VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VOA – Tiranë: Mungesa e ilaçeve, një sfidë më tepër për familjet e fëmijëve me leuçemi

By | October 23, 2021
blank

Komentet

blank

Përqafime e thirrje “Dole, Dole, Dole”, kështu ishte pritur më 1999 miku i madh i Kosovës

Me shumë përqafime e brohoritje ishte pritur senatori amerikan, Bob Dole në Prishtinë në vitin 1999.

22 vite më parë Dole po e siguronte popullin kosovar se do të bëhej mirë, teksa thoshte se i njeh mirë problemet në Kosovë.

Senatori amerikan kishte deklaruar se kosovarët janë njerëz të mirë dhe se janë të lumtur që janë të lirë.

“Kam ardhur këtu që pothuajse 10 vjet kështu që i di problemet mjaft mirë dhe e di se kosovarët janë njerëz të mirë dhe janë shumë të lumtur që kanë pak liri. Do të bëhet më mirë”, kishte deklaruar Dole, transmeton Gazeta Express.

Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.

blank

Mesazhi i kreut të të Rinjve Republikanë, Loughery: Përpiquni dhe punoni fort, vota ka rëndësi

Rick Loughery, kryetari i të rinjve të Partisë Republikane (Young Republicans) i pranishëm në ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit me shqiptarët e Amerikës në New Jersey. 

Prezantimi i tij u bë nga aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane Evi Kokalari.

Duke ndarë eksperiencën e të Rinjve Republikanë, Loughery u shpreh në mesazhin e tij se mbështetja dhe fuqizimi i rolit të të rinjve janë çelësi i suksesit.

Ai përcolli mesazhe konkrete për Partinë Demokratike shqiptare dhe të rinjtë e FRPD, duke kërkuar që të përpiqen dhe të punojnë fort për të fituar zgjedhjet dhe zhvilluar vendin.

“Ne ‘Young Republicans’ vazhdimisht përpiqemi që të marrim anëtarë të Kongresit, ish-anëtarë të na flasin, të na japin këshilla për mënyrën si të zhvillohemi si udhëheqës të rinj. Ka të bëjë me lidershipin e udhëheqjes, për të na përgatitur dhe për të ecur përpara.

Më erdhi shumë keq që nuk kishte mundësi të shkoja në Shqipëri, isha në Virxhinia për të mbështetur kandidatët që garonin atje. Ne bëmë një përpjekje të madhe atje, por bëmë edhe një përpjekje të madhe edhe në New Jersey dhe ishim shumë pranë. 

Ka të bëjë me të punuarit fort. Ju mund të thoni çfarë të doni për sistemin tuaj elektoral, por unë asnjëherë nuk dua të ndjehem sikur vota e tyre nuk ka rëndësi. 

Ka qenë një problem vitet e fundit përfshirja e të rinjve kur ata ndihen sikur ajo që bëjnë nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Pra, t’i bësh ata që të kuptojnë se lufta duhet të vazhdojë dhe çdo votë ka vlerën e vet, qytetarët duhet ta kenë këtë ndjesi. Duhet të kuptosh që vota jote ka vlerë në mënyrë që të shkosh dhe të marrësh hapin tjetër që të bëhesh aktivist i ri. 

Në 2022, i cili po vjen tani, ne kemi punuar fort që prej fillimit të vitit të kaluar për t’u siguruar që kermi një lëvizje të rinjsh për të na mbështetur për zgjedhjet në Kongres dhe kjo ka të bëjë me punën dhe partinë në vetvete. Ne mbledhim 5200 të rinj dhe i nxjerrim ato në zona ku janë shumë konkurrese përreth gjithë shtetit, u kërkojmë të bëjnë telefonata. Ne jemi shtylla e lëvizjes aktiviste të Partisë Republikane, në mënyrë si të sjellim një ndikim në mënyrë që Republikanët të fitojnë zgjedhjet. 

Mendoj se të gjithë ndjehen shumë mirë për mundësitë që kemi për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Senati nuk është i sigurt dhe kjo është diccka kritike, sepse ky vendos ambasadorët dhe gjyqtarët. Por nëse marrim Dhomën e Përfaqësuesve do të na vendoste pjesën e barazisë. 

Por 2024 do të jetë mjaft interesante. Ne jemi duke mbajtur frymën nëse një person do të tërheqë këmbëzën apo jo. Ne do të presim për ish-presidentin për të marrë vendimin dhe në një mënyrë ose një tjetër…Presidenti Biden ka sinjalizuar se ai do të tërhiqej nga gara. Ne kemi një sinjal shumë të mirë për të fituar në 2024 dhe kam shumë besim për këtë gjë. 

Ne kemi 25 përfaqësues në Kongres që kanë qenë pjesë e ‘Young Republicans’. 

Aty ku jeni përqendruar ju për të ndërtuar partinë tuaj, aty jemi fokusuar edhe ne, përfshirjen e të rinjve të organizatës, që t’i mbështetësësh për interesat që kanë, por edhe të kenë një zyrë nesër pasnesër”.

blank

Zekri Picari rendit dështimet e qeverisë ‘Rama’: Bashkëfajtori e ka emrin Lulzim Basha

Një nga organizatorët e Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha në New Jersey, sipërmarrësi Zekri Picari renditi dështimet e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa akuzoi edhe Lulzim Bashën se është bashkëpunëtor që Shqipëria sot është delja e zezë e Europës dhe Botës. 

Mbi 500 mijë shqiptarë, tha ai, janë larguar nga vendi për shkak të pasigurisë, papunësisë dhe politikave shtrënguese ekonomike.

“Ronald Regan dikur ka thënë: “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg shuarjes, nuk është e mundur që t’ia kalojmë fëmijëve tanë gjenetikisht, për lirinë duhet luftuar, ajo duhet mbrojtur dhe më vonë kaluar brezave të ardhshme që ata të bëjnë të njëjtën gjë për fëmijët e tyre”. Këto fjalë të mençura, të qëndrueshme dhe largpamëse prej një prej presidentëve më të sukseshëm të Amerikës, duhet të na shërbejnë sot për shumë arsye. Në radhë të parë largpamësia e tij është pasqyrë dhe tregues se SHBA është një tokë e bekuar, që na jep ne hapësira pafund për të qenë të lirë, për të marrë frymë, për të qenë të suksesshëm dhe të begatë.  

SHBA ka kontribuar për pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Kosovës dhe për hyrjen në NATO. SHBA ka qenë, është dhe do të jetë busulla jonë orientuese. Për fat të keq modeli i Edi Ramës nuk i është afruar aspak dhe nuk i ngjan standardeve të SHBA. Dështimet e qeverisë së Edi Ramës në 8 vitet e fundit janë pafund, por vlen për t’u përmendur diosa prej tyre. Reforma Territoriale që i dha të gjithë avantazhin qeverisë në pushtet në duart e oligarkëve. Taksa e ndershme që nuk ishte aspak e ndershme. Shëndetësia falas që ka shtuar kosto në xhepin e shqiptarëve. Kanabizimi i Shqipërisë që e ktheu vendin në dele të zezë të Europës dhe Botës.

Korrupsioni galopant që ka ngritur borxhin publik jo vetëm për këtë brez, por edhe për brezat e ardhshëm. Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor duke i dhënë partisë në pushtet edhe më shumë fuqi. Dhunimi dhe manipunimi i zgjedhjeve i lidhur ngushtë nga kriminelë dhe banditë. Politika shtrënguese ekonomike që kanë detyruar popullin shqiptarë të marrin rrugët e botës. Kjo e fundit është tregues i qartë që flet qartë për atë efekt negativ që kanë sjellë politikat e Edi Ramës. Janë 500 mijë shqiptarë që kanë ikur në perëndim dhe SHBA. Ne ikëm sepse shteti shqiptar kurrë nuk i vlerësoi përpjekjet tona. Ikëm se nuk kishim siguri. Ikëm për kafshatën e gojës. Ikëm për t’i shpëtuar krimit dhe pasigurisë. Ikëm për të fituar lirinë. Kjo politikë e tillë sigurisht që ka një bashkëfajtor, ai e ka emrin Lulzim Basha.

Ka qenë paaftësia e tij djallëzore ose një paaftësi e kamufluar, që Shqipëria të përfundonte shumë larg modelit të Amerikës që ne shqiptaro-amerikanët aspirojmë. Ai është bashkëfajtor në të gjitha dështimet e lartpërmendura. Ai është bashkëfajtor jo vetëm për atë që i ka ndodhur të djathtës shqiptare por edhe për atë që i ka ndodhur Shqipërisë dhe bashkëkombësve tanë. Për këtë arsye ne mbështesim ‘Foltoren’. 

Propozimet tona janë; përfaqësim të Diasporës amerikane me 10%. Përfshirja e shqiptaro-amerikanëve më zhvillimin ekonomik të Shqipërisë; Krijimi i një forumi demokratik shqiptaro-amerikan e parashikuar në statut dhe e përfshirë në strukturat e partisë”, tha ai.

blank

(Video) Robert Papa në Fokus: Orhan Sakiqi: Masakra e Tetor-Nëntor 1944!

Robert Papa në Fokus: Orhan Sakiqi: Masakra e Tetor-Nëntor 1944!

 

 

blank

Video-11 dhjetori bëhet fakt. Shpallen me emër dhe mbiemër 2100 delegatët (e përditësuar)

Sali Berisha ka përshendetur mbi 2100 nënshkrimet e vlefshme qe u bene publike për të mundësuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Pas shpalljes së delegatëve të Fierit dhe Shkodrës këtë fundjavë tashmë ka përfunduar transparenca e mëse 1/4 të delegatëve që heqin çdo dyshim për tubimin që me sa duket do të mbahet në stadiumin Arena Kombëtare.

Shkallët e selisë blu janë shndërruar prej ditësh në platformën e transparencës ku delegatët e kuvendit po publikojnë me emër dhe mbiermër vullnetin e tyre kundër kryetarit të partisë që qëndron në zyrën sipër. Fillimisht Elbasani, pastaj Durrësi, Gjirokastra, Kavaja, Vora, Rrogozhina dhe Saranda, duke përfshirë pothuasje të gjitha degët e PD-së në Tiranë, po thonë pa frikë se i janë bashkuar nsimës së ndërmarë nga foltorja e Sali Berishës.

Ky procesi që u fillua nga deputeti i Tiranës, Agron Shehaj i cili verifikoi në zyrën e Edi Palokës se 98% të firmave të atyre që kishte verifikuar ai në dy degët e PD-së ishin të sakta, po vijon me shpalljen e emrave ditë pas dite.

Sipas një llogarie të thjeshtë që Lapsi.al ka bërë deri më tani, janë rreth 2100 delegatë, pra  25% e tërësisë së Kuvendit Kombëtar që kanë pranuar të shfaqin publikisht pozicionimin e tyre (shiko poshtë, në fund të faqes). Ndonëse kjo shifër është ende larg larg sigurimit një shumice për të marrë vendime (mbi 50%), ajo ka rëndësi sepse krahu i PD-së zyrtare, që nuk e njeh vërtetësinë e firmave nuk ka kontestuar askënd nga emrat e bërë publike dhe të lexuara përpara selisë. Pra këta rreth 2100 që janë bërë publikë deri tani, mund të shërbejnë si një kampion për vertetësinë e nënshkrimeve që gjenden në kasafortën e Edi Palokës.

Që kur Berisha shpalli se ai kishte arritur të mbledhë mbi 4200 delegatë rreth vetes, Lapsi.al një një qëndrim editorial, kërkoi me forcë transparencë për publikun, sepse askush në një parti politike legale nuk mund ti mbajë ilegalë mbështetësit e vet (linku poshtë.

Me sa duket, presioni publik për transparencë ka bërë të vetën. Po ti shtosh këtyre instrumentalizimin nga selia qëndrore të ndonjë kazusi si i ai i Freskida Rapos, delegates që pretendoi se i është fallcifikuar firma, pasi ajo nuk kishte nënshkruar, apo ndonjë gjysëm investigim si ai i Fiks Fare, kuptohet që “Foltorja” ka qenë e dënuar të japë prova.

Dhe kjo tashmë po ndodh para syve tanë dhe në shkallët e selisë së partisë më të madhe të opozitës. “Këto shpallje publike do të vazhdojnë deri një ditë para kuvendit për të bindur edhe më skeptikët se ne i kemi firmat dhe se ata që do të mblidhen në datë 11 janë të vetmit delegatë të ligjshëm” tha për Lapsi.al një burim nga “Foltorja”.

Në fakt, statistikat dhe përqindjet e delegatëve të bërë publikë ditët e fundit përkojnë edhe me dy anketa të opinionit publik, një në Euronews dhe një në Ora News lidhur me avantazhin që ka Berisha kundrejt Bashës.

Pra dallohet qartë se mbështetësit e liderit historik kanë vendosur ta gryejnë përditë dhe dalë ngadalë targetin e tyre, duke i publikuar ditë pas dite emrat e atyre që më shumë se pro Berishës duket se kanë firmosur kundër tij.

©Lapsi.al

Delegatët që jane bëre publikë sipas degëve (e përditësuar)

Shkodër, kanë firmosur 232 delegatë nga 271 gjithsej.

Fier kane firmosur 317 delegatë nga 358 gjithsej.

Patos, kanë firmosur 57 delegatë nga 82 delegatë gjithsej.

Mallakastër, kanë firmosur 30 delegatë nga 79 gjithsej.

Roskovec, kanë firmosur 31 delegatë nga 52 gjithsej.

Sarandë, kane firmosur 100 delegatë nga 140 gjithsej.

Gjirokastër kane firmosur 100 delegatë nga 151 gjithsej.

Berat,kane firmosur 260 delegatë nga 413 gjithsej.

Kamze, kane firmosur 108 delegatë nga 145 gjithsej.

Durrës, kane firmosur 207 delegatë nga 275 gjithsej.

Elbasan, kane firmosur 272 delegatë nga 409 gjithsej.

Rrogozhin kane firmosur 51 delegatë nga 85 gjithsej.

Kavajë kane firmosur 76 delegatë nga 117 gjithsej.

Vorë kane firmosur 54 delegatë nga 65 gjithsej.

Dega 1 Tirane kane firmosur 75 delegatë nga 90 gjithsej.

Dega 3 Tirane kane firmosur 77 delegatë nga 86 gjithsej.

Dega 4 Tirane kane firmosur 97 delegatë nga 111 gjithsej.

Dega 5 Tirane kane firmosur 70 delegatë nga 100gjithsej.

Dega 6 Tirane kane firmosur 65 delegatë nga 82 gjithsej .

Dega 7 Tirane kane firmosur 46 delegatë nga 86 gjithsej.

Dega 9 Tirane kane firmosur 70 delegatë nga 91 gjithsej.

Dega 11 Tirane kane firmosur 88 delegatë nga 117 gjithsej.

Dega 14 Tirane kane firmosur 61 delegatë nga 100 gjithsej.

blank

‘Foltorja’ në SHBA, Picari: Takimi është i hapur për të gjithë. Pritet një pjesëmarrje e jashtëzakonshme

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, një nga organizatoret e ‘Foltores’, Zekri Picari ka folur për takimin e ish-kryeministri Sali Berisha në 5 dhjetor me shqiptarët dhe demokratët e SHBA.

Picari ka premtuar një takim me pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe ka ftuar në gjithë shqiptarët të cilët duan të jenë në foltore pasi do jetë e hapur për të gjithë.

Gjithashtu Picari ka theksuar se shqiptarët janë shumë entuziastë dhe mezi po e prisnim pasi nuk po kishim mundësi të flisnim me zotin Berisha.

Picari: Ka një interesim të jashtëzakonshëm, më kanë shkruar njerëz nga Teksas, Boston, Kalifornia, Filadelfia, Konektika. Po vijnë njerëz shqiptarë demokratë dhe atdhetarë nga të gjitha trevat e diasporës në Amerikë sepse është një ditë feste, dua ta quajmë festë sepse është një mundësi që doktor Berisha ka marrë përsipër të mari këtë nismë për të rithemeluar PD. Nga numri i lartë i ftuarve që është shumë i lartë ka pyetje nëse ka nevojë për ftesa, por dua ti njoftoj të gjithë demoratët dhe të gjithë ata që duan të vinë se është një takim i hapur dhe të gjithë janë të mirëseardhur për të diskputuar me doktor Berishën. Do jetë gjithashtu e ftuar edhe aktivistja Evi Kokalari.

Pjesëmarrja pritet të jetë e jashtëzakonshme. Të gjithë të ftuarit do jenë në një sallë të madhe dhe përball do jetë një ekran i madh ku zoti Berisha do ketë mudësi të na shohi dhe ne ta shohim duke krijuar një bashkëbisedim me të gjithë.

Nuk dua të jap shifër, jo se nuk ka një shifër pasi ajo është e jashtëzakonshme, por nuk dua të kufizojë numrim pasi salla do jetë e madhe ku mund të akomodohen rreth 1 mijë persona, por dua të theksoi se ka vend për të gjithë dashamirësit dhe do ketë atmosferë. Janë të gjitha kushtet ku të gjithë do mund të ulen.

Kam takuar shumë demokratë këto ditë dhe kam komunikuar me ta. Janë shumë entuziastë dhe mezi po e prisnim pasi nuk po kishim mundësi të flisnim me zotin Berisha. Dhe atëherë u mendua që të kemi një foltore virtuale por do jetë reale dhe jo video e regjistruara më parë si ish-kryeyari jonë.  Do jetë çdo gjë live dhe transparente që do ta shijojmë të gjithë dhe do ketë një kthesë e madhe për PD.

Prite të jenë gazetarë të mediave amerikane por kryetari i të rinjve republikanë është shumë i rëndësishëm, është kryetari i të gjithë të rinjve republikanë në Amerikë.

Nuk dua ta quaj kryetari aktual, pasi që pas mbledhjes së firmave, Basha është tashmë një ish-kryetar dhe do mbetet në histori. Basha është një devijim nga meritokracia. Dhe e vlerësoi ndjesën e doktorit për këtë pjesë. Basha ka cenuar rëndë autoritetin e kryetarit duke e zbritur atë në nivel grotesku. Basha është furnitori i memeve dhe skeçve humoristike sot. Kryetari i PD nuk përcillte  seriozitet në asnjë dalje publike të tij. pavarësisht kësaj ne bëmë fushatë për ta bërë kryeministër atë në 25 prill.

blank

VIDEO- Mbesa e Qazim Mulletit kundër Braçes: Të reagojë PS

Rishfaqja e komedisë ‘Prefekti’ dhe denigrimi i figurës së Qazim Mulletit ka sjellë reagimin e mbesës së tij. Në një intervistë për SYRI TV, Besforta Mulleti ka kërkuar reagim të institucioneve të kulturës dhe i është përgjigjur drejtorit të Teatrit Kombëtar, që e quan komedinë art, ndërsa postimin e Bujar Çelës dhe Erion Braçes në rrjetet sociale nuk i quan rastësor, ndaj kërkon reagim nga Partia Socialiste.

Komedia ‘Prefekti’, pak ditë më parë ndezi debatin në radhët e intelektualëve, komunitetit tiranas dhe familjarëve për risjelljen nga trupa e Teatrit Kombëtar të veprës që denigron figurën e prefektit Qazim Mulleti.

Në një intervistë për SYRI TV, Besforta Mulleti, mbesa e Qazim Mulletit ka kërkuar reagim të institucioneve të kulturës dhe i është përgjigjur drejtorit të TK, që e quan komedinë art.

Sipas mbesës së tij, intelektuali Qazim Mulleti ka pasur dijeni për komedinë që po shkruhej për të.

Përpjekjet për kthimin e eshtrave të Qazim Mulletit në Shqipëri kanë qenë të mëhershme. Koha më e përshtatshme për kthimin e tyre sipas zonjës Mulleti do të jetë kur të rishihet historia, ndërsa postimin e Bujar Çelës dhe Erion Braçes në rrjetet sociale nuk i quan rastësor, ndaj kërkon reagim nga PS.

Komedia ‘Prefekti’ ngacmon plagët e atyre që e jetuan diktaturën me burgime, internime e pushkatime.

blank

Mbyllet ‘Foltorja’, Berisha: Armiqtë dhe kundërshtarët e mi i kanë tmerr vizitat e mia në Tropojë

“Detyra jonë të përmbysim narkoshtetin”. 

U shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në mbyllje të ‘Foltores’ së Tropojës, një takim mjaft entuziast dhe energjik i liderit historik të PD në vendlindjen e tij.

“Ju i dërgoni sot demokratëvve një mesazh të shkëlqyer”, tha Berisha.

“Armiqtë dhe kundërshtarët e mi i kanë tmerr vizitat e mia në Tropoj딓, përfundoi Berisha.

Foltorja e Berishës vijon të premten në Devoll.

Mbi 5 mijë delegatë kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 11 dhjetor ku do të bëhen ndryshime statutore dhe do të përcaktohet e ardhja e aksionit politik të Partisë Demokratike.

blank

Berisha përlotet në Tropojë: Jam i bekuar që linda dhe u rrita në Malësinë e Gjakovës

blank

Pallati i Kulturës nuk i nxë të gjithë, mijëra mbështetës të Berishës e ndjekin jashtë

Ish-kryeministri Sali Berisha mban Foltoren në Tropojë, në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri.

Ajo që vihet re në këto pamje është se Pallati i Kulturës nuk i nxë të gjithë.

Kjo sepse mbështetësit e Sali Berishës në Tropojë janë të shumtë.

Edhe pse është ftohtë jashtë, me mijëra mbështetës të Berishës presin jashtë.

Interesimi i tropojanëve dhe demokratëve të Tropojës për Sali Berishën është shumë i madh.

blank

Berisha përlotet në Tropojë: Jam i bekuar që linda dhe u rrita në Malësinë e Gjakovës

Atmosfera e zjarrtë në ‘Foltoren’ e Tropojës përloti ish-kryeministrin Sali Berisha, në takimin e tij me demokratët në vendlindje. 

Berisha tha se ishte me fat dhe i bekuar që kishte lindur dhe ishte rritur në Malësinë e Gjakovës.

Që në fëmijëri, tha Berisha, u kultivua me dashurinë për atdheun dhe Kosovën, pavarësisht se regjimi komunist i kishte zhdukur nga tekstet shkollore trevat shqiptare të mbetura jashtë kufijve.

“Përulem me nderimin më të madh për rolin dhe kontributin tuaj në Shqipërinë demokratike, por edhe në të gjtiha kohërat për çështjen kombëtare, për çështjen shqiptare. Duke ardhur në Malësinë e Gjokës më kishte pushtuar një ndjenjë e veçantë, me erdhi në mend një fjalë një filozof gjerman thotë se “njeriu i lirë është fëmija i natyrës”. Në fakt, duke perifrazuar këto fjalë të Niçes vetëvetiu i thash vetes se “njeriu i lirë në vendlindjen e tij është dy herë fëmija i natyrës”. 

Floriana Garo më pyeti si ishte udhëtimi në Tropojë, gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor iu përgjigja unë asaj. Unë shpesh vij me mendjen time më shpesh se kudo në botë, vij në vendlindjen time, por edhe më shpesh se çdo gjë tjetër i përsërsis vetes time çfarë fati të madh që pata dhe sa i bekuar që isha, që linda në Malësinë e Gjakovës. 

Pas dekadash janë saj, pas degadash në Tiranë, e qindra udhëtimesh në botë, në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës time, unë mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës sime. Në fillimet e memories time, në familjen time si dhe qindra e mijëra familjet e Malësisë së Gjakovës, Nikajt, Mërturit, Dukagjinit, të gjithë këtyre trevave ekzistonin odat e burrave. Nuk kishte radio, nuk kishte televizor, por e gjithë jeta jonë kalonte nga shkolla te oda dhe anasjelltas, mirëpo cila ishte e vërteta, e vërteta ishte se në odë unë e bashkëmoshatarët e mi mëkoheshim me një dashuri të pakufijshme për vendin, për Kosovë, Kosova për ata burra ishte toka e shenjtë.

Kurse shkolla dhe librat e kishin ndaluar Kosovën, nuk flitej një fjalë për një qytetet të saj, artist, shkrimtar të saj. Kosova nuk ekzistonte për Enver Hoxhën sepse e kishte shitur. Prandaj i vuri emrin Malësisë së Gjakovës, rrethi i Tropoës, Tropoja ishte qëndra, por kjo trevë është Malësia e Gjakovës. Në odë mora eleksirin e jetës time, dashuri e pakufijshme për vendin, dashuri e pakufijshme për Kosovën”.

 

blank

VIDEO LAJM- ‘Foltorja’ Tropojë, Sali Berisha pritet në vendlindje me këngë e valle

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha ka mbërritur në vendlindjen e tij në Tropojë.

Pritja që i ishte rezervuar ish-kryeministrit ka qenë entuziaste.

Sali Berisha është pritur me këngë e valle në qendër të qytetit të Bajram Currit.

blank

Berisha poston VIDEON: Drejt vendlindjes! Rroftë Malësia e Gjakovës

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, postoi një video në prag të Foltores së Tropojës.

“Drejt vendlindjes! Rroftë Malësia e Gjakovës”, shkruan Berisha.

Foltorja e Tropojës mbahet sot në orën 16:30 në Pallatin e Kulturës të qytetit.

Në videon që e shoqëron, Berisha shkruan se Foltorja e shpresës vjen në vijim të rrugës drejt Kuvendit të 11 dhjetorit.

blank

Dokumentar kushtuar shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Shqiptarët përtej kufirit të gabuar

Dokumentar kushtuar shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Shqiptarët përtej kufirit të gabuar.

 

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend