VOAL

VOAL

William Walker: Formojeni Qeverinë dhe jepni Thaçit pushim – ai tashmë është thinjur

January 19, 2020
blank

Komentet

blank

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i paraqet një kopje në miniaturë të një tanku Leopard 2 Ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, gjatë takimit të tyre në Kiev, Ukrainë. 7 shkurt 2023.

RFE/RL

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë një vizitë të papritur në Kiev, ku ka njoftuar se Ukraina do të marrë më shumë se 100 tanke luftarake të tipit më të vjetër Leopard 1, nga vendi i tij dhe disa vende evropiane.

Numri i tankeve është i mjaftueshëm për t’i pajisur të paktën tri batalione, tha ministri, pa përmendur se cilat vende përveç Gjermanisë do të dërgojnë tanke Leopard 1, që pritet të arrijnë në Ukrainë në tremujorin e parë të 2024.

Pistorius, i cili mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes një muaj më parë, u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, gjatë vizitës së tij në Kiev.

“Faleminderit kolegut tim Boris Pistorius dhe popullit gjerman. Koalicioni i tankeve po marshon… drejt fitores!”, shkroi Reznikov në Twitter.

Tanket Leopard 1 nuk janë aq të avancuar sa tanket Leopard 2, që Gjermania dhe vendet e tjera u zotuan t’i dërgojnë Ukrainës muajin e kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të dërgonin në Kiev tanket e tyre M1 Abrams.

I prezantuar për herë të parë në shërbim në vitet 1960, Leopard 1 është paraardhësi i Leopard 2, i cili është i vendosur gjerësisht në ushtritë e të gjithë Evropës.

Tanku Leopard 2 konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore dhe rreth 20 vende aktualisht përdorin këtë tank.

Ukraina ka kërkuar 300 tanke të tilla dhe thotë se Perëndimi deri më tani ka premtuar se do t’ia dërgojë të paktën 120.

Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore.

blank

Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT-it në OSBE dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. 7 shkurt 2023.

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT-it në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ku u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës së 7 shkurtit, thuhet se në takim u diskutua edhe për propozimin evropian, të cilin Kurti tha dje se e ka pranuar “duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për pranimin në parim të këtij propozimi, teksa ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se “marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë”.

Në takim thuhet se u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe shteteve të QUINT-it në kuadër të fushëveprimit të OSBE-së, “dhe se si ky bashkëpunim mund të thellohet gjatë gjysmës së dytë të mandatit qeverisës”.

Ambasadorët e QUINT-it në OSBE janë: Michael Carpenter, përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së, Christine Fages e Francës, Gesa Braeutigam e Gjermanisë, Stefano Baldi i Italisë dhe Neil Bush, përfaqësuesi i përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Më herët gjatë ditës, kryeministri ka takuar veçmas përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së dhe ambasadorin amerikan, ku ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. Kurti ka theksuar se Prishtina është e “angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – që ka mbështetjen edhe të SHBA-së – që nga viti 2011. Procesi synon të normalizojë raportet mes shteteve. Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit.

Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

blank

Çfarë pritet nga fjalimi i Bidenit drejtuar kombit?

RFE/RL

Reuters

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të mbajë fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, pas marrjes së Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët.

Ky fjalim mund të nënkuptojë fillimin jozyrtar të sezonit të fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2024.

Më poshtë mund të lexoni një vështrim të asaj se çfarë pritet të ndodhë.

Kur mbahet fjalimi drejtuar kombit?

Biden do të mbajë fjalimin drejtuar kombit për herë të dytë që kur u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 7 shkurt.

Ky fjalim dhe e gjithë ngjarja do të transmetohet nëpër mediat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pse ka rëndësi?

Fjalimi mund t’i sigurojë Bidenit audiencën më të madhe televizive të vitit.

Është thënë se 38.2 milionë amerikanë e kanë shikuar fjalimin e presidentit vitin që shkoi, sipas të dhënave të qendrës Nielsen.

Para një audience të tillë, Bideni do të ketë mundësinë të formësojë perceptimet e publikut mbi kufirin e borxhit, shpenzimet sociale, luftën ruse në Ukrainë dhe tema të tjera, në kohën kur ai planifikon ta shpallë fushatën e tij për t’u rizgjedhur president në javët e ardhshme.

Kjo, gjithashtu, është një mundësi për të që të rifitojë besimin te demokratët, disa prej të cilëve kanë shqetësime për moshën e tij. Biden i mbushi 80 vjet në nëntor, dhe në rast se rizgjidhet, ai do të jetë 82-vjeçar në fillim të mandatit të tij të dytë.

Çfarë pritet të thotë Bideni?

Ai pritet që përmes fjalimit drejtuar kombit, të fillojë jozyrtarisht fushatën presidenciale për vitin 2024, duke paraqitur një sërë prioritetesh e politikash që mund të gjejnë ose jo mbështetje në Kongres.

Ai pritet të tregojë për progresin ekonomik pas recesionit të shkaktuar nga COVID-19, të nxjerrë në pah kontraste në prioritetet e disa kundërshtarëve republikanë dhe të parashtrojë pikat e “përbashkëta” të agjendës që ai beson se duhet t’i bashkojnë të dyja palët.

Në mënyrë që ky fjalim i rëndësishëm i presidentit të vijë në pikën përfundimtare, duhen javë të tëra punë për presidentin, shkruesit e fjalimeve të tij, si dhe politikanë e zyrtarë të ndryshëm të administratës.

Vitin që shkoi, Bideni mbajti fjalim vetëm pak ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, dhe ai u fokusua në kundërpërgjigjen e Uashingtonit ndaj Rusisë.

Kush merr pjesë në fjalimin drejtuar kombit?

Fjalimi mbahet në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Të gjithë anëtarët, demokratët që kontrollojnë Senatin dhe republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, janë të ftuar. Aty do të jenë edhe anëtarët e kabinetit të presidentit, forcat e armatosura dhe Gjykata Supreme.

Bideni u ftua formalisht nga kryetari i Dhomës, Kevin McCarthy, që t’u adresohet atyre dhe qytetarëve amerikane që në muajin janar. McCarthy do të kryesojë aktivitetin dhe do të shoqërohet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila është edhe kryetare e Senatit.

Presidenti fton, gjithashtu, anëtarët e familjes dhe mysafirët e tij të tjerë që ulen në lozhë dhe mund të përdoren për të përforcuar pikat që ai bën gjatë fjalimit të tij.

Edhe anëtarët e Kongresit ftojnë mysafirë.

Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë nëna dhe njerku i Tyre Nichols, një viktimë e brutalitetit të policisë i cili u rrah për vdekje. Ata janë të ftuarit e përfaqësuesit të Grupit me Ngjyrë të Kongresit, Steven Horsford.

Demokratja nga Misuri, Cori Bush, ka bërë të ditur se ka ftuar Michael Brown Sr., të atin e Michael Brown, i cili u vra në vitin 2014 nga një oficer policie në Ferguson. Vrasja e tij shërbeu si bazë për themelimin e lëvizjes “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi).

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul, një republikan nga Teksasi, ftoi Roya Rahmanin, e cila shërbeu si ambasadorja e parë femër e Afganistanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Rahmani do të jetë aty për të dhënë mesazhin se gratë e Afganistanit nuk janë lënë në harresë.

Ndërsa kryesuesja e Konferencës Republikane, Elise Stefanik, do të sjellë të ftuarin e saj, Jeffrey Smith, një sherif qarku nga veriu i Nju Jorkut.

Kush janë mysafirët e Bidenit?

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, është ftuar nga Zonja e Parë, Jill Biden. Shtëpia e Bardhë e quajti ftesën për të “një njohje të mbështetjes së qëndrueshme të SHBA-së për Ukrainën gati një vit pasi Rusia nisi sulmin e saj të paprovokuar”.

Shtëpia e Bardhë ka ftuar gjithashtu Paul Pelosin, bashkëshortin e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Ai u sulmua në shtëpinë e tyre në Kaliforni në tetor të vitit të kaluar.

Në listën e Bidenit është edhe Bono, këngëtari i grupit të famshëm irlandez U2, i ftuar për ta nderuar për punën e tij në luftën kundër HIV/AIDS dhe varfërisë.

Shtëpia e Bardhë ka ftuar gjithashtu Brandon Tsay, i cili çarmatosi një person të armatosur, përgjegjës për të shtënat masive në Monterey Park, Kaliforni.

Të ftuar të tjerë përfshijnë të mbijetuarën nga kanceri Darlene Gaffney; Amanda Zurawskin, e cila nuk ishte në gjendje të merrte shërbime aborti për shkak të ndalimit të abortit në Teksas, si dhe Doug Griffin, i cili humbi vajzën e tij 20-vjeçare nga një mbidozë me fentanil.

Kush është “i përcaktuari për të mbijetuar”?

Një person i vetëm që nuk merr pjesë është një anëtar i kabinetit të Bidenit, i cili do të zgjidhet si “i përcaktuari për të mbijetuar”.

Meqenëse të gjithë drejtuesit institucionalë ndodhen në një vend, ky individ do të vendoset në një lokacion të sigurt dhe ka për detyrë të marrë përsipër qeverisjen në rast të një katastrofe që dëmton presidentin dhe pasardhësit e tij të tjerë.

Ende nuk dihet se kush do të jetë “i përcaktuari për të mbijetuar” gjatë fjalimit të sivjetmë.

Kush prej republikanëve kundërpërgjigjet?

Republikanët kanë zgjedhur guvernatoren e Arkansas, Sarah Huckabee Sanders, e cila shërbeu si sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë nën administratën e Donald Trumpit, për të dhënë përgjigjen tradicionale të opozitës ndaj komenteve të Bidenit.

Kjo kundërpërgjigje përgjithësisht mbahet menjëherë pas fjalimit të presidentit.

Përgatiti: Gresa Kraja
blank

Tërmeti në Turqi e Siri, mbi 5000 të vdekur

Në Gaziantep të Turqisë

Vazhdon gara me kohën në Turqi dhe Siri për të shpëtuar të mbijetuarit. Por i ftohti dhe shkatërrimi i pamasë i ndërlikojnë gjërat

 

VOAL- Gara me kohën vazhdoi gjatë gjithë natës në Turqi dhe Sirinë veriore për të shpëtuar të mbijetuarit nga tërmetet e dhunshme që shkatërruan rajonin të hënën, duke shkaktuar disa mijëra të vdekur, ndërsa mbi 15,000 u plagosën.

Sipas raportit të fundit zyrtar – i cili vazhdon të përkeqësohet – më shumë se një ditë pas tërmeteve të parë me magnitudë mbi 7 gradë Rihter të ndjerë deri në Liban, Qipro dhe Irakun verior, më shumë se 5,000 njerëz kanë vdekur, përfshirë 3,419 në Turqi. , sipas organit publik për menaxhimin e fatkeqësive (AFAD), të cituar nga mediat lokale, ndërsa pothuajse 1600 janë konfirmuar të vdekur në Siri.

Gjatë natës, shpëtimtarët luftuan fort në të ftohtë, me shi ose borë, ndonjëherë me duar të zhveshura, për të shpëtuar çdo jetë që mund të shpëtohej, si për shembull djalin shtatëvjeçar që doli nga rrënojat e Hatay (në në jug), në kufirin sirian, pas më shumë se njëzet orësh të kaluar në të ftohtë të ftohtë. Moti i keq që kanoset mbi Anadoll ndërlikon operacionet e shpëtimit dhe e bën fatin e të mbijetuarve edhe më të hidhur, duke u dridhur në tenda ose rreth mangallave të improvizuara.

Dhe 28 orë pas tërmetit, një grua dhe tre fëmijët e saj u nxorën të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në lagjen Nizip të Gaziantep, në Turqinë jugore. Këtë e kanë raportuar mediat vendase.

Mbërrijnë ekipet e shpëtimit dhe ndihma ndërkombëtare

Megjithatë, ndihma ndërkombëtare për Turqinë pritet të fillojë të arrijë të martën me ekipet e para të shpëtimtarëve nga e gjithë bota. Presidenti i SHBA Joe Biden i ka premtuar homologut të tij Recep Tayyip Erdogan “të gjithë ndihmën e nevojshme, cilado qoftë ajo”. Sipas presidentit turk, 45 vende kanë ofruar ndihmën e tyre, përfshirë Ukrainën.

Në Siri, nga ana tjetër, apeli i nisur nga autoritetet e Damaskut u dëgjua mbi të gjitha nga aleati rus, i cili ka premtuar ekipe shpëtimi “në orët e ardhshme”, ndërsa sipas ushtrisë së Moskës, tashmë mbi 300 ushtarë janë. në vendet ku jepet ndihma. OKB-ja gjithashtu reagoi, por këmbënguli se ndihma e ofruar do të shkonte “për të gjithë sirianët në të gjithë territorin”, një pjesë e të cilit nuk është nën kontrollin e qeverisë së Asadit.

Të paktën 700 të vdekur janë numëruar në këto zona të kontrolluara nga rebelët në kufirin me Turqinë në Sirinë veriperëndimore. Dhe duke përfituar nga kaosi i krijuar nga tërmeti, rreth njëzet luftëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS) janë arratisur nga një burg ushtarak në Rajo, një qytet i kontrolluar nga rebelët proturq.
Pesë mijë ndërtesa u shkatërruan vetëm në Turqi

Tarifat në të dy anët e kufirit kanë vazhduar të rriten dhe duke pasur parasysh shkallën e dëmit duhet të ishin rritur me përparimin e kërkimit. Vetëm në Turqi, autoritetet kanë numëruar rreth pesë mijë ndërtesa të shembura. Dhe rënia drastike e temperaturave komplikon situatën e të plagosurve, të ngecur në rrënoja dhe të kërcënuar nga rreziku real i hipotermisë. Për më tepër, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se priste më të keqen dhe kishte frikë se “numri i vdekjeve tetë herë më i lartë se shifrat fillestare”.

Jo më pak se 185 pasgoditje u regjistruan të hënën, pas dy të parave më të forta, përkatësisht atë prej 7.8 që ndodhi natën (në orën 2.17 me orën zvicerane) dhe të dytën, me magnitudë 7.5, në mesditë – të dyja në Turqinë juglindore.

Konviktet janë hapur nga autoritetet lokale në gjimnaze apo kolegje apo edhe në xhami për të akomoduar të mbijetuarit. Por nga frika e tërmeteve të rinj, shumë banorë kanë preferuar të kalojnë natën jashtë, si në Sanliurfa, në Turqinë juglindore: “Kush nuk ka frikë? Të gjithë kanë frikë!”, siguron Mustafa Koyuncu, 55 vjeç, i mbushur me gruan dhe pesë. fëmijët në makinën e familjes.

Zinxhirë solidariteti, apel për donacione

Përballë shkallës së katastrofës që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, Swiss Solidarity hapi një llogari dhe nisi një apel për donacione. Për më tepër, ajo tashmë është në kontakt me organizatat partnere në Siri, të cilat kanë vite që punojnë për të mbështetur popullsinë e prekur nga lufta. Në Turqi janë kryesisht Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që janë të pranishëm. Detaje të dobishme mund të gjenden në https://www.catena-della-solidarieta.ch/

blank

Së bashku ne mundemi… solidaritet për Turqinë dhe Sirinë!

Në momentet tejet të vështira ku ndodhet Turqia dhe Siria, çdo ndihmë për njerëzit që po përballen me këtë tragjedi është e vyer.

Një nga nevojat më të rëndësishme të momentit është komunikimi i pandërprerë i atyre që jetojnë në zonat e prekura dhe të afërmve jashtë vendit, të cilët duan të dinë rreth gjendjes së njerëzve të dashur. Në këto rrethana komunikimi është jetik, ndaj për këtë arsye edhe Vodafone Albania jep kontributin e saj, duke hequr për periudhën 6-13 shkurt tarifat roaming me Turqinë dhe Sirinë, si dhe duke mundësuar telefonata e sms falas për të gjithë klientët që kanë nevojë të qëndrojnë të lidhur me familjen dhe miqtë e tyre në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar.

Ndërkohë, Vodafone Group Foundation Humanitarian Fund ka bërë një dhurim të menjëhershëm prej 50,000 eurosh për Turqinë pak orë pas tërmetit vdekjeprurës, ndërkohë që planifikon që së shpejti t’i shtojë kësaj shume edhe 25,000 euro të tjera, të grumbulluara nga kontributet e punonjësve të Vodafone. Edhe pajisjet dhe vullnetarët e Rrjetit Emergjent të Fondacionit Vodafone vihen në dispozicion nëse do të jetë e nevojshme.

Situata në Turqi dhe Siri vazhdon të jetë e rënduar dhe kërkimet për të mbijetuar janë intensifikuar. Në të tilla situata kuptojmë edhe një herë se vetëm së bashku ne mundemi të përballojme sfidat. syri.net

blank

Tërmeti me mbi 2300 viktima në Turqi e Siri, Biden autorizon reagimin e menjëhershëm të SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se administrata e tij po punon ngushtë me Turqinë në ndihmë të menaxhimit të situatës pas tërmetit të sotëm ka shkaktuar deri tani më shumë se 2300 viktima dhe mijëra të plagosur.

Ai ka autorizuar një reagim të menjëhershëm të SHBA-së, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë do të sjellë kjo.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, ai tha: “Ekipet tona po vendosen shpejt për të filluar të mbështesin përpjekjet turke të kërkim-shpëtimit dhe të adresojnë nevojat e të lënduarve dhe të zhvendosurve nga tërmeti”.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar gjithashtu ndihmë për Turqinë, duke thënë se do të dërgojë 76 specialistë dhe pajisje shpëtimi.bw

blank

BE-ja aktivizon ndihmën emergjente për Turqinë, sistemi satelitor Copernicus identifikon pozicionet e goditura

Komisioni Evropian ka njoftuar se me kërkesë të Turqisë, pas tërmetit të rëndë që ka goditur vendin, ka aktivizuar mekanizmat emergjentë të unionit për mbrojtje civile.

Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Nga tërmetet e fuqishme në Turqi janë vrarë mbi 900 persona, ndërsa në Siri rreth 800.

Komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenareçiç, tha përmes një deklarate se Bashkimi Evropian ka angazhuar menjëherë ekipet për kërkim dhe gjetjen e personave që mund të jenë nën gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.

Sipas njoftimit, dhjetë ekipe për “kërkim urban” janë mobilizuar menjëherë në Bullgari, Kroaci, Çeki, Francë, Greqi, Hungari, Maltë, Honaldë, Poloni dhe Rumani për t’u dalë në ndihmë shërbimeve Turke në kërkim të personave që kanë pësuar nga tërmeti. Ndërsa Italia, Spanja dhe Sllovakia i kanë vënë në dispozicion ekipet e tyre për Turqinë.

 

Qendra koordinuese e BE-së për reagime emergjente ka vendosur kontakte me autoritetet e Turqisë, dhe thuhet se sipas nevojës do t’i koordinojnë veprimet.

Edhe sistemi satelitor i BE-së, Copernicus, është aktivizuar dhe po ndihmon në identifikimin e pozicioneve të goditura.

Në komunikatën e BE-së thuhet se unioni shpreh gatishmërinë që t’i ofrojë ndihmë edhe pjesëve të Sirisë të cilat janë goditur këtij tërmeti.

“Ndajmë dhimbjen e thellë me të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me pjesëtarët e shërbimeve të emergjencës që janë angazhuar për të shpëtuar jetët e njerëzve, thuhet në komunikatën e BE-së.

 

Turqia tha se afër 9.000 persona po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.

Nërsa në Siri, sipas autoriteteve të atjeshme, nga tërmeti janë goditur provincat Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.bw

blank

“Vetëm hoteli ynë mbeti në këmbë” – Ekipi i mundjes i Kosovës i shpëton tërmetit në Turqi

Disa njerëz duke qëndruar para ndërtesave të shembura, pas një tërmeti në Kahramanmarash, Turqi, më 6 shkurt 2023.

Doruntina Baftiu

Në kohën kur ishte dashur të niseshin për në Kosovë, pjesëtarët e ekipit të mundjes të Kosovës u detyruan të lënë gjithçka prapa vetes në hotelin e tyre në Kahramanmarash të Turqisë, për t’i shpëtuar tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK), Genci Fazlija, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se mundësit e rinj të Kosovës dhe përfaqësuesit e Federatës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pak në fillim kemi qenë të traumatizuar. Tani e kemi tejkaluar pak se ka qenë tmerruese, e papërshkrueshme. Krejt objektet rreth nesh janë shkatërruar, vetëm hoteli ku ishim ne, mbeti në këmbë”, thotë Fazlija.

Mbi 1.900 njerëz raportohet të kenë mbetur të vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e këtij tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballësh të Rihterit, që goditi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës zona në të dyja shtetet. Qindra persona mbeten ende të ngujuar nën rrënoja.

Fazlija thotë se mundësit e Kosovës i ndihmuan autoritetet në shpëtimin e disa personave të ngujuar, pasi kishin dalë vetë nga hoteli i tyre.

“Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, derisa u lagëm krejt, sepse binte borë dhe shi. Pastaj, policia na falënderoi dhe na preferoi të largoheshim dhe u larguam”, rrëfen Fazlija.

Ekipi i mundjes i Kosovës – i udhëhequr nga trajneri Ziber Xhoni dhe mundësit Fatlum Braka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni – kishte udhëtuar drejt Turqisë për të marrë pjesë në turneun dyditor “12 Shkurti”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të garave ndërkombëtare të mundjes.

I gjithë ekipi ishte i vendosur në tri dhoma të ndryshme në hotelin e tyre në Kahramanmarash dhe Fazlija thotë se ata ishin bashkuar shpejt në korridor, pasi u zgjuan nga zhurmat e shkaktuara nga tërmeti.

“Edhe në hotelin tonë binin poçet elektrike, qeramika, knaufi… binin copa sa mundeshin. Edhe shkallëve [kur kemi dalë] ka qenë rrezik, por mirë ka kaluar gjithçka. Por, kemi qenë në rrezik… dy ndërtesa 20-katëshe u rrëzuan aty afër nesh”, thotë Fazlija.

Mundësit, trajneri dhe sekretari i FMK-kë ishin detyruar t’i linin gjërat e tyre në hotel dhe të dilnin jashtë në rrobat e tyre të gjumit.

“Kur u qetësua situata, kemi hyrë shpejt dhe i kemi marrë sendet”, thotë Fazlija.

Ekipi i mundjes i Kosovës tani është zhvendosur në qytetin Kajser, 254 kilometra larg Kahramanmarashit, dhe po pret që të kthehet së shpejti në Kosovë.

“Është problem, sepse këtu është bllokuar gjithçka. Urat janë prishur, ne jemi këtu duke pritur. Në orën 11 të natës e kemi një autobus për Stamboll. Nëse mundemi t’i afrohemi Stambollit… Tani nuk e dimë nëse do të vijmë me aeroplan apo autobus në Kosovë”, thotë ai.

Fazlija shton se të gjithë familjarët e tyre janë njoftuar se ata janë mirë dhe është i lumtur që “kemi shpëtuar mirë”.

Ndryshe, Kosova është shprehur e gatshme që të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për Turqinë.

Ndërkaq, Ambasada e Kosovës në Turqi ka vendosur dy numra emergjentë, për qytetarët e Kosovës, nëse u duhet ndihmë:

  • Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99
  • Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91
blank

Presidentja Osmani për gazetën kroate: Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia!

Nga gazeta kroate: Veçernji List

“Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”. Ky është titulli i një interviste që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë për gazetën më të madhe kroate, “Veçernji List”. “Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë”, citohet të ketë thënë Osmani.

Si presidente, Osmani ka thënë se është  aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit e të dy vendeve, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit, për të bërë gjithçka për të mirën e të dy popujve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për “Veçernji List”, ka folur hapur për situatën në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Aleksandër Vuçiqit dhe përse  ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia. NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiçit”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ajo hedh poshtë çdo opinion për ndarjen e vendit, duke theksuar se kjo do të hapte Kutinë e Pandorës, duke shtuar se së shpejti do të realizojë një vizitë zyrtare në Kroaci.

Sapo gazeta kroate “Veçernji List” publikoi një intervistë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, shumë shpejt kanë reaguar mediat serbe, të cilat deklarojnë se “Serbia po kërcënohet”, shkruan RTK.

blank

S’ka qetësi për Turqinë, goditet nga një tjetër tërmet 7.7 ballë

Turqia tronditet sërish nga lëkundjet, ndërsa vetëm pak minuta më parë, rreth orës 11:24, është shënuar një tjetër tërmet 7.7 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra ka qenë në Kahramanmaraşit, sipas të dhënave të Sizmologjisë Evropiane.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, Turqia u godit nga një tërmet po 7.7 ballë, duke lënë pas mijëra viktima dhe të plagosur.bw

blank

Pas tërmetit Turqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit që u mori jetën të paktën 1300 personave ndërsa la të plagosur mbi 6 mijë të tjerë.

Mësohet se janë pezulluar për të paktën një javë shkollat, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Për fat të keq, parashikohet që numri i viktimave dhe të plagosurve të rritet, ndërsa ende ka qytetarë nën rrënoja.bw

blank

Tërmeti në Turqi- “Thellësisht i trishtuar!”, Begaj: Jemi pranë njerëzve të viktimave, lutjet tona janë me ata!

Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese pas tërmetit vdekje prurës në Turqi, që deri më tani ka marr mbi 280 jetë njerëzisht.

Përmes një mesazhi, Begaj pohoi se lutjet e shqiptarëve shkojnë për popullin turk.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan Begaj.bw


Send this to a friend