Pasditen e sotme kryetari i PD-së, Sali Berisha do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë.
Atmosfera duket se do të jetë e zjarrtë, pasi shqiptarët që jetojnë e punojnë në Athinë i kanë rezervuar një pritje entuziaste që në aeroport kryedemokratit Sali Berisha dhe drejtuesve të PD që e shoqërojnë.
Takimi i Athinës do të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në ‘Stadiumi Paqe dhe Mirësi, salla: Melina Mërkuri, Neo Faliro-Athinë’.
Një ditë më parë, mijëra shqiptarë i rezervuar një pritje madhështore kryetarit të PD-së, Sali Berisha në Parma, Itali, ku u zhvillua një takim i zjarrtë. sn