VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

(Video) Report Tv, Dosja K – Familja e Ramo Bomes – Afërdita dhe Qerimeja, dy motra në birucat e hetuesisë

By | December 5, 2020
blank

Komentet

blank

(Video) Shpjegimi i Sokol Kolgjinit për tradhëtinë kombëtare të Edi Ramës përmes Minishengen-it

Shpjegimi i Sokol Kolgjinit për tradhëtinë kombëtare të Edi Ramës përmes Minishengen-it.

 

 

 

blank

(Video) PD nxjerr videon: Si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit

PD nxjerr videon: Si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit – Gazeta Mapo

Partia Demokratike ka publikuar një video, përmes së cilës demostron se si është mbrojtur masakra e votës në Elbasan, ku pas përplasjes me armë mbeti i vrarë aktivisti i PS Pjerin Xhuvani

Në videon e PD është fjala e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili gjatë një konference për shtyp mohoi që në makinën e bllokuar nga PD në Elbasan të kishte para dhe karta identiteti.

blank

 

Selia blu i është referuar artikullit të Reporter.al, ku pretendohet se përplasja në Elbasan u manipulua, pasi në makinën për të cilën nisi përplasja u gjetën bllok pagesash dhe karta ID, por nuk u bënë të ditura nga policia.

“Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit,”-shkruan PD krahas videos.

 

blank

Gjuha e Shpirtit: Gersi Troka,kampioni që bën apel për mbështetje! “

Gjuha e Shpirtit: Gersi Troka, kampioni që bën apel për mbështetje! ”

blank

Për të gjithë të apasionuarit, itinerari i plotë i Rrugës Egnatia dhe dokumetari i Channel 1

Rrugën Egnatia e përmend për herë të parë Polibi në vitin 120 p.e.s dhe më vonë Straboni i cili na informon se rrugas Egnatia kishte dy pikënisje, njëra nga Durrësi dhe tjetra nga Apolonia, intinerari Hierosomilitan.

Po nga Straboni mësojmë se një pjesë e kësaj rruge quhej rruga e Kandavisë (Kandavia në të periudhë quheshin mallet e Polisit).

Egnatia është vazhdimi i rrugës Apia që niste nga Roma-Beneventum-Brindizi.

Në fillim, gjatë periudhës republikane, rruga Egnatia kishte karakter ushtarak, e lidhur kjpo me luftrat romako-maqedonase, derisa Maqedonia u bë provincë romake. Më vonë ajo u bë një arterie ekonomike e rëndësishme që lidhte gadishullin e Apenineve dhe një pjesë të mirë të Europës me Ballkanin e Jugut, Azinë e Vogël, me Lindjen e Afërme e deri në Mesopotami.

Për të njohur me hollësi kalimin e rrugës Egnatia në Shqipëri mbështetemi në itineraret e ndryshme si dhe në zbulimet arkeologjike. Burimi më i vyer është itinerari i Bordosë që është shkruar nga një murg i panjohur në vitin 333 e.s. Ai ka shënuar gjatë udhëtimit të tij stacionet dhe distancat nga një stacion tek tjetri. Distancat janë matur me udhëtime gjysëm dite. Stacionet ku ai ka fjetur i ka shënuar si “mansion” dhe ato ku ka ndërruar kuajt si “mutatje”.

Mendohet që njëra nga degët e rrugës Egnatia nisej nga Durrësi dhe tjetra nga Apolonia, takoheshin në Klodiana e cila identifikohet me Peqinin e sotëm. Rruga Egnatia fillon nga Durrësi, ura e Dajlanit, kalonte në shkëmbin e Kavajës e që këtu në Kavajë. Lumin e darçit e kapërcen mbi një urë, mbeturinat e së cilës duken edhe sot, pak më poshtë se ura e tanishme. Më pas kalon te Hani i Hores dhe Bishti i Zhurit, përmes kodrës, në vijë të drejtë, duke zbritur në anën tjetër. Kjo pjesë antike e rrugës është ruajtur fare mirë edhe sot. Që këtu vazhdon pak a shumë pas rrugës së tanishme për në Peqin. Të gjitha itineraret nuk tregojnë asnjë stacion tjetër mes Durrësit dhe Peqinit.

Stacioni i parë nga Vlora quhet Stefani. Rruga ka kaluar pak a shumë pas trasesë së rrugës së tanishme Beshtrovë, Panaja-Skrofatinë, Mifol. Këtu ka kapërcyer Vjosën dhe ka kaluar matanë, ka ndjekur fundin perëndimor të kodrave të peshtanit, më pas në Levan, Shtyllas, e pastaj në Apoloni. Pas Apolonisë shënohet stacioni “Stafanaphane” Radostinë-Fier-Grizë-Kuman-Roskovec. Që nga Roskoveci rruga antike kalonte pas kufirit perëndimor të kodrave që ulen duke mbaruar pranë fshatit Kuç. Aty kalon Semanin, mbi një urë, këmbzat e së cilës shquhen edhe tani, pak sipër tokës. Ky stacion shënohet si Apos(Emri i lumit Seman në kohën antike).

Që këtu kalon në Barbullinjë, Karabunarë, Lushnje e pastaj për në veri, ku shënohet një stacion, Marusio (Kisha e Golemit). Nga Golemi vazhdon drejt Rrogozhinës e prej këtu ngjitet përpjetë pas anës së majtë të lumit dhe mbaron në Klodiana, ku takohet me degën e rrugës që vinte nga Durrësi.

Rruga nga Peqini kalon pas anës së djathtë të lumit Shkumbin. Stacioni i parë në këtë drejtim është “mutation at quintum” Bradashesh.

Më pas rruga kalon në Elbasan, i cili në itineraret e moçme shënohet si Skampis ose si mansion Hiscampis. Sipas tabula-s Peuntingeriana dhe itineraret e Bordosë që janë të shek. III-IV Skampis ekzistonte që atëherë si stacion i rrugës Egnatia. Mendohet që rruga Egnatia të ketë kaluar përmes qytetit duke ardhur nga Zaranika, hyn në portën perëndimore të Kështjellës dhe del në anën lindore. Që këtu rruga Egnatia ka vijuar përmes luginës që gjendet midis teqesë së madhe dhe Krastës. Nga Elbasani, rruga Egnatia, duke ndjekur anën e djathtë të lumit Shkumbin, arrin në stacionin Genesis të tabula-s Peuntingeriana, stacion që identifikohet në urën e Haxhi Beqarit mbi lumen Shkumbin.

Sapo kapërcente Shkumbinin, rruga Egnatia fillonte të ngjitej pllajave, midis malit të Polisit, ku pas shumë kthesash e duke kapërcyer shumë përrenj mbërrinte në Babie. Sipas tabula Peuntingeriana këtu shënohet stacioni me amër të At Dianam (tempulli i Dianës) ndërsa sipas itinerarit të Bordosë quhet mansion Grandavia (mallet Kandave). Në babie, rruga antike për të vajtur në Qukës ka vazhduar pak a shumë pas udhës që punonte Karvani më vonë. Stacioni i rrugës Egnatia në Qukës, në itinerarin Antonin 1, shënohet si tres Tabernas në itinerarin Antonia 2 si Tribus Tabernis ose në Tabulan PeuntingerianaIn Candavia dhe në itinerarin e Bodosë si Mutatio In Tabernos.

Nga Qukësi, rruga antike ka zbritur për në Shkumbin, të cilin e ka kapërcyër mbi një urë, mbeturinat e së cilës duken edhe tani në Qukës. Më pas ajo vazhdon në anën e djathtë të Shkumbinit derisa hyn në përroin e Prenjasit, d.m.th pas trasesë së rrugës së tanishme dhe më pas vazhdon deri në Prrenjas. Kalon në fushën e Domosdovës, ngjitet poër në Qafën e Thanës, zbret në Strugë dhe vazhdon për në Ohër.

Stacioni i fundit i rrugës Egnatia mendohet të ketë qenë në Qafën e Thanës. Sipas itinerarit të Bordosë ky stacion shënohet Mansio Claudanon.
Nga Ohri, rruga Egnatia ka vazhduar për në Manastir, Selanik, Kostandinopojë e përtej. Rruga Egnatia ka pasur edhe mjaft degëzime që e lidhnin atë me pjesë të ndryshme të Ilirisë. Një nga këto ka qenë degëzimi që vinte nga Korça dhe Belshi dhe që lidheshin me rrugën kryesore nëpërmjet urës së Topçiasit.

blank

(Video) Report Tv, Dosja K – Familja e Ramo Bomes – Afërdita dhe Qerimeja, dy motra në birucat e hetuesisë

Historia e trishtë e dy motrave të rritura në internim me babanë të arratisur e të burgosura njëra me tre fëmijë të vegjël që u detyrua t’i lërë vetëm e tjera shtatzënë në muajin e nëntë, duke përjetuar lindjen në kushtet e tmerrshme të të qenin nën arrest, ku do ta ndanin nga foshnja e saj pa mbushur 24 orë nga lindja….Përjetime te forta në hetuesi e në burgje dhe përballja me vitet e fundit të regjimit komunist.

Ja çfarë shkruan Ciljeta Bome, vajza e vetme e Qerimesë kur sot më 5 dhjetor bëhen 28 vjet kur nëna e saj e dashur ndahet nga jeta:

“Sot data 5 dhjetor 2020
Si sot 28 vjet me pare ndahet nga jeta NENA ime e shtrenjte Qerime Bome !! Shuhet bota ime edhe njehere perpara syve te mi 😢😢💔 keputet shpirti ne copeza edhe njehere duke me dhenë goditjen fatale ,largimin nga kjo bote intrigante te NENES time te shtrenjte!!! Largimi i saj nga kjo bote nuk qe zgjedhje e Zotit por e njeriut te keq shqiptar, kriminel, komunist…qe shkaktoi gjithë këto vuajtje ndaj nje te reje qe sapo lindi femijen e saj…duke e kyçur ne kafazin e burgjeve te tmerrit dhe duke i rrembyer nga krahet foshjen e sapo lindur!!!
Ndaj e kam thene e do ta them sa te kem frymë se: Shqiperia nuk ka per te bere prokopi pa u denuar krimet e komunizmit!!!!
Këtu po ju percjell videon e perkushtuar kalvarit te vuajtjeve tona te rrefyera nga tezja Aferdita Bome ( Hajrullai) ….si deshmitare reale e genocidit komunist …..Falenderoj perzemersisht per punen e shkelqyer dhe intervisten me tezen gazetaren investigative Admirina Peci !!!! Respekte !! 🙏🙏💖

 

blank

VIDEO – Roza Anagnosti e përlotur: Ikja më e trishtë, as lule nuk arritëm të merrnim për Rikardin!

Aktorja Roza Anagnosti dhe bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti janë shfaqur të pikëlluar ndërsa kanë shkuar pranë banesës së mikut dhe bashkëpunëtorit të tyre Rikard Ljarja për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Mes lotësh, aktorja pranon që kanë shkelur karantinën por se nuk mundën të bënin ndryshe. Ajo thotë se në këtë situatë të jashtëzakonshme, as lule nuk mundën të marrin për të.

“E përcollëm bëmë një shkelje por ai e meritonte. ikja e tij në këtë kohë ishte më e trishtë. Një figurë e madhe si ai duhej përcjellë nga i gjithë publiku me duartrokitje, por ja kjo kohë kështu që po jetojmë e pengon, nuk arritëm as lule të merrnim”,- thotë e përlotur aktorja.

Ndërsa Dhimitër Anagnosti u shpreh: “Pushoftë në paqe! Urojmë që vepra dhe krijimitaria e tij të mos harrohen kurrë. Ishte artist i madh, niveli i krijmtarisë së tij ishte shumë i lartë. Njerëzit ikin por vepra mbetet”. bw

blank

Lamtumira e pazakontë e të madhit Gëzim Kruja: Shkodranët do duartrokasin nga dritaret (video)

Aktori i madh i humorit, Gëzim Kruja, do të përcillet sot në banesën e fundit në një mënyrë të pazakontë, pa njerëz dhe pa homazhe e vlerësime, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Drejtoresha e Teatrit të Shkodrës, Rita Gjeka, në një lidhje me “Skype” për News24 tha e përlotur se kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme, sepse Gëzim Kruja Meriton shumë më shumë.

Megjithahtë, Gjeka tha se do të bëhet një organizim i vogël, ku nga dritaret e shtëpive do t’i japin duartrokitjen e fundit qytetarët shkodranë, në momentin kur të kalojë makina e funerit.

“Qenka shumë e rëndë, unë e kam dhimbjen shumë të madhe, sepse Gëzim meriton shumë më shumë. Është bërë një organizim i vogël, që nga dritaret do të dalin të gjithë e t’i japin duartrokitjen e fundit, kur të kalojë makina e funeralit. Është një gjë jashtëzakonisht e dhimbshme. Isha 14 vjeçe kur kam dalë për herë të parë në skenë me Gëzim Krujën, nuk do ta harroj kurrë. Ai i ka marrë dhe do vazhdojë t’i marrë duartrokitjet, sepse është i pavdekshëm, por do na mungojë”, u shpreh Gjeka.

Që prej kur nuk ishte mirë?
Ka një vit e gjysmë që nuk ishte mirë. Megjithatë, shokët e tij i organizuan një drekë për 80-vjetorin. Atij iu bë shumë qejfi me të, dhe mund të jetë takimi i fundit që ai pati me të gjithë shokët dhe miqtë bashkë. Ai ka ditur me i fal dashuri gjithkujt. Ne mund ta numërojmë Gëzimin si një person i përditshëm. Edhe pse nuk ishte njeri i teatrit, ai ka qenë përditë me ne.

blank

VIDEO – Zef Deda flet për Gëzim Krujën: E kishim idhull, lajmi për ikjen e tij na pikëlloi

Aktori i humorit Zef Deda në një lidhje telefonike me Neës 24, kujton kolegun e tij, artistin e madh shkodran Gëzim Krujën që u nda këtë të diel nga jeta.

Deda tha se e ka pasur idhull dhe se humbja e tij nuk është një humbje vec për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë, është një humbje e jashtëzakonshme.

“Kjo që po kalojmë është një situatë tepër e vështirë në të gjithë botë, po ashtu i vështirë dhe i zorshëm ishte edhe lajmi për ikjen e Gëzim Krujës, na pikëlloi. E kemi pas ne më të rinjtë idhull, sa bukur dilte në skenë, sa interpretonte, njerëzit në tan Shkodrën e tan Shqipninë qeshnin me të. Ai ishte artist i madh. Kishte sjellje të jashtëzakonshme me kolegët dhe ne thoshim po deshe me dal lirshëm në skenë dil me Gëzim Krujën, kishte aftësi të improvizonte cdo gjë”,- thotë Deda.

Ai kujton edhenjë moment të bukur me Krujën në recitalin e tij.

“Ai më mrekulloi,më surprizoi, më solli një tufë lule. Ngushëlloj Shkodrën, kolegët dhe familjen e tij per humbjen e madhe”,- vijoi Deda. bw

blank

“Dekriminalizimi” në Shqipëri, Fenomeni që vazhdon të prodhojë debate (video)

Mimoza Picari

Rreth 4 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e njohur si ligji i “dekriminalizimit” që kishte si qëllim largimin e funksionarëve publik me të shkuar kriminale nga parlamenti dhe disa institucione shtetërore. Protagonistë të shumicës dhe opozitës vërejnë me shqetësim se ligji është ende i nevojshëm edhe pse kur u hartua u mendua si i përkohshëm, Studjuesit nënvizojnë se partive u mungon vullneti politik dhe rregullat e konkurimeve të ndershme në rradhët e tyre, me qëllim ndalimin e depërtimit të elementëve me të shkuar kriminale në politikë dhe administratë.

Në Shqipëri në fund të vitit 2015 parlamenti nën presionin e fortë të SHBA dhe BE, miratoi Ligjin për Garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funskione publike” i njohur si ligji i “dekriminalizimit”. Kjo nisëm erdhi si nevojë e domosdoshme pas zgjedhjes deputetë dhe drejtues në nivel lokal të disa eksponentëve me të shkuar kriminale. Analistët vërejnë, se kjo ndodhi me qëllim maksimalizimin e votave në zona bastione të kundërshtarëve dhe nënvizojnë, se sigurimi i mandateve erdhi përmes metodave jo demokratike të konkurimit, kërcënimeve shantazheve, blerjes së votës dhe formave të tjera negative.

Ligji i dekriminalizimit u mendua se do ishte i përkohshëm kur u miratua, dhe se do prekte vetëm personat që përbënin problem në atë kohë në vendimarrjen kryesore politike në Shqipëri, por sot 4 vite pas miratimit ai vazhdon të jetë i nevojshëm, një dëshmi që sipas kritikëve lidhet me mungesën e vullnetit politik.

“Individët të cilët kanë patur rekorde kriminale kanë axhenda politike, dhe e dinë ku fitohet më shumë, dhe luftojnë për tw kapur poste ku fitimet janë më të mëdha. Është shumë interesante, se si mundet individët që kanë kryer vepra penale në të kaluarën, të kenë kurajo, që të kandidojnë për poste të larta drejtuese dhe si është e mundur, që këta fitojnë dhe janë njerëzit e preferuar të udhëheqësve politikë”, shprehet Afrim Krasniqi politolog.

Deri tani janë larguar si subjekt i ligjit të dekriminalizimit, 4 deputetë 2 të LSI, një i PD dhe një Partisë për Drejtësi Intergim dhe Unitet, 3 kanë dhënë dorëheqje si pasojë e presionit të lartë publik, 2 të PS dhe një i Partisë Kristian Demokrate, dhe 57 kandidatë për deputetë u larguan me vendim KQZ në zgjedhjet e 2017-ës. Në nivel lokal u larguan, 1 kryetar bashkie i PS në Kavajë, dhe një po i kësaj partie pak kohë më parë në Shkodër dha dorëheqje, ndërsa dy janë në verifikim nga strukturat përgjegjëse. Subjekt i ligjit ishin dhjetra këshilltarë dhe kandidatë për këshilltarë, mbi 80 zyrtarë bashkiakë si dhe mbi 150 zyrtarë dhe drejtues në institucione të tjera pjesë e ligjit. Por cfarë vihet re sot gati 4 vite nga aplikimi i ligjit.

“Ligji ishte dhe vazhdon të jetë i domosdoshëm. Ai ka shërbyer si një barrierë e mirë”pohon Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ka sjellë disa efekte në largimin e disa deputetëve dhe kryetarëve të bashkive ndërkohë që ka patur dhe një pastrim të administratës publike”- shprehet Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Ligji ka parashikuar faza verifikimi intensive, bëhet fjalë për mijra kandidatë, për një periudhë të shkurtër kohe. Është e pamundur qëstruktura e prokuorisë dhe KQZ, dhe strukturat e tjera ta bëjnë këtë gjë, për arsye se i mungojnë mjetet financiare dhe personeli”- argumenton Afrim Krasniqi, Politolog.

“Ka nevojë për ndryshime. E para është përputhshmëria e afateve. Kodi zgjedhor ka afate të ngushta. 70 ditë para zgjedhjeve regjistrohen partitë dhe 50 ditë para zgjedhjeve kandidatët. Në vitin 2019 kishim rreth 10 mijë kandidatë, në 2015-ën kishim rreth 37 mijë kandidatë. Për një numër të tillë kandidatësh ato janë afate të pamundura për t’u zbatuar”- thotë Dëshira Pasko, Drejtore e Drejtorisë juridike në KQZ.

“Si shoqëri civile kemi propozuar disa amendamente pasi ka nene të ligjit të dekriminalizimit që bien në kundërshti dhe krijojnë konflikt, siç kanë krijuar mes Prokurorisë dhe KQZ” –thotë Afrim Krasniqi, politolog.

“Duke filluar nga KQZ, por jo vetëm, Prokuroria e Përgjithshme dhe cdo institucion tjetër e mira do ishte që ne t’i merrnin prej tyre të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, që ato mund të kenë dhe ta përmirësojmë ligjin”shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Verifikimi i funksionarëve publik ndodh në çdo kohë, edhe pasi ai e ka lënë detyrën, por kur ndaj tij ka një indicie, ose kur ka deklaruar në formulariun e dekriminalizimit të dhëna që ngrenë dyshime për pastërtinë e figurës, KQZ ose institucione të tjera pjesë e ligjit i kërkojnë prokurorisë verfikim të thelluar. Por politologu Afrim Krasniqi mendon se depërtimi i elementëve me të shkuar kriminale në institucione e ka bazën tek rregullat më të cilat funksionon një parti.

“Është interesant fakti që gjithë deputetët kryetarët e bashkive dhe shumica e drejtuesve në qarqe dhe në nivele të tjera drejtuese, që janë larguar për shkak të dekriminalzimit, rezultojnë që nuk janë produkt i strukturave partiake, nuk kanë fituar me garë, nuk janë votuar, nuk ka patur proçes transparent”- argumenton Afrim Krasniqi, Politolog.

“Ne jemi dukë bërë zgjedhjet në partinë socialiste. Në kushtet që kemi për zgjedhjen e organizatave socialiste, të sekretarit apo kryetarit, janë dhe ato që lidhen me ligjin e dekriminalizimit, pra të qënit i padënuar”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ne kemi ngritur me ndryshimet statutore Komisionin e verifikimit të pastërtisë së figurës dhe integritetit të zyrtarëve partiakë dhe në këtë moment janë duke u kaluar në filtër të gjitha kryesitë e rretheve”- pohon Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Dy partitë kanë krijuar struktura filter, kanë deklaruar që kanë bërë angazhime publike, por koha ka treguar që këto struktura janë fiktive, nuk kanë vemdimarrje dhe nuk kanë një proçes selektimi të brendshëm”- thotë Afrim Krasniqi, Politolog.

Debati sot mbetet i hapur mbi mundësinë që individë me rekorde kriminale kryesisht jasht vendit, nuk i pengon dot as partia dhe as ligji për të kandiduar. A mund të shmangej kjo me verifikimin e kandidatëve nga vetë partitë para kandidimit.

“Ligji parashikon që një kryetar partie jashtë periudhës zgjedhore, pra në cdo moment të vitit, nëse identifikon fjala vjen Gazmend Bardhin për të kandiduar për kryetar bashkie ose deputet, i kërkon atij të plotësojë formularin e vetëdeklarimit në cdo moment, dhe i kërkon prokurorisë të kryejë verifikimin e figurës. Ajo që ka munguar nga pala tjetër ka qenë vullneti politik”- thotë Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Shikimi që bën PD, i ligjit në fjalë apo i situtatës në fjalë është sipas interesit të vet. Nuk është një shikim objektiv. A kanë të drejtë partitë politike që të kërkpojnë verifikimin e kandidatëve? Po kanë të drejtë. Ligji këtë e thotë shprehimisht, por me pëlqimin e kandidatëve. Por mos harroni. Partitë politike nuk kanë mundësi asnjëra, që të verifikojnë pranë organeve të pavarura, gjykatave dhe prokurorive të kujtdo shteti. Nuk mund të bëjnë ato verifikime. Janë organet vetë që ligji ua ngarkon këtë të drejtë të bëjnë verifikimet dhe të dalin në konkluzione”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ligji u ka dhënë të drejtën dhe partive politike të bëjnë një verifikim paraprak, para se të sjellin kandidatët. Nëse do të ishte bërë një filtër nga partitë politike para depozitimit, volumi i punës mund të ishte më i vogël”- thotë Dëshira Pasko, Drejtore e Drejtorisë juridike në KQZ.

“Partitë kryesore kanë deklaruar disa herë që do bëjnë zgjedhje me një anëtar një votë në strukturat e tyre. Nëse partitë aplikojnë këtë sistem në votimet për kryesi, për këshill kombëtar, për kryetar për asamble kombëtare, i gjithë procesi zgjedhor do filtrohet aq shumë, sa do eliminohej çdo kandidaturë problematike”- pohon Afrim Krasniqi, Politolog.

“Mos mendoni që partitë politike nuk kanë kosto, në momentin kur dalin kandidatë të tillë. Sigurisht që kanë kosto, por është e pamundur. Partitë janë organizime vullnetare njerwzisht. Askush brenda një partie nuk di, nuk ka pse ta dijë, ose nuk ka një mënyrë për ta ditur, se çfarë ke bërë ti para 10 vitesh, para 20 vitesh. Çdo rast që është bërë publik është verifikuar. Kohëzgjatja nuk është në dorë, as të partive politike dhe as të institucionit që bën verifikimin sepse gjithmonë ai lidhet me të dhëna jashtë vendit”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Por analistët dhe opozita vërejnë me shqetësim dhe të ardhmen e disa individëve në PS, të cilët janë prekur nga procesi i dekriminalizimit. Janë dënuar nga ligji por jo nga partia.

“Kemi patur deputetë të kapur nga rrjeta e dekriminalizimit, janë larguar nga funksioni public dhe janë komanduar drejtues politik në PS në një qark të caktuar”- shpehet Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

.

“Ne nuk mund të ndalojmë këdo që të shprehë vullnetin e tij politik. Sepse pjesa e të qënit i zgjedhur apo të zgjedhësh është pjesë e lirive dhe të drejtave politike. Këtë se bën dot askush. Por funksionarë të lartë që kanë rezultruar se kanë patur problem me ligjin, ne kemi bërë një vijë të qartë ndarjeje dhe jemi prononcuar publikisht për këtë gjë, pas asnjë dyshim”- argumenton Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ju shikoni se pavarësisht problemve, pavarësisht se janë dënuar për trafik droge guxojnë të plotësojnë në mënyrë jo të rregullt dhe të falsifikojnë formularin e dekriminalizimit me besimin apo shpresën se kjo gjë nuk do të zbulohet. Sepse kanë konstatuar në të shkuarën kur raste të tilla janë zbuluar dënimi nga sistemi gjyqësor ka qenë minimal, pra ose më gjobë ose më masa alternative dënimi”- thotë Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Në vetvete shërbimi i provës dhe të tjera janë mënyra të vuajtjes së dënimit. Kjo nuk do të thotë që personi nuk është i dënuar. Ai është i dënuar dhe ai privohet dhe disa të drejta me ato shtërngesa që ne kemi bërë në ligjin e dekriminalizimit dhe në kushtetutën e republikës së Shqipërisë”- pohon Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Ligji dekriminalizimit përbën një model unik në kontinent, përmes të cilit klasa politike në Shqipëri synon të përjashtojë nga rradhët e saj funksionarët publik të zgjedhur apo emëruar nga vetë ajo. Analistët vërejnë se edhe pse kanë kaluar 4 vite nga miratimi i tij impakti që ai ka dhënë në publik është ende minimal, dhe se kjo lidhet me mungesën e vullnetit politik.

“Nëse nuk do të kishim patur vullnetin për ta bërë këtë projekt nuk do ta diskutonim fare këtë gjë sot. U desh vullneti i qeverisë për të materializuar një ligj si ai dekriminalizimit. Kjo është kështu dhe nuk ka asnjë të vërtetë tjetër mbi të”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Por është paradoksale dhe gati një turp për brezin tonë, që ne i lëmë sot Shqipërisë një kushtetutë ku përmendet fjala dekriminalizim. Nuk e ka asnjë shtet në Europë, është një tregues i degradimit të klasës politike dhe ky është çmimi më i lartë që ne kemi paguar për shkak të kësaj klase politike”- pohon Afrim Krasniqi, politolog.

blank

(Video) Më 13 shtator e jëma e Elonës kërkonte ndihmë

Më 13 shtator Albina Kuburja e jëma e Elonës nga spitali në Turqi ku ishte shtruar me vajzën lajmëtonte në Facebook:

KOMUNIKIM URGJENT!!!

Per te ndihmuar Elonen, e cila eshte shtruar ne reanimacionin e pediatrise ne spitalin Universitar Marmara Pendik,

gjendja e se ciles eshte renduar se tepermi keto dy dite,

kerkojme ndihmen e qytetareve me shtetesi turke, me grup gjaku AB pozitiv per te dhuruar sa me shpejt gjak ne spitalin Marmara Pendik.

Per te kontaktuar nr cel. 0531 496 8604.”

blank

(Video) Romina Zace: teatri Kombëtar duhet të qendrojë! Gazetarja shqiptare në median spanjolle në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Romina Zace, gazetare shqiptare në median spanjolle ONDA AZUL RTV Málaga, ka publikuar një përmbledhje të çështjes së Teatrit Kombëtar.

Ajo ka rradhitur shkeljet e shumta të qeverisë në këtë projekt, nga shkatërrimi i trashëgimisë kulture dhe deri në interesat korruptive që fshihen prapa projektit.

Në fund, ajo ka apeluar dhe njëherë tërheqjen e qeverisë nga kjo çmenduri.

Faleminderit Romina për mbështetjen tënde!


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend