VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Xhaka kapiten i ri i Zvicrës: Jam krenar që po e përfaqësoj vendin tim

By | September 3, 2020

Komentet

Meta urim special në 100-vjetorin e lindjes për bashkëshorten e legjendës së Tiranës, Selman Stërmasit

Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës së Tiranës dhe futbollit shqiptar, Selman Stërmasi, feston sot 100-vjetorin e saj të lindjes.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta, ka uruar tifozen më të veçantë të bardhebluve në këtë ditë të shënuar të jetës së saj, teksa po jeton shekullin e dytë të jetës.

“Në 100-vjetorin e saj të lindjes, një urim special për Nezihat Stërmasin, bashkëshorten e legjendës së Tironës dhe futbollit shqiptar, Selman Stërmasi dhe bijën e derës së madhe Petrela, gruan fisnike që mishëron si askush tjetër traditën qytetare tiranase, tifozen më të veçantë të fanelës bardhë e blu. Gëzuar e jetofsh shekullin e dytë të jetës, me shëndet të plotë e me sa më shumë gëzime!” shkruan Meta.

Alpinisti legjendar nepalez ndërron jetë në moshën 72-vjeçare

Katmandu

Ang Rita Sherpa, alpinisti legjendar që mban rekordin për numrin më të madh të ngjitjeve në Everest pa bombol me oksigjen, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai vdiq të hënën në mëngjes në shtëpinë e vajzës së tij në Katmandu, tha Ang Tshering Sherpa, ish-kryetari i Shoqatës së Alpinizmit në Nepal që i përket grupit etnik Sherpa. Ai pësoi sulm në tru në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë ishte në shtrat.

Sherpa, i njohur si “Leopardi i Borës” për arritjen e tij të shquar të dhjetë ngjitjeve në Everestit në shumë vite, arriti në majën e malit prej 8.848 metrash pa asistencën e bombolës së oksigjenit për herë të parë në vitin 1987.

Në vitin 2017, Rekord Botëror Guinness i dha certifikatë për arritjen e tij. Ai u ngjit në majën e Everestit për të dhjetën herë në vitin 1997.

“Ai do të mbahet mend gjithmonë për performancën e tij të jashtëzakonshme, e cila e ka bërë vendin krenar. Ne kemi humbur një yll të ndritshëm të komunitetit të alpinizmit”, tha Sherpa për AA.

Sherpat, anëtarët e të cilit janë ndër alpinistët legjendarë të Himalajeve, shërbejnë si “shtylla kurrizore” e industrisë së alpinizmit në Nepal. Ata punojnë si udhëzues, duke ndihmuar alpinistët e huaj të ngjiten në disa nga malet më të larta të botës.

Ang Rita Sherpa lindi në vitin 1948 në një fshat malor nën hijen e Everestit.

Nadal pëson humbje tronditëse në Italian Open

Diego Schwartzman e ka tronditur Rafael Nadalin duke e mposhtur 2:0 në sete në çerekfinale të turneut Italian Open të Italisë të shtunën.

Nadal, nëntë herë kampion në Romë, u mposht për herë të parë në karrierë nga tenisti argjentinas.

Tenisti spanjoll pati probleme serioze me shërbimin dhe pësoi 6-2, 7-5.

Schwartzman, i cili nuk e kishte mposhtur asnjëherë një tenist të renditur në top pesë në botë, ia fitoi shërbimin Nadalit plot pesë herë në një paraqitje mbresëlënëse.

Ai do të takohet me Denis Shapovalov në gjysmëfinale.

Kjo humbje e Nadalit vjen në prag të grand slamit French Open.

Ish-mbrojtësi i Flamurtarit ironizon Hysajn për golin e Lituanisë

Ish- mbrojtësi i Superligës Shqiptare, vlonjati Alim Begaj ka qenë i frustuar me golin e Lituanisë duke ia faturuar fajin kapitenin Elseid Hysajt.
Begaj shkruan në një koment se Hysaj luan në nivele të larta të futbollist, me Napolin por në momentin që duhet të hiqte topin i cili kishte marrë udhën drejt rrjetës së portës së Shqipërisë, duhet të kishte përdorur të dyja këmbët.

Me ironi ish- mbrojtësi thotë se ‘mjeshtri’ Hysaj të majtën e ka vetëm për të ngjitur shkallët.

Në fakt Shqipëria dje humbi me turp pikërisht nga një gol fatal i Lituanisë. Gjithë ekipi para në sulm, ndërkohë që Gjasula me një gafë trashanike kthen topin prapa tek sulmuesi lituanez.
Strakosha i cili lë portën por driblohet lehtë nga Kazlauskas, dhe në fund, një top i cili ngadalësisht po shkonte drejt rrjetës dhe Hysaj që kishte lexuar mirë aksionin për një hap nuk arrin dot të evitojë golin e miqve por pengohet duke shkuar dhe vetë në rrjetë.

Alim Begaj ka luajtur vetë si mbrojtës me Flamurtarin dhe Vllazninë e Shkodrës, teksa tashmë është zv/trajner i një ekipi në kategorinë e tretë në Shqipëri, FC Labëria.

Tenisti Gjokoviç dënohet me 267.500 dollarë gjobë

Organizatorët e turneut US Open në Nju Jork e gjobitën tenistin serb, Novak Gjokoviç me 267,500 dollarë për sjellje jo-sportive pasi ai goditi në zemërim e sipër me top një gjyqtare.

Incidenti ndodhi më 6 shtator, kur tenisti i parë në botë goditi gjyqtaren në qafë me një top pasi ai humbi një lojë.

Gjokoviq, më pas kërkoi falje duke thënë se i vjen “jashtëzakonisht keq”.

Tenisti numër një në botë u diskualifikua në rrethin e katërt të ndeshjes me spanjollin Pablo Carreno Busta, për shkak të incidentit.

“E gjithë kjo situatë më ka lënë vërtet të trishtuar dhe bosh”, tha Gjokoviq përmes një postimi në Instagram.

“Më vjen jashtëzakonisht keq që i kam shkaktuar stres të tillë [gjyqtares]”, shtoi ai.

Gjyqtarja, e cila u godit në fyt në një moment të zemërimit të Gjokoviqit, është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sa i përket diskualifikimit, duhet të punoj në zhgënjimin tim dhe ta kthej atë në një mësim për rritjen time si lojtar dhe si qenie njerëzore”, tha Gjokoviq.

Turneu i tenisit US Open 2020 ka nisur javën e kaluar në Nju Jork.

Open zhvillohet pa spektatorë në stadiume, për shkak të pandemisë së koronavirusit. rel

Gjokoviçi godet në fyt me top gjyqtaren, përjashtohet nga US Open

Tenisti Gjokoviq (djathtas) pas incidentit në US Open.

Tenisti më i mirë në kategorinë e meshkujve Novak Gjokoviç u skualifikua nga turneu i sivjetshëm i US Open të dielën pasi në një moment zemërimi goditi me top arbitren femër të linjës, duke goditur në fyt, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kampioni i 17-të fishtë në Grand Slam dhe numri një Novak Gjokoviç nuk arriti të përfundojë ndeshjen e tij të xhiros së 16-të kundër gjysëmfinalistit të vitit 2017 dhe tenistit të 20-të, Pablo Carreno Busta, ku rezultati ishte 5:6 në setin e parë pasi goditi me top arbitren e linjës”, thuhet në deklaratën e US Open.

Pasi arbitrja ra në tokë, Gjokoviç vrapoi me shpejtësi për të parë nëse ishte mirë. Ajo u detyrua të largohej nga ndeshja.

Pas skualifikimit të Gjokoviç nga turneu, Busta u kualifikua në çerekfinale.

Triumfi në Bjellorusi, Meta uron kuqezinjtë: Fitore e shkëlqyer, e nisëm me këmbë të mbarë!

Presidenti Ilir Meta ka uruar Kombëtaren Shqiptare, e cila triumfoi mbrëmjen e kaluar në Bjellorusi.

Në mesazhin e tij të shkurtër shoqëruar me foto nga kombëtarja në fushë, Kreu i Shtetit shkruan se “E nisëm me këmbë të mbarë! Fitore e shkëlqyer! 👐🇦🇱”.

Shqipëria e nisi aventurën në Ligën e Kombeve me një fitore bindëse në transfertën e Minskut, me rezultatin 2-0.

Liga e Kombeve- Kosova e nis me barazim ndaj Moldavisë, Kololli shpëton dardanët

Kosova ka arritur vetëm një barazim në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë.

Dardanët ishin në transfertë në këtë ndeshje, edhe pse luhej në Itali për shkak se shteti moldav nuk e njeh Kosovën.

Në pjesën e parë mbrojtja e besuar e Challandes pësoi një hutim, dhe moldavët kaluan në avantazh me Ion Nicolaescu. Kosova kontrolloi takimin, por barazimi erdhi vetëm 20 minuta nga përfundimi, kur Kololli barazoi shifrat me një aksion model. Edhe sfida tjetër e grupit 3 në Ligën C përfundoi në barazim. Sloveni dhe Greqia u ndalën në paqe pa gola në Ljubjana.

Ndërkohë në Ligën A, grupin 4 Gjermania dhe Spanja u ndalën në barazim. Werner kaloi pancerat në avantazh me një aksion individual, kurse Gaya vendosi barazpeshën në fund të takimit. Ukraina fitoi ndaj Zvicrës 2-1, kurse në grupet e tjera Turqia ngeci në shtëpi me një humbje ndaj Hungarisë, Rusia fitoi 3-1 ‘vëllazëroren’ me Serbinë, Bullgaria barazoi me Irlandën kurse Uellsi mori 3 pikë nga Finlanda.

Xhaka kapiten i ri i Zvicrës: Jam krenar që po e përfaqësoj vendin tim

Granit Xhaka është shprehur krenar që do të jetë në gjendje ta udhëheqë ekipin kombëtar të Zvicrës si kapiten, pasi iu besua shiriti i kapitenit edhe zyrtarisht para takimit me Ukrainën.

Pas pensionimit të Stephan Lichtsteiner, shiriti i kapitenit iu besua mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhakës, raporton Gazeta Express.

“Jam tejet krenar që jam në gjendje ta përfaqësojë vendin tim. Veçanërisht si kapiten. Ëndrra më e madhe m’u bë realitet”, ka thënë Xhaka.

Xhaka, i lindur në Basel nga prindër shqiptar që kishin ikur nga okupimi serb në vitet 90-ta, do të bëhet shqiptari i parë që emërohet kapiten i Zvicrës.

Derisa Graniti e refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë, vëllai i tij, Taulanti, e përfaqëson kombëtaren kuqezi.

Graniti i ka 82 paraqitje për ekipin senior të Zvicrës deri tani, si dhe 12 gola.

Xhaka u ka bërë thirrje tifozëve të Zvicrës ta përkrahin ekipin e tyre kombëtar: “Ne kemi nevojë për përkrahjen tuaj. Ne duam t’ju bëjmë të lumtur në këtë garë dhe në të ardhmen.”

Zvicra do të përballet me Ukrainën në ndeshjen hapëse të Ligës A në Ligën e Kombeve, sonte në orën 20:45.

Kombëtarja e yjeve shqiptare bën pjesë në Grupin 3, bashkë me Gjermanin dhe Spanjën.

Asnjë rast me Covid-19 në Kombëtaren e Kosovës para takimit me Moldavinë

Të gjithë lojtarët dhe i tërë stafi i Kombëtares së Kosovës kanë rezultuar negativë në testimin për koronavirus, para nisjes për në Itali, për takimin hapës kundër Moldavisë në Ligën e Kombeve.

Ekipi kombëtar i Kosovës do të udhëtojë sot drejt Italisë, para takimit të nesërm (enjte) në Parma kundër Moldavisë në Ligën C të Ligës së Kombeve, raporton Gazeta Express.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ekipi dhe stafi i saj i kanë kryer testet për Covid-19 dje në laboratorin e licencuar nga UEFA dhe të gjitha rezultatet i janë kthyer negative.

“Futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19. Kësisoj, ekspedita e Dardanëve sot do të udhëtojë e kompletuar për në Parma të Italisë”, thuhet në një njoftim të FFK-së.

Kosova do të kërkojë ta vazhdojë ecurinë mbresëlënëse në Ligën e Kombeve, garën më të re evropiane për kombëtare, edhe në edicionin e dytë të saj, pas promovimit në Ligën C nga liga e fundit, si ekip i pamposhtur.

Për takimin me Moldavinë në Parma, verdhekaltrit do të jenë të kompletuar, me përjashtim të Vedat Muriqit të lënduar.

Tri ditë pas takimit në Itali, të dielën më 6 shtator, dardanët do ta presin Greqinë në Fadil Vokrri, për ndeshjen e dytë në Grupin 3.

Kjo do t’i shkaktojë kokëçarje trajnerit Bernard Challandes, i cili këtë javë e vazhdoi marrëveshjen me FFK-në për edhe dy vjet të tjera, për shkak se ai duhet të mendojë për një formacion të dytë më të dobët për takimin me grekët.

Lojtarët e Kosovës që luajnë në Gjermani dhe Zvicër, si Milot Rashica, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Leart Paqarada etj., nuk do të lejohen të udhëtojë drejt Prishtinës nga klubet e veta përkatëse.

Kjo për shkak se Kosova është në listën e vendeve të rrezikuara nga Covid-19 dhe atyre do t’iu kërkohej të vetizolohen për dy javë me t’u kthyer në klubet e veta.

Presidenti i Argjentinës i drejtohet Messit me mesazh emocionues

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, i ka kërkuar Lionel Messit ta nderojë atdheun e vet dhe të pensionohet në klubin argjentinas, Newell’s Old Boys, nëse vërtet e ka ndarë mendjen të largohet nga Barcelona.

Messi e tronditi botën dhe Barcelonën të martën kur e dorëzoi një shkresë përmes së cilës e njoftoi klubin se ka vendosur të largohet nga Camp Nou pas më shumë se dy dekadave, raporton Gazeta Express.

Ai nuk është paraqitur sot në qendrën mjekësore të Barçës për ta kryer testin e PCR-së për koronavirus, gjë që e konfirmon vendosmërinë e tij për t’u larguar pas një karriere të bujshme në Camp Nou.

Por klubi më i përfolur si skuadra e tij e ardhshme është Manchester City, ku do të bashkohej me ish-trajnerin e vet, Pep Guardiolën.

Derisa të gjithë presin që Messi të përfundojë në Premierligë, presidenti i Argjentinës Fernandez shpreson se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të rikthehet në atdhe te skuadra e fëmijërisë.

Duke folur në një televizion argjentinas, Fernandez tha: “Je në zemrat e të gjithëve (në Argjentinë) dhe ne kurrë nuk kemi mundur të të shohim duke luajtur në tokën tonë , prandaj ne duam që ti ta përfundosh karrierën në Newell’s Old Boys”.

“Nëse Messi largohet nga Barcelona, atëherë ai duhet ta përfundojë karrierën në Newell’s Old Boys”, shtoi ai.

Lewandowski: Kam merituar të shpërblehem me Topin e Artë

Robert Lewandowski, lojtari i kampionit aktual të Gjermanisë dhe fituesit të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich, deklaroi se ka merituar të shpërblehet me Topin e Artë (Ballon d’Or), çmim ky që i ndahet futbollistit më të mirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lewandowski ndodhet në vendlindjen e tij Poloni, ku iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

“Këtë vit si ekip kemi fituar gjithçka që mund të fitohet. Unë kam qenë golashënuesi më i mirë në të gjitha kompetecionet që kam luajtur. Unë mendoj se çmimi ‘Topi i Artë’ duhet t’i jepet lojtarit që e meriton atë”, tha Lewandowski për mediat polake

Lewandowski (32), i cili ka shënuar 55 gola në 47 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar gola në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve, gjithashtu tha se duhet të fitojnë Super Kupën e Gjermanisë si dhe Super Kupën e UEFA-së.


Send this to a friend