shumtë, me të cilët mund ta kaloj kohën e lirë.

Rreth gjasave për aktivizim në 11- shin e parë të Klubit Futbollistik Llapi të Podujevës, shprehet “Unë do të angazhohem maksimalisht në ushtrime se a do të jem pjesë e ekipit të parë vendosin trajnerët e skuadrës”

Arlind Batatina, një çun i padjallëzuar dhe me një edukim shembullor e meriton përkrahjen dhe respektin si nga Shtabi Teknik i KF. Llapi, ashtu edhe nga bashkëlojtarët e tij.

Shkëlqeu ndaj Gjermanisë, Granit Xhaka zgjidhet lojtari i ndeshjes nga UEFA

Gjermania dhe Zvicra barazuan me rezultatin 1-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të Grupit A në Euro 2024.


Paraqitje fantastike në këtë duel nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili u zgjodh nga UEFA, si lojtari më i mirë i sfidës.  

“Xhaka me sa duket ka qenë kudo sonte. Nga ndihma për të çuar topin përpara deri tek mbrojtja dhe sigurimi që harkimet e Gjermanisë të mos hyjnë në zonë. Kapiteni ka qenë edhe një herë një nga figurat më të spikatura”, shkruante UEFA në faqen e tyre zyrtare gjatë ndeshjes. 

Ai vrapoi pothuajse 12 kilometra, ndërsa në një moment arriti shpejtësi prej 31.4 km/h. Saktësia e pasimeve ishte 84 për qind. 

Hera e dytë që Granit Xhaka e fiton këtë çmimin në Euro 2024, gjë që e bëri edhe ndaj Hungarisë në fitoren 3-1. 

PANORAMASPORT.AL

TAULANT LUTFIU NGA FC.MEYRIN I GJENEVËS NË FC. LLAPI TË PODUJEVËS- Nga ARIF EJUPI

 

 

Derisa shumë futbollistë të Kosovës e kërkojnë afirmimin e tyre në vende të ndryshme të Evropës dhe kontinente të tjera të botës, anamoravasi Taulant Lutfiu, edhe pse i lindur në Gjenevë të Zvicrës, me mundësi reale për të vazhduar me sukses karrierën në klubet e këtushme, nga dashuria e madhe për Kosovën, pardje i shoqëruar nga i ati i tij, Haki Lutfiu ka qëndruar në Podujevë.

Ai me këtë rast ka nënshkruar kontratë profesionale me FC.Llapin, Nënkampion i Super Ligës së Republikës së Kosovës.

Djaloshi 23 vjeçar ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë në disa skuadra të Ligës Regjionale të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, e së fundi edhe në FC.Meyrin, anëtar i të ashtuquajturës”Ligë e Parë Klasike“ që në kuadër të saj garojnë katër grupe.

Taulant Lutfiu, me prindër nga Skifteraj i Vitisë së Republikës së Kosovës, disa ndeshje i ka luajtur më herët edhe me fanellën kuqezi e zi të FC.Kosova të Gjenevës, anëtare me rol mjaft të rëndësishëm në Ligën e Dytë Regjionale, të kësaj Republike dhe kantoni të Zvicrës.

Lutfiu shtatlartë dhe i shkathët ka nënshkruar me Klubin e Llapit, ku hapat e parë i pati filluar edhe ylli i futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

Ai i vetëdijshëm që në Klubin e Llapit, aktualisht luajnë edhe mbrojtësit e njohur si ; Krasniqi, Bekteshi, Jashari, Vokrri, Namani etj, duhet të punoj shumë, për të zënë vend në 11- shin e parë.

Madje, mbrojtësi i llapjanëve Ilir Krasniqi, është edhe reprezentues i Kosovës.

Lutfiu në mënyrë që të mos përjetoj zhgënjim të papritur i konsideruar si një nga përforcimet e duhura të skuadrës së Llapit, duhet t’u qaset ushtrimeve me seriozitetin më të madh.

Atij të gjithë mërgimtarët e trevës së Anamoravës, që në numër të madh jetojnë në Gjenevë të Zvicrës, i urojnë ambientim të shpejtë në rrethin e rinj dhe rrugëtim të suksesshëm me llapjanët !

ARIF EJUPI

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira. Aliu përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se nga 24 qershori do të fillojnë fluturimet në destinaconet Prishtinë-Basel, Prishtinë- Gjenevë dhe anasjelltas. Nga data 24 qershor fillojnë fluturimet në destinacionet Prishtinë – Bazel, kurse nga data 3 korrik në destinacionin Prishtinë – Gjenevë

“Për herë të parë do të fillojë realizimi i fluturimeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës me kriteret dhe kushtet e vëna nga shteti në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar kështu orar të rregullt të fluturimeve, e në veçanti çmime të lira e më të volitshme. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka pranuar ankesa dhe kërkesa nga publiku që të gjindet një zgjidhje në lidhje me problemin e çmimit të lartë të biletave dhe përmisimin e shërbimeve ajrore nga Kosova në Evropë dhe vendet tjera ku e kemi diasporën, veçanërisht për në Zvicër si destinacioni me frekuencën më të lartë të fluturimeve.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lajm shumë i mirë për bashkatdhetarët e qytetarët tanë, hapja e fluturimeve të reja nga Prishtina.

24 Qershor, po fillojmë me fluturimet në destinacionet: ̈ – ,

̈ – dhe anasjelltas;

3 Korrik, ̈ – ̈ dhe anasjelltas.

Për herë të parë do të fillojë realizimi i fluturimeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës me kriteret dhe kushtet e vëna nga shteti në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar kështu ̈ ̈ , ̈ ̧ ̧ ̈ ̈ ̈ ̈ . Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka pranuar ankesa dhe kërkesa nga publiku që të gjindet një zgjidhje në lidhje me problemin e çmimit të lartë të biletave dhe përmisimin e shërbimeve ajrore nga Kosova në Evropë dhe vendet tjera ku e kemi diasporën, veçanërisht për në Zvicër si destinacioni me frekuencën më të lartë të fluturimeve.

Kosova tashmë ka realizuar zgjerimin e rrjetit të rrugëve ajrore ndërkombëtare me fluturime shtesë nga Kosova për në Zvicër përmes një operatorit ajror të BE-së, i emëruar për shërbime të transportit ajror sipas kritereve dhe kushteve në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve. Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën, për diasporën tonë në Zvicër, për qytetarët e Zvicrës dhe të Kosovës, sepse janë krijuar mundësi më të mëdha të udhëtimit dhe me bileta më të lira në mes të të dyja shteteve, rrjedhimisht duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës dhe diasporën./GazetaSinjali/

Xhaka: Nuk e respektojmë tepër Gjermaninë, jemi “zjarr” për të fituar ndeshjen

Zvicra do të përballet me Gjermaninë, në ndeshjen e fundit të grupeve. Para ndeshjes me “Panzerat”, Granit Xhaka, lojtari i Helvetëve, u shpreh se ekipi do bëjë maksimumin për 3 pikë.

“Sigurisht që kemi respekt për gjermanët, por e sigurt është se nuk kemi aq respekt sa kishte Skocia për ta në ndeshjen e parë. Ata ja dhuruan topin gjermanëve, jemi të lumtur dhe jemi zjarr për ta fituar ndeshjen. Nuk dua të mendoj se tashmë i kemi arritur 1/8-tat. Ndaj Skocisë ditëm të reagonim mirë dhe në mbrojtje jemi treguar mjaft të vendosur”, u shpreh Xhaka.bw


Send this to a friend