Ozçivit rezulton që prej marsit 2025 se është imazh dhe partner i RAMS Global. Bashkëpunimi mes Ozçivit dhe kompanisë u bë zyrtar nga vetë kjo e fundit, ku njoftohej se aktori është bërë pjesë e grupit ‘RAMS Global’.
TIRANË– Qeveria shqiptare në mbledhjen e djeshme ka miratuar disa vendimen, ku mes tyre transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania”, e cila do të ndërtojë një zonë të lirë ekonomike.
“Pasuritë e paluajtshme shtetërore vihen në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, nga subjekti investues “Rams Albania”, sh.p.k., me NUIS M42427018I,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Kjo kompani lidhet edhe me aktorin turk Burak Ozçivit, i njohur nga publiku shqiptar si “Osmani”. Ozçivit rezulton që prej marsit 2025 se është imazh dhe partner i RAMS Global. Bashkëpunimi mes Ozçivit dhe kompanisë u bë zyrtar nga vetë kjo e fundit, ku njoftohej se aktori është bërë pjesë e grupit RAMS Global me Pavilion by RAMS, projekt në Irakun e Veriut dhe projektin në Kazakistan, RAMS Beyond Almaty.
Po në qershor të vitit të kaluar, aktori i famshëm turke erdhi në Vlorë, ku u prit edhe nga kryebashkiaku i atëhershëm, Ermal Dredha. Në media u raportua se Ozçivit kishte zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet, por me sa duket vizita ka patur edhe motive biznesi, teksa RAMS ka qenë në negociata me qeverinë për projektin. Edhe vetë Dredha asokohe bëri postime në rrjetet sociale, ku shkruante se nuk kishte parë aq shumë njerëz në Vlorë, që të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit.
“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera! Na bënë bashkë projektet që kanë qëllim promovomin e Vlores si destinacion turistik dhe jo vetëm”, shkruante Dredha krah fotove të aktorit./Dosja.al