LUFTA E FSHEHTË E SERBISË
Është titulli i librit të Philip J. COHEN, në të cilin autori përshkruan, me detaje, metodat që ka përdorë Serbia, që nga Garashanini e deri sot, për ta realizuar projektin «Serbia e Madhe».
Libri ka shumë të dhëna interesante. Njërin prej tyre po e publikoj në vijim, sepse flet për vrasjen mizore të albanologut të shquar kroat, Millan Shufflaj.
Faji i tij ishte se ai shkencërisht faktonte se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe vetvetiu jetonin në Evropën Juglindore shumë para se të vinin serbët në këto hapësira… e ky fakt e pengonte seriozisht realizimin e projektit serbomadh, i cili mund të realizohej vetëm përmes gënjeshtrash të mëdha dhe spastrimeve të përgjakshme etnike..
« Vrasja politike e historianit kroat Millan Shufflaj, në fillim të vitit 1931, nxiti protesta ndërkombëtare.
Vrasja e tij, e kryer nga dy agjentë policie, pasoi vite të tëra kërcënimesh kundër jetës së tij për përhapjen e mendimit se shqiptarët, me preardhje nga paraardhësit ilirë, ishin banorë më të hershëm të Gadishullit Ballkanik sesa serbët dhe kroatët, nje qëndrim që binte ndesh me qëndrimin zyrtar të historisë serbe.
Vrasja e Shufflajt u krye nga dy agjentë policie me urdhër nga Nikolla Jukiqit, një anëtar i organizatës pro-serbe Mlada Jugoslavia ( Jugosllavia e re) dhe masat për vrasjen ishin marrë një javë më parë në shtëpinë e gjeneral Beli Markoviq, komandantit ushtarak serb të Zagrebit.
Më 18 shkurt 1931, gazeta zyrtare jugosllave “Nasha Slloga” (Uniteti ynë), botuar në qytetin bregdetar të Sisakut (sot, pjesë e qytetit të Rjekës), njoftoj se ” Kafka do të ndahet përgjysmë”.
Po atë mbrëmje në Zagreb, kafka e Shufflajt u thye nga një shufër hekuri.
I nxitur nga vrasja e Shufflajt, Albert Ajnshtajni e dënoi publikisht fushatën e mbretit Aleksandër për “brutalitet të tmerrshëm” dhe “terrorizem” kundër kroatëve.
Ky dënim arriti në ballinën e New York Times në maj të vitit 1931, kur Ajnshtajni dhe Heinrich Mann, vëllai i romancierit Thomas Mann, i bënë thirrje të përbashkët Lidhjes për të Drejtat e
Njeriut me qendër në Paris për të ndërhyrë në emër të kroatëve dhe për të grumbulluar të gjithë ndihmën e mundshme për të mbrojtur këtë popull të vogël, paqësor dhe shumë të qytetëruar.»