VOAL

VOAL

VOA për të dhënat e Guardia di Finanza: Gjatë 2021 u rritën sipërfaqet me marijuanë

December 10, 2021
blank

Komentet

blank

Tërmeti me mbi 2300 viktima në Turqi e Siri, Biden autorizon reagimin e menjëhershëm të SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se administrata e tij po punon ngushtë me Turqinë në ndihmë të menaxhimit të situatës pas tërmetit të sotëm ka shkaktuar deri tani më shumë se 2300 viktima dhe mijëra të plagosur.

Ai ka autorizuar një reagim të menjëhershëm të SHBA-së, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë do të sjellë kjo.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, ai tha: “Ekipet tona po vendosen shpejt për të filluar të mbështesin përpjekjet turke të kërkim-shpëtimit dhe të adresojnë nevojat e të lënduarve dhe të zhvendosurve nga tërmeti”.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar gjithashtu ndihmë për Turqinë, duke thënë se do të dërgojë 76 specialistë dhe pajisje shpëtimi.bw

blank

BE-ja aktivizon ndihmën emergjente për Turqinë, sistemi satelitor Copernicus identifikon pozicionet e goditura

Komisioni Evropian ka njoftuar se me kërkesë të Turqisë, pas tërmetit të rëndë që ka goditur vendin, ka aktivizuar mekanizmat emergjentë të unionit për mbrojtje civile.

Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Nga tërmetet e fuqishme në Turqi janë vrarë mbi 900 persona, ndërsa në Siri rreth 800.

Komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenareçiç, tha përmes një deklarate se Bashkimi Evropian ka angazhuar menjëherë ekipet për kërkim dhe gjetjen e personave që mund të jenë nën gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.

Sipas njoftimit, dhjetë ekipe për “kërkim urban” janë mobilizuar menjëherë në Bullgari, Kroaci, Çeki, Francë, Greqi, Hungari, Maltë, Honaldë, Poloni dhe Rumani për t’u dalë në ndihmë shërbimeve Turke në kërkim të personave që kanë pësuar nga tërmeti. Ndërsa Italia, Spanja dhe Sllovakia i kanë vënë në dispozicion ekipet e tyre për Turqinë.

 

Qendra koordinuese e BE-së për reagime emergjente ka vendosur kontakte me autoritetet e Turqisë, dhe thuhet se sipas nevojës do t’i koordinojnë veprimet.

Edhe sistemi satelitor i BE-së, Copernicus, është aktivizuar dhe po ndihmon në identifikimin e pozicioneve të goditura.

Në komunikatën e BE-së thuhet se unioni shpreh gatishmërinë që t’i ofrojë ndihmë edhe pjesëve të Sirisë të cilat janë goditur këtij tërmeti.

“Ndajmë dhimbjen e thellë me të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me pjesëtarët e shërbimeve të emergjencës që janë angazhuar për të shpëtuar jetët e njerëzve, thuhet në komunikatën e BE-së.

 

Turqia tha se afër 9.000 persona po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.

Nërsa në Siri, sipas autoriteteve të atjeshme, nga tërmeti janë goditur provincat Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.bw

blank

“Vetëm hoteli ynë mbeti në këmbë” – Ekipi i mundjes i Kosovës i shpëton tërmetit në Turqi

Disa njerëz duke qëndruar para ndërtesave të shembura, pas një tërmeti në Kahramanmarash, Turqi, më 6 shkurt 2023.

Doruntina Baftiu

Në kohën kur ishte dashur të niseshin për në Kosovë, pjesëtarët e ekipit të mundjes të Kosovës u detyruan të lënë gjithçka prapa vetes në hotelin e tyre në Kahramanmarash të Turqisë, për t’i shpëtuar tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK), Genci Fazlija, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se mundësit e rinj të Kosovës dhe përfaqësuesit e Federatës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pak në fillim kemi qenë të traumatizuar. Tani e kemi tejkaluar pak se ka qenë tmerruese, e papërshkrueshme. Krejt objektet rreth nesh janë shkatërruar, vetëm hoteli ku ishim ne, mbeti në këmbë”, thotë Fazlija.

Mbi 1.900 njerëz raportohet të kenë mbetur të vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e këtij tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballësh të Rihterit, që goditi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës zona në të dyja shtetet. Qindra persona mbeten ende të ngujuar nën rrënoja.

Fazlija thotë se mundësit e Kosovës i ndihmuan autoritetet në shpëtimin e disa personave të ngujuar, pasi kishin dalë vetë nga hoteli i tyre.

“Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, derisa u lagëm krejt, sepse binte borë dhe shi. Pastaj, policia na falënderoi dhe na preferoi të largoheshim dhe u larguam”, rrëfen Fazlija.

Ekipi i mundjes i Kosovës – i udhëhequr nga trajneri Ziber Xhoni dhe mundësit Fatlum Braka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni – kishte udhëtuar drejt Turqisë për të marrë pjesë në turneun dyditor “12 Shkurti”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të garave ndërkombëtare të mundjes.

I gjithë ekipi ishte i vendosur në tri dhoma të ndryshme në hotelin e tyre në Kahramanmarash dhe Fazlija thotë se ata ishin bashkuar shpejt në korridor, pasi u zgjuan nga zhurmat e shkaktuara nga tërmeti.

“Edhe në hotelin tonë binin poçet elektrike, qeramika, knaufi… binin copa sa mundeshin. Edhe shkallëve [kur kemi dalë] ka qenë rrezik, por mirë ka kaluar gjithçka. Por, kemi qenë në rrezik… dy ndërtesa 20-katëshe u rrëzuan aty afër nesh”, thotë Fazlija.

Mundësit, trajneri dhe sekretari i FMK-kë ishin detyruar t’i linin gjërat e tyre në hotel dhe të dilnin jashtë në rrobat e tyre të gjumit.

“Kur u qetësua situata, kemi hyrë shpejt dhe i kemi marrë sendet”, thotë Fazlija.

Ekipi i mundjes i Kosovës tani është zhvendosur në qytetin Kajser, 254 kilometra larg Kahramanmarashit, dhe po pret që të kthehet së shpejti në Kosovë.

“Është problem, sepse këtu është bllokuar gjithçka. Urat janë prishur, ne jemi këtu duke pritur. Në orën 11 të natës e kemi një autobus për Stamboll. Nëse mundemi t’i afrohemi Stambollit… Tani nuk e dimë nëse do të vijmë me aeroplan apo autobus në Kosovë”, thotë ai.

Fazlija shton se të gjithë familjarët e tyre janë njoftuar se ata janë mirë dhe është i lumtur që “kemi shpëtuar mirë”.

Ndryshe, Kosova është shprehur e gatshme që të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për Turqinë.

Ndërkaq, Ambasada e Kosovës në Turqi ka vendosur dy numra emergjentë, për qytetarët e Kosovës, nëse u duhet ndihmë:

  • Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99
  • Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91
blank

Presidentja Osmani për gazetën kroate: Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia!

Nga gazeta kroate: Veçernji List

“Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”. Ky është titulli i një interviste që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë për gazetën më të madhe kroate, “Veçernji List”. “Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë”, citohet të ketë thënë Osmani.

Si presidente, Osmani ka thënë se është  aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit e të dy vendeve, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit, për të bërë gjithçka për të mirën e të dy popujve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për “Veçernji List”, ka folur hapur për situatën në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Aleksandër Vuçiqit dhe përse  ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia. NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiçit”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ajo hedh poshtë çdo opinion për ndarjen e vendit, duke theksuar se kjo do të hapte Kutinë e Pandorës, duke shtuar se së shpejti do të realizojë një vizitë zyrtare në Kroaci.

Sapo gazeta kroate “Veçernji List” publikoi një intervistë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, shumë shpejt kanë reaguar mediat serbe, të cilat deklarojnë se “Serbia po kërcënohet”, shkruan RTK.

blank

S’ka qetësi për Turqinë, goditet nga një tjetër tërmet 7.7 ballë

Turqia tronditet sërish nga lëkundjet, ndërsa vetëm pak minuta më parë, rreth orës 11:24, është shënuar një tjetër tërmet 7.7 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra ka qenë në Kahramanmaraşit, sipas të dhënave të Sizmologjisë Evropiane.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, Turqia u godit nga një tërmet po 7.7 ballë, duke lënë pas mijëra viktima dhe të plagosur.bw

blank

Pas tërmetit Turqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit që u mori jetën të paktën 1300 personave ndërsa la të plagosur mbi 6 mijë të tjerë.

Mësohet se janë pezulluar për të paktën një javë shkollat, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Për fat të keq, parashikohet që numri i viktimave dhe të plagosurve të rritet, ndërsa ende ka qytetarë nën rrënoja.bw

blank

Tërmeti në Turqi- “Thellësisht i trishtuar!”, Begaj: Jemi pranë njerëzve të viktimave, lutjet tona janë me ata!

Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese pas tërmetit vdekje prurës në Turqi, që deri më tani ka marr mbi 280 jetë njerëzisht.

Përmes një mesazhi, Begaj pohoi se lutjet e shqiptarëve shkojnë për popullin turk.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan Begaj.bw

blank

Liderët botërorë solidarizohen me Turqinë pas tërmetit me qindra të vrarë dhe me qindra nën gërmadha

Stamboll – Udhëheqësit botërorë shprehën mbështetjen e tyre për Turqinë të hënën pasi një tërmet me magnitudë 7.4 goditi rajonet jugore dhe juglindore të vendit, duke vrarë të paktën 284 njerëz, njoftoi Anadoly Agency.

“Me pikëllim të thellë dëgjova këtë mëngjes për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet e mia më të thella për shumë familje që humbën jetët dhe uroj një shërim të shpejtë të të plagosurve,” tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter.

“BE qëndron në solidaritet të plotë me ju,” nënvizoi Michel.

Roberta Metsola, presidentja e Parlamentit Evropian, gjithashtu shkroi në Tëitter: “E pikëlluar thellësisht pas tërmetit të tmerrshëm në kufirin turko-sirian. Mendimet e mia janë me të vrarët, të bllokuarit, të plagosurit dhe me të gjithë shpëtimtarët që bëjnë çmos për të shpëtuar jetë.”

“Evropa qëndron me popullin e Turqisë dhe Sirisë në këtë moment shqetësimi,” tha Metsola.

Duke shprehur solidaritetin e plotë me Turqinë, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha në Tëitter: “Unë jam në kontakt me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm Mevlut Cavusoglu dhe aleatët e NATO-s po mobilizojnë mbështetjen tani”.

Duke shprehur ngushëllime për popullin turk “me të cilin Franca qëndron përkrah”, ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha në Tëitter: “Sigurisht, Franca është në dispozicion për të ndihmuar”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dha gjithashtu një mesazh për të ofruar ndihmë, duke postuar në Tëitter: “Ne qëndrojmë pranë popullit turk në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë.”

“Ne përcjellim urimet tona më të mira për qytetarët dhe të gjithë miqtë tanë turq që u prekën nga tërmeti që ndodhi në Kahramanmaras dhe u ndjenë në shumë qytete dhe shpresojmë ta kapërcejmë këtë fatkeqësi me sa më pak dëme”, tha ambasada ruse në Ankara në Tëitter.

“Ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet në njoftim.

Të paktën 284 njerëz u vranë dhe 2,323 të tjerë u plagosën pas një tërmeti të fortë që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes, sipas zëvendëspresidentit turk Fuat Oktay.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) dhe kishte qendër distriktin Pazarcik në provincën jugore të Kahramanmaras të Turqisë.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash (4.3 milje).

blank

Tërmeti trondit Turqinë- Holanda i përgjigjet kërkesës për ndihmë, dërgon ekipin e parë të kërkim-shpëtimit

Holanda do të dërgojë një ekip kërkim-shpëtimi në Turqi për të ndihmuar në kërkimet për qytetarët që kanë mbetur nën rrënoja pas tërmeti të fortë, 7.4 ballë të shkallës rihter, që goditi vendin.

“Ky ekip përfshin policë dhe personel ushtarak, reagues të ndihmës së parë dhe zjarrfikës”, u shpreh ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra në një postim në Twitter.

“Të tronditur nga lajmi i tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe shumë turq e sirianë të plagosur”, u shpreh ai më tej.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) i bëri thirrje më parë komunitetit ndërkombëtar për ndihmë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.bw

blank

Mbi 500 të vdekur pas tërmetit apokaliptik, reagon Erdogan: Shpresojmë ta kalojmë shpejt këtë fatkeqësi, autoritetet në gatishmëri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm.

Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllime për humbjen e mbi 500 jetëve, në Turqi dhe Siri, ndërsa tha se autoritetet janë në këmbë për të bërë maksimumin dhe për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur ende nën rrënoja.

“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi. Shpresojmë që këtë fatkeqësi që po përjetojmë së bashku ta kapërcejmë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, deklaron ai.bw

blank

Presidenti Biden mban më 7 shkurt fjalimin mbi gjendjen e vendit

VOA/Anita Powell

Presidenti Joe Biden pritet të mbajë të martën në Kongres fjalimin e dytë të përvitshëm mbi gjendjen e kombit. Por a do të jetë ky fjalim përsëritje e të parit apo do ngrejë çështje të tjera? Analistët përmendin çështjet që presin të dëgjojnë në fjalimin e presidentit, përpara një Kongresi që nuk është më tërësisht në anën e tij.

Eshtë rasti që Presidenti Joe Biden të shpjegojë përparësitë e tij përpara Kongresi me përbërje të re.

Disa ditë para fjalimit që do të mbahet të martën në mbrëmje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierrre, tha se zakonisht fjalimi rishikohet deri në momentin e fundit, por siç tha ajo, disa çështje janë të sigurta.

“Përparimi domethënës ekonomik që po shohim nën udhëheqjen e tij(Presidentit Biden), vizioni i tij ekonomik për të ndërtuar ekonominë, duke filluar nga shtresat me nivele të ulëta dhe të mesme të ardhurash. Projektligjet historike që janë miratuar gjatë dy viteve të fundit, që kanë krijuar vende pune për shtresën e mesme dhe kanë dhënë rezultate të prekshme për njerëzit, si rikonstruksioni i rrugëve, urave, tuneleve, duke ndikuar në uljen e shpenzimeve tona të përditshme”.

Por, historiani Jeremi Suri thotë se ky fjalim është dhe do jetë përherë i politizuar.

“Politikat që do ndiqen kanë rëndësi për shumicën qeverisëse. Ky është rasti që Presidenti ta shfrytëzojë edhe këtë vit për ta orientuar axhendën dhe debatin publik, në mënyrë të tillë që të përfitojë si ai dhe partia e tij. Ai shpreson gjithashtu të rrisë trysninë për të çuar përpara objektivat e tij politike”.

Zoti Suri thotë se zoti Biden pritet të rikthejë në fjalimin e tij atë që ai e ka cilësuar si “shpirti” i kombit dhe asaj që ai e konsideron si kërcënim të demokracisë nga e djathta ekstreme.

Po kështu një vend do të zërë lufta në Ukrainë, njësoj si një vit më parë, kur sulmi sapo kishte nisur dhe Presidenti Biden foli mbi nevojën që Perëndimi të ndihmonte Kievin të mbrohej nga Moska. Zoti Biden gjithashtu është shprehur se administrata e tij synon miratimin e ligjeve të reja mbi abortin, përdorimin e armëve dhe reformë në polici.

Por ai përballet me një sfidë. Kompetencën për të miratuar ligjet e ka Kongresi dhe Partia Republikane në opozitë kontrollon një nga dy dhomat e tij.

Kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, i cili do të ulet pas Presidentit të martën, është përfshirë në një debat me Presidentin Biden mbi mënyrën se si duhen shpenzuar paratë e taksapaguesve amerikanë. Republikanët kërkojnë shkurtim të thellë të shpenzimeve qeveritare.

“Kam qenë i qartë. Nuk mund të vazhdojmë më kështu në rrugëtimin tonë. Duhet të ndryshojmë trajektore, për të patur ekuilibër në rrugën tonë. Se si do të arrijmë atje, kjo është cështje për diskutim”.

Zoti Suri thotë se vëmendja do të përqendrohet me siguri tek reagimi i zotit McCarthy, i cili do të qëndrojë ulur pas Presidentit Biden, ndërsa ai mban fjalimin.

“Njerëzit do të shohin mimikën e tij, nëse tregon pakënaqësi, nëse duket i nevrikosur dhe jobashkëpunues, nëse ngjan si ekstremist. Por nëse do do të japë shenja për bashkëpunim me Presidentin Biden, atëherë, sigurisht, kjo do të izolonte të djathtën ekstreme ndër radhët e partisë së tij, grupin e vogël brenda Partisë Republikane dhe Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët kërkojnë që ai ta kundërshtojë Presidentin”.

Gjatë kohës së fjalimit të Presidentit Biden më 7 shkurt në mbrëmje, pritet të përzihen bashkë, politika, pompoziteti e temperamente të ndryshme.

blank

Inceneratorët që nuk djegin rrezikojnë një krizë të re mjedisore

VOA/Luljeta Progni, BIRN

Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro, por asnjëri nuk është në funksion, ndërsa malet me mbetje të krijuara rreth tyre rrezikojnë të kthehen në hotspote të reja mjedisore.

Inceneratori i Elbasanit është prej kohësh i fikur dhe mbetjet që vijnë nga gjashtë bashkitë e qarkut kanë krijuar një mal gjigand plehrash në landfill. Pamje të ngjashme ofron edhe inceneratori i Fierit, ku një grumbull mbetjesh është krijuar gjithashtu brenda rrethimit. Mbetjet depozitohen në landfill dhe nuk i nënshtrohen proceseve të tjera të seleksionimit, riciklimit apo djegies.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro, por i pari është në remont dhe i dyti nuk është vënë ende asnjë ditë në punë. Përtej kostove dhe akuzave për abuzim me fondet publike, ekspertët janë të shqetësuar se malet e plehrave po shkaktojnë një krizë të re mjedisore në këto dy projekte.

Olsi Nika, ekspert dhe drejtues i organizatës mjedisore EcoAlbania, thotë mbetjet e depozituara pranë inceneratorëve rrezikojnë të ndosin ambientin përreth.

“Lehtësisht ato mbetje kanë mundësi të bien në kontakt me faktorë biotikë dhe abiotikë që do të thotë me shiun, me erën, me rrëshqitjet e dherave për shkak të shirave dhe tërmeteve. Pra janë në kontakt shumë të qartë dhe të hapur. Ashtu siç janë në kontakt me shpendët, me gjitarët e vegjël, të cilët më pas mund të ndikojnë në tejçimin e kësaj ndotje, e cila për hir të së vërtetës, po shdërrohet në një hotspot nga pikëpamja mjedisore, në një zonë të nxehtë ku ka një grumbullim mjaft të përqëndruar të ndotjes,” tha ai.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas hetimeve të nisura për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave ndaj ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetit socialist, Alqi Bllako dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.

Administratorët kryesorë të kompanive koncesionare, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto akuzohen gjithashtu për korrupsion, por i kanë shpëtuar deri më tani urdhër-arresteve.

Pasi u menaxhua për disa muaj nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, inceneratori i Elbasanit i kaloi në mars të vitit 2022 shoqërisë me kapital publik, ECO-ELB, e krijuar nga të gjitha bashkitë e qarkut.

Në prill 2022, shoqëria ECO- ELB e përshkruante si emergjente situatën e krijuar me mbetjet në inceneratorin e Elbasanit, përmes një kërkese për pajisje me licensë të përshpejtuar për prodhimin e energjisë, drejtuar Entit Rregullator të Energjisë.

“Gjatë periudhës dhjetor 2021- mars 2022, situata e mbetjeve ishte dhe vijon të mbetet emergjente dhe nga data 15.12.2021, drejtori teknik i impiantit për shkak të mungesës së lëndëve të para të nevojshme për punën e impiantit, ka urdhëruar fikjen e komanduar të tij,” thuhet në kërkesën e shoqërisë Eco-Elb.

“Që nga kjo datë, mbetjet vetëm trajtohen në landfilld (nuk digjen) dhe si i tillë nuk realizohet prodhimi i energjisë elektrike,” shtohet në dokument.

Nëntë muaj pas licensimit nga ERE, impianti i Elbasanit është ende jashtë funksionit dhe mali i plehrave sa vjen e lartësohet, edhe pse shoqëria ECO- ELB shpenzoi para të tjera shtesë për ta vendosur atë në punë.

Bashkia e Elbasanit dhe administratori i shoqërisë ECO-ELB, Leli Kaja refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve mbi arsyet se pse inceneratori nuk djeg mbetje dhe mbi rreziqet mjedisore që shkakton groposja e mbetjeve në landfill.

Ndërsa Farudin Arapi, administratori i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara i tha BIRN përmes një bisede telefonike se impianti ka funksionuar për disa muaj dhe më pas pësoi defekt.

“Fillimisht ai ka punuar në normalitet nga periudha e marsit deri në periudhën e gushtit. Si rregull bëhet një remont i pjesshëm dhe një gjë e tillë nisi të kryhej në shtator-tetor, por për shkak se kishte disa avari në pompat, që ishte një proces serioz që s’e mori përsipër asnjë nga kompanitë, u detyruam ta ndërpresim,” tha Arapi, i cili shtoi se impianti do të vendosej në punë së shpejti.

Situata është e ngjashme në inceneratorin e Fierit, i cili nuk ka nisur ende të djegë mbetje. Sipas administratorit Arapi, nevojiten para të tjera nga buxheti i shtetit për të blerë pajisje shtesë dhe për ta vënë atë në punë.

“Pritet që ministritë e linjës të miratojnë fondin prej 2.8 milionë Eurosh për të vënë në funksion inceneratorin e Fierit,” përfundoi Arapi.


Send this to a friend