VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VLORA, NË BALLË TË VEPRIMTARIVE KULTURORE – ATDHETARE TË SHOQATËS “LABËRIA”-“NDERI I KOMBIT” – Nga Msc. Albert HABAZAJ*

By | July 29, 2016
blank

Komentet

blank

NJË VEPËR E VEÇANTË ME VLERA TE MEDHA SHKENCORE – Nga FRAN GJOKA

“Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”, 2021

Në krijimtarinë letrare e hulumtuese Austria dallohet që në lashtësi me shkencëtarë që dhanë vepra shkencore me vlerë në lëmin e gjuhësisë, shkencës, etnografisë, arkeologjisë shqiptare. Hulumtimet e tyre janë baza e fjalës shkencore mbi gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar si kombi më i lashtë jo vetëm në kontinentin tonë.  Që herët, raportet mes dy kombeve dhe dy gjuhëve ishin të lidhura në rrethana historike të caktuara kohëve. Fan Stilian Noli, rreth kësaj, mes tjerash, thotë: “I vetmi shtet që ka mbajtur një politikë të mençur në Shqipëri ka qenë Austria merhume e Habsburgëve… . Ajo ka ditur si të sillet me shqiptarët e si t’ua fitojnë zemrat. Austria ngarkonte me punët e Shqipërisë ata njerëz që e dinin shqipen më mirë se çdo arnaut”. Nisur nga këto raporte, që herët, shumë të rinj shqiptarë, të studiojnë në shkollat dhe universitet austriake, veçanërisht në Vjenë, por edhe në Graz, Klagenfurt, Linz, Insbruk. Në albanologji ishin hedhur hapa të rëndësishëm nga albanologu austriak me origjinë hebre, Norbet Jokl, i cili me të drejtë konsiderohet themeluesi i studimeve albanologjike. Nxënës i Nokl-it ishte Eqrem Çabej, i njohur për albanologjinë në përmasa ndërkombëtare. Gjenerata e studiuesve austriakë e shqiptarë kishte bazamentin e saj duke u shtuar numri i tyre nga të gjitha trevat shqiptare që studiuan në Austri.  Shumica e tyre janë figura të njohura historike të kombit, por pak është ditur për veprat e tyre në mungesë të hulumtimeve. Njëra nga veprat, e cila na ofron me shumicën e studiuesve nga gjuhësia, arti dhe kultura, pa dyshim është vepra më e re e autorit tani të njohur, Hazir Mehmeti, me titull “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”, 2021. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Artini” dhe  ka 280 faqe, i ndarë në pesë kapituj, me redaktor shkrimtarin e mirënjohur Bedri Tahiri dhe ballinën e botimit të dytë të punuar nga Zeni Ballazhi.  Numri i madh i studiuesve austriakë dhe studiuesve shqiptarë asnjëherë nuk ishin paraqitur së bashku në formë enciklopedie në tekst e foto dhe kjo është e veçanta dhe vlera e dëshmuar e librit.
 ”Vjena ishte qendër ku lanë gjurmë shumë figura arti e shkence, që ishin me origjinë shqiptare apo të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare. Deri më tani pak i është kushtuar rëndësi këtyre, andaj ne dimë pak për ta dhe veprat e tyre.  Në përgjithësi na mungon tradita e shkrimeve. Kjo bëri që të dihet pak mbi aktivitetet rreth mësimit dhe atyre  kulturore në rrethet e gjëra të vendorëve dhe vetë shqiptarëve. Akoma kemi pak shkrime rreth mësimit të gjuhës shqipe, aktiviteteve kulturore dhe historisë shqiptare në Austri. Forma më e mirë që nesër të dihet diçka nga e sotmja është shkrimi. Edhe këtë libër e kuptoj si të tillë, një gjurmë e sotme për nesër, për gjeneratat që do vijnë”,- shprehet vetë autori.  Libri fillon me kapitullin e parë nga periudha e hershme e raporteve mes dy kombeve bazuar në figurat e njohura shkencore, kryesisht autor gjermanfolës.

 

blank

Po shkëpusim pjesë nga redaktori i librit, BedriTahiri: “Në fakt, ky libër, të cilin autori ia përkushton vajzës së tij, tashmë të ndjerë, shkencëtares së papërsëritshme, Vlorë Mehmetit-Tërshani, vjen si vazhdimësi e monografisë “Mësimi shqip në Austri”, në të cilën autori pati përfshirë punën sistematike njëzetepesëvjeçare (1987-2012). Libri ”STUDIUES AUSTRIAKË E SHQIPTARË NË AUSTRI- në gjuhë, art dhe kulturë”, shikuar hollë- hollë, paraqet një lloj enciklopedie shumë të vlefshme, me të dhëna të nevojshme e me fotografi, që pasqyrojnë bindshëm jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve më të shquara që folën shqip në Austri, siç reflekton edhe vetë titulli.

“Kapitulli i dytë shpërfaq qartë e natyrshëm kontributin e pazëvendësueshëm të gjermanofolësve për gjuhësinë shqiptare, duke nisur që me Arnold Fon Harffin, autorin e  dokumentit të dytë të gjuhës shqipe, për të vazhduar me Johannes Thunman, Jakob Philipp, Fallmerayer, Johannes Georgvon Hahn, Gustav Meyer, Leo Freundlichm Franz Baron Nopcsa, Jan Urban Jarnik, Norbert Jokl, Maximilian Lambertz, Franc Xaver Ritter Miklosich, Theodor Ippen Herman M. Ölberg Wilfried Fiedler e Dr. Kurt Goschtentshnigg etj.

Ndërkaq në kapitullin e tretë mund të mësojmë për personalitete të njohura austriake me origjinë shqiptare, siç ishin: Gjergj Basta, Karl Gega  e Aleksandër Moisiun, me të cilët krenohet edhe e gjithë bota e civilizuar.

Thelbin e librit në shqyrtim, padyshim, e përben kapitulli i katërt, ku pasqyrohet jeta dhe veprimtaria e mbi njëqind personaliteteve të mëdhenj shqiptarë në Austri, në mesin e të cilëve shquhen Hasan Prishtina, Kolë Rrota, Gjergj Pekmezi, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Hilë Mosi, Lasgush Poradeci, Karl Gurakuqi, Kristë Maloku, Skënder Luarasi, Pandeli Sotiri, Xhevat Korça, Sokrat Dodbiba e shumë e shumë të tjerë, deri tek studiuesit e shkencëtarët e ditëve tona, ku u dallua edhe vajza e autorit e nxënësja ime, Dr. Vlora Mehmeti- Tërshani, tashmë e ndjerë.

I rëndësishëm dhe mjaft interesant na del edhe kapitulli i fundit “Shoqëritë shqiptare në Austri”, ku, në mënyrë përmbledhëse e të argumentuar, pasqyrohet jeta kulturore e veprimtaritë e begata të shoqërive,  revistave, gazetave, gramatikave, klubeve, organizatave e shoqatave prodhimtare shqiptare në Austri. Në kuadër të këtij kapitulli është futur edhe një shtojcë plotësuese me emrin “Dromca nga shtypi i kohës, kushtuar figurave të prezantuara në libër”, të cilat janë shkëputur nga botimet e mëhershme nëpër revista e gazeta të ndryshme nga vetë autori i librit. Dhe, e gjithë kjo punë, do të dilte e zbehtë fare, po mos të shfrytëzoheshin edhe foto të ndryshme, të cilat autori Hazir Mehmeti i ka për zemër. Nëse gjithmonë është thënë: -Një foto flet sa një mijë fjalë, atëherë del se libri “STUDIUES AUSTRIAKË E SHQIPTARË NË AUSTRI- në gjuhë, art dhe kulturë ”, paskësh vlerë të madhe dhe po del se paskësha pasur të drejtë kur, që në fillim, e quajte një Enciklopedi e llojit të vet!

Rreth librit, Roland Bimo, Ambasador i Shqipërisë në Austri, shkruan: “Përmes kësaj dritareje arritën të shohin albanologët e mëdhenj austriakë të vërtetën mbas mjegullave të historisë. Ishin Gustav Majer, Johan Georgfon Han, Miklosiç, Lybke, Jireçek, Shuflai, Karl Paç dhe Baroni Nopça fillimisht duke hulumtuar shqipen, të cilët themeluan, argumentuan dhe mbrojtën etnogjenezën  ilire të shqiptarëve. Nga ana tjetër, janë me dhjetëra filologët e gjuhëtarë shqiptarë, që janë formuar në Klagenfurt, Grac e Vjenë, duke filluar nga Gjergj Pekmezi, Hilë Mosi, Karl Gurakuqi  e deri tek  Lasgush Poradeci e i madhi Eqrem Çabej – të gjithë shembuj frymëzimi për mijëra studentë shqiptarë, që sot shkollohen në Austrinë mike, si edhe për fëmijët shqiptarë të lindur e rritur në këtë vend, mbështetja e të cilit është sprovuar gjatë historisë sonë të trazuar. Mirënjohje dhe falënderim të veçantë për autorin e këtij libri, zotin Hazir Mehmeti, i cili si mësues dhe drejtues prej disa vitesh i shoqatës së mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Austri, ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e disa brezave të fëmijëve të diasporës shqiptare në Austri, kontribut që vijon të pasurohet me shkrimin dhe botimin e këtij libri.”

 

blank

Ne foto: Një grup studentësh nga disa qytete shqiptare. Nga e majta: Mendu Vrioni (Berat), Ahmet Duhanxhiu (Elbasan), Vasil (Elbasan). Ulur nga e majta: Sulejman Herri (Elbasan), Petër Ndria (Elbasan), Xhevat Daiu (Shkodër).

 

 

Pjesë nga libri:  “Qeveria e Ismail Qemalit që në hapat e parë i kushtoi rëndësi shkollimit. Ajo trashëgoi një gjendje katastrofe në arsim. Luigj Gurakuqi kishte arritur mirëkuptimin me austriakët që të shtohet numri i bursistëve shqiptarë, që do studiojnë në Austri. Nga Elbasani dërgohet kontingjenti i parë i studentëve në vitet 1917/18, i cili do pasohet edhe në disa vite më vonë. Kontribut në dërgimin e studentëve në Austri dhanë Sali Butka dhe Hajdar Kolonja. Këta studentë, pas shkollimit, u kthyen në atdhe, u dalluan si mësues të devotshëm të Shqipërisë. Deri në Kongresin e Lushnjës sistemi arsimor në Shqipëri është mbështetur tërësisht në sistemin arsimor austro-hungarez. Me vendimin Nr. 1106 me 16 prill të vitit 2017, nga komanda austriake, themelon Biblioteka e Komisisë Letrare me kuptimin Biblioteka e Shqipërisë, e njohur si Biblioteka Popullore Shqipe të Lirë. Si bibliotekist zgjidhet Hilë Mosi. Bibilioteka e Komisisë dhe shoqërisë “Vëllaznija” ishin bërthamat e Bibliotekës Kombëtare e  themeluar në vitin 1920, drejtor i së cilës emërohet  Karl Gurakuqi. Qeveria Shqiptare ndau bursa studentëve shqiptarë pas vitit 1920 dhe caktonte përgjegjës rreth rrjedhës së studimeve nga bursistët. Këtë funksion e kreu Dr. Gjergj Pekmezi deri më 1924 pastaj Dr. Nush Bushati, Çatin Saraçi, NduePaluca, Kolë N.Rrota dhe në vitet e Luftës së Dytë Botërore ishte Filip Llupi. Me këto bursa studiuan në Austri këto personalitete: Nush Bushati, Fuad Asllani, Remzi Baçe, Sokrat Dodbiba, Xhevat Korça, Jakov Deliana, Irakli Buda, Rrok Gera, Ndoc Saraçi, Gjevalin Gjadri, Jani Basho, Karl Gurakuqi, Hifzi Korça, Kristo Kristidhi etj. Arsimtarët e rrethit të Shkodrës, të shkolluar në Austri, me veprimtarinë e tye, kishin vlera përcaktuese në funksionimin metodik, pedagogjik e organizativ të arsimit shqip. Disa nga figurat më meritore të kohës në gjuhësi dhe tekste shkollore: Hilë Mosi, Ndue Paluçe, Lec Çurçia, Kolë Kodheli, Gasper Beltoja, Gasper Mikeli, Kolë Rrota, Karl Gurakuqi, por edhe mësues e figura të tjera patriotike me rëndësi kombëtare. Nga diskutimet në Parlamentin Shqiptar del se në vitin 1924, në Austri studionin 69 studentë shqiptarë. Kjo flet për përparësitë që i kishte dhënë shkollimit të kuadrove nga të gjitha profilet aq të nevojshme për Shqipërinë. Më 23 mars të vitit 1917 austriakët, duke e parë nevojën e madhe për mësues, vendosin hapjen e Shkollës Normale në Shkodër, ku për drejtor emërohet Gasper Baltoja, i cili kishte mbaruar studimet në Shkollën për Mësues në Klagenfurt të Austrisë. Austria pati një rol pozitiv në fillimet e mësimit shqip në trevat shqiptare, i mohuar shekujve nga pushtimi turk. Tradita e përkrahjes vazhdon akoma deri në ditët tona, kur dihet gjendja e rëndë e arsimit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Austro-Hungaria mbështeti interesat kombëtare të shqiptarëve para së gjithash në fushën politike.”

Libri “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri” është një thesar në bibliotekat e shumta në pasurimin e marrëdhënieve mes dy kombeve tona në të ardhmen. Është bazë e mirë në rrugëhapje për thellimin e hulumtimeve në të ardhmen në fushën e gjuhësisë, artit dhe kulturës. Në historinë tonë me shekuj Austria u dallua si përkrahëse e kombit shqiptar krahas fushës politike edhe në fushën e arsimit e kulturës. Nisur nga kjo mbështetje, Austria u bë vendi  ku lanë gjurmë shumë figura të njohura kombëtare. Nga rrethanat në trevat shqiptare, gjer më tani, pak i është kushtuar rëndësi këtyre figurave madhore, për çka, ne akoma nuk e njohim sa duhet veprën e tyre. Andaj, këtë libër e ndiej si detyrim kushtuar atyre në shenjë respekti. Shpresoj se sjell tek lexuesit sadopak kujtimin e një kohe, e cila ishte pikënisje në aktivitete të vazhdueshme të progresit kombëtar, forcimit të miqësisë mes dy popujve dhe së fundi  kultivimin e  gjuhës shqipe tek mërgimtarët. Studiuesit nga hapësira gjermanofolëse vunë bazat e shkencës së albanologjisë dhe shkencave të tjera rreth shqiptarëve. Shumë nga figurat madhore kombëtare studiuan dhe vepruan në Vjenë, Graz, Insbruk, Linz, Klagenfurt, Krems e qytete tjera të Austrisë. Këta u bënë pjesë e kujtesës së lavdishme kombëtare në paharresë gjeneratave. Ky është edhe qëllimi kryesor i shkrimit, brumi i së cilës u takon veprimtarëve, njerëzve tanë që vepruan në ruajtjen dhe shkrimin e gjuhës shqipe dje dhe atyre që sot punojnë pa u lodhur në këtë drejtim.

blank

Ndodh që i kërkojmë vlerat jashtë dhe larg nesh, kurse ato i kemi fare pranë – Nga VIRON KONA

(Një panoramë dhe disa përjetime rreth librit  “Ju nderoj”, të shkruar nga prof.dr.Hektor Veshi)

 

Kam në tavolinën e punës librin “Ju  nderoj” shkruar  nga prof.dr. Hektor Veshi, të botuar nga Ombra Gvg-2021-Tiranë. Një filxhan kafeje në kopertinë, sikur më fton të fillojë ta lexojë dhe të nis bashkëbisedimin me shkrimtarin dhe profesorin e nderuar, t`i shfaq atij mendimet dhe vlerësimet për librin, për përmbajtjen dhe stilin e të shkruarit, për idetë dhe mesazhet që përcjellë te lexuesi, për figuracionin artistik që ai përdor…Më vjen mirë që libri më afron dhe më familjarizon shpejt me tematikën dhe përmbajtjen e  ku shfaqen dukshëm sinqeriteti dhe kultura e të shkruarit…

Siç shprehet atutori në fjalën hyrëse: “Libri është një përmbledhje shkrimesh të hartuara dhe të botuara në organe të ndryshme të shtypit tonë qëndror për një periudhë të gjatë vitesh”. Kreu i parë: “Portretizime shkencëtarë dhe shkrimtarë”, ku, në hyrje, shfaqet artikulli tërheqës e informues i titulluar “Hektor Veshi, që ka veshur dhe mban pastër mantelin e  dijes”, i shkruar nga prof.dr.Ago Nezha, Mjeshtër i Madh, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, Mes të tjerash, prof. Nezha shkruan: “Hektori është një natyrë e qetë, modeste, plotë ide, fjalëpak, që flet më shumë me punë e vepra se me fjalë”. Në vazhdim vjen artikulli që  prof. Hektori i kushton  shkrimtarit, përkthyesit  dhe studiuesit Ilinden Spasse, i cili, “e solli Sterjo Spassen në madhështinë e shumanshme, të kompletuar në dorë të lexuesve”. Vijon artikulli që prezanton me respekt dhe konsideratë të lartë profesorin, shkrimtarin dhe psikologun  e paharruar prof.dr. akademik Bedri Dedjen, një artikull ky që të mbetet në mendje si për portretizimin e rrallë që i bëhet prof. Bedriut dhe për dashurinë që shfaq Hektor Veshi ndaj bijëve të Shqipërisë, dijetarë të mendimit dhe të artit, të fjalës  së bukur shqipe dhe të mendimit pedagogjik e shkencor, një ndërthurrje kjo që brezi ynë e gjen të mishëruar dukshëm te vepra e  Bedri Dedjes.

blank

    Prof.dr.Hektor Veshi

 

Artikull i radhës është ai kushtuar profesorit të pedagogjisë Shefik Osmani, me të cilin prof. Hektori ka pasur njohje dhe respekt të veçantë, si për vlerat e shumanshme që përfaqësonte  prof. Shefiku, ashtu dhe për këshillat e tij të mençura: “Puno ti, i kishte thënë prof.Shefiku, – se punën nuk mund të ta hedh dot poshtë askush”. Bashkërisht me portretin e didakti të shquar, prof. dr. Shefik Osmanit, Hektori Veshi ka skalitur po aq bukur e me nderim edhe portretin e bashkëshortes së prof. Shefikut, Urti Osmanit, edhe ajo profesore dhe Mësuese e Populli. Urtia e  lidhur përjetësisht me profesor Shefikun,  ashtu  sikurse Pandora Dedja me Bedri Dedjen. Pandora dhe Urtia, dy gra të mëdha shqiptare, që duke njohur thellë vlerat kombëtare të bashkëshortëve, pas vdekjes së tyre, iu përkushtuan punës për nxjerrjen në dritë të veprave që ata s`kishin arritur t`i botonin sa ishin gjallë. Me nderim ka shkruar e pasqyruar prof. Hektor Veshi edhe rolin dhe veprimtarinë e znj. Yllka Beçi, kryetare e palodhur e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, ish drejtuese e disa shkollave të kryeqytetit. Lexuesin e  tërheq ndërkohë emri dhe vepra e profesorit të shquar të pedagogjisë shqiptare Mark Vuji, i cili i ka dhënë aq shumë mendimit pedagogjik shqiptar, por ishte edhe dashamirës e zemërbardhë si Ai. Me respekt e dashuri shkruan prof. Hektori për prof.dr. Pajtim Bejtjen, këtë njeri mendjeartë, dijetar dhe reformator të arsimit profesional shqiptar, me të cilin prof. Hektor Veshi, ka mbajtur dhe mban edhe sot një miqësi të rrallë kolegësh, shokësh dhe miqsh të vërtetë.

Një artikull i veçantë është ai kushtuar “Yllit të Diturisë” Hasan Tahsinit, emri i të cilit vezulloi dhe shkëlqeu atëherë në Perandorinë Osmane, shkëlqen  edhe sot e përherë do të shkëlqejë në atdheun e tij, në Shqipëri. Lexuesi ndihet krenar kur lexon se Hasan Tahsini ka qenë prorektori i parë i universitetit të Stambollit, duke treguar kështu kulturën e  tij të rrallë si dijetar dhe si shkencëtar i arsimuar në perëndim (Francë). Prof. dr. Hektor Veshi ndalet në mënyrë të veçantë në tre vepra që  i kushtohen Hasan Tahsinit, teksa na entuziazmon kur na kujton thënien e Sami Frashërit: “Hoxha Tahsini, ishte nga ata njerëz të mëdhenj, që rrallë nxjerrin shekujt dhe epokat”.

Libri “Ju nderoj” vijon me recensën në kujtim e nderim të prof.dr.Murat Gecaj, autor i librit “Filologë që nuk harrohen”, por dhe autorë i dhjetëra librave dhe i qindra  artikujve informues, social-kulturorë, artistikë e shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit. Ndërkaq vjen një artikull i gazetarit Ibrahim Hajdarmataj, i cili përshkruan ngrohtësisht vlerat e veprimtarive të Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë me Kryetare znj. Yllka Beçi dhe Sekretar të Përgjithshëm prof. Murat Gecaj. Një nderim i veçantë i bëhet në këtë libër shkrimtarit Fiqiri Shahinllari dhe librit të tij me tregime “Brenga shpirti”. Me po atë emocion portretizohet poeti Sotir Lashova, i cili jetoi për një kohë në SHBA dhe ndërroi jetë atje, por që, siç shkruan prof. Hektori, “Lashova ishte fizikisht larg, por mendjen e zemrën i kishte natë e ditë në Shqipëri”. Të bënë të ndalesh pak më gjatë tek artikulli pikant “Tomorr” – poeti Xhevahir Spahiu”, artikull në të cilin prof.Hektori përshkruan mbresat e tij  për librin “Sfida e poetit”, shkruar nga gazetari dhe studiuesi i paharruar dr. Nuri Dragoj.

Kreu i dytë i librit “Ju nderoj” përmbledh “Komente dhe recensa për autorë dhe libra”. Çelet me artikullin e gazetarit të njohur Fran Gjoka, i titulluar  “Aktualiteti përmes ngjarjesh jetësore”, ku gazetari shkruan përjetimet e  tij rreth vëllimit me tregime “Legjenda e dashurisë së përjetshme” të Hektor Veshit. Ndërkaq, ka origjinalitet recensa për librin “Në gjurmët e një didakti” të prof.dr.Njazi Kazazit, i cili ia kushton këtë libër Didaktit Gjurmëlënës prof.dr. Shefik Osmanit”. Vijnë me radhë artikujt njëri më interesant se tjetri, sidomos, lexuesi ndalet te përjetimet rreth romanit   “Princesha” mbi “fatin” e hidhur të grave që mund të ndryshohet apo recensa tjetër reth librit “100 personalitet më të shquar të njerëzimit”, një libër ky i përkthyer nga prof. Ilinden Spasse, e ku lexuesi merr një kulturë të gjerë për njerëzit e mëdhenj që kanë pasur ndikime në shoqërinë njerëzore; kurse është tërësisht jetësor artikulli  ditari “Dëshmi me dritë” i së resë Evgjeni Poloska,  ku përkujtohet me anë të këtij artikulli, 60-vjetori i aksionit të rinisë për ndërtimin e  rrugës Kukës-Peshkopi, 65 km. Ndërsa, shprehen mendime dhe arritje studimore,  pedagogjike dhe letrare të prof. Hektor Veshit, kur analizohet vepra e tij “Përballë gjakmarrjes” nga V. Kona e ku shkruhet se libri “Përballë gjakmarrjes” është një kambanë e fuqishme alarmi për shoqërinë, për shtetin dhe politikën, për institucionet arsimore e social-kulturore që e kanë forcën dhe mundësinë t`i thonë më në fund ndal këtij atavizmi shekullor, këtij fenomeni ogurzi që errëson, shëmton dhe gjymton rëndë shoqërinë shqiptare”. Një analizë realiste dhe plotë vlera i bënë librit “Përballë gjakmarrjes” edhe prof.dr.Pajtim Bejtja, i cili ndër të tjera nënvizon se ky libër “mbart një shqetësim e një dhembshuri të thellë dhe një thirrje publike prindërore e qytetare të autorit drejtuar shqiptarëve kundër gjakmarrjes…Lëreni me kaq gjakmarrjen, lëreni, lëreni!”.

Një kapitull tjetër tërheqës, është ai i titulluar  “Krijuesit ushtarak” e ku prof. Hektori merr në analizë dy libra të dr. Arqile Veshit, njëri me titull: “Gjenocidi nazifashist dhe kolaboracionist kundër popullit shqiptar” 7 prill 1939 – 9 maj 1945 dhe tjetri me titull “Qëndresë heroike e të burgosurve, të internuarëve e të ekzekutuarëve  politik shqiptarë ndaj pushtuesve nazifashistë e kolaboracionistëve” 7 prill 1939 – 29 nëntor 1944. “Arqilea, – nënvizon autori, – nuk ishte historian  kur mori përsipër të përgatiste njërin pas tjetrit të dy librat. Po puna me përkushtim e me dashuri ndaj popullit, të kaluarës plot sakrifica e vetmohim dhe rruga e ndjekur drejt synimeve të larta për liri, e frymëzuan për t`ia dalë në krye…Si vëlla, -vijon prof.Hektori, – ndihem krenar për krijimtarinë e vyer shkencore politike e publicistike e më gjerë, që na la dr.Arqilea.” Këtë artikull e shoqëron edhe lajmërimi i hidhur i prof.dr. Hektorit për ndarjet nga jeta të vëllait të tij të paharruar dr.Arqile Veshi, i cili la pas një emër dhe një familje të nderuar e të respektuar. Siç nënvizohet me të drejtë, “Dr. Arqile Veshi ishte një kuadër i devotshëm dhe qytetar shembullorë, që tërë jetën nuk iu nda punës në shërbim të interesave të popullit e atdheut.” Po aq mbresëlënës është dhe  artikulli në formë letre, që ka autorë Hektor dhe Vasilika Veshi, drejtuar z. Zyber Gjoligu për romanin e  tij “Zhgënjimi”, sikurse, interesant është edhe artikulli “Shënime hyrëse për tre libra të shkruara nga z. Kadri Shametaj: “Krahina e Lopësitë në rrjedhën e historisë”, “75 vjet në këmbë-përvjetor mbresëlënës” dhe Libri i hapur: “Dëshmorët e Shqipërisë”. Ndërkaq, prof.Hektor Veshi shkruan artikullin “Pesë nga seria e librave të shkruara nga z. Qirjako Dhima”, ku me ndjenjë respekti e mirënjohjeje shprehet për kuadrin e  lart të aviacionit shqiptar Qirjako Dhima, i cili me librat e tij i përcjellë kohëve mesazhe plot vlera të veprimtarisë së aviacionit dhe aviatorëve shqiptarë. Tregohet njohës i thellë i letërsisë prof. Hektor Veshi në artikullin “Kronikë familjare – ngjarje, kujtime, mbresa”, mendime për librin e  z. Gjon Bruçi. Origjinaliteti i këtij artikulli mendoj se qëndron në faktin se prof.Hektor Veshi u kujton lexuesve se janë të mirëpritur gjithnjë shkrimet e shkruara shkurt, por plotë mendime të vlefshme.

Kreu III i librit titullohet “Autorë dhe frymëzime nga “dashuria e çdo moshe”, i cili nis me recensën që prof.Hektor Veshi i bënë librit “Çorraj, traditat dhe njerëzit e tij”, të shkruar nga z. Jorgo Mëlica, personalitet i kulturës shqiptare. Ndërkaq, kapitulli vijon me artikullin “Mihal Kopali, mësuesi i parë 1931: “parathënie poetike” për projekt – historikun e fshatit,1971, e ku pasqyrohen edhe krijime poetike të këtij mësuesi kushtuar fshatit, historisë së tij dhe bijëve që luftuan për liri. Të mbetet në mendje artikulli “Poetët që u kënduan dëshmorëve me fjalë shpirti, janë përjetësuar si ata” e ku, me ndjenjë respekti e krenarie, prof. Hektori përmend: poetin popullor Kristo Qirjaqi, nënë Husnon, që ishte vrarë djali në luftë, poetin e njohur Viktor Qurku. Po ashtu, ai përmend me emocion edhe një bejte të kënduar nga babai i tij Mite Veshi, në një nga festat e çlirimit të atdheut. Me nderim shkruan prof.Hektori edhe për  bashkëfshatarin e tij Jorgo Koka “I kantiereve” e mpreh lapsin si poet”, e ku mes të tjerash citon edhe vargje të këtij poeti ndërtues për heronjtë dhe veçanërisht për heroinën legjendare Maro Konda. Është tërheqës artikulli  “Fjala përshëndetëse z. Koço Nika, autor i romanit “Zhgënjimi i agjentit”, 3 vëllime, e në vazhdim edhe një skicë letrare e shkruar bukur. Doemos që, s`mund të rrinte pa shkruar prof. Hektori edhe për shkrimtarin e nderuar e të paharruar, mikun e tij Skënder Hasko, por dhe për miq të tjerë, të mërguar në vende të ndryshme të botës.

I sinqertë deri në fund, prof. Hektori vlerëson poeten mjeke Adriana Dhrami, e cila i këndon me ndjenjë fshatit të saj Çorraj. Vijojnë artikuj të cilët kanë në qendër të tyre artistë popullorë, shkrimtarë, kuadro ushtarakë, mërgimtarë, sikurse tërheqin vëmendjen recensa e prof. dr. Ilinden Spasse për librin e prof. Hektorit “Blerim e brengë’, po ashtu shkrimi plotë jetë i Fiqiri Shahinllarit; letra përshëndetëse e padërguar për autorin z. Petro Prifti, teksa vijon libri poetik “Rruga e jetës” i z. Thoma Koka. Krijojnë emocion përgëzimet që i bëhen prof. dr. Hektor Veshit për krijimtarinë artistike nga dr. Fejzi Koçi, ish/zëvendësministër i arsimit, letra e urimit për librin “Legjenda e dashurisë së përjetshme” e dërguar nga Kozeta Mero, apo dhe nga Minello Prifti, Kastriot (Aliaj) Rexhepaj, Hasan Disha… Libri mbyllet me një tjetër recensë të prof.dr.Ilinden Spasse, kësaj radhe për librin “Legjenda e dashurisë së përjetshme”. Recensa është e shkruar në formë letre ku shfaqet standardi i lartë letrar i prof. Ilindenit dhe sinqeriteti i tij në vlerësimin e  tregimeve që përmban libri.

 

Thuajse në mbi 300 faqet e tij, libri “Ju nderoj” përcjellë te lexuesi mesazhin e madh se njerëzit që i përkushtohen atdheut dhe i shërbejnë atij, janë gjithnjë të nderuar dhe të respektuar, ata mbeten në kujtesën e popullit si kontributorë që ia shtojnë vlerat, bukurinë dhe madhështinë atdheut. Asgjë nuk shkon kot nga puna dhe mundi i tyre.

Lexuesi merr një informacion të vlefshëm për shumë nga personalitetet e kulturës, të shkencës,  të pedagogjisë dhe të gazetarisë. Nisin ato me dijetarin e madh shqiptar Hasan Tahsini dhe vijojnë me profesorët e nderuar Bedri Dedja dhe Pandora Dedja, Shefik Osmani dhe Urti Osmani, Mark Vuji, Mihal Kopali, Vasfi Semimi, Murat Gecaj, Yllka Beçi, Nuri Dragoj, Arqile Veshi. Sikurse dhe për profesorët e njohur të pedagogjisë, të gazetarisë dhe të fushës së studimeve: Pajtim Bejtja, Ago Nezha, Njazi Kazazi, Fejzi Koçi. Për shkrimtarët e njohur: Sterjo Spasse dhe Ilinden Spasse, Xhevahir Spahiu, Viktor Qurku, Skënder Hasko, Fiqiri Shahinllari. Por dhe për shkrimtarët dhe poetë  si: Sotir Lashova (Nuni), Mane Alikaj, Evgjeni Poloska, Petro Prifti, Thoma Koka, Zyber Gjoligu, Kadri Shametaj, Qirjako Dhima, Gjon Bruçi. Për disa nga krijuesit e fshatit Çorraj: Kristo Qirjaqi, Nënë Husno, Mite Veshi, Jorgo Koka, Koço Nika, Adriana Dhrami. Për gazetarët Fran Gjoka, Ibrahim Hajdarmataj. Për lexuesit e vëmendshëm dhe të respektuar Kozeta Mero, Minello Prifti, Kastriot (Aliaj) Rexhepaj, Hasan Disha etj…

Libri “Ju nderoj” mund të themi se ngjason me një mozaik të bukur dhe tërheqës, ku gërshetohen stile të shkrimtarisë, gazetarisë dhe të lexuesve të thjeshtë. Brenda tij gjen në harmoni të plotë konsiderata, vlerësime e fragmente letrare, vargje poetike, stil gazetarie, metoda të vlefshme studimore. Teksa mes tyre, lëvizin lirshëm portrete njerëzish të respektuar, episode, rrëfime, shprehje të respektit reciprok  mes krijuesve, studiuesve  dhe lexuesve.

Në libër, lexuesi do të gjejë edhe mendimin e lartë pedagogjik, edhe shkrimtarinë e zgjedhur, edhe rrëfimin e thjeshtë, teksa gjatë leximit krijohet përshtypja se je ulur në një tavolinë pranë e pranë me prof.dr.Hektor Veshin (duke ruajtur distancën e  pandemisë) dhe, duke ndjerë së bashku me shijen dhe aromën e kafes, edhe kënaqësinë e bashkëbisedës plotë vlera jetësore, shkencore, artistike, kulturore dhe atdhetare. Aty takon dhe bisedon  natyrshëm: edhe me akademikun dhe profesorin e madh të pedagogjisë, edhe me mësuesit e thjeshtë; edhe me shkrimtarë të rangut kombëtar, edhe me krijues popullorë e lexues, të cilët i lidhë mes tyre dashuria për dijen dhe librin, i lidhin vlerat dhe dashuria e madhe për atdheun dhe kombin.

Libri është i shkruar me një gjuhë të pastër, ku shfaqet talenti i autorit si shkrimtar, prozator dhe studiues i kualifikuar. Libri ka një pasuri të madhe figurash artistike, fraza të rrjedhshme dhe tërheqëse, dialogje, vargje pikante, fjalë të urta dhe shprehje të zgjedhura frazeologjike popullore, që motivojnë ide dhe qëndrime apo pasqyrojnë vlerat e mëdha folklorike të popullit tonë.

Te libri “Ju nderoj” autori nuk ka mahninë të zgjedhë dhe të veçojë tipa dhe karaktere, ai i shfaq ata ashtu siç i ka njohur në jetë, realisht, pa lajka dhe pa zbukurime. Mund të themi se prof. Hektor Veshi, në fillim e në fund të këtij libri, shfaqet origjinal, ai është vetvetja. Te personaliteti i tij, te puna e madhe krijuese  e studimore, sintetizohet bukur shprehja “që, shpesh herë i kërkojmë vlerat jashtë dhe larg nesh, kurse ato i kemi fare pranë.”

Si përfundim do të thosha se vlerat e këtij libri i kalojnë të zakonshmet, edhe për faktin se janë shkruar nga një mendimtar i urtë, përfaqësues dinjitoz i dijes, i shkrimtarisë dhe i kulturës shqiptare, me një emër zotnie: Hektor Veshi.

 

blank

KUVEND PËRURIMI – Nga Kadri Tarelli

 

Dy libra të Vilhelme Vrana-Haxhiraj

Në ditët e fundit, të Marsit, 2021, në qytetin e Vlorës u organizua një kuvend letrar, kushtuar dy librave të znj. Vilhelme Vrana-Haxhiraj-: “Elitat e mohuara, krenari e kombit” dhe më i fundit, libri “Pa limit”, Esse dhe publicistikë. Nismëtar dhe rganizator ishte z. Bujar Leskaj, dashamirës i letërsisë dhe artit, i cili edhe më parë ka organizuar takime dhe përurime të tilla, për këtë autore të nderuar vlonjate. Ishte një takim që mori ngjyra festive, brenda kornizës kufizuese që na ofron kjo kohë e trishtë pandemie. Ai meriton falënderim dhe mirënjohje, sepse edhe në këto kohë të vështira, merr guximin të vlerësojë figura, që nderojnë Vlorën dhe mbarë kombin.

Takimin e çeli moderatori Fitim Haxhiraj, mjeshtër i fjalës dhe spektaklit, i cili pavarësisht moshës, drejtoi këtë kuvend si një dhjalë i ri.

Mes të ftuarve, nga Tirana nderoi kuvendin, Dr. Mujo Buçpapa, drejtor i gazetës kombëtare, letrare-artistike “Nacional”, i cili përshëndeti të pranishmit. Në fjalën e tij, si njohës i mirë i të gjithë krijimtarisë së Akademikes Vranari, u përqëndrua në krijimtarinë e saj të pashoqe, si sasi dhe cilësi, ku spikasin vlerat letrare, filozofike, historike, atdhetare e demokratike të autores.

Këtë kuvend librash, e përshëndetën edhe miq nga Durrësi: Shpendi Topollaj, shkrimtar, studiues, kritik letrar, dramaturg. Më pas Kadri Tarelli, Faslli Çekaj, Përparim Manaj. Mes tyre përshëndeti edhe diplomati Spartak Topollaj, i cili këto kohë ndodhej në Vlorë.

Pati shumë diskutime, aq sa takimi u shndërrua në spektakël letrar e shkencor, pasi u recituan edhe poezi të vetë Autores “Vivra”, por edhe krijime të të tjerëve. Po rendis disa prej tyre:

– Znj. Dajana Mersini, e cila pasi u vetëdeklarua se kush ishte, tha:  Jam  autorizuar nga redaktorja e librit, Znj. Lejla Gorishti, e cila për arsye shëndetësore nuk mund të marrë pjesë,  që të lexoj Referencën e librit studimor “Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekujve”

– Kryetare e LDGH. Vlorë, znj. Alta Haluci. E cila pas fjalës përshëndetëse recitoi poezinë “Sa do të doja”, fituese e çmimit të parë në Itali, poezi, që është  futur në Antologjinë Botërore (2010-2012), mes 102 autorëve nga e gjithë bota.

– Rainhard Haxhiraj, nipi i autores, që nuk i ndahet gjyshërve në çdo takim, përshëndeti auditorin dhe gjyshen e tij të dashur, me poezinë  e saj, “Rrënjët”- fituese e çmimit të Parë Ndërkombëtar  në Itali (2009).

– Tubimin e përshëndeti në mungesë, poeti Albert Habazaj, poezinë e të cilit “Princesha e letrave shqipe në Vlorë“,  e deklamoi znj. Ermela Braha.

– Znj. Ester Sharra recitoi poezinë e autores Vranari. ” E vërteta , sipas Luis Borges!”.

Me këtë rast edhe unë i kushtova pak fjalë vlerësimi, librave dhe këtij kuvendi festiv:

Kam kënaqësinë dhe nderin tu përshëndes të gjithëve që merrni pjesë në këtë kuvend ku flitet për librin dhe autoren Vilhelme Vrana-Haxhiraj, të cilës po i uroj nga zemra: Jetë, shëndet të mirë e vullnet të fortë, për krijimtari të bukur në dobi të kulturës dhe historisë së kombit.

Me “Vivrën” jam njohur vonë në Durrës, rreth shtatë vite më parë, 2014, kur iu dorëzua një çmim nga Shoqata atdhetare “Migjeni” që vepron në Suedi. Ishte një çmim konkursi poezie. U bëmë miq, vetëm atëherë kur unë fillova të njoh veprat e saj, që përveç artit të fjalës dhe forcës së mendimit, më tërhoqi studimi i thellë, argumentimi shkencor dhe shpirti atdhetar e kritik ndaj çështjes sonë kombëtare. Tipar ky, që rrallë po e ndesh në letrat dhe letrarët e kohës që po jetojmë.

Tani them se jam me fat që njoha një zonjë të madhe, ose siç e quaj në një poezinë time: “Princeshë nga rrënjët, mbretëreshë në letra”. Kadri Tarelli. “Koha në vargje”. Poezia “Vivra je vullkan”.

Cilido që  lexon këto libra dhe futen në brendësi të tyre, ndjejnë një krenari të ligjshme, duke menduar se ende paska shqiptarë idealistë, që mendojnë e punojnë për shqiptari. Dhe unë i bashkohem këtij lexuesi, dua të them se jam një prej tyre, që ndjej dhe jetoj me shqetësimet dhe brengat e autores, kur bëhet fjalë për problemin kombëtar, ku pyetjet e shumta nuk gjejnë përgjigje dhe askush nuk merr mundimin të paktën të diskutohen e më pas të futen në udhën e zgjidhjes.

Megjithatë, puna dhe vepra e “Princeshës” sonë, diku ka trokitur dhe dikush ka hapur derën, duke shtyrë institucione të ndryshme si brenda e jashtë vendit të bëjnë aq shumë vlerësime duke dhënë tituj dhe medalje. Për ilustrim, veç titullit “Mjeshtre e madhe e punës”, unë po kujtoj vetëm dy të fundit: “Emblema diplomatike e Durrësit”, nga bashkia Durrës. 24 tetor, 2019, dhe ”Ikonë e letërsisë botërore”, nga Akademia e shkencës, letërsisë dhe Arteve Indiane. 25 maj, 2020.

Të them të drejtën, unë njoh vetëm një pjesë të kësaj krijimtarie të gjerë, në veçanti atë filozofike dhe historike. Diku kam bërë edhe shkrime vlerësuese, madje edhe hyrjen e librit “Elitat e mohuara, krenari e kombit”, libër që e cilësova si kryeveprën e saj, duke e emërtuar “Një enciklopedi” për kulturën shqiptare, qëllimisht të lënë në harresë. Mendova se kisha të drejtë.

Por pak muaj më parë, shtator 2020, doli në dritë libri “Autoktonia e Shqipërisë jugore, enigma e shekujve”, që i shtohet numrit prej rreth 60 librash, të botuar brenda 25 vjetësh nga kjo autore.

Kur mbarova së lexuari këtë vepër të re, e pranoj se kisha gabuar dhe po gaboj përsëri, sepse Vivra nuk po ndalet, duke na sjellë botime dhe studime të reja. Gjykoj kështu, pasi në këtë vepër bëhet fjalë për një studim shkencor historik të thelluar, që ka të bëjë me rrënjët dhe origjinën e iliro-shqiptarëve, si problem i pazgjidhur përfundimisht, më shumë i papranuar qëllimisht nga katedrat akademike shqiptare, që si murg manastiri pranojnë heshtjen, më pas edhe katedrat e rajonit të Ballkanit dhe të botës, që nuk heshtin, por ne s’i lëvizim dot.

Që në fillim dua të nënvizoj qëllimin e autores, si pikënisje e gjithë kësaj punë voluminoze: “Unë si autore e këtij libri, dëshiroj që të gjitha hipotezat dhe tezat e studiuesve të huaj apo vendas për etnogjenezën, lashtësinë e gjuhës Pellazgo-trako-ilire të popullit tim, shqiptarëve, të bëhet një ballafaqim i detajuar shkencor mes historisë sonë dhe pretendimet (greko-serbe)”. Që këtu, me të drejtë lind pyetja për çdo lexues, ca më shumë për ne shqiptarët: Pse ky shqetësim? Përgjigjen e gjejmë në faqet e këtij libri, sepse heshtet qëllimisht. Shkakun e mësoni duke lexuar dhe mbajtur shënim.

Më pas, si mësuese dhe  “Misionare” e dijes dhe edukimit, shton një porosi tepër të vyer për të gjithë ne shqiptarët: “Nëse fëmijët i rrisim dhe i edukojmë me dashuri për atdheun, atëherë ata duhet ta njohin atë qysh nga zanafilla e jetës mbi këto troje”. Është një porosi që vjen që nga rilindësi i ditur Sami Frashëri, dhe që duhet ta mbajmë në qafë si hajmali: Dituria sjell në jetë dhe ushqen atdhedashurinë, dhe të dyja së bashku e shtyjnë njeriun përpara, e mësojnë atë të punojë për të mirën e tij e të shoqërisë”.

Unë mendoj, se botimi i këtij libri është një pasuri kombëtare, punë që ka ngrënë kohën e 50-viteve, pra një durim skllavi e kurriz hamalli, më tej vullnet e përqendrim shkencëtari, për të grumbulluar dhe situr hollë materialin historik. Libër i shkruar për të bindur veten për ato çka do të thotë, njëkohësisht t’i bërtasë edhe botës të mbajë vesh, se duhet dëgjuar edhe zëri i studiuesve shqiptar, sepse edhe ata kanë ç’të thonë për rrënjët e shqiptarëve dhe paraardhësve tanë Ilirët, e më tej të shtyrë në kohë, Pellazgët.

“Të shkruash histori do të thotë ballafaqim me të vërtetën historike”, ngulmon autorja, duke vazhduar: “Pasurimi i historisë është detyrë dhe atdhetari”. Këto dy thënie tingëllojnë si kambanë në vesh të shurdhët të botës akademike Shqiptare, sepse nuk na e ka fajin bota, kur ne jemi memecë apo gjuhë lidhur. Çdo lexues do të vërejë se, shpesh nëpër faqet e librit, autorja shtron pyetjen: Ç’ bën akademia jonë? A i dëgjon dhe a i përfill dijetarët shqiptarë, duke nënkuptuar, se zëri i institucionit është më i fuqishëm se zëri i një individi, sado i fortë qoftë.

Autorja me të drejtë ve në dukje përpjekjet, do të thosha sulmet agresive të fqinjëve, që prej qindra vjetësh përpiqen të mohojnë rrënjët e shqiptarëve dhe rolin e tyre në këto troje. Madje nuk kanë të ndalur edhe në këto kohët e fundit.

Besoj se më lejohet të hamendësoj, siç mund të hamendësoni edhe ju: Ç’do të bënin qarqet akademike të fqinjëve, sikur këto gjetje t’i gjenin brenda  kufijve të tyre? Jam i bindur se edhe Hënën dhe Marsin do ta zbrisnin në tokë dhe lajmet do të mbushnin ekranet e botës. Më e pakta punë: do ta “Vidhnin” historinë tonë, siç kanë bërë me kohë. Është një plagë e hapur herët, por që dhemb edhe sot.

Është lexuesi ai që bën vlerësimin e çdo libri, por me ç’ kam lexuar në rrjetet sociale, ka shumë pena të fuqishme që kanë folur me superlativa për këtë libër. Më vjen mirë që edhe unë jam i një mendje me ta.

Sot po ndjehem dy herë i vlerësuar, pasi janë puqur dy gëzime në një ditë, përurim i dy librave. Ndaj po i drejtohem znj. “Vivra”:

– “Besoj se kur të festosh 100-vjetorin, do të mblidhemi përsëri kështu siç jemi sot e të kuvendojmë për librin e 100-të”.

Faleminderit dhe suksese!

Miqësisht dhe mirënjohje!

Kadri Tarelli

Vlorë më: 27. Fillim pranvere. 2021.

blank

blank

blank

blank

PËRQAFIM I FLLADIT DHE FLETËS – Nga ATDHE GECI

Lexim i librit të Idajet Jahaj, “Argjendarët e metaforës”.
Atdhe, kur fillon të mendojë Perëndia e shqiptarëve?
Fatos Arapi
Poezia shqipe zanafillën e vet e ka në antikë, në ishujt e Mesdheut shqiptar të Egjeut, Jonit dhe Adriatikut. Vlora e tokës, detit dhe diellit është një muzë e veçantë e gjaklindjes së poezisë shqipe. Vlonjati dhe vlonjatja edhe në antikë kanë qenë të bukur, të dashur, krijues. Dashuria është lindur bashkë me dheun, qiellin, yjet, detin, hënën, barin, lulet, ullirin, kumbullën dhe verën. Me dashurinë dhe frymën e saj janë krijuar argjendarët e fjalës së bukur dhe të metaforës.
Shqiptarët, duke qenë banorët e pare pas shkrirjes së akullnajave, nuk e patën të zorshme të shpërthenin frymën e së bukurës nga kraharori i përflakur i të dashuruarve. Atdhetari, poeti dhe studiuesi, Idajet Jahaj, banor i tokës së lashtë dhe modern të Arbërit, i bëri një gjetje të bukur, plorit me plis të studimit të tij, për dy miqtë poet të Vlorës së Thotit dhe të Zeusit, të poetëve të shquar të letërsisë sonë kombëtare, Ali Asllanit dhe Fatos Arapit.
Ç´krijim të bukur krijojnë dallgët e ndjenjave intime në shpirtin e poetit, Ali Asllani, shprehet Idajet Jahaj për vargun antologjik të Aliut, “Në gostinë e zotave”. Autori i lbrit, “Argjerndarët e metaforës”, poeti dhe studiuesi, Idajet Jahaj, me shumë përkushtim qëmëtoi dhe përzgjedhi posi një filigranistë i vërtetë metafarat e dy poetëve të mëdhenj shqiptar, Ali Asllanit dhe Fatos Arapit për të hapur rrugën e një Antologjie të Argjendarëve të Metaforës edhe për poetët e tjerë shqiptarë.
Libri i poetit dhe studiuesit, Idajet Jahaj, “Argjendarët e metaforës” është një prurje e re vlerëmadhe për letërsinë tonë të bukur. Gjuha kozmike e dy poetëve vlonjatë e tëra është e figurshme. Te Ali Asllani ka një metaforë gjithëbotërore. Vashë e dashurisë, shprehet Aliu, është “Gostia e Zotit në tokë”.
Në fakt Aliu ishte poet i madh i dashurisë dhe, i ndjenjave intime ndaj mrekullisë- vashë të dashurisë, shkruan Jahaj. Vargu poetik, që vasha e dashurisë është “Gostia e Zotit në tokë” është varg i florireve të rralla jo vetëm në metaforën e letërsisë shqipe por edhe në at´botërore. Ky varg antologjik i ardhë nga muza e mendjes dhe shpirtit të Aliut, është një krijim brilant i metaforës në letërsinë shqipe..
Vargun “art poetik” të Ali Asllanit: “Hënë e ngrënë bëhet prapë”, e kam lexuar shumë herë shprehet studiuesi, Jahaj.. Këtë varg poezi e kam memorizuar në fron të kujtesë shkruan Jahaj. Një djalë i kërkon vashës së dashurisë ta puthë, por ajo nuk e lejon diku tjetër, veçse në buzë, se “hënë e ngrënë bëhet prapë”! Sa figurë e ndritshme, e kulluar, e artë si hëna! Por edhe plotësisht e ngjashme me’të, me buzët e vashës që ndjekin ciklin e hënës!
Aty po,
Hënë e ngrënë bëhet prapë;
Bëj si di e bëj si do!
Ky varg magjik nuk më shqitet kurrë nga kujtesa. Buzët e vashës, dy gjysmë-hënëza! Ato djegin, dehin, vezullojnë dhe bëjnë dritë. Po, po, buzët e hënës së ngrënë janë buzët e vashës së dashurisë. Poezia e Ali Asllanit shprehet studiusi, Idajet Jahaj e tëra është argjend e art metafarash.
Janë bërë shumë studime për poezinë e tij të veçantë e të thellë; janë kapur shumë objekte vëzhgimi, por për imtësinë e detajeve, siç është simboli i lotit, nuk janë bërë. Ky detaj, i imtë në dukje, por i thellë në shprehje, është i veçantë për këtë poet. Ai e ka përdorur këtë emër, këtë objekt, këtë dukuri, si simbol të reflektimit e të përcjelljes së përjetimeve të tij, të ndjenjës së madhërishme të dashurisë. Ah, ky mall, ky mall i çmendur! Loti si “kryepajë”në poezinë e Aliut, reflekton të sotmen, por edhe kujtimet, gjurmët, motin e shkuar… të dashurisë. Dhe vazhdon:
… Lermëni t’ju qaj me lot,
Sepse femra del nga brinja-
Urdhëron i madhi zot!
Poetët thotë studiuesi Idajet Jahaj nuk kanë nevojë për përmendore. Vargjet e tyre janë vet përmendoret.
Faqehënë e faqediell, ah, ky vendi ynë me qiell!
Libri i poetit dhe studiuesit Idajet Jahaj,“Argjendarët e metaforës”, është si një “Zog zjarri”, për letërsinë tonë të bukur. Shkrimtari kombëtar Fatos Arapi në penën e studiuesit Idajet Jahaj, flet ashtu si flet dheu, deti dhe dielli. O t´i që ke rendur gjithnjë para vdekjes”-
Shqiptarët në këmbë e kalojnë
Akerontin e tyre prej gjaku!
Libri i poetit dhe studiuesit, Idajet Jahaj, “Argjendarë e metafarës”, lirisht mund të quhet “Art poetik”. Fuqia e metaforave të këtij libri shkon përtej largësisë dhe gjerësisë së kozmosit autokton shqiptar.
… U linda buzë-ngjyer me vdekje!
Ky togfjalësh metaforik tronditës, balzakian, dëshmon talentin e rrallë të poetit, Fatos Arapi.! Më pas, këtyre tablove të një realizmi tragjik, ai u shton edhe dy vargje të tjera, të thjeshta në ndërtimin e tyre, por me një domethënie të madhe:
Te shkalla e ministrisë,
Një atdhe i mërzisë!
Është nga ata dyvargësh që përflak shekullin me dramacitetin e vet. Me konçizitetin, thjeshtësinë dhe vizionin proverbial!
Fatos Arapi, shprehet studiuesi Jahaj, nuk ndoqi rrugën e disa poetëve të tjerë, shpesh herë të mëdhenj, të cilët i thurën lavde pushtetit që diktonte jetën në këtë vend! Nga ky absurditet ai shpëtoi. Dhe shpëtoi nga mrekullia që zgjodhi t’i shërbente vendit të vet, me militantizmin qytetar, kritik, duke rrënuar rrënuesit!
Te shkalla e fundit e ministrisë
Atdheu s’ ngjitet dot!…Po ky
atdhe të ka mbetur, nuk ke ç’ bën!
Sarkazëm të rrallë, therëse:
…Taka e sekretares- vula ministrore mbi ty!
Fjala “ty” është çdo njeri, është populli që dergjet në mërzi nga shtypja apo funksionimi i keq i shtetit. Këtë shtypje e pëson së pari njeriu i thjeshtë, e kjo është masa dërmuese e njerëzve. Pra, vula e takës së sekretares mbi kokat e këtyre njerëzve!!!
Poeti përsëri bën pyetje që nuk kërkojnë përgjigje, por reflektim: “Ku është ai, atdheu, hijerëndi, i pavdekshmi, i mençuri, i vuajturi, tragjiku?”
Dhe vijon: “I pikëlluari im? I papërsëritshmi, diellori i përzishëm”? Dufi i poetit gjëmon si një Vezuv për lëngatën. Pra, siç e shikojmë, këtu përplasen dy duhi ndjenjash: bukuria e atdheut, si krenari e ligjshme, ekzistenciale, e çdo banori të kësaj toke, dhe: kritika ndaj gjendjes së keqe të tij prej shkaktarëve. Më pas poeti shkruan vargun sublim:
“ Në kraharorin e tij (atdheut) i futa zemrën time !
Për t’i dhënë pak jetë, gjak nga gjaku i tij. I tillë është poeti- misionar. Ky është mision heroi. Nuk ka lartësi më të madhe nga ky flijim. Poeti pyet;
“A filloi të mendojë perëndia e shqiptarëve?”
Atdheu ka sy të trishtuar. Dashuria e tij të çmend. Është buka e uritur. Nuk e ngop dot. Është ëndërr, ankth e shpresë e sfilitur. Varr i hapur! Njerëzit shkojnë një jetë drejt tij. Loti mbyt lotin fat-vrarë. Në një pikë loti lirinë e lind. Ai- i vogli, i vogli, hyjnori i pavdekshëm, …loti…”
Atdheu është dhembje, është dhembje,
Një prill i pikëlluar në shpirt;
Atdheu është kryqi, është kryqi,
E mban edhe të mban ty në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar,
Kartolina Adriatike e Fatos Arapit shprehet studiuesi Jahaj, brenda ka një “Zog zjarri”. Ky “Zog zjarri” i Vlorës”, pi dritën e yjeve dhe të hënës në det, dritën e erërave dhe shtangë stuhitë kalimtare të kohërave.“Unë e Joni shkruan Fatosi, jemi rritur me njëri-tjetrin. Llogoraja lëshon valë malli”. Sigurisht, për të soditur si duhet këto magji, poetit i duhen dy palë sy: të tijët dhe të së dashurës. Ligjëron për këto vise: “Ti pengohesh nëpër fole yjesh, të zgjosh e të trembësh zogjtë qiellorë”. E gjithë kjo simfoni, i jehon në shpirt si dhimbje malli, kudo ku ku vete. Si në atë dyvargëshin e famshëm të bashkëqytetarit të tij të madh, Ali Asllanit:
E kudo që isha e kudo që jam,
Këng’ në buzë të kisha, lot në sy të kam!…
Dhe përqendrohet te pema e ullirit, si simbol i natyrës vlonjate. Tek ajo- e shenjta pemë, e shtrenjta pemë, poetikja pemë, me gjelbërim të përhershëm. Aq shumë e hedhur si vello e blertë në unazën rrethore të kodrave, në lugje, shpate e sheshe, sa që duket sikur ky dru hyjnor gishtin e parë të mbirjes e ka pasur këtu, në këtë bregdet magjik. Këto imazhe të përcjellin vargjet e ndritshme të Fatos Arapit, të cilët e simbolizojnë sa e sa herë ullirin, për qytetin e diellit e të valëve. Thotë me ngazëllim:
Vlorë, pa ullinj të gjelbër si mund të jesh Vlora?
Fatosi ka shumë thënie për veten e tij e për të gjithë poetët. Çfarë qenieje është poeti në racën njerëzore? Në jetën e popullit e të kombit të vet? Në elitat krijuese?
… Unë- bleta e tragjedisë sime,
mbledh pjalm
në çdo degë të shpirtit.
“Ç’janë poetët?- pyet Fatosi. Dhe përgjigjet: “Janë dritëza trishtimesh ndër gishtërinj”. Duket sikur gishtërinjtë e tyre janë lyer me varakun e hënës apo me fosfor xixëllonjash. A ky është cingari që “thithin” poetët dhe që u le shenja në gishta?!… Edhe një esencë fare e përlotshme:
Nga xhepat e gërryer të tyre
poetëve u rrëzohet vetvetja!
Një e vërtetë ngjethëse. Ky është fati i gjithë poetëve të botës: varfëria ! Ata janë pasanikët e letrave e të vargjeve, por jo të financës së xhepit! Poetë shprehet studiuesi Idajet Jahaj, janë “kushërinjtë” e Diogjenit?! Që me fener në dorë, në mes të ditës, midis njerëzve, kërkojnë NJERIUN ? Po, poetët e gjithë botës janë Diogjenë. Gjithmonë ura-lidhës midis së shkuarës dhe të ardhmes. Këto mendime vijnë ndër mend kur lexon aforizmat metaforikë të poetit Fatos Arapi.
Poetët shpejtojnë të vdesin e s’ dinë se ku !
Tragjedia është atdheu i vërtetë i poetëve !
Janë heronjtë apo viktimat e këtyre tragjedive? Ata shuhen ngadalë, ashtu si “qiriri” naimian. Por, më në fund, si një afrim tokësor i filozofisë ekzistencialiste, poeti jep fushqetën e përditshmërisë, por që lidhet me epokën:
“Kënga është atdheu qiellor i pavdekësisë së poetëve.
Poezia këngë, poezia varg, poezia vjrshë, janë ylberet figurativë, shtrëngatat romantike në pëlhurën poetikeata i flasin kohës, brezave, të shkuarës e të ardhmes.
Sikur qielli të ishte letër,
Edhe deti të ishte bojë…
Kjo poezi e madhe ka jehuar nëpër dekada. Poeti rezervon prushe të bukurisë letrare: “Krahët e mi- prej malli e ere/ u lidhën në qafën e saj/. Ajo, sikurse edhe qyteti i lindjes, janë për ‘të kujtime me erë portokallesh. Sytë e tu- dy liqene të menduar qiellorë”. Shpirt,
Si s’të desha pak më shumë!
Si s’të desha pak më tepër !
S’ ia fal kurrë un´ vetes.
Shqiptarët kanë humbur aq shumë në luftërat për liri, thotë ai në nëntekst, sa që e kanë kapërcyer “Akerontin prej gjaku”! Akeronti ishte lumi që merrte të vdekurit e kësaj jete e i çonte në bregun tjetër, në atë të vdekjes. Ishte i errët nga thellësia, por poeti këtu e bën “lumë prej gjaku për shqiptarët”! Figurë e mahnitshme. Cerberi, qeni roje në hyrje të Hadit (mitologji), e pyet poetin: “A filloi të mendojë Perëndia e shqiptarëve”? Edhe kjo pyetje rrëqeth. Të tilla figura përbëjnë atë që quhet “tmerr I bukur artistik”.
“Argjendarët e metaforës”, Ali Asllani dhe Fatos Arapi vërtetë janë shkrimtarë mëdhenj shprehet atdhetari, poeti dhe studiuesi Idajet Jahaj. Fatosi në një poezi të tij thotë; Ashtu si personazhi i famshëm i Hamletit të Shekspirit, i cili “bisedon” me një kafkë njeriu në duar, duke dhënë kështu mendimet e brengat të tij për shoqërinë, e cila ishte e mbarsur me prapësi. Fatosi thotë për veten:
“… Bisedoj me Fatosin !
Kërkoj veten e s’e gjej.
Eci me arkivolin tim mbi supe”…
Në këtë botë dyzimesh poeti parashikon vdekjen e tij, nënvizon tragjizmin, ndoshta të politikës, e cila, si kanibale, lufton e “ha” kundërshtarë, bashkë me lirinë e të drejtat e tjera të njeriut. “… I menduar, si t’i shërbej vetes? Si të shpëtojë vdekja prej meje ? Nëpër duar mbaj kafkën time”, ashtu si Hamleti ! Ky dyzim vërtitet edhe në “fatin e …fatit” ! “Ja vdekja ime. Merreni ! Do t’ ju duhet. Kapërcej ty e kapërcej veten”. E të tjera për “dy Fatosët”!…
Atdhe Geci, poet
Dortmund, Gjermani
19. 03. 2021
blank

Botohet libri më i ri nga publicistja Sanije Gashi: JETË GAZETARIE, Autobiografi Monografike

Ikona e gazetarisë kosovare, Sanije Gashi, në 55 vjetorin e punës gazetareske, sjell librin JETË GAZETARIE, Autobiografi Monografike. Një libër unik, tejet interesant për lexuesit, ku gazetarja e parë kosovare, me përvojën më të gjatë profesionale, zbulon histori të ndryshme për kohën e dikurshme institucionale në pallatin e shtypit Rilindja, ngërthehen në mënyrë të jashtëzakonshme ngjarjet dhe personalitetet e fushës së medies, shkruar nga një aspekt tërësisht i panjohur, për periudhën kur filloi punën, në kohën kur në Kosovë gazetaria ishte “profesion burrash”. Ky botim është një libër historie në të cilin flitet po ashtu për vitet e okupimit të Kosovës dhe Lëvizjen gjithëpopullore,  ku autorja, veç të tjerash, rrëfen për ditët në burgun e Mitrovicës, takimin me Daniel Miteran, zonjën e parë të Francës; udhëtimin zyrtar në Shqipërinë komuniste dhe pritjen nga presidenti Ramiz Alia. Po ashtu, në këtë libër, i cili në të gjitha frontet e rrëmben lexuesin në një udhëtim tërheqës të tregimit, ju mund të lexoni për historikun dhe zonjat që themeluan Forumin e gruas të Lidhjes Demokratike; Çfarë kërkoi nga delegacioni kosovar ish-presidenti i federatës së atëhershme Jugosllave, Stipe Mesiq; fillimin e botimit të ‘Zanit të Rinisë’; bisedat me shkrimtarin Anton Pashku; tubimin e parë masiv historik të grave të Prishtinës; Normalen e shenjtë të kryeqytetit; historikun e medieve të grave; për Bllacën – vendin ku hidheshin shqiptarët, e shumë ngjarje të tjera interesante, që ofrojnë përceptime të qarta, ku autorja udhëton me përvojën më të fortë njerëzore dhe profesionale dhe arrin gjatë gjithë rrëfimit të emocionojë, inkurajojë dhe inspirojë secilin lexues.

Sanije Gashi është doajene e gazetarisë kosovare, publiciste, editore, luftëtare për emancipimin e gruas. Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, që bën gazetari aktive plot 55 vjet, e cila arriti të bëhej emër me konsideratë përmes shkrimeve që kishin për qëllim ngritjen dhe avancimin e gruas shqiptare. Ngriti dhe trajtoi tema me interes, intervistoi personalitete të shquara, shkroi për përjetimet e grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë. Bëri punë me vlerë shumëdimensionale, duke ia kushtuar gazetarisë një jetë të tërë me përkushtim të lartë.

Prishtinë, Kosovë

blank

Alba Kepi në jurinë e gazetarëve në Festivalin e Sanremos

Voal.ch – Gazetarja shqiptaro-italiane Alba Kepi do të jetë pjesë e jurisë të gazetarëve në edicionin e 70 të të Festivalin e Sanremos, evenimenti më i madh i këngës italiane. Këtë lajm jep vetë Alba Kepi përmes rrjetit social:

“Festivali i Sanremos eshte Italia, siç eshte pizza, pasta, Koloseu, Leonardo, Raffaelo, Verdi…

Sivjet me kenaqesine profesionale e personale jam pjese e jurise se gazetareve per zgjedhjen e kenges fituese e te kengeve e kengetareve me te mire.

Eshte Festival i pazakonte, pa publik ne skene e juri ne salla, por do jete nje event special sic eshte muzika, qe te con diku tjeter kur perreth sheh vec terr.

Pres sugjerime per kenget❤

Sanremo 2021 nis neser ne mbremje e mbyllet me 6 mars.”

blank

AUTOPSI E TRANZICIONIT 30-VJEÇAR – Shpendi Topollaj në romanin “Pajtimi” – Nga KADRI TARELLI

 

Falja nuk është gjithmonë e kollajtë. Ndonjë herë, që të falësh atë që na e shkaktoi, duket më e dhimbshme se plaga që na u hap. E megjithatë, nuk ka paqe pa falje.

Marianne Williamson.

 

 

Para pak ditësh. shkrimtari i shumënjohur Shpendi Topollaj, më dhuroi librin e tij të fundit “Pajtimi”. Më erdhi mirë, por edhe u çudita, sepse s’ka shume kohë që botoi librin “Pranë Jush”-kritika letrare. Ç’po them edhe unë, brenda këtyre muajve të karantinës, pa mbushur vitin, ka botuar gjashtë libra: kritika letrare, drama, studime, dhe ja tani së fundi edhe këtë roman “Pajtimi”, që unë e vlerësoj si “Autopsi e tranzicionit 30-vjeçar”. Nuk di sa kam të drejtë, por lexuesi le të gjykojë mendimin tim, pa qenë nevoja t’i shkojë deri në fund librit.

Jo pa qilim, autori në krye të librit vendos këto fjalë të Marianne Williamson, që unë po i përdor në kokë të këtij shkrimi. Bëhet fjalë për “falje” dhe vetiu lindin pyetjet: Kush, pse, ç’ ka bërë që të kërkojë falje! Ç’i kanë bërë viktimës që duhet të falë, dhe kështu mund të shkohet te “Pajtimi”? Pyetje pafund, që Shpendi mundohet t’i japë përgjigje.

Nuk kam ndërmend t’i bëj analizën këtij romani, sa i bukur aq edhe tronditës, me copëza jete, sa të gjalla e të vërteta aq edhe drithëruese, që i prekim çdo ditë, apo i jetuam dikur dhe po i jetojmë në këto 30 vjet “Demokraci shqiptare”. I mbetem besnik i parimit: Lexuesi ka të drejtë të gjykojë dhe të vlerësojë librin, stilin, gjuhën, dhe përmbajtjen. Megjithatë më duhet të them, se Shpendi ka bërë një libër të veçantë:

Si fillim nga forma. E menduar thjesht në formë tregimesh, disi të shkëputur nga njëri- tjetri, por që i lidh një fill gati i padukshëm dhe që të mban mbërthyer deri në faqe të fundit.

Më tej është përmbajtja, që kuptohet pa shumë mundim, se nuk janë fantazi shkrimtari, por ngjarje të gjalla, me personazhe të vërtetë, aq sa dikush pa frikë, mund ta quajë roman historik. Vini re emrat e heronjve, bie fjala nën-koloneli sovjetik Arkadi Vasiljeviç Peshkovi, etj, disa të përmendur vetëm emrin pa mbiemrin, disa me inicialet, disa me tituj e gradat e karrierës dhe detyrës. Thjesht janë njerëzit tanë që jetuan dhe jetojnë mes nesh, të ndarë e të përçarë si mos më keq nga politika, ca edhe nga babëzia për pasuri e prona. Këtu jam unë, ti, farefisi. miku, shoku, komshiu, ku secili ka ç’të rrëfejë, ç’ ka hequr më parë dhe ç’po vuan edhe në ditët e sotme. Dhe Shpendit si mbetet tjetër veç t’i qëndisë me ngjyrat e artit.

Në faqet e këtij libri do të gjejmë një galeri të tërë personazhesh, që nga Gjenerali, i dënuar nga të vetët, si mik i ministrit, por që nuk ka guxim të kërkojë falje për dënimin pa faj të të tjerëve. Me lart akoma edhe një anëtar i Byrosë Politike, i futur në kurthin e diktatorit. Këtu gjejmë deputetin e sotëm, i dalë nga hiçi dhe përfundon në hiç, Skafistin dhe kontrabandistin e ndëshkuar. Kështu me radhë: shkrimtari, gazetari i dënuar pa faj, i burgosuri politik dhe ish pronari, që bredh me letra në dorë të marrë pronat, i papuni, inxhinieri, shkollari, etj, etj. secili në botën e vet, guximtarë e të heshtur, përfitues nga “gabimet” dhe nxitjes së politikës, të gjithë të ndërthurur në fatet e njëri-tjetrit.

Si lexues, menjëherë më lind e drejta të pyes: Pse ky titull “Pajtimi”? Kështu që vetvetiu shtyhem te mesazhet që ky libër përcjell plot urtësi. Është trill shkrimtari, apo brenda kësaj fjale ka dramë, grindje, sherr e përplasje, mosmarrëveshje, dënim dhe ndëshkim, qejf-mbetje, “Heronj” (xhelatë) dhe viktima, dënues dhe të dënuar, shumica pa faj? Dhe, për të arritur te “Pajtimi”, autori përpiqet të sqarojë shkakun e konfliktit, shtyllën kurrizore të romanit. Mendoj se këtu është sekreti i Shpendit, që me kujtesën e fortë, na sjell copëza jete, të ndodhura në mjediset shqiptare ku lëvizin heronjtë e romanit, duke mbajtur mbi shpinë mashtrimin, pabesinë, ndëshkimin, urtësinë, pafajësinë dhe brejtjen e ndërgjegjes. Aq të vërteta janë ndodhitë, sa shpesh, shumë prej tyre, përmenden në biseda familjare, kuvende burrash e kafenesh, apo tregime librash e novelash, artikuj gazetash dhe emisione televizive, etj. etj.

Me një fjalë konflikti ka shkaqe, shumë nga politika, nga rrethanat, disa edhe njerëzore, por ka edhe autorë, disa fanatikë të sistemit, disa nga mos dija, disa të bindur se vepronin drejt, disa justifikohen se kryenin detyrën, disa të dobët në karakter, që kryenin “Porosinë”: ‘Më mirë të dënohet tjetri, qoftë edhe pa faj, sesa të dënohem unë”. Kështu edhe pajtimi nuk është i lehtë në mjedisin shqiptar, pasi gabimet dhe fajet nuk u ndëshkuan, kështu në kushte lirie, mungon guximi për të kërkuat ndjesë dhe falje, që të sjellë pasojë faljen, pajtimin dhe paqen shoqërore. Plagë e hapur në trupin e kombit, si më i shëmtuari trashëgim nga diktatura, që e shqetëson tej mase autorin, si intelektual atdhetar.

Ky është zëri ulëritës: “Pajtimi”, ose më shqip, bashkimi mes njëri-tjetrit, si shqiptarë. Këtu qëndron bukuria dhe e vërteta e romanit, forca e mendimit dhe interesit shoqëror, të cilin autori e ngre në art fjale. Në këto pak faqe libri, gjejmë analizë të hollë ligjore, filozofike, psikologjike dhe shoqërore. Autori, gati sa nuk thotë: Kush e merr përsipër dhe kryen pajtimin kombëtar, mbetet në histori, dhe lapidari apo përmendorja të ngrihet sa mali i Dajtit, apo i Tomorit. Krenohemi me thirrjen Pashko Vas Shkodranit: “Mos shikoni kisha e xhamia,/ feja e shqiptarit është shqiptaria”, vargje që u bënë flamur beteje në luftën për mëvetësi. Për fat të keq, edhe sot pas më shumë se një shekull, përsëri na duhet të thërrasim “Pajtim”. Pse……? – Dikur na përçante bota, më pas diktatura, po sot??? – Ka kush i jep përgjigje?

Në këtë çoroditje shoqërore, nuk është Shpendi, i vetmi që trishtohet nga kjo “sëmundje” që nuk na le të gjejmë udhën e mbarë. Janë edhe shumë personalitete të dijes, shkencës dhe kulturës, që nuk reshtin duke dhënë kumtin e bashkimit, por për fat të keq, politika dhe politikanët nuk duan të dëgjojnë.

U përdor ashpër “Lufta e kllasave”, si kalë beteje në diktaturë, që na ndau si mos më keq. Dhe, atëherë pas përmbysjes, kur prisnim që të fashitej urrejtja dhe ndarja, ndodhi e kundërta, që çuditërisht po ushqehet më fuqishëm edhe sot në demokraci. Ja si shprehet autori: “Lufta kishte mbi gjysmë shekulli që kishte pushuar, dhe në botë ishte vendosur paqja dhe mirëkuptimi, kurse te ne, armët vazhdonin të mpriheshin….”. Ndërsa unë po e vazhdoj fillin e mendimit: “Vazhdojnë të mprihen edhe sot, por në forma “Demokratike”.

Ndaj ka të drejtë autori, që në hapje të librit vendos këto fjalë, si kambanë alarmi, dëshire dhe kumt atdhetarie: “Partizan a ballist, komunist a nacionalist, socialist a demokrat, pra i majtë a i djathtë; të gjithë jemi shqiptarë e për pasojë vëllezër, dhe vijmë nga i njëjti gjak dhe e njëjta histori, me të njëjtat fitore e disfata, me po ato gëzime e hidhërime ndër shekuj, që krenohemi me të njëjtë heronj…”. Për të vazhduar deri në fund me një “Pajtim” mes dy të rinjve të dashuruar, Rezarti dhe Kaltrina, që bashkojnë dashurinë, zemrat dhe dy familjet “Armike”. Është një zgjidhje e vërtetë, por duket disi romantike, pavarësisht se ndodhin tek ne, si ishuj të veçuar në  hapësirat e një deti shoqëror të egërsuar. Më pëlqen optimizmi, që të rinjtë të rritur në kushte të tjera, të ngrihet mbi plagët, mbi dhimbjen, mbi politikën, mbi mentalitetin, për ta parë e ndërtuar jetën ndryshe, mbi harmoninë dhe dashurinë njerëzore.

Të gjithë e pranojmë se e gjithë historia e botës është e ngritur mbi konflikte, ku shkrimtarët, poetët artistët, duke i pasqyruar në art, përcjellin mesazhin e pajtimit, madje edhe përmes tragjedisë. Shekspiri nuk e zgjidhi dot me dashurinë e Romeos dhe Zhulietës. E la të përfundojë në tragjedi. Ndërsa  Shpendi është në një mendje me  filozofin francez, Blez Paskal, i cili shprehet: “Dashuria ka arsyet e saj, që arsyeja nuk i njeh”, dhe gjen forcë që t’i bashkojë të dashuruarit: “Bashkohuni! Nuk keni kohe për grindje e luftëra. Për dashuri kini lindur e jo për urrejtje”, duke dhënë mesazhin e faljes dhe njëherazi të fisnikërisë.

Besoj se do të mjaftojnë vetëm këto pak fjalë të Gandit, udhëheqësit shpirtëror të Indisë, që thotë: “Falja është zotësi e njerëzve të fortë”, ndërsa Shpendi e tjerr më gjatë mendimin të vendosur në gojën e personazhit Jakov: “I di këto, por u preka nga mënyra se si ata që e pësuan nga ne, dinë të falin. Kjo është fisnikëri e vërtetë. Se fisnik nuk të bën titulli, por vlerat njerëzore që mbart”. Dhe pak më tej vazhdon:  “Dinjitoz mbetet njeriu fisnik, ai që vjen nga një familje me emër. Në çdo rrethanë, kudo, edhe në jetë të lirë kur ka pasuri, edhe kur ia marrin të gjitha, edhe në burg, edhe në internim, edhe kur të lenë pa punë e të flakin në rrugë, edhe kur të tallin, se do të të japin pronat, edhe kur bën filozofi. Larg o zot edhe kur fal!

Kohë më parë, kur bëra një shkrim kushtuar Romanit “Mashtruesi” të  shkrimtarit tonë Shendi Topollaj, bëra një parashikim disi profetik, mbi dramatizimin e kësaj vepre: “Të gjithë heronjtë, pozitiv, apo negativ, simbole të njerëzimit të gdhendura në art, që nga lashtësia e deri sot, të njohur e të famshëm, i ka bërë teatri dhe ekrani”. Dhe Shpendi dramatizoi novelën “Kurva” dhe “Pushkatimi”. Sot po i drejtohem përsëri, se romani “Pajtimi” e vlen të dramatizohet. Libri ka disa pika kulmore, dhe skena rrënqethëse,  por “Pjetata” dibrane, besoj se është në krye. Një tregim mbi një ndodhi tërësisht shqiptare të ndodhur në qytetin Peshkopisë. Një ngjarje në kufijtë e legjendës: Bija ushqen me gjirin e saj të atin, mësues të futur në birucat e sigurimit tonë, për të bërë eksperiment nën koloneli sovjetik, se sa mund të durojë njeriu pa ngrënë e pa pirë?. – “Po është e tmerrshme ta mendosh: Me njërin gji ushqente foshnjën me tjetrin të atin”, – thotë i biri Inxhinier Jetgjati, djali i “Pjetatës shqiptare”.

Cili spektator, madje edhe më zemërguri, nuk do të drithërohej e të derdhte lot dhimbje, zemërimi e trishtimi? Cili piktor apo skulptor nuk do të frymëzohej nga dashuria e bijës për të atin, si pjesë e shpirtit të madh të shqiptarit, që di të bëjë edhe të tilla mrekulli legjende. Kam parasysh botën që di të vlerësojë madhështinë, që Shpendi na e kujton: Ndërsa Konsulli romak Glabrioni, në viti 67, p.e.r. ngriti një tempull dhe piktori Rubens bëri kryeveprën: “Dashuria e romakes për të atin”. Po ne shqiptarët….? A nuk e meriton qyteti i Peshkopisë një përmendore mermeri apo bronxi, pse jo edhe një tempull, për t’i treguar vetes dhe botës madhështinë e dashurisë njerëzore shqiptare? E gjitha jo mbi fantazi dhe frymëzim artisti, por me fytyra të vërteta, të mësuesit dhe vajzës së tij Shqipes.

Në mirënjohje dhe për kënaqësi të leximit, përsëris fjalët: “Vetëm të vdekurit dhe budallenjtë nuk i ndryshojnë mendimet” – thotë Shpendi, të cilit i urojmë shëndet të mirë dhe vepra po kaq të bukura artistikisht, ku përcillen mesazhe mençurie, urtësie, paqeje dhe bashkimi.

 

Kadri Tarelli

Shkurt 2021.

blank

Organet muzikore prestigjoze të Evropës pasqyrojnë albumin e kompozitorit Thoma Simaku

Albumi i ri i kompozitorit Thoma Simaku me shtëpinë suedeze po vazhdon të pasqyrohet në disa nga organet muzikore më prestigjoze në Evropë.
Radioja Kombëtare e Francës në emisonin e saj të 7 shkurtit e cilësoi ‘muzikë mahnitëse’ (musique etonnante’).
Mbas kritikës gjermane ‘Das Klasik & Jazz’ (të cilën Opus Alb. e botoi të plotë’), revistat kryesore britanike dhe franceze (‘Gramophone’, dhe ajo ‘Diapason’) bënë një vlerësim të dukshëm.
Së fundi, ky album është zgjedhur nga revista muzikore e BBC-së në edicionin e shkurtit 2021, e cila i ka dhënë 4 yje!
Në të shkruhet:
‘Nuk e njihja fare Simakun, por kam arritur të vlerësoj së tepërmi aftësinë e tij për të krijuar me guxim peizazhe të thella muzikore. Veprat për kuartet harqesh në këtë CD janë veçanërisht imponuese’.
Universiteti i York-ut i ka botuar këto artikuj:
Në recensionin maksimal me pesë yje të revistës franceze ‘Diapason’ të muajit janar 2021, shkruhet:
“Ekspresionizmi i Simakut në veprat për kuartet harqesh rrjedh më tepër nga një prirje për një gjuhë harmonike dhe tekst muzikor specifik, se sa thjesht nga një sensitivitet i lartë ekspresiv’.
Duke folur për Kuartetin Nr 5, kritiku Pierre Rigaudière shprehet: “Pothuajse e pamaterializuar (koha e parë Spaziale), goditje fshikulluese të akordeve (fillimi i kohës së dytë), një lirikë elektrizuese dhe shtëllumbat kromatike, pasojnë njëra-tjetrën pa e humbur momentin. Në pjesët për piano, kompozitori shqiptaro-britanik parapëlqen ornamentet dhe rezonancat e gjata, sic shihet në pjesët solistike, që Joseph Houston i interpreton me një rrjedhshmëri të lartë, pa sakrifikuar tingullin dhe efektin e atakut. Në kuintetin “Con-ri-sonanza” (2018), piano dhe harqet alternohen dhe duket sikur hakërrehen me njeri-tjetrin. Me momentin kur janë bashkë, një akord spektral buron nga nota më e ulët e violoncelit që sjell më vete dhe zgjidhjen e shumëpritur”.
Revista britanike ‘Gramophone’ e fillon artikullin duke përmendur dy albumet e para të Simakut me shtëpine diskografike “Naxos”, te cilët kanë ndihmuar për të bërë të njohur idiomën e tij muzikore “moderniste, por aspak hermetike”.
Kritiku anglez Richard Whitehouse vazhdon me dy veprat më të fundit për kuartet harqesh, te cilat “pasqyrojnë pikërisht këtë mendim”, duke thënë:
“Kuarteti Nr. 5 (2015) përqëndrohet në dualitetin: dy kohë kontrastuese, e dyta në dy pjesë, ku kjo e fundit përbën një sintezë edhe më domethënëse për faktin që përputhet me formulën [Orwelliane] 2 + 2 = 5.”
Më tej kritiku anglez Whitehouse shkruan: “Pianoja dhe kuarteti i harqeve bashkohen në veprën ‘Con-ri-sonanza’, titullin e së cilës mban dhe albumi, e cila rezulton si një afirmim i hollë i unitetit brenda diversitetit”, dhe e përfundon artikullin duke thënë: ‘Ata që kanë dyshuar vazhdimësinë e vlerave të estetikës moderne, mund të habiten’.
blank

Pianistja e mirënjohur Lule Elezi duke interpretuar magjishëm Beethoven në paraqitjen e librit për Kosovën të  Eurodeputetit austriak LUKAS MANDL

Pianistja e mirënjohur nga Kosova Lule Elezi ka qenë pjesë e një eventi të rëndësishëm siç ishte paraqitja e librit të deputetit austriak në Parlamentin Evropian (MEP) Mag. LUKAS MANDL.

Libri i kushtohet Kosovës dhe titullohet “KOSOVO AND THE EU- STATE OF PLAY” .

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl është një mik i përkushtuar i Kosovës dhe paraqitja e librit të tij në Vjenë u bë pikërisht me 17 shkurt me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë të Kosovës.

Prezantimi i librit u shoqërua me një interpretim solistik brilant të Ludwig van Beethoven nga pianistja aq e njohur kosovare Lule Elezi.

Do të ishte vetë Eurodeputeti austriak Lukas Mandl që e zgjedhi pianisten kosovare Lule Elezi, duke  duke nënvizuar suksesin e saj ndërkombëtar, me interpretimin e saj të mrekullueshëm të L.V. Beethoven për të festuar edhe Ditën e Pavarësisë, edhe botimin e librit të tij si një melanzh i mrekullueshëm Austriako-Kosovar.

Lexuesit të nderuar po ashtu po i sjellim edhe videon me fragmente nga eventi dhe interpretimi mahnitës i Artistes Lule Elezi për të shijuar vetë magjinë e artit të madh të Ludwig van Beethoven.

Gjithashtu po sjellim dhe shënimin që Lule Elezi bën me këtë rast në rrjetin për fansat e saj social në shqip dhe anglisht:/Elida Buçpapaj

 

blank

 

“Miq të dashur,

Jam shumë e lumtur t’ju informoj që një nga interpretimet e mia solistike nga kompozitori L.V. Beethoven është pjesë e prezentimit online të librit
“ KOSOVO AND THE EU- STATE OF PLAY” mbajtur më 17 shkurt 2021 në Vjenë.

Autori, Mag. LUKAS MANDL , është i njohur si Eurodeputet i Parlamentit
Kosovës.

Ai është mik shumë i çmuar i Kosovës.

Jam vërtet krenare që për këtë eveniment kaq të rëndësishëm, vetë Eurodeputeti Mag. LUKAS MANDL ka përzgjedhur një interpretim timin nga Beethoven nga albumi që kam incizuar në Shtëpinë e Mozartit “ Mozarthaus” në
Vjenë.

Në videon më poshtë , që është shkëputur nga ky eveniment mund të shijoni interpretimin tim🎶

Dear friends,

I am so happy to inform you that one of my solo piano interpretations of Beethoven is part of the ONLINE- PRESENTATION of the book “ KOSOVO AND THE EU- STATE OF PLAY” held on 17th February 2021 in Vienna.
The author, the Member of the European Parliament( MEP) Mag. LUKAS MANDL , is well known as an European Parlamentarian and Austrian politican who is very actively acting for the interests of Kosovo.

He is very much respected as a friend of Kosovo.

I am really so proud that for this event of great importance MEP Mag. LUKAS MANDL himself selected my interpretation of Beethoven”s music from my CD, which I recorded at the Mozart House in Vienna.

In the video below , which is detached from this event you can enjoy my interpretation🎶

—–
Interpretimi i pianistes të mirënjohur Lule Elezi fillon në minutën e 31-të videos.
(Fotot e Artistes Lule Elezi nga Avni Selmani)

blank

PAGUAJ & SHESIM TITUJ…ÇMIME Nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU

 

PAGUAJ

Paguaj, paguaj e merr çmimet e 20-tës.
Paguaj, o njeri e nesër në faqe të parë të gazetës…
Paguaj, paguaj hop del libri i parë,
Paguaj, o i mjerë, vijnë të tjerë libra me radhë…

Paguaj, paguaj o ti mik, e ti e imja mikeshë!
Paguaj, dhe gjithçka jep për një çmim të shkretë.
Paguaj, paguaj dhe mburru se ç’do të kesh,
Paguaj, o i mjerë dhe merr një karton në xhep!

 

SHESIM TITUJ…ÇMIME

 

Shesim tituj, çmime pa racion,
Me shumicë, kush do të blejë?
Kemi vulën dhe motivacionin,
Ti paguaj, ne shkruajmë emrin.

Kemi shkruar libra i shesim lirë,
Poezi, prozë po bëjmë kërdinë.
Paguan jo shumë, euro një mijë,
Emri sakaq mbi Kopertinë. (Ballinë)

Ti thuaj emrin, thuaje a të vraftë!
Të tjerat i ndreqim nge me nge.
Ti mos harro: ato, eurot, paratë,
Poet, prozator të bëjmë ne!

Kemi nxjerrë në shitje, kartonë,
“Mirënjohje” quhen, kush do?
Për sot, njëqind euro një copë,
E nesër rrisim çmimin kudo.

Sa bukur që ka dalë sot në modë,
Më jep para, të bëj usta!
Poezi, prozë jo dosido e kotë,
Të çuditesh t’ia bësh: ua!

Nga i vogël të bëjmë të madh,
Kemi vegla, të rrisim menjëherë.
Kur librat të t’i lexojnë ata,
Do ulesh kafeneve me të mëdhenj.

Kartonë, lule plot ngjyra japim,
Të verdha, të kuqe, jeshile.
Në mes do të jetë dhe fotografia,
Që do ta shpotitë këtë hile.

Ejani, blini, veproni menjëherë,
Ka edhe të tjerë që shesin.
Shesin, betohemi në tonin nder,
Me euro e mbushin thesin.

Ne të bëjmë furçe dhe në gazetë,
Si poeti më i mirë këtë vit,
Por ki parasysh, i dashur!
Të hollat do t’i shtosh dhe një çikë…

Por kam dhe një studio moderne,
Recitoj aq bukur, rekord!
Por me pak euro përsipër,
Të bëj të famshëm që sot.
.
Në gazeta çdo ditë trumbetojmë,
Paçavureve u japim vlerë.
Dhe vetë e dimë që po gabojmë,
Për fat, ju, na keni blerë!

Ti prapë vetëm paguaj, o paguaj!
Turpin e mbajmë ne paskëtaj.
Një libër nga fillimi të shkruajmë,
Ti merr emër, tituj pandarë!

 

 

blank

ASLLAN OSMANI NJË SHPIRT I TRAZUAR KOHE OSE KOHA ME VULËN E NJË POETI REBEL…. – Vështrim libri nga TAHIR BEZHANI

“Skaj pa skaj”,poezi,2021

 

“Vendosa t’i lë poezitë cullak”

(Autori)

 

Këto ditë të ftohta dimri, më erdhi si sihariq ekzemplari i parë i librit me poezi “Skaj pa skaj”, i  autorit Asllan Osmanaj nga Tropoja. Para pak ditësh, befas   bie zilja e telefonit. Vërejta se nuk ishte numri i mikut tim, por një numër i pa njohur, ku zëri i  Asllanit, kumbon fuqishëm me atë tingullin e ëmbël miqësorë e vëllazëror. “Eja shpejt ta pimë nga një kafe, nuk kam  kohë  për pritje të gjatë. Eja te filan kafeja. Ngutu!” Pas mbylljes së telefonit, vonesa ishe aq sa vishej një xhup dhe mbathjet, u nisa te lokali i preferuar nga miku.

Pas përqafimeve dhe vetjeve  miqësore në këtë kohë pandemie, duke hurbur kafetë e sjella nga kamerieri, për një qastë zgjati dorën nën tavolinë, ku nga një qese, mori disa ekzemplarë të librit të sapo botuar me poezi ”Skaj pa skaj”. Shiko e më dëgjo, më tha, libri i parë vjen për ty ,ndërsa të tjerët, ua ndanë miqve poet këtu dhe në Pejë, duke aluduar në poetin Sejdi Berisha.Të kryer e ke porosinë, i thash dhe pa vonuar shumë, u ndamë. Ai iki për Tropojë,unë vajta në shtëpi i gëzuar për librin më të ri të mikut tim,Asllan Osmanit.

Kam lexuar edhe libra të tjerë nga krijuesi Asllan Osmanaj, si “Makthi”,Apologji fati ”,”Shëmti e risi” etj. por këtë radhë, me librin poetik ”Skaj pa skaj”, sipas bindjes sime,  poeti ka avancuar në çdo kuptim të fjalës  sa i përket artit poetik. Jo se deri me tani nuk  ishte i tillë, por ky libër, me poezi të këtij niveli, ka arritje bashkohore dhe përmbajtjesorë ,ku poeti si rrallë kush, ka ditur të therë në palcë kohën e kaluar  dhe sfidat që po kalojmë tani si shoqëri në këto hapësira. Pra, ky libër me këto poezi, autorin e vendosin në raftet më të larta të bibliotekave  për lexueshmëri.

Duke lexuar librin “Skaj pa skaj”, titull mjaft provokator e filozofik, që nga faqja e parë, ndeshemi me revoltën migjeniane, ku autori nxjerr në sipërfaqe gjithë padrejtësitë, përjetimet e një kohe në ecje pa derëdalje, rrugëve qorre të kësaj bote të verbuar. Për këtë arsye, poeti Asllan Osmanaj, që në poezinë e parë të librit lexuesit i drejtohet si me porosi :

” Ju o lexues të selitur/Pakuptimtës u ngjan ky titull/Këtu rrjedh çiltërsia e shpirtit”.

Një modesti njerëzore dhe krijuese,me specifikat e karakterit individual, apelon që të kuptohet drejt e mirë fjala poetike,duke u prezantuar me mirësi si barazi njerëzore e shoqërore në këto etapa vulgare kohore.  Lexoni këtë madhështi vargu:

” Mes shpirtrave të dëlirë/Ngrihet varri përmendore/Me epitafe hyjnore/Ku frymojnë vargje prore/Kur s’ka varr njeriu të madh/Kur s’ka varr si lypet epitaf?!..”

Për ta lexuar në thellësi dhe kuptuar deri në qartësi një poet mendoj se atë duhet njohur edhe si person, me të gjitha dukuritë që përbëjnë personalitetin e tij. Kokëfortësia, papërkulshmëria, mosserviliteti, janë disa veçori të karakterit personal e intelektual të poetit Asllan Osmanaj, i cili kurrë nuk hamendet të dorëzohet as për vdekje. Prandaj nuk e thotë kot:

”Jetoj se s’kam para për varr”.

Një filozofi e tillë, vjen nga një  shpirt kryeneç, i drejt e i paepur. Pra, është pasqyrë që e personifikon botën personale të një njeriu me karakter të pathyeshëm. Po në këtë bosht jete, fare mirë godet njerëzit  që shtihen engjëj,ndërsa janë maskarenj.:

”Engjëllin e ndyrë me kravatë/Kur s’ja përplasni në surrat/Në këmbë pse po i rrini?!…”

Në librin më të ri poetik ,”Skaj pa skaj”, lexuesi i mirëfilltë e me përvojë, lexon mes vargjeve për ta kërkuar atë që nuk vërehet ,shpirtin e tij, egon e paepur njerëzore . Një poet i cili përjeton kohë të vështira dhe ato i ka ruajtur gjatë në sedrën e tij, në momentin e pëlcitjes, vijnë si një botë tjetër e strehuar brenda vetvetes, ku rrjedha është spontane, por me një forcë me amplituda mahnitëse.

Pra,situatat politike në vazhdim, poetin e kanë lidhur pashmangshëm në krijimtari letrare në tërësi, por në poezi  gjithsesi. Në presione të ndryshme psikologjike, evulon edhe ndjeshmëria, intuita krijuese, poetike.  Nga aspekti historik, gjatë gjitha kohëve, në periudha të ndryshme të pushteteve, poetët (krijuesit) kanë qenë opozita më e fortë brenda një shoqërie. Me krijimtarinë e tyre kanë frymëzuar masën deri në ndryshime raportesh shoqërore.  Për këtë arsye poetët kanë qenë shtresë e ndjekur nga pushtetet sunduese gjatë diktaturave kudo në Evropë e jo vetëm.

Atë që cekem më lartë, lexuesit padyshim se e vërejnë në poezinë e gjatë: ”Krenari e egër” ku poeti shkon “gjak e lak” me “trumykshkëndur” kur poeti Osmani, pamëshirshëm sulmon figura të tilla brenda një shoqërie, duke i quajtur edhe “të çmendur dallkauk dalldi” dhe pozicionohet si i gatshëm për konfliktin e hapur kur thotë:

” Egër përfytem ballafaqe, deri te hiroseni qyqe”.

Te poeti Asllan Osmanaj, kryekëput, vërehen çarje të mëdha raportesh  ku krijohet padrejtësia njerëzore e ku njëherit lëndohet ose privohet nga e drejta e tij njeriu si qenje njerëzore, thyhet egoja shpirtërore. Kjo gamë nuk është vetëm si brengë personale e poetit, por është refleksion i një mendimi të gjerë shoqëror.

Në këso situatash reaksionet e brendshme janë të pa frenuara. Nga ky këndvështrim, kur poeti ngre zërin si individ ,natyrshëm përgjithësohet në shtresa njerëzore, si dalje zot kërkesave kolektive. Padyshim se ngrihet aspekti i një sakrifice personale në emër të humanizmit, për ta luftuar fuqishëm  dogmatizmin shoqërorë .Egoja njerëzore e poetike, me këto elemente ekzistuese në shpirtin e poetit Osmanaj, përbëjnë edhe  karakterin e tij psikologjik, mendimin e pastër për njeriun dhe shoqërinë si tërësi. Ndërsa si filozofi  poetike do thoja, vërejmë mëvetësinë varg-krijues, arsyeshmërinë e të qenit i bashkuar në subkoshiencen njerëzore .Ndërskamca e një jete ndryshe ,të ndrydhur nga shoqëria, ka zanafillën në kohën e ndryshimeve të mëdha në Shqipërinë e  tranzicionit, posaçërisht në vitin rebelimit të masës  në vitin 1997, kur populli u dërmua fort nga ato skena të padëshiruara.  Poeti Osmanaj ,si një intelektual i mirënjohur, dukë bartur edhe gradën e lartë të ushtarakut, duke poseduar kualifikime superiore e shumë kurse të mbaruar, koha e la jashtë loje ,mbeti i papunë, duke bredhur rrugëve të qytetit te Bajram Currit, me gazeta të kohës nënsqetull dhe shpresën prijetare të fatit ,deri te kafshorja e bukës.

Vitet iknin si uji nën urë,ndërsa poeti me një sofër fëmijë,u gjend para shumë sfidave të jetës, deri me imponim te punëve fizike dhe marrjes me bagëti, për të mbijetuar dhe për t’i rritur kalamajtë e tij të dashur.

”Përgjegjësia për vazhdimësinë /Ngarkesë e çmuar për ardhmërinë…”,

thotë poeti Asllan Osmanaj, me pezmin e fshehur brenda.

Mosdorëzimin para sfidave të jetës e thurë akoma më dhimbshëm:

”S’mbete kohë të njoh veten/Nga droja mos dembelosem /Dhe nisem udhës së lehtë/Paditur se në ç’shteg më nxjerr”…

Revolta e fshehur thellë deri në palcë, ku vuajtja psiket, nuk rri e qetë. Ajo vlon edhe pa e pyetur autorin , sepse përzihet me lot e dhimbje. Ja një poezi tejet prekëse ku vërejmë atë poetin e rebeluar pa dashje ,siç cekem më lartë. Poezia ”Mos m’i lexoni poezitë,” është njëra nga ato ku pasqyrohet madhështia e poetit si krijues dhe si personalitet me boten e çuditshme brenda vetës:

“Pas qetësisë së stuhishme /Fshihet dërmimi i dëshirës/Magjia moshore të më laj/Dhe vreri kohor mos më shpërlaj”. Pa koment mbesin këto vargje!…..

blank

Autori i librit”Skaj pa skaj” Asllan Osmani

 

Libri poetik “Skaj pa skaj” i poetit Asllan Osmanaj, ka vlera të pakontestueshme  poetiko- letrare, ku lexuesi mund te prehet në kënaqësinë e subjekteve të ndryshme, me rëndësi jetësore që trajton Asllan Osmanaj, me talentin e tij karakteristik. Pos shumë temave në trajtim frymëzues, ai nuk le anash për asnjë moment aspektin familjar, duke ia falur dashurinë ,lavdinë dhe respektin e merituar. Përkushtimet poetike janë mjeshtërore dhe shumë të  valëta e shpirtërore.

Tamam,një kujdestarë (prind) koshient që vuan gjithë jetën për rritjen dhe mirëvajtjen e tyre siç duhet me edukatë të shëndetshme njerëzore e kombëtare.

Është ndër poetët e rrallë  në trojet tona,i cili i kushton shumë kujdes ndërtimit të pastër të vargut poetik, duke përdorur një gjuhë të thekshme e plot neologjizma, të cilat e pasurojnë shumë, jo vetëm poezinë e autorit, por edhe sfondin gjuhësorë në tërësi.

Me aq kujdes i përdor sa të bëjnë të kuptosh se janë gjuhë e metaforës  poetike e jo neologjizma. Këtë do e vlerësojnë edhe lexuesit ,por e mira e gjitha të mirave do ishte që, pasuritë në art, çfarëdo qofshin ato të arrira ,të vlerësohen nga pendët e njerëzve me aftësi diturie, akademik etj….

Krejt në fund tëkëtij shkrimi që nuk di të mbaroi, dua të theksoj se anatomia poetike e poetit tropojanë, Asllan Osmanaj, ka  shkrirë  gjithë përvojën në librin “Skaj pa skaj,” duke i dhënë vlerë e nam vetës dhe  artit poetik .

 

Gjakovë,16.shkurt,2021

blank

KRIJUESIT NUK VDESIN KURRË, ATYRE EDHE NË ATË BOTË ZEMRA U RRAHË DHE U TROKET PËR TË MIRËN E NJERIUT, PËR KOMBIN DHE PËR ATDHEUN…! – Nga Sejdi BERISHA

(Kushtuar krijuesit dhe njeriut të kauzës kombëtare, Rasim Haxhi THAÇIT)

 

 

Se duhet dhe është e nevojshme që njerëzit e mirëfilltë dhe figurat që tërë jetën i janë përkushtuar njerëzores, fatit të njeriut, kombit dhe atdheut, t’u japim meritat dhe t’i afirmojmë veprat e tilla, padyshim se jo vetëm që bëjnë një veprim dhe obligim të qëlluar, por kështu i mësojmë dhe u krijojmë taban edhe gjeneratave të reja për ta shkruar, afirmuar dhe ruajtur historinë tonë, rrugëtimin tonë i cili në asnjë periudhë kohore dhe historike nuk ka qenë i lehtë. Dhe, duke qenë kështu, kujtoj se duhet t’i vëmë në spikamë veprat dhe punën e të gjithë atyre që së paku sado pak kanë dhënë kontribut në drejtim të asaj që quhet madhështi njerëzore dhe kombëtare, gjithnjë pa i kategorizuar njerëzit e “mëdhenj” dhe të “vegjël”. Kështu, jo vetëm se i bëjmë nder atyre, familjes dhe të tjerëve, por e vëmë nga një gur në murin e historisë në të gjitha fushat e jetës.

Me qëllim i vura këta rreshta sipër këtij shkrimi, sepse, m’u kujtuan shumë figura, shumë njerëz të devotshëm, puna e të cilëve shpeshherë ka ngelur apo ngelë nën hije apo edhe e harruar, dhe kështu edhe madhështia  jonë historike mbetet edhe e varfër por edhe e mangët, e nënçmuar dhe pse jo edhe peng e harresës.

Edhe në fushën e kulturës, letërsisë dhe të arsimit, deri me tash kemi bërë përpjekje, ndoshta më shumë individuale se sa institucionale, që t’i përjetësojmë ata që me punë dhe përkushtimin e tyre u sakrifikuan tërë jetën për ta quar përpara kauzën kombëtare në të gjitha aspektet.

____________

 

Njeri me qëndrim modest e me shpirt të madh, që gjithnjë nderonte dhe respektonte fatin e njeriut, kurse krijimtaria dhe vargu i tij ngelën dokument i ndritur në letrat shqipe…

 

Andaj, njeriu i arsimit, i penës dhe i kulturës, Rasim Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë para afro një viti, respektivisht, me 06 dhjetor 2020, ma provokoi arsyen për t’i vënë në spikamë disa nga kontributet dhe angazhimet e tij, që duken ndoshta modeste, por e kanë atë thelbin dhe vulën e veprës së atdhetarisë, por edhe të arsyes e të obligimit që secili njeri duhet angazhuar për të qenë pjesë e pandarë e mendjes, e kujtesës dhe e madhështisë shpirtërore për mirëqenien e njeriut të kësaj toke, për afirmimin e tërë asaj që ka të bëjë me atdheun e kombin, e të cilat virtyte, duke u informuar për jetën e Rasim H. Thaçi, i cili u lind në fshatin Shkarashnik të komunës së Malishevës, e që pas mbarimit të shkollimit fillor dhe atij të mesëm dhe shkollën e lartë në Prizren, sikur mendja, arsyeja dhe shpirti e zemra, plotësisht i ishin përkushtuar punëve që njeriun e bëjnë të lumtur, që kauzën kombëtare e qojnë përpara, që diturinë e bëjnë themel për të ecur tutje dhe gjithmonë për të qenë vetvetja, për të ngadhënjyer mbi të gjitha sfidat dhe barrikadat e problemet tjera që i sjellë jeta.

Sa herë që e kam takuar këtë njeri të urtë por të etur deri në palcë për fatin e kombit, tek ai sikur gjithmonë e kam vërejtur një mori fjalësh të pathëna që ia përcëllonin shpirtin, pakënaqësinë për realitetin aktual të shoqërisë, për fatin dhe përplasjet e kombit!

Në orët dhe takimet letrare, kudo që jemi takuar, e që gjithnjë ishte me bashkudhëtaren e jetës së tij, kushërirën time, krijuesen, znj. Sherife (Berisha) Thaqi, me qëndrimin e tij, me shpirtin e tij të urtë por zjarr, me përkushtimin më të madh e përcillte dhe e respektonte çdo fjalë, çdo varg poetik, që padyshim thellë i përjetonte, e që po ashtu ia ngacmonin edhe mendjen edhe shpirtin… Andaj, e ku mos të shkruash për këtë njeri, i cili për asnjë moment e deri në frymën e fundit nuk kishte prajtur duke dhënë kontributin e tij, si në letërsi e më përpara edhe në arsim. Por, ai, gjithnjë ishte modest, kurrë nuk dëshironte të tregohej apo edhe të imponohej për atë që e realizonte, por atë mirë e njihte dhe mirë e transmetonte si këshillë!

blank

Bashkëshortët, Rasim Haxhi Thaçi dhe Sherife (Berisha) Thaçi), edhe në krijimtari të pandarë

 

Më duhet të them se ishte e padrejtë ikja e tij, sepse, ende kishte forcë e gatishmëri për t’i dhuruar kombit, kulturës dhe letërsisë. Ishte e padrejtë, sepse, ende nuk i kishte thënë të gjitha ato që dëshironte për t’ia ofruar njeriut për mendim të njëjtë, për unitetin, për bashkimin dhe për dashurinë e secilit, si forcë dhe madhështi të cilën duhet herdokur ta ketë dhe përqafojë njeriu dhe kombi ynë ende i pa rehatuar, mbase edhe i shkapërderdhur…!

Ai, jo vetëm si njeri i kulturës dhe arsimit, dha kontributin e tij edhe në fushën e informimit. Duke e pasur parasysh se informimi me kohë dhe i drejtë i opinionit dhe i popullatës ka rëndësi jetike për të ecur përpara, ai, nuk ngurroi për t’u bërë bashkëpunëtorë i shumë gazetave, e më vonë, kontributin e tij në informim e dha edhe te gazeta “Koha Ditore”, “Kosova Sot” dhe te “Bota Sot”, ku pothuaj se deri në pension punoi në këtë gazetë.

Pra, kontributi i tij në informimin e popullatës, padyshim se është kapitull në vete, duke pasur parasysh profesionalizmin dhe qëndrimin e tij prej gazetarit dhe njeriut të përkushtuar për lirinë, pavarësinë, për mirëqenien dhe lumturinë e kombit.

 

Krijimtaria e tij i ka begatuar shumë antologji, ndërsa, madhështia letrare dhe jo vetëm letrare e tij dhe e bashkudhëtares së jetës, znj. Sherife Thaçi, ishin fortë të lidhura në mes vete, si rrënjët e rrapit…!

 

Ndërkaq, krijimtaria e tij dhe pesha e fjalës së shkruar me mesazhin shumëdimensional, është përjetësuar në shumë libra dhe antologji, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, respektivisht, puna e tij letrare dhe krijuese e tij është përfshirë në më shumë se trembëdhjetë libra-antologji, që për çdo vit tradicionalisht botohen nga Shoqata për Art e Kulturë “Elena Gjika” në Suharekë, me titull: “Brerore Lirie”, ku me qëllim të afirmimit dhe të mbështetjes së krijuesve nga ky qytet, zakonisht përfshihen vetëm krijuesit nga ky qytet.

blank

Sherife (Berisha) Thaçi dhe Rasim Haxhi Thaçi gjatë një manifestimi letrar

 

Është karakteristike të theksohet se në tërë rrafshin kombëtar, si gjithnjë, pak u kushtohet krijuesve të cilët janë më të dalluar, apo që kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në afirmimin e vlerave shpirtërore, kulturore, historike dhe shkencore kombëtare, për çfarë, edhe sot e kësaj dite ende është i varfër opusi krijues-dokumentar, dhe po ashtu, ende shumë krijues dhe punëtorë të kulturës janë nën hijen e pakujdesisë dhe të nivelit të vetëdijesimit dhe të ndërgjegjësimit, se vetëm afirmimi i letërsisë, i artit dhe i vlerave shkencore dhe filozofike e afirmojnë kombin jo vetëm përbrenda vetvetes, por edhe gjithandej Evropës dhe botës.

Për ta dëshmuar këtë, ka shumë dëshmi por edhe shumë vlera krijuese të shumë autorëve. Ndërsa, në këtë drejtim, shembulli më i mirë kujtoj se është edhe rasti i z. Rasim H. ThaçI, i cili edhe pse është i përfshirë në shumë antologji të niveleve të ndryshme, sikur angazhimi dhe cilësia e tij krijuese megjithatë ka ngelur bukur shumë e tkurrur, ndoshta gjithnjë me nivelin e ultë të respektit dhe të përkujdesjes së shoqërisë që krijimtarisë t’i jepet afirmim gjithnjë e më i madh dhe njëherësh të respektohen edhet autorët, pa marrë parasysh se prej nga vijnë, nga metropolet apo nga qytetet dhe krahinat më të vogla.

Por, tërë këtë konstatim, megjithatë, e demanton puna dhe vepra e këtij krijuesi dhe njeriut të kauzës kombëtare, z. R. H. Thaçi, e cila u përjetësua në librat-antologji, si: Antologjia “Korsi e Hapur”, e  përgatitur dhe e botuar nga LNPSHA “Pegasi Albania”, e drejtuar nga  prof. Kristaq F. Shabani – Tiranë. Pastaj, te  Antologjia “Jehona Shqiptare”, që drejtohet nga Kryetarja e kësaj Shoqate, Mira Korance, po ashtu në Tiranë.

Krijimtaria e tij është përjetësuar edhe tek veprat që tradicionalisht botohen për çdo vit, si, “Dita e Plisit”, të cilin manifestim e drejtojnë krijuesit nga Klina me në krye, Ismet Krasniqi Lala dhe Prend N. Buzhala. Po ashtu, Rasim H. Thaçin, pothuaj se çdo vit e hasim tek antologjitë vjetore të Bibliotekës Rajonale të qytetit të Prizrenit, e cila aktivitetin vjetor të saj e rrumbullakon me botimin e nga një vepre-antologji.

Krijimtaria e tij i ka begatuar edhe antologjitë tjera të shumta, siç është, Antologjia “Albania Shqipëri Natyrale”, të cilën e drejton kryetari i Shoqatës Kulturore “Zahir Pajaziti”, krijuesi i devotshëm, Rudi Berisha dhe shumë vepra të tjera.

Dhe, nga e gjithë kjo që e theksova, jo pa shkas, dua të them se veprat e mira dhe me vlerë, shpeshherë fshihen skutave nëpër raftet dhe sirtarët e bibliotekave, por ato gjithmonë janë thesar dhe sihariq i kulturës, i historisë, i mendjes së njeriut dhe i shkencës, që janë si stralli dhe gjithmonë vetëm bëjnë dritë…!   

Ndërkaq, puna e palodhshme e Rasim H. Thaçit, ka qenë e veçuar edhe në fushën e arsimit, në ç’drejtim ai është angazhuar për sigurimin e pagave punëtorëve të arsimit, por edhe për mbarëvajtjen e mësimit në shtëpitë-shkolla, në kohën kur regjimi i armikut i mbylli shkollat shqiptare në Kosovë.

Kapitull në vete është edhe rrugëtimi jetësor me bashkudhëtaren e vetë, me krijuesen, znj. Sherife Thaçin. Ata, jo se nuk i ka ndarë dita as nata, dhe pothuaj se kudo në manifestime kanë qenë së bashku, por krijimtaria e tyre është e lidhur fortë në mes vete, si rrënjët e rrapit. Dhe kjo, që të dyve, ua ka krijuar madhështinë e këndimit poetik, të krijimtarisë që buron nga mendja, nga zemra e pastër edhe e çiltër. Në këtë kontekst, ai e ka dashtë edhe familjen si gjënë më të shtrenjtë, dhe kështu, ata si pak kush i kanë dhënë kuptim jetës, ndershmërisë, njerëzores dhe lumturisë…!

Andaj, për këtë arsye, njerëzit e tillë nuk vdesin kurrë. Bile bile, artistët dhe krijuesit e kanë zemrën e madhe, e cila edhe në atë botë u rrahë dhe troket për të mirën e njeriut, për kombin dhe për atdheun… U rrahë dhe i flet tokës e qiellit për gjithçka…!

Dhe në fund, këtë shkrim do ta përfundoj me mendimin e Sokratit: “Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve, e unë them, edhe të krijuesve, janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë…”!

(©S. B.)

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend