Dua të ndaj me ju një lajm me rëndësi:
Ky është programi i 20 vjetorit të Bienales Netët e Muzikës Klasike.
Janë aty dy vite punë dhe mbi 100 muzikantë pjesëmarrës.
Për fat të keq, muri i madh i indiferencës së institucioneve shtetërore e bën të pamundur realizimin e tij.
Duhet kuptuar se spektakli nuk është kulturë dhe kulturë të cunguar nuk mund të ketë.
Kultura kërkon dinjitet.
Në këtë pikë, si drejtues i festivalit dhe në respekt të kolegëve të mi dhe të publikut, e shoh të udhës të marr vendimin e vështirë për t’u tërhequr dhe për ta deklaruar të mbyllur Bienalen.
Vepra e fundit që luajtëm në Durrës,“Puthjet në Art”, paska qenë paralajmërimi i një ndarje të bukur me artdashësit.
Por, nuk do desha që këto fjalë të tingëllonin si një lamtumirë por si një falenderim për të gjithë ju qe e bëtë të mundur këtë histori dashurie me qytetin tim.”