VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VV: Kërkojmë pajisjen me procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetuese

By | June 1, 2020

Komentet

KMDLNJ kërkon pezullimin e dialogut Kosovë-Serbi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) thotë se Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë.

Ky reagim i KMDLNJ-së vjen në ditën kur Bashkimi Evropian njoftoi se më 12 korrik do të rinisë procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim, Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Avdullah Hoti, i cili do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas KMDLNJ-së, dialogu duhet të pezullohet për shkak të situatës së krijuar, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, se ka paraqitur aktakuzë me dhjetë pika, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit nuk është konfirmuar ende nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Pas bërjes publike të propozim aktakuzës, pa konfirmim nga gjykatësi i procedurës paraprake e që paraqet shkelje të rëndë të procedurës dhe pa asnjë dyshim shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë, deri në një kohë tjetër, përkundër insistimit të Francës dhe Gjermanisë”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.

Gjithashtu, më 10 korrik, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbajnë një samit virtual me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë. Në këtë samit, ku do të flitet për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.

Por Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që t’i jepet shans rinisjes së dialogut. rel

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli reagon ndaj kërcënimit të Gani Koci: Dikur të njëjtit shpallnin tradhëtarë figurat kyqe të LDK-së, pastaj i vritnin pabesisht!

voal.ch – Ish-zëvëndësministri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka kërcenuar para disa ditësh figura të skenës politike të Kosovësdisa persona.

Koci, në statusin e tij në facebook i ka quajtur ‘gropa septike serbe’ disa persona në mesin e tyre politikanë dhe gazetarë. Të shumta kanë qenë reagimet pas këtij kërcenimi, ku në mesin e personave të cilët reaguan është edhe deputeti i LDK-së si dhe kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli.

Në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se dikur i shpallnin tradhëtarë figurat kyçe të LDK-së e pastaj i vritnin pabesisht.

 

Për këtë kërcënim ai thotë se prokuroria po hesht.

“Dikur të njëjtit shpallnin tradhëtarë figurat kyçe të LDK-së, pastaj i vritnin pabesisht. Sot të njëjtit të kamufluar në forma e pozita të ndryshme, kërcënojnë haptas e prokuroria akoma po hesht”, ka shkruar ai.

Tutje, Avdyli theksoi se pas këtij kërcënimi nuk është çudi që të fillohen negociata me personin i cili ka kërcenuar si dhe të propozohet Koci për president konsensual.

Por, ai thotë se nuk beson që deputet e LDK-së do të konsiderohen dele.

 

“Pas këtij kërcënimi sështë çudi që të fillohet negociata me Gani Kocin për koalicion të madh, pse jo edhe të propozohet ky për president konsensual, vetëm e vetëm për “interes” madhor të vendit. Por s`besoj më që deputetët e LDK-së do konsiderohen dele që nuk duhet të ndahen nga kopeja për t`u dërguar nga bariu e drejt te kasapi”, ka shkruar në fund deputeti i LDK-së

Në fotografinë e publikuar nga Gani Koci me mbishkrim kërcenues shihen, kreu i LVV-së, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, Drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, deputetja Fitore Pacolli dhe ish-deputeti, Ilir Deda.

Ky është postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

“Dikur të njëjtit shpallnin tradhëtarë figurat kyqe të LDK-së, pastaj i vritnin pabesisht. Sot të njëjtit të kamufluar në forma e pozita të ndryshme, kërcënojnë haptas e prokuroria akoma po hesht. Pas këtij kërcënimi sështë çudi që të fillohet negociata me Gani Kocin për koalicion të madh, pse jo edhe të propozohet ky për president konsensual, vetëm e vetëm për “interes” madhor të vendit. Por sbesoj më që deputetët e LDK-së do konsiderohen dele që nuk duhet të ndahen nga kopeja për tu dërguar nga bariu e drejt te kasapi.”

Përkeqësim i situatës me COVID-19 në Kosovë – arrin në 75 numri i viktimave

Të dielën mbrëma, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 152 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi, ndërsa tha se numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 75.

Një natë më parë numri i viktimave ishte 66 që i bie se nga e shtuna në të dielën kanë humbur jetën edhe nëntë persona, numri më i lartë në një ditë që nga shfaqja e pandemisë.

Paraditen e së dielës policia dhe prokuroria u panë në Klinikën Infektive ku trajtohen rastet me koronavirus. Autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë hollësi për arsyet e hetimeve, ndërkaq në një njoftim për media ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për përmbajtje në pritje të rezultateve të hetimeve nga organet përgjegjëse. Në njoftim thuhet se dyshimet që nxitën fillimin e hetimeve lidhen me “vdekjet brenda një afati shumë të shkurtër kohor”.

“Ajo çka mund të konfirmohet deri në këto momente është se të gjithë këta pacientë kanë qenë të konfirmuar përmes metodës standarde të aplikueshme të daignostikimit me Covid-19 dhe kanë qenë në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, bëjmë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakohshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore”, thuhet në njoftim.

Ministri i Shëndetësisë, Armed Zemaj, tha përmes një postimi në rrjetin Facebook se aktualisht vendi ka mundësi të përballet me virusin dhe se nuk ka vend për, siç tha ai, reagime histerike.

“Ata që po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë gjendje duke krijuar mjegull, për të shkaktuar sabotime në punën tonë po gabohen dhe vetëm se rrezikojnë qëllimshëm shëndetin e qytetarëve. Nuk do të lejojmë të prodhohen ngërçe në këtë luftë ndaj së cilës do të triumfojmë së bashku. Duke qenë se këto çështje janë të ndjeshme dhe mund të interpretohen saktësisht vetëm nga profesionistet e fushës, ju bëj thirrje që të mos bëhet presion mbi personelin shëndetësor dhe t’i lënë ata ta kryejnë punën e tyre, ashtu si deri më tani”, shkroi ai.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë rastet më të reja të të prekurve janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në 3 mijë e 508. Që nga 1 qershori deri më 5 korrik janë konfirmuar 2 mijë e 425 raste përkatësisht më shumë se dyfishi i rasteve të konfirmuara nga 13 marsi deri më 31 maj.

Deri më 31 maj ishin 30 viktima, ndërsa nga një qershori deri më 5 korrik janë 45 të tjerë.

Kjo fundjave shënoi përkeqësimin e situatës. Të shtunën autoritetet konfirmuan vdekjen e tetë personave nga pasojat e COVID-19-tës, dhe 178 raste të reja të të prekurve.

Qeveria vendosi të dielën masa shtesë siç është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në komunat më të prekura nga koronavirusi, Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri, nga ora 21 deri në orën pesë të mëngjesit.

Kryeministri Avdullah Hoti, pas një takimi me institucionet shëndetësore tha se nga e hëna mbyllen edhe restorantet e kafenetë nga ora 21 deri në orën pesë.

“Nga dita e nesërme do të përcjellim në baza ditore numrin e të infektuarve në secilin qytet dhe do të përditësojmë këtë listë, do të shtojmë komuna të tjera ose do të heqim ndonjërën varësisht prej zhvillimeve. Sa i përket institucioneve do të reduktojmë numrin e të punësuarve nëpër institucione vetëm në stafin e domosdoshëm dhe në institucionet shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë esenciale”, tha ai.

Kryeministri Hoti tha se në vendimin e qeverisë përfshihet edhe riorganizimi i të gjitha klinikave publike e private në funksion të përballjes me situatën e re.

“Së shpejti do të blejmë edhe shtatë aparatura të testimit, një për Institutin në Prishtinë dhe gjashtë në qendra rajonale. Do të mobilizohemi me personel shtesë në infermieri, në Klinikën Infektive si dhe sidomos në mikrobiologji. Do të krijojmë kapacitete kështu për rreth 500 teste brenda ditës. Brenda javës do të licencojmë institucionet private për të kryer teste dhe do të fillojnë procedurat për të blerë 100 mijë teste”, tha ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se deri të dielën numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 1 mijë e 902 raste, kurse raste aktive mbeten 1 mijë e 531. zëri i amerikës

“Njohje reciproke”, Hoti i prerë: Jemi në pritje të ftesës nga Amerika, kryeministri udhëheq dialogun me Serbinë

Vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë ekskluzive për DW.

DW:  Kryeministër Hoti, morët detyrën në një kohë jo të lehtë, në kohën e pandemisë, me shtim të rasteve me Covid-19, me pasoja në ekonominë e vendit dhe në një klimë jostabile politike. Si po e menaxhoni këtë situatë, ka shumë kritika nga opozita?
Hoti: 
Realisht në kushte normale është sfiduese puna e qeverisë dhe ne po përballemi me dy probleme të rëndësishme, siç e përmendët  edhe ju, pandemia dhe probemet e rimëkëmbjes ekonomike. Besoj që jemi përgatitur në këtë drejtim. Tek pandemia, institucionet shëndetësore, ekspertët shëndetësorë kanë bërë një punë kolosale muajt e fundit. Përveç strukturave institucionale, kemi formuar edhe një grup  me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, po e pëcjellim edhe sitatën dhe po i përcjellim edhe pervojat e vendeve të tjera, kryesisht në ato vende që kanë përvoja dhe suksese në luftimin e pandemisë, kemi një plan të mirë që po e realizojmë duke krijuar struktura dhe kapacitete shtesë për t’u përballur në rast se vërtetë ndodh një valë e dytë që godet vendin. Tashmë e kemi përgatitur një  plan për vjeshtë, nëse përballemi më këtë situatë duke i ndjekur në mënyrë strikte edhe protokollet e Komisionit Evropian.

DW: Kosova pos  pandemisë ndodhet në një moment tjetër kritik politik, është një aktakuzë e prezantuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë, kundër presidentit të Kosovës dhe disa të tjerëve në kohën kur ju ishit nisur për në SHBA-së së bashku me presidentin për një takim në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar kështu rifillimin e dialogut me Serbinë. Ç’do të thotë për ju i gjithë ky zhvillim dramatik?
Hoti:
 Kjo ka krijuar një stituatë të re në një moment jo të përshtatshëm për vendin, sepse ne i aranzhuam takimet ne Uashington dhe pastaj do të lëviznim në takime tjera në Paris, Bruksel, Berlin dhe në qendra të tjera evropiane për të filluar fazën finale të procesit të dialogut, ndërsa tash këto zhvillime na kanë nxjerrë në një sutuatë krejt tjetër, por ajo që është e rëndësishme që ne e kemi prezantuar edhe para partnerëve ndërkombëtarë është që sigurisht dialogu nuk ka alternativë. Ne jemi të përgatitur për të hyrë në këtë proces, ju e keni parë qëndrimin e qeverisë sa i përket qasjes për të hyrë në këtë dialog, kemi një platformë që është e qartë e strukturuar, e konsultuar me fushën akademike, me shoqërinë civile, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës, mekanizmat që kemi krijuar nga forumi i liderëve, këshilli i eskpertëve që tashmë është themeluar me vendim të qeverisë, dhe rezoluta e Kuvendit që pres të miratohet në seancat e ardhshme ku kërkohet raportim i rregullt i kryeministrit lidhur me procesin e dialogut. Pra, jemi të përgatitur në këtë drejtim. Kemi rishikuar të gjithë punën që është bërë në qeveritë paraprake, sa u përket temave të tjera të dialogut, por ajo që është qenësore është që ka një mirëkuptim të partnerëve që ky dialog zhvillohet për njohje reciproke dhe ky është qëndrimi i qeverisë së Kosovës.,

DW: Nga ajo që ju thoni, i bie që keni një vijë të kuqe që në këtë dialog, përpos njohjes reciproke Kosovë-Serbi nuk ka asnjë alternativë tjetër?
Hoti:
 Dialogu zhvillohet për njohje reciproke dhe asgjë tjetër, sigurisht zhvillohet edhe për normalizim të marrëdhënieve në të gjitha fushat, por duke filluar nga njohja reciproke, sepse vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

DW: A do të zhvillohet një takim tjetër në Uashington pas dështimit të takimit të planifikuar me 27 qershor dhe kur?
Hoti
: Po, po presim që të caktohet  një takim tjetër. Por nuk mund të them se kur mund të ndodhë. Jemi në pritje të ftesës.

DW: Kryeministër Hoti, shqyrtimi i aktakuzës së paraqitur kundër presidentit Thaçi, mund të marrë kohë deri në tetor siç është njoftuar nga Gjykata Speciale, ose të shtyhet në një kohë të parashikushme. Sikur ndërkohë Kosova të marrë nga Shtëpia e  Bardhë ftesë për një takim tjetër me Serbinë, a do të jetë edhe presidenti pjesë e delegacionit për në  SHBA?
Hoti:
 Nuk e di, por ajo që e di është që sa i përket procesit të dialogut ne jemi të përgatitur dhe në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri.

DW: Pra do ta udhëhiqni ju delegacionin e Kosovës në dialog, apo presidenti Thaçi?
Hoti: 
Në bazë të Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar sa i përket procesit të dialogut, është qeveria që ka përgjegjësi kushtetuese të udhëheqë këtë proces.

DW: Kryeministër Hoti, nga zhvillimet e deritashme të procesit të dialogut dhe rrjedha e zhvillimit të tyre, nga pozita juaj e kryeministrit tash, sa besoni që nga procesi i dialogut mund të rezultojë një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, brenda këtij viti?
Hoti
: E rëndësishme është që në këtë proces po hyjmë në fazën finale të dialogut për njohje reciproke, me rëndësi është që ne të jemi të unifikuar si shtet, si institucione, si shoqëri për këtë proces dhe të jemi të përgatitur. Unë mund t’ju them përshtypjet e mia nga komunikimet që kam pasur me partnerët ndërkombëtarë, që pritjet janë që të përmbyllim procesin së shpejti dhe kjo është çështje muajsh. Tash progresi sigurisht nuk varet vetëm nga ne, por varet edhe nga pala serbe.

DW: Muajt e fundit është parë një ndarje në qasje dhe një moskomunikim i mirëfilltë ndërmjet SHBA-së dhe Evropës sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Më intereson të di se cila është qasja e juaj në këtë mes?
Hoti:
 Unë nuk kam përshtypjen që ka ndarje të tillë. Siç e keni parë, takimi që ishte planifikuar të ndodhte në Uashington, ishte fokusuar në agjendën ekonomike, në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dy vendeve, duke hyrë në projekte të mëdha infrastrukturore që kanë ndikim në ekonomitë jo vetëm të të dy vendeve, por të mbarë rajonit, duke e lidhur Kosovën me Evropën Qendrore dhe më tutje, dhe më pas pjesa politike në Samitin e Parisit, për të cilin po presim për ftesën formale dhe aranzhimet e nevojshme, dhe të shkojmë më tutje. Unë e shoh rolin e BE-së dhe SHBA-së komplementar në këtë proces.

DW: Megjithatë takimi i planifikuar i Uashingtonit dhe synimet e të ngrakuarit të BE-së për dialog Mirosllav Lajaqak, për një rinisje të dialogut Kosovë-Serbi, nuk ishin të kordinuara, këtë e pohoi në Prishtinë vet Lajqak dhe në këtë kontekst duket që ka një ndarje ndërmjet SHBA-së dhe Evropës sa i pëket qasjes për dialogun Kosovë-Serbi?
Hoti
: Nuk mund të them se ka ndarje sa u përket synimeve të procesit të dialogut  dhe rezultatit përfundimtar që duhet të ketë ky dialog. Mekanizmat që i ka në dorë SHBA-ja dhe BE-ja, për t’i shtyrë të dy palët drejt zgjidhjes finale, mendoj që janë komplementare.

DW: Gjermania mori presidencën e radhës së BE-së, keni ndonjë shenjë, apo garanci se gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore, Kosova mund ta marrë liberalizimin e vizave?
Hoti:
 Unë isha në Bruksel javën që shkoi në takimet e nivelit të lartë me të gjithë udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe në të gjitha ato takime e kam shtruar dhe e kemi diskutuar së bashku nevojën që qytetarët e Kosovës sa më shpejt të lëvizin lirshëm sikurse qytetarët e vendeve tjera në Ballkan. Ka pasur një mirëkuptim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara sa i përket këtij procesi dhe ajo që kërkohet nga ne është që të mirëmbajmë këto kushte. Tash prej një korrikut presidencën e BE-së e ka marrë Gjermania, kemi pritje por me lejoni që të rezervohem nga çfarëdo vlerësimi për datën për liberalizim të vizave.

DW: Cilat do të jenë marrëdhëniet e qeverisë  tuaj me shtetin gjerman?
Hoti:
 Marrëdhëniet  kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe unë do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i avancuar më tuje këto marrëdhënie./DW

Dalin masat e reja, kthehet ora policore dhe mbyllen lokalet gjatë natës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19.

Ai ka thënë se qysh në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet sonte do të vendoset që në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti, raporton Express.

Ai ka thënë se gjithashtu do të reduktohen punëtoret e institucioneve, dhe do të punohet vetëm me staf esencial. Sipas rregullores Hoti ka thënë se do të përcaktohet se çfarë do të nënkuptohet me staf esencial.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe në institucionet shëndetësore do të reduktohen shërbimet jo-esenciale.

“Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore, do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë jo-esecenciale që presin”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka treguar se do t’i takojë kryetarët e komunave, që të krijojnë shtabet.

Sa i përket funksionimit të gastronomisë dhe restoranteve, Hoti ka thënë se nga sonte të gjitha lokalet e gastronomisë do të jenë të mbyllura nda ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Ndërkohë ka theksuar se gjatë kohës që do të lejohet puna, do të lejohet vetëm shërbimi në hapësira të hapura dhe take away.

“Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu ka treguar se edhe numri i njerëzve që do të shfrytëzojnë trafikun urban do të përgjysmohet.

“Numri i njerëzve që shfrytëzojnë një autobus publik përgjysmohet”, ka thënë Hoti./Express/

A je kryeminister, Avdullah Hoti, a jo ?! – Nga SKËNDER MULLIQI

A je kryeminister, Avdullah Hoti, a jo ?! Eshte e turpshme me nje buxhet emergjent te qeverise , te behen te gjitha keto emerime ne poste qeveritare 46 sosh deri tash.Dhe, aq me e turpshme dhe pa fije morali dhe pergjegjesie politike eshte qe shume zevendesministra qe nuk na duhen bash asgje, dhe keshilltare po emerohen nga ata qe e prune Kosoven ne dergjen me te keqe te mundshme .Po na servojne njerez , qe as per poste te BT nuk jane e jo te vihen ne krye te institucioneve te me larta te shtetit! Ky eshte turpi yne qe nuk lahet.Me i pa bere Kurti keto pazare politike , me njerez te tille te pa pregatitur per keto pozita edhe ilaka te zyrtareve te larte , e kishi ba alarm punen ne opinionin e gjere publik te Kosoves.Keta kan te drejte te veprojne si te duan, kurse te tjeret nuk e kan kete te drejte !Mjafte more se na bate qerpazen e Zotit para botes demokratike?!A je kryeminister, Avdullah Hoti, a jo ?!….Edhe te tjeret kan femije dhe familje ,dhe me pregetitje te larta profesionale , e qe shkojne ne pension e se kan nje vend te punes….Me keto veprime e me keta njerez as ne dere te hanit nuk hyjme , lere me te behemi pjese e strukturave te Evropes …E keni dhi e sterdhi punen…E korona ne anen tjeter po ban kerdi, si ja keni qitur terezine keshtu more pushtetare, qe na keni futur midis shume zjaresh te rrezikshme …?!

Situata tek Infektivi- Shtohen të shtruarit, por edhe pacientët në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje cdo qytetari: Tregoni kujdes cdo dite me respektimin e rregullave.

Shmangni grumbullimet.

Ruani distancën me njeri-tjetrin.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ruani higjienen personale dhe kolektive.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv.

Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe nje here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801

Raste pozitive 2893

Raste të shëruara 1657

Raste Aktive 1160

Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 449

Durrës 205

Shkodër 169

Vlorë 119

Lezhë 60

Fier 48

Korçë 36

Kukës 20

Elbasan 16

Berat 16

Gjirokastër 13

Dibër 9

(BalkanËeb)

Nga LDK e kërkojnë dorëheqjen e Armend Zemajt

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19 dhe për rritjen e numrit të vdekjeve në Infektivë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Faecbook, Geci ka thënë se shëndetësia nuk është zanat që di ta punoj Zemaj.

“Alarm. Ministri i Shëndetsis të jap dorheqje të pa revokueshme . nese jo atëhere Avdullah Hoti ta shkarkoj atë . 1. Thjesht nuk e din këtë zanat . Kjo duhet të mbetet nji mësim për të gjithë ata që marrin hygjym në zanate të huaja për të cilat nuk ja kan haberin as në menagjim e as në mjeksi”, ka shkruar Geci./Express/

Mustafa kërkon ta përfshijë në qeveri PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës synon ta zgjerojë koalicionin qeverisës.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, ka deklaruar se vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve, pas aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë, por të të gjitha institucioneve të vendit. Para së gjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai për Kohën.

Mustafa është pyetur se çfarë mund të ndodhë me pozitën e presidentit nëse Hashim Thaçi jep dorëheqje në rast të konfirmimit të aktakuzës.

Mustafa ka deklaruar se së shpejti do të ndërmarrin hapa për të përmirësuar funksionimin e shtetit.

“Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak, por për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij. Ata që Kosovën e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën!”, ka deklaruar Mustafa.

Në këto rrethana, sipas Mustafës, Kosova ka nevojë të mbështesë institucionet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, si dhe njerëzit e saj që ballafaqohen me drejtësinë deri në përfundimin e këtij procesi. PDK-ja nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet nëse mund të përfshihet në ndonjë marrëveshje eventuale për çështjen e presidentit.

Derisa, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht është duke kërkuar zgjedhje të reja.

Shtyrja e dialogut Kosovë-Serbi si shkak i aktakuzës, sipas opinionistëve, mund të zgjasë më shumë sesa mendojnë institucionet.

Zhvillimet me Gjykatën Speciale ndikuan që të dështojë takimi i 27 qershorit në Uashington.

Kurse, akoma nuk dihet nëse gjatë korrikut do të mbahet Samiti i Parisit, që fokus kryesor ka dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Gjashtë vetë kanë vdekur të shtunën në Kosovë, të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Kështu bën të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila dha detaje lidhur me pacientët e vdekur.

“Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe F. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit COVID-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Bazuar në të dhënat e fundit, numri i të vdekurve në Kosovë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, arrin në 64.

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri të premten, në Kosovë janë regjistruar 3,178 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,824 janë shëruar. rel

GANI KOCI QENKA ZGJU JEREM (MAZUNË)!! – Nga Binak MAXHARRAJ

Dhe ashtu ne jerëm paska folë “fjalë të mëdha patriotike”ne stilin e tij te urrejtjës.

Paska sjellë edhe shumë figura të njërezeve të cilët jnaë në shërbim të kombit,për ndërtimin e shtetit,e jo për shkaterrimin e tij. Figura te njohura te jetes politike të cilëtshumë prej tyre i donë,i voton dhe i çmonë populli. Ai paska thanë:

“Ka ardhë koha, jo me i dezinfeku, por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë.Shumë po kundërmojnë!”

Ndoshta ky njeri nuk mund ti dallon ererat qe kundërmojnë.

Por është interesant se si ne këtë foto nuk gjendet asnjë personalitet që kundërmon nga partia e tij PDK.Ndoshta janë dizenfektu me hërët.Ku me dijtë.

Por këte njeri vetë Drenica heroike e Adem dhe Hamëz Jasharit, Shaban Polluzhës,Shote Galicës,te Bajraktarve te Pollizhes,etj.duhet ta ndalin këtë njeri që te mos e njollosë Drenicën tonë kreshnike,Drenicen e luftrave dhe betejave për çlirimin e kombit të cilët te parët e ngritën kushtrimin për çlirimin e atedheut duke ia këthyer pushkën pushtuesve.

Këtë njeri duhet ta ndalë vetë Drenica.Pasiqe këtë njeri nuk po mundet,apo nuk po donë qe ta ndalë as prokurori e as gjykata te cilat po i mbyllin sytë,sepse te hapish gropa dhe ti mshelish ato me beton është një akuzë e rëndë për vetë shtetin e Kosovës.