Krahas aktorit Trevor Noah
VOAL- Roger Federerit sigurisht që nuk i mungon talenti. Këtë herë, megjithatë, nuk po flasim për atë që duhet për të goditur topin me raketë, por për aktrimin. Po, sepse përkrah aktorit Trevor Noah në reklamën e re të turizmit në Zvicër me titull “Grand Train Tour of Switzerland: the travel of a lifetime”, Mbreti Roger bëri një performancë fituese të çmimit Oscar… e cila me siguri do t’ju bëjë të buzëqeshni më shumë se një herë.