VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vjen pas 64 vitesh në atdhe, Pirro Mosi përlotet para Teatrit Kombëtar: Njerëz të pangopur …!

By | September 5, 2019

Komentet

XXII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. MARTIN CAMAJ: PSE ASHT AKTUAL GJERGJ FISHTA? – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

XXII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. MARTIN CAMAJ: PSE ASHT AKTUAL GJERGJ FISHTA? – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Dorëshkrimi i fundit i studimeve kritike (1991)

Fjala ‘aktualizim’ na qet ndërmend kthimin tek nji proces i nisun dhe i këputun në nji shej vendi. Ndoshta dikush mendon se vijimësia, rimarrja e procesit mbërrihet tue marrë dy fijet e këputuna e që ngjiten bashkë, bile tue i lidhë nyje po aty ku janë këputë para afër nji gjysmë shekulli.

Don me thanë zhvillimi i traditës kulturore ndër ne i këputun nuk ka shembull anaçor në asnjë kulturë të popujve të dalun nga diktatura staliniane dhe kërkojnë rrugë kthimi në traditën e vet të mirëfilltë.

Rasti ynë asht i veçantë, për ju të breznisë së re posaçe.

“Marshi i Paqes”, të mbijetuarit e gjenocidit në Srebrenicë nderojnë viktimat

Zvornik

Të mbijetuarit e Srebrenicës ishin në fillim të kolonës së Marshit të Paqes që filloi mëngjesin e sotëm nga Maja e Zezë, afër Zvornikut, për të nderuar ata që u vranë në gjenocidin e kryer në vitin 1995 në Srebrenicë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Marshi i Paqes 2020”, i cili në aspektin e organizimit u mbajt në kushte të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), filloi nga Maja e Zezë në vend të Nezukut, siç ishte traditë në vitet e kaluara.

Për dallim nga vitet e kaluara, kur mijëra njerëz nga e gjithë bota morën pjesë në “Marshin e Paqes”, këtë herë dhjetëra persona u nisën nga Maja e Zezë, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të bashkohen me ta në kampin Liplje.

“Marshi i Paqes” i këtij viti do të mbahet në tre faza, kështu që pjesëmarrësit do të kalojnë natën në Gllodi, ku dhe do të vendoset kampi. Natën e dytë (9 korrik) kampi do të vendoset në Mravnjaci. Mbërritja e pjesëmarrësve të “Marshit të Paqes” në Qendrën Përkujtimore Srebrenica-Potoçari pritet pasditen e 10 korrikut.

Kreu i Nënkomitetit të “Marshit të Paqes 2020”, Munir Habiboviq, tha se numri i pjesëmarrësve në Marshin e Paqes është kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Ne duhet t’u përmbahemi masave epidemiologjike. Të mbijetuarit do të udhëheqin Marshin e Paqes. Të gjithë ata që u shfaqën mbrëmë deri në mëngjesin e sotëm në kampin e Lipljes do të jenë të akredituar dhe pjesëmarrës në Marshin e Paqes. Nuk do të kthejmë askënd. Unë nuk mund t’ju them numrin e saktë të pjesëmarrësve sepse kemi të akredituar këtu dhe në Liplje. Tani nuk mund të flasim për numrin e pjesëmarrësve, mund të ketë 500 pjesëmarrës. Secili pjesëmarrës duhet të plotësojë broshurën epidemiologjike, t’i matet temperatura”, tha Habiboviq.

Siç tha ai, kanë vendosur, nëse shfaqet një numër pak më i madh i njerëzve, do të vendosin radhë në vende të caktuar dhe në çdo 10-15 minuta do të lëshojnë nga dhjetë persona. Habiboviq njoftoi se ata po ashtu kanë numër më të madh të mjekëve dhe spitaleve mobile.

Në kolonë ishte edhe Almedin Beqiroviq, njëri nga të mbijetuarit e gjenocidit të vitit 1995.

“Fatkeqësisht, në këtë rrugë humba dy vëllezër. E kam kaluar tërë luftën në Srebrenicë. Në vitin 1995 u nisëm në Kodrën e Gurit për depërtim. Jam plagosur këtu. Vëllezërit më mbajtën. Në fund iu luta të më linin. Pas 48 ditëve mbërrita në territorin e lirë afër Kladanjit”, tha Beqiroviq.

Edhe sot, siç tha ai, ku kalon një pjesë të rrugës ku ka udhëtuar në vitin 1995, ai ndalet dhe thotë se ky është vendi i tij i ri i lindjes.

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve që e dinë ku ndodhen varret masive, të na tregojnë atë”, tha Beqiroviq për AA.

Salih Mulaliq filloi sot nga Maja e Zezë në rrugën për në Potoçari.

“Unë jam nga të mbijetuarit e kolonës së vdekjes së muajit korrik 1995. Marshi i Paqes, për mua, mbi të gjitha, është një kujtesë e rrugës së vdekjes dhe shpëtimit, si dhe të të gjithë atyre që u vranë në këtë depërtim. Ne shënojmë Marshin e Paqes në mënyrë që të mos harrojmë atë që na ndodhi në vitin 1995. Le t’ua kalojmë brezave tanë dhe kurrë askujt të mos i përsëritet Srebrenica”, tha Mulaliq.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Muharem Mujçinoviq, i cili po ashtu i mbijetoi “rrugës së vdekjes”.

“Kam kaluar këtë rrugë 25 vite më parë. Është një ndjenjë e veçantë të jesh përsëri në këtë rrugë. Është një përsëritje e skenave të vdekjes dhe të jetuarit. Është e vështirë të kalohet kjo rrugë”, tha Mujçinoviq.

“Marshi i Paqes”, një ecje tre-ditore e organizuar që nga viti 2004 për të shënuar përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, simbolizon ruajtjen e kujtesës dhe parandalimin e mohimit të asaj që ndodhi në verën e vitit 1995 dhe përreth Srebrenicës.

Nga gjenocidi ndaj boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995 i kryer nga ushtria e Republika Srpska, e cila mori ndihmë nga formacionet logjistike serbe, u vranë të paktën 8.372 civilë.

Në Varrezat në Qendrën Përkujtimore Srebrenica-Potoçari deri më tani janë varrosur 6.643 viktima të gjenocidit, ndërkohë në kërkim janë edhe mbi 1 mijë të zhdukur të Srebrenicës.

432 të mitur dhe 26 gra u varrosën në Qendrën Përkujtimore në Potoçari. Nga kjo shifër, 19 gra ishin viktima të gjenocidit, ndërsa të tjerët vuajtën gjatë vitit 1992.

Mbetje të viktimave të gjenocidit janë zbuluar në rreth 570 lokacione të ndryshme.

Viktima më e re e varrosur deri më tani në Potoçari është Fatima Muhiq, një vajzë e posalindur, ndërsa më e moshuara është Shaha Izmirliq, e lindur në vitin 1902.

SHBA nuk do të heqë dorë nga zgjidhja e rastit të vëllezërve Bytyçi

Rivarrimi i vëllezërve Bytyçi.

Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga kërkesa ndaj autoriteteve të Serbisë që të zgjidhin rastin e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, si dhe nga drejtësia për ta, ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd.

Përmes një komunikate për media, kjo ambasadë, ka thënë se më 8 korrik është përvjetori i 21-të i vrasjes së vëllezërve Bytyqi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit.

“Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ka pak përparim drejt hetimit efikas dhe të hollësishëm të vrasjes së këtyre shtetasve amerikanë”, thuhet në komunikatë.

Vrasja e tyre ka ndodhur pas burgosjes dhe dorëzimit te njësitë speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në vitin 1999.

Trupat e tyre janë gjetur dy vjet më vonë në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë nën kontrollin e njësisë nën komandën e Guri Radosavljeviqit.

“Duart e viktimave ishin të lidhura prapa shpinës, ndërkaq në kokën e secilit prej tyre ka pasur plagë të shkaktuara nga plumbat e qëlluar në pjesën e pasme të kokës”, thuhet në komunikatën për media të ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Gjithashtu, në komunikatë është thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të harrojnë rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqit dhe se nuk do të heqin dorë nga lufta për drejtësi.

“E përsërisim thirrjen ndaj autoriteteve në Serbi, të cilat me vite premtojnë ndihmë lidhur me këtë rast, që rasti përfundimisht të zgjidhet. Drejtësia për familjen e vëllezërve Bytyqi është edhe më tej një nga prioritetet e marrëdhënieve tona bilaterale me Serbinë”, ka thënë ambasada e SHBA-së në Beograd.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatën e qytetit të Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish-Jugosllavisë.

Ata janë liruar nga burgu, pasi që ishin dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varrezë masive, pranë Petrovo Sello në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyçi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.

Në korrik 2018, Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë, me të cilën i bëhet thirrje Serbisë që të sjellë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.

“Është e papranueshme që asnjë person nuk është gjetur fajtor për ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi apo ndonjë krim tjetër që lidhet me vdekjen e tyre dhe që askush nuk përballet me akuza për këtë krim”, thuhet në rezolutën amerikane. rel

Në Kosovë edhe 195 raste me koronavirus dhe katër viktima

Në Kosovë u konfirmuan të hënën edhe 195 raste pozitive me koronavirus.

Në njoftimin e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i viktimave nga koronavirusi qëndron në 79, nga 75 sa ka qenë një ditë më parë.

Rastet e reja pozitive thuhet se rezultojnë nga testimi i 495 mostrave.

Numri më i madh i tyre, 102, u regjistrua në Prishtinë.

Të tjerat janë si vijon: Komuna e Ferizajt 17 raste, Komuna e Fushë Kosovës 11 raste, Komuna e Gjakovës 10 raste, Komuna e Gjilanit 8 raste, Komuna e Prizrenit 7 raste, Komuna e Deçanit 6 raste, Komuna e Mitrovicës 5 raste, Komuna e Drenasit 4 raste, Komuna e Skenderajt 4 raste, Komuna e Lipjanit 4 raste, Komuna e Obiliqit 3 raste, Komuna e Rahovecit 3 raste, Komuna e Pejës 2 raste, Komuna e Vushtrrisë 2 raste, Komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të hënën janë shëruar 44 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 1,946.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 3,703 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,678 mbeten aktive.

KMDLNJ kërkon pezullimin e dialogut Kosovë-Serbi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) thotë se Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë.

Ky reagim i KMDLNJ-së vjen në ditën kur Bashkimi Evropian njoftoi se më 12 korrik do të rinisë procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim, Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Avdullah Hoti, i cili do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas KMDLNJ-së, dialogu duhet të pezullohet për shkak të situatës së krijuar, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, se ka paraqitur aktakuzë me dhjetë pika, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit nuk është konfirmuar ende nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Pas bërjes publike të propozim aktakuzës, pa konfirmim nga gjykatësi i procedurës paraprake e që paraqet shkelje të rëndë të procedurës dhe pa asnjë dyshim shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë, deri në një kohë tjetër, përkundër insistimit të Francës dhe Gjermanisë”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.

Gjithashtu, më 10 korrik, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbajnë një samit virtual me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë. Në këtë samit, ku do të flitet për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.

Por Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që t’i jepet shans rinisjes së dialogut. rel

Festimet për Ditën e Pavarësisë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Trump drejtoi dje festimet në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Aktiviteti i titulluar “Përshëndetje Amerikës,” u hap me një fjalim të presidentit, që mishëronte shumë nga temat e tubimeve të tij për fushatë, që nga sulmet ndaj medias dhe aktivistëve të majtë, deri tek puna që po bën administrata e tij kundër koronavirusit:

Presidenti Donald Trump i hapi festimet e së shtunës në Shtëpinë e Bardhë me zotimin për të mbrojtur Amerikën dhe vlerat e saj kundër “turmave të zemëruara” siç u shpreh ai:

“Jemi në proces e sipër për të mundur të majtën radikale, marksistët, anarkistët, agjitatorët, plaçkitësit dhe ata që në shumë raste në ia kanë idenë se çfarë po bëjnë”.

Presidenti nuk kurseu në sulmet e tij as median, duke i akuzuar gazetarët se janë përfshirë në një betejë hakmarrëse me kundërshtarët, të cilët përpiqen t’i portretizojnë si racistë:

“Kur drejtoni akuza të rreme, jo vetëm që më njollosni mua, por njollosni Amerikën, njollosni breza të tërë heronjsh, të cilët dhanë jetën për vendin”.

Avionë të Marinës dhe Forcave tokësore fluturojnë mbi Shtëpinë e Bardhë për festën

Avionë të Marinës dhe Forcave tokësore fluturojnë mbi Shtëpinë e Bardhë për festën

Prandaj, tha presidenti, kombi nderon ata heronj amerikanë, të cilët e kanë emrin të gdhendur në përmendore e monumente dhe në faqet e historisë e zemrat e kombit.

“Nuk do të lejojmë kurrë turmat e zemëruara të rrëzojnë statujat e të fshijnë historinë tonë, të indoktrinojnë fëmijët tanë apo të shkelin liritë tona”.

Presidenti u ndal edhe të kriza e shëndetit publik duke premtuar se së shpejti do të jetë i disponueshëm një trajtim kundër koronavirusit.

“Kemi mobilizuar aftësitë shkencore brilante të vendit tonë dhe ka shumë gjasa që do të kemi kura dhe/ose një vaksinë shumë para përfundimit të vitit,” tha presidenti.

Zoti Trump tha se “fshehtësia, mashtrimet dhe mbulimi i fakteve” nga Kina në lidhje me koronavirusin lejuan që epidemia të përhapej në të gjithë botën.

Gjëmime topash në kuadër të festimeve në Shtëpinë e Bardhë

Gjëmime topash në kuadër të festimeve në Shtëpinë e Bardhë

Para aktivitetit të mbrëmjes, Shtëpia e Bardhë hapi dyert për qindra të ftuar, pjesa më e madhe pa maska, të cilët u mblodhën nën qiell të hapur në një mjedis të zbukuruar për festën. Ndër të ftuarit kishte mjekë, infermierë, policë e ushtarakë si dhe zyrtarë të administrates.

4 korrik 2020

4 korrik 2020

Jo larg Shtëpisë së Bardhë, në parkun qendror të Uashingtonit, u vërejtën turma spektatorësh, megjithëse në numër më të vogël se vitet e mëparshme, të mbledhur për të parë shfaqjen me fishekzjarre. Ekspertët e shëndetit publik kanë shprehur shqetësimin se grumbullimet për të parë fishekzjarret e Ditës së Pavarësisë mund të rrisin rrezikun e përhapjes më të shpejtë të epidemisë. zëri i amerikës

Bolton: Shkëmbimi territorial nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka folur në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.

Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra.

Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan. Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim mos arritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Washington më 27 Qershor, por për të, palët kanë humbur vetëm një fotografi pasi asgjë nuk do arrinin.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin  Maqedoninë ishte arritje e madhe.

Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë. Më shqetëson se nga këto takime do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, amerikën por edhe europianët duhej vëmendje ndaj situatës. Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve.

Një nga gjërat që do të diskutonim  ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se  kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni.  Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton për Fokus.

Kosova regjistron 178 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë të shtunës ka regjistruar 178 raste të reja me koronavirus – njëherësh shifra më e lartë e infektimeve ditore, që prej paraqitjes së rasteve të para me këtë virus, në mars të këtij viti.

Më herët gjatë ditës së shtunë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi për gjashtë viktima nga koronavirusi. Por në njoftimin e IKSHPK-së raportohet edhe për dy raste të reja të vdekjeve, duke e çuar në 66 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, 50 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 1,874 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sipas të dhënave, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, deri më 4 korrik, janë regjistruar 3,356 raste me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), ndërkaq 1,416 janë raste aktive. rel

Kosova feston Ditën e Pavarësisë së SHBA

Leonat Shehu

Sheshet e Prishtinës janë mbushur me flamuj amerikanë në shenjë nderimi për 4 korrikun, ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjekë të mjekësisë familjare në Prishtinë ngritën flamurin amerikan në bulevardin qe mban emrin e ish presidentit amerikan Bill Clinton, ku ndodhet edhe shtatorja kushtuar atij.

Agim Rexhepi nga shoqata Miqtë e Amerikës tha se ngritja e flamurit amerikan nga ana e mjekëve të Kosovës ka për qëllim dërgimin e mesazhit se Kosova do të jetë përkrahë Shteteve të Bashkuara në çfarëdo kohe përfshirë edhe gjatë pandemisë.

“Populli i Kosovës dinë të bëj organizime të tilla edhe në kohë pandemie edhe në kohë kur është rreziku shumë i madh shëndetësorë në Kosovë edhe në rajon edhe në botë, mirëpo njëkohësisht kemi dashur të tregojmë që nuk do të na ndal as shëndeti, as rreziku nga shëndeti, as rreziku o çfarëdo natyre qoftë me tregu respekt edhe me veprime sibolike respekt ndaj shtetit kryesor, shtetit aleat. Shteti që na ka mbështetur në ditët më të vështira, shteti i cili është shtetformues i shtetit të Kosovës dhe shtetndërtues, shteti i cili ende na favorizon, përkrahë dhe na mbronë faktikisht në bashkëpunim me aleatët e tyre strategjikë”, tha zoti Rexhepi.

Ambasada amerikane në Prishtinë kësaj radhe nuk organizoi ceremoni për të festuar ditën e pavarësisë për shkak të situatës së krijuar me pandeminë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett nëpërmjet një video mesazhi, tha se populli i Shteteve të Bashkuara dhe ai i Kosovës ndajnë shumë vlera të përbashkëta.

“Si miq dhe partnerë, i jemi përgjigjur njëri-tjetrit kur kemi pasur nevojë. Qëndruam bashkë për ta bërë Kosovën të pavarur, pas sulmeve të 11 shtatorit, në luftën kundër terrorizmit global. Dhe tani qëndrojmë së bashku përballë një pandemie globale”, tha ambasadori Kosnett duke nënvizuar se sfidat e fundit e kanë treguar kreativitetin dhe aftësinë ripërtëritëse të popullit të Kosovës.

“Ndërsa institucionet dhe bizneset ishin të detyruara të mbylleshin për ta ndaluar përhapjen e virusit, qeveria, bizneset dhe shoqëria civile reaguan njësoj për t’u ndihmuar atyre që kishin nevojë. Shtetet e Bashkuara u përgjigjën me ndihmë financiare e teknike. Ka shumë më tepër për të bërë, edhe nga qytetarët e rëndomtë, për ta sjellë pandeminë nën kontroll. Por kam besim se me këmbëngulje, punë të zellshme dhe bashkëpunim përtej kufijve, do të triumfojmë ndaj virusit, siç kemi triumfuar ndaj armiqve të tjerë”, tha ambasadori Kosnett.

Udhëheqësit politikë të Kosovës përgëzuan popullin dhe qeverinë amerikae duke vlerësuar lartë rolin e Shteteve të Bashkuara në historinë më të re të Kosovës.

Në telegramet e tyre thuhet se 4 korriku me të drejtë është bërë sinonim i lirisë, përparimit dhe shpresës për vende të shumta demokratike anekënd botës, ndërsa theksohet se Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj dhe vazhdojnë të mbesin ndër miqtë dhe aleatët e saj më të mëdhenj.

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett ngritën flamurin amerikan në oborrin e Parlamentit të Kosovës, për të shënuar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Shqiptarët e çmojnë lartë rolin e Shteteve të Bashkuara për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj, e cila kohëve të fundit përmes të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për bisedime Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell po bën përpjekje për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë, që do t’i jepte fund konfliktit ndërmjet dy vendeve.

Intervista – Nikolla Pano: 30 vjet pas përmbysjes së komunizmit, Shqipëria është gjithnjë e më larg nga demokracia e vërtetë

Keida Kostreci

Historiani Nikolla Pano, një vëzhgues i hershëm i zhvillimeve politike në Shqipëri, thotë se tre dekadat që nga përmbysja e komunizimit kanë shënuar përparim por jo aq sa për të krijuar një demokraci funksionale. Ai ia atribuon problemet që e kanë mbajtur pas Shqipërinë, mungesës së traditës demokratike, një filozofie të ngulitur që fituesi merr gjithçka dhe polarizimit politik që pengon konsensusin.

Zëri i Amerikës: Prof. Pano, kanë kaluar pothuajse 30 vjet që nga ngjarjet që përfundimisht sollën përmbysjen e komunizmit në Shqipëri dhe sapo u përkujtua përvjetori i hyrjes së shqiptarëve në ambasadat perëndimore. Si do ta përshkruanit gjendjen tre dekada më pas?

Prof. Nikolla Pano: Shqipëria pa dyshim ka shënuar përparim në krijimin e një sistemi shumëpartiak, demokratik, një sistemi ekonomik të stilit kapitalist; ka bërë disa përparime në përmirësimin e kushteve shumë të mjerueshme ekonomike që ishin mbizotëruese në vend, vitet e fundit të regjimit komunist. Megjithatë ka akoma një rrugë të gjatë që duhet përshkuar. Një përvjetor tjetër që më vjen ndër mend, është ai i 22 qershorit 1991 i vizitës së Sekretarit të Shtetit, James Baker në Shqipëri. Në komente si për publikun shqiptar, edhe në Parlamentin e Shqipërisë, ai e vuri theksin tek disa objektiva që duhet të arrinte Shqipëria për të plotësuar aspiratat pët t’u bërë një shtet plotësisht demokratik. Ai theksoi nevojën për vendosjen e shtetit ligjor, ai u bëri thirrje shqiptarëve që të mbështesnin institucionet parlamentare dhe të vendosnin një drejtësi ekonomike që nuk kishte ekzistuar dhe për vendosjen e lirive civile, të gjitha këto elemente karakteristike të një shteti demokratik. Gjatë këtyre 30 vjetëve, në pamje të jashtme Shqipëria ka ngritur strukturën institucionale të demokracisë. Shqipëria ka parlament, ka zgjedhje, ka zgjedhje brenda partisë, Shqipëria ka krijuar një sistem gjyqësor që është i ngjashëm nga struktura me standardet perëndimore, ka pasur disa përparime drejt barazisë sociale. Të gjitha këto përbëjnë përparim. Por kur gërvishtim sipërfaqen, shohim se shumë nga problemet themelore që ekzistonin në fillim të tranzicionit, vazhdojnë edhe sot. Shqipëria ka një parlament ku një parti madhore nuk merr pjesë. Po ashtu ka mangësi të konsiderueshme në sistemin gjyqësor. Po ashtu nuk është shumë e qartë që shteti ligjor është ashtu siç kuptohet në demokraci më të pjekura në botën perëndimore. Ka pasur një shkallë përparimi ekonomik, por ka qenë i njëanshëm dhe ka ende hendeqe të mëdha në drejtim të barazisë socio-ekonomike. Pra Shqipëria i ka institucionet që përbëjnë një sistem demokratik, por i dimë dhe sfidat dhe këto sfida i kanë bërë shqiptarët shpesh të shprehin me forcë shqetësimet dhe kundërshtimin e tyre ndaj disa prej politikave arbitrare të qeverive, që i kanë bërë më largëta objektivat e një demokracie të vërtetë.

Zëri i Amerikës: Prof. Pano, pse mendoni ju se ndodh kjo? Pse vazhdojnë këto cikle politike, që kanë sjellë disa ndryshime por jo aq sa mund të shpresohej?

Prof. Nikolla Pano: Një nga përgjigjet është se shqiptarët nuk kishin një traditë demokratike, një qeverisje parlamentare, ka udhëheqës politikë shumë prej të cilëve u rritën gjatë regjimit komunist dhe disa prej tyre madje i shërbyen regjimit komunist. Pra kemi këto lloj sjelljesh të ngulitura, dhe një filozofi që fituesi merr gjithçka, që ose bëhen gjërat siç dua unë, o s’ka. Dhe kjo është parë tek disa nga udhëheqësit e tranzicionit. Sigurisht ishte karakteristike e pushtetit të Presidentit dhe kryeministrit, Sali Berisha. I sheh të reflektuara në shumë nga politikat dhe sjelljet e kryeministrit aktual, Edi Rama. Shohim disa nga zyrtarët komunistë, që janë ende aktivë jo vetëm në politikë, por edhe prapa skenave, në aspekte të ndyshme të jetës së vendit, përfshirë në ekonomi. Këtë mentalitet e kemi parë të reflektuar së fundmi, për shembull tek ligjet për median, propozuar nga kryeministri Rama. Ato sjellin një kontroll të jashtëzakonshëm nga shteti ndaj medias së vendit. Është shumë e rrezikshme dhe nuk ishte befasi që u dënua gjerësisht jo vetëm në Shqipëri, por tërhoqi vëmendje ndërkombëtare. Një faktor tjetër që mendoj se e bën tranzicionin më të vështirë është polarizimi i skajshëm politik që ka hedhur rrënjë në Shqipëri. Ne shohim gjithashtu një prirje për ekstremizëm politik në vende të tjera në Evropë dhe tani në shumë vende ish-komuniste të Evropës Lindore shohim rigjallërimin autoritarizmit dhe kjo prirje reflektohet edhe në Shqipëri. Të gjithë këta faktorë po e vonojnë realizimin e demokracisë së konsoliduar.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri po diskutohet aktualisht për reformën zgjedhore dhe partitë e mëdha po i rezistojnë idesë së zgjedhjes së kandidatëve me lista të hapura, që partitë e vogla e preferojnë. Si e analizoni këtë situatë dje çfarë mendoni se duhet të dalë si rezultat i saj?

Prof. Nikolla Pano: Për të sjellë një pjesëmarrje më të gjerë të partive dhe disa zëra të rinj në qeveri, unë do shpresoja që Shqipëria të kalonte tek sistemi hibrid, që ishte para sistemit të sotëm, me numrin më të madh të zgjedhur direkt dhe një pjesë nga listat. Dhe arsyeja kryesore do të ishte që votuesit në pjesë të ndryshme të Shqipërisë të marrinvëmendjen kryesore të të zgjedhurit të tyre. Dhe me një sistem më përfaqësues, sidomos në zonat jashtë Tiranës dhe qyteteve të tjera pranë saj, do të kesh mendime që janë pasqyrim më i mirëi popullsisë shqiptare në përgjithësi. Shumë nga anëtarët e parlamentit janë nën kontrollin e udhëheqjes së partisë. Udhëheqja dhe disiplina partiake janë të rëndësishme, por njëkohësisht përfaqësuesit në parlament duhet të reflektojnë interesat dhe shqetësimet e zgjedhësve të tyre dhe në shumë raste kjo nuk realizohet kur merren vendimet nga udhëheqja qendrore e partisë.

Zëri i Amerikës: Reforma në drejtësi vlerësohet si një arritje me rëndësi në Shqipëri, sidomos në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë problemet mbeten, përfshirë me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Cili është mendimi juaj?

Prof. Nikolla Pano: Është një reflektim i dobësisë së institucioneve në Shqipëri. Udhëheqësit politikë në Shqipëri, nuk kanë arritur në një konsensus për reformën ligjore dhe gjykatat. Atyre iu desh t’i drejtoheshin Komisionit të Venecias për opinion. Sidomos për këto çështe të ligjit dhe reformës së drejtësisë, ka pothuajse një paralizë. Ishte gjë pozitive që Presidenti Ilir Meta dhe disa të tjerë mbajtën një qëndrim më të përgjegjshëm. Përsa u takon gjykatave është jetike që Shqipëria të identifikojë gjykatës që e pranojnë nocionin se ligji sjell drejtësi në një vend. Duhen gjykatës me integritet. Shumë në Shqipëri mendojnë se sistemi ligjor nuk është i ndershëm dhe kjo duhet të zgjidhet. Edhe çështja e Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhet. Ka akoma çështje që ajo duhet t’i zgjidhë. Dhe ky vendim duhet të ndërmerret nga shqiptarët, jo nga interesa të jashtme, ose interesa të posaçme brenda vendit.

Zëri i Amerikës: Kryeministri dhe partia e tij mund të thonë që shumica u ka dhënë votën dhe kjo u jep mandatin për të marrë vendime…

Prof. Nikolla Pano: Duhet të analizojmë se sa e përhapur ishte blerja e votave, a do te zgjidhen defektet e sistemit zgjedhor? A do të bëhet gjë për të depolizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve? A do të ndalet frikësimi i zyrtarëve lokalë? Ka shumë probleme që janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare dhe vëzhgues të politikës në Shqipëri. Këto çështje duhet të zgjidhen para zgjedhjeve të ardhshme në vend. Dhe nëse nuk rritet besimi tek integriteti i rezultatit të zgjedhjeve, do të vazhdojmë të kemi këto dyshime të vazhdueshme për efektivitetin e sistemit demokratik në vend.

Zëri i Amerikës: Si ka ndikuar mungesa në parlament e Partisë Demokratike në gjendjen e krijuar?

Prof. Nikolla Pano: Ishte një gabim i madh nga ana e Partisë Demokratike. Nuk është ndonjë kënaqësi të jesh pjesë e opozitës. Dhe e kuptoj këtë ndjesi. Por edhe ky veprim varet nga ideja që fituesi merr gjithçka. Parlamentarët në Shqipëri, me kalimin e viteve, nuk kanë krijuar një sistem kompromisesh dhe kjo zakonisht ka ndodhur për shkak të sjelljes së partisë në pushtet, në të gjithë parlamentet nga viti 1992, deri sot. Ka pasur një tirani të shumicës, si kur kanë qenë në kontroll demokratët, edhe kur kanë qenë socialistët. Duhet të krijohet një sens kompromisi për të mirën e vendit.

Zëri i Amerikës: A mendoni që udhëheqësit e Shqipërisë të kenë aftësinë apo vullnetin të bëjnë këto kompromise që sistemi të funksionojë më mirë dhe që të përmirësohet gjendja për qytetarët e Shqipërisë?

Prof. Nikolla Pano: Kjo është një nga frikat e mia më të mëdha. Nuk shoh aq shumë udhëheqës, politikanë shqiptarë me një mendim të pavarur, me një prirje për të menduar për vendin, që të kenë vullnetin të punojnë me palën tjetër. Nuk e shoh një gjë të tillë brenda struktures aktuale të sistemit parlamentar dhe elektoral të Shqipërisë. Prandaj udhëheqësit e politikës së Shqipërisë, duhet të fillojnë të punojnë për të realizuar një sistem të reformës zgjedhore dhe së dyti të përpiqen të zhvillojnë një lloj të ri marrëdhëniesh në parlamentin shqiptar. Duke pasur parasysh përvojat dhe sjelljet e ngulitura thellë që kanë mbizotëruar në Shqipëri, duke pasur parasysh prirjet për polarizim politik që po i shohim edhe në demokracitë e pjekura, nuk do të jetë e lehtë. Por në Shqipëri rrezikohet aq shumë nga kjo gjendje, saqë udhëheqësit shqiptarë do tëduhet t’i ndërmarrin këta hapa të rëndësishëm për të ruajtur vendin.

XXI – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Stafeta e poetëve – Përgatiti Fritz RADOVANI

XXI – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Stafeta e poetëve – Përgatiti Fritz RADOVANI

POETI ZEQIR LUSHAJ

PO T’IA HEQIM

– Për të dy Gjergjët –

Kthe kokën mbrapa

Shih gjurmët e Tua- pas

Po përbuze rrugën Tande,

Bota shkrihet në gas!

…!

 

Presidenti Trump hap festimet për 4 Korrikun me një fjalim në Malin Rushmore

Presidenti Donald Trump i filloi festimet e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës, me një tubim në Monumentin kombëtar Mali Rushmore, ku iu drejtua turmës me fjalët se fëmijët e tyre po mësojnë në shkollë “të urrejnë vendin e tyre”. Presidenti foli para një turme entuziaste duke këmbëngulur se sulmet nga e majta radikale, siç e quajti ai, duhet të ndalen që të mbrohet mënyra amerikane e jetesës.

Presidenti paralajmëroi pjesëmarrësit në tubim se demonstratat kundër padrejtësisë sociale që janë përhapur në të gjithë vendin pas vdekjes së George Floyd gjatë arrestit, kërcënojnë themelet e qeverisjes amerikane. Zoti Trump sulmoi ashpër “turmat e zemëruara”, duke iu referuar protestuesve që janë përpjekur të heqin simbole që shihen prej tyre si raciste si dhe të rrëzojnë monumente që nderojnë figura të Konfederatës.

“Ata duan të rrëzojnë bindjet tona, kulturën dhe identitetin që e kanë bërë Amerikën vendin më dinamik e tolerant në historinë e botës. Bashkëkombasit e mi, amerikanë, ka ardhur koha të ngremë zërin me fuqi dhe të mbrojmë integritetin e atdheut tonë,” tha presidenti.

Presidenti iu kundërvu lëvizjes për drejtësi sociale që është përhapur në vend, duke thënë se po bën të kundërtën dhe do të çonte në “shkatërrimin e drejtësisë dhe shoqërisë”:

“Ideologjia radikale për të sulmuar vendin tonë ka si parullë drejtësinë sociale. Por në realitet, do të shkatërrojë shoqërinë dhe drejtësinë. Ajo do ta kthejë drejtësinë në instrument të përçarjes dhe hakmarrjes. Do ta shndërronte një shoqëri të hapur e gjithëpërfshirëse në një vend të shtypjes, dominimit dhe përjashtimit. Ata duan të na mbyllun gojën, por ne nuk do të heshtim,” tha presidenti.

Presidenti Trump tha gjithashtu se po ndërtohet muri në kufirin jugor amerikan, një ndër premtimet e tij në fushatën presidenciale të 2016.

Presidenti mori pjesë në një tubim me rastin e Ditës së Pavarësisë me pjesëmarrjen e mijëra vetëve të mbledhur pa distancë fizike dhe ku presidenti dhe shumica e pjesëmarrësve nuk mbanin maskë. Gjatë tubimit në një amfiteatër pranë Monumentit Mali Rushmore të Dakotës së Jugut ku janë të skalitura në gurë figurat gigande të katër presidentëve amerikanë, zoti Trump njoftoi se ka dhënë urdhër për krijimin e “Kopshtit Kombëtar të Heronjve Amerikanë” që do të ketë statujat e “amerikanëve më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë,” siç e prezantoi presidenti.

Zoti Trump foli për secilin nga presidentët e skalitur në faqen e malit — George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt. Ai dha detaje nga e kaluara e tyre patriotike, pa përmendur elementë të tjerë të prejardhjes apo qeverisjes së tyre që kritikohen nga një pjesë e shoqërisë amerikane. Po ashtu, Presidenti Trump nuk përmendi se mali ku ndodhet monumenti është tokë e shenjtë për popullatën indigjene amerikane, që e konsideron ngritjen e monumentin përdhosje të kësaj toke të shenjtë.

Mali Rushmore, 3 korrik 2020

Mali Rushmore, 3 korrik 2020

Pas fjalimit, presidenti dhe pjesëmarrësit ndoqën një shfaqje me fishekzjarre, e para e dhënë në Malin Rushmore në 10 vjetë. Ambjentalistë si dhe politikanë e aktivistë kanë shprehur shqetësimin se fishekzjarret dëmtojnë mjedisin delikat ekologjik të zonës dhe paraqesin rrezik për zjarre në bimësinë malore.

Zyrtarë të shëndetit publik kanë dhënë alarmin se aktiviteti në Dakotën e Jugut do të krijojë një vatër të re të epidemisë me një përhapje të shpejtë infeksionesh.