VOAL

VOAL

Vota e emigrantëve- Kume: Duhet rregulluar legjislacioni që lejon shqiptarët të votojnë nga jashtë vendit

May 26, 2022

Komentet

Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë

VOA/Pëllumb Sulo

Interesimi për ecurinë e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë bashkoi në mjediset e Universitetit të Shkodrës studiues, përfaqësues të institucioneve mësimore dhe kulturore si dhe një grup mësuesish të gjuhës shqipe që punojnë vullnetarisht në diasporë.

Drejtuesja e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa, tha për Zërin e Amerikës se veçanërisht fëmijët shqiptarë që jetojnë në diasporë kërkojnë një vëmendje të veçantë për trashëgiminë e gjuhës dhe kulturës shqiptare, çka është edhe një sfidë mbarëkombëtare, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve aktualisht jetojnë jashtë kufijve të sotëm shtetëror.

“Ne kemi 5 përqind të fëmijëve që mund të vazhdojnë shkollat shqipe. Pra, nga 400 mijë fëmijë të mundshëm, që janë tashmë në emigracion, janë vetëm 30 mijë që ndjekin shkollat shqipe. Pra numri është i vogël. Ka ardhur duke u rritur nga interesimi i dy shteteve, por sfida është e madhe. Nuk është vetëm e institucioneve. Është e prindërve, mësuesve, është e komunitetit shqiptar”, thotë ajo.

Qendra e Botimeve për Diasporën është ngritur 5 vite më parë dhe ajo boton dhe shpërndan tekste shkollore në gjuhën shqipe në 23 shtete të botës, sipas një programi të përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Zonja Hysa vlerësoi tekstin e përbashkët të gjuhës dhe kulturës shqiptare, por edhe një numër tekstesh që mund të shkarkohen përmes platformave dixhitale. Tashmë, shtoi ajo, ekziston edhe një regjistër me të dhënat e shkollave dhe kurseve në gjuhën shqipe në diasporë.

“Kemi tani 400 kurse, mund të themi, dhe shkolla, sepse disa vende mësimi është i integruar në shkolla si në Suedi, Norvegji, Finlandë, Austri, Kroaci. Dhe, në vende të tjera zhvillohet në mënyrë vullnetare si në Itali dhe Greqi, ose me kurse të natyrës më private si në Amerikë, Kanada. Pra ka forma të ndryshme organizimi dhe kemi mbi 700 mësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare të regjistruar në databazën e qendrës tone”

Në takimin “Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë” mori pjesë edhe Adriana Bejko Fishta, drejtuese e shkollës “Foleja e shqiponjave” në Kanada.

70-vjeçarja Fishta është Sekretare e Pёrgjithshme e Kёshillit Koordinues tё Diasporёs e shpallur si Ambasadore e Kombit. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, ajo kritikoi si qeverinë e Shqipërisë, ashtu edhe atë të Kosovës për mungesën e mbështetjes financiare për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë.

“Ti them gjërat troç. Të dy ministritë e arsimit, si e Kosovës si e Shqipërisë, i kanë lënë në baltë, i kanë gënjyer, të gjithë mësuesit dhe prindërit e diasporës. Firmosën që mësuesve të diasporës do t’u jepet rrogë, do të krijohet një buxhet i përbashkët Kosovë-Shqipëri. Po nuk është vënë asnjë lekë kund. Unë kam 17 vjet, bashkë me mikeshat e mia, që ne punojmë vullnetarisht”, thotë ajo.

Në takimin “Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë” sollën përvojat e tyre edhe mësuese të gjuhës shqipe në Greqi, Suedi dhe Amerikë, të cilat theksuan mes të tjerash se duhet një program më i mirëmenduar, mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të berë të mundur që të ketë përqendrim të shkollave në gjuhën shqipe edhe aty ku ende nuk janë hapur.

Zi në futbollin dhe kriket australian – shuhet papritur ikona e kriket – shqiptari korçar Nick Mustafa, 26 vjeçar Nga Raimonda Moisiu –Sade

Zi në futbollin dhe kriket australian

Shuhet papritur shqiptari korcar Nick Mustafa, -një nga ikonat vendase të futbollit dhe sportit të kriket në shtetin e Viktorias, Australi.

Shuhet papritur shqiptari korçar Nick Mustafa, -një nga ikonat vendase të futbollit dhe sportit të kriket në shtetin e Viktorias, Australi.

Një lajm tejet i hidhur dhe i trishtuar vjen nga Australia e largët, nga shteti i Viktorias, aty ku edhe jeton komuniteti më i madh i emigrantëve me origjinë shqiptare.

Nick Mustafa është me origjinë shqiptare nga të dy prindërit e tij, -babai nga mërgimtarët e parë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëna Anila Hyska- Mustafa nga Kamenica e Korçës, emigruar në Australi në vitet e para të demokracisë.

Komunitet sportiv i shtetit viktorian është në zi, dhimbje dhe hidhërim të papërshkruar për vdekjen e papritur dhe parakohe të ikonës vendase të futbollit dhe trainierit për moshat e reja(vajza) në sportin aq të bukur e të suksesshëm të kriket, Nick Mustafa, i njohur me emrin e sportit “Musty”(Musti)
Klubet e futbollit dhe kriketit në Templestowe, Viktoria, Australi janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e trishtuar dhe të fundit Nick Mustafës, 26-vjeçari shqiptar me origjinë nga Korça, lindur në Australi, një nga ikonat vendase mjaft të njohur të futbollit dhe kriket austrialian, i njohur edhe me emrin e sportit “Musti” (Musty) – i cili ishte një anëtar i përkushtuar i të dy klubeve sportive.

Presidenti i Klubit të Futbollit në Templestowe, Russel Smith lëshoi një deklaratë në emër të të gjithë komunitetit sportiv. Komuniteti sportiv viktorian në Templestowe, është tejet i trishtuar dhe në pikëllim për ndarjen e papritur nga jeta së ikonës vendase Musti-t, Nick Mustafa.

Nick Mustafa ka luajtur për të rinjtë në Doncaster dhe Warrandyte Doncaster Heights përpara se të mbërrinte në Templestowe si lojtar i të rriturve. Ai luajti tetë ndeshje në rezervat e klubit këtë vit, duke mos i hequr këpucët deri të shtunën javën e kaluar, përpara fundjavës së gjatë të “Ditëlindjes së Mbretit të trajnimit të moshave të reja”, Nick Mustafa!

Mustafa ishte gjithashtu një trajner i përkushtuar në klubin e kriketit, ku mbahet mend si “mbreti i moshave të reja’

Vdekja e papritur e Musti-t shkaktoi dhimbje të madhe shpirtërore në krejt komunitetin e Templestowe dhe më gjerë.

“Absolutisht ishte një djalë i mrekullueshëm dhe tejet i sinqertë që kam takuar ndonjëherë. Faleminderit për gjithçka që ju bëtë për Violet, vajzën time dhe të gjithë fëmijët. Fjalët nuk mund të shprehin se si janë copëtuar
zemrat tona, sot. Lutjet, mendimet dhe gjithë dashuria e familjes tonë shkojnë për familjen tuaj. Ti kishe një zemër flori dhe ishe një mentor masiv i Violet-it dhe ajo thjesht të adhuronte si një vëlla i madh.

Pusho në paqe, Musti, kjo botë është thjesht e padrejtë.” -u shpreh mes ngashërimit e lotëve, Nicole Jennifer Muleta.

Ndërsa Travis Wason shtoi: “Një lajm kaq i trishtuar që dëgjova më hidhëroi e pikëlloi së tepërmi. Në këtë moment dhimbjeje dhe pikëllim, lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për familjen e Mustit, si këtu dhe jashtë shtetit, në Shqipëri. “Pasi e stërvita atë si lojtar futbolli më pas Mustin do e kisha trajnerin e tim biri Hunter, në kriket, dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa lojtar i madh ishte ai, shumë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm edhe për kolegët e tjerë. Të djelën e kaluar ishte me të rinjtë duke ndjekur ndeshjen e Hunter’s footy.”

Pusho në paqe, Musti!

Shkrimi është marrë nga 7NEWS.com.au
Pergati : Raimonda Moisiu –Sade

Pergatiti: Raimonda Moisiu –Sade

Reportazhi i Rai3- Diaspora e PD, Kanada: Rama po konsolidon regjimin korruptiv dhe kriminal nën ndikimin e ambasadorëve

Diaspora e Partisë Demokratike në Kanada ka reaguar në lidhje me reportazhin e Rai3 i cili sipas tyre ka zbuluar dështimet e qeverisë së Republikës së Shqipërisë në kyre me Edi Ramën, institutit të SPAK-ut dhe ndikimin negativ të ambasadorëve në Tiranë në çështje të brendshme të Shqipërisë të cilët qëndruan vazhdimisht në mbështetje të një regjimi korruptiv dhe kriminal të udhëhequr nga Edi Rama.

Në qëndrimin e tyre publik, diaspora e PD në Kanada ‘kërkon që drejtësia të vihet në vend, ku SPAK të ruaj pavarësinë institucionale duke u larguar me rreptësi nga ndikimet politike dhe diplomatike dhe që Shqipëria të çlirohet nga kthetrat e këtij regjimi të korruptuar dhe kriminal’.

Qëndrimi i Diasporës së Partisë Demokratike në Kanada në lidhje me raportin e RAI 3:

Raporti i fundit i RAI 3, me një kohëzgjatje prej 70 minutash e 5 sekondash, ka zbuluar një të vërtetë të hidhur për situatën aktuale në Shqipëri. Ky dokumentar ka vënë në pah: dështimet e qeverisë së Republikës së Shqipërisë në kyre me Edi Ramën, institutit të SPAK-ut dhe ndikimin negativ të ambasadorëve në Tiranë në çështje të brendshme të Shqipërisë të cilët qëndruan vazhdimisht në mbështetje të një regjimi korruptiv dhe kriminal të udhëhequr nga Edi Rama.

Edi Rama përveç dështimit në udhëheqjen dhe në zhvillimin e Republikës së Shqipërisë – por në udhëheqje të sukseshme të krimit të organizuar – vazhdon të mos arrij më ta menaxhoj vetën duke shpalosur kontradikta të cilat e akoma e më shumë vërtetojnë veprimtarinë dhe kontributin e tij në konsolidimin e regjimit korruptiv dhe kriminal.

Ai ka pranuar haptas veprimet e tij të dyshimta dhe të dëmshme gjatë intervistës së tij, të cilat Shqiptarët tash 11 vitë janë duke i përjetuar si në nivel ekonomik ashtu dhe në nivel social. Raporti i RAI 3 ka nxjerrë në pah një mekanizëm ndërkombëtar kriminal që e mban në pushtet një figurë të tjetërsuar si Rama. Tashmë është më shumë se e kuptueshme që pushtetin e tij e financojnë grupe të të cilave nuk duhet ti preket veprimtaria e tyre kriminale.

Në rastin e shpalosur në raportin e RAI3, kjo marrëdhënie kriminale e dy shteteve fqinjë shkon përtej të majtës dhe të djathtës. Kjo marrëdhënie kurorëzohet në pushtetin kriminal dhe korruptiv, por e gjitha e veshur me petkun e solidaritetit. Ne jemi të vetëdijshëm që solidariteti kriminal është zingjir i padukshëm që lidh interesat e errëta të disa grupeve kriminale, të cilat aktivisht e pengojnë drejtësinë dhe e shkatërrojnë të ardhmën e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

SPAK, si organ i drejtësisë penale në Shqipëri, ka autoritetin dhe kompetencën për të hetuar dhe ndjekur penalisht çdo zyrtar të lartë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Provat e shpalosura në raportin e RAI3, në gjykimin tonë, janë mëse të mjaftueshme për të filluar hetimin mbi Edi Ramën, por e gjitha kjo bazohet në pretendimin që SPAK të kërkoj heqjen e imunitetit ndaj Edi Ramës dhe nga ana tjetër kjo kërkesë të votohet nga deputetët e parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Por duke marrë parasysh ndikimin e regjimit kriminal dhe ndikimin politik mbi deputetët, mbi SPAK, jemi të vetëdijshëm që është e vështirë të ndodhë hetimi dhe procedimi i Edi Ramës.

Diaspora e Partisë Demokratike në Kanada është thellësisht e shqetësuar për situatën e krijuar në Shqipëri dhe për rolin e Edi Ramës në këtë kontekst. Edi Rama dhe mbështetësit e tij si ata kombëtar dhe ndërkombëtarë janë duke e përdorur Shqipërinë si një mjet për përfitime personale, duke e lënë vendin tonë të mbetet jashtë rrugës së integrimit evropian.

Ne kërkojmë që drejtësia të vihet në vend dhe që Shqipëria të çlirohet nga kthetrat e këtij regjimi të korruptuar dhe kriminal. Për të arritur këtë, ne bëjmë thirrje publike që:

SPAK të ruaj pavarësinë institucionale duke u larguar me rreptësi nga ndikimet politike dhe diplomatike;

Të ngrihet një sistem qartë për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë dhe verifikimi u tyre nga agjenci të pavarura.

Shoqëria civile dhe media të konsolidojë pavarësinë e saj duke u larguar nga ndikimet politike dhe të veprojnë në mbrojtje të interesave të qytetarëve Shqiptar dhe jo të agjendave politike në mbrojtje të individëve me prapaskenë kriminale.

Të hartohen dhe zbatohen ligjet dhe strategjitë antimafia dhe të konfiskohen pasuritë e përfituara nga krimi i organizuar.

Të shqyrtohen dhe modifikohen marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen me deportimin e emigrantëve në Shqipëri, për të siguruar që janë të gjitha në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Të konsolidohet bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për të siguruar që politikat e migracionit të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të përfshijnë mbështjetje për integrim ekonomik dhe social të të deportuarve.

Të garantohet e drejta e votës së diasporës Shqiptare. sn

FOTO-HISTORI: VATRA DHE ARBËRESHËT

FOTO-HISTORI: VATRA DHE ARBËRESHËT

VOAL – Në këtë foto, në mes të arbëreshëve, janë Kryetari i Vatrës z. Peter G. Chicos ( 1918- 1970) dhe Kryetari i nderit Anthony Athanas (1911-2005).

 

Fotoja është realizuar në Boston në vitin 1969.

FOTOT/ Angli, burgosen dy trafikantët shqiptarë që përdornin çartera dhe kamionë për të futur emigrantë

Takimi i përgjuar i kontrabandistëve shqiptarë Hilaj dhe Kadena, në një pijetore – i regjistruar nga oficerët e fshehtë.

 

Britani e Madhe – Dy shtetas shqiptarë që drejtonin një punishte kartash falso identifikimi dhe u merrnin emigrantëve 10,000 paund për t’u futur në Mbretërinë e Bashkuar me avionë të vegjël ose në pjesën e pasme të kamionëve, janë burgosur.

Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton në lindje të Londrës, u shpallën fajtorë në Gjykatën e Kurorës në Southwark në muajin mars për shkelje të ligjit të imigracionit.

Të dy përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë nga veriu i Francës për në një aerodrom në Essex, përpara se policia t’u shkatërronte planet dhe agjentët e fshehtë fotografuan takimin e tyre ‘urgjent’ në një pijetore.

Agjencia Kombëtare e Krimit e Britanisë së Madhe, NCA,  tha se të paktën nëntë udhëtime të emigrantëve ekonomikë shqiptarë në vitet 2016 dhe 2017 ishin ‘të lidhura kryesisht me Myrteza Hilajn’ – tre prej tyre përfshinin avionë të lehtë dhe të tjerë, emigrantë që hipnin në pjesën e pasme të kamionëve.

Kreshnik Kadena veproi si ndihmës i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandën e emigrantëve duke përdorur aeroplanët e lehtë.

Të dy ata u dënuan në total me pesë vjet e dy muaj burg, tha të premten Agjencia britanike e Krimit (NCA).

Dënimi i tyre pasoi një hetim 8-vjeçar nga agjencia, i koduar si Operacioni Micropus, ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Piloti i këtij grupi ngrihej nga North Ëeald Airfield në Epping Forest, Essex dhe do të fluturonte për në aeroportin Le Touquet në brigjet e Francës  për të mbledhur tre deri në katër emigrantë e për t’i dërguar kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar çdo udhëtim.

Më pas, piloti do të fluturonte për në Aerodromin Stapleford, gjithashtu në Epping Forest, ku emigrantët do të zbrisnin nga avioni dhe do të priteshin nga Kreshnik Kadena.

Emigrantët shqiptarë do të paguanin “deri në 10,000 paund” për tranzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas edhe “disa qindra paund shtesë” për dokumente false, tha Agjencia britanike e Krimit.

Pas një përgjimi të policisë në Francë më 17 korrik 2017, ku avioni i të dyve zbarkoi në tokë, agjencia tha që Hilaj dhe Kadena, të dy në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të ligjshme, u panë që kishin r një “takim në një pijetore lokale”. Gjatë gjyqit Kadena kishte pretenduar se ajo ishte “të pirë për ditëlindjen” e tij.

Hilaj, i cili kishte ardhur në Britaninë e Madhe në vitet 1990 dhe më parë punonte si pronar restoranti dhe roje sigurie, i furnizonte emigrantët me dokumente false.

Një grup i falsifikimit me karta falso identiteti i dha Hilajt shumë prej tyre – duke përfshirë pesë individë që prodhuan ‘dhjetëra mijëra’ dokumente të tilla në një objekt në Stratford për t’u përdorur në mashtrime bankare.

Ai mori gjithashtu dokumente nga një burrë që drejtonte një punishte pasaportash nga papafingo e tij në Battersea, Londër./SYRI.NET

ImageImageImage

Pas ndalimit të avionit të grupit, kontrabandistët shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç, zhvilluan një takim krize në një pijetore – ku u regjistruan nga oficerët.

ImageImageImage

Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale (AI) e Teknologji Bio-medicinale, i Ftuar Nderi në “TAKIMI i MADH i PRISHTINËS” Nga Rali LURA – Tiranë

 

Gent Imeraj vjen nga qyteti i Shkodrës.

Duke qene bir i dy prindërve model, Petrit dhe Admira IMERAJ, që në moshë të re, ka ushqyer një pasion për natyrën dhe shkencën. Falë rezulteteve te larta (mësime olimpiada), në vitin 2016, Bashkia Shkodër i akordon titullin: “Nderi i qytetit të Shkodres” .

Në moshën 18 vjeçare, ai u certifikua si udhërrëfyesi më i ri turistik për rajonin e Veriut, që e çoi atë në majat madhështore të Alpeve Shqiptare. E ndërkohë, ai ndiqte studimet e larta në fushën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital në Universitetin “Epoka”.

Genti ka dhënë një kontribut të çmuar për komunitetin nëpërmjet punës së tij me shoqëritë civile, si administrator i rrjetit “Aleancën e Alpeve Shqiptare”. Ai ka hartuar dhe zbatuar një sërë projektesh që synonin mbrojtjen dhe përmirësimin e natyrës duke ndërthurur njohuritë

teknologike që merrte me studimet e tij. Panelist dhe pjesëmarrës në takime të rëndësishme botërore (Parlamenti Europian Rural, Takimi Global i Partneritetit Malor etj.), Genti ka qenë gjithmonë i vëmendshëm për të mësuar mbi trendet botërore, ndërkohë që përfaqësonte Shqipërinë në rolin e një ambasadori të ri të natyrës dhe shkencës.

Genti ka qenë bashkautor në krijimin e materialeve promovuese të natyrës që e rrethon; Qasja LEADER në zonat Rurale. Ndër publikimet e tij, vlen të përmendet ai mbi Smart Villages – implementimi i teknologjisë Gjeohapësinore në shtigjet e Alpeve Shqiptare.

Genti ka përfunduar studimet Master në fushën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital.

Gjatë studimeve ai ka bërë punë kërkimore për krijimin e prototipeve në bio-teknologji, si pjesë e partneriteteve botërore të mbështetura nga fondet e novacionit “HORIZON 2020”.

Në vitin 2022, ai u titullua fitues i bursës prestigjioze MEXT, një dëshmi e aftësisë së tij akademike dhe përkushtimit shembullore për avancimin e njohurive shkencore. Genti ka fituar mundësinë për të vazhduar studimet e larta për Doktoraturë, në Universitetin “Hosei University” në Tokio, Japoni.

Tashmë në vitin e dytë të studimeve për Ph.D, në Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Teknologji Bio-medicinale.

Genti vazhdon të sfidojë kufijtë e inovacionit dhe të japë kontribute domethënëse në fushën e tij .

Doktor i Shkencave dhe një Alpinist i vërtetë!

Ph.D. Gent Imeraj i Universitetit “Epoka” në Shqipëri, që po bën “Epokë” në Japoni për Inteligjencë Artificiale (AI) e Teknologjisë Bio-medicinale, është i Ftuar Nderi në “Takimi i Madh i Prishtinës” i 27 prillit 2024, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, që do të mbahet në “Emerald Hotel” me pesë yje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, me mbi 600 pjesmarrës nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Republika e Serbisë (Lugina e Preshevës e Sanxhak) dhe RF e Bosnje-Hercegovinës, nga Europa, Amerika, Australia, Kanadaja, Azia , Afika, Argjentina, etj.

 

Ph.D. Gent Imeraj është i përzgjedhur nga Universiteti “Epoka” në Tiranë (Shqipëri) si një nga studentët e shquar pasuniversitar doktorant, për të marrë pjesë në “Takimi i Madh i Prishtinës”, ku Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit do ta nderojnë me Mirënjohje/Cmim të vecantë.

“Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” e ka në Programin/Platformën e tij, e ka një nga katër pjesët/pikat e tij kryesore edhe “Takimin e Studentëve të Botës Digjitale në Ballkanin Perëndimor”, ku personalitete të kohës/erës digjitale si studenti doktorant në Japoni, Gent Imeraj, janë nderi e krenaria e këtij Takimi, janë Shqipëria që po Vjen në hapësirat dhe lartësitë e Shek. XXI.

 

Kryeministri Kurti takoi e bashkëbisedoi me mërgatën tonë në Irlandë

 

 

Dublin, 1 mars 2024

 

Me të filluar vizitën e tij të parë zyrtare në Irlandë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi e bashkëbisedoi me mërgatën tonë.

Ky takim i parë me diasporën tonë atje, u karakterizua nga diskutime për shtetin tonë, për të tashmen e të ardhmen.

Kryeministri Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës. U trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe.

Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran.

Duke shprehur ngazëllimin e mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit, për diasporën tonë dhe për dashurinë e tyre për Kosovën, kryeministri Kurti i falënderoi ata për bisedat e frytshme e produktive.- Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar në shënim të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Londër

 

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër.

 

Aty, në një ceremoni solemne, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londër, si dhe bashkatdhetarë tanë, në ambientet e “The Royal Horseguards”, kryeministri Kurti pati një fjalë rasti.

 

Ai tha se Londra është një vend i shkëlqyeshëm për të festuar pavarësinë e Kosovës, duke qenë  kryeqyteti i një vendi mik e partner dhe mbështetës i palëkundur i pavarësisë sonë.

 

“Në mesin e thirrjeve të fuqishme për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, Mbretëria e Bashkuar ishte njëri ndër zërat më të lartë dhe më të fortë. Në vitin 1999, mbështetja për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë ishte më larta në përqindje në mesin e britanikëve se në çdo vend tjetër të NATO-s”, tha kryeministri Kurti.

 

Fjalë mirëseardhëse në këtë ceremoni, pati edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti i cili foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

 

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ambasadori i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves.- Zyra e Kryeministrit

Shifrat e Eurostat: Shqipëria 1.2 miliardë euro remitanca vitin e kaluar, 9.2% e prodhimit kombëtar

Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave që hynë në Shqipëri vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë të dekadës së fundit.

Sipas Eurostat, remitancat arritën vlerën e më shumë se 1.2 miliardë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë. Vlera e raportuar nga Eurostat u referohet remitancave të matura si dërgesa apo transferta personale dhe të ardhurave të punonjësve nga puna jashtë vendit.

Punësimi jashtë vendit përfshin punësimin sezonal, atë afatshkurtër si dhe të ardhurat e punonjësve ndërkufitarë apo në distancë.

Megjithatë, Shqipëria është poshtë mesatares së rajonit të Ballkanit Perëndimor, për sa i përket peshës që remitancat kanë kundrejt ekonomisë së vendit. Për vitin 2022, mesatarja e vlerës së remitancave kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto për vendet e Ballkanit Perëndimor ishte pranë nivelit të 10.5% (matur si mesatare e thjeshtë e raportit për 6 vendet e rajonit)

Të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se vendi me varësinë më të madhe nga remitancat në Rajon ngelet Kosova. Për vitin 2022, remitancat përbënin 17.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Vijon Mali i Zi, me 13.3%, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina, me 10.2%. Shqipëria renditet në vendin e katërt, me një vlerë remitancash sa 9.2% e PBB-së së vendit.

Vijon me diferencë të ngushtë Serbia, në masën e 9% të PBB-së, ndërsa mbyll renditjen Maqedonia e Veriut, me 3.4% të PBB-së.

Vlerësohet se burimi kryesor i remitancave për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Rajonit janë vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat e Eurostat tregojnë që Bashkimi Europian është një burim shumë i madh dërgesash për vendet jashtë Unionit.

Vitin e kaluar, transfertat personale nga BE drejt vendeve jashtë BE-së arritën në më shumë se 43.5 miliardë euro, në rritje për të gjashtin vit radhazi vit radhazi, me 14% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Vala e re e emigrimit e dekadës së fundit i ka dhënë shtysë një cikli të ri të rritjes të remitancave, që ngelen një burim i rëndësishëm për të ardhurat e familjeve shqiptare dhe një zë me peshë të konsiderueshme në bilancin e pagesave të vendit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja e remitancave ka vazhduar edhe gjatë pjesës së parë të vitit 2023. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve dhe të ardhurat nga puna arritën në 1.05 miliardë euro, në rritje me 16.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Monitor

VIDEO- Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit

Die Morina van Uijtregt
Dëshira e fortë për pavarësi ekonomike dhe fuqi vendimmarrëse e përcolli Hana Qerimin gjatë rritjes. Cila ishte ëndrra e saj? Si përfundoi në bashkëthemeluese të një shkolle digjitale, që më pas u shtri edhe në më shumë se 20 shtete? Si është jeta e një gruaje dhe nëne në ndërmarrësi? Cili është motivi që, pavarësisht sfidave, e bën të suksesshme? Hana ndan rrugëtimin e saj për Libertas. (Realizimi: Ekrem Fazliu, Rrahman Osmani dhe Ibrahim Berisha)

“Adoleshentët shqiptarë u bashkohen me dëshirë bandave të drogës”- Gazeta britanike zbulon: Ata shkojnë qëllimisht në burg për të…

Adoleshentët shqiptarë hyjnë fshehurazi në Britaninë e Madhe dhe bashkohen me bandat e drogës me qëllim që të dërgohen në burg dhe të ndihmojnë kërkesën e tyre për azil, zbulon tabloidi “MailOnline”.

Të rinjtë e dëshpëruar sipas medias britanik po përfundojnë në disa kafene që përdoren si mbulesë për aktivitete të paligjshme nga bandat si ajo Hellbanianz dhe shume shpejt rekrutohen për të punuar në fermat e kanabisit ose për të shpërndarë drogë në pronat e Britanisë. Të vëzhguar nga afër nga bandat, adoleshentët punojnë për të shlyer borxhin e tyre ndaj kontrabandistëve të njerëzve përpara se të dërgojnë para në shtëpi.

Nëse kapen nga policia, burrat përfundojnë në burg sepse avokatët e mafies përdorin një boshllëk ligjor për të bllokuar deportimin në Shqipëri duke pretenduar se ishin viktima të skllavërisë moderne, ka pohuar një ekspert i bandës. Zbulimi vjen pasi shqiptarët përbëjnë përqindjen më të madhe të mbërritjeve në Britaninë e Madhe nga vetëm një vend me varka të vogla me 28% vitin e kaluar, që barazohet me 12,561 persona.

Bandat shqiptare kanë kapur kontrollin e ekonomisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 20 viteve të fundit pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Midis tyre, është edhe banda Hellbanianz e vendosur në pronën Gascoigne në Barking, në Londrën Lindore. Grupi famëkeq nxjerr në pah pasurinë e tyre duke ndarë video në mediat sociale të makinave të tyre sportive flash, bizhuterive dhe tufa parash.

 

Arrogantë dhe pa frikë nga policia, gangsterët e maskuar të Hellbanianz-it madje shpërndanë video muzikore që tregonin automjete të blinduara të pajisura me mitralozë të rëndë që parakalonin rreth një banese në Londër. Anëtarët e bandës së drogës pozojnë të gëzuar në burgjet e qeta britanike me tuta stilistike me grafite ‘Hellbanianz’ ose ‘HB’ të skalitura në muret e qelive të tyre.

Gazetari shqiptar dhe eksperti i bandave Muhamed Veliu tha për MailOnline se gangsterët në MB bëhen modele për të rinjtë e varfër në vendin e tyre të lindjes.

Por e tillë është nevoja për para – bandat nuk kanë nevojë as të rekrutojnë emigrantët e paligjshëm sapo të mbërrijnë në qytetet dhe qytezat tona.

Ai tha: ‘Të rinjtë shqiptarë mbërrijnë në Britaninë e Madhe për të fituar para të shpejta dhe për të shlyer borxhin që bëjnë gjatë kalimit. Ata shkojnë në kafene [shqiptare] dhe lidhen me organizatorët e fermave të kanabisit ose tregtarët e drogës për të shitur kokainë. Ata janë të gatshëm të bëhen fermerë kanabisi për të shlyer borxhin shpejt dhe për të fituar para të mira për t’i kthyer në shtëpi.

“Ata nuk kanë leje për të punuar në MB dhe nuk mund të punojnë në kantiere ndërtimi sepse do të ndalohen për mungesën e dokumenteve të sakta – kështu që kjo është mënyra më e shpejtë për të fituar para. “Bandat nuk shkojnë për t’i rekrutojnë ata – adoleshentët vijnë tek ata sepse janë të dëshpëruar”.

Ai tha: “Kur fermat e kanabisit zbulohen nga policia, bandat dërgojnë avokatët e tyre për të monitoruar procesin e intervistimit. Pra, në shumicën e rasteve ata këshillohen të pranojnë fajësinë për të marrë një dënim më të ulët.

“Në të njëjtën kohë, avokatët u thonë klientëve të kërkojnë azil dhe thonë se janë viktimë e skllavërisë moderne. Ata pranojnë fajin menjëherë, por më pas kërkojnë azil për të bllokuar deportimin si viktimë. Kjo është arsyeja pse ne e kemi parë komunitetin shqiptar si numrin më të madh të kërkesave për azil sipas Aktit të Skllavërisë Moderne”, citon gazeta.bw

“Epidemia e fermave të kanabisit”, “The Telegraph”: 101 shqiptarë në burg në tre muajit e fundit në Britani

Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull shqiptarëve të akuzuar  për trafik të lëndëve narkotike në Britani.

“The Telegraph” e ka quajtur këtë fenomen si ‘epidemi e fermave të kanabisit”. Në shkrim bëhet e ditur se  vetëm në tre muajt e fundit, 101 shqiptarë janë dënuar me burg.

 

 Shkrimi i plotë:

Një “epidemi” e fermave të kanabisit ka çuar në një rritje të numrit të shqiptarëve të burgosur.

 

Më shumë se 100 emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë dënuar me më shumë se 300 vjet burg në vetëm tre muaj pasi u rekrutuan nga bandat e krimit të organizuar për t’i shërbyer numrit në rritje të shpejtë të fermave të kanabisit.

Shumë nga emigrantët e paligjshëm u rekrutuan nga bandat pasi një goditje e qeverisë ndaj punës së ekonomisë së zezë e bëri të vështirë për ta gjetjen e punës. Ministrat kanë trefishuar gjobat për bosët që punësojnë emigrantë të paligjshëm deri në 60,000 paund për punëtor.

Një operacion policor që synonte fermat e kanabisit këtë verë përfshiu gjithashtu oficerë që kapën deri në 130 milionë paund bimë kanabisi dhe arrestuan pothuajse 1000 persona. Më shumë se 180,000 bimë janë zbuluar në bastisjet në Angli dhe Uells.

Në pesë vitet e fundit, bandat shqiptare kanë marrë drejtimin e kultivimit të kanabisit, duke uzurpuar vietnamezët duke importuar ekspertizën e tyre hidroponike në rritjen e bimëve në Shqipëri në Britani dhe duke përdorur emigrantët e paligjshëm si “kopshtarë”.

Numri i shqiptarëve që kaluan Kanalin në vitin 2022 me varka të vogla u rrit në 12301 nga 800 në 2021, më shumë se një e katërta e 45755 mbërritjeve totale.

Mes të burgosurve këtë verë ishte Nard Nidri, 34 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Britani verën e kaluar dhe jetoi në Birmingham dhe më pas u transferua në Swansea ku punoi në një lavazh makinash përpara se të rekrutohej për një fermë kanabisi.

Ai ishte një nga katër “kopshtarët” e burgosur për një total prej gjashtë vjetësh në gusht, pasi policia i arrestoi ata në një pronë në Neath, në Uellsin jugor, ku dy dhoma dhe papafingo ishin përshtatur dhe izoluar për të rritur bimë me vlerë rrugore prej 85,000 paund.

Duke i dënuar ata, gjykatësi Geraint Walters tha se fermat e kanabisit që drejtoheshin nga bandat kriminale shqiptare kishin arritur “nivele epidemike” dhe sipas gjykimit të tij, “ishin kthyer në një industri”.

Ai sugjeroi që autoritetet duhet të shikojnë sektorin e banesave me qira, duke vënë në dukje se ndërsa të ashtuquajturit “fermerë” të kanabisit shpesh paraqiteshin në gjykatë, pronarët dhe të tjerët që merrnin para nga qiraja e pronave që përdoreshin për operacionet në rritje, rrallë e bënin këtë.

Shqiptarë të tjerë kanë punuar për bandat për të shlyer borxhet. Artenis Shehu, 20 vjeç, u burgos për një vit pasi punoi në një fermë kanabisi në Norfolk Broads për të pastruar atë që ai pretendonte se ishte një borxh prej 2500 £ që kishte me një bandë krimi të organizuar për të paguar një operacion mjekësor për babain e tij.

Gjykatësi Andrew Shaw i tha Shehut se operacioni i kanabisit prej 225,000 £ ishte një “organizim i sofistikuar” i cili kishte “të gjitha shenjat” e “krim të organizuar serioz”.

Bandat shqiptare u zhvendosën në kanabis sepse ishte “me rrezik shumë, shumë të ulët”, rezultuan një fitim i mirë për shkak të kërkesës së lartë – britanikët konsumuan 240 ton drogë me vlerë 2.4 miliardë paund në 2021 – dhe nuk kërkon transport të rrezikshëm ndërkufitar sepse ajo është rritur në shtëpi, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Këtë javë, James Cleverly, Sekretari i Brendshëm, nënshkroi një marrëveshje të re me Shqipërinë për të mbështetur marrëveshjen e shpejtë të dëbimit dhe kundër imigracionit.bw


Send this to a friend