Me 23 mars 1946 u vra ne te pabese dhe u hodh ne nje shpelle albanologu e gjuhtari Dom Nikoll Gazulli.
” Dom Nikolle Gazulli, nji nder shkenctaret e mdhaj te “Hyllit te Drites”, prift i Shkrelit…- shkruan At Zef Pllumi- vazhdoi i strukun nder malet e Shkrelit deri ate dite qe – siç thuhej- strehuesi i tij Nikolle Prekushi e vrau ne pabesi.”
U vra pra nga ai qe kishte marre persiper ta ruante e te kujdesej per te. I dha per te ngrene buke dhe e vrau ne buke te vet. Si e kreu vepren mizore shkoi e raportoi tek komunistat se e kishte kryer detyren e ngarkuar. Me ardhjen e komunisteve po shperftyrohej gjithçka.
Lexoj historine e lemerisem kur i degjoj politikanet qe mburren me besen dhe si i shpetuam hebrejt. E gjitha si kapital politik, hipokrizi, se nderkohe njeri-tjetrin e vrame dhe e preme pa meshire.
Per cilen bese flasin te pabeset?! Dhe shajne Kanunin qe nuk i pranonte dhe i denonte rrepte pabesite.
Kerkoj e nuk e gjej Fjalorin e Gegnishtes te Dom Nikoll Gazullit. Pse nuk e botojne dhe e ribotojne. Mos valle edhe kjo eshte ne programin e antibeses se shpelles se 23 marsit 1946.
Te mos harrojme se edhe Ahmet Zogu kishte varur ne litar vellain tjeter Dom Gjon Gazulli në Shkoder ne vitin 1927.
Dy vellezer atdhetar,
Dy meshtar, dy dijetar,
Nje ne shpelle, nje ne litar.
Therret martiri mbet pa varr:
Ku e ke besen, mor shqiptar?
Komentet