Matthew Palmer një nga aktorët pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë po zbaton politika të rrezikshme në Ballkan. Akuza është bërë nga Sabina Çudiq, Zv/presidente e forcës politike “Partia Jonë” në Bosnje, e cila e ftuar në Syri Tv ka konfirmuar sërish edhe njëherë bisedën me Përfaqësuesin Special të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer dhe qëndrimin e tij pro ndarjes Kosovës.
Nga SYRI TV.
Matthew Palmer një nga aktorët pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë po zbaton politika të rrezikshme në Ballkan. Akuza është bërë nga Sabina Çudiq, Zv/presidente e forcës politike “Partia Jonë” në Bosnje, e cila e ftuar në Syri Tv ka konfirmuar sërish edhe njëherë bisedën me përfaqësuesin Special të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe qëndrimin e tij pro ndarjes Kosovës.
Sabina Çudiq, Zv/presidente e forcës politike “Partia Jonë” në Bosnje e ftuar në Syri Tv në emisionin “A Show” ka konfirmuar sërish edhe njëherë bisedën me Përfaqësuesin Special të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matheë Palmer dhe qëndrimin e tij pro shkëmbimit te territoreve mes Kosovës dhe Serbinë.
Sabina Çudiq pohoi se në 2019 ajo ka qene e ftuar në konferencën me temë “Zgjidhja e të pazgjidhshmes në Ballkanin Perëndimor” në Universitetin “John Hopkins” në SHBA, ku gjatë bisede informale dhe të tensionuar, Palmer edhe në prani të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka shprehur qëndrimin e tij pro ndarjes së Kosovës.
Çudiq u shpreh se Palmer aktualisht është deleguar nga administrata e SHBA për të dhënë një zgjidhje për ligjin zgjedhor dhe zbatimin e gjykimeve në Bosnje Hercegovinë, ndërkohë theksoi se ai aktualisht po zbaton politika të rrezikshme.
Sipas politikanes boshnjake, Palmer tenton zgjidhje afatshkurtra, me benefite për karrierën e tij, por me pasoja të rrezikshme për stabilitetin e rajonit.
Sabina Çudiq konstatoi se BE po përdor liderin e Serbisë si interlukutor për rajonin e Ballkanit dhe kjo do ketë pasoja negative, ndërkohë shtoi se arritjet diplomatike të Shqipërisë e Kosovës, si anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave apo njohja e Kosovës do t’i shërbejnë Serbisë si barazpeshë. Ajo theksoi se sheh me shqetësim përkrahjen e SOROS për Serbinë.
Çudiq gjatë intervistës theksoi se Kosova dhe arritjet e saj në përballjen me Serbinë duhet të frymëzojnë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës dhe klasën politike të këtij shteti.
Sabina Çudiq, në lidhje direkte me ‘Skype’ për “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv, rrëfeu detaje nga takimi i saj me Palmer dhe bisedën e tensionuar që ka pasur me të, kur e ka pyetur lidhur me tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Takimi është zhvilluar në prill të 2019-ës në Uashington.
E pranishme gjatë bisedës ka qenë edhe Vlora Çitaku e cila i ka kërkuar politikanes boshnjake që të mos ndërhyjë sepse Kosova dhe Serbia mund të shkojnë drejt një marrëveshje për kufijtë.
“Isha e ftuar në Uashigton për të marrë pjesë në panel me z.Ahmeti dhe folës të tjerë me tutull të “Zgjidhja e të pazgjidhshmes në Ballkanin Perëndimor”. Ideja ishte të ndalim përvojat tona lidhur me proceset e vazhdueshme në Ballkan. U organizua nga universiteti i famshëm John Hopkins dhe instituti ndërkombëtar republikan. Kjo ishte pjesa zyrtare e aktivitetit ku ne morëm pjesë në panel. Ishte në formën e një konference.
Sa i takon pjesës zyrtare të këtij aktiviteti në prill 2019 u zhvillua një takim, një festë kokteji lidhur me atë konferencë, ku në një diskutim jozyrtar, kur isha duke folur me Palmer shpreha shqetësimim tim lidhur me konceptin e shkëmbimit të territoreve dhe po thosha sa katastrofike do të ishte për të gjithë rajonin. Kjo është një çështje që shkon përtej kufijve të Kosovës dhe Serbisë sepse do të prekte të gjithë Ballkanin. Dhe nga biseda kuptova se ai e favorizonte këtë ide. Besoj se nuk mund të ketë zgjidhje të pjesshme në Ballkkan duke prekur një palë, pa marrë në konsideratë palët e tjera të Ballkanit. Unë kam investuar fuqishëm në Kosovë pasi djali im ka një pasaportë kosovare. Zonja Çitaku që në atë kohë ishte ambasadorja e Kosovës në Uashington mori pjesë në këtë diskutim.
Dhe që të dyja programuam një takim në Këshillin e Sigurimit të nesërmen, për një përmbledhje të situatës në Ballkan, veçanërisht në Kosovë dhe Bosnje. Dhe me ne erdhi edhe Shpend Ahmeti. Në bisedën që zhvillova me Palmer, ku ndodhej edhe Çitaku, zoti Ahmeti nuk ishte i pranishëm. Biseda filloi të bëhej e parehatshme kur fillova t’i shpreh idenë time Palmer dhe çfarë mendoja unë për shkëmbimin e territoreve, zonja Çitaku u bashkua me ne dhe reagimi i saj ishte që unë nuk duhej të flisja për këtë temë, nëse Kosova dhe Serbia arrinin një marrëveshje. unë nuk duhej të përfshihesha në këtë bisedë. Unë ktheva përgjigje që nuk mund të ketë zgjidhje të cilat prekin negativisht Bosnjen dhe mendoj se është një zgjidhje shkatërruese për Kosovën.
Zoti Palmer është deleguar nga administrata e SHBA për të dhënë një zgjidhje për ligjin zgjedhor dhe zbatimin e gjykimeve në Bosnje Hercegovinë. Janë këta aktorë që kanë mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aktualisht po zbatojnë politika të rrezikshme”.
Po e ndaj me ju këtë bisedë dhe shpërfaqje kujtimesh me Veton Surroin.
Ju siguroi se është kënaqësi të bisedosh njëherësh
me Vetonin si gazetar,
me Vetonin si veprimtar dhe
me Vetonin si protagonist ngjarjesh historike e dramatike bashkë.
Kjo bisedë është vetëm një faqe që përmbledh ëndërrat, përpjekjet, zhgënjimet… dhe shpresat e një brezi me fat, sepse shumica e tij e panë Kosovën e lirë.
Por kënaqësinë që ia solli Liria brezit tonë, shpesh’herë e sërpikun dhimbja e pikëllimi për ata që nuk e patën këtë fat,
sepse në rrugën e mundimshme drejt Lirisë ranë e u vranë për të jetuar gjithmonë në altarin dhe në kujtesën e një kombi.
Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK, duhet të maten fort mirë, sepse mund t’ju dalë që historia t’ju tregojë që kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe si strukturë, disa të tjerë ende kanë qenë duke pi qumësht.
Policia e Shtetit vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Dhjetëra uniforma prej 2 orësh mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.
Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve.
Ky veprim rikthen edhe njëherë momentet kritike për lirinë e shtypit në vend. BW
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatën tonë si një organizatë jofitimprurëse për lirinë e fjalës dhe shtypin e lirë. UGSHPD u themelua më 8 Korrik, 2021.
Qëllimet tona:
-Të ndihmojmë debatin publik për të vërtetën duke synuar një shkallë të lartë profesionalizmi në gazetari përmes një etike të lartë dhe standardeve profesionale. -Të promovojmë gazetarinë në gjuhën shqipe kudo ku jetojnë shqiptarë.
-Të mbrojmë interesat profesioniste të anëtarëve të saj, të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie me autoritetet, organizatat homologe të vendeve ku jetojnë e veprojnë anëtarët, në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë profesioniste të gazetarëve të diasporës shqiptare kudo në botë.
-Të mbështesim dhe të promovojë drejtësinë sociale duke denoncuar rastet e racizmit, intolerancës, paragjykimeve e diskriminimeve ndaj minoriteteve.
Anëtarët e Bordit të UGSHPD
Skënder Buçpapaj President
Alba Kepi-Sekretare e Përgjithshme
Artan Kutra- zv/president
Rafaela Prifti-Zëdhënëse
Genc Burimi-Auditor
Elida Buçpapaj- Arkëtare
Ardian Murraj- Komisioni i Etikës
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë. Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGSHPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj
Ju fton të na ndiqni.
Aleanca “Shqipëria Madhështore”, veçanërisht Partia e Lirisë, vjen në këto zgjedhje politike me plot të rinj e të reja të talentuar. Sa e ndjeni ju peshën e këtyre momenteve historike vendimtare? Cili do ishte ligji i parë që do kërkonit në Kuvend në rast fitoreje? C’ndodh nëse Ilir Meta zgjidhet deputet por i pamundësohet betimi deri në humbje të mandatit? Zonja Xhixho, së pari, ju faleminderit që pranuat ftesën tonë. Po ndaj me ju një shqetësim shumë legjitim kur kam parasysh se kryeministri është mjeshtër i madh për tjetërsimin e votës përmes shkeljes së ligjit diktuar nga ai që ka nën urdhra gjithë shtyllat e shtetit. Si do ta mbroni votën kur gjendeni përballë një perfeksionisti kleptokrat që përdor të gjitha mjetet për të qëndruar në pushtet, që një foto me Obamën ia paguajnë 80 mijë $, që komprometon ish shefin e FBI-së, që përpara kamerave i bën thirrje policisë së shtetit të bëjë fushatë për PS, pronën e tij, që e ka shpërfytyruar se nuk ka lënë asnjë nga socialistët e njohur, që regjistrohet me zë duke kompromentuar zyrtarë të organeve ligj zbatuese të manipulojnë votën e sovranit permes blerjes, intimidimit etj. që e përdor drejtësinë si mjet për të eliminuar kundërshtaret politikë. Nuk po e zgjas më se lista vijon. Problemi është si do të mbroni votën? Partia juaj, Parti e Lirisë qe është parti e qendrës se majtë është serish në koalicion për këto zgjedhje me Partinë Demokratike, parti e djathte. Përveç temave të përbashkëta a ka pika në programin tuaj qe ju dallojnë nga aleat si PD? Cili është vendi dhe roli i Partisë së Lirisë në ASHM për zgjedhjet e 2025? Reforma në drejtësi e korrupsioni janë dy fushat më preokupuese për Shqipërinë. Sistemi socialist vuri në masë arrestimi dy liderë te forcave kryesore opozitare. Cili është programi i PL për efikasitetin e pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri? Ku sipas forcës politike që ju përfaqësoni duhet ndërhyrë në mënyrë emergjente?
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, Domine, et lux perpetua luceat ei”, kënduan kori dhe kongregacioni. (Pushim i përjetshëm jepi atij, o Zot, dhe le të shkëlqejë mbi të drita e përjetshme.)
Kolegji i Kardinalëve po del nga bazilika në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ata po ecin sipas radhës së vjetërsisë, të paraprirë nga një Libër i zbukuruar i Ungjijve dhe do të puthin altarin përpara se të shkojnë në vendet e tyre.
Personi i fundit që do të hyjë në shesh do të jetë festuesi, Kardinali Giovanni Re.
Kori i Kapelës Sistine – grupi prestigjioz prej 20 burrash dhe 30 a më shumë djemsh që janë kori personal i Papës – thekson Psalmin 64: “Te decet himnus, Deus, në Sion; et tibi reddetur votum në Jerusalem”. ( Të takon lavdërimi në Sion, o Perëndi. Ne i përmbushim betimet tona në Jeruzalem .)bw
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGShPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të
zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj Ju fton të na ndiqni.
Intervista e parë u zhvillua me kryetarin e Partisë Republikane zotin Fatmir Mehdiu i cili iu përgjigj 7 pyetjeve të UGSHPD.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë 13-vjeçar mbi pushtetin.
Protesta është planifikuar për në orën 16:00 para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.
Tashmë mund të thuhet se kjo është një nga demonstratat më të mëdha, nëse jo më të mëdhatë, antiqeveritare në dekadat e fundit, raportojnë mediat serbe.
Ndonëse protesta pritet të jetë si prova më e madhe e pushtetit të tij, Vuçic u shoreh dje se “nuk ka frikë nga asgjë” dhe se nuk do të lejojë që protestat në rrugë të ndryshojnë qeverinë.
“Nuk do të ketë qeveri tranzitore sa të jem gjallë. Unë nuk pajtohem me shantazhe dhe presione, unë jam president i Serbisë dhe nuk do të lejoj që rruga të përcaktojë rregullat në këtë vend”, tha ai.
Qindra oficerë policie të pajisur plotësisht u vendosën në dhe përreth Parkut Pioneer, të rrethuar nga traktorë. bw
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që do drejtojë fushatën e Berishës tha se nuk ishte kontaktuar nga Rama drejtpërdrejt, por gjithësesi, unë nuk punoj për komunistët.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: Chris, kryeministri shqiptar është një persona mjaft i pasur. Shpenzimet e tij janë marramendëse. Ndoshta ai bën jetën e luksit më brilante të çdo lideri në Europë, se në Shqipëri po e po. A ju ka kontaktuar? Në rast se do ju kontaktonte një kryeministër kaq i pasur që nuk ka llogaridhënie, nuk e fsheh luksin e tij, çfarë do bënit?
LaCivita: Ai nuk më ka kontaktuar ndonjëherë. Dhe unë nuk punoj për komunistët. Apo për produkte të komunizmit. Megjithatë ngjashmëritë ndërmjet garës këtu në Shqipëri dhe garës në Shtetet e Bashkuara, janë fakti se opozita politike ndaj partisë në pushtet, në mënyrë të padrejtë, është përndjekur dhe është ndjekur penalisht ose janë ngritur dyshime ndaj saj dhe ne kemi mundësi të përforcojmë t’i rijetëzojmë demokracinë. Dhe të kemi nga pas edhe një Amerikë të fuqishme, e cila punon me Donald Trump-in. Dhe prandaj njerëzit duhet të zgjedhin këtë si model, si shembull dhe të votojnë për të ardhmen, dhe vota për të ardhmen është vota për Berishën dhe opozitën.
Çim Peka: Ju nuk punoni për komunistët, por miku im Rich Grenell, Ivanka Trump, Jared Kushner, janë takuar disa herë me kryeministrin, ata kanë ardhur për të bërë biznes në Shqipëri, që është gjëja më normale, por kryeministri Rama është munduar ta shesë si blerje influence në Shtëpinë e Bardhë. Çfarë mendimi keni që familja e presidentit po bën biznes në një vend ku drejtohet nga komunistët dhe trafikantët?
LaCivita: Nuk mund të flas për këtë çështje sepse nuk jam i përfshirë në aspektet e biznesit, se çfarë bëjnë disa anëtarë të familjes…megjithatë e kuptoj se çfarëdolloj biznesi në Shqipëri është në të mirë të popullit shqiptar, çfarëdolloj zhvillimi, tani apo në të ardhmen, patjetër që do të sjellë fitime për njerëzit. Megjithatë ajo që është me rëndësi është fakti që gjithçka të organizohet me transparencë, në mënyrë të drejtë, të kuptohet se në çfarë forme funksionojnë. Megjithatë është e vështirë mendoj që që njerëzit të kenë besim te qeveria e tyre në qoftë se opozita fute në burg dhe i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje…dhe kjo është një prej arsyeve pse ne duhet t’i ndryshojmë gjërat.
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndryshim thuhet në fund të kësaj videoje, ku bëhet thirrje për protestën e neserme të opozitës shqiptare.
“Nesër, në ora 17:00, e gjithë Shqipëria në protestë”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë se qeveria e Ramës e ka bërë atdheun të ndrysur.
“Ju zonja dhe zotërinj që jeni nëpër makina, po të jeni vërtet qytetarë të mirë i fikni makinat dhe bashkoheni me ne. Ne nuk protestojmë vetëm per veten, por për të gjithë. E keni vënë re që kemi një atdhe të ndryshur? E dini pse është bërë atdheu i ndrysur? Sepse ky qelbësira i ka braktisur, i ka zhdukur të gjithë rininë, s’ka si të jetë atdheu i gëzuar. I ka zhdukur.
E keni vënë re që atdheu është i rrudhur? Pse është i rrudhur? Sepse ky i ka shitur copë-copë atdheun, s’ka si të jetë i tëri. I rrudhur do të jetë. Çfarë do të bëjmë zonja dhe zotërinj? Çfarë do të bëjmë? Rinia, ajo që ka mbetur këtu. Çfarë do të bëjmë? do të rrimë, do të bëjmë sehir, të shohim si copëtohet atdheu?
Shit detin, jepi detin Greqisë, 12 milje det. Jemi këtij tjetrit, Trump, një ishull të tërë, sikur të kenë vdekur Shqiptarët.
Unë nuk besoj që jam shqiptari më i mirë, por besoj që jam shqiptar i mirë, këtë nuk e diskutoj. Dhe unë e dua atdheun tim dhe do flas për atdheun tim. O qelbësira, që jeni mbyllur atje nëpër zyra. Dilni këtu, ballafaqohuni. Na mbushni mendjen që ju e keni mirë dhe ne jemi gabim. Ju martë mortja ju martë, të gjithëve!”, tha aktori Malkaj. sn
Komentet